Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 77
  1. #51
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    As ne Turqine e 2014-es nuk po guxojne te ngrihen vete turqit per te protestuar lirisht kunder korrupsionit, hajnise dhe ndryshimeve te padeshiruara kushtetuese te autokracise kleptokratike te kamufluar me fashizem dhe fundamentalizem fetar, lere me qe shqiptaret apo cilado pakice kombetare te ngriheshin dhe te kerkonin gjuhe te veten ne Turqine e dikurshme apo edhe ate te sotmen.
    Shembulli i armeneve duhet te jete i majftueshem, per te kuptuar se cfare do te ndodhte me minoritete qe do te kerkonin te drejta me te medha. Por edhe shembulli i kurdeve, te cilet edhe pse jane shume me teper se shqiptaret e dikurshem, as sot nuk i gezojne as te drejtat minimale te minoriteteve ne shumicen e vendeve te Evropes.

    Prandaj, ajo cfare po ben ti nuk eshte me shume se perpjekje klasike per justifikimin dhe shfajesimin e Turqise me dredhim te fakteve, argumenteve dhe realitetit.
    Arsyen pse ti mundohesh te justifikosh keto gjera ne menyre te tille, dhe jo duke u bazuar ne faktet dhe realitetet te vlefshme historike dhe politike, te cilat patjeter se jane shume me te komplikuara dhe nuk e lene Turqine te duket aq mire sa ke deshire ti, e dine me se miri vete.
    Ne qe te njohim permes paraqitjeve tua ketu, vetem mund te marrim me mend se e gjitha ka lidhje te pandashme me fetarazimin tend dhe eventualisht lidhjet tua personale apo familjare etj. me Turqine. Ne rastin me te mire, behet fjale per reagime shpesh instinktive ne platforma te tilla, ku njerezit jane te prire te kundershtojne cdo gje qe mendojne se mund te jete ne cfaredo forme ne favor te kundershtareve.
    Nuk kundershtohet politika e Erdoganit me protestues homoseksuale apo me regjistrime false. Megjithate une ketu nuk kam marre persiper te mbroj turqine sepse pak me siper e shpreha qe ka pasur shume prej politikave te tyre te gabuara. Mua nuk me lidh asgje me turqine as personale dhe as familjare dhe nuk e kuptoj se ku e gjen ti lidhjen qe ma sjell si argument. Nuk po te thote askush qe ne kohet e sotme te ngrihesh e te luftosh apo te protestosh per te drejtat e tua. Ka plot menyra institucionale per te zgjidhur problemin e gjuhes apo te dickaje te ngjashme. Te thashe dhe me siper , ministrat e turqise kane kurajon e flasin ne shqiperi per rishikimin e historise nderkohe qe asnje politikan shqiptar nuk i kerkon turqise nje te drejte sikur eshte ceshtja e gjuhes.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nuk ka nevoje per sarkazem Darius. Shqiptaret qe ju ish mohuar gjuha shqipe nga krahu tjeter ishin ministra , gjenerale e oborrtaret e sulltanit. Kjo per mendimin tim eshte shume ironike qe nuk ka asnje lloj shpjegimi. Ti u sundove ashtu sic ke qene i sunduar gjate gjithe historise nga popuj me te fuqishem se ty. Une ja ve fajin shqiptareve me shume se sa turqve. Shume shtete kane qene nen sundimin e turqise por asnje shtet nuk kishte injorancen apo varferine e shqiperise. Nderkohe qe pasaniket evropiane me pasurine e tyre i jepeshin artit e infrastruktures agallaret budallenj shqiptare benin gara kush mbushte tokat me teper me florinj.
    Turqit mbaruan punen e tyre me konvertim ,pas konvertimit nuk kishim pune me ....
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  3. #53
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Turqit mbaruan punen e tyre me konvertim ,pas konvertimit nuk kishim pune me ....
    C'fare bene shqiptaret pasi u konvertuan ne te krishtere? Sipas gjetjeve arkeologjike civilizimi ilir dhe krenaria jone mbaron me konvertimin e shqiptareve ne krishterim. 10 shekuj ne krishterim gjen dot ti ne ndonje qytet shqiptar ndonje veper arti? Dmth qe te ta bej me te qarte lajthitja e shqiptareve kish filluar nja 10 shekuj perpara se turku te mbinte ne trojet shqiptare. Turku sic na gjeti ashtu dhe na la.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Nuk kundershtohet politika e Erdoganit me protestues homoseksuale apo me regjistrime false. Megjithate une ketu nuk kam marre persiper te mbroj turqine sepse pak me siper e shpreha qe ka pasur shume prej politikave te tyre te gabuara. Mua nuk me lidh asgje me turqine as personale dhe as familjare dhe nuk e kuptoj se ku e gjen ti lidhjen qe ma sjell si argument. Nuk po te thote askush qe ne kohet e sotme te ngrihesh e te luftosh apo te protestosh per te drejtat e tua. Ka plot menyra institucionale per te zgjidhur problemin e gjuhes apo te dickaje te ngjashme. Te thashe dhe me siper , ministrat e turqise kane kurajon e flasin ne shqiperi per rishikimin e historise nderkohe qe asnje politikan shqiptar nuk i kerkon turqise nje te drejte sikur eshte ceshtja e gjuhes.
    Do ta mirrnin pergjigjen se ne Turqi nuk jetojne miliona shqiptar, por vetem disa mijera, te cilet nuk kane shprehur ndonjehere deshiren e theksuar per ceshtjen e shtruar...
    Ne fakt Turqia, ngjashem si Greqia ne raste tjera kur jane ne pyetje pakicat kombetare, nuk do te pranonte as ekzistencen e miliona shqiptareve ne Turqi, sic pretendohet nga shqiptaret qe shume dekada. Prandaj, kur nuk pranohen as ekzistenca e shqiptarve ne Turqi, perjashtuar ndoshta disa mijera sa per sy e faqe, atehere nuk ke cfare te hapesh zyrtarisht keso ceshtjesh, te cilat vetem sa do t'i komplikonin kot marredhenjet politike etj. ne mes te dy vendeve.

    Une e permenda disa here, se nuk eshte ceshtja qe Turqia tani te zyrtarizoje gjuhen shqipe dhe te veproje ne menyre reciproke lidhur me trajtimin e gjuhes, traditave, kultures dhe historise shqiptare ne Turqi. Sepse ky tren, nese ka ekzistuar ndonjehere, ka ikur moti.
    Ceshtja e diskutueshme eshte nese eshte e pranueshme qe nje vend mik dhe "vella" te mos kete as katedra te gjuhes shqipe ne universitete dhe te mos kujdeset fare apo ne menyre te duhur per gjuhen dhe kulturen e nje kombi tjeter qe publikisht e konsideron si "vella". Pra, ne parim eshte ceshtje kryesisht politike. Faktet dhe argumentet, pse eshte keshtu si eshte, kush eshte fajtori dhe te tilla gjera kane automatikisht konotacion aktual politike dhe historik. Ne fund te fundit, esenca e se gjithes eshte pyetja nese nje vend dhe popull tjeter, i cili eshte sjellur dhe sjellet keshtu me ne, me gjuhen tone, me kulturen tone, me historine tone, e meriton te jete popull mik apo "vella" me ne, sic propagandohet publikisht dhe eshte bere gati tradite shpesh e padiskutueshme, jo vetem e udheheqeve tone politik, gjate disa viteve te fundit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 10-03-2014 më 18:47

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    276

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Duhet edhe më syçelë dhe më këmbëngulës shqiptarët në kërkesat e veta.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  6. #56
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Turqit mbaruan punen e tyre me konvertim ,pas konvertimit nuk kishim pune me ....
    Vetëm me ne Shqipet e paskan pasur inatin këta Turqit ?!! Sa të poshtër..

    Unë kam mendimin se Turqit gjetën këtu injorancë totale dhe e patën të lehtë ndikimin e tyre. Pastaj ajo puna e Skënder Beut që ke parë në film dhe që ty të eksiton pa masë nuk është dhe aq reale jo. Nuk e kuptoj se përse disa e kanë kaq të vështirë ta pranojnë se ne jemi populli më injorant në rajon , dhe kjo jo për shkak të Turqve por për shkaqe natyrale
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Vetëm me ne Shqipet e paskan pasur inatin këta Turqit ?!! Sa të poshtër..

