Close
Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 301 deri 310 prej 363
  1. #301
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Jessy Lexo Postimin
    Liliputi , une nuk e di se kush eshte , thjesht supozova , mos eshte gje e ndaluar me ligj ? As une se shave fare si shume te tjere, thjesht kaloj kohen si te gjithe .

    ps meso te shkruash ne shqipen standart . me dialekt ti dhe zhelefina flisni akoma
    kujdes se te kapin per zhelesh, oe taj gjes

    ene na trego kush o norja e olldeles

    polajc
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #302
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anėtarėsuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Pse vazhdohet te spekullohet ende me qenien ose jo te nje femre? Olldashi ishte i ndare nga gruaja. Ska asnje arsye pse te fshihet fakti qe mund te kishte nje te dashur.
    Ta them une perse : Keto thashethemet sherbejne per te fshehur faktin qe Oldashi u ekzekutua . Thjesht hedhin zhurme edhe me shume skenare per te cilat njerezit mund te flasin , duke hequr nga vemendja skenarin e vertet ' Si dreq mund te vritet nje njeri ne nje makine me 10 airbag qe konsiderohet makina me e sigurt be note , duke pasur edhe ripin , me 40 km ne ore , ne nje minigremine 10 metershe .... ' .

    Kjo eshte pra

  3. #303
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    eksperttt
    Tirane – Arben Meēaj ėshtė njė inxhinier me profesion dhe pedagog qė nė fakultetin e Inxhinierisė ka dhėnė lėndėn e dinamikės sė lėvizjes. Ėshtė pikėrisht lėnda dhe shkenca qė interpreton shkaqet e lėvizjes sė trupave nė situata dhe rrethana tė caktuara. Pasi ėshtė njohur me ekspertizėn zyrtare Autoteknike pėr aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, nė mėnyrė vetjake, Arben Meēaj ėshtė angazhuar pėr tė studiuar kėtė ekspertizė zyrtare dhe pėr tė bėrė llogaritjet e veta sa i pėrket dinamikės sė aksidentit. Nė pėrfundim tė pėrllogaritjeve Meēaj na ofroi njė raport voluminoz, me interpretime dhe tabela pėrllogaritjesh dhe njė gjuhė tepėr teknike tė cilat i ofrojmė sot tė pėrmbledhura pėr lexuesit.

    Ajo ēka tė bie nė sy menjėherė ėshtė fakti se Meēaj gjen probleme qė nė pyetjet qė prokurori i ka dėrguar ekspertit zyrtar duke pretenduar se nė fakt prokurori e ka orientuar ekspertizėn dhe rezultatin e saj ende pa nisur. Mė pas Meēaj ka marrė nė shqyrtim dhe ka pėrllogaritur daljen e automjetit nga rruga kryesore, duke zbuluar se duhej njė shpejtėsi mė e madhe se 53km/orė qė mjeti i Olldashit tė dilte nga rruga pėr shkak tė kthesės. Kur nė fakt ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se shpejtėsia e mjetit nė momentin e daljes nga rruga ka qenė mė e vogėl se 53km/orė. Sipas studimit tė Meēajt, pasi ka dalė nga kthesa, mjeti i Olldashit ka ecur nė shpatin e pjerrėt por ende pa mbėrritur nė skarpatin e kanalit i cili ndodhej nė fund tė shpatit, nė njė distancė rreth 2.25 metėr nga ky skarpat mjeti ka ndaluar, pra shpejtėsia e mjetit ėshtė bėrė Zero. Kėtu nė kėtė vend ku zbulohet se mjeti ka ndaluar plotėsisht Meēaj gjatė matjeve nė terren ka gjetur nė kėtė vend dhe njė copėz dekorative tė parakolpit tė Mercedesit tė Olldashit, tė cilėn hetuesit nuk e kishin administruar. Por si u zhvendos mjeti nga pika ku ndaloi deri nė kanal ku dhe i ndodhi pėrmbysja? Meēaj nė ekspertizėn e tij thotė se automjeti ka ecur me marsh “indietro” pėr 2.25 metėr duke shtuar se nga inspektimi i vendit tė ngjarjes dhe gjurmėt e lėna nė terren kjo ėshtė e vetmja mundėsi pėr ta ēuar mjetin buzė skarpatit tė kanalit, nga ku ka ndodhur dhe rrokullisja, pra pėrmbysja e mjetit. Sipas Meēajt kjo zhvendosje nė kėtė segment prej 2.25 metėr ėshtė dhe pika dhe rezultati i pathėnė nė raportin zyrtar dhe sipas tij pėrbėn njė moment qė ndryshon tėrėsisht dinamikėn e ngjarjes dhe rrethanave e pėr pasojė dhe saktėsinė e hetimit. Pėr mė tepėr studimi i Meēajt ngre dyshime nė lidhje me dėmtimet e evidentuara nė pjesėn e baxhasė sė automjetit nga krahu i shoferit, dėmtime tė cilat sipas tij,ngrenė shumė pikėpyetje pasi deri mė tani nuk lidhen me rezultatin e dinamikės sė ndjekur nga automjeti nė momentin e aksidentit.

    ĒĖSHTJA 1: Pyetjet e prokurorit orientuan konkluzionin e ekspertit

    Titulli i Aktit Ekspertizės Autoteknike pėr aksidentin e Olldashit ishte “Aksident si pasojė e daljes jashtė rruge nė kushtet e errėsirės dhe mot me shi ”. Nga titulli duket sikur gjithēka kishte pėrfunduar ende pa nisur. Thjesht duheshin gjetur argumentet pėr tė mbėshtetur ‘tezėn e porositur’. Mė pas vinin pyetjet dhe kėrkesat e prokurorit tė ēėshtjes ku bėjnė pėrshtypje veēanėrisht pyetjet 4 dhe 6.

    Pyetja 4 ishte: A konstatohen shkelje tė rregullave tė qarkullimit rrugor nė aksidentin e ndodhur, nėse po cilat janė ato dhe nga kush janė shkelur?

    Pyetja 6 ishte: Cila prej shkeljeve ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me ardhjen e pasojės, pra cili ėshtė shkaku determinant i shkaktimit tė aksidentit?

    E ēuditshme por e vėrtetė. Prokurori orienton se shkaqet e aksidentit janė shkelje tė rregullave tė qarkullimit dhe pyet: Cila prej kėtyre shkeljeve ėshtė Determinuese. (?!)

    Faksimile 1 Orientimi i prokurorit

    ĒĖSHTJA 2- Shpejtėsia e mjetit duhej mbi 53km/orė pėr tė dalė nga rruga

    Nėse do ti referohemi standardit tė llogaritjes sė shpejtėsisė maksimale nė kthesė, kjo kthesė, nė kushte tė pafavorshme, pa mbingritje(kėndi mbingritjes 00), me lagėshti, (kushte shiu, koeficienti i fėrkimit 0.5), garanton njė lėvizje tė sigurt pa rrėshqitje anėsore (proces fizik qė nxjerr automjetin nga rruga) me shpejtėsi 50.0 km/orė.

    E nėse nė llogaritje merret nė konsideratė dhe mbingritja me 3.0%(me rezervė, sepse nė teren ajo ėshtė 4-5 %) , atėherė kjo shpejtėsi lėvizje (e sigurt nė kushtet atmosferike tė momentit tė aksidentit) shkon nė 53.0 km/orė .

    Faximile 2 shpejtesia e nevojshme per daljen nga kthesa

    ĒĖSHTJA 3: Automjeti mund tė rrokullisej vetėm me shpejtėsi mbi 95 km/h

    Automjeti me tė cilin lėvizte Sokoli ėshtė Benz S550 4Matic.

    Ėshtė pėr tu habitur fakti qė nė Aktin e Ekspertizės Autoteknike nė asnjė rast nuk jepet tipi i automjetit. Paraprakisht cilėsojmė se automjeti Benz S550Matic ėshtė njė automjet me cilėsi tepėr tė veēanta teknike, veēanėrisht tė lidhura me sigurinė e lėvizjes. Ky lloj automjeti ka qendėr rėndese tepėr tė ulėt pasi ėshtė 4×4.

    Kėto dy tregues i japin kėtij lloj Automjeti njė shkallė tė lartė sigurie gjatė lėvizjes nė kthesė dhe nė shpate . Me kėto tregues ky lloj automjeti pėrmbyset dhe rrėshqet nė kushte tepėr specifike tė gjeometrisė sė terrenit dhe dinamikės sė lėvizjes sė Automjetit.

    Ky lloj automjeti posedon njė lartėsi 147cm( Qendra e Gravitetit ėshtė e ulėt, jo mė shumė se 65 cm nga toka), njė gjerėsi(distance gomash prej 187 cm) dhe gjatėsi ( Para-prapa Kolp) prej 511 cm si dhe peshė rreth 2.050 kg. Me kėto tregues , referuar formulave standarde tė llogaritjes nė kthesė, dalja nga kthesa pėr efektin fizik tė rrokullisjes rrotull gomave tė jashtme (dhe kjo vetėm nėse goma pengohej nė rrėshqitje ) do tė ishte e mundur vetėm pėr shpejtėsi mbi 95.0 km/orė.

    Faximile 3 Rrokullisja e mjetit

    ĒĖSHTJA 4- Automjeti ka ndaluar plotėsisht (nė piketėn 8)
    pa mbėrritur tek skarpati i kanalit

    Rrėshqitja nė shpat varet nga pjerrėsia e shpatit, por dhe koeficienti i fėrkimit rrotė- shpat. Por pėr tė konkluduar mbi kėtė fenomen ėshtė e nevojshme tė analizojmė lėvizjen e mjetit nga piketa 3-4(fillimi i daljes nga rruga) deri tek piketa 8(vendi ku ndalon mjeti ende pa mbėrritur tek kanali) . Nė kėtė trajektore , lehtėsisht nė terren, konstatohet se kemi ruajte gati tė pacenuar tė trajektores sė automjetit nga trajektorja e lėvizjes nė bankinė. Spostimi ėshtė thjesht gjeometrik ( kalohet nga njė plan horizontal nė atė tė pjerrėt me pjerrėsi rreth 45 gradė ). Pra nė kėtė trajektore nuk konstatohet rrėshqitje e automjetit nė shpat. Kėtė fakt e konstaton dhe ekspertiza kur shprehet “vazhdimi i gjurmės ėshtė i vazhdueshėm pavarėsisht pjerrėsisė sė shpatit”. Nė kėtė trajektore konstatohet dhe njė fenomen tjetėr. Edhe pse automjeti lėviz nė shpat tė pjerrėt edhe pse ai nė fillimin e lėvizjes sė tij nė shpat ka njė shpejtėsi rreth 10-12 km orė dhe njė nxitim jashtėqitės prej 0.117 m/s2, ai vetėm 8m nga momenti i daljes nga bankina mjeti ndalon pikėrisht nė drejtimin e lėvizjes sė paracaktuar nga trajektorja e lėvizjes nė bankinė. Pra nė piketėn 8 automjeti ka ndaluar lėvizjen nė drejtimin para. Ky fakt tregon qartė se terreni ka ofruar njė rezistencė tė madhe nė drejtim tė lėvizjes. Shkaku i kėsaj rezistence ėshtė popullimi i madh i shpatit me bimėsi ferrė tepėr intensive . Jo pak i rėndėsishėm ka qenė dhe tipi i automjetit 4×4. Tė dy sė bashku kanė pėrballuar me sukses momentin mė tė rrezikshėm tė pėrmbysjes apo rrėshqitjes sė automjetit nė shpat pas daljes nga bankina .

    faximile 8 Trajhektorja e levizjes nga piketa deri tek kanali

    ĒĖSHTJA 5- Shiriti i parakolpit u gjet 1 muaj pas ngjarjes
    (nė vendin e “Piketės 8” ku ndaloi automjeti)

    Aq e “butė” ka qenė rėnia nė shpat si rrjedhim i kėsaj rezistence dhe tipit tė automjetit (4×4 ), sa parakolpi i automjetit nuk ka pėsuar asnjė dėmtim. I vetmi dėmtim nė parakolp ėshtė shkėputja prej tij e njė shiriti nikelati (zbukurimi) nė ballorin e parakolpit , element i cili pėr ironi tė hetimeve pėr ngjarjen aktualisht ndodhet nė dorėn time . Ėshtė njė element i cili u gjet prej meje para tre ditėsh gjatė inspektimit tė hollėsishem tė gjurmėve tė automjetit nė terren. Ky element ėshtė gjetur fiks nė vendin ku ekspertiza ka vendosur piketėn numėr 8 e cila ndodhet nė distancė rreth 2.25 metėr distancė nga skarpati i kanalit, pra mjeti ka ndaluar plotėsisht duke u ndodhur nė shpat dhe nė njė distancė prej 2.25 metėr nga pika e skarpatit tė kanalit ku ekspertiza e nxjerr si pikėn ku ndodhi dhe momenti i pėrmbysjes sė mjetit. Vendi ku automjeti ndalon lėvizjen (Piketa 8) ndodhet rreth 2-2.25 m larg nga skarpati vertikal ( 90gradė) i kanalit ku ndodhen gjurmėt e automjetit dhe nė tė cilin realizohet pėrmbysja . Kjo situatė parashtron pėr zgjidhje pyetjen: Si u pėrshkrua distanca prej 2 deri nė 2.25m nga piketa 8 deri tek skarpati?

    Faximile 5 gjendja e parakolpit

    ĒĖSHTJA 6- Ekspertiza zyrtare nuk shpjegon zhvendosjen drejt kanalit

    Nėse gomat kanė arritur nė Piketat 13 -14(buza e skarpatit tė kanalit dhe vendi ku u gjetėn shenjat e gomave tė makinės) pėrmbysja ėshtė absolutisht e mundur. Energjia e mundshme e automjetit, energji qė e ka sjellė atė deri tek skarpati nuk ėshtė ajo kinematike e marrė nga lėvizja nė rrugė (kjo energji zerohet nė piketėn 8). Ajo mund tė jetė vetėm potenciale e siguruar pikėrisht nė kėtė pikė. Pra energji e fituar nė piketėn 8 vetėm pasi automjeti ėshtė ndalur mė parė nė kėtė piketė nė distancė 2.25 metėr nga skarpati i kanalit.
    Pra llogaritjet sugjerojnė qė e vetmja mundėsi pėr kalimin e automjetit nga piketa 8(vendi ku u ndal) nė piketat 13-14(skarpati i kanalit ku nisi pėrmbysja) ėshtė vetėm ajo e energjisė potenciale.
    E shprehur nė term tė thjeshtė kjo situatė ėshtė ekuivalente me njė automjet i cili ndodhet nė pozicion pingul me shpatin dhe fillon lėvizjen nė skarpat duke rrėshqitur anash pėr efekt tė peshės dhe pjerrėsisė sė skarpatit .
    Mundėsi tjetėr e kalimit nga pozicioni nė piketėn nr.8 nė skarpatin e kanalit ėshtė njė pėrmbysje nga pozicioni piketa 8 e automjetit kundrejt aksit Goma tė Djathta–Tokė dhe fluturimi apo thjesht prekja e brezit tė shkurreve, duke pėrfunduar direkt me goma nė skarpatin e kanalit.
    Sesi mund tė ketė ndodhur ky fenomen, teoria e dinamikės sė lėvizjes nuk jep shpjegim.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  4. #304
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    I ndjeri Olldashi paska ditlindjen.
    Do bente 41 vjec.
    Tritoli ne makin te Dervishit me la shije te hidhur.
    Pse Seli Mavija ben te tilla lojra?
    Ku e ka hallin?
    Cfar menxyrash po pergatit?

    Pra..mos valle ajo e qeroj Olldashin e shkrete..?
    Kuptohet me qellimin qe ti a rrase Saliut sic u perpoq tja rrase ate kaqolin Trebicke gjahtarin..
    Sic ja rrasi Berishes dhe 4 zagaret e 21 janarit..


    Nje parti e mesuar me krime nuk ndalet kurre nga udha e krimit..

    Megjithate Olldashin po te ish gjalle e ta dija se kish blere maqine 120 e ca mij euroshe do i thoja..

    Sokol, ku te con mushka..

    ..

  5. #305
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    I ndjeri Olldashi paska ditlindjen.
    Do bente 41 vjec.
    Tritoli ne makin te Dervishit me la shije te hidhur.
    Pse Seli Mavija ben te tilla lojra?
    Ku e ka hallin?
    Cfar menxyrash po pergatit?

    Pra..mos valle ajo e qeroj Olldashin e shkrete..?
    Kuptohet me qellimin qe ti a rrase Saliut sic u perpoq tja rrase ate kaqolin Trebicke gjahtarin..
    Sic ja rrasi Berishes dhe 4 zagaret e 21 janarit..


    Nje parti e mesuar me krime nuk ndalet kurre nga udha e krimit..

    Megjithate Olldashin po te ish gjalle e ta dija se kish blere maqine 120 e ca mij euroshe do i thoja..

    Sokol, ku te con mushka..

    ..
    Une thashe se u kthjellove ti ca kohe, po te paska nisur perseri c'ekulibrimi.

    Vetem ti mund te hidhesh nga ditelindja Olldashit ke tritoli Dervishit ke vrasja Trebickes dhe 21 Janari. Sic thote edhe Shakohoxha - UNIKAAAAALE!

  6. #306

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Kush e vrau Sokol Olldashin?

    Njėri prej gazetarėve qė shquhet pėr teori tė konspiracionit nė Shqipėri, Kastriot Myftaraj ka shkruar nė njė koment tė tij se deputeti i Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, Sokol Olldashi, njėherazi edhe kandidat pėr kryetar tė PD-sė, nuk ka vdekur aksidentalisht, por ėshtė vrarė.
    Mė poshtė po e sjellim tė plotė tekstin e gazetarit Myftaraj:

    Qė e kanė vrarė nuk ka asnjė dyshim. Nuk dua tė pėrsėris kėtu gjithė tė dhėnat qė kanė dalė nė shtyp pėr versionin e vrasjes. Unė e kam vizituar vetė vendin e “aksidentit” para se atė ta tjetėrsonin me ekskavator.

    Ėshtė e sigurt se nė atė vend, me atė lloj automjeti ultramodern, Olldashi jo vetėm qė nuk mund tė ketė gjetur vdekjen me ato plagė qė pati, por vėshtirė se do tė ishte lėnduar mė tepėr se pėr tė kaluar njė natė nė spital. Qė nuk duan tė zbulohen vrasėsit as pėr kėtė gjė nuk ka dyshim. Parakushti qė tė zbulohen vrasėsit ėshtė qė tė pohohet zyrtarisht se bėhet fjalė pėr vrasje dhe jo pėr “aksident”.

    Kėtu nuk ėshtė problemi tek praktika e punės me pista e Policisė dhe Prokurorisė. Nė rastin e vdekjes sė Olldashit ėshtė e vėshtirė qė tė konsiderohet ēdo pistė tjetėr veē asaj tė vrasjes. Por Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk duan qė t’ a zbulojnė vrasjen e Olldashit. Pse? Shumė socialistė thonė si nėn zė se Olldashin e kanė vrarė, por e vėrteta nuk mund tė zbulohet se nė Polici dhe nė Prokurori ka akoma shumė njerėz tė Berishės. Kjo mė tepėr ėshtė njė alibi pėr moszbulimin e sė vėrtetės. Nėse do tė donin Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Brendshme, tė cilėt me kėtė Polici qė kanė mbyllėn nė njė ditė gjithė lokalet e lojėrave tė fatit tė Shqipėrisė, shembėn pallate me tritol dhe bėnė gjithė ato punė tė tjera me tė cilat mburren ēdo ditė, do tė kishin krijuar fare lehtė njė grup ekspertėsh nė Polici pėr tė hetuar vrasjen e Olldashit. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Prokurorinė. Pėrderisa Edi Rama gjeti prokurorė qė pranuan tė lėshojnė urdhėr arresti pėr kryetarin e Bashkisė sė Kamzė, nė kohėn qė kryetari i Bashkisė sė Vlorės, qė ėshtė nė ndjekje penale gjithashtu, drekon me Kryeministrin, fare lehtė do tė kishin gjetur njė ekip prokurorėsh pėr t’ u marrė siē duhet me ēėshtjen e Olldashit.

    Pėrse Edi Rama nuk do qė tė zbulohet e vėrteta e vdekjes sė Olldashit? Pėr tė njėjtėn arsye qė nuk do qė tė zbulohet e vėrteta e shpėrthimit te shtylla e tensionit tė lartė nė Kurbin. Kėtu lind pyetja: Kujt i interesonte politikisht vdekja e Sokol Olldashit? Vdekja e Olldashit u interesonte njėrit nga dy politikanėve kryesorė nė vend: Lulzim Bashės (Sali Berishės), ose Edi Ramės. Nė pamje tė parė duket se vdekja e Olldashit i konvenoi Bashės dhe Berishės.

    Olldashi qartėsisht ishte duke e pėrēarė PD-nė dhe duke krijuar njė fraksion, duke pasur mbėshtetjen e njė numri jo tė vogėl deputetėsh brenda grupit parlamentar tė PD-sė. Ky fraksion do tė krijonte njė parti tė re. Nė rrethana tė tjera Basha dhe Berisha do ta shihnin kėtė gjė si shumė tė dėmshme, por nė rrethanat qė ėshtė PD sot, fraksioni i Olldashit do tė ishte alibia perfekte pėr humbjen e paevitueshme tė dy palė zgjedhjeve qė e pret PD-nė: zgjedhjet vendore tė vitit 2015 dhe zgjedhjet parlamentare tė vitit 2017. Partia e re e Olldashit do tė pėrdorej nga Basha dhe Berisha ashtu siē u pėrdor partia e Pollos nė kohėn kur PD ishte herėn e parė nė opozitė, pra si njė alibi pėr humbjen e zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2011 dhe tė zgjedhjeve vendore tė vitit 2003. Ashtu si Pollo, edhe Olldashi ishte i krishterė ortodoks, pra i pėrkiste njė komuniteti vetėm njė pakicė e tė cilit e mbėshtet PD-nė.

    Prandaj ai nuk mund tė shkėpuste ndonjė gjė tė madhe nga anėtarėsia dhe votuesit e PD-sė. Olldashi mund tė bėhej i rrezikshėm nėse bashkohej me partinė e Bamir Topit, por Basha dhe Berisha e dinin se Olldashi ishte ambicioz dhe nuk do tė pranonte kurrė qė tė bėhej nr. 2 nė partinė e Topit, gjė qė nuk e pranoi as Kreshnik Spahiu. Ashtu siē i shėrbeu Berishės dalja mė vete nė zgjedhje e Topit dhe Spahiut, ashtu do t’ i shėrbente dhe dalja mė vete e Olldashit dhe Topit.

    Por nė lojėn politike ishte dhe faktori Edi Rama. Arsyeja kryesore qė Sokol Olldashi po shkėputej nga PD ishte qė ai tė siguronte nga Edi Rama imunitetin faktik, pra qė nuk do tė arrestohej pėr shpėrdorimet qė kishte bėrė me detyrėn gjatė tetė viteve qė kishte qenė ministėr, me njė ndėrprerje prej dy muajsh kur kandidoi pėr kryetar bashkie nė Tiranė, nė 2007. Dhe Olldashi kishte qenė nė ministri me shumė para, ku ishin bėrė shumė abuzime. Vėrtet qė nuk ishte Edi Rama ai e nxiti Olldashin qė tė kandidonte pėrballė Lulzim Bashės pėr postin e kryetarit tė PD-sė, por ishte Edi Rama ai qė e nxiti Olldashin tė bėnte provokatorin, duke thėnė se zgjedhjet nė PD qenė tė manipuluara. Qė nga korriku kur Olldashi shpalli kandidaturėn dhe deri nė nėntor kur vdiq, janė mbi 300 telefonata midis tij dhe Edi Ramės dhe kuptohet qė tema e bisedės nuk ka qenė eksperienca e tyre e pėrbashkėt si kandidatė pėr Kryetarė Bashkie nė Tiranė nė 2007. Por Edi Rama pėr ta nxitur Olldashin i premtoi atij para pėr tė financuar pėrēarjen e PD-sė, si dhe i premtoi qė ta lejonte tė fitonte bashkinė e Tiranės nėse do tė kandidonte nė 2015. Olldashi natyrisht nuk besonte shumė nė premtimet, dhe mė tepėr donte paratė.

    Por Rama kishte plane tė tjera, dhe ato nuk ia zbulonte Olldashit qė nė fillim. Rama, duke e njohur shumė mirė PD-nė nuk kishte ndonjė iluzion se Olldashi mund tė bėnte nė kėtė parti ndonjė diversion mė tė madh se ē’ bėri Genc Pollo nė vitet 1999-2003. Rama e dinte se pėr tė nxjerrė njė rival tė vėrtetė ndaj Bashės, por edhe Berishės, nė PD duhet njė politikan qė tė jetė me origjinė autokton nga pjesa e Shqipėrisė sipėr Shkumbinit. Rama mendonte dhe ende mendon se kėtė rol mund ta bėjė mė mirė Bamir Topi. Prandaj Rama i kėrkoi Olldashit qė me mbėshtetėsit e tij tė mos krijonte njė parti tė re, por tė shkonte nė partinė e Bamir Topit, sė bashku me grupin e mbėshtetėsve tė tij nė PD.

    Olldashi duhet tė shėrbente mė tepėr si katalizator qė nga PD tė shkėputeshin tė tjerė njerėz kur tė shikonin se Olldashi dhe disa deputetė tė PD shkuan te partia e Bamir Topit. Olldashi e kuptoi se Edi Rama donte ta pėrdorte thjesht pėr diversion, si “numėror Topi”, siē thuhet nė artileri dhe qė nė kėtė rast shkon mirė pėr shkak tė mbiemrit tė Bamirit. Prandaj Olldashi kėrkoi qė sė paku t’ i jepeshin paratė qė i ishin premtuar pėr tė bėri diversionin. Por Edi Rama donte qė paratė t’ i pėrdorte Bamir Topi qė t’ i rritej autoriteti nė PD. Rama e dinte se Olldashi ishte maniak i bixhozit dhe se kishte shumė mundėsi qė paratė e projektit pėr pėrēarjen e PD-sė tė pėrfundonin nė kazinot e Malit tė Zi. Kėshtu qė marrėdhėniet mes Ramės dhe Olldashit u tensionuan shumė nė javėt e fundit para vdekjes sė Olldashit. Mes tyre nė kėtė kohė ka pasur mbi njėqind telefonata dhe shumė sms nervoze. Olldashi ishte nervoz se kohėt e fundit qėkurse kishte dalė nė opozitė po humbte shumė nė bixhoz.

    Gjithashtu e kishte tepruar shumė edhe me alkoolin. Rama e kuptoi se Olldashi duhej tė nxirrej nga loja. Dhe Olldashi doli nga loja atėherė kur duhej. Tani Bamir Topi mbeti i vetmi lider i mundshėm pėr ata qė duan tė shkėputen nga PD. Aq me zell e ka marrė Bamiri kėtė punė sa ishte i vetmi politikan qė nė natėn e fundit tė vitit, nė 31 dhjetor 2013 doli nė njė intervistė tė gjatė televizive ku i ftoi hapur deputetėt e PD-sė qė tė shkėputen nga grupi parlamentar i kėsaj partie dhe t’ i bashkohen partisė sė tij.

    Tani Edi Rama dhe Bamir Topi po enden nė skenėn politike me arkivolin e Sokol Olldashit mbi shpinė. Vargan i ēuditshėm. Figura mė groteske qė u shkon pas ėshtė njė deputete e PD-sė e cila qė prej vdekjes sė Sokol Olldashit bėn ēmos pėr tė treguar se ajo ka tė drejtė tė mbajė zi pėr “Kolin” mė tepėr se gruaja e tė ndjerit. Njeriu qė di mė shumė pėrveē kėtyre pėr vdekjen e Olldashit ėshtė Mero Bazja i cili ka thėnė nė njė editorial se ai kohėt e fundit kishte qenė njė shoqėrues i pandarė i Olldashit. Merret vesh se pėr ē’ qėllim. Mero Bazja nuk ishte me Olldashin vetėm natėn e “aksidentit”, ka shkruar Kastriot Myftaraj.

  7. #307
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Nese faktet jane ashtu si pretendon kastrioti atehere rama nuk kishte ndonje arsye per te ndyre duart vete, perveē se thjesht te heshte.

    Ka ca gjera qe nuk i thote dhe i ka lene pa thene.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xfiles : 07-01-2014 mė 08:53

  8. #308
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Digjet vendi ku humbi jetėn Sokol Olldashi

    http://gazetadita.al/30-dhjetor-2013/
    Vendi i ngjarjes ku humbi jetėn deputeti Sokol Olldashi ėshtė zhbėrė dhe tjetėrsuar nė mėnyrė pėrfundimtare. Disa foto tė siguruara dje nga DITA tregojnė se pikėrisht nė trajektoren e shpatit ku ėshtė zhvendosur automjeti i deputetit tė ndjerė janė djegur tė gjitha ferrat dhe bimėsia ndėrsa pak mė poshtė, nė rrugėn ku u gjet i pėrmbysur automjeti, njė fadromė ka gėrryer dhe zhbėrė tė gjithė sipėrfaqen e rrugės dytėsore disa ditė mė parė. Kėto ndėrhyrje nė vendin e ngjarjes mund tė konsiderohen dhe pa ndonjė peshė apo rėndėsi nė kushtet kur hetuesit dhe ekspertėt kanė pėrfunduar me kohė kėqyrjen e vendit tė ngjarjes, por …mund tė mos jetė tamam kėshtu.




    Njė ndėrhyrje precize

    Skena e vendit tė ngjarjes ku ndodhi aksidenti i Olldashit ndahet nė tre pjesė. E para ėshtė rruga kryesore ku makina devijoi, mė pas vjen shpati i pjerrėt dhe i mbushur me bimėsi tė cilin makina e Olldashit dhe mė pas vjen dhe pjesa e tretė qė ėshtė rruga dytėsore ku automjeti u gjet i batuar dhe i pėrmbysur. Pikėrisht nė shpatin me bimėsi ėshtė kryer djegia e ferrave dhe nė rrugėn ku u gjet automjeti i pėrmbysur njė fadromė disa ditė mė parė ka bėrė gėrryerjen e sipėrfaqes sė saj. Nuk dihet nėse kanė qenė veprime tė autorizuara( tė paktėn ndėrhyrja e fadromės si rregull duhet tė ketė qenė e tillė pėr sa kohė qė komuna pėrkatėse ka detyrėn tė kontrollojė ēdo ndėrhyrje nė rrugėt e komunės). Nga ana tjetėr djegia e bimėsisė nė shpat, pikėrisht nė perimetrin dhe trajektoren qė ka pėrshkruar automjeti nuk mund tė ketė qenė diēka e rastėsishme, pasi nė kėto ditė me reshje nuk ėshtė dhe aq e thjeshtė t’i vėsh flakėn bimėsisė nė atė vend.



    Ndėrhyrja dhe hetimi

    Ka pasur njė ngacmim konstant dhe njė qėndrim shumė kritik mbi punėn e realizuar nė vendngjarje nga hetuesit e kėtij aksidenti dhe ekspertėt qė u pajtuan prej tyre. Pasi doli raporti zyrtar autoteknik mbi shkaqet e aksidentit, inxhinieri dhe profesori i dinamikės Arben Meēaj publikoi nė DITA njė raport alternativ mbi dinamikėn e lėvizjes sė automjetit tė Olldashit nėpėrmjet tė cilit kishte vėrtetuar disa pasaktėsi tė raportit zyrtar. Meēaj kishte zbuluar se nė shpat, mes ferrave, automjeti kishte ndaluar dhe pasi ka ndaluar ka ecur mbrapsht deri nė buzėn e kanalit dhe mė pas ėshtė pėrmbysur nė rrugėn dytėsore tė fshatit. Nė vendin mes ferrave ku automjeti ishte ndalur pėrpara se tė ecte mbrapsht, Meēaj nga vėzhgimi privat nė terren gjeti dhe njė telajo dekorative tė parakolpit tė Benz-it tė Olldashit, e cila ishte njė provė e pa-administruar nga hetuesit. Kėto zbulime tė Meēajt vinin nė pikėpyetje serioze saktėsinė e raportit tė ekspertėve zyrtarė dhe nxisnin ri-ekspertimin e vendit tė ngjarjes nė tė gjitha dimensionet dhe kėrkesat qė imponon njė hetim zyrtar serioz. Por pas djegies sė shpatit dhe gėrryerjes sė rrugės dytėsore ēdo ri-ekspertim bėhet i pamundur tashmė. Skena e vendngjarjes ėshtė tjetėrsuar, pėrfundimisht.


    Ekspertiza e Meēajt: Hetuesit duhet tė shkojnė sėrish nė vendngjarje

    Rreth dy javė mė parė nė DITA u botua njė raport profesional mbi dinamikėn e aksidentit tė Sokol Olldashit. Raporti u hartua nga inxhinieri dhe pedagogu i fakultetit tė Inxhinierisė pėr lėndėn e Dinamikės sė Lėvizjes sė Trupave, Arben Meēaj. Ėshtė pikėrisht lėnda dhe shkenca qė interpreton shkaqet e lėvizjes sė trupave nė situata dhe rrethana tė caktuara. Pasi ėshtė njohur me ekspertizėn zyrtare Autoteknike pėr aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, nė mėnyrė vetjake, Arben Meēaj ėshtė angazhuar pėr tė studiuar kėtė ekspertizė zyrtare dhe pėr tė bėrė llogaritjet e veta sa i pėrket dinamikės sė aksidentit. Nė pėrfundim tė pėrllogaritjeve Meēaj na ofroi njė raport voluminoz, me interpretime dhe tabela pėrllogaritjesh dhe njė gjuhė tepėr teknike tė cilat i ofrojmė sot tė pėrmbledhura pėr lexuesit.

    kopMeēaj ka marrė nė shqyrtim dhe ka pėrllogaritur daljen e automjetit nga rruga kryesore, duke zbuluar se duhej njė shpejtėsi mė e madhe se 53km/orė qė mjeti i Olldashit tė dilte nga rruga pėr shkak tė kthesės. Kur nė fakt ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se shpejtėsia e mjetit nė momentin e daljes nga rruga ka qenė mė e vogėl se 53km/orė. Sipas studimit tė Meēajt, pasi ka dalė nga kthesa, mjeti i Olldashit ka ecur nė shpatin e pjerrėt por ende pa mbėrritur nė skarpatin e kanalit i cili ndodhej nė fund tė shpatit, nė njė distancė rreth 2.25 metėr nga ky skarpat mjeti ka ndaluar, pra shpejtėsia e mjetit ėshtė bėrė Zero. Kėtu nė kėtė vend ku zbulohet se mjeti ka ndaluar plotėsisht Meēaj gjatė matjeve nė terren ka gjetur nė kėtė vend dhe njė copėz dekorative tė parakolpit tė Mercedesit tė Olldashit, tė cilėn hetuesit nuk e kishin administruar. Por si u zhvendos mjeti nga pika ku ndaloi deri nė kanal ku dhe i ndodhi pėrmbysja? Meēaj nė ekspertizėn e tij thotė se automjeti ka ecur me marsh “indietro” pėr 2.25 metėr duke shtuar se nga inspektimi i vendit tė ngjarjes dhe gjurmėt e lėna nė terren kjo ėshtė e vetmja mundėsi pėr ta ēuar mjetin buzė skarpatit tė kanalit, nga ku ka ndodhur dhe rrokullisja, pra pėrmbysja e mjetit. Sipas Meēajt kjo zhvendosje nė kėtė segment prej 2.25 metėr ėshtė dhe pika dhe rezultati i pathėnė nė raportin zyrtar dhe sipas tij pėrbėn njė moment qė ndryshon tėrėsisht dinamikėn e ngjarjes dhe rrethanave e pėr pasojė dhe saktėsinė e hetimit. Tė gjitha kėto zbulime tė reja sipas Meēajt e bėjnė tė pavlefshėm raportin zyrtar autoteknik tė administruar nga prokuroria dhe sjellin nevojėn pėr rindėrtimin e dinamikės sė aksidentit dhe kėqyrjen e re tė vendit tė ngjarjes qė me sa dukej nuk ishte “situr” siē duhej nga hetuesit. Mė poshtė po paraqesim disa nga konkluzionet e raportit alternativ tė hartuar nga Meēaj:

    -Automjeti mund tė rrokullisej vetėm me shpejtėsi mbi 95 km/h

    Automjeti me tė cilin lėvizte Sokoli ėshtė Benz S550 4Matic. Ėshtė pėr tu habitur fakti qė nė Aktin e Ekspertizės Autoteknike nė asnjė rast nuk jepet tipi i automjetit. Paraprakisht cilėsojmė se automjeti Benz S550Matic ėshtė njė automjet me cilėsi tepėr tė veēanta teknike, veēanėrisht tė lidhura me sigurinė e lėvizjes. Ky lloj automjeti ka qendėr rėndese tepėr tė ulėt pasi ėshtė 4×4. Kėto dy tregues i japin kėtij lloj Automjeti njė shkallė tė lartė sigurie gjatė lėvizjes nė kthesė dhe nė shpate . Me kėto tregues ky lloj automjeti pėrmbyset dhe rrėshqet nė kushte tepėr specifike tė gjeometrisė sė terrenit dhe dinamikės sė lėvizjes sė Automjetit. Ky lloj automjeti posedon njė lartėsi 147cm( Qendra e Gravitetit ėshtė e ulėt, jo mė shumė se 65 cm nga toka), njė gjerėsi(distance gomash prej 187 cm) dhe gjatėsi ( Para-prapa Kolp) prej 511 cm si dhe peshė rreth 2.050 kg. Me kėto tregues , referuar formulave standarde tė llogaritjes nė kthesė, dalja nga kthesa pėr efektin fizik tė rrokullisjes rrotull gomave tė jashtme (dhe kjo vetėm nėse goma pengohej nė rrėshqitje ) do tė ishte e mundur vetėm pėr shpejtėsi mbi 95.0 km/orė.

    -Automjeti ka ndaluar plotėsisht (nė piketėn 8) pa mbėrritur tek skarpati i kanalit
    Rrėshqitja nė shpat varet nga pjerrėsia e shpatit, por dhe koeficienti i fėrkimit rrotė- shpat. Por pėr tė konkluduar mbi kėtė fenomen ėshtė e nevojshme tė analizojmė lėvizjen e mjetit nga piketa 3-4(fillimi i daljes nga rruga) deri tek piketa 8(vendi ku ndalon mjeti ende pa mbėrritur tek kanali) . Nė kėtė trajektore , lehtėsisht nė terren, konstatohet se kemi ruajte gati tė pacenuar tė trajektores sė automjetit nga trajektorja e lėvizjes nė bankinė. Spostimi ėshtė thjesht gjeometrik ( kalohet nga njė plan horizontal nė atė tė pjerrėt me pjerrėsi rreth 45 gradė ). Pra nė kėtė trajektore nuk konstatohet rrėshqitje e automjetit nė shpat. Kėtė fakt e konstaton dhe ekspertiza kur shprehet “vazhdimi i gjurmės ėshtė i vazhdueshėm pavarėsisht pjerrėsisė sė shpatit”. Nė kėtė trajektore konstatohet dhe njė fenomen tjetėr. Edhe pse automjeti lėviz nė shpat tė pjerrėt edhe pse ai nė fillimin e lėvizjes sė tij nė shpat ka njė shpejtėsi rreth 10-12 km orė dhe njė nxitim jashtėqitės prej 0.117 m/s2, ai vetėm 8m nga momenti i daljes nga bankina mjeti ndalon pikėrisht nė drejtimin e lėvizjes sė paracaktuar nga trajektorja e lėvizjes nė bankinė. Pra nė piketėn 8 automjeti ka ndaluar lėvizjen nė drejtimin para. Ky fakt tregon qartė se terreni ka ofruar njė rezistencė tė madhe nė drejtim tė lėvizjes. Shkaku i kėsaj rezistence ėshtė popullimi i madh i shpatit me bimėsi ferrė tepėr intensive . Jo pak i rėndėsishėm ka qenė dhe tipi i automjetit 4×4. Tė dy sė bashku kanė pėrballuar me sukses momentin mė tė rrezikshėm tė pėrmbysjes apo rrėshqitjes sė automjetit nė shpat pas daljes nga bankina .

    -Shiriti i parakolpit u gjet 1 muaj pas ngjarjes (nė vendin e “Piketės 8” ku ndaloi automjeti)
    Aq e “butė” ka qenė rėnia nė shpat si rrjedhim i kėsaj rezistence dhe tipit tė automjetit (4×4 ), sa parakolpi i automjetit nuk ka pėsuar asnjė dėmtim. I vetmi dėmtim nė parakolp ėshtė shkėputja prej tij e njė shiriti nikelati (zbukurimi) nė ballorin e parakolpit , element i cili pėr ironi tė hetimeve pėr ngjarjen aktualisht ndodhet nė dorėn time . Ėshtė njė element i cili u gjet prej meje para tre ditėsh gjatė inspektimit tė hollėsishem tė gjurmėve tė automjetit nė terren. Ky element ėshtė gjetur fiks nė vendin ku ekspertiza ka vendosur piketėn numėr 8 e cila ndodhet nė distancė rreth 2.25 metėr distancė nga skarpati i kanalit, pra mjeti ka ndaluar plotėsisht duke u ndodhur nė shpat dhe nė njė distancė prej 2.25 metėr nga pika e skarpatit tė kanalit ku ekspertiza e nxjerr si pikėn ku ndodhi dhe momenti i pėrmbysjes sė mjetit. Vendi ku automjeti ndalon lėvizjen (Piketa 8) ndodhet rreth 2-2.25 m larg nga skarpati vertikal ( 90gradė) i kanalit ku ndodhen gjurmėt e automjetit dhe nė tė cilin realizohet pėrmbysja . Kjo situatė parashtron pėr zgjidhje pyetjen: Si u pėrshkrua distanca prej 2 deri nė 2.25m nga piketa 8 deri tek skarpati?



    -Ekspertiza zyrtare nuk shpjegon zhvendosjen drejt kanalit
    Nėse gomat kanė arritur nė Piketat 13 -14(buza e skarpatit tė kanalit dhe vendi ku u gjetėn shenjat e gomave tė makinės) pėrmbysja ėshtė absolutisht e mundur. Energjia e mundshme e automjetit, energji qė e ka sjellė atė deri tek skarpati nuk ėshtė ajo kinematike e marrė nga lėvizja nė rrugė (kjo energji zerohet nė piketėn 8). Ajo mund tė jetė vetėm potenciale e siguruar pikėrisht nė kėtė pikė. Pra energji e fituar nė piketėn 8 vetėm pasi automjeti ėshtė ndalur mė parė nė kėtė piketė nė distancė 2.25 metėr nga skarpati i kanalit. Pra llogaritjet sugjerojnė qė e vetmja mundėsi pėr kalimin e automjetit nga piketa 8(vendi ku u ndal) nė piketat 13-14(skarpati i kanalit ku nisi pėrmbysja) ėshtė vetėm ajo e energjisė potenciale. E shprehur nė term tė thjeshtė kjo situatė ėshtė ekuivalente me njė automjet i cili ndodhet nė pozicion pingul me shpatin dhe fillon lėvizjen nė skarpat duke rrėshqitur anash pėr efekt tė peshės dhe pjerrėsisė sė skarpatit . Mundėsi tjetėr e kalimit nga pozicioni nė piketėn nr.8 nė skarpatin e kanalit ėshtė njė pėrmbysje nga pozicioni piketa 8 e automjetit kundrejt aksit Goma tė Djathta–Tokė dhe fluturimi apo thjesht prekja e brezit tė shkurreve, duke pėrfunduar direkt me goma nė skarpatin e kanalit.
    Sesi mund tė ketė ndodhur ky fenomen, teoria e dinamikės sė lėvizjes nuk jep shpjegim.

    Automjeti pasi ka ndaluar eci me “marsh indietro” deri tek kanali
    Referuar skenarit planimetrik por dhe terrenit nė vend-ngjarje, rezulton se kalimi nga piketa 8 drejt atyre 13 – 14(pra nga vendi ku automjeti u ndal nė ferra deri tek skarpati i kanalit) ėshtė realizuar me lėvizje mbrapsht tė automjetit . Asnjė teori lėvizje nuk mund tė sugjerojė kėtė mėnyrė lėvizje. Automjeti ėshtė Matik- Automatik. Sa me sipėr kėto cilėsi tė automjetit vėshtirėsojnė ēdo logjikė tė lėvizjes pas tė automjetit. Sė pari automjeti ka lėvizur me marrsh para(ekspertiza zyrtare nuk identifikon marshin), ndėrkohė qė lėvizja nė skarpat sugjeron se rrotat kanė qenė aktive tė katėrta. Se dyti, tek piketa 8 automjeti vėrtetė ka ndaluar por ai nuk do tė jetė fikur (cilėsi e kamios automatike ). Kjo situatė bėnė qė vetė automjeti 4×4 jo vetėm nė kushte tė motorit tė shuar, por nė kushte tė atij tė ndezur me marsh para nuk lejon absolutisht lėvizje prapa. Kjo tipologji mekanike nuk mundėson lėvizje tė lirė mbrapsht, pėrveē rrėshqitjes nėn njė kėnd jo mė tė madh se 30 gradė (rreth 45 gradė ėshtė skarpati por lėvizja mbrapa nuk ėshtė sipas skarpatit por me njė farė kėndi me tė). Kjo lėvizje rrėshqitese mund tė realizohet vetėm nė kushtet kur koeficienti i fėrkimit Tokė-Goma ėshtė mė i vogėl se 0.5. Dhe nė kėtė rast nuk kemi rrokullisje gomash mbi teren, por rrėshqitje me fėrkim qė padyshim pėr efekt tė peshės jo tė vogėl nė ēdo gomė( rreth 550kg pėr gomė) do tė linte gjurmė rrėshqitėse nė terren. Kėto gjurmė nuk konstatohen. Ndėrkaq shpejtėsia e makinės nė kėtė moment kur mjeti ndodhet nė pikėn 8 ėshtė ZERO (ky fakt evidentohet dhe nga ekspertiza zyrtare).

  9. #309
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-12-2013
    Vendndodhja
    Saturn
    Postime
    50

    Tri foto horror dhe njė hetim komedi

    Nga Habjon Hasani http://gazetadita.al/07-janar-2014/

    Prej disa ditėsh nė mėnyrė koifidenciale me email-e nė qarqe politike dhe mediatike po qarkullojnė tre foto tė Sokol Olldashit tė bėra nė vendin e aksidentimit tė tij. Janė imazhe tepėr tė rėnda pėr tu parė dhe nė asnjė rrethanė nuk mund tė jenė objekt i publikimit nė gazetė. Edhe pėrshkrimi i pamjeve me fjalė do tė ishte tepėr i rėndė pasi niveli i shkatėrrimit tė kokės sė Olldashit dhe ēarja e kafkės sė tij nė atė farė feje janė tepėr tė rėnda edhe pėr tu pėrshkruar.

    Kėto foto minimalisht i japin njė pėrgjigje pikėpyetjeve qė shkaktoi nxitimi pėr tė bėrė varrimin e Olldashit. Nė kėtė nivel dėmtimi homazhet nuk mund tė kryheshin normalisht. Por kėto foto nga ana tjetėr flasin pėr njė dėmtim ekstrem tepėr tė rėndė qė mund tė jetė i shkaktuar ose nga njė aksidentim shumė i rėndė ose nga njė sulm dhe agresion shumė i rėndė ndaj tij. Vendi i aksidentimit, makina e sigurt me tė cilėn udhėtonte Olldashi dhe dėmtimi fare modest i mjetit tė tij duket se i bėjnė shumė tė dyshimta rrethanat qė mund tė justifikonin njė aksident kaq tė egėr.

    Stafi i DITA-s i ka kushtuar njė vėmendje tė veēantė kėsaj ngjarje ditė pas dite dhe kemi qenė media e parė qė kemi publikuar raportin zyrtar autoteknik tė aksidentit, por dhe media e vetme qė u investua nė hartimin e njė raporti alternativ mbi dinamikėn e aksidentit falė dhe bashkėpunimit tė inxhinierit Arben Meēaj. Por nė ēdo rast kemi mundėsuar vetėm zbardhje tė aspekteve tė veēanta tė kėtyre rrethanave pasi informacioni nga organet kompetente ėshtė zero dhe kėtė ngjarje tė rėndė deri mė tani mė sė shumti e karakterizojnė vetėm “legjendat urbane” dhe aludimet e pabazuara.

    Ndaj dhe sot u drejtohemi lexuesve tanė nė mėnyrė tė sinqertė dhe tė hapur duke pėrmbledhur shkurt ato qė dimė, ato qė nuk dimė dhe ato ēfarė nuk kapėrdijmė dot mbi mėnyrėn se si po hetohet dhe po trajtohet kjo ngjarje.

    Deri mė sot, gazeta nga investimi i saj vetjak ka mundur tė zbulojė disa pasaktėsi domethėnėse tė raportit autoteknik zyrtar tė hartuar pėr kėtė ngjarje. Inxhinieri Arben Meēaj ka hartuar njė raport alternativ dhe studim shkencor mbi dinamikėn e ngjarjes dhe ky raport i dytė ka nxjerrė nė pah shumė pasaktėsi nė raportin zyrtar tė administruar nga prokuroria. Ekspertėt zyrtarė nuk kanė pasur asnjė reagim pėr kėtė raport alternativ nė Meēajt, si rregull duhej tė “hidheshin pėrpjetė” pasi janė duke u kapur nė gabim mbi njė raport jo dosido, por nė njė raport autoteknik qė ka pėr objekt vdekjen e njė politikani tė lartė.

    Pėr mė tepėr inxhinieri Arben Meēaj arriti tė gjente nė disa vende dhe piketa tė rėndėsishme tė vendit tė ngjarjes telajon dekoruese tė makinės sė Olldashit gati 3 javė pas ngjarjes. Pasi ky fakt u botua nė gazetėn tonė, mėsuam se vendi i ngjarjes u dogj dhe pėrpos djegies sė shkurreve njė fadromė kishte gėrmuar dhe zhbėrė dhe rrugėn dytėsore ku u gjet automjeti.

    Prokuroria qė ėshtė duke hetuar ēėshtjen minimalisht duhej tė mbante njė qėndrim pas kėtyre fakteve tė publikuara nė DITA botėrisht: Do e konsideronte mė raportin e parė zyrtar apo do kėrkonte ri-ekspertimin autoteknik tė kėsaj ngjarje? Prokuroria nuk pipėtin, a thua se gjetja e pasaktėsive serioze nė raportin zyrtar autoteknik i bėn nder asaj. (!)

    Ne sot nuk dimė ende se ku ishte, nga vinte dhe me kė ishte Sokol Olldashi nė momentin e aksidentimit. Shumė bashkėpunėtorė tė tij tė afėrt janė tė bindur se autoritetet policore dhe prokuroria kanė “ndihmuar” figurėn e tij duke shmangur pėr publikun prezencėn e njė femre nė automjetin e tij natėn e aksidentit.

    Ky “nder” qė miqtė e Olldashit janė tė bindur se autoritetet i kanė bėrė figurės morale tė tij, nė fakt qarkullon qė ditėn e parė tė aksidentit, por edhe pse ata janė tė sigurt se “nderi u ėshtė bėrė” nuk kanė asnjė burim tė sigurt informacioni dhe nuk kanė parė asnjė provė konkrete mbi kėtė alibi.

    Por edhe nėse kjo do tė ishte e vėrtetė do tė ishte njė ndėr turpet dhe veprimet mė tė rrezikshme tė kryera ndonjėherė nga njė organ publik hetimor. Se sa dashnore apo shoqe ka pasur individi Sokol Olldashi as i intereson kurrkujt dhe maksimumi pėrbėn kuriozitet dhe jo informacion domethėnės.

    Por se me kė ishte dhe nė ēfarė rrethanash konkrete dhe ekzakte vdiq politikani i lartė Sokol Olldashi ėshtė njė ēėshtje me prioritet tepėr tė lartė shoqėror dhe me interes tė padiskutueshėm publik.

    Paranojat dhe ngėrēet seksuale apo morale tė hetuesve dhe kolegėve tė Olldashit nuk janė kurrsesi argument.
    Sot si pasojė e kėtij hetimi tė mangėt dhe rrethanave tė dyshimta shoqėria shqiptare ėshtė nė paranojė. Njė pjesė e mirė e shoqėrisė po mbahet nėn terror psikologjik pasi e bluan dyshimi se “Olldashin e kanė hequr qafe”. Kėtė terror s’mund t’ia faturosh milionave vetėm pėr tė larė duart dhe pėr t’i bėrė makijazh “figurės morale” tė politikanit, qoftė dhe sikur tė ishte Helena e Trojės nė sedijen ngjitur me tė.

    Pėr mė tepėr, cilitdo persona tė kenė qenė me tė duhen ditur saktėsisht. E kush tha qė njė femėr nuk mund tė jetė pjesė e njė skenari vrasės? Mbi ē’bazė bėhen pėrjashtimet e personave nga hetimi zyrtar?

    Nėse do ishte e vėrtetė ky do ishte njė akt i paprecedentė qė rrezikon jetėn e ēdo qytetari tė vendit, pasi mjafton qė nesėr, nė emėr tė “ruajtjes sė figurės morale” dhe “shpikjes” sė njė femre nė vendin e ngjarjes, tė mbulohet ndonjė akt mė i rėndė. Ky ėshtė kriminalizim i hetimit dhe jo hetim i njė krimi tė mundshėm.

    Mediat dhe gazetarėt i kanė tė kufizuara mundėsitė hetimore pasi janė autoritetet shtetėrore ato qė kryejnė veprimet nė tėrėsi por nėse media nuk ka mundėsi tė dalė nė konkluzion hetimor mbi ngjarjen, ama njė konkluzion mbi hetimin mund ta japė me siguri qė sot: Ėshtė njė komedi. Njė komedi qė jo vetėm nuk po bėn aspak pėr tė qeshur shqiptarėt por pėrkundrazi i ka vendosur nėn terror psikologjik nga dyshimi mos Olldashin e kanė vrarė.

    Kėsaj komedie tė zezė i duhet dhėnė fund, na vėrtetoni nėpėrmjet njė hetimi serioz se ēfarė ka ndodhur dhe jepini pėrgjigje dyshimeve tė bazuara qė po bėhen mbi hetimin Tuaj. Kjo nuk ėshtė ēėshtje “dashnoresh”, por hetim mbi vdekjen e njė politikani tė lartė. Nėse nuk kuptoni as kaq, nuk meritoni tė punoni as portierė nė redaksinė tonė e jo mė prokurorė dhe hetues tė ngjarjeve me rėndėsi tė veēantė.


    Replikat mes Kastriot Myftarajt dhe Elvi Fundos pėr vdekjen e Olldashit

    Publicisti i njohur pėr “theksin konspiracionist” Kastriot Myftaraj nuk ka dyshime se Sokol Olldashi ėshtė vrarė. Ai I ka kushtuar njė shėnim tė gjatė nė Facebook kėtij pretendii. Por reagon gazetari dhe miku i Olldashit Elvi Fundo, i cili e quan tė pabazuar pretendimin e Myftaraj duke shtuar se edhe pėr tė vetė si mik i Olldashit ka vend pėr dyshime por jo pėr konkluzione tė parakohshme.

    “Kush e vrau Sokolin Olldashin?”, – kėshtu e titullon shėnimin e tij nė Facebook Kastriot Myftaraj. Ai nuk ka asnjė dyshim se Olldashin e kanė vrarė, pėr tė mbėshtetur “teknikisht” kėtė tezė Myftaraj i referohet sidomos zhbėrjes, djegies dhe ndėrhyrjes me fadromė nė vendin e aksidentit(njė lajm i botuar nė DITA ) si dhe faktit qė automjeti modern i Olldashit nuk mund tė shkaktonte nė asnjė mėnyrė sipas tij atė rezultat tragjik dhe atė pasojė. “Qė e kanė vrarė nuk ka asnjė dyshim. Nuk dua tė pėrsėris kėtu gjithė tė dhėnat qė kanė dalė nė shtyp pėr versionin e vrasjes. Unė e kam vizituar vetė vendin e ‘aksidentit’ para se atė ta tjetėrsonin me ekskavator. Ėshtė e sigurt se nė atė vend, me atė lloj automjeti ultramodern, Olldashi jo vetėm qė nuk mund tė ketė gjetur vdekjen me ato plagė qė pati, por vėshtirė se do tė ishte lėnduar mė tepėr se pėr tė kaluar njė natė nė spital. Qė nuk duan tė zbulohen vrasėsit as pėr kėtė gjė nuk ka dyshim. Parakushti qė tė zbulohen vrasėsit ėshtė qė tė pohohet zyrtarisht se bėhet fjalė pėr vrasje dhe jo pėr ‘aksident’. Kėtu nuk ėshtė problemi tek praktika e punės me pista e Policisė dhe Prokurorisė. Nė rastin e vdekjes sė Olldashit ėshtė e vėshtirė qė tė konsiderohet ēdo pistė tjetėr veē asaj tė vrasjes. Por Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk duan qė t’ a zbulojnė vrasjen e Olldashit. Pse? Shumė socialistė thonė si nėn zė se Olldashin e kanė vrarė, por e vėrteta nuk mund tė zbulohet se nė Polici dhe nė Prokurori ka akoma shumė njerėz tė Berishės. Kjo mė tepėr ėshtė njė alibi pėr mos zbulimin e sė vėrtetės. Nėse do tė donin Kryeministri dhe Ministri i Punėve tė Brendshme, tė cilėt me kėtė Polici qė kanė mbyllėn nė njė ditė gjithė lokalet e lojėrave tė fatit tė Shqipėrisė, shembėn pallate me tritol dhe bėnė gjithė ato punė tė tjera me tė cilat mburren ēdo ditė, do tė kishin krijuar fare lehtė njė grup ekspertėsh nė Polici pėr tė hetuar vrasjen e Olldashit. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Prokurorinė”, – shkruan ndėr tė tjera nė krye tė shėnimit Myftaraj.

    Interpretimi politik

    Nė pjesėn tjetėr tė shėnimit tė vetė Myftaraj merret nė hollėsi me analizėn e tij vetjake mbi qėndrimet e lidershipit tė PD-sė dhe PS-sė pas kėsaj ngjarje si dhe me lidhjet qė sipas Myftarajt kanė ekzistuar sė fundmi mes Olldashit dhe Edi Ramės . Njė aspekt tė veēantė Myftaraj i kushton figurės sė Bamir Topit dhe njė pakete interesi tė interesuar pėr tė forcuar partinė e tij FRD. Mė pas Myftaraj pėrmend dhe detaje nga jeta e Olldashit qė sipas tij e kishin bėrė problematik kohėt e fundit, duke pėrmendur “kazinotė e Malit tė Zi”. Myftaraj flet edhe pėr njė numėr relativisht intensiv mesazhesh telefonike qė sipas tij janė kėmbyer mes Olldashit dhe Edi Ramės nė javėt e fundit. Myftaraj pėrmend njė mori elementėsh dhe detajesh tė lidhur mes tyre qė shpesh herė nuk kuptohen qartė se nė funksion tė cilės ide apo cilės tezė i ka, por duhet thėnė se tė vetmet dyshime tė bazuara nė shėnimin e tij tė guximshėm Myftaraj pėrmend vetėm elementėt “teknikė” qė lidhen me skenėn e vendit tė ngjarjes dhe karakteristikave tė automjetit tė Sokol Olldashit.



    Reagimi i Fundos

    Pasi ka postuar kėtė shėnim nė Facebook, ndaj Myftarajt ka reaguar Elvi Fundo, njė ish-gazetar i “Fiks Fare” qė mė pas punoi si kėshilltar i Ridvan Bodes dhe qė njihet si mik personal dhe njė ndėr mbėshtetėsit mė kryesorė tė Sokol Olldashit gjatė garės pėr kreun e PD-sė nė korrikun e 2013-ės. Nė pėrgjigjen e tij, Fundo ka pretenduar se ka vend pėr pikėpyetje dhe pėr dyshime nė atė ēfarė ka ndodhur me Sokol Olldashin, por mė pas Fundo ka shtuar se dalja nė konkluzion nga ana e Myftarajt ka qenė e parakohshme dhe e nxituar. Fundo gjithashtu ka hedhur poshtė dhe pretendimet e Myftarajt pėr ndonjė “lojė” tė Sokol Olldashit nė koordinim me Edi Ramėn dhe Bamir Topin. “Kastriot Myftaraj, aksidenti mund tė ketė shumė pikėpyetje, por aludimet e tua janė tė pabaza dhe ka shumė e shumė pasaktėsi. Miqėsisht unė tė theksoj se Sokoli as ka pas ndėrmend tė shkojė tek Bamir Topi e as ėshtė marrė me Ramėn. Qėndrimin e tij e ke nė Facebook disa ditė pėrpara aksidentit. Sokoli kishte debate pėr mėnyrėn e drejtimit tė PD-sė nė opozitė dhe marrjen e pėrgjegjėsive reale per daljen nė opozitė dhe ri-ngritjen duke u kthyer tek baza e PD-sė me program e ide konkrete. Pėr aksidentin kam dhe unė dyshime si ēdo njeri por aludime te tilla janė totalisht tė paqena, aq mė shumė akuza kazinosh, Ramėn, Topin etj. Kumari shfaqje e huaj ishte ne kohen e Enverit, pėr mė tepėr Koli luante letra me miq e shoke dhe nuk shkonte kurrė nė kazino. Kėto qe thua me lart janė shume tė pasakta edhe si aludime apo teza. Miqėsisht tė kėrkoj qė tė tilla gjėra mos i pėrdorėsh pėr publikun pa i faktuar dhe vlerėsuar qetėsisht. Fl”, – i shkruan Fundo Myftarajt.

    Myftaraj i pėrgjigjet Fundos: Platonin e kam mik, por mė shumė dua tė vėrtetėn

    Pak minuta pasi Elvi Fundo i ka shprehur kritikėn e vetė Myftarajt pėr shėnimin mbi Olldashin nė Facebook, Myftaraj i ka kthyer pėrgjigje Fundos, duke e ftuar dhe atė qė si mik i Olldashit tė shihte tė vėrtetėn nė sy. Mė poshtė teksti i plotė i pėrgjigjes qė Myftaraj i ka nisur mikut tė Olldashit si pėrgjigje: “Pėrgjigje pėr mikun tim Elvi Fundo, bashkėpunėtorin e ngushtė tė Sokol Olldashit qė nga koha e forumit Rinor tė PD! I dashur Elvi! Duhet tė tregohesh nė lartėsinė e mbiemrit qė mban se je pasardhėsi i Zai Fundos i cili ėshtė figurė e nivelit botėror se ishte njė nga tė paktėt zyrtarė tė lartė tė Kominternit qė pati kurajėn tė denonconte vrasjet politike tė kryera brenda Kominternit me urdhėr tė Stalinit, gjė qė e pagoi me jetėn e tij. Unė e mirėkuptoj dhimbjen tėnde pėr humbjen e mikut. Por siē thotė fjala e Aristotelit, tė cilėn Zai Fundo e pėrdori pėr shefin stalinist tė Kominternit, Dimitrovin: E kam mik Platonin, por e verteta eshte mikeshė mė e madhe. Aq sa ē’e ke pasė t’i mik Olldashin, e kishte mik Zai Fundo Dimitrovin e gjyqit tė famshėm tė Laipsigut pėr djegien e Raishtagut. Por mes miqėsise dhe sė vėrtetės Zai Fundo zgjodhi tė vėrtetėn. Ti e di mendimin tim pėr Zain, dhe sa e ēmoj unė atė. Mos vdeksha pa shkruar biografinė e Zait. Prandaj sillu siē ta kėrkon mbiemri, i dashur Elvi. Ėshtė e vėrtetė se Olldashi nuk kishte ndėrmend tė shkonte te Topi (Bamir Topi, shėn redaks) dhe kėtė e pagoi me kokė. Sa per bixhozin, atė e ka pasur ves edhe Presidenti Eisenhouer, madje shkruhet edhe nė biografinė e tij tė autorizuar tė Stiven Ambroz. Pėr t’ ia kufizuar kėtė ves, kur u be President, ia sillnin me aeroplan tė posaēėm shoket e pokerit atje ku ishte. Vete Sokoli do tė ndihet mė i qetė po tė thuhet e vėrteta”.

  10. #310
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Digjet vendi ku humbi jetėn Sokol Olldashi

    Gezetat dita , tema, shqip, shekulli, se fundmi koha jone, sot, zeri i popullit jane vepra te sorrave, dhe nuk ka pavaresi ne argumentimin e lajmit, jo per mbeshtetur apo kundershtuar hipotezat e aksidentit, por eshte humbje kohe te lexosh median e varur sikur kur i vesh ujkut melqite e deles.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

Faqja 31 prej 37 FillimFillim ... 212930313233 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •