Close
Faqja 28 prej 28 FillimFillim ... 18262728
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 278 prej 278
  1. #271

    Pėr: Policia pastron Lazaratin nga droga, kriminelet largohen ne drejtim te paditur

    Citim Postuar mė parė nga Wordless Lexo Postimin
    Ja dhe njė super aksion i Policisė nė Lazarat pėr kapjen e drogės nė kohė tė Berishės !!


    Po mire,ky po bente rezistence qe po e qellonte me shkelma ai apo si ?
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  2. #272
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Policia pastron Lazaratin nga droga, kriminelet largohen ne drejtim te paditur

    Vendimi: Njė milion dollarė shpėrblim pėr Lazaratin

    Policėt nė operacion - Nė bazė tė informacioneve tė Ministrisė sė Brendshme pėr ndėrhyrjen disaditore nė Lazarat ishin planizuar me shėrbim 742 punonjės policie, ku pėrfshihen efektivė qė nga gradat mė tė ulėta nė Policinė e Shtetit, deri tek ato madhoret
    Shpėrblimi nga buxheti - Nga pėrllogaritja e kryer nga Ministria e Brendshme rezulton se vlera totale pėr kėtė shpėrblim shkon nė 100 milionė lekė tė reja, ose afėrsisht nė 1 milion dollarė. Kjo vlerė do tė pėrballohet nga buxheti i shtetit
    Qeveria jep dy rroga shpėrblim pėr 742 punonjės policie qė morėn pjesė nė operacion


    Vendimi pritet tė merret nė mbledhjen e sotme tė qeverisė pas propozimit tė ministrit Tahiri

    Ēdo punonjės policie, i pėrfshirė nė operacionin pėr ēlirimin e Lazaratit nga kultivuesit dhe trafikantėt e drogės, njė ndėr goditjet mė tė forta tė kryera nga uniformat blu gjatė viteve tė fundit, do tė marrė dy paga shpėrblim. Vendimi pėr kėtė shpėrblim pritet tė merret sot nė mbledhjen e qeverisė pas propozimit tė ministrit tė Brendshėm, ndėrkohė qė burimet nga institucioni i drejtuar nga Saimir Tahiri, tregojnė se janė 742 punonjės policie, tė cilėt do tė pėrfitojnė nga ky vendim. Vlera totale e shpėrblimit tė pėrllogaritur nga strukturat e Ministrisė sė Brendshme shkon afėrsisht 1 milion dollarė.

    Shpėrblimi

    Ministria e Brendshme, nė bashkėpunim me Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, prej disa ditėsh, duke u bazuar nė planin operacional pėr ndėrhyrjen nė Lazarat, kanė pėrllogaritur vlerėn totale tė shpėrblimit pėr punonjėsit e policisė. Nė bazė tė informacioneve qė ata kanė pėr ndėrhyrjen disaditore nė Lazarat ishin planizuar me shėrbim 742 punonjės policie, ku pėrfshihen efektivė qė nga gradat mė tė ulėta nė Policinė e Shtetit, deri tek ato madhoret. Pėr shkak tė angazhimit tė tyre, jo vetėm larg vendbanimit, por edhe jashtė orarit tė punės, pėrballė njė rrezikshmėrie tė lartė, ministri i Brendshėm ka vendosur t’i shpėrblejė ata me nga dy paga. Shpėrblimi do tė bazohet nė pagėn qė pėrfiton secili punonjės policie pėr gradėn dhe funksionin qė ka dhe jo nė pagėn referuese nė Policinė e Shtetit. Pra, shpėrblimi do tė jetė sa dy paga qė ēdo punonjės policie pėrfiton aktualisht dhe kjo pritet tė shtohet nė llogarinė e tyre brenda kėtij muaji.

    Buxheti

    Sipas tė dhėnave, nga pėrllogaritja e kryer nga Ministria e Brendshme, rezulton se vlera totale pėr kėtė shpėrblim shkon nė 100 milionė lekė tė reja, ose afėrsisht nė 1 milion dollarė. Kjo do tė pėrballohet nga buxheti i shtetit, prandaj vendimi pėr kėtė ēėshtje ėshtė futur nė rendin e ditės pėr mbledhjen e sotme tė qeverisė. Kjo ėshtė hera e parė e qeverisė shqiptare, e cila miraton njė shpėrblim tė tillė nė vlerė kaq tė madhe dhe pėr njė numėr kaq tė lartė punonjėsish policie njėherėsh.

    Lazarati

    Vlerėsimi i punonjėsve tė Policisė pėr Lazaratin filloi qė para disa ditėsh nga Kryeministri Rama, i cili organizoi njė ceremoni pėr tė falėnderuar tė gjitha uniformat blu qė morėn pjesė nė kėtė operacion, qė vijon edhe sot nė zonė, me kontrollin e banesave, me qėllim asgjėsimin e ēdo bime narkotike dhe kapjen e ēdo arme qė mbahet pa leje nga banorėt e atyshėm. Operacioni nė Lazarat ėshtė vlerėsuar maksimalisht edhe nga ndėrkombėtarėt, edhe pėr faktin se u ndėrmor pak ditė para vendimit tė BE-sė pėr dhėnien e statusit kandidat pėr Shqipėrinė. Kjo ishte hera e parė qė policia ndėrhyri deri nė zemėr tė fshatit pas 25 vitesh, ku herė pas here kishte hasur nė rezistencėn e ashpėr me armė nga kultivuesit e lėndės narkotike. Me ndėrhyrjen nė Lazarat dhe vėnien nėn kontroll tė zonės, qeveria shqiptare realizoi edhe njė nga premtimet elektorale pėr kontrollin e tė gjithė territorit shqiptar brenda 300 ditėve tė para tė qeverisjes. Roli i Lazaratit nė fushėn e trafikimit ndėrkombėtar tė lėndėve narkotike ishte i dukshėm, ashtu siē ishte edhe pafuqia e shtetit pėr tė parandaluar kėtė fenomen negativ, i cili ishte pranuar nė heshtje prej shumė vitesh. Madje, kjo vihet re edhe pas ndėrhyrjes sė policisė nė “fshatin rebel”, pasi ka rėnė dukshėm sasia e kanabisit qė tentohet tė trafikohet ose trafikohet nga Shqipėria drejt BE-sė.

    Shqip

  3. #273
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Policia pastron Lazaratin nga droga, kriminelet largohen ne drejtim te paditur

    Sa mire i ushqen shteti zagaret e vete, me falni, policet e vete. Me nje vendim te qeverise, fap 1 milion dollare policeve vetem per nje aksion. Besoj se keto parate jane vetem per kapjen e droges. Po te kishin kapur edhe kriminelet e kokat e atyre qe qellonin mbi policine, kushedi sa do qe shperblimi, 3 milion dollare?

    Si i thoshin prokurorit diten qe hyne ne Lazarat: "Lere dosjen e kokaines e hajde heto ketu ne Lazarat! Lazaratin, Lazaratin, jo kokainen..."

    Albo

  4. #274

    Pėr: Policia pastron Lazaratin nga droga, kriminelet largohen ne drejtim te paditur

    Dy rroga shperblim s'me duket ndonje shume e madhe shperblimi per person. Nese do ishte thjesht "nje aksion" dakort, qe nuk ja vlente. Por ishte nje aksion qe e donin te gjithe dhe se bente askush prej 20 vitesh.

  5. #275
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: Policia pastron Lazaratin nga droga, kriminelet largohen ne drejtim te paditur

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Problemi juaj eshte se nuk dini, as nuk doni te mesoni, por kembengulni sic kembengul budalali ne krye te qeverise se Tiranes.

    1. Te gjithe jemi per pastrimin e Shqiperise nga krimi, droga e trafikantet. Nese ti je 1 here, une jam 100 here. Por nje qeveri, nje shtet, nuk ben nderhyrje te tilla me pasoja per jeten e gjithe shqiptareve. Ua shpjegova me lart: gjysma e te gjitha puneve e te gjitha investimeve qe behen ne ekonomine shqiptare, eshte para e piste e droges. Me pelqen mua kjo? Sigurisht qe nuk me pelqen aspak. Por me ate para nuk jeton vetem ai trafikanti kriminel apo boset e tij ne Qeveri e ne Kuvendin e Shqiperise, me ate para rrojne edhe ata punetoret e ndertimit qe ndertojne pallate me parate e droges, edhe ata kamarieret e banakieret qe kane nje pune ne Tirane ne ate lokalin e hapur po nga paraja e droges, ka pune e ha buke edhe gruaja e varfer nga Gjirokastra, qe NGA HALLI shkon e punon per te prashitur, mbjelle e korrur hashash ne Lazarat.

    2. U hodhet perpjete ti thoshit bravo qeverise e policise qe nderhyri ne Lazarat, por jeni njerez aq te ulet, sa nuk keni kurajo qe ti kerkoni llogari te njejtet policeve e qeveritareve: Ku jane kriminelet e trafikantet e kapur ne Lazarat qe benin para me drogen e trafikonin ate brenda e jashte vendit? Kur nderhyrja nuk kap kokat e medha te peshkut qe e drejtonin kete kultivim e trafik, por godet fukarenjte qe e mbillnin ate dhe le pa pune grate e Gjirokastres e mbare Shqiperise, atehere ke goditi ne te vertete Policia e Shtetit? Goditi fshataret e fukarenjte qe e bejne kete gje nga halli. Kriminelet e trafikanteve nuk u hyri nje gjemb ne kembe, jo vetem qe nuk u arrestuan e nxorren para drejtesise, por fituan mbrojtjen e policise e te shtetit shqiptar. U zhduken nga Lazarati i rrethuar me 800 police me anije kozmike!

    3. Kur e ke barkun tend plot, e kur nuk te qajne kalamajte per buken e gojes, e ke te lehte te gjykosh grate e Gjirokastres e mbare Shqiperise qe ishin punesuar ne industrine e droges. Nuk e bejne se jane njerez kriminele e pa moral. E bejne pasi nuk kane asnje mundesi tjeter punesimi. Nuk eshte se po i thone JO punes se ndershme e po zgjedhin punen e pa ndershme. Dhe nje shtet e qeveri qe kujdeset per mireqenien e qytetareve te vete, nuk ben filma te tille mediatike ne Lazarat qe te rehabilitoje veten e ti hedhi hi syve shqiptareve dhe botes, por ka nje strategji afatgjate per luften kunder ketij fenomeni, duke e filluar kete lufte jo nga fshatari qe kultivon hashashin, por nga rrjeti i trafikanteve qe u trokasin ketyre fshatareve ne dere e ua blejne kete hashash. Kete beri qeveria e meparshme e Berishes dhe u be hashashi stave ne Lazarat se nuk kish kush t'ua blinte njeri. Erdhe rilindasit ne pushtet, dhe shperthyen tonelatat e droges ne te gjitha drejtimet. Vershoi edhe kokaina e heroina se edhe ato kishim mangut, nuk na mjaftonte hashashi.

    4. Qe ajo gruaja nga Gjirokastra te mos kete perse shkoje te mbjelle hashash ne Lazarat, jepi nje prioritet turizmit, ndiq politika si shtet qe stimulon biznesin e vogel, qe sjell investitore te vendit e te huaj te investojne ne Gjirokaster e mbare Shqiperine. Pasi vetem keto hapin vende pune, dhe ajo gruaja nuk ka perse punon ne Lazarat, punon ne nje pune te ndershme.

    Keq me vjen per ate popull, por edhe le t'iu vlejne keto vuajtje qe te vene mend. Qe ne zgjedhjet e ardhshme, kur ti drejtohen kutive te votimit dhe ata trafikantet t'iu kerkojne voten per 50,000 leke te vjetra, ta dine se sa me shtrenjte do ta paguajne ate vote te blere mbi kurrizin e tyre.

    Njerezit qe nuk mesojne me fjale, mesojne duke e pesuar ne kurrizin e tyre.

    Albo
    Albo , po mjaft o njeri se ska lezet ti thuash njerėzėve tė votojnė herėn tjetėr Berishėn qė tė vazhdojnė tė punojnė nė PLANTACIONET E HASHASHIT.
    TĖ GJITHĖ E DIMĖ QĖ TI -- BRARI DHE DISA TĖ TJERĖ JENI TĖ DASHURUAR ME BERISHĖN POR S'ĖSHTĖ NEVOJA TĖ NA I KUJTONI NĖ ĒDO POSTIM

  6. #276
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Pėr: Policia pastron Lazaratin nga droga, kriminelet largohen ne drejtim te paditur

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Sa mire i ushqen shteti zagaret e vete, me falni, policet e vete. Me nje vendim te qeverise, fap 1 milion dollare policeve vetem per nje aksion. Besoj se keto parate jane vetem per kapjen e droges. Po te kishin kapur edhe kriminelet e kokat e atyre qe qellonin mbi policine, kushedi sa do qe shperblimi, 3 milion dollare?

    Si i thoshin prokurorit diten qe hyne ne Lazarat: "Lere dosjen e kokaines e hajde heto ketu ne Lazarat! Lazaratin, Lazaratin, jo kokainen..."

    Albo
    Albo, tani policėt heronj e Berishės qė vrisnin njerėz tė pafajshėm para Kryeministrisė u bėnė ZAGARĖ ??????????????????????/
    Mos quhesh gjė ALBO BERISHA???????/?????????

    Po bėhesh fare legen me 1000 vrima Albo, duke sharė dhe injoruar ēdo sukses tė Shtetit LIGJOR pėr hir tė SALKĖS

  7. #277
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Policia pastron Lazaratin nga droga, kriminelet largohen ne drejtim te paditur

    Basha: Rama s’na jep bilancin e Lazaratit, por tiganis si sardele Gate Mahmutajn ēdo vakt

    Tiranė – Kryetari i PD-sė Lulzim Basha e ka konsideruar njerin prej tė arrestuarve tė Lazaratit, Gate Mahmutajn, si “sardele” qė Qeveria e skuq ēdo mėngjes, drekė e darkė pėr t’ua shėrbyer shqiptarėve nė spektalet e saj televizivė, nė vend qė t’iu tregojė se cili ishte bilanci i operacionit nė Lazarat dhe kush e drejtonte atė trafik droge.
    Nė tryezėn me ekspertėt e sigurisė, thirrur nga PD-ja, Basha tha nė fjalėn e tij se nė Lazarat, “Qeveria Rama – Meta nisi disa prej aksioneve, qoftė kėto tė shartuara me dėshirėn e papėrmbajtshme pėr spektakėl televiziv, qoftė kėto tė shartuara me mosarritjen e objektivave profesionale dhe me “tiganisjen” – stigmatizimin e njė individi, po ku akoma nuk kemi njė bilanc tė plotė sesa drogė u kap, sa drogė u gjet, sa drogė parashikohej tė gjendej, cilėt janė krerėt e kėsaj pune, por ēdo mėngjes, drekė dhe darkė, “sardelja” qė tiganiset nė tigan ėshtė Gate Mahmutaj, a thua se aty fillonte dhe mbaronte problemi.”
    PD-ka mbledhur sot nė Tiranė njė tryezė me ekspertė tė rendit dhe sigurisė, tė cilėt kanė bėrė analizėn e punės sė qeverisė nė 300 ditėt qė shkuan nė kėtė fushė.

    armanda shtembari/Oranews.tv
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #278
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Policia pastron Lazaratin nga droga, kriminelet largohen ne drejtim te paditur

    nje komunikim avokat dhe nje emigrant nga greqia ne fb


    zoti avokat dua te pyes si per nje problem qe shikova ne faqen e f b te p s .......ku koco kokedhima kishte shkuar e takuar te burgosurit ne burgun e sarandes ... kam parasysh se ne burgjet nuk mund te hyje cdo person i shtetit ...ketu edhe deputeti i thjeshte ...per kocon ne kete rast ka shkelje te ligjit nga administrata e burgut ....koco nuk eshte as minister i mbrendeshem .....as i drejtesise ....as antare i komisionit te sigurise kombetare ku antaret paisen me nje karte sigurie ....koco eshte thjeshte deputet ...as antare i te drejtave te njeriut .... mos ka shkuar ketu per te mbledhur leke ....kush paguan une iu liroi se kam shok ramen .......zoti avokat si nje avokat izoti dhe njohes i mire i ligjeve shqiptare qe jane ne fuqi dua nje pergjigje per kete ceshtje ....me respekt ....greqi 16 07 2014 .....

    15 orė mė parė · Pėlqejė
    ..










    Avokati Deputeti ka te drejte te shkoje ne cdo institucion, perfshi edhe burgun. Ia garanton ligji kete te drejte! Pyetja eshte per cfare ka shkuar Kocodhina

    15 orė mė parė · Pėlqejė
    ..









    faliminderit zoti avokat ... shkuarja e kocos dhe pytja qe iu kishte bere te burgosurve ....se per cfare vuan denimin te gjitheve me radhe ...dhe per 3 persona i shkruan edhe aty gjoja jane te ndaluar kot .....me lane pershtypje ....dhe dua te di personi i burgut ben proces verbal te hyrjes dhe daljes dhe daten ....dhe oren hyrse dhe dalse te deputetit ...ne baze te rregullores ....apo e lejon ate te futet vetem se gezon imunitetin e deputetit .... faliminderit edhe nje here per pergjigjen tuaj ....dhe interesin tend per pyetjen time .....urime
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 28 prej 28 FillimFillim ... 18262728

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •