There is a special place in hell for women who don't help other women.
Madeleine Albright
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
There is a special place in hell for women who don't help other women.
Madeleine Albright
Mos e zgjatim shume, ne turqi ka ndodhe ajo qe gjermania e enderroj 30 vjet me rradhe....INTEGRIMI i nje shoqerie te huaj. Kuptohet se mvaresisht nga koha dhe rrethanat, ki integrium me ne fund do tre shnderohet ne ASSIMILIM klassik, pra, do te mundet kultura shqiptare nga kultura turke. Nese duam te ndryshojme dicka, atehere duhet URGJENTISHT te veprojne shtetet tona, ngase edhe koha nuk eshte shume e gjate, dhe gjurmet jane te fresketa, perndryshe, ato familje qe jane shkeputur terresisht me rrenja nga vendlindja, ato rrezikojne te shkrihen me popullin turk dhe ti humbasin gjurmet shqiptare ne terresi.
Edhe ne vendet perendimore gjendja e shqiptareve nuk eshte ME E MIRE se ne turqi, vetemse ka nje dallim rrenjesore....ne turqi shqiptaret ndihen per arsye te fese te AFERM me popullin turk, dhe keshtu jane INTEGRUAR ne shoqerine e atjeshme. Ne vendet perendimore shqiptaret me nje kulture dhe fee tjeter nuk MUND TE INTEGROHEN, aman nevojat SOCIALE kerkojne patjeter kujdesje keshtuqe ne perendim shqiptaret kerkojen afrim te njeri tjetrit, dhe mbajen lidhje te forta me vendlindjen, dhe keshtu tek ty eshte krijuar nje pasqyre se emigrantet ne perendim jane me te perkushtuar per atdheun se ato te turqise. Kjo nuk eshte e vertete, ose se paku nuk eshte e sakte. Pastaj, ne turqi ke familje qe janme shkeputur RRENJESISHT nga vendlindja per arsye te politikes se tokes te djegur shkavelle, ngjajshem me shpernguljet e popujve europjan per ne amerike, te cilet nuk kane me gjurme ne kontinentin e vjeter, edhe pse arsyet per shperngulje kane qene tjera, perfundimi eshte i njejte, assimilim ose tjetersim.
Natyrisht se shteti qemalist mund te akuzohet dhe duhet te akuzohet per shkelje flagrante te te drejtave te popujve per kultivimin e kultures se tyre, por gjithesesi ne europen perendimore edhe shqiptaret nuk gezojne ndonje trajtim superiore ose te bukur. Ketu ne e kemi lirine tone te ORGANIZOHENA vetvetiu, dhe kete edhe e bejme, pa pengese te shteteve ku jetojme, dhe fatkeqeisht edhe PA MBESHTETJE te shteteve ame.
Nje gje aman duhet ta kemi te qarte, se shqiptaret e turqise, te cilet jetojne jo me large se 1000 km large vendlindjes se stergjysherve, ne cdo kohe dhe ne cdo moment i kemi ne KRAH tonin.
Tung
albanish by nature
Argumenti yt se shqiptaret jane "integruar" ne shoqerine turke, jo vetem qe eshte i pasakte, sepse ne mes te asimilimit dhe integrimit ka dallim mjaft te madh, por edhe per shkak se nuk mund te argumentosh me gjera te vetekuptueshme...
Integrimi nuk nenkupton humbjen e teresishme te gjuhes, traditave dhe kultures, madje edhe ndalimin per ti kultivuar ato, gje qe shkon aq larg sa qe njerezve ju ndalohet te mbajne edhe mbiemrat e tyre, me qellimin e vetem te asmilimit total dhe zhdukjes se cdo gjurme te prejardhjes se tyre.
Ajo cfare ti e quan "integrim", ne rastin e shqiptarve te Turqise eshte asmilim klasik i formave me te ashpera. Kur miliona njerezve ju ndalohet apo nuk ju lejohet gjuha, nuk ju lejohen shoqata qe organizojne, kultivojne dhe ruajne gjuhen, traditat dhe kulturen e tyre, madje ju ndalohen edhe mbiemrat e tyre, atehere behet fjale per asimilim pjeserisht te dhuneshem. Dhe ne momentin kur ketyre masave asimiluese ju shtohen edhe fakti i fese se perbashket dhe disa traditave te ngjashme dhe te perbashketa si rezultat i pushtimit disa shekullor, atehere rezultati ne menyre te pashmangshme eshte asmilimi total.
Eshte e vetekuptueshme qe shqiptaret e perndjekur dhe te shperngulur, pjeserisht vullentarisht dhe pjeserisht me dhune, kane shkuar me prioritet ne Tuqi dhe jo ne Serbi, Greqi, Bullgari... prej nga edhe jane shperngulur dhe perndjekur. Prandaj, eshte e pakuptimte qe ky fakt te perdoret si argument, sic e ben ti, per te paraqitur asimilimin e shqiptarve ne Turqi, te cilin ti gabimisht por qellimisht e quan intergrim, si rezultat i aftesise se shoqerise turke per integrim te shoqerive dhe kulturave tjera ose se paku te shoqerive tjera qe kane te njejtin besim fetar. Intoleranca e natyrishme apo e organizuar ndaj popujve, gjuheve, kulturave... tjera, nuk perfundon ne momentin kur popuj apo grupe te ndryshme etnike kane fe te perbashket. Ka shume shembuj historik dhe aktual te lufterave, masakrave, shtypjeve, pushtimeve, asmilimeve... te grupeve, popujve, vendeve dhe rajoneve me perkatesi te njejte fetare. Prandaj, nuk ke asnje arsye te vertete qe te provosh te zbukurosh asimilimin pjeserisht te dhunshem te miliona shqiptarve ne Turqi, duke perdorur kinse argument, te cilat ne fakt jane vetem tentim i deshtuar i mbrojtjes se tezave te pavlefshme te Turqise si dhe turqve si shtet mik apo "vella", sic propagandojne Erdogani dhe Thaci per arsye politike...
Ne kete kontekst, ja edhe nje shkrim adekuat dhe i pershtatshem lidhur me temen dhe qe pershkruan mjaft mire gjendjen e disave prej nesh ne raport me Turqine:
Filozofët e tjetërsimit kombëtar
Nuhi Ismajli
Njëqind e sa vjet pas përfundimit të njërës nga robëritë më të rënda e shumëshekullore mbi shqiptarët-robërisë turke- në një kohë kur trashëgimtarët e pushtuesve turq, siç e konsiderojnë vetveten tani qeveritarët e diplomatët e ndryshëm turq, duan ta ringjallin Perandorinë e dikurshme Osmane, në një kohë kur disa “shqiptarë” në pushtet (në Kosovë) ndërrojnë tekstet shqipe, sipas kërkesave turke dhe (në Shqipëri e Kosovë) i bashkohen strategjisë neo-osmane turke
Duke marrë atë edhe si strategji “kombëtare shqiptare”, në një kohë kur edhe ata që janë marrë aq gjatë e me përkushtim me urtinë kombëtare e njerëzore, e edhe janë mburrur e afirmuar si figura kombëtare e intelektuale shqiptare, veçmas duke u marrë me studimin dhe përhapjen e urtisë kombëtare të rilindësve, kanë heshtur, sikur të mos ishin më ata të mëparshmit dhe, mbase edhe e kanë braktisur idealin e orientimin e tyre të mëparshëm, apo, mbase, edhe janë penduar për përkushtimet e tyre të mëparshme, etj., pikërisht në këtë kohë, më shumë se asnjëherë më parë, u ringjallën shërbëtorët e dikurshëm “shqiptarë” të pushtuesit turk.
Me vullnetin dhe krenarinë e tyre të paturpshme po përpiqen t’i bindin shqiptarët se model ideal i jetës së tyre është realiteti i jetës shqiptare i kohës së robërisë turke, kurse ideali i tyre-ideali i tjetërsimit të tyre kombëtar në turq. Këta filozofë të marrë të marrëzisë, tanimë, sipas filozofisë së pushtuesit dhe tezave më antinjerëzore e antishqiptare, kanë krijuar shkollën e tyre, sipas së cilës mbajnë ligjëratat e përditshme dhe përhapin “urtinë” e tyre e “i mësojnë” shqiptarët si duhet të fshijnë kujtesën e tyre historike, të harrojnë ç’kanë qenë e çka duhet të jenë, pra edhe ta likuidojnë vetveten me besime të marra dhe, në kundërshtim me arsyen njerëzore, të besojnë se pushtuesi nuk është pushtues, po çlirues, se robëria nuk është robëri, po liri, se nuk duhet të lakmojnë lirinë dhe përparimin si gjithë popujt e botës, po integrimin me ripushtuesit dhe jetën nën sundimin e tyre.
Për filozofët e marrë të marrëzisë, të dhënat shqiptare për të kaluarën dhe qëndrimin njerëzor e kombëtar të tyre, nuk qëndrojnë dhe nuk kanë asnjë vlerë.
Sipas tyre, të dhënat e shqiptarëve p. sh. për pasojat e pushtuesit turk dhe robërinë shumëshekullore turke mbi shqiptarët nuk janë të vërteta. Prandaj, sipas filozofëve të marrë të marrëzisë nuk duhet t’iu besojmë as të dhënave të shqiptarëve të kohës së pushtimit e të robërisë turke, ndonëse ata jetuan e përjetuan atë kohë dhe nuk patën nevojë të gënjenin, po lanë dëshmi, si një mësim për të ardhmen. Kështu, sipas këtyre “filozofëve” nuk duhet t’i besojmë çka thotë Barleti, Beçikemi, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdanët…Nuk duhet t’iu besojmë as të dhënave të aty-këtushme të ndonjë bejtexhiu. Nuk duhet t’iu besojmë, sipas këtyre “filozofëve”, as të dhënave të rilindësve, se ç’thonë lidhur me robërinë turke mbi shqiptarët dhe rezistencën e shqiptarëve kundër asaj robërie, por t’i besojmë asaj që thonë ata, se turqit ishin çlirimtarët e shqiptarëve, se shqiptarët nuk ishin kundër pushtuesit e robërisë turke, po ishin me vetë-dëshirë të integruar me ta e marrëzi të tjera.
Pra, sipas filozofëve të marrë të marrëzisë, nuk duhet t’iu besojmë as dëshmitarëve të gjallë të realitetit shqiptar nën sundimin osman, pra, sipas tyre, nuk duhet t’i besojmë as S. Frashërit, i cili jetoi e përjetoi vetë atë kohë dhe, ndër të tjera, na tregon për gjendjen në të cilën ishin katandisur shqiptarët nën robërinë turke (“Sot, shumë Shqiptarë, nëntëdhjetë për qint, mund të themi, s’janë Shqipëtarë as me mënt as me zemrë; kombin’ e tyre e gjuhënë s’e duanë as e nderojnë; s’duan të këndojnë’ e të shkruajnë në gjuhët të tyre, edhe shumë kanë turp edhe të flasin shqip!”, në: “Sami Frashëri: “Shqipëria…”, Rilindja, Prishtinë, 1978, f. 103).
Filozofët e marrë të marrëzisë, përpiqen t’i bindin shqiptarët të mos iu besojnë, madje, as të dhënave të autorëve turq, lidhur me pushtimin turk mbi shqiptarët dhe përjetimet e pësimet e shqiptarëve nën robërinë turke. Kështu, sipas filozofëve të marrë të marrëzisë, shqiptarët nuk duhet t’i besojnë as asaj që rrëfen p.sh.. kronikani turk Tursun beu, lidhur me atë se çfarë përjetuan shqiptarët nga pushtimi turk:
“Me ndihmën e më të Lartit, pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të ikte mendja, shiteshin vetëm për tre apo katërqind aspra. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra. (…) Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafetë…të gjithë djemtë dhe vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin” (“Kronikat e Tursun Beut”, Tiranë, 2011, f. 150-154).
Sipas filozofëve të marrë të marrëzisë, lidhur me pushtimin e robërinë turke mbi shqiptarët dhe përjetimet e qëndrimet e shqiptarëve ndaj asaj robërie, nuk duhet t’i besojmë as kronikanit tjetër të kohës, Qemal Pashë-Zadesë, i cili, në kronikën e tij, ndër të tjera, shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër”.
Ata i kanë shpallur luftë një filozofie të tërë të urtë njerëzore e kombëtare dhe përpiqen t’i bindin shqiptarët të braktisin urtinë e tyre kombëtare. Ata nuk pëlqejnë urtinë dhe idealin njerëzor e kombëtar të njeriut që të jetë i lirë dhe i përparuar. Filozofia e tyre është ta duash pushtuesin e robërinë dhe të jesh i pushtuar e i tjetërsuar. Prandaj, si të tillë, nuk brengosen pse dalin në kundërshtim me gjithë synimin njerëzor dhe në kundërshtim me qëndrimin, përpjekjet dhe idealin gjithënjerëzor, pra edhe të shqiptarëve. Filozofëve të marrë të marrëzisë iu duket vetja më njerëzore, më kombëtare dhe më e urtë se uni i shqiptarëve që kundërshtoi robërinë turke (e të tjera robëri). Iu duket vetja edhe më njerëzore, më kombëtare e më e urtë edhe se ideologët shqiptarë: Barleti, Beçikemi, Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdanët, De Rada, Naimi, Samiu…Iu duket vetja edhe më njerëzore, më kombëtare dhe më e urtë, madje, edhe se Naimi, Samiu e të tjerët, të cilët vetë e jetuan e përjetuan kohën e robërisë turke, e se jetuan edhe në qendrën e perandorisë, po kurrë nuk e lanë porosinë se shqiptarët duhet të integrohen me pushtuesin e të pranojnë tjetërsimin.
Përkundrazi, veprat e tyre, siç dihet, ngrenë lart pikërisht shqiptarin i cili e ndjen veten shqiptar, i cili lufton kundër pushtuesit dhe siguron lirinë e përparimin e vet. Thirrja antinjerëzore dhe antishqiptare, që shqiptarët të integrohen me turqit, që strategjia e shqiptarëve të jetë strategjia turke etj., është një marrëzi aq e dukshme, sa, për një njeri normal, as që duhet një shpjegim i posaçëm. Sepse, ku ka thirrje më absurde se thirrja që të gjithë ata me besim të njëjtë me turqit, të bëhen turq?! Propaganda e sotme antishqiptare për integrimin e shqiptarëve me turqit dhe turqizimin e tyre është vazhdimësi e propagandave dhe përpjekjeve të hershme antishqiptare për zhbërjen e qenies shqiptare dhe, si e tillë, është njëra prej propagandave speciale antishqiptare të njohura prej kohësh. Prandaj, tani, kur është ringjallur dhe synon të imponohet me ngulm e keqja e së kaluarës së kohës së robërisë, mjafton të sjellim ndërmend urtinë shqiptare të asaj kohe, e cila është drita e vetme e një të ardhmeje të denjë njerëzore e kombëtare.
(Autor është gjuhëtar. Ky tekst u huajt nga gazeta “Shekulli”)
http://www.koha.net/?id=31&o=36
Nuk e shoh thelbin e problemit qe ke !!!, ne njeren ane eshte e qarte se shqiptaret ne turqi i jane nenshtruar nje assimili, i cili me siguri ne dekadat e ardheshme do te shnderohet ne assimilim total, njejte si ai i popujve te ndryshem qe jetonin nen umbrellen e austrohungarise, ku per shembull ne Vjene sot cdo i dyti qytetare ka rrenja emigrante, por edhe para plumbit thote se eshte austriak, qofte edhe hungarez, cek, sllovak, kroat apo serb nga origjina stergjyshore....
Ne kontektsin qe biseodj une se paku, nuk foli per assimilim klassik ku pushtuesi me dhune te pushtuarin e tjeterson. Ketu me shume mund te folet per nje INTEGRIM. Natyrisht se edhe integrimi sado kudo me ne fund perfundon ne assimilim, po qe se kultura jote eshte me e dobet se e tjetrit. Ne rastin e shqiptareve dhe turqeve dallim te larte ose te qarte mes kulturave nuk ka, keshtuqe eshte edhe rrende me e hjek ate vijen qe na ndane ne kete aspekt. Pra, edhe ketu nuk mund te folet per assimilim.
Nuk mund akoma te folet per assimilim, sepse edhe rrethanat jane pakez me te ndryshme. Nese merret parasysh se vet qemali ka qene "emigrant" (shih sllavomaqedonet i kane ngrejtur shtepi perkujtimore babes qemalit ne Koxhaxhik afer dibres) dhe fryma ekzistuese SUPERNACIONALE e kohes (rrjedhoja te ngjajshme ke psh. edhe ne bugari me ndryshime emrash, ke ne rusine staliniste edhe me dhune per martesa nderkonfesionale dhe nderetnike etj....) dhe akoma komuniteti KURD qe fiton dita dites me shume potence politike (edhe pse i nenshtruar te njejtave kushte si shqiptaret), atehere duhet shikjuar me kujdes krejt situaten ne pergjithesi.
Neve na mjafton fakti i vetem se SHQIPTARET e turqise kane interess, dhe kane MUNDESI, ti shfrytezojen synergjite qe rrezulltojne nga affiniteti jone dhe nga kushtet e pershtatshme politike. Nese mund nje familjare i shokut tim, qe jeton qe nga vitete e 60-a ne turqi te distributoje mobiljet e fabrikes vete ne Austri dhe Gjermani, PSE mos te vije te ndertoje nje fabrike ne kosove ose shqiperi dhe te punesoje qindra shqiptare ???...........ne rrethanat aktuale politike ne tokat shqiptare nuk do te kemi investore perendimore, ngase mungon siguria ligjore, te vetmit qe jane te gatshem te investojne, jane pikerisht SHQIPTARET e turqise, per te cilet affinitetet familjare MJAFTOJNE si siguri. Edhe turqit etnik nuk te vijne ne kosove, mos e mbaj ate dert !!!
Pra, neve si shqiptare na hapen mundesi shume te mira ne sferen ekonomike, kurse ne nga padija, nga injoranca, nga enderrat e kuajve qe i kemi (se shqiptaria behet "zvicer" vetem nese investon google, apple, audi, mercedes und co.) i bjerim te mire me shqelm, se jemi ne pozite te tille me zgjedhe si ne pazare. Kjo eshte tej masse kontraproduktive dhe edhe antikombetare, ngase nuk maten interesset me kantare real dhe keshtu shfaqet nje PAPERGJEGJESI qe ne fakt kerkon edhe konsekuenca. Pikerisht pra, si ai teksti qe ma ke sjelle nga adashi im........nje person qe perdore ne fjalore fjalet "Sipas filozofëve të marrë të marrëzisë" per mua diskreditohet vetvetiu per joserioz !!!, nje analize qofte politike, qofte teknike, qofte fillozofike, duhet te jete e permbajtur ne fakte dhe mendime konstruktive, e jo ne ofendime subtile, ngase kjo e shpalon intencionin e personit. Nje ANALIST duhet te jete tej masse KONSTRUKTIV, per polemika dhe mendjemadhesi ose mencuri ka fusha tjera.
tung
albanish by nature
Krijoni Kontakt