Close
Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 131
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    sa interesant ky ish ambasadori ne ceki 170 mije euro te pa deklaruara fjale goje kishte harru si duket se do i ket pas te mbeshtjella nen jastek

    pupu ca i kann ba atij popull vec Enver Hoxha ja u kishte kendu bukur denimet

    duke fillu nga ca njerez te mi qe u bene miliardera sa hap e mbyll syte keto 8 vite demokraci

    ky prefekti vlores shan policet se e kontrolluan direkt te thej qafen te japi doreheqjen e te beje ca muaj burg per fyerje
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #42

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Tiranë, arrestohet prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, kundërshtoi policinë rrugore

    25 Dhjetor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    Shoqërohet në polici prefekti i Vlorës, Besnik Dervsishi për kundërshtim të punonjësve të policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet dhe shoqërimi i Dervishit është bërë nga efektivët e komisariatit nr. 1 në kryeqytet.

    Konflikti mes prefektit të Vlorës dhe punonjësve të policisë rrugore ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit, në Tiranë, ku Dervishi është ndaluar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi sipas policisë nuk u është bindur urdhrit të tyre për të larguar makinën e tij personale nga një parkim dysh. Nga ana e tij Dervishi pretendon se është fyer dhe kërcënuar nga efektivët e policisë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen në fjalë.

    25 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)

  3. #43

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Kakavijë, aksidentohet familja shqiptare, vdes 41-vjeçari, plagosen tre persona

    25 Dhjetor 2013 | : Aktualitet | Autor: Gazeta Shqip

    Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 1 të mëngjesit të së mërkurës, pak metra larg pikës kufitare të Kakavijës. Në automjetin e aksidentuar po udhëtonin katër anëtarë të së njëjtës familje, të cilët po ktheheshin në atdhe për festat e fundvitit.

    Sipas policisë greke, automjeti me targa helene, që drejtohej nga një 41-vjeçar shqiptar humbi kontrollin dhe ra nga një urë 5 metra e lartë.

    Prej llamarinave të shkatërruara të makinës, policia greke mundi të nxjerrë trupin e pajete të 41-vjeçarit, ndërsa djali 5-vjeçar, gjyshja 66 vjeçe dhe bashkëshortja 40 vjeçe u dërguan në spitalin e Janinës në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Mjekët e spitalit thanë se gjendja e fëmijës dhe gjyshes së tij është tepër e rëndë, ndërsa mamaja është në gjendje më të mirë. Sipas burimeve, ata kanë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.

    Policia tha se dyshon se shkak për aksidentin ka qenë gjendja e përgjumur e drejtuesit të automjetit. Hetimet po kryhen prej policisë rrugore të Janinës, ndërsa trupi i pajete i 41-vjeçarit është çuar në morgun e qytetit.

    25 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)

  4. #44

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Rama prezanton prefektin e ri të Vlorës, Besnik Dervishi

    12 Tetor 2013

    VLORË- Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në mesditë Prefektin e ri të Qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi.



    Në një ceremoni të zhvilluar në mjediset e prefekturës së Vlorës, ku ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Kryeministri Rama vlerësoi figurën e prefektit të ri Besnik Dervishi duke veçuar tek ai përvojën si një element pozitiv për kryerjen me sukses të detyrës së prefektit.

    Kreu i Ekzekutivit tha gjithashtu se ky emërim është bërë për t'i dhënë një frymëmarrje të re punës në Prefekturën e Qarkut të Vlorës.
    Prefekti i ri Besnik Dervishi pason në këtë detyrë Eduard Veçani, i cili qëndroi në këtë detyrë për një periudhë 3 vjeçare. Më parë Rama i shoqëruar nga ministri Tahiri ka qenë në zyrën e tij të deputetit në Vlorë ku është takuar me personelin e e kësaj zyre.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #45

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    25 Dhjetor 2013 - 13:00 | LAJME


    Prefekti i Vlorës në polici. Dëshmia: Fyeu efektivët rrugorë. Dervishi: Isha për ankesë

    TIRANE- Nuk paskan fund telashet për Prefektin e Vlorës, Besnik Dervishin. Pas kërcënimit me bombë në automjetin e tij personal, sot Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi është shoqëruar Komisariatin 1 të kryeqytetit.

    Mësohet se shkak është bërë një konflikt që Dervishi ka pasur me efektivët e policisë rrugore. Ngjarja është shënuar tek rruga e Elbasanit teksa Dervishi kishte parkuar tek kjo rrugë me automjet.

    Burime nga policia bëjnë me dije se konflikti dyshohet se ka nisur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Policia bën me dije se prefekti i Vlorës kishte parkuar gabim, dysh, ndaj efektivët i kanë tërhequr vërejtjen prefektit. “Shoqërimi për fyerje e mosbindje të efektivëve”, bëjnë të ditur burime nga policia.

    Në momentin e konfliktit Dervishi udhëtonte me automjetin tip Peugeot AA 389 IG, i njëjti automjet të cilit iu gjet sasi eksplozivi pak javë më parë.

    Gazetari Spartak Koka bën me dije se pranë urës së vogël tek Rruga e Elbasanit, prefekti ka parkuar automjetin dysh dhe ka hyrë tek berberi. Efektivët e qarkullimit rrugor që janë gjithmonë prezent në këtë segment kanë kërkuar që prefekti të lëvizë automjetin.

    Gazetari siguron dëshminë e një 45-vjecari që ishte prezent në kohën e shoqërimit të Prefektit Besnik Dervishi. Deshmitari pohon se kërkesa e policisë është kundërshtuar nga Dervishi që ka hyrë sërish tek berberi për të përfunduar rruajtjen.
    Sipas dëshmitarit, policia shfaqi sjellje korrekte dhe ai që ka përdorur shprehje fyese ka qenë vetë prefekti.
    “Policia shfaqi sjellje korrekte. Dervishi ka fyer punonjësit e policisë”.

    Në këtë moment, efektivët kanë kryer një kallzim penal në komisariatin nr 1, ku këta të fundit i kanë bërë thirrje prefektit të paraqitet menjëherë në institucionin e tyre. Vetë Prefekti ka reaguar nga ambientet e komisariatit numër 1 të kryeqytetit ku ndodhet pas shoqërimit nga policia. “Mos spekuloni për gjëra që janë të pavërteta”, tha Dervishi. Sipas tij, prezenca në policia është si e cdo qytetari normal, pas një ankese kundër tij.

    “Nuk kam asnjë lloj incidenti të paktën sa më përket mua. Është një lajm i rremë, unë jam në gatishmëri të organeve të rendit. Jam në mbrojtje të organeve të rendit aktualisht. Ju dukem si person i shoqëruar? Jam këtu si cdo qytetar që drejtohet në komisariat për ndonjë ankesë”, tha Dervishi.

    balkkanweb

  6. #46

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.


  7. #47
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    dydrins mbase te kane ikur dhe ca lajme te cilat me siguri si ate te faqes se kaluar nuk i ke...pare....


    Skandal-Ridvan Bode me benz 90000 euro dhe me targa false





    http://www.gazetatema.net/web/2013/1...e-targa-false/

    Targat e “Benzit” i përkasin një “Jaguari”

    TIRANE – Targat e makinës tip “Benz” që përdor ishministri i Financave Ridvan Bode i përkasin një “Jaguari”, të paktën sipas të dhënave që përmban sistemi i vjetër i targave që disponon Policia e Shtetit. Nga konsultimi që gazeta ka bërë me këtë sistem, targat TR 4300 N i përkasin një makine të markës “Jaguar”, ngjyrë të zezë, të ardhur në Shqipëri nga Gjermania, me pronar shtetasin Osman Hoxha, me datë hyrje në Shqipëri 3 korrik 2007. Të njëjtat targa në sistemin e ri të informacionit nuk dalin t’i përkasin asnjë automjeti. Ndërkaq, Policia e Shtetit dje nuk ka bërë asnjë reagim pas informacionit të publikuar në gazetë në lidhje me targat e mjetit që përdor ish-ministri Bode.

    -Drejtoria e Targave: Nuk janë të Benzit

    TIRANE – Gazeta “Panorama” ka komunikuar dje me Drejtorinë e Shërbimit të transportit rrugor të Tiranës dhe me sektorin e targave pranë kësaj drejtorie, në lidhje me automjetin që përdor ish-ministri Ridvan Bode. Burime zyrtare nga ky institucion kanë pohuar për gazetën se “targat e vendosura në automjetin ‘Mercedes Benz’ në sistem nuk rezultojnë t’i përkasin asaj makine”. Burimet zyrtare kanë rezervuar të drejtën për të dhënë detaje në një moment të dytë, por konfirmuan se “targat që duken në foton e makinës së drejtuar nga Bode në sistem nuk dalin të regjistruara në një automjet të asaj marke”. Sipas zyrtarëve, targat në fjalë “normalisht nuk duhet të jenë të vendosura në atë makinë”.
    panorama



    TIRANE- Zbulohet pronari i makinës me të cilën qarkullon deputeti i PD-së Ridvan Bode, ish-ministër i Financave.

    Osman Hoxha është pronari i targave TR 4300 N dhe i makinës luksoze “Mercedes- Benz” me ngjyrë të zezë, e cila është në përdorim të ish-ministrit Bode. Burimet e gazetës kanë thënë dje, pas publikimit të lajmit në lidhje me targat e mjetit, se makina me të cilën qarkullon ish-Ministri i Financave Ridvan Bode nuk është në pronësi të tij. Pretendimi i njerëzve afër deputetit të PD-së pas interesit të gazetës ka qenë se mjeti është në pronësi të Osman Hoxhës. Ky person mësohet se ia ka lënë mjetin ish-ministrit në përdorim, pasi Bode nuk ka një makinë të tijën aktualisht. Në sistemin e vjetër të Policisë së Shtetit, targat TR 4300 N dalin se i përkasin një “Jaguari”, ndërkohë në sistemin e ri targat në fjalë nuk dalin se i përkasin asnjë mjeti. Të njëjtët njerëz të afërm të ish-ministrit shprehen se makina është në pronësi të Osman Hoxhës, i cili ia ka lënë në përdorim të përkohshëm Bodes. Lidhja mes Hoxhës dhe Bodes sqarohet se është thjesht një nder miqësor, duke qenë se ata njihen mes tyre. Njohja mes Bodes dhe pronarit të makinës duket se ka ardhur nga Shkëlqim Hoxha, ish-zyrtar i Ministrisë së Financave që është edhe vëllai e Osman Hoxhës, pronarit të makinës që përdor deputeti i PD-së. Shkëlqim Hoxha ka qenë drejtor i njësisë së kontrollit të lojërave të fatit në kohën e drejtimit të Ministrisë së Financave nga Ridvan Bode. Më pas ai ka drejtuar drejtorinë e shërbimeve mbështetëse në këtë ministri. Ishministri mësohet se ka edhe një lidhje fisnore me dy vëllezërit Hoxha.
    panorama

  8. #48

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Maskat hyjnë në lokal, plagosin nënë e bir

    Flash, Lajmi i Fundit e Enjte, 26 Dhjetor, 2013 | 17:02 pm

    SARANDE- Persona te maskuar kane hyre ne nje lokal ne Livadhja te Sarandes dhe kane plagosur pronaret, nënë e bir.

    Sipas te dhenave te para mesohet se te plagosur mbeten 44-vjeçarja, Marjana Xhaferri dhe djali i saj Pandeli Xhaferri 24 vjeç.

    Mesohet se djali ka marre plage te renda dhe eshte qelluar edhe me thike, e per pasoje eshte transportuar me urgjence drejt spitalit.

    Ende nuk ka te dhena lidhur me shkaqet qe kanë çuar në kë ngjarje.

    Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    panorama

  9. #49

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    Ersekë, shpërthen makina e drejtorit të ujësjellësit

    28 Dhjetor 2013 | : Aktualitet,Kryesoret | Autor: Gazeta Shqip

    shperthen makinaMakina e drejtorit të Ujësjellësit të Ersekës ka shpërthyer gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm jashtë ambienteve të një lokali, ku makina e Orest Malushit, drejtori i ujësjellësit në Ersekë ka qenë e parkuar.

    Nga shpërthimi, që dyshohet të ketë ndodhur nga vendosja e lëndës eksplozive tritol poshtë mjetet, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur menjëherë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në shpërthimin e mjetit.

    28 dhjetor 2013 (gazeta-Shqip.com)

  10. #50

    Për: Kronika e zezë e rendit publik në Shqipëri.

    I vendoset eksploziv një lokali

    Publikuar më 28.12.2013 | 10:40

    Fushë-Krujë- Sipas burimeve zyrtare, bëhet me dije se në orën 02:55 të ditës së sotme, në qytetin e Fushë-Krujës, ka ndodhur një shpërthim i pazakontë në një lokal.

    Burimet raportojnë se nga shpërthimi, është shkatërruar gjysma e lokalit, por fatmirësisht në të nuk ka asnjë person të lënduar.

    Bëhet me dije se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale të objektit, i cili është në pronësi të shtetasit, Besnik Xhepi.

    Sapo janë informuar për situatën, autoritetet lokale janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

    Autorët e implikuar në këtë situatë nuk janë bërë ende me dije, deri më tani të pa zbuluara janë edhe arsyet e vendosjes së lëndës plasëse në lokal.

    Megjithatë, dyshimet për një konflikt interesi mes palësh janë të mundshme. Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të situatës dhe identifikimin e personave të implikuar në këtë ngjarje.

    /Shekulli Online/S.H./

Faqja 5 prej 14 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •