Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 77
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe



    Në Turqi jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë të harruar apo asimiluar? Atyre nuk u lejohet ta mësojnë gjuhën shqipe as si gjuhë të huaj.

    Nëpër shkolla publike e private, si dhe universitete mund të mësohet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, por sistemi arsimor turk nuk e lejon shkollimin në gjuhën shqipe.

    Në asnjë universitet turk nuk ka katedër të gjuhës shqipe, kur vetëm në Itali ka shtatë të tilla. Katedra të gjuhës shqipe ka edhe në disa vende të tjera, ku prania shqiptare është shumë e vogël ose pothuajse mungon si në Rusi dhe në Kinë, transmeton albemigrant.com.

    Në Stamboll flitet gjerësisht rusisht, ndërsa shqiptarët që punojnë në treg, me vështirësi të flasin shqip, madje disa prej tyre, të përmalluar të ftojnë brenda dyqanit të vetë, se vetëm atje e ndjejnë se mund ta flasin gjuhën e tyre, pa u dënuar. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/shqip...e-2-42077.html

    Vellezerit turq...!

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    Shaboni (13-04-2014)

  3. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Sa kot ! Në Turqi jetojnë dhjetra rraca ashtu si në Amerikë, Kanada etj. Po të flitej gjuha e secilës rracë nuk do të ekzistonte më një shtet unik për motivin e thjeshtë karshillëk ndaj rracës tjetër. Unë do isha shumë dakord që të zhdukeshin të gjitha gjuhët dhe kulturat e botës dhe të krijohej një unike e pa uhazuar te asnjë rracë.
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Wordless për postimin:

    Lexuesi_ (10-03-2014)

  5. #3
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Shume e drejte. Ne turqi jane nje komunitet I madh shqiptaresh qe pothuajse jane asimiluar teresisht. Turqit asnjehere nuk kane pranuar qe ne turqi te hapen shkolla ne gjuhen shqipe. Madje edhe ne shqiperi per hapjen e shkollave shqip jane bere pengese dhe kane arrestuar dhe vrare me qindra atdhetare. Atehere lind pyetja, pse neve duhet te lejojme shkollat turke ne shqiperi te cilat jane bere si kepurdhat dhe ne te cilat krahas himnit shqiptar kendohet edhe ai turk?

    Arsimi ne shqiperi ka nevoje per nje reforme te fuqishme dhe sidomos enti privat duhet te pastrohet mire.
    Shqiptaret e turqise ne te shumten e rasteve nuk dine fare shqip. Une njoh shume te tille.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 09-03-2014 më 16:18
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Sa kot ! Në Turqi jetojnë dhjetra rraca ashtu si në Amerikë, Kanada etj.
    Amerika dhe Kanada nuk jane te krahasueshme asnje vend te Evropes dhe te Azise apo Evroazise. Keto te dyja, perfshire gjithe kontinentin amerikan, Australine dhe disa ishuj pacifik jane vende te krijuara nga emigrantet e ndryshem, ne radhe te pare nga emigrante evropian dhe ish-skllever afrikan, por edhe miliona emigrante te tjera nga te kater anet e botes, sidomos ne shekullin e kaluar e deri sot. Turqia dhe asnje shtet tjeter evropian dhe evro-aziatik nuk ka nje histori apo nje pervoje as perafersiht te ngjashme. Amerikes tanime shume me pare i ngjajne disa shtete te Evropes Perendimore se Turqia apo shtete te ngjashme te rajonit.

    Ne Amerike dhe ne Kanda gjithashtu nuk eshte e ndaluar asnje gjuhe.
    Organizimi i mesimit ne gjuhe te ndryshme ne shkolla dhe universitete nuk eshte i ndaluar dhe patjeter mund te organizohet, nese ka interes te mjaftueshem per nje gje te tille.

    Askush, as autori i artikullit, sipas gjases nuk ka kerkuar qe gjuha shqipe te behet gjuhe zyrtare ne Turqi, pavaresisht se vetem disa mijera turq ne Kosove gezojne pikerisht kete privilegj dhe jane te perfaqesuar ne te gjitha institucionet e shtetit si te ishin ndonje pakice domethenese, edhe pse ndoshta nuk jane as 1%.

    Me e keqja eshte se Turqia shqiptaret e atjeshem resp. njerezit me prejardhje shqiptare nuk i konsideron as si te tille, por si turqe. Dhe shumica, sidomos pasardhesit e emigranteve dhe te perndjekurve te dikurshem te Ballkanit (para se gjithash nga Serbia, Maqedonia dhe Greqia), lere me gjeneratet e mehershme, jane asimiluar gati perfundimisht. Bile Turqia ne fakt as shqiptaret e sotem te Ballkanit nuk i trajton vertete si shqiptar, vetem sa per sy e faqe.

    Perndryshe, natyrisht se eshte kot te thirresh ne kinse 6 milione "shqiptar" ne Turqi dhe te kerkosh trajtim adekuat. Sepse po te ekzistonin 6 milion shqiptar ne Turqi, atehere ata moti do kishin jo vetem shkolla ne gjuhen e tyre, por edhe shume gjera tjera. Jane vetem disa mijera qe pak a shume flasin shqip dhe te cilet shpesh as vete nuk e dine mire se cilit komb deshirojne ti takojne.

    Ceshtja, megjithate, nuk eshte kaq e thjeshte, kur kemi parasyesh se Turqia shtiret si shtet mik (per disa "vella" ) i Kosoves dhe i Shqiperise. Dhe nga nje shtet i tille natyrisht se do te ishte e pritshme qe shqipetaret ti trajtoje vecanerisht mire, edhe kur eshte ne pyetje kujdesi per gjuha dhe kulturen e tyre ne Turqi. Pra, pyetaj eshte nese sjellja e Turqise ndaj shqipetareve te atjeshem eshte ne perputhje me rolin politik te Turqise se sotme si vend mik ("vella") i popullit shqiptar te Ballkanit. Per reciprocitet te mos flasim fare, kur kemi parasyesh privilegjet e Turqve p.sh. ne Kosove...

  7. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Sa kot ! Në Turqi jetojnë dhjetra rraca ashtu si në Amerikë, Kanada etj. Po të flitej gjuha e secilës rracë nuk do të ekzistonte më një shtet unik për motivin e thjeshtë karshillëk ndaj rracës tjetër. Unë do isha shumë dakord që të zhdukeshin të gjitha gjuhët dhe kulturat e botës dhe të krijohej një unike e pa uhazuar te asnjë rracë.
    Une do isha shume dakord qe te zhdukeshin te gjitha llojet e rrobave te botes dhe te krijohej nje uniforme unike ,gjithashtu do isha shume dakord te perdorej vetem nje lloj ushqimi ,vetem pasul
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ane për postimin:

    Cen Durimmadhi (10-03-2014)

  9. #6
    i/e regjistruar Maska e Fishtani1
    Anëtarësuar
    09-12-2009
    Postime
    1,334

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    haha 6 milion shqiptar. Cfare shablloni.
    Ne Turqi maksimumi mund jene 1.5 milion me origjine shqiptare dhe 98% e tyre nuk dine shqip.

  10. #7
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin


    Në Turqi jetojnë rreth 6 milionë shqiptarë të harruar apo asimiluar? Atyre nuk u lejohet ta mësojnë gjuhën shqipe as si gjuhë të huaj.

    Nëpër shkolla publike e private, si dhe universitete mund të mësohet anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, por sistemi arsimor turk nuk e lejon shkollimin në gjuhën shqipe.

    Në asnjë universitet turk nuk ka katedër të gjuhës shqipe, kur vetëm në Itali ka shtatë të tilla. Katedra të gjuhës shqipe ka edhe në disa vende të tjera, ku prania shqiptare është shumë e vogël ose pothuajse mungon si në Rusi dhe në Kinë, transmeton albemigrant.com.

    Në Stamboll flitet gjerësisht rusisht, ndërsa shqiptarët që punojnë në treg, me vështirësi të flasin shqip, madje disa prej tyre, të përmalluar të ftojnë brenda dyqanit të vetë, se vetëm atje e ndjejnë se mund ta flasin gjuhën e tyre, pa u dënuar. /Telegrafi/

    http://www.telegrafi.com/lajme/shqip...e-2-42077.html

    Vellezerit turq...!
    Ketu prezantohet Turqia sikur t'ishte nje shtet diktatorial. Faqja albemigrant, eshte faqja me e ndyte dhe me fashiste qe gjindet ne boten e internetit shqiptar ! Shkollen e hap, por nese s'ka kush t'i meson shkronjat, me mir mos e hap fare !

    Sa jan tentativat e shtetit shqiptar qe te dergon misionar te gjuhes ne Turqi ? ne Zvicerr ? ne Gjermani ? Sigurisht se asnje !

    E me qesharakja eshte kur shqiptaret si antiproanti, besojn se nje shteti turk do te angazhon mesues shqiptar qe t'ua mesoj gjuhen pakicave te veta.
    … ///

  11. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Në Stamboll flitet gjerësisht rusisht, ndërsa shqiptarët që punojnë në treg, me vështirësi të flasin shqip, madje disa prej tyre, të përmalluar të ftojnë brenda dyqanit të vetë, se vetëm atje e ndjejnë se mund ta flasin gjuhën e tyre, pa u dënuar
    hahahahaha cfare u bejne anti i presin llapen nese flasin shqip?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  12. #9
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Turqia, ai vend demokrat! Ketu "u njohin" te drejtat gjithe pakicave, bilese kurdet deri para 2 -3 vjetesh nuk guxonin as te deklaroheshin si kurd edhe pse jane popull shume i madh dhe ne token e vet . I kan coptuer ne mes te Turqise, Iranit, irakut, Sirise ( ah si me ngjan ne shqiptaret) dhe i quajn si evgj. Propagande alla sebosllavogreke. I shkelin, u mohojne te drejtat ne gjuhe, edukate, arsimim. I percajne ...

    Shqiptaret jane atje "muhaxhir" dhe nuk kan se cfare te kerkojne.Turqia i ka perdorur arnavudet ne lufte mu kunder kurdeve dhe shume e shume gjera tjera. Per kete problem mund te shkruhen libra e libra, por nuk guxojme se i kan ne istikame "SHEFQET KRASNIQET" dhe "FUAD RAMIQET". Rrofte Turqia per ndihmen 500 vjete me radhe dhe na bene shtetin dhe kombin me te zhvilluar dhe me te forte te BAllkanit e me gjere.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  13. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Shqiptarëve në Turqi nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën shqipe

    Citim Postuar më parë nga Le dévoué Lexo Postimin
    Ketu prezantohet Turqia sikur t'ishte nje shtet diktatorial. Faqja albemigrant, eshte faqja me e ndyte dhe me fashiste qe gjindet ne boten e internetit shqiptar ! Shkollen e hap, por nese s'ka kush t'i meson shkronjat, me mir mos e hap fare !

    Sa jan tentativat e shtetit shqiptar qe te dergon misionar te gjuhes ne Turqi ? ne Zvicerr ? ne Gjermani ? Sigurisht se asnje !

    E me qesharakja eshte kur shqiptaret si antiproanti, besojn se nje shteti turk do te angazhon mesues shqiptar qe t'ua mesoj gjuhen pakicave te veta.
    Para nje muaji lexova nje artikull per vajzat nga Kosova te martuara koheve te fundit ne Turqi ,vajzat nga ky artikull ishin nga Dardana (ish Kamenica) dhe sipas tyre atyre ju ishin ndrruar emrat ,nga emra shqiptar ne emra turq ,njeres mu kujtua i kishin vene emrin Egje .Vajzat ne fjale ishin disi te zgjenjyera nga jeta ne Turqi pasi kishin pretenduar se do ishte njejt si ne Zvicer apo Gjermani ,ato ishin te zhgenjyera edhe me kulturen e atjeshme pasi perhere kishin menduar se kishim kulture te njejte por qe nga pervoja e tyre rezultoi qe dallonim shume .Pastaj une kam familjar ne Turqi qe jetojne atje mese 50 vite ,te gjithe mbimerat e tyre jane ndryshuar ,nga mbiemri i fisit shqiptar ne mbiemer turk ,keshtuqe mos me mbroj Turqine me se nuk e ke idene sa idiot e qesharak del

    Edhe Rumania e Bullgaria me gati se fare shqipare kane pranuan shqipen si gjuhe minoritare ndersa Turqia jote me afer 1.5 milion jo
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •