-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Ekzekutohet në pragun e shtëpisë 45-vjeçari
Publikuar më 17.01.2014 | 21:48
Një 45-vjeçar është vrarë sonte me armë zjarri, në pragun e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, në Tiranë, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri Hasan Taljan, nga Bulqiza. Talja është dërguar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra, dhe ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por nga burimet paraprake mësohet se viktima ka pasur më herët një konflikt tek Tregu Elektrik, që ndodhet afër shkollës së Baletit në Tiranë.
/Shekulli Online/ E.B./
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
e kam shpreh dhe ne disa tema tjera esht krejt normale
te fortit e pd vritnin ato te PS
tani u be rokada mos mendoni se do falen jo
te tjera ngjarje na presin
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Familjarët e vëllezërve Çollaku në protestë: Të largohet Tahiri, hodhi baltë mbi të vdekurit
18 Janar 2014 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip
Familjarët e vëllezërve Melsi dhe Elvis Çollaku, të cilët u vranë nga policia greke kanë protestuar ditën e sotme, duke kërkuar drejtësi në zbardhjen e të vërtetës.
Duke mbajtur fotot e dy të vrarëve në duar, ata i kanë cilësuar shpifje deklaratat e policisë greke dhe të asaj shqiptare që u pajtua me ta, dhe kanë kërkuar një ekspertizë më të thelluar lidhur mw vdekjen e të afërmve të tyre.
Familjarët e dy viktimave kanë kërkuar largimin nga detyra të ministrit të brendshëm, Sajmir Tahiri i cili sipas tyre me heshtjen e tij dhe pajtimin me policinë greke, hodhi baltë mbi të vdekurit.
18 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Durrës, makina përplas për vdekje kalimtarin
21/01/2014
Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mëngjesin e të martës në Durrës ku mbeti i vdekur një këmbësor dhe u plagosën katër të tjerë, respektivisht drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerët e tyre.
Aksidenti ndodhi në vendin e njohur si “4 Rrugët e Fllakës”, në afërsi të një pike karburanti. Dy automjete tip “Fiat” që lëviznin në drejtime të kundërta janë përplasur me njëri-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur i vdekur një këmbësor, i identifikuar nga policia si Gëzim Muça, 54 vjeç nga Fllaka.
Të plagosur kanë mbetur edhe dy drejtuesit e automjeteve Bledar Pista, 21 vjeç dhe Ardit Isufaj, 29 vjeç, të dy banorë të Fllakës, e fejuara e njërit prej drejtuesve, si dhe një person që ndodhej pasagjer në automjetin tjetër. Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën dhe me dëmtime të lehta, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësis penale.
/ Top Channel
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Beji nje test alkoli dhe Bledari do dale me
alkol te larte ne gjak.Ka pire alkol para aksidentit,i dehur.
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Makina del nga rruga, vdes 22-vjeçari, plagoset një tjetër
Publikuar më 23.01.2014 | 18:12
Një aksident i orëve të vona të pasdites së sotme i ka marrë jetën një personi, si dhe ka mbetur i plagosur rëndë një tjetër shtetas. Mësohet se rreth orës 17:20 të pasdites, një makinë ka dalë nga rruga, në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Fran Pepushaj 22 vjeç, si dhe është plagosur rëndë Saimir Hoxha. Sipas policisë së Shkodrës, makina ka dalë nga rruga në fshatin Shtoj, pasi drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin. Policia ndodhet në vendngjarje, dhe po heton rreth shkaqeve të aksidentit.
/Shekulli Online/ E.B./
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Trafiku i drogës Shqipëri- Itali-Holandë, pranga 33 shqiptarëve
Rrjetit të trafikantëve iu sekuestruan edhe prona me vlerë prej 2 milionë euro
Publikuar më 23.01.2014 | 10:18
Policia italiane ka shkatërruar një rrejt të trafikut të drogës, e cila udhëhiqej nga shqiptarët. Guardia Di Finanza në saj të një operacioni të ndërmarrë mëngjesin e sotëm ka arrestuar 35 persona, nga të cilët 33 ishin shqiptarë, një serb dhe një vajzë rumune.
Policia ka bërë të ditur se banda kriminale udhëhiqej nga tre shqiptarë, të cilët kryenin trafik ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës. Mediat italiane bëjnë të ditur se, organizata kriminale trafikonte heroinë dhe kokainë nga Holanda drejt Italisë, dhe kryesisht në zonat e Toscana, Puglia, Lombardia, Friuli Venezia Giulia, Veneto dhe Emilia Romagna.
Shkak për zbulimin e saj dhe arrestimin e anëtarëve të organizatës u bënë 3 shqiptarë, të cilët ishin vënë nën vëzhgim për shkak të lëvizjeve të dyshimta dhe të shpeshta mes Holandës dhe Shqipërisë. Ndërkohë, të ndaluarve identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, iu sekuestruan materiale dhe prona të lëvizshme dhe të palëvizshme me një vlerë prej mbi 2 milionë euro.
Detaje të tjera pritet të dalin më vonë, pasi policia do të dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me aksionin e ndërmarrë.
/Shekulli Online/ E.L./
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Zihen për tokat, plagosen 2 persona
Publikuar më 23.01.2014 | 16:54
SHKODËR-Konfliktet banale godasin sërish, kësaj radhe qytetin e Shkodrës. Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë, si pasojë e një konflikti të momentit. Policia e Shkodrës bën me dije se të plagosurit janë shtetasit Simon Trëndafili 53 vjeç dhe Nuri Nasufi 54 vjeç, të cilët u konfliktuan me shtetasin Ahmet Orgaja, teksa ishin duke punuar në arë, në Bërdicë të Shkodrës. Ky i fundit u ka qëlluar me armë dy të parëve, duke u shkaktuar plagë të rënda.
Mësohet se autori i ngjarjes, Ahmet Orgaja është arrestuar nga policia, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Shkodrës ku po marrin ndihmën mjekësore. Nga të dhënat paraprake mësohet se dy të lënduarit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i ngjarjes, por besohet të jetë arsyeja e pronave që çoi në plagosjen e dy të lartpërmendurve.
/Shekulli Online/ E.B./
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Policia greke aksion antidrogë në kufi me Shqipërinë
Publikuar më 22.01.2014 | 15:23
Policia greke ka ndërmarrë një operacion antitrafik në kufirin shqiptaro-grek në zonën e Filatit. Mësohet se policia greke, kishte marrë informacione në rrugë operative se një ngarkesë me drogë po transportohej në kufi me Shqipërinë. Policia identifikoi një makinë që bënte lëvizje të dyshimta në rrugën pranë Filatit dhe u vu në ndjekje të saj. Mësohet se policia i kishte dhënë sinjal personit që të ndalonte makinën, por shoferi iu përgjigj duke shtuar shpejtësinë për t'i shpëtuar policisë.
Shoferi doli nga makina dhe qëlloi mbi policinë, duke e plagosur në këmbë një efektiv dhe u zhduk në pyllin që ndodhej pranë. Mësohet ne makinë u gjetën rreth 72 kg hashash. Pas hetimeve rezultoi se makina ishte vjedhur dje në Athinë. Nuk bëhet i ditur identiteti dhe kombësia e personit në kërkim. Ndërkohë policia arrestoi një 50- vjeçar, i cili e kishte ndihmuar trafikantin duke paralajmëruar për çdo lëvizje të policisë.
/Shekulli Online/ E.L./
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt