Close
Faqja 19 prej 87 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 862
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    Aha te jete per kete diplomacine tende , shqiptaret duhet ta kerkojne vete helmet se na qenkan populli me i varfer, po kjo qe propozon ti o zoteri diplomat eshte turp dhe tradheti ndaj nje populli te tere dhe nuk kemi pse te behemi pjese ne pikerisht nje vend kaq i vogel i botes se trete ne politikat e jashtme te Amerikes perveç rastit per kazan plehrash siç po kerkohet te shfrytezohemi . Zotrote qe na flet per diplomaci do jesh degdisur atje ne Amerike dhe aq te ben se helmohet ky vend apo jo, pra hipokrizi . Ti na flet per frikera te hijes tende se do na u rrezikokan marredheniet e per çudi nuk u skandalizoke fare per Jo-ne e prere te çdo shteti tjeter madje edhe per terheqjen e ushtareve . Po deri ku do shkoje servilosja o ditezinj , deri ku do shkoje sahanlepirja , minj gjirizesh na di ti me kete diplomacine tende ? Ik se eshte turp qe i thua vetes shqiptar e perkrah kete shkarkim te helmeve me shfarosese per bashkekombasit e tu qe duhet te jetojne me koken ne torbe kushedi sa kohe . Keto dramatizmat e varferise se qurravitur tregojne pafytyresi dhe e bejne gjithe boten qe t'i hedhi ketij vendi jo vetem helmin por edhe gelbazen .
    Po pse kujton ti se na pranuan ne NATO? Patjeter per te na shfrytezuar sepse nuk do t'ia dije njeri per Shqiperine. Por ndryshimi mes Berishes dhe Rames eshte qe i pari ngrinte doren vullnetarish i pari per tu q*re ne b*the nga Amerika e ndonje vend tjeter ne kembim te ndonje fjale te mire apo nje syri qorr per baterdine qe beri me te gjithe shtetin, ndersa i dyti i ka kembet e lidhura prej veprimeve te te parit, ndaj dhe e vetmja gje eshte marrjan e konsiderate e kerkesave.

    E thashe me siper si vend i vogel qe jemi nuk kemi komoditetin e vendeve si Norvegjia qe s'do tia dije as per SHBA as per BE. Na duhen se tepermi investimet, perkrahja dhe integrimi ndaj dhe na duhet te jemi te hapur ndaj cdo kerkese qe na behet, sado absurde. Kjo sdo te thote qe do te pranojme cdo kerkese qe na behet. Sic e thashe ky eshte ndryshimi mes Rames dhe Berishes.

    E ke shume gabim nese kujton se une perkrah shkarkimin e helmeve ne Shqiperi. Une jam plotesisht kunder cdo demontimi te armeve kimike qe mund te behet ne Shqiperi ne kushtet aktuale. Nese do te financohej impianti miliarda dollaresh atehere nuk ka perse te mos behej dicka e tille ne Shqiperi, sic behet ne shume vende te botes. Gjasat qe kjo te ndodhe duke marre parasysh kohen dhe koston jane 0, prandaj dhe une jam i qete persa i perket kesaj teme, sepse realisht gjasat qe te vijne arme kimike per demontim nga Siria eshte po 0.

    Une vete jetoj ne Angli por ne Shqiperi kam prinderit, motren, niper, mbesa, halla, teze, daje, xhaxhallare, kusherinj, gjyshe, shoke, shoqe e shume te tjere te njohur, ndaj dhe jam i interesuar se tepermi per cka ndodh ne Shqiperi. Prandaj dhe shpenzoj kohe duke debatuar jeten dhe politiken ne Shqiperi, prandaj dhe shkova votova ne 2005, 2007, 2009, 2011, 2013, sepse gjtihcka ndodh ne Shqiperi, ndonese jo drejtperdrejt ndikon tek une se tepermi! Ndonese une jetoj larg, jam 100 here me i informuar se keta qe valeviten lart e poshte forumit me pallavra e propagande. Te jesh i sigurte ti dhe ndonje tjeter qe une jam 100% Shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 12-11-2013 më 14:18

  2. #182
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Rama u shpreh ne menyre te frikshme dhe Idiote.

    I vetmi qe ka thene dicka te kuptueshme ka qene Ilir Meta. Bushati ka qene relativisht i kujdeshem.

    Nga gjithe kjo histori, me ben pershtypje dicka ne forum dhe ne ate reale: eshte pikerisht fakti se sa NE shqiptaret e kemi te kultivuar kulturen e sigurise (certitude, certainty), bindjes se kemi te drejte, mos ndryshimit te opinioneve qofte per 'gjera te vogla', qofte 'te medha', te mos evoluimit ne asgje e per asgje. Deri diten e fundit te jetes do pelqejme "te njejtin film" !
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #183
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Dikur te ps pasi pane ne tren fantazem qe kaloj ne Shqipri , ju ben foto dhe u hodhen parrulla nga me te bujshmet. Edhe pse akom nuk ishte sqaruar se cfare transportonte treni.
    U be alarm nje muaj apo me shume ndarja e kufirit ne det shqiperi - greqi , ku jane specialistet ata qe u moren me kete ceshtje. ect ect
    Kurse per ceshtje e mbetjeve kimike , qe jane helme i paska kembet e lidhura Qeveria e Re ?!
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    12 Nëntor 2013 - 09:12


    Armët kimike, Marko Bello: NATO nuk të detyron, por zelli absurd i qeverisë na dëmtoi

    TIRANË-Ish-ministri i Jashtëm Marko Bello ka komentuar çështjen me armët kimike siriane që diskutohet gjerësisht prej ditësh se mund të asgjësohen në territorin shqiptar.

    Me një koment në rrjetin social, "Facebook", Bello hedh poshtë pretendimet se NATO të detyron një shtet të asgjësojë armët kimike. Sipas tij, e vërteta është se ka qenë zelli i tepruar i drejtuesve të shtetit që e ka lehtësuar problemin me armët siriane.

    “Ka disa ditë që disa të ashtuquajtur analistë po përpiqen të gënjejnë opinionin publik se gjoja shkatërrimi në Shqipëri i armëve kimike nga Siria "është një detyrim që kemi si vend anëtar i NATO-s"!

    Kjo është gënjeshtra më e madhe, pasi NATO nuk ka asnjë lidhje direkte dhe nuk duket e angazhuar për këtë çështje. Na servirin pastaj Rezoluten e OKB-së si detyrim për ne, kur ajo rezolutë nuk është fare detyruese, aq më tepër që Izraeli i ka hedhur dhjetëra rezoluta të OKB-se në kosh, sa here ato i janë dukur se vënë në rrezik tërësine e tij tokësore.

    Pretendojne se presioni na vjen nga SHBA, e cila ka rene në kurthin e Rusisë, duke pranuar ofertën e saj për "çarmatosjen në mënyrë paqesore" të regjimit gjakatar sirian.

    E vërteta është se SHBA, aleati ynë më i rëndësishëm dhe strategjik, nuk detyron askënd me pahir, por ka qenë zelli i tepruar i drejtuesve të shtetit shqiptar ai që ua ka lehtesuar sikletin të gjithë atyre që u bënë pjesë e zgjidhjes së problemit sirian. Kam parasysh presidentin, kryeministrin, partitë politike parlamentare, përfshi edhe opozitën që fshihet si struci”.

    Sipas Marko Bello, përballë kësaj çështje është populli shqiptar që është ndërgjegjësuar se çfarë dëmi do mund të sjellë një verim absurd i qeverisë që ata kanë votuar, ndërsa i fituari më i madh, regjimi i Assad.

    “Veprim absurd dhe foshnjarak i atyre që i ka votuar për të qeverisur dhe jo shkatërruar të ardhmen e tyre dhe të fëmijeve të tyre.

    I fituari i madh: regjimi gjakatar i Bashar Al Assad-it, i cili bashke me Rusine që e armatosi me armë të shkatërrimit në masë, sot kanë rastin të zgërdhihen dhe tallen me shqiptarët, duke ia kaluar tokës së tyre helmet e tmerrshme kimike që kishin destinacion krejt tjetër! Shumë mirë na e bëjnë!”, shkruan Bello në "Facebook".

    http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...oi-158382.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 12-11-2013 më 14:57
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  5. #185
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Dikur te ps pasi pane ne tren fantazem qe kaloj ne Shqipri , ju ben foto dhe u hodhen parrulla nga me te bujshmet. Edhe pse akom nuk ishte sqaruar se cfare transportonte treni.
    U be alarm nje muaj apo me shume ndarja e kufirit ne det shqiperi - greqi , ku jane specialistet ata qe u moren me kete ceshtje. ect ect
    Kurse per ceshtje e mbetjeve kimike , qe jane helme i paska kembet e lidhura Qeveria e Re ?!

    Kan rilind tashi, nuk majn men cfar kan ba ma perpara....

    Shif kur ti japin Greqise dyfishin e detit qe kishte ba n'jet qeveria e Berishes...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Ja dhe fjala e plote e Rames mbi armet kimike.



    Normalisht tha ate qe kam thene per disa dite une ketu. Ska nevoje te merrni kot sepse asnje vendim nuk eshte marre per keto arme, e ka mundesi edhe te mos kete nevoje te merret, por nese do te merret, do te merret me transparence te plote dhe ne menyre koherenete me kerkesat e qytetareve.

    Pra shkurtimisht mos besoni flluskat e sapunit qe fryjne mediat...

  7. #187
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin
    12 Nëntor 2013 - 09:12


    Armët kimike, Marko Bello: NATO nuk të detyron, por zelli absurd i qeverisë na dëmtoi

    TIRANË-Ish-ministri i Jashtëm Marko Bello ka komentuar çështjen me armët kimike siriane që diskutohet gjerësisht prej ditësh se mund të asgjësohen në territorin shqiptar.

    Me një koment në rrjetin social, "Facebook", Bello hedh poshtë pretendimet se NATO të detyron një shtet të asgjësojë armët kimike. Sipas tij, e vërteta është se ka qenë zelli i tepruar i drejtuesve të shtetit që e ka lehtësuar problemin me armët siriane.

    “Ka disa ditë që disa të ashtuquajtur analistë po përpiqen të gënjejnë opinionin publik se gjoja shkatërrimi në Shqipëri i armëve kimike nga Siria "është një detyrim që kemi si vend anëtar i NATO-s"!

    Kjo është gënjeshtra më e madhe, pasi NATO nuk ka asnjë lidhje direkte dhe nuk duket e angazhuar për këtë çështje. Na servirin pastaj Rezoluten e OKB-së si detyrim për ne, kur ajo rezolutë nuk është fare detyruese, aq më tepër që Izraeli i ka hedhur dhjetëra rezoluta të OKB-se në kosh, sa here ato i janë dukur se vënë në rrezik tërësine e tij tokësore.

    Pretendojne se presioni na vjen nga SHBA, e cila ka rene në kurthin e Rusisë, duke pranuar ofertën e saj për "çarmatosjen në mënyrë paqesore" të regjimit gjakatar sirian.

    E vërteta është se SHBA, aleati ynë më i rëndësishëm dhe strategjik, nuk detyron askënd me pahir, por ka qenë zelli i tepruar i drejtuesve të shtetit shqiptar ai që ua ka lehtesuar sikletin të gjithë atyre që u bënë pjesë e zgjidhjes së problemit sirian. Kam parasysh presidentin, kryeministrin, partitë politike parlamentare, përfshi edhe opozitën që fshihet si struci”.

    Sipas Marko Bello, përballë kësaj çështje është populli shqiptar që është ndërgjegjësuar se çfarë dëmi do mund të sjellë një verim absurd i qeverisë që ata kanë votuar, ndërsa i fituari më i madh, regjimi i Assad.

    “Veprim absurd dhe foshnjarak i atyre që i ka votuar për të qeverisur dhe jo shkatërruar të ardhmen e tyre dhe të fëmijeve të tyre.

    I fituari i madh: regjimi gjakatar i Bashar Al Assad-it, i cili bashke me Rusine që e armatosi me armë të shkatërrimit në masë, sot kanë rastin të zgërdhihen dhe tallen me shqiptarët, duke ia kaluar tokës së tyre helmet e tmerrshme kimike që kishin destinacion krejt tjetër! Shumë mirë na e bëjnë!”, shkruan Bello në "Facebook".

    http://www.balkanweb.com/shqiperi/26...oi-158382.html
    Po sigurisht qe nuk te detyron NATO. Ne NATO jane edhe vende te tjera edhe kundershtuan. Mjer shqiptaret, 1 qeveri idiotesh iken, edhe nje vjen. Iu vinte edhe inat disave kur kundershtonim fitimin e 23 qershorit, por jemi regjur nga keta idiote qe thjesht jane te shitur edhe duan qe ta shkatrrojne vendin e vet!
    I LOVE GOD

    j&g

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    I soliti idioti, qe marrin secili llokmen e tyre te pareve, te servirura.

    Se si bie ndermend askujt per shendetin e njerezve, si atij qe ishte mjek me profesion, si ketij, djali I te cilit luftoj I vogel me tumorin.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Xinxerfilli;

    E mira e popullit eshte ajo qe ate duan dhe kerkojne, pra mossjelljen e armeve ne Shqiperi, pranimi i tyre eshte ne kundershtim me ate qe kerkojne dhe duan pra jo ne te miren e tyre.
    Shume je ngaterruar Xinxerfill,ndoshta nga nxitimi per t'u pergjigjur ke zhvilluar nje mendim shume ''filozofik'' por nuk na ke shpjeguar asgje.
    eshte shume e thjeshte,ministri jot eshte shprehur: ''cdo vendim qe do te marrim do ta bejme per te miren e popullit'',mundesite jane vetem dy po ose jo e thene me fjale te thjeshta.''JO'' eshte ne te mire te popullit duke pare qe populli eshte kunder ardhjes se armeve kimike.Deri ketu jemi dakord,por nese qeveria do vendose ''PO'' ne te mire te kujt popull eshte!??????
    PO-ja kundershton JO-ne, kaq e veshtire eshte per ty ta pranosh,besoj se jo.

    Ja ku po ta thote dhe kryeministri te njejten gje qe ju kam thene shume here deri tani, nuk po sjell njeri arme ne Shqiperi ndaj permbahuni:
    Megjithatë Rama kujtoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe për rrjedhojë ka edhe detyrime duke qenë në këtë pozicion.
    Kjo eshte ajo qe ka thene krieministri,duket sikur po i paraprin vendimit qe po merr.
    Urrojme te jete e kunderta. (ne kete rast do i themi bravo se veproi ne te mire te popullit)

    Interesi kombëtar i Shqipërisë është i pandashëm nga çështjet e sigurisë së SHBA-së, por dhe në interesin e çdo familjeje shqiptare", u shpreh Rama
    Armet kimike te Sirise nuk kane te bejne fare me sigurine e Usa,aq me teper me interesin e familjeve shqiptare.

    ps; me ate deklarate ministri tregon vetem injorance asgje me teper,ose mendon se shqiptaret jane te gjithe te ceket (dhe per kete mund t'i jap te drejte,e kemi treguar shume here) dhe mjafton t'i thuash qe po e bejme per te miren e popullit dhe.... ''parti enver jemi gati kurdoher''
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 12-11-2013 më 15:52
    MOS I NDY TEMAT no name

  10. #190
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Nje kryeminister te tille, ne nje vend normal jo vetem qe do ta kishin rrezuar nga pushteti, por do ta kishin mbyllur ne psikiatri.

    Llogjika eshte qe SHBA, Russia, Britania te cilat furnizuan Asadin me keto materiale per arme kimike kane per detyre morale ti shkaterrojne ne impiantet e tyre keto arme.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Faqja 19 prej 87 FillimFillim ... 917181920212969 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •