Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 131
  1. #51

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kroaci, kapet “turisti” shqiptar

    Publikuar më 27.12.2013 | 13:26

    Dubrovnik – Shqiptarët nuk shkojnë vetëm për pushime apo të kaluar transit në Kroaci. Prej kohësh, kalimi në Kroaci shihet edhe si mundësi për të trafikuar lëndë narkotike apo drogë.

    Në tentativë për të kaluar kufirin në Klek (Kroaci - Bosnje Hercegovinë), policia kroate ka sekuestruar 29 kg marijuanë dhe ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar.

    Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e poshtme të makinës, por qentë kanë pikasur marijuanën duke çuar në kontroll të imët të makinës.

    Pas kontrollit në shasinë e makinës u gjetën 35 pako të ambalazhuara që në total kapnin një peshë prej 28,974 kg, vlera e të cilës në treg shkon në 190 mijë euro.

    shekulli

  2. #52

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Grabitet shtëpia, dhunohet pronari

    Publikuar më 28.12.2013 | 22:25

    Një grabitje e dhunshme me armë zjarri ndodhi ditën e sotme në orët e mbrëmjes në fshatin Hamallaj, të komunës Manzë të Durrësit.

    Mësohet se katër persona të armatosur me armë zjarri u futën në banesën e shtetasit Ismail Sallaku dhe grabitën një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë.

    Mësohet se grabitësit përfituan nga errësira, pasi në momentin kur ndodhi grabitja, fshati ishte pa energji elektrike. Katër grabitësit dhunuan pronarin e shtëpisë, duke e goditur me mjete të forta. Më pas morën paratë që kishte në shtëpi dhe shumë sende me vlerë.

    Policia tha se Ismail Sallaku gjendej i vetëm në shtëpi në momentin e grabitjes. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.

    shekulli

  3. #53

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Përplaset për vdekje këmbësori i dehur

    Publikuar më 28.12.2013 | 19:25

    Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ndodhi sot në mbrëmje në fshatin Ndroq të Tiranës. Mësohet se një automjet përplasi për vdekje një këmbësor 60-vjeçar.

    Viktima është identifikuar si 60-vjeçari, Hamit H.. Sipas hetimeve paraprake, mësohet se ai ishte i dehur dhe doli në rrugë pa vetëdije. Pas aksidentit, policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit, për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


    shekulli

  4. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Rama prezanton prefektin e ri të Vlorës, Besnik Dervishi

    12 Tetor 2013

    VLORË- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në mesditë Prefektin e ri të Qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi.



    Në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e prefekturës së Vlorës, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Kryeministri Rama vlerësoi figurën e prefektit të ri Besnik Dervishi duke veçuar tek ai përvojën si një element pozitiv për kryerjen me sukses të detyrës së prefektit.

    Kreu i Ekzekutivit tha gjithashtu se ky emërim është bërë për t'i dhënë një frymëmarrje të re punës në Prefekturën e Qarkut të Vlorës.
    Prefekti i ri Besnik Dervishi pason në këtë detyrë Eduard Veçani, i cili qëndroi në këtë detyrë për një periudhë 3 vjeçare. Më parë Rama i shoqëruar nga ministri Tahiri ka qenë në zyrën e tij të deputetit në Vlorë ku është takuar me personelin e e kësaj zyre.

    (d.b/BalkanWeb)
    clidhje ka ky lajm me kroniken e zeze?
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #55

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Ish-përkthyesi i ambasadës arrestohet për trafik droge

    Publikuar më 29.12.2013 | 10:48

    Ish-përkthyesi i ambasadës italiane para 5 vitesh, me “master shqiptar” në shpërndarjen e drogës, u arrestua dje në Itali, pasi Gjykata e Peskarës e kishte dënuar në mungesë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

    Mediat italiane bënë të ditur dje se parmbrëmë në orët e vona, oficerët e Policisë Kufitare të Malit të Bardhë, në kufi me Francën, ndalën për kontroll Orgest Xhelalin, 43-vjeçarin shqiptar, për të cilin ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Prokurori Publik në Gjykatën e Peskarës, për trafik droge.

    Xhelali ndodhej në një makinë me targa shqiptare në shoqëri të 2 shqiptarëve të tjerë. Nga verifikimi në data baze dhe krahasimi i shenjave të gishtërinjve rezultoi se 43-vjeçari ishte përfshirë në ngjarje të dhunshme si grabitje, rrahje dhe drogë, por kishte përdorur emra të rremë. Madje për një falsifikim identiteti, prokurori i Pratos kërkoi arrestin e tij në 2009-ën, pak pasi mbërriti në Itali, i sapoliruar nga burgjet e Tiranës, ku vuante dënimin për drogë, që për çudi kish zgjatur pak muaj. Ai u prangos në fund të 2008-ës me 40 doza heroinë, bashkë me një 26-vjeçar, teksa drogën e shpërndante afër një gjimnazi, pasi e blinte në Maqedoni. Gjatë kontrollit fizik Orgesit iu gjetën euro, lekë dhe franga zvicerane që vlenin 30 mijë euro.

    Dy shqiptarët e tjerë s’kishin probleme të mëparshme ligjore, përveçse xhepat e tyre ishin plot me para. Edhe një goditje në bishtin e “Gjarprit”. Kështu e koduan karabinierët operacionin që shkatërroi bandën e marokenëve që trafikonin kokainë, ndërsa një prej “bishtave të gjarprit” ishte 30-vjeçari shqiptar Edmond Venari, që duket se furnizohej me shumicë prej tyre dhe e shpërndante me pakicë. Operacioni u zhvillua në Albenga, ku shqiptari u kap me gjysmë kg kokainë dhe 15 mijë euro. As për Krishtlindje s’ndaloi puna e karabinierëve të Romës, të cilët e koduan operacionin “Droga e Ballkani”, gjatë të cilit u prangosën 3 shqiptarë me 15 kg marijuanë. U sekuestruan mbi 10 kg kokainë, një pistoletë “Beretta”, etj.

    Një konfiskim marijuane është bërë në portin e Barit nga Guardia di Finanza dhe nga droga do ishin fituar të paktën 130 mijë euro. Në pranga ra një 26-vjeçar shqiptar që sapo kishte zbritur nga një “Mercedes Class A” që zbarkoi nga një traget që vinte nga Durrësi. Në një aksion tjetër, D.J, shqiptari 20 vjeç u arrestua me 5 kg marijuanë në Ostia të Italisë, pas një kontrolli të gjatë nga policia. Policia i sekuestroi një pistoletë të kalibrit 7,65 me 33 fishekë dhe 4.600 euro. Në vendkalimin kufitar Qafë Thanë është konfiskuar 18 kilogram drogë marijuanë në një makinë me targa gjermane që drejtohej nga një shtetas italian. S.K pranoi se drogën e kishte siguruar në Shqipëri e synonte ta transportonte në Gjermani. /Shqiptarja.com/

    shekulli

  6. #56

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Polici plagoset gjatë një kontrolli banese

    Flash, Lajmi i Fundit e Dielë, 29 Dhjetor, 2013 | 10:42 am

    DURRES- Nje oficer policie mbeti i plagosur ne nje përplasje me armë zjarri mes policisë dhe një personi në zonën e ish-Kënetës.

    Sipas te dhenave te policise mesohet se ngjarja ndodhi pas mesnate, ne kohen qe oficeri kishte shkuar për kontroll në banesën e Gazmir Markut.

    Ai qelloi me armë tip automatik në drejtim të patrullës së policisë, per pasoje mbeti i plagosur oficeri i policisë.

    Ai u dergua ne spitalin e Durresit dhe sipas mjekeve, i plagosuri Agron Halilaj është jashtë rrezikut për jetën. Autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe policia ka nisur kontrollin per kapjen e tij.

    panorama

  7. #57

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Aksident, plagosen 4 pjesëtarët e një familjeje

    Publikuar më 30.12.2013 | 9:37

    KAVAJË -Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një familje ka mbetur e plagosur.

    Aksidenti ka ndodhur në Kavajë, ku një furgon është përplasur me një automjet tip “Benz” pranë fshatit Gosë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur, një burrë, një grua dhe 2 vajza të reja, të cilët dyshohen se janë pjesë të të njëjtës familje.

    Menjëherë të plagosurit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 3 prej tyre janë nisur drejt Tiranës si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

    shekulli

  8. #58

    Policia ekzekuton me vdekje qytetarin Gazmir Marku.

    Policia neutralizon Gazmir Markun

    30/12/2013 21:20

    Gazmir Marku, njeriu që plagosi të shtunën me breshëri automatiku një agjent policie mbeti i vrarë mbrëmjen e 30 Dhjetorit, i qëlluar për vdekje nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e ish-Kënetës, në Durrës.

    Sipas informacioneve zyrtare, Marku fshihej prej 48 orësh në këtë banesë dhe pasi u identifikua nga policia, ai vendosi t’i rezistonte arrestimit, duke qëlluar i pari përsëri ndaj forcave të rendit.

    Si rrjedhojë, efektivët e FNSH-së hapën zjarr dhe eliminuan rrezikun, duke lënë të vdekur në vendngjarje Markun.

    Ditën e shtunë, ai plagosi policin 42-vjeçar Agron Halilaj, i cili ishte pjesë e një patrulle që kishte shkuar të arrestonte Markun, mbi dyshimin që ai kishte realizuar disa orë më parë një grabitje në fshatin Hamallaj.

    Pas plagosjes së Halilajt, Marku ishte larguar në drejtim të paditur dhe policia organizoi një operacion të gjerë kërkimi për kapjen e tij.

    Trupa të shumtë policie dhe helikopterë u ngritën në kërkim të agresorit, ndërsa u vendos edhe një shpërblim prej 5 mijë eurosh për këdo që do të jepte informacione që do të çonin në arrestimin e Markut.

    Trupi i pajetë i viktimës do të shoqërohet në morgun e spitalit të Durrës, ku do të bëhen viktimat e mëtejshme, përpara se t’i rikthehet familjes së tij për ceremoninë mortore.

    Top Channel

  9. #59

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Korçë, i riu bllokohet në minierë

    30/12/2013 23:00

    Një 27-vjeçar ka mbetur në një prej galerive të braktisura në minierën e Lozhanit ne rrethin e Korçës.

    Sipas të dhënave që japin familjarët, Mirjan Bushi ka hyrë në galeri mesditën e së dielës për të nxjerrë skrap, por një shembje e galerisë ka bërë që ai të mbetet i bllokuar.

    Pas vonesës mësohet se ka qenë vëllai i të riut ai që ka sinjalizuar policinë dhe komunën.

    Mendohet se i riu ka hyrë në 700 m thellësi dhe pritet ndërhyrja e RISHM, pasi ajo e punonjesve të Komunës Lozhan ka qenë e pamundur.

    Ende mbetet e paqartë nëse i riu mund të jetë nën rënoja i mbijetuar apo është një tjetër viktimë e galerive të braktisura.

    / Top Channel

  10. #60

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Grabitja e objekteve të kulturës

    30/12/2013

    Prej mese 23 vitesh, kur duhej të kishin më shumë vëmendje monumentet e kulturës u kthyen në burim grabitjesh e trafikimi, por jo vetëm, abuzuesit kanë vënë e vazhdojnë të vënë dorë çdo ditë edhe mbi zona të caktuara, ku mendojnë se mund të ketë objekte me vlera të veçanta arkeologjike e kulturore.

    Ky eshte edhe rasti i fshatit Kabash jo larg Ersekes, ku jane kryer gerrmime te pautorizuara me qellim pervetesimin e paligjshem te objekteve ende te pazbuluara.

    Ne fshatin e fshehur vetem 6 kilometra nga Erseka, pas nje rruge ku orientimi eshte shume i veshtire, prej ditesh flitet per disa gjetje te rendesishme arkeologjike.

    Zyrtarisht nuk eshte thene asgje, por mes banoreve te te gjithe zones diskutohet per dergaten e disa të ashtuquajturve arkeologe qe po rremojne ne disa pjese te Kabashit.

    Kryeplaku i fshatit tregon disa detaje per gerrmimet e kryera ne zonen e nje kishe te vjeter. Jo shume, por mjaftueshem per te krijuar nje ide te dy diteve pune në këtë vend.

    Por, Instituti i Arkeologjise, i vetmi institucion qe duhet te jape edhe lejen perkatese nuk ka dhene asnje te tille per kete zone.

    Sipas shkreses zyrtare, te dates 23 dhjetor leje eshte dhene vetem per zonen e Korces ne Vashtemi, ne Maliq, ne ishullin e Maligradit ne Prespe.

    Ne zonen e Korces e Kolonjes ka vetem leje per vezhgim fortifikimesh. Por, ne Kabash nuk behet fjale per fortifikime e per me teper ne kete zone nuk jane kryer thjesht vezhgime, por edhe germime. E kjo mund te konstatohet lehtesisht nga kushdo.

    Rrenojat e kishes se vjeter ndodhen maje nje kodre jo larg fshatit... banoret nen ze tregojne se njerezit e paraqitur si arkeologe pasi zbuluan muret, i mbuluan ato me pare me nje qese te trashe e me pas i hodhen persiper dhe qe punimet te mos dallohen shume duke e lene territorin gati per nje hapje te dyte.

    Por, pertej kerkimeve te kryera ne kete vend, grupi ka vazhduar edhe diku me tej. Zenel Metko, burri me i vjeter i fshatit 79 vjec tregon sesi i ka shoqeruar ne hyrjen e nje shpelle te dikurshme sot te zene nga guret. Sipas tij, ata kane treguar se do te kthehen perseri per te kryer germimet e punimet e nevojshme.

    Zeneli pohon se Kabashi sot mysliman, dikur ka qene i krishtere e kjo justifikon sipas tij edhe prezencen e kishave te vjetra jo vetem ne kete fshat, por edhe ne zonen perreth.

    Sipas tij, arkeologet e ardhur mbeshteteshin ne pohime e skica te vjetra te nje historiani francez, veç kaq ka mundur ai te kuptoje.Asgje tjeter me shume.

    Per t’u bindur, pas fjaleve te banoreve drejtohemi ne shtepine e njerit prej tyre , i cili siç tregojne ka gjetur ne zonen e kishes mjaft sende te vjetra, poce, byzylyke e gjetje te tjera arkeologjike.

    Nga burri mundemi te shkepusim disa fjale me premtimin se nuk do te tregojme identitetin e tij.

    Detaje te tjera mundemi te marrim nga njeri prej punëtoreve qe ka punuar ne kete vend.

    Nuk eshte e lehtë per ta te flasin para kamerave teksa i kerkojme te na shoqeroje edhe nje here ne vendgerrmim nga ku kane kaluar njerezit hije.

    Ai tregon se ne kete territor ka edhe varre te vjetra pasi gjate punimeve kane dale ne siperfaqe edhe kocka, por edhe pjese qeramikash te ndryshme. Cdo filmim detyrohemi ta bejme ne menyre te fshehte.

    Ai tregon se gjate dy diteve ketu kane punuar mbi 10 punëtore, te cilet kane marre nje pagese prej 1 mije lekesh per dite pune.

    Nuk pranon te thote me shume, frika mbyt cdo pohim te tijin. e kote te kuptonim dicka te sakte sa i takon emrave, apo numrit te vertete te njerezve te ardhur....pohimet shpesh jane kontradiktore.

    Banoret theksojne se kerkuesit e ardhur nga kryeqyteti paraqiteshin si te mbeshtetur nga qeveria dhe strukturat perkatese, te derguar prej tyre.... Sigurisht nuk jane ata qe do te mund te verifikonin gjithcka...

    Historia e fshatit Kabash eshte nje histori qe sot e has ne shume zona te vendit, nje histori abuzimesh me objektet arkeologjike e kulturore qe vazhdon e vazhdon si nje zinxhir i pafundem qe merr pjese te identitetit kombetar. i takon organeve perkatese te zbardhin kete rast.

    E sigurte eshte se ne Kabash jane kryer gerrmime nese keto jane te jashteligjshme le ta hetojne dhe vendosin keto organe.

    Edhe me i sigurt eshte fakti se zona te tilla duhet te mbrohen, te monitorohen e jo te lihen ne meshire te fatit sikurse duhet qe edhe ata qe shkelin ligjin kushdoqofshin te shkojne perpara drejtesise. / Top Channel

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •