Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 235
  1. #1
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207

    Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Shtatë persona, mes të cilëve edhe dy imamë të vetëshpallur, ai i xhamisë së Unazës së Re dhe ai i Mëzezit në Tiranë dhe që nuk ishin të autorizuar nga Komuniteti Mysliman, u arrestuan nga policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, nën akuzën e terrorizmit.

    Ata rekrutonin besimtarë myslimanë, duke i dërguar si pjesëtarë të formacioneve të ndryshme për të luftuar në Siri.

    Dyshimet ndaj tyre ngrihen më herët rreth 10 muaj më parë. Jane disa agjenci te sherbimeve te huaja, qe lajmeruan qe sinjalizuan Sherbimin Sekret Shqiptar ne lidhje me keto rekrutime. SHISH, kreu pergjime dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimin ne lidhje me nje celule, te cilen ata e kane quajtur 'terroriste' dhe mengjesin e se martes arrestuan shtate persona, ne Tirane, Elbasan, Librazhd dhe Pogradec.

    Kryeprokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci tha se per gjashte persona te tjere eshte dhene masa e arrestit, ndërkohe qe shtoi se ne banesat e te arrestuarve jane bllokuar libra fetarë, karta identiteti në arabisht, rroba kamuflazhi, si edhe kontrata të ndryshme.

    "Të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste, të nxitjes, thirrjes publike dhe propagandë për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste, të nxitjes së urrejtjes ose grindjeve nëpërmjet kombësive, rracave dhe feve. Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtronin aktivitet fetar ilegal të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez në Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologjinë radikale, për t'u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë në sanksion nga Organizata e Kombeve të Bashkura", tha Beci.

    Policia mbajti nen vezhgim imamet e xhamive, nje prej te cileve edhe imami i xhamise ne Unazen e Re ne Tirane, si edhe personat qe po rekrutoheshin. Policia bllokoi ne banesat e tyre edhe arme te tipit kallashnikove edhe lende eksplozive te sasive te vogla. Policia ka kontrolluar edhe xhamite dhe kjo ka shkaktuar reagimin e besimtareve, te cilet thone se në xhami nuk mbahen arme apo sende te tjera te ndaluara.

    Hetimet kërkojne te zbulojne menyren e rekrutimit dhe itinerarin qe ndiqnin grupet e shqiptareve, nga Shqiperia dhe Kosova, per t'u bashkuar me grupet fondamentaliste qe luftojne ne Siri, ne kuader te nje shtetit te ashtuquajtur islamik, qe po synohet te formohet.

    "Shtetasit Edmond Balla dhe Verdi Morava, dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë për luftime në Siri. Ndërsa shtetasit Fadil Myslymani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organozatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri. Gjithashtu, nga forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të autorizimit të Gjykatës për Krime të Rënda u ushtrua kontrolli në disa ambiente në Tiranë dhe Pogradec, ku ushtronin veprimtaritë e tyre këta persona. Ndërkohë në kuadër të këtij hetimi janë caktuar masat e sigurimit edhe për 6 persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale", tha Beci.

    Zbardhja e plote e dinamikes se korridorit te furnizimit me njerez dhe arme te luftes ne Siri, si edhe deri ne çfare pike ishin te perfshire te arrestuarit shqiptare mbetet pjese e sekretit hetimor. Fillimi i luftes ne Siri dhe krijimi i fraksioneve fondamentaliste ne mesin e kryengritesve antiqeveritare mblodhi ekstremiste islamike nga shume vende mes te cileve edhe nga Shqiperia dhe Kosova. Te pakten 5 persona kane humbur jeten ne kete lufte. Per te frenuar angazhimin e tyre ne kete lufte, qeverite e Kosoves dhe Shqiperise miratuan edhe ndryshime ne ligj per ta bere kete nje veper penale.

    KM: Imamët nuk janë pjesë e jona

    Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet Zyrës së Shtypit, ka sqaruar se personat e arrestuar ditën e martë nuk janë punonjës të këtij institucioni.

    Në deklaratën për shtyp, Komuniteti Mysliman mban të njëjtin qëndrim në lidhje me mos përfshirjen e besimtarëve shqiptarë në konfliktin sirian dhe inkurajon një proces të drejtë ligjor. Zyra e shtypit e këtij institucioni shkuan e pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame dhe se institucioni i KMSH është promotor i vlerave më të bukura islame, i predikimit harmonisë dhe tolerancës në vendin tonë.

    Top-Channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga Uriel : 11-03-2014 më 16:00
    relata refero

  2. #2
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Arrestime për terrorizëm, mes të cilëve edhe imami i xhamise së Unazës së Re

    Si t'ia japesh nje imazh negativ Shqipërise ?

    ... pretendo se posedon "terrorist" dhe se je ne luftë me ta !

    Keshtu te jesh i sigurt qe do te ikin edhe ata pak turist qe te vizitojn !


    PS : Ne Lazarat, a ka dikush info per arrestime ?
    … ///

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Le dévoué për postimin:

    Norça.li (15-03-2014)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestime për terrorizëm, mes të cilëve edhe imami i xhamise së Unazës së Re

    Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në mbështetje të plotë të policisë së shtetit janë arrestuar 7 persona si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri.

    Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka theksuar se janë arrestuar imami i xhamisë tek Unaza e Re në Tiranë Genc Balla dhe imami në Xhaminë e Mëzezit Bujar Hysa.

    “Gjykata për Krime të rënda ka vendosur masën e sigurimit personal për personat e mëposhtës: Genci Sami Balla i datëlindjes 79, lindur dhe banues në Librazhd, i vetëshpallur imam i xhamisë së unazës së re në Tiranë, i paautorizuar nga komuniteti mysliman shqiptar me rolin e organizatorit Bujar Ssllan Hysa 71, banues në mëzez tiranë i vetëshpallur imam i xhamisë së mëzezit i paautorizuar nga komuniteti mysliman, me rolin e organizatorit” tha Beçi.



    Gjithashtu sipas Beçit janë arrestuar edhe shtetasit Edmond Balla, Zeqir Ymeri, Verdi Morava me rolin e financuesit, Fadil Myslimani dhe Astrit Hajdar Tola në rolin e ndihmësit.

    Sipas prokurorisë të krimeve të rënda të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve” të parashikuar nga neni 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal Shqiptar.

    Sipas Prokurorisë, Shtetasit Genci Balla dhe Bujar Hysa, të cilët ushtrojnë aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar në zonën e Unazës së Re dhe në fshatin Mëzez, Tiranë, dyshohet se kanë kryer veprime aktive për indoktrinuar persona të ndryshëm me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve terroriste ekstremiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    Ndërsa shtetasit Edmond Balla dhe Vervi Morava dyshohet se kanë kryer veprime konkrete për dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri, 3 të tjerët Fadil Musulmani, Zeqir Imeri dhe Astrit Tola dyshohet se kanë kryer veprime aktive për të ndihmuar organizatorët në rekrutimin dhe më pas dërgimin e disa shtetasve shqiptarë në Siri.

    Gjithashtu, nga forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të autorizimit të gjykatës, u ushtrua kontroll në disa ambjente në Tiranë dhe Pogradec, ku ushtronin veprimtarinë e tyre këta persona.

    Ndërkohë, në kuadër të këtij hetimi, janë caktuar masat e sigurimit edhe për gjashtë persona të tjerë, të përfshirë në të njëjtën veprimtari kriminale, si edhe po vijojnë hetimet nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe oficerët e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.

    Kjo është hera e parë që pas vrasjes së sekretarit të Komunitetit Mysliman disa vite më pare, që prangat bien në duart e drejtuesve të besimit mysliman në Shqipëri nën akuzën e rekrutimit dhe mbështetjes në shërbim të terrorizmit.

    Krahas të arrestuarve me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë sekuestruar edhe materiale kompromentuese, përfshirë këtu edhe armë në Tiranë, Librazhd dhe Pogradec.

    Ora News

  5. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Arrestimet për terrorizëm, KMSH: Pjesëmarrja në konflikte nuk përputhet me shpirtin e fesë islame

    TIRANË-Pas arrestimeve për terrorizëm ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Sipas KMSH të arrestuarit nuk janë punonjës të komunitetit.

    “Nisur nga lajmet e sotme për arrestimin e disa personave të akuzuar për terrorizëm dhe përfshirjen në konfliktin e Sirisë, Komuniteti Mysliman bën me dije se personat në fjalë nuk janë punonjës të Komunitetit Mysliman. Komuniteti Mysliman e ka bërë të ditur edhe më parë qëndrimin e tij për mos përfshirjen e besimtarëve shqiptarë në konfliktin sirian.”- thuhet në njoftimin e KMSH-së.

    KMSH bën me dije se Pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame. “Gjithsesi Komuniteti Mysliman inkurajon një proces të drejtë ligjor. Pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është promotor i vlerave më të bukura islame dhe predikimit të bukurive të besimit, të harmonisë dhe tolerancës në vendin tonë.”- thuhet më tej në njoftimin e KMSH.

    (a.n/BalkanWeb)

  6. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrestime për terrorizëm, mes të cilëve edhe imami i xhamise së Unazës së Re

    Zhduket në Siri 26-vjeçari, familjarët: Imami na tha se ka vdekur, shteti të zbardhë ngjarjen

    POGRADEC- Në muajin janar të këtij viti, News 24 ka bërë publike një histori, ku në fokus të saj kanë qenë disa të rinj nga fshatrat e Pogradecit, të cilët mashtroheshin në emër të fesë për të luftuar në Siri. E tillë është edhe historia e një 26-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet prej një viti nga Siria. Rastin e humbjes së tij e kanë publikuar familjarët e tij, gjatë një interviste për News24.

    Familjarët e Ervis Alianjit tregojnë se dy ditë pas denoncimit në News 24, imami i fshatit Leshnicë, Almir Daci tashmë i arrestuar si një ndër të dyshuarit kryesorë për rekrutimin e qytetarëve shqiptarë në Siri, i ka njoftuar të afërmit e të riut se nuk duhet të kërkojnë më në media, pasi sipas tij ai kishte humbur jetën në Siri. Ata i bëjnë apel shtetit për zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarjeje, pasi vetëm kështu do të mund të mësojnë fatin e të riut 26 vjeçar, i cili rezulton i humbur prej një viti.

    Ditën e sotme, Xhamia e fshatit Leshnicë ka qenë një ndër qendrat kryesore të operacionit të policisë së shtetit ku mësohet se janë sekuestruar disa libra, që sipas burimeve të rezervuara në polici bënin thirrje për xhihad.

    (e.m/e.skenderasi/ BalkanWeb)

  7. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Keta pushtetar jan tu lu me zjarr ,te hyn dhe te perdhosin xhamin kjo eshte e papranushme , vall pse nuk shkojn keta polic ne lazarat ? ,pse nuk luftojn krimineletet qe pergjdo dit vrasin ne shqiperi ? pse nuk e luftojn gjakmarrjen qe perqdo dit sjell viktaima ? ,pse mijra femijeve te ngujuar nuk ju mundesohet te shkollohen dhe te jetojn te lir ? , por keta faqezi kan gjed vendin me te dobet njerzit me te paster sepseme te tjeret nuk jav ma ,per te mbulu krimiet e tyre hajnit e tyre mundohen te nxjerren duke perdhos xhamit dhe muslimanet

    Mir naj bajn se ne jemi ne gjum ,perderisa nuk zgjohemi nga gjumi dhe ti vjerrim pushtetaret tan neper sheshet tona keshtu do jemi kombi me i prapambetur ne bot

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Shtimjanii për postimin:

    Norça.li (15-03-2014)

  9. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Mir naj bajn se ne jemi ne gjum ,perderisa nuk zgjohemi nga gjumi dhe ti vjerrim pushtetaret tan neper sheshet tona keshtu do jemi kombi me i prapambetur ne bot
    Selam Shtimjan,

    Keta imam qe donin xhihad ne Siri harruan qe xhihadi me i madh duhej ne Shqiperi.

    Shteti shqiptar do bente mire qe te saktesonte pak ate punen e armeve. Kujt i jane gjetur armet? Imameve apo thjeshte nje individi prej te gjithe atyre qe jane arrestuar? Ne zonen e Unazes se re apo ne rrethinat perreth sikur te behet nje kontroll per arme me teper se trecereku i tyre kane arme sepse atje eshte si ne Mogadishu.

    Dhe komuniteti musliman duhet ti dale ne mbrojtje cdo besimtari musliman sa kohe qe ketyre nuk ju eshte vertetuar fajesia dhe jo te bej deklerata te parakoheshme.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    Norça.li (15-03-2014)

  11. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Sipas lajmeve ne disa media thuhet se jane gjetur materiale kompromentuese, përfshirë këtu edhe armë në Tiranë, Librazhd dhe Pogradec. Dmth te perfshish 3 qytete te ndryshme kur behet fjale per armet perben nje lajm bombastik. Pse policia e shtetit nuk i beri publike si zakonisht keto arme qe jane gjetur?

    Me beri pershtypje dhe deklerata e policise se shtetit qe aty ushtrohej aktivitet fetar ilegal i palegalizuar. Kjo do te thote se xhamia eshte ndertuar pa leje apo predikimi i imamit ka qene i kundraligjshem? Apo te dyja se bashku?
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 11-03-2014 më 16:14
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar angmokio për postimin:

    Norça.li (15-03-2014)

  13. #9
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Te gjitha pretekstët jan te mira, per t'i treguar evropes ekstremiste, se edhe ne i dënojm muslimanët e tan !


    Imam Abudllah Balla nuk eshte i panjohur per ligjëratat e tia anti-demokratike, madje edhe e kan gjetur terroristin e duhur per t'ia sherbyer Wilders'ave e Breivikave t'perendimit !


    Keta musliman duhët të lirohën sa me shpejt !

    Ndryshuar për herë të fundit nga Le dévoué : 11-03-2014 më 16:39
    … ///

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Le dévoué për postimin:

    Norça.li (15-03-2014)

  15. #10

    Për: Rekrutonin xhihadistë për në Siri, zbulohet në Tiranë celula terroriste

    Keta imam qe donin xhihad ne Siri harruan qe xhihadi me i madh duhej ne Shqiperi.
    Në asnji ligjeratë me sa kam ndëgjuar unë,nuk kan thirrë dikë që të shkon në Siri.
    Po normal se prej këtij shteti të kufrit dhe opingë e çifutëve kjo po pritej që të mos ngelin prapa shteteve tjera,dhe kjo është nji maskë perfekte për ta çorientuar masën nga problemet e mëdha sociale që po i kanoset shtetit.
    Inshalla po e shpejtojnë shkatërrimin e vetë,sepse islami fundamental po përhaapet me të shpejtë në të katër anët e botës dhe është nji proçes vetëm se i mbaruar duke filluar nga Shami ushtarakisht dhe do mbaron me fitore në tërë botën e kufrit.
    Fuqitë e mëdha i kanë thyer dhëmbët në Avganistan dhe Irak dhe nga ky debakël më nuk kanë mundësi të reparohen,po shihet nga shkurtimi i buxheteve të tyre ushtaarake dhe nga krizat e rënda ekonomike që po presin të shperthejnë në këto vende që ata këtë situatë po e mbajnë fshehtë.Sepse Allahu na paralajmëron në Kuranin e Tij se ata qafirët do të shpenzojnë kundra islamit tërë pasurit e tyre dhe pastasj kur tju harxhohen ju vjen dënimi.
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  16. Anetarët më poshtë kanë falenderuar referi_1 për postimin:

    Norça.li (15-03-2014)

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •