Close
Faqja 29 prej 87 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 281 deri 290 prej 862
  1. #281
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Epo per ambientin po shqetesohet Greqia edhe fqinjet e tjere edhe ne qe e kemi vendin tone duhet te heshtim sepse ndryshe dalim "atdhetare". Good god kur do i hapin syt robt se jane verbuar nga bindjet politike ne maksimum! Pak me intereson Saliu, Edi etc. cfare eshte e demshme eshte e demshme! Ne nuk duhet te heshtim, por me kembengulje te themi JO edhe ti mos pranojme!


    Armët, shtypi grek: Në një front gjithë fqinjët e Shqipërisë, të bindim Tiranën të mos pranojë
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 13-11-2013 më 13:31
    I LOVE GOD

    j&g

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loneeagle për postimin:

    mesia4ever (13-11-2013)

  3. #282
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Breshka Lexo Postimin
    Per ke "dollar" e ke llafin, per kete???

    Walker: Shqipëria pranoi armët, të premten ju tregojmë detajetVendimi për ti asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten”. Kështu ka deklaruar një personazh shumë i njohur amerikan Paul Walker, drejtor i programit “Green Cross International” për televizionin “Al Jazeera, duke shtuar se do të transferohen pothuajse të gjithë agjentët kimikë në vendin tonë. I pyetur nga Gazetarja se pse u përzgjodh Shqipëria si destinacion për të bërë shkatërrimin e armëve kimike, Walker u shpreh: Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh.............

    Paul Walker, është ish-anëtar i stafit profesional të komitetit për shërbimin e armatosur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ku ka shërbyer si një këshilltar i lartë i kryetarit të saj. Walker është doktorant i studimeve mbi sigurinë nga Instituti i Teknologjisë në Masacusets dhe master në shkollën John Hopkins.


    ...nuk me duket si plak socialist ky, me kafe turke perpara.....
    Paul Walker tha ne intervisten e tij qe "vendimi PAK A SHUME eshte marre per transferimin e armeve kimike per ne Shqiperi". Cka do te thote qe asnjegje nuk eshte finalizuar. Nuk ka asnje lloj marreveshje te plote sic edhe ka thene Rama, pra nuk dihet se cila eshte marreveshja qe do te vendoset per kete EDHE NESE DO TE KETE NJE MARREVESHJE! Ne permbyllje te intervistet se tij Paul Walker tha qe eshte E MUNDSHME qe kjo te ndodhi ne Shqiperi ne muajt e ardhshem". Pra nuk ka as vendim as marreveshje asgje prej gjeje. Nese kupton Anglisht degjoje vete intervisten e tij.

    Ky eshte problemi i mediave Shqiptare qe ose nuk kuptojne cfare thuhet, ose i keqinterpretojne pa ose me qellim githcka thone te tjeret! Me idiote akoma viktimat qe bien pre e ketyre idiotesirave!

  4. #283
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Ty Xinxerfill do te mbushet mendja vetem atehere kur te shkarkohet ne Durres apo ne Rinas, por fatkeqesisht atehere do te jete vone.

  5. #284
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    grini sallat kot grini

    at vendim e merr tjeter kush e ska qeveri shqiptare cila do qe te jet qe ta kundershtoje. na jemi thjesht lodra ne dor te dikuj tjetri
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #285
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    grini sallat kot grini

    at vendim e merr tjeter kush e ska qeveri shqiptare cila do qe te jet qe ta kundershtoje. na jemi thjesht lodra ne dor te dikuj tjetri
    Me partine e punes,
    Lule deli jeta....

    Kendon ardit gjebreja dhe zana qela.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #286
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Ty Xinxerfill do te mbushet mendja vetem atehere kur te shkarkohet ne Durres apo ne Rinas, por fatkeqesisht atehere do te jete vone.
    Jo ore zoteri se nuk i le kush ti shkarkojne ne asnje vend.

    E vetmja menyre qe ato arme mund te vijne ne Shqiperi nese ngrihet impianti perkates qe do te mund te shkaterroje 1000 ton arme kimike deri ne Qershor 2014 i cili eshte dhe afati per shkaterrimin e te gjitha atyre armeve kimike.

    Impianti yne modest mundi te shkaterroje nja 18 ton per 6 muaj, pra ska asnje lloj kapaciteti per 1000 ton. Ngritja e nje impianti tjeter ne hark te shkurter kohor do te ishte jo vetem e pamundur po edhe me kosto te parballushme kur Amerika e te tjeret jane ende ne krize.

    Nese Rama do e firmose sjelljen e ketyre armeve ne Shqiperi duke ditur se ne se kemi mundesine apo kapacitetin ai thjesht do te firmose fundin e tij se tashme ka ikur koha e te qenit dele, Shqiptaret po ngrihen te protestojne per veten e tyre e jo me per hallet e politikes!

    Nese per shembull do te firmoste te merrte nje pjese e vogel te armatimit si psh 18 tonshi qe kemi shkaterruar me pare atehere kjo eshte histori tjeter megjithese edhe per kete une personalisht sjam dakort dhe nuk besoj se do e beje!

  8. #287
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Sipas teje derjans ky dikush tjeter beka cfare ti teket edhe ne do rrijme e mbajme vesh tekat e tij. Kush eshte ky dikush tjeter qe vendos se cfare duhet te bej nje shtet si Shqiperia e rrethuar me shtete evropiane?

    Pse ky dikushi tjeter nuk beri asgje kur u refuzua ne Turqi dhe Jordani?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #288
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Eksperti amerikan: Në Shqipëri nuk do të eksportohen armë kimike

    Një ekspert i armëve të shkatërrimit në masë, thotë se është në dorë të Shqipërisë t’i thotë po ose jo shkatërrimit të lëndëve kimike siriane në territorin e saj, por ai nuk sheh rreziqe për vendin. Charles Duelfer (Çarlz Delfer) punon për një firmë konsulente në afërsi të Uashingtonit.

    Zoti Charles Duelfer ka qenë zëvendës kreu i ekipit të OKB-së për inspektimin e armëve nga viti 2003 deri më 2005, kohë gjatë së cilës ka punuar për kërkimin e armëve irakiane të shkatërrimit në masë. Para kësaj, ai ka qenë këshilltar i posaçëm i Drejtorit të CIA-s për armët e Irakut dhe ka përvojë në shkatërrimin e lëndëve kimike të Saddam Huseinit. I pyetur se përse, sipas tij, Shqipëria është parë si një vend i mundshëm për asgjësimin e lëndëve kimike të Sirisë, zoti Duelfer tha:

    CHARLES DUELFER: Në fakt janë bërë diskutime me shumë vende dhe me sa di, janë duke u shqyrtuar edhe alternativa të tjera. Por Shqipëria ka një histori përsa i përket asgjësimit të armëve kimike dhe gjeografikisht ajo është afër Sirisë, vendit ku ndodhen këto lëndë kimike. Ka shumë faktorë që janë në favor të zgjedhjes së Shqipërisë. Nga pikëpamja e komunitetit ndërkombëtar kjo duket se mund të ishte një ide e mirë për Shqipërinë, politikisht por edhe ekonomisht, sepse shkatërrimi nuk do të bëhej nga vetë Shqipëria, madje do të shoqërohej edhe me një burim të ardhurash.

    ZËRI I AMERIKËS: Në Shqipëri ka patur protesta kundër mundësisë së sjelljes së lëndëve kimike në territorin e saj. Njerëzit e shohin këtë si diçka që do të dëmtonte mjedisin dhe shëndetin e popullatës. Cili është mendimi juaj?

    CHARLES DUELFER: E kuptoj se askush nuk dëshiron të bëhet depozituesi i mbetjeve industriale të botës, por unë mendoj se kjo është kuptuar krejtësisht gabim. Ajo që është propozuar, në fakt, është që disa komponentë të këtyre armëve kimike të transportohen në Shqipëri, të çaktivizohen dhe pastaj të hiqen nga territori i saj. Në Shqipëri ende ka mbetje të elementëve kimikë të shkatërruar atje më parë. Në këtë rast, vendi mund të nënshkruante një marrëveshje për heqjen edhe të mbetjeve të mëparshme pasi të jenë çaktivizuar komponentët e lëndëve kimike siriane. Kjo do ta bënte Shqipërinë një vend edhe më të pastër se sa më parë.

    ZËRI I AMERIKËS: Pra, sipas jush, fjala nuk është për transportimin në Shqipëri të gazit nervor sarin apo të armëve të tjera vdekjeprurëse?

    CHARLES DUELFER: Në Shqipëri nuk do të eksportohen armë kimike. Fjala është për njërin nga komponentët që përbëjnë një armë kimike. Pra, nuk do të sjellin armët kimike në Shqipëri. Ky komponent do të neutralizohet me një proces kimik dhe pastaj do të largohet nga Shqipëria diku tjetër për t’u djegur.

    ZËRI I AMERIKËS: Por, ky komponent i lëndëve helmuese që do të sillej në Shqipëri, a nuk është i rrezikshëm në vetvete?

    CHARLES DUELFER: Është po aq i rrezikshëm sa ç’mund të jetë një lëndë kimike industriale. Pra, fjala nuk është për një agjent nervor apo për diçka që shkakton efektet e tmerrshme që njerëzit panë nga përdorimi i armëve kimike në Siri. Është si puna e ngjitësit të quajtur “epoxy”, ku duhet të përzjesh dy lëndë që ai të bëhet i efektshëm. Pra, flitet vetëm për njërin nga dy elementët me të cilët prodhohet agjenti nervor. Natyrisht, nuk është një lëndë kimike e mirë, nuk është diçka që mund të pihet, për shembull, sepse përdryshe nuk do të kishte nevojë të shkatërrohej, por nuk është një armë.


    ZËRI I AMERIKËS: Si do të veprohej me mbetjet pas procesit të shkatërrimit? A do të hiqeshin ato nga Shqipëria?

    CHARLES DUELFER: Me sa kuptoj, për Shqipërinë ka tre alternativa. Ata mund të thonë: “Faleminderit por nuk duam të marrim pjesë, çojini diku tjetër”. Dhe në fakt ka vende të tjera ku ato mund të dërgohen. Alternativa tjetër është që Shqipëria të pranojë të marrë pjesë në vetëm njërën fazë të procesit, në çaktivizimin e komponentit, i cili pastaj të dërgohet diku tjetër për djegie. E treta, në varësi të qeverisë, është që në Shqipëri të ndërtohej një impiant djegieje, i cili të mund të shërbente edhe për qëllime të tjera industriale. Por këto janë çështje sa politike aq edhe biznesi. Shumë vende kanë impiante djegëse. Këto janë vende me procese të përparuara industriale, vende që kanë nevojë për asgjësimin e mbetjeve të ndryshme kimike për të mos dëmtuar mjedisin.

    ZËRI I AMERIKËS: Cila është arsyeja që vende të tjera të zhvilluara nuk kanë pranuar të bëjnë asgjësimin e armëve kimike siriane?

    CHARLES DUELFER: Edhe vende të tjera janë ftuar për të diskutuar mbi këtë çështje. Në shtyp është përmendur Norvegjia, e cila për arsye politike apo për shkak keqkuptimesh ka vendosur të mos marrë pjesë. Por diskutime po bëhen me shumë vende të tjera. Shqipëria ka disa avantazhe. Ajo është gjeografikisht afër dhe atje transferimi do të bëhej shpejt, sepse siç dihet, komuniteti ndërkombëtar po përpiqet që këto lëndë të nxirren nga Siria sa më shpejt që të jetë e mundur. Por SHBA, Rusia dhe të tjerët po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Disa menduan se kjo do të shihej si diçka pozitive për Shqipërinë. Bota do të shikonte në këtë rast vullnetin e mirë politik të Shqipërisë, do të shikonte kontributin e saj për heqjen e kërcënimit të armëve kimike, do të shikonte se ajo po bën diçka të mirë për sigurinë botërore. Por, natyrisht gjithçka varet nga gjendja politike në Shqipëri.

    ZËRI I AMERIKËS: Përse Shtetet e Bashkuara nuk e marrin vetë përsipër këtë operacion në territorin e tyre?

    CHARLES DUELFER: Natyrisht, Shtetet e Bashkuara kanë aftësinë për shkatërrimin e armëve kimike. Por ne jemi jashtëzakonisht prapa me asgjësimin e inventarit ekzistues dhe jemi shumë vjet prapa. Pra, do të ishte e vështirë që ta bënim këtë vetë. E njëjta gjë mund të thuhet për Rusinë, e cila ka gjithashtu aftësinë për asgjësimin e këtyre armëve, por duhet të shkatërrojë një herë armët e veta në bazë të traktatit të armëve kimike.

    ZËRI I AMERIKËS: Njerëzit megjithashtë e kanë të vështirë të kuptojnë se përse SHBA nuk mund ta përshpejtojnë këtë proces me burimet e jashtëzakonshme që kanë.

    CHARLES DUELFER: Në një farë kuptimi, nuk ka gjë që SHBA nuk janë në gjendje të bëjnë, nëse u jepet kohë e mjaftueshme. Por çështja kyçe në rastin e Sirisë është urgjenca e kohës. Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) nuk mund të mbështetet vetëm te SHBA dhe Rusia për zgjidhjen e gjithë këtyre problemeve.

    ZËRI I AMERIKËS: Nëse do të ishit kryeministër i Shqipërisë, çfarë do t’u thonit qytetarëve?

    CHARLES DUELFER: Do të ishte mungesë modestie ta vija veten në një pozitë të tillë. Por përfytyroj se çdokush do të mund të argumentonte se, përsa i përket mjedisit në Shqipëri, në varësi të marrëveshjes që do të arrihej me Shtetet e Bashkuara, Shqipëria do të dilte nga kjo më e pastër se sa është tani. Nëse ata i pranojnë këto lëndë kimike, i neutralizojnë dhe i heqin nga territori i tyre, ata mund të kërkojnë që të hiqen edhe lëndët e tjera që kanë mbetur nga proceset e mëparshme. Atyre që shqetësohen për mjedisin, mund t’u thuhet: Shqipëria bëhet kështu më e pastër se sa ishte. Kjo mund të shihet edhe si përfitim nga pikëpamja e biznesit. Ndërtimi i një impianti për asgjësimin do të krijonte biznes. Po kështu, mund të kërkohej nga komuniteti ndërkombëtar që të ndërtohej edhe një impiant për diegien e mbetjeve, që do të ishte po ashtu biznes. Nuk jam i sigurt nëse kjo do të gjente mbështetje, por shumë vende të tjera evropiano-perëndimore kanë impiante djegëse komerciale për eliminimin e materialeve kimike të padëshirueshme.

    ZËRI I AMERIKËS: Cilat do të ishin mundësitë për aksidente në Shqipëri, si vend jo i zhvilluar që është?

    CHARLES DUELFER: Përfytyroj se ndaj këtij procesi do të ketë një vemendje tepër të madhe ndërkombëtare. Ekspertët më të mirë të planetit do ta vëzhgojnë procesin në çdo hap të tij. Sigurojnë do ta vëzhgojnë edhe ekspertët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, të cilët do të duhet të bëjnë verifikimin. Pra, të gjitha proceset kimike industriale që kanë të bëjnë me lëndët e rrezikshme do të ishin nën një vëzhgim të hollësishëm. Në jetë nuk ka garanci, por mendoj se në këtë rast, shanset që të ndodhë diçka e padëshirueshme do të ishin relativisht të ulta.

  10. #289
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Sipas teje derjans ky dikush tjeter beka cfare ti teket edhe ne do rrijme e mbajme vesh tekat e tij. Kush eshte ky dikush tjeter qe vendos se cfare duhet te bej nje shtet si Shqiperia e rrethuar me shtete evropiane?

    Pse ky dikushi tjeter nuk beri asgje kur u refuzua ne Turqi dhe Jordani?
    ti boj cka te dush po nuk ka per te pyt kush?

    nuk krahasohet turqia me shqipnin
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  11. #290
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    A jemi valle ne eksperte armesh kimike? Jo. Ne dime vetem se keto arme nuk i kane pranuar ne territorin e tyre shume vende te NATO-s. Edhe Rusia megjithe territorin e saj gjigand nuk ka pranuar te strehoje arme te tilla. Po nuk vende te tjera ne bote, si Saharaja, shkretetira e Gobit, te tjera vende te shkreta ku mund te behet shkaterrimi i tyre?? Sgurisht qe ka, por ato vende kane qeveri deri diku te pergjegjshme dhe nuk do t`i pranonin ne territorin e tyre. Situaten e shoh ne rrezik te madh, per faktin se pergjegjeshmeria e Kryeministrit dhe e qeverise se tij eshte thuajse zero. Keto arme jane te pamundura te asgjesohen ne territorin shqiptar sepse mungon llogjistika. Jane sjelle ketu vetem si vend depozitimi perfundimtar, duke na konsideruar ne shqiptareve si kavie laboratori. Ne nuk duhet te lejojme qe nje i tille Kryeminister te marre jetet tona dhe te femijeve tane. Ne kembim te perfitimeve financiare keta politikane duan te na vrasin perfundimisht, dhe pak nga pak...Eshte njelloj si nje Hiroshime e ngadalte.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 13-11-2013 më 14:22
    Duaje te afermin tend si veten

  12. 2 antarët më poshtë falenderuan ilia spiro për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Gentian_gr (13-11-2013),mesia4ever (13-11-2013)

Faqja 29 prej 87 FillimFillim ... 1927282930313979 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •