
Postuar mė parė nga
mCmAl
Do ta argumentoj ne terma te pergjithshme .
Al Kapone ishte bos i krimit vazhdonte biznesin se nuk kishin fakte . Akuza e vetme per Al Kapone ishte evazion fiskal . Pablo Eskobar trafikanti me i madh i te gjitha koherave hyri parlamentin kolumbian dhe u be deputet se nuk kishin fakte .Mafiozet Cosa Nostras ishin te lire per shume vite dhe vazhdonin benin ,vrasje, droge, rrembime , shantaze etj qe nuk kishin fakte. Ne fund te moshe te thyer te gjithe paperjashtim perfundojne ne burg, ose vriten nga policia ose vriten nga kundershtaret sepse humbasin mbeshtetjen nga miqte e tyre politikane dhe bashkepunetoret. Pasi ndryshojne elitat politike pasi humbasin mbeshtetjen, dalin faktet per te gjitha bemat kriminale.
Shqiperia sot eshte si ne kohen e tyre ne aspektin e varferise , korrupsionit dhe te nje mentaliteti ku vete shteti eshte mafia. Shume njerez mund te jene naive per te kuptuar, mund te jene te verber per shkak te interesave politike, por kjo nuk do te thote qe meqe nuk ka asnje fakt nuk jane te lidhur me krimin. Sepse eshte vete politika krimi eshte vete politika mafia . Eshte politika qe mohon kur e akuzojne dhe quan avionet e droges mushkonja dhe mushkonjes i keputen krahet, rrezohet divjake duke keputur dhe kembet, eshte politika qe emeron njerezit te akuzuar per trafik droge me nje te kaluar te erret qe sot jane njerez te "kullluar" , eshte politika kur njera pale qe ishte ne qeveri nuk nderhyri per 8 vjet ne lazarat me pretekse te ndryshme por qe ne fakt mbronte biznesin e droges me mbeshtjen nga kjo pale, eshte kjo politika kur kjo pala tjeter qe nderhyn lazarat , lejon skafet dhe avionet e droges te largohen ne itali , greqi , gjermani sepse mbeshtetet nga kjo pala e ardhur ne pushtet per te fuqizuar trafikun e pales se vet, eshte kjo politika qe kemi ne parlament te mbushur me njerez te dyshimte, vllai i dkujt qe ka vrare nje polic, dikush se nuk i dihet burimi i pasurise, dikush ndertues palllatet me parate e "pastra", dikush qe ka vila e prona te gjiri i lalzit, e ne bregdetet me te bukura te vendit.
Faktet nuk i nxjerr une ngaqe shikoj sepse une nuk jam polic, prokuror, gjykates. Jam nje njeri qe perdor nje llogjike per ceshtjet te ndryshme dhe dalloj realitetin e sotem . Pra qe me nje fjale llogjika ime qe me pelqen kaq shume me thote per te gjitha ato qe kam thene me lart, me bindjen them se shteti eshte vete mafia
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mos te devijojme nga ajo qe po diskutimin. Shkurt, ti je i mendimit qe aksioni ne lazarat u be vec per eliminimin e konkurrences ne tregun e droges, pasi shteti eshte mafia, mbeshtet trafikimin e droges . Te te bej nje pyetje, sa filma ke pare keto kohe? Mos ta kane erresuar disi mendjen? Leri Pablot e Eskobaret, s'kane pune fare ketu. Je munduar disi te qendrosh apolitik ne qendrim, prapeseprape nuk ia ke arritur ta besh.
Te kerkova fakte qe mbeshtesnin supozimin tend, pra te sillje fakte si shteti ne aksionin e Lazaratit vecse sa ka eliminuar konkurrencen, dhe nuk ka luftuar drogen. Paska nje konkurrence te trafikimit te droges mes njeres pale dhe tjetres? Te ka shkuar ndonjehere ne mendje sa qesharak dukesh, te kthesh kete aksion te policise ne nje skenar filmi aksion? Te kerkova fakte, si shteti po suporton kete konkurrence te droges. Me thua qe tanime lejon skafet e avionet me droge, mbi cilat fakte?
Duhet te besh ndryshimin mes supozimit dhe fakteve...
Shume njerez mund te jene naive per te kuptuar, mund te jene te verber per shkak te interesave politike, por kjo nuk do te thote qe meqe nuk ka asnje fakt nuk jane te lidhur me krimin
Kam besimin se naiv ne kete mes po tregohesh ti, qe ne menyre selektive te muhabeteve qe behen neper kafene e televizione arrin ne konluzione te tilla, te pabaza. Te kerkova per fakte, pasi eshte e vetmja menyre qe verteton supozimin tend, logjike... Por ti vete me thua, nuk ka asnje fakt, pra keto rrjedhime qe ben logjika jote qe te pelqen aq shume ty, jane fare thjesht opinione subjektive. Kush po tregohet naivi ne kete mes?
Krijoni Kontakt