-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Panik në zonën e Xhamllikut
30/12/2013
Banorët e zonës së Xhamllikut përjetuan orë paniku mbrëmjen e së hënës.
Rrjedhja e gazit, në një pikë karburanti, vuri në alarm jo vetëm banorët, por edhe policinë dhe zjarrfikësit, që rrethuan dhe evakuuan zonën. Po ashtu u bllokua edhe qarkullimi i mjeteve.
Mësohet se rrjedhja e gazit, në depozitën me kapacitet rreth 2 mijë litra, erdhi për shkak të defektit të saraçineskës dhe valvulës, e cila nuk u riparua dot nga punonjësit e karburantit.
Policia bllokoi zonën në një rreze prej 200 metrash, ndërsa forcat zjarrfikëse mbyllën vatrën e rrjedhjes së gazit, pas më shumë se 30 minutash punë.
Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të populluara në kryeqytet, ndërsa u mësua se depozitat e karburantit kishin rreth 1 mijë litra gaz.
Ndërhyrja e zjarrfikësve duke lagur rrugët, fikja e makinave dhe dritave në të gjitha banesat e zonës, si dhe mospërdorimi i celularëve, gjë që u këshillua nga policia, shmangën një shpërthim të mundshëm nga përhapja e madhe e gazit.
Rreth orës 22:00, policia njoftoi se situata u vu nën kontroll të plotë, ndërsa po vijojnë hetimet për shkaqet dhe personat përgjegjës për këtë situatë tepër alarmante, që vuri në rrezik banorët e kësaj zone shumë të populluar në Tiranë.
Të intervistuar nga "Top-Channel", banorët thonë se, pavarësisht zgjidhjes së situatës, shumë persona me banim te Xhamlliku përjetojnë probleme në frymëmarrje apo djegie të syve, ndërsa era e rëndë e gazit është ende prezente në të gjithë lagjen.
/ Top Channel
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Korçë, nxirret i pajetë i riu nga miniera
31 Dhjetor 2013
LOZHAN-MBULIM-30_3Trupi i 27-vjeçarit Mirjan Bushi është nxjerrë i pajetë, nga një prej galerive të braktisura në minierën e Lozhanit, në rrethin e Korçës, pas sinjalizimit të familjarëve të tij fillimisht për bllokimin e tij në të, ku kishte hyrë që nga mesdita e së dielës.
27-vjeçari kishte mbetur në një prej galerive të braktisura në minierën e Lozhanit në rrethin e Korçës.
Sipas të dhënave që dhanë familjarët, Mirjan Bushi kishte hyrë në galeri mesditën e së dielës për të nxjerrë skrap, por një shembje e galerisë bëri që ai të mbetej i bllokuar.
Pas vonesës, mësohet se ka qenë vëllai i të riut, ai që ka sinjalizuar policinë dhe komunën.
Mendohet se i riu kishte hyrë në 700 m thellësi dhe u desh ndërhyrja e RISHM, pasi ajo e punonjësve të Komunës Lozhan ka qenë e pamundur.
shqip
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Kryetari i komunës së Lozhanit: E kisha paralajmëruar ministrinë
Pas vdekjes së 27-vjeçarit në minierë, reagon kryetari i komunës
Publikuar më 31.12.2013 | 11:10
Pas tragjedisë në minierën e Lozhanit, në Korçë, ku humbi jetën 27-vjeçari Mirian Bushi, ka reaguar sot kryetari i komunës, Bujar Selanji. Sipas Selanjit, të rinjtë hyjnë në miniera për të mbledhur skrap, pasi nuk kanë alternativë tjetër për të mbijetuar. “Varfëria ekstreme i detyron të rinjtë e kësaj zone të gërmojnë për skrap”, -ka thënë gjatë paradites së sotme kryetari i komunës, raporton “Shqiptarja.com”.
Sipas Selanjit, të ardhurat e vetme të kësaj zone vijnë nga blegtoria. “Kam dërguar shkresa pranë ministrisë dhe kam sensibilizuar banorët, por ja që tragjedia ndodhi”, -ka shtuar Selanji. Sipas tij, këto miniera të hapura janë një rrezik serioz për këta banorë.
Ngjarja u raportua dje në mbrëmje, rreth orës 20:15, kur familjarët e Bushit lajmëruan policinë se djali i tyre kishte mbetur i bllokuar në minierë. Pas disa orësh kërkime, forcat e kërkim-shpëtimit kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë të 27-vjeçarit, rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm.
/Shekulli Online/ E.B./
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
ca jane keto njerez qe dalin e kercenojne shtetin
cohu enver prej vorrit cohu
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Si reagonte PS pas ngjarjeve si kjo në minierën e Llozhanit të Korçës? Sipas tyre fajtor ishte shteti. Po sot? Kush është fajtori?
Pse nuk ndalon shteti tragjedi të tilla?
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Kërkohej për dy vrasje në Shqipëri, kapet duke shkuar në Verona
Publikuar më 31.12.2013 | 14:34
Një 35-vjeçar shqiptar është ndaluar nga policia italiane në Verona pasi ishte në listën e personave të rrezikshëm.
Shqiptari i akuzuar për dy vrasje u kap nga policia e aeroportit të “Valerio Catullo”.
Ai kishte ardhur nga Tirana për në Verona dhe gjatë kontrollit të dokumenteve rezultoi person i kërkuar.
Pas një kontrolli të kujdesshëm rezultoi se, ndaj 35-vjeçarit kishte një urdhër arresti me kërkesë të Prokurorisë së Shqipërisë, pasi akuzohet për dy vrasje.
Prej 12 vitesh ai fshihej dhe ndoshta i nxitur nga atmosfera e festës dhe me shpresën se nuk do të kishte kontroll të imët, shqiptari ka tentuar të hyjë në Itali. Por e gjitha kjo ka rezultuar e pasuksesshme
shekulli
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Gjakderdhje për gjela deti/ Rrihen publikisht shqiptarët ( Video)
Bota Sot | 31.12.2013 16:06
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë në zonën pranë Brrylit, ku dy persona janë zënë me grushta dhe thika pasi nuk kanë rënë dakord për shitblerjen e një gjeli deti.
Në prag të Vitit të Ri shtrohet tryeza me gatime të shijshme ku tradicional është gjeli i detit. Në Shqipëri vijon ende shitja në dorë e shpendëve ku çmimet në prag të festës kapin majat.
Duket se personat nuk kanë rënë dakord për çmimin dhe nuk kanë kursyer grushtet mes tyre. Dhe gjithmonë hyn në mes një i tretë për ti ndarë.
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
11 klandestinë nga Afrika ndalohen në Gjirokastër
Publikuar: 31.12.2013 - 10:55
Gjirokastër, 31 dhjetor - Klandestinë nga Afrika ndalohen në kufi me Greqinë. Sektori kundër trafiqeve pranë Drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër ka bërë të mundur ndalimin e 11 klandestinëve të cilët kishin kaluar ilegalisht kufirin. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se klandestinët të ardhur nga Eritrea dhe Somalia janë ndaluar në fushën e Derviçjanit në Gjirokastër, transmeton BW.
Klandestinët, tentuan të largoheshin sapo vunë re që u pikasën nga efektivët, por pas krehjes së zonës, forcat e policisë bën të mundur kapjen e tyre.
Operacionet antitrafik që po zhvillohen në Gjirokastër po vijojnë të godasin këtë fenomen si dhe të ndalojnë personat që hyjnë në mënyrë ilegale në Shqipëri.
Vetëm dy ditë më parë po në këtë zonë u kapën 33 klandestinë të ardhur nga Siria, Afganistani dhe Sudani.
koha.net
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Dy aksidente, nje i vdekur, 2 të plagosur
Flash, Lajmi i Fundit e Mërkurë, 1 Janar, 2014 | 11:06 am
Nje person ka humbur jeten dhe dy te tjere kane mbetur te plagosur ne dy aksidente te ndryshme qe ndodhen brenda pak kohesh, ne oret e para te mengjesit.
Rreth orës 05:45, në rrugën Tiranë-Durrës, një automjet me targa italiane ka dale nga rruga dhe eshte përplasur me trafikndarësen. Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi, Gëzim Rexha, 60 vjeç.
Po sot pranë ish-restorant ‘Durrësit’, automjeti me të cilin po udhëtonin dy persona është përplasur me një shtyllë. Makina e përfshirë në aksident me targë TR4498M. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy personat.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
panorama
-
-
Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.
Ishte dënuar për grabitje me armë, i burgosuri shkel lejen, s’kthehet në qeli
Bota Sot | 01.01.2014 16:46
Një i burgosur në burgun e Vaqarrit i dënuar për grabitje me armë ndaj një shtetasi grek ka thyer lejen dhe nuk është kthyer më në qeli në datën e caktuar nga autoritetet.
Burime nga drejtoria e burgut bëjnë me dije se i dënuari Shpëtim Taho kishte marrë leje për të takuar familjen në kuadër të festave të Vitit të Ri dhe duhej të kthehej mesditen e djeshme në qelinë ku vuan dënimin, por ai ka thyer rregullat duke mos u kthyer.
Ndërkohë i dënuari është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt