Close
Faqja 29 prej 37 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 363
  1. #281
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,157
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Ti beson se Oldashi nuk kishte vene rripin e sigurimit qe nga Elbasani???
    e ke idene e atij sinjalit qe te terbon ne kete lloj makine po nuk vure rripin e sigurimit?. Madje kjo makine ka mundesi qe nuk ndizet fare po s'vure rripin. Prandaj eshte dashur te jete nje person i dyte enigmatik. per ta ndezur
    Edhe njerezit qe vene rripin e sigurimit vdesin kur makina bie ne gremine e rrotullohet disa here. Sidomos kur nga fotot e demit te makines duket qarte qe demi me i madh eshte ne baxhane e makines dhe sipas eksperteve vdekja ka ardhur nga plaget ne koke dhe ka qene nje vdekje e menjehershme.

    Heshtja e organeve te Prokurorise per kete ceshtje, heshtja e familjes e miqve te te ndjerit, heshtja e politikes te te dy kraheve, me ben mua te dyshoj se vdekja e tij nuk ka asnje prej motiveve politike apo mafioze qe ju zini ne goje por ka motive te uleta. Po mundohen te mos bejne publike fakte qe do te kompromentonin imazhin publik qe shqiptaret kane per te ndjerin. E bejne kete me shume per hir te familjes se te ndjerit, se sa vete atij. Te njejten gje bene edhe me vdekjen e Tanit te Top Channel ne mes te Tiranes dhe me vdekjen e Ardian Klosit. U tha qe vdiqen por u lane jashte publikimit ne media shume aspekte te vdekjes se tyre.

    Prokuroria heton vetem nese familja e kerkon nje gje te tille. E deri me sot familja e te ndjerit nuk ka dale ne media apo te beje thirrje per zbardhjen e rrethanave te vdekjes se Sokol Olldashit. Mund ta bejne nje gje te tille ne te ardhmen, por deri me sot nuk e kane bere. Qe do te thote qe ose ata jane bindur plotesisht qe vdekja erdhi nga aksidenti, ose i dine te gjitha rrethanat e ngjarjes se aksidentit dhe nuk duan qe te gjitha faktet te behen publike per motivet e tyre familjare.

    Albo

  2. #282
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,157
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Ekspertiza: Shkak i vdekjes sė Olldashit, shoku traumatiko-hemorragjik

    TIRANE - Ekspertiza mjeko-ligjore hedh dritė mbi shkaqet e vdekjes sė ish-ministrit tė Transporteve, Sokol Olldashi, nė aksidentin e 20 nėntorit nė Qafė-Krrabė. Sipas rezultateve tė ekspertizės mjeko-ligjore, deputeti i PD-sė Olldashi ka humbur jetėn nga shoku traumatiko-hemorragjik, karakteristikė e aksidenteve automobilistike.
    Mėsohet se gjatė ekspertizės nuk ėshtė konstatuar pėrdorim i lėndėve tė huaja, dhe ėshtė konfirmuar fakti se deputeti Olldashi nuk ka qenė nėn ndikimin alkoolit nė momentin e aksidentit.
    Koka e deputetit ėshtė goditur nga kolona e makinės, sipėr dritares sė pasagjerit.



    EKSPERTET AUTO-TEKNIKE

    Pakujdesia i mori jetėn deputetit tė Partisė Demokratike Sokol Olldashi. Ky ėshtė konkluzioni i ekspertėve autoteknikė dhe rrugorė, tė cilėt hetuan pėr shkaqet e aksidentit tragjik tė mbrėmjes sė 20 nėntorit 2013 nė Qafė-Krrabė, nė vendin Lapidari. Pak ditė mė parė, Prokuroria e Pėrgjithshme pėrmes kėshilltarit pėr median, Albi Serani, bėri publike rezultatet e ekspertizės autoteknike, ku renditen shkaqet dhe rrethanat qė ndikuan nė aksidentin e rėndė, qė i mori jetėn ligjvėnėsit demokrat nė moshėn 41-vjeēare, teksa udhėtonte nga Elbasani drejt Tiranės me makinėn e tij tip “Benz” me targa AA 003 NH. Sipas ekspertėve, mungesa e sinjalistikės, fakti qė deputeti nuk kishte vėnė rripin e sigurimit, errėsira, moti me shi, fushėpamja e kufizuar dhe mosvėnia e barrierave tė sigurisė janė tė tjera shkaqet qė sollėn vdekjen e babait tė dy fėmijėve.

    Raporti pėrfundimtar, i hartuar nga njė grup ekspertėsh tė kėrkuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tiranė konstaton se shkaqet kryesore qė kanė sjellė aksidentin janė:
    - Shpejtėsia e automjetit (neni 139 i Kodit Rrugor)
    Nė momentin e aksidentit, drejtuesi i mjetit po udhėtonte me shpejtėsi 45 km/h. Sipas ekspertizės, nė bazė tė nenin 139 tė Kodit Rrugor, mė specifikisht, nė paragrafin 3 tė tij, thuhet se: “Veēanėrisht, drejtuesi i mjetit duhet tė rregullojė shpejtėsinė nė pjesėt e rrugės me fushėpamje tė kufizuar, nė kthesa... nė pjerrėsi tė forta, ... nė orėt e natės, nė rastet e fushėpamjes sė pamjaftueshme pėr shkak tė kushteve atmosferike ......”. Nė kushte atmosferike tė rėnduara, siē ka qenė nė momentin e aksidentit dhe nė njė kthesė tė fortė, siē ėshtė konstatuar nga kqyrja e vendit tė ngjarjes, automjeti duhet tė lėvizte me shpejtėsi mė pak se 20 km/h.
    - Mosrespektimi i sinjalistikės rrugore (neni 144 i Kodit Rrugor)
    Nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes ėshtė konstatuar se ekziston sinjalistika vertikale, e cila tregon drejtimin e kthesės nė tė majtė. Megjithatė, sipas ekspertėve, mungon sinjalistika horizontale.
    - Pėrdorimi i rripit tė sigurimit (neni 170 i Kodit Rrugor)
    Nga kėqyrja nė vendngjarje dhe nga ekspertiza ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk ka pasur tė vendosur rripin e sigurimit.
    Raporti i ekspertėve autoteknikė ka nxjerrė edhe njė pėrfundim tjetėr mbi gjendjen e pareteve anėsorė tė rrugės. Sipas materialit zyrtar, dorėzuar ditėn e sotme nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė, konstatohet se: “Nga enti pronar i rrugės nuk janė vendosur barrierat e sigurisė nė pikat kritike, tė cilat rrisin sigurinė e pėrdoruesve tė rrugės nė qarkullim”. Lidhur me kėtė ēėshtje, grupi i ekspertėve prezanton edhe njė kėndvėshtrim teorik, sipas tė cilės: “Njė barrierė garanton tė gjitha performancat, qė janė mbajtja e mjeteve tė rėnda, zbutja e efektit tė pėrplasjes pėr personat, mjetet e lehta dhe ridrejtim tė kontrolluar tė mjetit pas pėrplasjes–duhet gjithashtu tė sigurojė njė veprim efikas kundėrshtues pėr pėrmbysjen e mundshme tė mjeteve qė kanė bariqendrėn e lartė (situatė qė mund tė jetė po aq e rrezikshme aq sa edhe mungesa e mbajtėseve) dhe mundėsisht duhet tė karakterizohet pėr tė pasur hapėsira tė limituara pune (gjerėsi operative, deformim edhe devijim)”.
    Lidhur me rastin konkret, ekspertėt autoteknikė shprehin mendimin se “...konstatojmė edhe shkeljen e kėrkesave tė nenit 14 tė Kodit Rrugor nga enti pronar i rrugės”.

    (er.nu/d.b/BalkanWeb)

  3. #283
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Prokuroria heton vetem nese familja e kerkon nje gje te tille. E deri me sot familja e te ndjerit nuk ka dale ne media apo te beje thirrje per zbardhjen e rrethanave te vdekjes se Sokol Olldashit. Mund ta bejne nje gje te tille ne te ardhmen, por deri me sot nuk e kane bere. Qe do te thote qe ose ata jane bindur plotesisht qe vdekja erdhi nga aksidenti, ose i dine te gjitha rrethanat e ngjarjes se aksidentit dhe nuk duan qe te gjitha faktet te behen publike per motivet e tyre familjare.

    Albo
    Prokuroria e ka detyren e vete ligjore te zbardhi ngjarjen. Aq me teper kur behet fjale per nje person publik.
    Po sikur te jene familjaret qe ta kene organizuar vrasjen e tij?. Kush duhet ta kerkoje hetimin?
    Dihet qe Olldashi i ndjere jetonte prej nje viti i ndare nga gruaja.
    Ketu prokuroria e mjekesia ligjore po tallet me intelektin e nje populli te tere. Kaq idiote jemi valle sa te besojme se preu fytin dhe kafken ne baxhon e makines kur ne momentin e rrotullimit makina kishte shpejtesine 11 km ne ore, ndersa ne momentin e daljes nga rruga ishte me 40 km ne ore. Ajo nuk ka qene nje makine e thjeshte , e vogel qe rrokulliset nga nje gur ne rruge. Ishte ne makinen me te sigurt ne bote. Ajo ka ecur si nje tank i rrende edhe jashte rruge.
    Nje burre ne moshen 41 vjecare me shendet te plote si Olldashi, pa asnje gram alkool ne gjak e ne keto kushte , vallaj propabiliteti per nje vdekje te tille eshte 000000000.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  4. #284
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,157
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Prokuroria e ka detyren e vete ligjore te zbardhi ngjarjen. Aq me teper kur behet fjale per nje person publik.
    Po sikur te jene familjaret qe ta kene organizuar vrasjen e tij?. Kush duhet ta kerkoje hetimin?
    Dihet qe Olldashi i ndjere jetonte prej nje viti i ndare nga gruaja.
    Ketu prokuroria e mjekesia ligjore po tallet me intelektin e nje populli te tere. Kaq idiote jemi valle sa te besojme se preu fytin dhe kafken ne baxhon e makines kur ne momentin e rrotullimit makina kishte shpejtesine 11 km ne ore, ndersa ne momentin e daljes nga rruga ishte me 40 km ne ore. Ajo nuk ka qene nje makine e thjeshte , e vogel qe rrokulliset nga nje gur ne rruge. Ishte ne makinen me te sigurt ne bote. Ajo ka ecur si nje tank i rrende edhe jashte rruge.
    Nje burre ne moshen 41 vjecare me shendet te plote si Olldashi, pa asnje gram alkool ne gjak e ne keto kushte , vallaj propabiliteti per nje vdekje te tille eshte 000000000.
    Ekspertet e thane fjalen e tyre per ngjarjen. Bazuar ne raportin e tyre, Prokuroria nuk ka se cfare te hetoje pasi sipas raportit, vdekja erdhi nga aksidenti. Ajo qe une te thashe me lart qe ti nuk kuptove eshte qe Prokuroria nuk ka asnje te drejte ligjore te hetoje me tej, nese raporti mjeko-ligjor nuk evidenton prova krimi, ose nese nuk ka prova te reja qe krijojne hije dyshimi. Vetem nese familja ose persona kane dijeni per ngjarjen paraqiten ne Prokurori e bejne deshmi te reja, vetem atehere Prokuroria e shikon te udhes te hapi dosje e hetoje me tej.

    Familja e te ndjerit ka te drejten e saj te privatesise e qytetaret shqiptare nuk kane asnje te drejte te dine me shume se kaq per vdekjen. Dhe ne cdo vend te botes, e ne cdo shoqeri te qyteteruar, respektohet vendimi i familjes se te ndjerit, e nuk spekullohet larte e poshte kot me kot sa per te vrare kohen kot me budalleqe, pasi sa here qe e beni kete gje ju si qytetare apo ustallaret e mediave, aq here e trazoni plagen e humbjes se djalit, burrit, babait, vellait te familjes se te ndjerit.

    Sa per budalleqet e tjera qe shkruan, harron qe jeton ne nje vend ku cdo dite vdesin apo demtohen te pakten 10 veta nga aksidentet automobilistike. Ata qe vdesin rrugeve perdite, nuk ngasin benza, nuk jane te shendetshem, nuk jane esell, nuk ngasin makinen ne te njejten rruge, nuk e kane as emrin Sokol Olldashi. Mire Olldashin "na e vrane", po ata 10 fatkeqet e tjeter kush na e i vret perdite?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 11-12-2013 mė 09:28

  5. #285
    i/e regjistruar Maska e par
    Anėtarėsuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    te lexosh shtypin dhe site qe jane jo te pavarura ( qe ne shqiperi nuk ka fare ) hedhin dyshime, nuk me keq qe te manipulosh nje ngarje qe ka viktima,
    le te nxjerrin fakte para qe te behet vone dhe te mos kakarisin neser ne mitingjet ksenofobe. jane shteti dhe duhet te marrin pergjegjesite nese ka patur dyshime.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  6. #286
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Ashtu pra aksidentalisht njelloj si vdiq Azemi dhe Gramozi kshu eleminohen kundershtaret diku me thike pas shpine diku "aksident"

  7. #287
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Sa here vdesin politikane ngrihen teori konspiracioni etj por kur vdesin cdo dite neper aksidente persona te thjeshte,nuk dyshon njeri.Si duket politikanet na jane bere si gjysem-perendi qe nuk mund te vdesin si njerezit e thjeshte.

  8. #288
    Gentle Creature Maska e starbright
    Anėtarėsuar
    17-07-2007
    Postime
    884

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Ke te drejte, Njerzit e thjeshte kur bejne aksidente me makine nuk bejne telefon pasi kan vdekur(sic supozohet ka bere zOlldashi) Kam bere aksident jam shume keq. Pstaj del teoria qe ka qen me kafken e care apo fytin e prere. Njerzit e thjeshte vdesin. Kaq

  9. #289
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Citim Postuar mė parė nga starbright Lexo Postimin
    Ashtu pra aksidentalisht njelloj si vdiq Azemi dhe Gramozi kshu eleminohen kundershtaret diku me thike pas shpine diku "aksident"
    Edhe djali i shkrete i Gramozit e hengri. Mjer nena...

    Sokoli me shume mundesi ka qene me dashnoren. Ajo ka telefonuar. Po ne Shqiperi jemi. Ca sben vaki...

  10. #290
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Humb jeten ne nje aksident automobilistik deputeti demokrat Sokol Olldashi

    Dyshime rreth ekspertizės pėr vdekjen e Olldashit

    Merkure, 11 Dhjetor 2013 10:55 Written by Koha Jone

    Teorikisht nuk mundet tė kundėrshtojmė njė pėrfundim tė nxjerrė nga ekspertėt, sidomos ata mjeko-ligjorė, ndonėse pėrherė ka pikėpyetje, aq me tepėr nė rastin e aksidentit tė Sokol Olldashit. Por vdekja e njė deputeti, Sokol Olldashit, nuk mund tė na lerė symbyllur vetėm nė pėrcaktimet e ekspertėve. Jo pse ata janė tė gabueshėm, por pse edhe ata qė nuk janė ekspertė ose ekspertė tė dalė nė lirim, i kanė disa dyshime tė bazuara. Dyshime qė lindin nga vetė rrjedha e ngjarjes, nga tė dhėnat dhe nga gjithė ēfarė dėgjuam e vėshtruam dy ditė me radhė, pas aksidentit. Sigurisht qė janė ekspertė tė tjerė, ata qė duhet tė ngrenė pikėpyetjet e tyre, por ne kemi tė drejtėn nė emėr tė informimit tė publikut tė shtrojmė dyshimet dhe pikėpyetjet tona, qė lidhen jo vetėm me ekspertizėn, por edhe me gjithė ēka ndodhur nė kėtė aksident e pas tij.

    Dje, ekspertiza nxori si shkak tė vdekjes sė Olldashit pėrplasjen e kokės me kolonėn e makinės, qė ndodhet sipėr dritares sė pasagjerit. Edhe njėherė; ky ėshtė shkaku i vdekjes, jo i aksidentit. Pyetja e parė qė lind: Nėse Olldashi i ka pasur duart nė timon dhe makina ka shkarė, a nuk e ka shtrėnguar ai instinktivisht timonin, duke mos lejuar kalimin e trupit nė krahun tjetėr?

    Pėrsėri pyesim qė nėse makina ka qenė duke dalė nga rruga, atėherė instinktivisht, njė shofer i vjetėr dhe profesionist si Olldashi normalisht duhet tė kishte shtypur frenat, por a u gjetėn nė vend shenja frenash? Makina nuk ka qenė me shpejtėsi shumė tė madhe, siē e pohojnė edhe vetė ekspertėt, dhe rėnia normalisht ka qenė relativisht e butė; a janė bėrė provat me manekin se si rezulton aksidenti nė njė rast tė tillė, a shkakton edhe tek manekini tė njėjtėn plagė qė i ka shkaktuar Olldashit? A ka mundėsi koka, qoftė edhe kur trupi ėshtė pa rrip sigurimi tė pėrplaset aq fort sa tė sjellė vdekjen e menjėhershme, gjithmonė kur kemi njė rėnie relativisht tė butė? A e kanė parė ekspertėt se aty ka njė ferrė kaq tė madhe, e cila ėshtė si njė shtresė mbrojtje pėr tė mos pėsuar plagė vdekjeprurėse? Ata thanė nė raportin e tyre se ka pėsuar gjakderdhje tė madhe, por si shpjegohet qė deri dje asnjė nuk vėrteton, edhe tė filmuar, se ka gjak nė sediljet e makinės? Njė pikė tjetėr dyshuese ėshtė fakti se tė gjithė airbaget janė hapur dhe nė makinėn “Benz” tė Olldashit nuk ka ndonjė vegėl tė gjatė, e cila mund tė sjellė dėmtim kaq tė madh nė kokė?

    Njė pyetje tjetėr qė duhetkėrkuar edhe tek prodhuesit e makinės tė “Benz Merzedes”, do tė ishte se si ka mundėsi qė makina mė e sigurt nė botė nga cilėsia dhe garanci teknike mund tė shkaktojė njė plagė tė tillė tė thellė dhe vdekjeprurėse? Si mundėt qė gjithė xhamat anėsorė tė dyerve tė makinės kanė pėsuar veēse thyerje sipėrfaqėsore, ndėrsa xhami i baxhės sė automjetit tip “Benz Mercedez”, tė thyhet dhe tė shkaktojė njė ēarje kaq tė madhe gjer nė palcėn e trurit? Si mundet qė nė xhamin e baxhės sė makinės gjendet njė fije floku dhe nuk gjendet asnjė sasi gjaku e viktimės? Aktualisht, kemi dy ekspertiza shumė tė rėndėsishme tė ekspertėve autoteknik dhe ekspertėve tė mjekėsisė ligjore, dhe ky fakt qė duhej tė ishte fillimi i hetimit nuk pėrmendet nga asnjė raport i ekspertizės. Nėse mund tė bindin opinionin publik shqiptar, duhet ta kenė tepėr tė vėshtirė tė bindin prodhuesit e makinės “Benz Merzedes” se si asnjė xham anėsor nuk ėshtė thyer, ndėrsa xhami i baxhės ėshtė thyer, madje paska shkaktuar vdekjen, por nė asnjėrin raport nuk thuhet se pėrse nuk ka sasi gjaku tė paktėn nė pjesėn e baxhės sė automjetit, e cila ka sjellė vdekjen e menjėhershme tė zotit Olldashi!

    Tė habit fakti se si ekspertėt mjekoligjorė kanė konkluduar me njė fjali se “ka humbur jetėn nga shoku traumatiko-hemorragjik, karakteristikė e aksidenteve automobilistike”! Ndoshta, raporti i plotė akoma nuk ėshtė bėrė i ditur, por njė pėrcaktim i tillė si “karakteristikė e aksidenteve automobilistike” nuk ėshtė bindėse pėr askėnd. Njė detaj i rėndėsishėm ėshtė vetė makina. Ekspertėt ende nuk na kanė sqaruar, pse u nxor me aq vonesė Sokol Olldashi nga makina. U tha se po pritet makina me mjete metalprerėse, pasi ėshtė pėrplasur keq, por nuk doli kėshtu. Ku janė shenjat e prerjes, pėrderisa u tha nė momentin e ngjarjes se kjo ėshtė arsyeja e vonesės? Ndėrkohė qė fotot e vetė makinės tregonin njė gjendje relativisht tė mirė tė saj, e aq mė pak, krahu i pasagjerit ku thuhet se pėrplasi kokėn deputeti Olldashi. Sa gjak u gjend nė makinėn e tij dhe ku janė fotot e “kolonės sė makinės sipėr dritares sė pasagjerit” ku mund tė ketė mbetur gjak dhe flokė nga pėrplasja? Flasim pėr tė tjera pyetje qė kanė lindur, apo lindin njėra pas tjetrės. Ku ėshtė telefoni i Olldashit? A po merret dikush, me cilėt dhe ēfarė ka folur deputeti gjatė asaj dite, apo deri dy ditė mė parė se tė ndodhte aksidenti, siē thuhet? Kush ėshtė personi i fundit, me tė cilin ka folur Olldashi? Nė ēfarė takimi ishte Olldashi?

    Cili ėshtė personi i fundit qė e ka takuar para se tė ndėrronte jetė? Nėse ka qenė nė njė darkė, cili ishte restoranti? Nėse ka qenė vetėm, lind pyetja ēfarė “xhiroje” po bėnte deputeti nė atė orė dhe nė atė kohė? Nėse ka qenė i shoqėruar, kush ka qenė personi, apo personat qė e shoqėronin? Dhe tek kjo pyetje, lind edhe ndonjė pyetje pėr prokurorinė. A duhet prokuroria tė niste hetimet (nėse s’i ka nisur) pėr emrin qė u pėrfol nė media se ishte bashkudhėtar me Olldashin; pra njė ish-drejtues policie, por fatmirėsisht ai ishte gjallė? Ose, cili e ka dhėnė lajmin pėr ish-oficerin e policisė, pasi janė tė regjistruara transmetimet e lajmeve nė televizione, atė natė e si ēdo natė? Gazetarėt qė i kanė transmetuar natyrisht nuk i kanė shpikur nga mendja, por gazetarit nė vendngjarje dikush mund t’ia ketė thėnė. Kush janė personat qė mbėrritėn tė parėt nė vendngjarje dhe si ishte situata qė ata panė?

    A ka qenė makina duke u drejtuar manualisht, apo automatikisht? Nė tė dy rastet, vetėm nėse Olldashi ka qenė i pavetėdijshėm, nuk do tė shkelte frenat, qoftė edhe nė pak sekonda kohė, aq sa tė binte makina. Pse ekspertėt dje nxituan, pa i pyetur njeri, tė na thoshin nė raportin e tyre se deputeti Olldashi nuk mund tė jetė goditur apo vdekur mė pėrpara aksidentit? Pse i ka djegur dikujt qė i ka bėrė ta shkruajnė atė pjesė nė raport, ndėrkohė qė vėrtet ka shumė pikėpyetje se dikush e ka vrarė mė parė me mjete tė forta dhe mė pas e ka hedhur nė atė qė quhet gjoja aksident? A ka pjesė trunore qė mungojnė dhe nėse po, atėherė pse nuk janė nė vendin e aksidentit? A keni marrė pėrgjigje me shkrim nga ekspertėt e “Mercedez-Benz” nė Shtutgard tė Gjermanisė se makina qė ata kanė prodhuar tė sjellė vdekjen edhe nėse bie me njė rrotullim?! Ende nuk ka njė pėrgjigje, se ēfarė regjistruan kamerat e tunelit Tiranė-Elbasan, ku pretendohet se kaloi makina ku udhėtonte deputeti i PD-sė, qė do tė tregonin, orėn e kalimit dhe sa persona ishin nė tė. Cilat makina kanė qenė para dhe pas makinė sė z. Olldashi?

    Kush do tė thyejė heshtjen pėr kėto enigma? PD hesht! Prokuroria hesht! Ministria e Brendshme hesht! Ky aksident nuk ėshtė ēėshtje thjesht ekspertėsh, por ngjarja duhet marrė nė rrjedhshmėrinė e saj, tė paktėn qė nga momenti i daljes sė makinės nga tuneli gjer kur ka ndodhur aksidenti, siē thuhet se ėshtė aksident. Natyrisht qė nuk vėmė nė dyshim aftėsitė e ekspertėve, por janė shumė pyetje qė duan pėrgjigje. Ka humbur jetėn njė qytetar shqiptar, njė deputet, ish-ministėr dhe kandidat pėr kryetar partie i opozitės.

    Alban Mati

Faqja 29 prej 37 FillimFillim ... 192728293031 ... FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •