Edher tre ditë pas betimit të qeverisë së re italiane që kësaj radhe udhëhiqet nga kryeministri i ri në moshë, Matteo Renzi, vëmendja vazhdon të përqëndrohet te një ministre italiane.
Maria Elena Boschi, është përgjegjëse për reformën kushtetuese në qeverinë e re, mirëpo juristja italiane njëherë shumë më tepër po e tërheqë vëmendjen me pamjen e saj.
Ajo është lindur me 24 janar 1981, në Montevarchi pra ka 33 vjeç, ndërsa bën pjesë në këshillin udhëheqës të Partisë Demokratike të Italisë.
Matteo Renzi ka vendosur që pjesë të kabinetit të tij të emërojë tetë femra ministre, përfshi edhe ministren e drejtësisë, Alessia Morani, ministren e mbrojtjes, Roberta Pinotti, ministren e punëve të jashtme, Federica Mogherini.
Mirëpo vëmendja e madhe që është përqëndruar te Elena Boschi, duket se ka nxitur disa njerëz që të manipulojnë edhe me fotografitë e saj gjatë ditës kur është bërë betimi i qeverisë së re.
Njëra fotografi, derisa ajo nënshkruante betimin, me photoshop pantollonat e saj janë “zhveshur” për pak centimetra, mjaftueshëm për ta bërë të duket se ‘qëllimisht’ ka zbuluar tangat e saj.
Mirëpo një fotografi tjetër që gjendet në disa media italiane, i njejti moment ka pamje krejt tjetër./Zëri
http://www.zeri.info/artikulli/29628...-cmend-italine
![]()
Krijoni Kontakt