
Postuar mė parė nga
Albo
Problemi juaj eshte se nuk dini, as nuk doni te mesoni, por kembengulni sic kembengul budalali ne krye te qeverise se Tiranes.
1. Te gjithe jemi per pastrimin e Shqiperise nga krimi, droga e trafikantet. Nese ti je 1 here, une jam 100 here. Por nje qeveri, nje shtet, nuk ben nderhyrje te tilla me pasoja per jeten e gjithe shqiptareve. Ua shpjegova me lart: gjysma e te gjitha puneve e te gjitha investimeve qe behen ne ekonomine shqiptare, eshte para e piste e droges. Me pelqen mua kjo? Sigurisht qe nuk me pelqen aspak. Por me ate para nuk jeton vetem ai trafikanti kriminel apo boset e tij ne Qeveri e ne Kuvendin e Shqiperise, me ate para rrojne edhe ata punetoret e ndertimit qe ndertojne pallate me parate e droges, edhe ata kamarieret e banakieret qe kane nje pune ne Tirane ne ate lokalin e hapur po nga paraja e droges, ka pune e ha buke edhe gruaja e varfer nga Gjirokastra, qe NGA HALLI shkon e punon per te prashitur, mbjelle e korrur hashash ne Lazarat.
2. U hodhet perpjete ti thoshit bravo qeverise e policise qe nderhyri ne Lazarat, por jeni njerez aq te ulet, sa nuk keni kurajo qe ti kerkoni llogari te njejtet policeve e qeveritareve: Ku jane kriminelet e trafikantet e kapur ne Lazarat qe benin para me drogen e trafikonin ate brenda e jashte vendit? Kur nderhyrja nuk kap kokat e medha te peshkut qe e drejtonin kete kultivim e trafik, por godet fukarenjte qe e mbillnin ate dhe le pa pune grate e Gjirokastres e mbare Shqiperise, atehere ke goditi ne te vertete Policia e Shtetit? Goditi fshataret e fukarenjte qe e bejne kete gje nga halli. Kriminelet e trafikanteve nuk u hyri nje gjemb ne kembe, jo vetem qe nuk u arrestuan e nxorren para drejtesise, por fituan mbrojtjen e policise e te shtetit shqiptar. U zhduken nga Lazarati i rrethuar me 800 police me anije kozmike!
3. Kur e ke barkun tend plot, e kur nuk te qajne kalamajte per buken e gojes, e ke te lehte te gjykosh grate e Gjirokastres e mbare Shqiperise qe ishin punesuar ne industrine e droges. Nuk e bejne se jane njerez kriminele e pa moral. E bejne pasi nuk kane asnje mundesi tjeter punesimi. Nuk eshte se po i thone JO punes se ndershme e po zgjedhin punen e pa ndershme. Dhe nje shtet e qeveri qe kujdeset per mireqenien e qytetareve te vete, nuk ben filma te tille mediatike ne Lazarat qe te rehabilitoje veten e ti hedhi hi syve shqiptareve dhe botes, por ka nje strategji afatgjate per luften kunder ketij fenomeni, duke e filluar kete lufte jo nga fshatari qe kultivon hashashin, por nga rrjeti i trafikanteve qe u trokasin ketyre fshatareve ne dere e ua blejne kete hashash. Kete beri qeveria e meparshme e Berishes dhe u be hashashi stave ne Lazarat se nuk kish kush t'ua blinte njeri. Erdhe rilindasit ne pushtet, dhe shperthyen tonelatat e droges ne te gjitha drejtimet. Vershoi edhe kokaina e heroina se edhe ato kishim mangut, nuk na mjaftonte hashashi.
4. Qe ajo gruaja nga Gjirokastra te mos kete perse shkoje te mbjelle hashash ne Lazarat, jepi nje prioritet turizmit, ndiq politika si shtet qe stimulon biznesin e vogel, qe sjell investitore te vendit e te huaj te investojne ne Gjirokaster e mbare Shqiperine. Pasi vetem keto hapin vende pune, dhe ajo gruaja nuk ka perse punon ne Lazarat, punon ne nje pune te ndershme.
Keq me vjen per ate popull, por edhe le t'iu vlejne keto vuajtje qe te vene mend. Qe ne zgjedhjet e ardhshme, kur ti drejtohen kutive te votimit dhe ata trafikantet t'iu kerkojne voten per 50,000 leke te vjetra, ta dine se sa me shtrenjte do ta paguajne ate vote te blere mbi kurrizin e tyre.
Njerezit qe nuk mesojne me fjale, mesojne duke e pesuar ne kurrizin e tyre.
Albo
Krijoni Kontakt