    Unë kam mendimin se Turqit gjetën këtu injorancë totale dhe e patën të lehtë ndikimin e tyre. Pastaj ajo puna e Skënder Beut që ke parë në film dhe që ty të eksiton pa masë nuk është dhe aq reale jo. Nuk e kuptoj se përse disa e kanë kaq të vështirë ta pranojnë se ne jemi populli më injorant në rajon , dhe kjo jo për shkak të Turqve por për shkaqe natyrale
    Natyrisht se jemi popull injorant ,kete se ve ne dyshim ,te mos ishim te tille ,sdo beheshim musliman ,nuk urrej turqit une sepse turqit bene ate qe ka bere cdo pushtues ,imponimin e kultures se tyre ,eshte faji jone qe pranuam kulturen e tyre .Nuk eshte turku sot ai qe shan e mallkon ata qe luftuan kunder tij ,jane pasardhesit e atyre injoranteve sananlepires ...
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    C'fare bene shqiptaret pasi u konvertuan ne te krishtere? Sipas gjetjeve arkeologjike civilizimi ilir dhe krenaria jone mbaron me konvertimin e shqiptareve ne krishterim. 10 shekuj ne krishterim gjen dot ti ne ndonje qytet shqiptar ndonje veper arti? Dmth qe te ta bej me te qarte lajthitja e shqiptareve kish filluar nja 10 shekuj perpara se turku te mbinte ne trojet shqiptare. Turku sic na gjeti ashtu dhe na la.
    Mund te jete si thua ti ,vetem nje i lajthitur do pranonte te ndahej nga trungu dhe te perqafonte nje kulture primitive .
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Vetëm me ne Shqipet e paskan pasur inatin këta Turqit ?!! Sa të poshtër..

    Unë kam mendimin se Turqit gjetën këtu injorancë totale dhe e patën të lehtë ndikimin e tyre. Pastaj ajo puna e Skënder Beut që ke parë në film dhe që ty të eksiton pa masë nuk është dhe aq reale jo. Nuk e kuptoj se përse disa e kanë kaq të vështirë ta pranojnë se ne jemi populli më injorant në rajon , dhe kjo jo për shkak të Turqve por për shkaqe natyrale


    Shkrim me t'bukure moti nuk kam lexuar, te lumte. Eshte keq me thon por nese i referohemi mases vertet jemi njepopull injorant (i lodhur)..!
    Ndryshuar për herë të fundit nga roni_s : 11-03-2014 më 07:34
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  10. #60
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ne te dyja rastet, opcionet reale do te ishin shperngulja nga Turqia ose asmilimi...
    Njerezit qe kane halle te renda financiare, jane te perndjekur dhe nuk kane opcione tjera apo te cilet kane ndertuar ndonje lloje ekzistence ne Turqi (apo edhe kudo tjeter) sigurisht se do ta pranonin edhe asimilimin. Gje qe ka ndodhur edhe me shumicen e shqiptarve ne Turqi.
    Saber, nje nga nje, hap pas hapi......

    Shqiptaret ne turqi gjeten SHPETIM nga reconquista serbosllave. Qarte, se nuk i detyroje kush te vendosen ne turqi, gjysma u vendosen thjeshte ne tokat shqiptare, por ata qe u shperngulen jashta tokave shqiptare, ata gjeten vend ne shumice ne TURQINE e qemalit.

    Politika qemaliste ish kryekput NACIONALISTE si ne gjithe shtetet tjera europjane ku mbi te gjitha qendronte nacioni turk. Ne mund rradhazi ti kritikojme, mund rradhazi ti shajme e ofendojme, por nje realitet nuk mund ta ndryshojme, se TURQIA eshte shtet i turqeve, ashtu sic eshte shqiperia shtet i shqiptareve. Ki ish produkti i ndryshimeve politike pas rev. francez. U thy monarkia, sistemi feudal, u etablua demokratia, dhe gjithecka e rre kerkon edhe KOHE.

    Politika aktuale turke eshte akoma e stermbushur me idete nacionaliste te shek. te fundit, dhe per nje popull si turku, qe ka patur PERANDORI, me gati 500 vjete potence maramendese ushtarake, me pronesi gjigande, gjendja e paslufterava ka qene ne aspektin psikollogjik nje TRAUME e jashtezakonshme, ku se paku ajo "ftyre" qe ju mbet, eshte mbrojtur rreptesisht.

    Kjo nuk do me thene se politika nacionalo-shoviniste e tyre eshte e arsyetuar, por nen sy te rrethanave ekzistuese dicka "normale", qe neve nuk duhet te na shqetesoje aspak.

    FAKTI se edhe sot populli shqiptare ne turqi nuk gezon asnjecfare te drejte "nacionale" si komb, nuk eshte faj i turkut, por faji i joni pike se pari, qe nuk kemi as shtet, as vullnet, as force faktive per me i ndryshuar gjerat ne interessin tone. Nje shkolle GJERMANE, AMERIKANE, qofte edhe KINEZE eshte pike se pari ne interess te vet turkut, sepse i con femijet e vet ne ato shkolla per ti pergatit ta vershojne tregung boterore, andaje edhe nuk ke shkolla shqipe, shume thjeshte. Shkolla gjermane, franceze, mandej edhe gjymnaze te kishave te ndryshme i ke rradhazi ne turqi, e vetem shqip jo....

    Na ka faje kush neve se nuk kemi asnjecfare VLERE dhe NDIKIMI ne skenen politike, kulturore dhe ekonomike nderkombetarisht ???.........pra, neve nuk mund shtete tjera, gjegjesisht ASNJE SHTET MBI RRUZULL, ta lidhim per interess, ergo, nuk do te kemi edhe kurren e kurres hapesire te favorizuar per organizime kulturore ne interess tonin. Gjithecka cka deshirojm, cka duam ose qe e shohim per neve te nevojshme, duhet VETVETIU ta shkyejm prapanicen qe se paku ta sigurojme ate MINIMUMIN qe mos asgjesohemi. Edhe ne kemi nje traume, nga kjo traume kane lindur edhe gjysmakat e forumit tone, qe ne ate TONEN, ne trashigimine TONE, nuk shohin asgje shqiptare, por shohin vlera te huaja, dhe bejne vrap, shkumohen si kali ne laver, per me e zevendesuar ate qe mendojne se eshte e HUAJ, po me vlera tjera TE HUAJA.....por se paku keto vlerat e HUAJA jane sot per sot TOP, dhe ndoshta ne kete rruge se paku do te gjejme nje qetesi shpirterore, qe mos na duket vetvetja si fundesire nder popujt e dynjase.

    Mua me eshte ne shkalle te larte suspekte, dyqish jashtetokesore, PRITJA e disave, se ne kete dynja dikush paska patur arsye te te FAL dicka. E din si thot nje fjale e urte.....do te jap me GRUSHTA, kur do te keme me THAS....e kush ka me thas ???....asnjeri, pra, duhet te presim deri ne diten e kijametit, qe ndoshta dokush do te na fal dicka.....

    O vllazni, mbi kete rruzull edhe plumbi ne koke nuk te falte, duhet vet ta paguash !!!, pra lere turkun me turkllekun e vet te vegjetoje (por ne fakt jemi NE ata qe vegjetojme, jo turku !!!), shikjo shpetoje prapanicen tende.

    Ne turqi do te kete ate dite shkolla shqipe, kur shtetet shqiptare do ta lidhin turkun per interessi, pikerisht nga ajo dite !!!, deri ate dite, do te qajme se bashku mbi turkun gjakepires.....dhe turku gjakepires kur do te na shohe duke qare si mendoni, do ti vije gjynah ???..........pra, te presim deri ate dite kur do ti vije gjynah per neve ???

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ketu nuk po diskutohet per "brenga", por per trajtimin e padrejte deri te keq te shqipetarve, shqipfolesve, njerezve me prejardhje shqiptare si dhe ghuhes apo kultures shqiptare ne Turqine e vitit 2014. Trajtim i cili nuk eshte i pritshem dhe as i pranueshem ne mes te pupujve mike, lere me "vällezerve", sic thote vete Kryeministri aktual i Turqise sa here qe i jepet rasti. Ky trajtim behet edhe me i papranueshem kur kemi parasyesh trajtimin shume me te avancuar te minoritetit turk ne Kosove, ku disa mijere persona me prejardhje turke gezojne pothuajse cdo priviligj qe e gezon edhe shoqeria shumice, ne te gjitha aspektet. Bile kane edhe komune me shumice turke, e cila eshte krijuar vetem per ti avancuar te drejtat e turqve edhe me teper. Kerkesa apo pritshmeria nuk eshte per reciprocitet te plote, por per trajtim me te denje, duke u kujdesur, sic ju ka hije popujve "vllezer", per ruajtjen e gjuheve dhe traditave te njeri tjetrit -se paku duke mos rene edhe nen nivelin e rendomte apo popujve te armiqesuar.
    Kuptoje se turqia akoma eshte republike BANANESH !!!, lere ti rendin politik ne perendim, ate rrend turqia mund vetem ta enderroje !, nuk e sheh se sa e luhatshme eshte ne politiken e brendshme, edhe pse partia e erdoganit sundon me shumice absolute ???, eshte abzurde ne nje shtet me kesisoj perpjesetimesh politike vetem prerja e nje druri ne ndonje park te shkaktoje KRIZE qe ngre pluhur ne krejt mediumet boterore !!!

    Andaj edhe pyeta se CILA turqi eshte me e mire, e qemalit apo e erdoganit ???.........per shqiptaret qe te dija jane katastrofe ne vehte, aman nese ke me zgjedhe mes dy zullumeve, atehere ate zullum qe eshte me i vogel. Aktualisht me i vogel eshte ai i erdoganit, kurse nese kthehet turqia e qemalit, atehere adios, ciao ciao......


    tung
    albanish by nature

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •