Shembull pa lidhje.
Atje shumica merrej me droge dhe jo vetem nje familje. Policia nuk do hidhte fall cila familje merrej me droge e ca jo. Kishin 23 vjet pa prezencen e shtetit, policise ata.
Nese une do isha nje nga familjet qe s'eshte perzjere me drogen do lumturohesha kur te shikoja prezencen e policise dhe jo e kunderta . Femijeve do ju shpjegoja qe policia eshte ne kerkim te njerezve qe kane thyer ligjin. Eshte ne te miren tone te kapen. Kaq. S'ka pse femijet ta shikojne si armik policine, perkundrazi. Vetem nese ti e ke tmerruar femijen tend, me histori te frikshme me policine, eshte tjeter gje.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mia@ : 24-06-2014 mė 10:22
Feelings change - memories don't.
paqen, e sjell vetem drejtsia
do te duhet edhe gjobitur Lazaratin, per tera ato vite qe e la Shqiperine jashte unionit te evropes.
hey, hey, hey, forca, forca come and ndeze nje Canabis stativa with me.. hey, hey, hey forca, forca come and share Heroin edhe Kokain with meOle, Ole,Ole!
...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!
Post-Lazarati, nga 25 arrestime, vetėm pesė pėr sulmin me armė ndaj policisė
Tiranė Policia ka arrestuar tė paktėn 25 persona gjatė operacionit nė Lazarat, por vetėm pesė prej tyre akuzohen pėr vrasje tė mbetur nė lazarat-633x330tentativė ndaj punonjėsve tė policisė, pėrfshi edhe shtetasin Gate Mahmutaj, ndaj tė cilit ėshtė vendosur masa e sigurisė “arrest me burg” nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda. Pėr tė arrestuarit e tjerė, prokuroria ka vlerėsuar se ēėshtjet ndaj tyre janė nė kompetencė tė Prokurorisė sė Gjirokastrės, pasi dyshohen vetėm pėr kultivim tė lėndėve narkotike. Bėhet fjalė pėr tė paktėn 20 persona, tė gjithė banorė tė fshatit Lazarat, tė cilėt janė arrestuar nga policia dhe po hetohen nga Prokuroria e Gjirokastrės. Ndaj tyre, gjykata e rrethit ka caktuar masėn e sigurisė “arrest me burg”, pasi nga veprimet e policisė nė terren ėshtė konstatuar se tė gjithė tė arrestuarit kanė kultivuar lėndė narkotike. Policia ka gjetur nė banesat dhe tokat e administruara prej tyre kubikė me kanabis tė sapombjellė, gati pėr kultivim. Po ashtu, sipas burimeve mėsohet se nė ambientet nė pronėsi tė 20 tė arrestuarve, policia ka sekuestruar edhe lėndė narkotike tė gatshme pėr shitje. Pėr shkak tė provave tė mbledhura nė vendin e ngjarjes, policia ka marrė ndaj tyre masėn e “arrestit nė flagrancė”, masė e cila ėshtė konfirmuar edhe nga Gjykata e Gjirokastrės. Burime tė prokurorisė thonė se ėshtė shtuar ndjeshėm fluksi i ēėshtjeve qė po hetohen nga kjo prokurori dhe pėr kėtė arsye ėshtė vendosur shtimi i numrit tė prokurorėve qė po asistojnė grupet hetimore nė terren. Ditėn e djeshme, me urdhėr tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm janė deleguar nė Gjirokastėr, dy prokurorė qė ushtrojnė detyrėn pranė organit qendror tė akuzės. Prokurorėt Adnand Kosova dhe Alfred Progonati kanė qenė dje nė terren, ku kanė marrė kontakte me grupet e hetimit, si dhe kanė bėrė njė analizė tė detajuar pėr hetimet e deritanishme tė kryera nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda dhe Prokuroria e Gjirokastrės. Sipas prokurorisė mėsohet se nė Lazarat, qė prej disa ditėsh, vetėm pėr veprimet hetimore dhe ndjekjen tė ēėshtjeve nė gjykatė janė caktuar 5 prokurorė, nga tė cilėt 3 nga Prokuroria e Gjirokastrės dhe dy nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda. “Kėta 5 prokurorė po drejtojnė hetimin pėr 15 grupe hetimore nė terren, pra 3 grupe policore drejtohen nga njė prokuror”, – thanė burime tė prokurorisė. Duke parė shtimin e fluksit tė ēėshtjeve nė Prokurorinė e Gjirokastrės, ėshtė vendosur tė shtohen edhe dy prokurorė tė tjerė, duke e ēuar kėshtu nė 7 numrin e prokurorėve tė angazhuar nė hetimin e dosjes “Lazarati”. Kjo sa i takon veprimeve nė terren dhe kontrolleve qė policia po kryen nė banesat e fshatit, pasi paralelisht me kėtė ēėshtje nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda ėshtė duke u hetuar njė tjetėr dosje, qė pėrkon me organizimin dhe funksionimin e njė prej organizatave mė tė mėdha kriminale nė vend qė ka veprimtari nė fushėn e trafikimit tė narkotikėve. “Deri mė tani, nė bazė tė kėrkesave nga ana e Prokurorisė sė Gjirokastrės, gjykata ka dhėnė rreth 20 masa “arrest me burg” pėr shtetas nga Lazarati, tė akuzuar pėr kultivim dhe mbajtje tė lėndėve narkotike, si edhe pėr armėmbajtje pa leje. Ndėrkohė, me kėrkesė tė Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda, deri mė tani janė dhėnė 5 masa “arresti me burg” pėr shtetas nga Lazarati, tė akuzuar pėr vrasje e mbetur nė tentativė e punonjėsit tė policisė, armėmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje lėndėsh narkotike dhe kultivim tė lėndėve narkotike”, thanė burime zyrtare tė prokurorisė.
Rama: E jashtėzakonshme ēka bėtė nė Lazarat
Ndėrhyrja e policisė nė Lazarat dha kontribut pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat nė BE. Kėshtu tha kryeministri Rama gjatė njė takimi nė Pallatin e Brigadave me efektivėt qė morėn pjesė nė operacionin e Lazaratit. Kryeministri ka shtrėnguar duart me punonjėsit e policisė dhe e cilėsoi tė jashtėzakonshėm operacionin e zhvilluar prej tyre. “Ajo qė ju bėtė nė Lazarat nuk ėshtė e pazakonshme, ėshtė e jashtėzakonshme. Njė pjesė e kolegėve tuaj po vijojnė aksionin nė Lazarat, nė atė vend droge qė mbuloi me turp Shqipėrinė. Do doja t’ju shtrėngoja dorėn sot pėr kontributin e dhėnė, ashtu si dhe ju sot, pasi ju ia ngritėt kokėn lart Shqipėrisė, dhe kontribuuat drejtpėrdrejt edhe pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat pėr Shqipėrinė. Treguat se me ēfarė pėrkushtimi tė pėrbashkėt e kemi ne vullnetin pėr tė ecur pėrpara e pėr tė ndėrtuar tė ardhmen”, tha kryeministri Rama. Ai theksoi mė tej se kjo nuk ėshtė dita e qeveritarėve, por e qytetarėve dhe dita e punonjėsve tė policisė. Duke u ndalur tek puna e punonjėsve tė policisė, Kryeministri i siguroi ata se qeveria do tė punojė pėr tė pėrmirėsuar kushtet e punės sė tyre. “Unė e di se sa e vėshtirė ka qenė dhe mbetet puna juaj, detyra juaj, lufta juaj. Duhet tė dini se pėr sa kohė do jemi nė detyrė unė dhe ministri i Brendshėm, ju nuk do jeni kurrė vetėm, nuk do tė jeni tė tradhtuar. Do bėjmė qė kushtet tuaja tė punės tė jenė mė tė mira, dhe lufta juaj tė jetė me fitore”, -tha Rama.
Tahiri: Shembėm bunkerin kriminal nė Lazarat
Pėr ministrin Tahiri, ndėrhyrja nė Lazarat ka tė bėjė me ndryshimin e vullnetit pėr tė bėrė shtet. Tahiri u shpreh se ndihet krenar pėr policinė duke hapur njė faqe tė re nė historinė e shtetit.“BE sot njohu pėrpjekjet dhe arritjet tona nė luftėn kundėr krimit, trafiqeve dhe korrupsionit. Kėto janė momente tė rėndėsishme pėr vendin, kanė rimėkėmbur dinjitetin qė i takon Policisė sė Shtetit shqiptar. U shemb njė bunker kriminal nė Lazarat qė mbante peng njė fshat tė tėrė, dhe dėmtonte imazhin e gjithė vendit. Ishte ngritur nėn hundėn e shtetit perandoria e Lazaratit. Mė kanė pyetur si ndodhi qė kjo tė ishte nė zemėr tė vendit, dhe askush tė mos ndėrhynte pėr gjithė kėto vite. Por tani ka ndryshuar vullneti. Dhe ne kemi vullnetin pėr tė bėrė shtet, pėr tė vendosur sundimin e ligjit. Ne rilindėm dhe e ngritėm nė kėmbė Policinė e Shtetit”,- tha Tahiri.
MAPO
800 police, me autoblinda, helikoptere dhe kriminelet qe qellonin kunder policise per 5 dite rresht "largohen ne drejtim te paditur"? Si u larguan valle, me anije kozmike? Se ne Lazaratit ia kishim zene te gjitha shtigjet me Policat e Rilindjes.
Po Gate sakatin e Lazaratit ne e arrestuam. Edhe te birin e Gates e arrestuam. Dhe Gaten e beme te famshem, ja edhe kryeministri yne, Gaten e ka ne maje te gjuhes.
Albo
Policine e dime qe nuk e kemi ne lartesine e duhur. Te pakten nuk pati viktima nga policet apo qyetataret e thjeshte. Megjithate bravo dhe per aq sa bene se kishin koken ne rrezik.
Gratė e Gjirokastrės nė “protestė”: Policia na la pa punė duke ndėrhyrė nė Lazarat
Gjirokastėr- “Nga njė anė ishte mire, por dhe nga njė anė…..Tani jo aq sa u bėnė ata, qė u hapėn shumė edhe nga jashtė edhe brenda fshatit, kultivimi. Por dhe nga njė anė kemi mbetur pa punė, jemi dhe pa punė, ku tė shkojmė?”
Pamundėsia pėr tė gjetur njė punė qė tė mbajnė familjen e ka detyruar kėtė zonjė dhe nėnė gjirokastrite qė tė jetė njė nga qindra tė punėsuarat sezonale tė trafikantėve tė drogės nė Lazarat.
“Ne punonim qė nga shtatori deri nė shkurt. Paguheshim nga 10-15-20, varet si ėshtė pazari i tyre. Na bėn dėm jo vetėm ne si qytet, por nga tėra anėt e Shqipėrisė. Kishte punėtorė edhe nga Tirana, Durrėsi, Elbasani, nga tėra anėt. Lazarati mblidhte gjithė Shqipėrinė” deklaron ajo.
Policia vijon te jetė prezente nė Lazarat, nė ditėn e 12 tė aksionit kundėr trafikut tė narkotikėve apo veprimeve tė tjera tė paligjshme qė kishin vėnė njollė nė fshatin simbol tė drogės.
ORA NEWS
Po keto grate e Gjirokastres sikur lexojne se cfare shkruan ky Alboja nga Amerika ne forumin shqiptar more te keqen. Ne zgjedhjet e ardhshme, gjithe grate e Gjirokastres do t'ia japin voten Qeverise se Rilindjes, meqenese i la pa pune e pa buke.
Albo
Do kene ndryshuar shume ata lazaratasit qe nga 20 vjet me pare kur i kam njohur une. Atehere te vrisnin pa para, sot ti na thua qe nuk te vrasin por te blejne me para. Po mire Tahirin qe na e blene me para, po ate mustaqen bashkefshatarin e Rucit qe per pak na e vrane lazot ne 1997, edhe ate ta kene blere me para valle?
Edhe trafikantet e droges i kemi te qyteteruar ne shqiptaret. Gjithe trafikantet e droges ne bote, kur u godet biznesin, vrasin police, qeveritare, gjyqtare. Kurse ne Shqiperi trafikantet nuk te vrasin por te blejne me para.
Lum Tahiri atehere qe u be paramadh. Ishallah bismilah i gezon ato para.
Albo
Krijoni Kontakt