Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 131
  1. #81

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Shfarosja e pyjeve në Korçë

    04/01/2014

    Ditet e festave kanë shënuar intensifikimin e abuzimeve me prerjen e paligjshme të pemëve në pyjet e Korçës.

    Abuzuesit kanë përfituar nga atmosfera festive dhe ngarkesa e këtyre ditëve për të rritur aktivitetin e paligjshëm të shfarosjes së pyjeve, marrë shkas dhe nga rritja e kërkesës për dru në këto ditë dimri.

    Fenomeni që përsëritet cdo vit nuk është ndalur, megjithëse Drejtoria e Shërbimit të Pyjeve ka rritur kontrrollet duke bërë të mundur edhe kapjen e një pjese të abuzuesve.

    Ndërsa këto kontrolle janë përqendruar në pyjet e Korçës dhe Parqet Kombëtare, Parku i Lozhanit mbetet më i sulmuari nga abuzuesit e paligjshëm.

    Krimi i prerjes pa kriter të pyjeve nuk kursehet as tek drunjtë e rinj, duke rritur në mënyrë të parikuperueshme dëmin ndaj tyre.

    Ajo që bie në sy është se sipas shërbimit pyjor, abuzuesit janë të njëjtët cka dëshmon për mungesën e efikasitetit të masave ndaj tyre.

    Nga Drejtoria e Shërbimit të Pyjeve raportohet se janë kapur 4 furgona me dru dhe dhjetra persona të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm, ndaj të cilëve, sipas saj, janë marrë edhe masat përkatëse. Drejtoria e Pyjeve konfirmon se këtë vit do të rritet kontrolli në zonat më të prekura.

    / Top Channel

  2. #82

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Durrës, 40-vjeçarja përplaset për vdekje nga automjeti

    5 Janar 2014 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip

    Një aksident me pasojë vdekjen e një 40-vjeçareje, ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Plazhit në Durrës, ku automjeti tip “Fuoristradë” me targa AA 077 EK, ka përplasur 40-vjeçaren Lavdie Llozhmi, e cila ishte duke kaluar rrugën.

    40-vjeçarja e plagosur është dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Durrësit, por ka humbur jetën gjatë rrugës pasi nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të marra.

    Drejtuesi i automjetit, Gelsi Gjeçi, 23-vjeç, e ka njoftuar vetë policinë menjëherë pas aksidentit dhe forcat e policisë kanë shoqëruar atë në komisariat.

    Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet në lidhje me rrethanat e aksidentit.

    5 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)

  3. #83

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Aksident i rëndë në Tiranë, pa viktima

    5 Janar 2014 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip

    Dy automjete u përfshinë në një aksident të rëndë sot te kryqëzimi pranë Drejtorisë së Policisë në Tiranë, për fat, pa viktima. Njëri prej automjeteve pas përplasjes shembi një reklamë rruge para se të ndalonte mbi trotuar dhjetë metra larg rrugës. Automjeti tjetër duket se u rrotullua në vend dhe mbeti në kryqëzim.

    Forcat e policisë rrugore shkuan menjëherë në vendngjarje. Semaforët në kryqëzim nuk punonin prej shumë orësh.

  4. #84

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Ndiqeshin nga policia, makina bie nga ura, 1 i vdekur, 1 i plagosur

    4 Janar 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur në një aksident të ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, por të raportuar vetëm në orët e pasdites nga policia. Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ku makina tip fuoristradë kur udhëtonin dy të rinj nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes humbi kontrollin dhe ra nga ura e Vranishtit, në Vlorë.

    Për pasojë ka humbur jetën 27-vjeçari Robert Koçia, ndërsa është plagosur rëndë kushëriri i tij, Amarildo Koçia 19 vjeç, të dy nga fshati Varibop i Fierit.

    I plagosuri është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjatë kontrollit në automjetin e aksidentuar policia gjeti edhe një sasi marijuane, çka mendohet t’i ketë shtyrë të rinjtë që të mos i ndalonin patrullës së policisë.

    4 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)

  5. #85

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Vlorë, ekzekutohet një 32-vjeçar

    06/01/2014

    Një person është vrare dhe dy të tjerë u plagosen në zonën e Ujit të Ftohtë në qytetin e Vlorës, pasi u qëlluan me breshëri automatiku nga një person për të cilin thuhet se është identifikuar nga policia.

    Ngjarja ndodhi rreth ores 13:20, kur të katërt personat ndodheshin ne ambientet e nje hoteli ne kete zone ku kane nisur nje debat e me pas sherr per mospagimin e qirase se nje objekti. Pak minuta me vone jane degjuar krismat dhe tre persona morren plage te renda. Ata jane tre kusherinj, nje prej te cileve humbi jeten me pas nga plaget e renda. Viktima eshte 32-vjeçari Murdar Binjakaj, ndërsa dy të personat e plagosur janë kushërinjtë e tij, Kledian Binjakaj dhe Reshat Muskaj, të cilët janë në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës.

    Autori i kesaj ngjarje eshte shpallur ne kerkim dhe policia ka ngritur disa postoblloqe ne akset nacionale dhe eshte duke kerkuar edhe ne zonen ku ndodhi vrasja.

    / Top Channel

  6. #86

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Sekuestrohen 150 kg marijuanë, në kërkim dy të rinj nga Vlora

    6 Janar 2014 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip

    Policia e Përmetit në bashkëpunim me blutë e Tepelenës kanë sekuestruar pasditen e sotme 150 kilogramë marijuanë, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të rinj nga Vlora si posedues të lëndës narkotike.

    Operacioni i koduar me emrin “Çajupi” është zhvilluar mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga seksioni kundër narkotikëve që bënin me dije se në afërsi të fshatit Peshtan do të kalonte një sasi droge.

    Dy të rinj, A.SH. 27 vjeç dhe K.XH 25 vjeç, nga qyteti i Vlorës që po transportonin drogën, me të pikasur policinë e kanë braktisur automjetin dhe janë larguar menjëherë.

    Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e braktisur tip fuoristradë janë gjetur 115 pako të cilat përmbanin gjithsej 150 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Policia ka shpallur në kërkim dy të rinjtë dhe vijon hetimin për të zbardhur identitetin e personave të e tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.

    6 janar 2013 (gazeta-Shqip.com)

  7. #87

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Burrë e grua vriten me armë zjarri

    Publikuar më 07.01.2014 | 20:43

    Dy persona janë gjetur të vdekur sonte, në aksin rrugor Voskopojë-Korçë. Kufomat janë burrë e grua, Delimon Mecollari dhe bashkëshortja e tij, Daniela, të cilët janë vrarë në fshatin Gjonomadh të Korçës. Nga burimet paraprake, mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi Bashkim Lakollari, i cili dyshohet t’i ketë vrarë me armë zjarri. Sipas policisë, Lakollari ka ekzekutuar fillimisht çiftin e bashkëshortëve dhe më pas i ka hedhur ata në anë të rrugës për të fshehur gjurmët.

    Kufomat janë gjetur rreth orës 19:45 nga kalimtarë të rastit në anë të rrugës, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë. Policia ndërkohë ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe shkaqet e ngjarjes.

    /Shekulli Online/ E.B./

  8. #88

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Vidhnin kabllot në autostradën “Ibrahim Rugova”, i shisnin në Kukës

    Publikuar më 07.01.2014 | 15:16

    Paraqiteshin si punëtorë të një kompanie të mirëmbajtjes së ndriçimit elektrik të autostradës “Ibrahim Rugova” në Kosovë, por ishin hajdutë që vidhnin kabllot për t’i shitur pastaj për skrap në Kukës. Madje, për të qenë më bindës, ata paraqiteshin të veshur me rroba të punës të një firme që gjoja po riparonte diçka dhe shkëputnin kabllot elektrike, duke i ngarkuar pastaj në furgonin e “firmës” që kishin me vete.

    Që disa herë, në kohë të fundit, ka ndodhur që persona të panjohur të vjedhin kabllot elektrike të ndriçimit të autostradës, kryesisht në segmentin në afërsi të Prizrenit që shpesh ka mbretur në terr. Nuk kalonte shumë kohë pas riparimit dhe kthimit të ndriçimit në autostradë dhe ato prapë dëmtoheshin, përkatësisht kabllot këputeshin.

    “Biznesi” i tyre nuk ka zgjatur shumë pasi policët e stacionit të Malishevës, kohë më parë, kanë arrestuar duke i kapur në flagrancë dy persona nga Shqipëria, të cilët të veshur me rroba pune, po i këpusnin kabllot e ndriçimit dhe ata tashmë po hetohen dhe së shpejti pritet të dalin para drejtësisë, ndërkohë që lënda e tyre është kompletuar dhe hajdutët e kabllove do të përgjigjen para gjykatës.

    Hetimi i rastit me dyshimin se ata nuk ishin të vetëm, por se mund të kenë pasur edhe dikë tjetër që mund t’u ketë ndihmuar të përfshirë në grabitje.

    Kështu, njëri nga të dyshuarit e arrestuar ditë më parë në Mamushë të rajonit të Prizrenit, i dyshuar për një varg vjedhjesh serike në këtë rajon, gjithashtu dyshohet të jetë i përfshirë edhe në vjedhjen e kabllove elektrike të ndriçimit në autostradën e Kosovës, bashkë me dy shtetasit shqiptarë të arrestuar më herët.

    Policia e stacionit policor në Mamushë ka njoftuar se pas një pune operative hetimore ka arritur të sigurojë informacione të besueshme mbi bazën, e të cilave është bërë identifikimi e më pas edhe arrestimi i dy personave, të dyshuar për një varg vjedhjesh, të cila janë bërë kryesisht në Mamushë.

    Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, tha se të dyshuarit, në bashkëveprim edhe me një person tjetër po hetohen për përfshirje në vjedhjen e kabllove elektrike të ndriçimit publik të komunës, të cilat më pas janë shitur në një depo për grumbullimin e skrapit në Kukës.

    “Gjatë hetimit, janë siguruar prova e dëshmi materiale se këta të dyshuar kanë kryer së paku edhe pesë vjedhje tjera, andaj nën masën e arrestit po mbahen Abaz M. dhe Çamil T., ndërsa arrestimi i personit të tretë pritet të bëhet së shpejti”, tha ai.

    Pak kohë pas ndërtimit të autostradës që kalon në rajonin e Prizrenit, ishin vjedhur kabllot e ndriçimit të rrugës, sidomos në hyrje-dalje të saj, si në Duhël, në Suharekë, në Malishevë dhe në daljen tjetër në Zhur afër kufirit. /Zeri/

    shekulli

  9. #89

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Masakër në Korçë, vriten me armë 4 persona

    Flash, Lajmi i Fundit e Martë, 7 Janar, 2014 | 20:32 pm

    UPDATE- Katër persona janë vrarë sonte me armë zjarri në fshatin Gjonomadhë në Voskopojë të Korçës.

    Bashkim Latollari, mësohet se fillimisht ka qëlluar për vdekje dajën e tij dhe bashkëshorten Rexhep dhe Valentina Metellari, 60 dhe 54 vjeç, në banesën e tyre.

    Më pas ai ka ekzekutuar në sy të fëmijëve të mitur, çiftin, Belimon dhe Daniela Meçollari.

    Autori është vënë në pranga nga policia, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

    panorama

  10. #90
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    he mo pd ista cmeriton tani ky krimineli te kapet mo APO ta lem varavingo sic i le bkari loqet e tija

    te rrim mire si jemi sna duhet eu se na mori dheu sa te cmendur ka ky vend
    JO SEKS PARA MARTESE

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •