Close
Faqja 30 prej 87 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 291 deri 300 prej 862
  1. #291
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Eksperti amerikan: Në Shqipëri nuk do të eksportohen armë kimike
    Aman , as mos tento .... ! As mos guxo te na fyesh inteligjencen , ti bashke me ate amerikanin , qe po citon peralla , qe ngjajne sikur u adresohet afrikaneve te pashkolluar .

    Thuaj atij amerikanit ti marre ne oborin e tij , sepse do kete perfitime ekonomike . Madje do behet pronar industrie kimikatesh .

    Ky njeqelizori made in USA , flet sikur u adresohet te ngatheve .

    Ne asnje menyre . Ky eshte absurditeti qe kam degjuar ndonjehere !!!

    Ore a e kuptoni apo jo ? Duan te perdorin Shqiperine si vend grumbullimin e gazit Sarin edhe masandej edhe bombave atomike kurre tu jepet rasti .

    Bomba atomike te pakten eshte me instante , pelcet edhe nuk kupton gje , je ne boten tjeter .

    Kurse keto 600 kamione plot me gaze sarin ( mjafton 0,02 mg per te vrare nje person per 2 minuta ) , do ti depozitojne ne Shqiperi , edhe do na shpartalojne me kalimin e kohes , deri ne shfarosje .

    Me thene te drejten kjo ngjan aq e pabesueshme sa nuk e kuptoj dot .

    Eshte per tu habitur : Ore Amerikanet me Ruset e filluan kete Mersele , Sirianet i prodhuan apo i blene .

    NE c fare dreqi perbejme ne kete trekendesh ?!

    Eshte e thjesht : Nje jo te madhe edhe mbaroje puna ! JO edhe PIK !

    Atij qe i erdhi ideja per te propozuar Shqiperine , duhet te kontribuoje sa do pak , duke mbajtur nja 2 litra ne shtepi per konsumim vetjak . Pa tallje .
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 13-11-2013 më 14:29

  2. #292
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ti boj cka te dush po nuk ka per te pyt kush?

    nuk krahasohet turqia me shqipnin
    E rendesishme eshte qe Edvin Rama te mos pranoje dicka te tille. Pastaj nese ata do e bejne kete me force sic pretendon ti, atehere le te dale e te thote gjithe botes qe shikoni se ne 2013 ne mes Evropes, cenojne sovranitetin dhe integritetin e nje shteti demokratik.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #293
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    E rendesishme eshte qe Edvin Rama te mos pranoje dicka te tille. Pastaj nese ata do e bejne kete me force sic pretendon ti, atehere le te dale e te thote gjithe botes qe shikoni se ne 2013 ne mes Evropes, cenojne sovranitetin dhe integritetin e nje shteti demokratik.
    ahahahah o edvini do ta boj si ni e ni bojn dy ta garantoj. as cik as pik ska per te bo.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  4. #294
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    ahahahah o edvini do ta boj si ni e ni bojn dy ta garantoj. as cik as pik ska per te bo.
    Po mer po nuk kam kundershtim ke te drejte, Edvini e ben se cfare nuk pret prej atij. Por populli sduhet ta lejoje. Te gjithe padallim duhet ta kundershtojme kete akt vandal
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  5. #295
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Armët kimike, Rama: S’ka një marrëveshje të plotë
    “Cdo vajzë dhe cdo djalë, që sot është përfshirë në këtë debat, duhet ta dijë që kurrë unë vetë dhe kjo qeveri nuk do të pranonte që jeta dhe e ardhmja e tyre të vihej në diskutim. Cdo prind duhet ta dijë se kurrë, unë apo qeveria nuk do të vendoseshim në asnjë lloj vendimi që do të rrezikonte qoftë një fije fëmijët apo ata vetë. Kurrë ne nuk do të thoshim ‘po’, kurrë nuk do të thoja ‘po’ pa patur në dorë një plan të bazuar mbi një marrëveshje që do të garantonte që jo vetëm që të gjitha rreziqet e proklamuara në bazë të një propagande të pavërtetë, për ne, për mua, qeverinë. Pozicionimi ynë i qartë përkrah SHBA është i lidhur me interesin e cdo shqiptari, që do të thotë që ‘po-ja’ jonë do të mund të lidhet vetëm me një plan dhe një marrëveshje nga ku të jeni të qartë të gjithë Shqipëria do të dalë me kokën lartë dhe më e pastër se ç’është tani”, tha kreu i qeverisë.
    Perpara se hitleri te niste kasaphanen e tij, bente "gallate" ne rajshtag duke thene se une do te pushtoj "cekine, hungarine...etj.", me synimin qe te ulte vigjilencen e popujve dhe ne fakt ja arriti..edhe cifutet me gaz i mbysnin duke qeshur, keshtu kerkon te na e beje edhe ne kryeministri mason
    Duaje te afermin tend si veten

  6. #296
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Gjeneratat e ardhshem te Shqypnia!
    https://www.google.com/search?q=cher...h=899#imgdii=_

  7. #297
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Armët kimike, Rama: S’ka një marrëveshje të plotë


    Perpara se hitleri te niste kasaphanen e tij, bente "gallate" ne rajshtag duke thene se une do te pushtoj "cekine, hungarine...etj.", me synimin qe te ulte vigjilencen e popujve dhe ne fakt ja arriti..edhe cifutet me gaz i mbysnin duke qeshur, keshtu kerkon te na e beje edhe ne kryeministri mason

    Keto arme kimike jone rrezik shume i madh per Izraelin ,,,,,,,,,edhe USA osht gati te helmoje gjith boten per te shpetuar kombin e zgjedhur

    Nji kryeminister homosexsual ashte personi ma i pershtatshem

  8. #298
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    grini sallat kot grini

    at vendim e merr tjeter kush e ska qeveri shqiptare cila do qe te jet qe ta kundershtoje. na jemi thjesht lodra ne dor te dikuj tjetri
    Per disa qe ke shkruajtur jam dakort, por te thuash qe populli s'ka gje ne dore je gabim. Nese te gjithe jane kunder edhe protestojne ne menyre paqesore me beso se keto protesta nuk do bien ne vesh te shurdhet jo. Duhet te besojme se shumica rules! Pra te jemi te bashkuar edhe te gjithe kunder! Ban Ki Moon i UN tha armet te shkatrrohen ne Siri, s'ka perse te sillen ne Shqiperi!
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #299

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pjese nga jeta dhe vepra e shokut Edi Rama. Gjithmone sa ishte ne opozite.



    Rilindje për mjedisin ose rrënim pa kthim

    Postuar më: 04-04-2012 /

    Më poshtë mund të lexoni fjalën e Kryetarit të PS, Edi Rama, në tryezën për programin “Për një Rilindje Shqiptare”, Mjedisi:

    Një koinçidencë, Besniku e mbylli me Naim Frashërin, unë do ta filloja me Sami Frashërin.

    Duke iu referuan një prej ëndrrave të tij në të cilën shkruhet:“Një Muze do të jetë në kryeqytet për histori të natyrës dhe do të bëjë kërkime në tërë Shqipëri për barërat drurët, metalet, gjërat e gjalla, e të tjera të vendit.” E pra, në fakt, kjo ëndërr e Sami Frashërit u bë realitet falë përpjekjeve të klerikëve françeskanë në Shkodër qysh në vitet 30. Dhe u vazhdua më pas falë punës së dhjetëra e dhjetëra specialistëve, dhe të strukturave në mbështetje të tyre për vite me radhë, mbi florën dhe mbi faunën shqiptare, që krijuan dhe pasuruan Muzeun e mirënjohur të Natyrës në Tiranë.

    120 vjet pasi Sami Frashëri e ka shkruar këtë ëndërr, e cila ishte një ndër ëndrrat e tij që u bë realitet, ne jemi sot përballë faktit se kjo është përsëri një ëndërr, sepse ai Muze u shkatërrua nga qeveria shqiptare pa kthim. Ajo pasuri që ishte në përmbajtjen e atij Muzeu, e trashëguar për dekada e dekada me radhë, praktikisht u shpërbë.

    Në raport me mjedisin sot Shqipëria i ngjan një familjeje që ka konsumuar në gostinë e një nate rezervat e një viti. E sigurisht, për një natë mund të duket sikur të gjitha gjërat shkojnë mrekulli, por pastaj dalëngadalë fillon dhe ndjehet uria dhe gjithshka sjell ajo me vete.

    Sot shkatërrimi dhe keqshfrytëzimi, që vazhdon, i burimeve natyrore së bashku me të gjitha pasojat që sjell në ekonomi, në shoqëri, në bashkëjetesën mes njerëzve, është spektakolar. Çështja e mjedisit besoj është një nga ato çështje, në mos qoftë kryeçështja, që ka mbërritur në zgrip, ka mbërritur në pikën ku rrezikon të jetë pa kthim për kushedi se sa dekada, e për kushedi për se sa gjenerata.

    Ose duhet bërë një sforco e madhe kombëtare për ta ndalur këtë rrënim të mëtejshëm ose pasojat e këtij rrënimi janë pa asnjë dyshim të pallogaritshme sot mbi shoqërinë shqiptare të së nesërmes. Sot ne jemi dëshmitarë, siç janë dëshmitarë të gjithë qytetarët shqiptarë kudo ku jetojnë, të shtimit të mbetjeve urbane në të gjithë territorin e vendit, të shkatërrimit të shtretërve të lumenjve kudo ku rrjedhin lumenj në vendin tonë, të ndotjes së ujëra në të gjitha plazhet kryesore të bregdetit shqiptar dhe të zvogëlimit dramatik dhe të vazhdueshëm të sipërfaqes pyjore.

    Përpara pak ditësh, ne patëm një tryezë për programin për infrastrukturën dhe folëm për atë që ndodh me jetët e shqiptarëve në të ashtuquajtura rrugë të reja, pa asnjë standard europian dhe pa asnjë standard normal sigurie. Por, sot duke folur për mjedisin besoj se flasim, në fakt, për shumë më tepër jetë shqiptare, të sotme dhe të nesërme, të cilat kërcënohen në cilësinë e tyre nga fakti se në një vend që fuqinë e vet më të madhe, pasurinë e vet më të madhe, potencialin vet më të madh ka bukurinë, pikërisht bukuria mund të mungojë pa kthim.

    E, kur flasim për bukurinë, në raport me një vend nuk flasim për një bukuri thjesht estetike. Po flasim për një bukuri përmbajtësore që ka të bëjë drejtpërdrejtë me nivelin e jetesës së atij vendi, me ekonominë dhe me zhvillimin shoqëror të atij vendi.

    Ne dëshirojmë dhe do të bëjmë të gjitha përpjekjet që qëndrimi ynë ndaj mjedisit në qeverisjen e vendit të jetë një fill i gjelbër me të cilin të endim dhe të bashkojmë të gjitha anët e programit “Për Një Rilindje Shqiptare”. Një fill që të përshkojë çdo fushë të veprimtarisë ekonomike në vend dhe po ashtu të përshkojë edhe të gjithë procesin e të bashkëjetuarit në të njëjtin vend. Sepse mjedisi nuk është as blu, as rozë. Mjedisi është i gjelbër dhe si i tillë është pa asnjë diskutim, i të gjithëve.

    Sigurisht, që një nga parimet themelore të mbrojtjes së mjedisit ku ne do të vëmë theksin maksimal, është që masat parandaluese për cenimin e tij, të dominojnë politikat e zhvillimit ekonomik.

    Nuk mund të ketë një politikë zhvillimore në ekonomi, e cila të garantojë sukses afatgjatë nëse është një politikë zhvillimore që degradon mjedisin. Nuk mund të ketë të ardhura nga veprimtari ekonomike, sado të mëdha, të cilat të mund të justifikojnë rrënimin e mjedisit si burimi më i madh potencial i të ardhurave ekonomike i një vendi si Shqipëria.

    E për këtë, komponenten mjedisore ne synojmë ta integrojmë në politikat e të gjithë sektorëve të ekonomisë dhe të jetës së vendit.

    Ne nuk mund të presim më që lumenjtë të mbysin fushat për të vepruar në marrjen e masave parandaluese për përmbytjet.

    Ne nuk mund të presim më që ujërat e plazheve tona të kthehen deri në pellgje të fëlliqura e në këneta, për të ndërmarrë një program të posaçëm për parandalimin e degradimit të mëtejshëm dhe për pastrimin e të gjitha ujërave të zeza.

    Ne nuk mund të presim më që erozioni të gërryejë edhe më tej malet e zhveshura për të ndërmarrë programe ripyllëzimi.

    Është e pashembullt, është spektakolare ajo që ndodh në Krujë. Unë e kam thënë vijimësisht dhe e besoj që çdo vend që do të kishte Krujën në rajon, apo në Europë dhe do të kishte historinë dhe peisazhin që ka trashëguar gjenerata jonë, do ta kishte kthyer në një vend pelegrinazhi jo vetëm për gjithkënd që jeton në këtë vend, por, për gjithkënd që është i interesuar të dijë, të njohë dhe të prekë një copëz të vogël të historisë së Europës. Një copëz të vogël të atij peizazhi dhe të asaj trashëgimie natyrore dhe historike, që është peizazhi dhe historia trashëgimore e vet Europës.

    Në të kundërt, çka ka ndodhur me Krujën është transformimi i një vendi të shenjë për historinë tonë, për kulturën tonë, për identitetin tonë, në një zgafellë, e cila hapet e thellohet në zemër të malit javë pas jave, muaj pas muaji, vit pas viti duke shpërfytyruar tërësisht të gjitha përmasat që ka ai mjedis dhe që ka historia e atij mjedisi.

    Një sjellje barbare jo thjesht me mjedisin, por një sjellje barbare me gjithshka ai mjedis mishëron historikisht, kulturalisht, e sigurisht edhe nga pikëpamja natyrore.

    Ne nuk mund të presim që urat të vazhdojnë të shemben për të kuptuar se gërryerja e lumenjve dhe marrja e inerteve është faktori kryesore në këtë dëm.

    Ne nuk mund të presim që qytetet tona të asfiksohen nga tymrat e djegies së plehrave për të programuar përpunimin e tyre dhe për të bërë të mundur që të mbyllet njëherë e mirë një kapitull i stërzgjatur dhe shumë i shëmtuar i mostrajtimit të plehrave, dhe i kthimit të tyre në një problem shumë të rëndë mjedisor dhe shoqëror për komunitetet tona, veçanërisht në qytetet e mëdha.

    Ne nuk mund të presim që flora dhe fauna e vendit tonë, dikur shumë e pasur, për arsye që i dinë më mirë se unë ata që janë drejtpërdrejtë specialistë, por është e pamundur që njëkohësisht të gjithë ne të tjerët mos ta dimë, se nuk mund të mos mbeten vetëm kujtimet nëpër albume, për të ndërmarrë masa energjike për ndalimin e masakrës ndaj florës dhe faunës dhe rigjallërimin e florës dhe faunës.

    Ne nuk mund të presim që shoqëria civile dhe qytetarët të kërkojnë me demonstrata dhe me referendume të drejta themelore mjedisore, të qarta si drita e diellit, siç është e drejta për të vendosur kundër importit të plehrave nga jashtë. Por do ta kthejmë shoqërinë civile në një partnere për ta ringjallur Shqipërinë e gjelbër. Situata e krijuar gjatë dy dekadave të fundit kërkon ndërhyrje energjike në shumë plane, por kërkon në radhë të parë vullnetin për të ndalur gjithë rrjedhën e ngjarjeve në drejtim të degradimit të mjedisit, këtu dhe pastaj për të rifilluar rikuperimin hap pas hapi.

    Prej kohësh kemi qenë të bindur dhe e kemi të rinënvizuar në draftin e programit tonë “Për Një Rilindje Shqiptare” domosdoshmërinë e krijimit të një Inspektorati Kombëtar të Pastrimit. Inspektoriat, që të mundësojë një Shqipëri pa plehra, që nuk realizohet dot me një aksion brenda një dite, por që duhet të jetë realitet për gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, brenda një mandati qeverisës.

    Çështja e importimit të mbetjeve, për të cilën me të drejtë pjesa dërrmuese, për të mos thënë e tërë shoqëria shqiptare, por në një masë që i kapërcen të gjitha përqindjet që ndajnë mesvedi palët politike në Shqipëri, u bë një çështje me sensibilitet shumë të thellë. Ajo që lind si pyetje e parë është se: “Si mund të na shkojë mendja tek importi i plehrave, ndërkohë që Shqipëria është e mbytur nga plehrat?” dhe “A prodhohen mbetje në Shqipëri në sasi të atilla që mund të plotësojnë nevoja të industrisë së riciklimit, e cila nuk ka asnjë dyshim që duhet mbështetur me të gjitha format?”

    Një shembull i vetëm lidhur me letrën. Sot në plehra derdhen rreth 100 mijë tonë letër dhe industria ricikluese e letrës nuk e kalon në asnjë rast 60 mijë tonë në vit. Në shkallë kombëtare vlerësohen rreth 700 mijë tonë plehra në vit. Vetëm rreth 80% e tyre shkojnë në vendgrumbullime ndërkohë që pjesa tjetër hidhet lart e poshtë pa asnjë kriter në pika të krijuara jashtë çdo lloj norme dhe standarti ligjor apo mjedisor. Vetë vendgrumbullimet në këto 80% nuk janë vendgrumbullime të cilat ta realizojnë në masën e duhur riciklimin e kështu edhe neutralizimin e pasojave që vijnë nga fermentimi mbi dhe i gjithë plehrave e kalbëzimi i tyre.

    Pyetja që lind është: “Pse të mos gjejmë formën e organizimit dhe stimujt e duhur sëbashku, sigurisht, me grupet e interesit dhe me individët apo bizneset e interesuara që e gjithë kjo mbetje të riciklohet?” Në radhë të parë duke synuar që çfarë prodhon vendi ynë të mos kthehet në pasojë për shëndetin dhe për mjedisin e vetë vendit tonë. Problemi më i madh në këndvështrimin tim sot nuk është ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë. Besoj se është bërë një cikël. Është një cikël në të cilin falë shumë aktivistëve, falë shumë shoqatave, falë edhe medias, e cila për hir të vërtetës është fokusuar gjithmonë e më shumë në këtë çështje, kemi sot një qytetar shqiptar sot më të sensibilizuar se sa 20 vjet më parë. Kemi sot një qytetar shqiptar i cili e refuzon importin e plehrave nga jashtë pikërisht sepse është i sensibilizuar. Këtu problemi është si të ndërgjegjësohet shteti shqiptar. Kur them shteti nuk kam parasysh qeverinë, kam parasysh gjithë makinerinë shtetërore, e cila në fakt duhet të jetë në pararojë të betejës për ta ndalur rrënimin e mëtejshëm dhe për të filluar rikuperimin mbi këtë nivel shumë të ulët ku jemi katandsur pas kaq e kaq vitesh politikash shfarrosëse për mjedisin. Më shumë se sa për financa të mëdha i gjithë ky është një proces që ka nevojë për një vullnet të madh. Për masa shumë të qarta parandaluese në radhë të parë, për të cilat është shumë e rëndësishme që me këtë grup pune ne të përcaktojmë drejt, hap pas hapi, natyrën, formën dhe mënyrën se si duhet të implementohen. Ekspertët që po merren me çështjet dhe programin tonë për mjedisin po vlerësojnë se sa mund t’i përgjigjemi nevojës për vendosjen e Moratoriumit për një sërë veprimtarish mjedisore që kanë arritur vërtetë në pikën fundore, që po nuk u frenuan rrezikojnë të mbyllin përgjithmonë mundësinë e rigjenerimit. Një shembull doja ta sillja këtu në tryezë për një prej këtyre veprimtarive që ka të bëjë me gjuetinë. Ajo çka na ka bërë shumë përshtypje është fakti që në kushtet kur po zhvillohet një gjueti tërësisht barbare e pakontrolluar, më e egër se sa egërsirat që synon të godasë, bazuar në liçensa tërësisht abuzive që iu lëshohen grupeve të gjuetarëve të huaj që vijnë për të gjuajtur këtu, çka ka ndodhur është që vetë gjuetarët kërkojnë masa shtrënguese. Vet shoqatat e gjuetarëve kërkojnë që të merren masa shtrënguese sepse janë të vetëdijshëm se në rast se vazhdon kjo barbari brenda një kohe shumë më të shkurtër sesa 20 vjetët që kanë kaluar, nuk do ketë më çfarë të gjuajnë dhe do rrinë vetëm duke luajtur pastaj, sikur gjuajnë.

    Së fundmi, do doja që të thoja shkurtimisht që në programin tonë për mjedisin, ku çështjen e mjedisin e shohim si një betejë qytetërimi dhe qytetëruese, ne kemi përcaktuar tre shtylla kryesore mbi të cilat pastaj do të thellojmë gjithë punën e programin deri në një plan të detajuar, i cili siç e thashë, do të përfshijë të gjithë sektorët.

    Së pari, zhvillim i qëndrueshëm, duke planifikuar politika ripërtëritëse mjedisore.

    Së dyti, zhvillim i integruar, duke planifikuar sesi të krijojmë mundësi të bashkëveprimit ekonomi – mjedis.

    Së treti, zhvillimi i përgjegjshëm duke planifikuar një shfrytëzim të resurseve natyrore për të sotmen, pa u hyrë në hak brezave që vijnë.

    Vetëm kështu, mbështetur mbi këto tre shtylla ne besojmë se do t’ja dalim ta shndërrojmë mjedisin në ekonomi mjedisore, që të sjellë një efekt të rëndësishëm në përshpejtimin e rritjes së përgjithshme ekonomike të vendit, që të ketë mundësi për vende pune dhe jetë dinjitoze për mijëra familje, që sot detyrohen të shkatërrojnë ambientin ku janë lindur dhe ku jetojnë.

    Dua ta mbyll me Sami Frashërin, aty ku e fillova, sepse kam shumë dëshirë të shoh një lidhje sado të largët midis aspiratës së asaj që ishte rilindja jonë e madhe shqiptare dhe aspiratës që ne kemi për një rilindje shqiptare. Aspak çuditërisht, vendosja e gishtit në plagë qoftë nga ky rilindas i madh dhe qoftë nga shumë të tjerë, sot nuk të bën të mendosh për Shqipërinë që ishte atëherë, por të bën të shohësh Shqipërinë që është. “Nëse komandanti merr një mollë nga pema e tjetër kujt, ushtarët i nxjerrin fundin gjithë pemës pastaj”, thotë Samiu. E në ndërkohë vazhdon “Pyjet do të ndahen në disa ngastra dhe gjersa të vijë radha të pritet ngastra e fundit, ngastra që u pre më parë do të jetë rritur përsëri. E kështu kurrë pyjet e Shqipërisë do mosmbarohen por do të jenë të përtëritura, e të lulëzuara gjithherë”. Ndërkohë që këtu, 120 vjet më vonë, i ka ardhur radha ngastrës parë, mbasi ka mbaruar ngastra e fundit dhe ajo çka ndodh me pyjet është shumë larg asaj çka në atë kohë ishte gjendja e pyjeve.

    Në fund fare, dua thjesht për një ilustrim mbi agresivitetin e forcës rrënuese të mjedisit, ta ndaj me ju. A thua se u mbaruan të gjitha çfarë mund të shkuleshin mbi tokë, në male, në pyje, flora, fauna, ka filluar prej kohësh dhe turrja në det. E pasi u dhanë gjithë liçensat e mundshme për çfarë mund të shihej mbi sipërfaqen e ujit dhe deri aty ku mund të arrinte imagjinata e njerëzve që e kanë parë detin për herë të parë shumë vonë, është arritur në këtë pikë:

    Kolothurrja, quhet një specie e mbrojtur nga të gjitha konventat ndërkombëtare, është një specie e përfshirë në listën e kuqe të specieve të rralla. Për një paradoks, që lidhet me fundin e këtij ilustrimi, në shqip mund të përkthehet kastraveci i detit. E pikërisht këto ditë është kontaktuar një firmë e quajtur “ Denis Patllixhan” që do të vij me anije dhe me polumbarë dhe do të shkul 2000 copë në ditë nga kjo specie e rrezikuar. Deri në fund të detit, deri aty ku nuk shkon kurrë mendja normale e njeriut, “ Denis Patllixhani” do të godasë për të shkrirë çfarë deri tani ka kapur imagjinata.

    4 Prill 2012

  10. #300

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Rama ne Ballsh: Mjedisi i mbrojtur, rrit cilesine e jeteses

    24.10.2007 03:04 - Kategoria: Shqiperia

    Gjate ketij takimi Rama ka bere te ditur se sipas tij, mjedisi i mbrojtur do te jete nje mjet per te rritur cilesine e jeteses dhe mireqenien

    ”Dialogu me Shqiperine” i kryetarit te PSSH-se Edi Rama ka vazhduar ne Ballsh. Tema e ketij bashkebisedimi me qytetaret e ketij komuniteti ka qene mjedisi. Nje qytet i zgjedhur jo rastesisht nga kryetari i PSSH-se per shkak te ndotjes mjedisore. Situata e ndotjes ne kete zone eshte emergjente. Duke folur per poltika te reja mjedisore, kryetari i PS, Rama ka vene theksin tek fakti se nje mjedis i mbojtur do te jete nje mjet per te rritur jo vetem cilesine e jeteses, por edhe mireqenien, punesimin.

    Kontrata jone me shqiptaret, tha Rama, ne kete dialog do te sherbeje jo vetem per te marre votat por edhe per te ndryshuar kete realitet, per ti dhene drejtim zhvillimit te vendit. Gjate muajit tetor bashkebisedimi i kryetarit te PS-se, Rama, eshte perqendruar tek mjedisi. Ekspertet dhe strukturat drejtuese te socialisteve qe e shoqerojne kane marre gjate ketij muaji te gjithe shqetesimet dhe sugjerimet e qytetareve per t”i pasqyruar ne dokumentin qe do te hartohet me pas per kete ceshtje. Gjate nentorit dialogjet me qytetaret do te prekin bujqesine dhe rrugedaljet ne kete sektor. (News24)

Faqja 30 prej 87 FillimFillim ... 2028293031324080 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •