Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 131
  1. #91

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Vlorë, të shtëna në mes të rrugës

    11/01/2014

    Një shkëmbim zjarri u shënua pasditen e së shtunës në Vlorë, në vendin e quajtur Kali i Trojës, ku një automjet tip “Ford Focus” u qëllua me armë në pjesën e pasme.

    Sipas policisë, mendohet se konflikti ka ardhur si pasojë e një përplasjeje familjare që ka detyruar një të ri të qëllojë drejt të afërmit të tij.

    Policia ka identifikuar shtetasin Arben Dalipaj që qëlloi me armë të tipit pistoletë xhaxhain e tij Ramo Dalipaj, 42 vjeç, që për fat të mirë nuk ka mbetur i lënduar.

    Mësohet se ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa uniformat blu janë vënë në kërkim të personit që hapi zjarr.

    Top Channel

  2. #92

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Nipi qëllon me armë xhaxhanë

    Publikuar më 11.01.2014 | 18:52

    VLORË -Nipi ka qëlluar më armë xhaxhanë e tij, por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotshme në zonën Skelë-Çole në qytetin e Vlorës. Policia bën të ditur se për shkak të një konflikti mes dy vëllezërve, sherri ka degjeneruar në përplasje të armatosur mes tyre, ku nipi 23-vjeçar, Arben Dalipaj ka qëlluar me breshëri makinën e xhaxhait. Nga shkëmbimi i zjarrit raportohet i plagosur lehtë nga ciflat e xhamit xhaxhai 42-vjeçar, Ramo Dalipaj.

    Nga burimet e policisë, deri tani mësohet se njëri prej automjeteve, Ford Focus me targë AA 537EE, ku gjendej xhaxhai, është qëlluar në pjesën e pasme me armë nga nipi i armatosur, që gjendej në automjetin tip BMË, që u gjet 100 m larg vendngjarjes, i braktisur nga nipi.

    Sipas policisë ngjarja ka ardhur si pasojë e një grindjeje të vjetër mes dy vëllezërve. Motivi i grindjes nuk dihet ende, por burime të ndryshme thonë se nipi Arben Dalipaj është hakmarrë ndaj xhaxhait të tij për të mbrojtur babanë.

    Xhaxhai 42-vjeçar, Ramo Dalipaj u shoqërua në polici për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

    shekulli

  3. #93
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Xhaxhai me nipin kane pasur sherr qe degjeneroi ne te shtena me arme.
    Ngjarja ben fjale per sherr xhaxha-nip dhe jo mes vllezerish.
    Nje vlonjat injorant 23vjec,pa zanat me makine BMW,perkthehet
    ne aktivitet droge,ose trafik me gomone klandestin emigrantesh.
    Ka shume mundesi te jete sherr lekesh nga shitje droge.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #94

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Krimi në familje, djali ther me thikë babanë

    Publikuar më 12.01.2014 | 11:52

    Krimi në familje ka tronditur ditën e sotme fshatin Togëz të Librazhdit, ku djali ka vrarë me thikë babanë e tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Ermir Çota, 35 vjeç, ka qëlluar me thikë babanë e tij, Ferit Çota, pas një konflikti mes tyre. Sipas të dhënave Ferit Çota 65 vjeç u qëllua disa herë në trup, edhe pse është dërguar me urgjencë për në spital, ai nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve. Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Çota, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e konfliktit.

    Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit, i cili ka tentuar t’u fshihet efektivëve. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur detaje të tjera rreth krimit të rëndë. Sipas policisë, ata kishin pasur zënka edhe herë të tjera mes tyre por kjo e fundit ishte fatale për 65-vjeçarin. 33-vjeçari ishte invalid dhe sipas familjarëve kishte probleme të mëdha me depresionin.

    /Shekulli Online/ E.L./

  5. #95

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Trafiku drogës me Greqinë dhe Italinë, bllokohen 3.5 tonë marijuanë

    Publikuar më 12.01.2014 | 9:14

    Më tepër se 3.5 tonë marijuanë e prodhuar në Jug të Shqipërisë e kryesisht në Lazarat apo në lumin e Vlorës, janë bllokuar orët e fundit në Itali, Shqipëri dhe Greqi. Në të gjitha rastet personat e kapur me drogë ishin shqiptarë, ndërsa priten të tjera arrestime.

    Dy tonë në Itali

    Dy ton marijuanë u kap të premten në mbrëmje në autostradën A1, në Frosinone. Ngarkesa e madhe e drogës ishte drejtuar për në Romë me një kamion që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Droga besohet se ka ardhur me traget nga Shqipëria. Ndërkaq, shefi i policisë në Frosinone Giuseppe De Matteis tha se kjo ishte sasia më e madhe e kapur ndonjëherë atje, teksa hetimet vijojnë. Sakaq, në Varese u kap me 2 kg marijuanë shqiptari me inicialet T.N. në Milano u gjetën 37 kg marihuanë, të fshehur në bidonët e përdorur për transportin e naftës. Artur Jakaj, 37 vjeç, u arrestua në Breda, pasi në kantinat e verës, ai kishte ngritur strofkën e drogës.

    Në Marte, 18 kg marijuanë u gjet e fshehur në makinë. Në pranga ra një shqiptar 24 vjeç. Policia në Tuscania, arrestoi shqiptarin 27 vjeç, me inicialet H.R. Ai ishte pjesë e rrjetit prej 30 njerëzish, që merreshin me drogë. Në Rovigo, në bordin e një “Audi 8” u kapën 2 shqiptarët, 30-vjeçari D.E dhe D.B, 28 vjeç me 10 kg kokainë. Qeni antidrogë Falko, i llojit labrador, zbuloi drogën në rrotat e makinës.

    Tri aksionet në Shqipëri

    Policia e Korçës sekuestroi dje rreth 600 kg kanabis sativa, në dy operacione, ku në të parin kapi rreth 100 kg marijuanë në “Qafën e Qarrit” në Korçë. Droga u gjet e ndarë në 3 automjete, si dhe u arrestuan poseduesit e drogës, Nino Tushe, Vangjel Bashari, Herolind Haskaj, Mariglen Dalipi dhe Qirjako Liti, banues në Gjirokastër. Disa orë më vonë, në një tjetër operacion, policia kapi rreth 500 kg kanabis sativa në fshatin e quajtur Moglicë të Korçës. Droga u gjet e fshehur në një automjet me targa angleze. Katër personat që ndodheshin në makinë ikën sapo panë policinë.

    Ndërkaq, dje Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dha masën “arrest me burg” për shtetasit Sajmir Zotkaj, 27 vjeç, Ismir Plaku, 22 vjeç, Gazmir Baruni, 27 vjeç, Viktor Shkurti, 27 vjeç, Geris Agasi, 22 vjeç dhe Orges Shqopa, 28 vjeç. Para pak orësh ata u kapën me 116 kg hashash, gjatë operacionit “Start”, teksa drogën e dërgonin me makina nga Lazarati në Durrës dhe prej andej e trafikonin për në Itali.

    Lumenjtë” drejt Greqisë

    Departamenti i Narkotikëve në policinë e Igumenicës, ka bllokuar organizatën kriminale që dërgonte drogë nga Shqipëria në Greqi. Grupi kriminal udhëhiqej nga një grek 39-vjeçar dhe 8 shqiptarë nga 22 deri në 35 vjeç. Gjatë operacionit policia kapi 300 pako kanabis që përmbanin 321 kg e 926 gramë marijuanë, një pistoletë “Tokarev”, një makinë dhe 3 celularë. Gjatë operacioneve të tjera, orët e fundit, u bllokuan 38 kg marijuanë në pikën kufitare të Kakavijës, fshehur në mjetin me targa amerikane AQM 40.

    Trafikanti i drogës hante në mensat e të varfërve

    Teksa policia e kërkonte pasi trafikoi 40 kg marijuanë me vlerë 150 mijë euro, një shqiptar kishte gjetur mënyrën më perfekte për t’iu shmangur prangave: të hante në mensën e të varfërve. Artur Jakaj, 37 vjeç, i’u tha policëve pas arrestimit se nuk frekuentonte mensat e të varfërve vetëm se ishte në kërkim të ushqimit të ngrohtë, por sepse sapo i binte në dorë ndonjë euro, ua dhuronte të varfërve. Jakaj u gjet në posedimin e 40 kg marijuanë me vlerë 150.000 euro nga policët e komisariatit të Città Studi, drejtuar nga Anna Laruccia. Më tej, policia ushtroi kontrolle në zonën e quajtur 81, në rrugën “Breda”, ku Jakaj jetonte i vetëm në një banesë me qira. Iu gjetën 7 celularë, teksa u zbulua edhe droga në bidonat e naftës. Jakaj ka lindur në Prefekturën e Durrësit, në zonën e Krujës. Në Itali ai arriti në vitin 2000. Në shtëpi policët gjetën thika që ndoshta i përdorte për gatim. Jakaj ka lëvizur me shumë kujdes. Sapo dilte nga ndërtesa shikonte përreth për t’u siguruar që do t’u shpëtonte prangave të uniformave blu. /Shqiptarja.com/


    shekulli

  6. #96

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Humb jetën çifti i moshuar

    Publikuar më 14.01.2014 | 18:37

    Dy të moshuar kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga gazi. Pal dhe Drane Boçi 82 dhe 77 vjeç janë gjetur të pajetë në banesën e tyre në lagjen Varosh të Lezhës nga komshinjtë, të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

    Policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat u njoftuan nga fqinjët e të moshuarve, mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur hapjen e derës së banesës e cila ishte e mbyllur me çelës.

    Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë qe policia nisur nga aroma e gazit dhe e dyerve dhe dritareve të mbyllura, dyshon se ka të bëjë me asfiksim të personave.

    shekulli

  7. #97

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Mallakastër, gjendet i pajetë 32-vjeçari, dyshohet për vrasje

    14 Janar 2014 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    Një i ri është gjetur i pajetë në fshatin Kalenj, të Mallakastrës, ndërkohë që policia dyshon se bëhet fjalë për një vrasje.

    Burimet policore lokale bëjnë të ditur se Jetmir Lazaj, 32 vjeç u gjet në malin e Goricës i pajetë dhe në trup kishte shenja të shumta dhune. Nga këqyrja që bënë ekspertiza, dyshohet se Lazaj është vrarë me mjete të forta.

    Policia thekson se po heton mbi konfliktet që ka pasur Lazaj me qëllim gjetjen e autorëve të krimit dhe zbardhjen e motiveve.

    14 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)

  8. #98

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Atentati, ekzekutohet "kapoja" i bandës së Durrësit dhe kunati i tij

    2 të vdekur dhe 2 të plagosur është bilanci i ngjarjes së sotme në Rrogozhinë


    Publikuar më 16.01.2014 | 13:47

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, në qytetin e Rrogozhinës. Dy persona janë vrarë me armë zjarri, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë, në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit”, rreth 40 kilometra larg qytetit të Durrësit. Astrit Gjepali, i njohur si “kapoja” i bandës së Durrësit, ka mbetur i vdekur nga breshëria e automatikut, ndërsa mësohet se ka humbur jetën edhe shtetasi Halit Fici, i cili ndodhej në makinë me Gjepalin. Të plagosurit janë Ilir S. dhe Mariglen.B., të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku ndodhen në gjendje të rëndë.

    Astrit Gjepali kishte marrë lejen më datë 9 janar dhe sot duhej të kthehej në burgun e Peqinit, për të vuajtur dënimin e mbetur. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasje, dhe ishte ekstraduar nga Italia në vitin 2006. Gjepalit i kishin mbetur edhe 6 vjet e 7 muaj, nga 25 vitet e dënimit. Mësohet se Gjepali ndodhej në makinë, kur një automjet tjetër është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të makinës së tij me breshëri automatiku. Si pasojë, i vdekur në vend ka mbetur Gjepali, kunati i tij Halit Fici, si dhe u plagosën Ilir S. dhe Mariglen.B., që ndodheshin në makinë me të burgosurin. Mendohet që vrasja të ketë ndodhur për arsye hakmarrjeje, për vrasjet që ka kryer Gjepali. Sipas policisë në shënjestër ka qenë vetëm Gjepali, ndërsa Fici është vrarë aksidentalisht nga plumbat ishin planifikuar për Gjepalin.

    Banda e Gjepalit

    Astrit Gjepali njihet si kreu i një prej bandave më të rrezikshme të Durrësit në vitin 1997 “banda e Gjepalit”. Pjesëtarët e kësaj bande akuzohen për vrasjen e pesë personave brenda 24-orëve, në qershor të vitit 1997, në Durrës. Gjithashtu kjo bandë akuzohet edhe për katër rrëmbime personash si dhe për grabitje të shumta. Përveç vrasjeve në Durrës, Gjepali akuzohet edhe për vrasjen e shtetasit Ylli Majaci, i ekzekutuar në Zyrih të Zvicrës, më 23 mars të vitit 1993.

    Anëtarët e grupit

    Astrit Gjepali, dënuar me 25 vjet burg

    Naim Qerimi, dënuar me 25 vjet burg

    Mirush Jareci, dënuar me 20 vjet burg

    Bashkim Haxhia, dënuar me 20 vjet burg

    Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës

    Më datë 16 janar 2014, rreth orës 13.15 minuta në “Bishtin e Zhurit” në Kavajë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë gjetur vdekjen shtetasit Halit Fici, 54 vjeç, Astrit Gjepali, 45 vjeç, si dhe janë plagosur me armë zjarri Ilir S. dhe Mariglen.B., 23 vjeç, të cilët kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në spitalin e qytetit të Durrësit.

    Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën shërbimet e policisë Kavajë, u formua grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të Krimeve të Rënda, ekspertë të Kriminalistikës, përfaqësues nga prokuroria dhe drejtues të Policisë së Tiranës. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja ka ndodhur përgjatë momenteve të udhëtimit me automjet, nga ku viktimat janë qëlluar me armë zjarri. Gjatë ecurisë së hetimit dyshohet se paraprakisht kjo ngjarje ka ndodhur për motive hakmarrje. Aktualisht strukturat e policisë po hetojnë intensivisht mbi identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Helikopter në ndjekje të autorëve të ngjarjes

    Policia është vënë në kërkim të autorëve të atentatit të sotëm në Kavajë, por ende nuk ka arritur të identifikojë vrasësit dhe as t’i arrestojë. Ministria e Mbrojtjes informon se ka vënë në dispozicion një helikopter për të kontrolluar zonën nga ajri. Deri më tani, i vetmi indikacion për momentin është automjeti tip Benz pa targa, që u gjet 3 kilometra larg nga vendi i ngjarjes. Përveç helikopterit, forca të shumta policie janë shpërndarë në gjithë zonën, në kërkim të autorëve të vrasjes.

    Trupat e viktimave dërgohen për ekspertizë në Tiranë

    Trupat e viktimave, Astrit Gjepali dhe Halit Fici, janë dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë. Mësohet se mjekët në Durrës kanë kryer ekspertizën e parë, ku bënë me dije se në trupin e Gjepalit kishte disa plumba, konkretisht në kokë, në këmbë dhe në kurriz. Ndërsa për viktimën tjetër, Halit Ficin, nuk jepen detaje.

    /Shekulli Online/ E.B./

  9. #99

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Sekuestrohen 1.2 tonë kanabis, autorët largohen me gomone

    Publikuar më 16.01.2014 | 10:09

    VLORË - Policia ka sekuestruar rreth 1.2 tonë kanabis sativa gjatë një operacioni antidrogë në orët e natës, në bregdetin e Vlorës.

    Sasia e madhe e drogës është kapur në fshatin Radhimë dhe kishte si destinacion shtetin fqinj Italinë.

    Sipas policisë, droga e llojit kanabis sativa u kap në një furgon tip “Volsvagen”, i cili po e transportonte në një gomone që ndodhej 200 metra në det.

    Me të parë policinë transportuesit e drogës kanë braktisur furgonin dhe janë larguar, duke i shpëtuar policisë. Gjithashtu edhe trafikantët, të cilët ishin duke pritur drogën kanë mundur të largohen me gomone drejt shtetit grek.

    Ndërkohë nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Vlorës është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që punohet për identifikimin e autorëve të trafikimit.

    /Shekulli Online/ E.L./

  10. #100

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Lushnjë, grabitet një pikë karburanti, hajdutët kërcënojnë rojën, i marrin xhiron ditore

    17 Janar 2014 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip

    Një pikë karburanti në aksin Rrogozhinë-Lushnje është grabitur nga persona të maskuar gjatë orëve të vona të natës së djeshme.

    Denoncimi është bërë nga roja i karburantit në fshatin Gramsh të Lushnjes, i cili ka rrëfyer se persona të maskuar e kanë kërcënuar me kaçavidë dhe më pas i kanë grabitur xhiron ditore, një shumë lekësh që ende nuk është konfirmuar.

    Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.

    17 janar 2014 (gazeta-Shqip.com)
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 17-01-2014 më 17:30

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •