Close
Faqja 28 prej 87 FillimFillim ... 1826272829303878 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 271 deri 280 prej 862
  1. #271

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Une te keqes i them e keqe edhe sikur ta bej vete padashje, vllai im apo i afermi im pak rendesi ka kjo. Ne rastin konkret kemi Edvin Ramen qe nese do guxoje te beje dicka tille atehere ne memorien time do jete keqberesi me i madh qe kam pare. Do jete nje Neron i dyte me ndryshimin e vetem qe ky dogji vetem Romen ndersa Edvini mund te djege tere Shqiperine.
    Sigurisht. Sic e thashe dhe une me lart, nese u thote po Amerikaneve do jem i pari qe do them te rrezohet qeveria.

    Por nese thote JO, per ty nuk ndryshon asgje. Se ti thjesht je kunder Edi Rames dhe armet kimike jane thjesht dicka me shume per ta kundershtuar dhe jo nje rrezik per Shqiperine. Dukesh qarte qe ti shpreson qe Rama tu thote PO amerikaneve, se ne te kundert do te detyroheshe ti thoje bravo, gje qe te tremb me shume se armet kimike.

  2. #272
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    he er burr se sben robi kshu per 550 ton sarin hahahahahaa
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  3. #273
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Niku Cool: Para 23 qershorit s’kisha shkuar kurrë të votoja sepse e dija që vota ime do vidhej si e shumë të tjerëve, mirëpo më 23 qershor shkova të ta jap ty zotëri, sepse të besova ty dhe programit tënd. Unë jam 26 vjeç, i papune, nuk kërkoj pune nga ty, as favore, as ndere, sepse nëse jam i zoti, punën do e gjej vetë dhe do e mbaj me forcat e mia. Nga ty kërkoj mos të më ndotësh ambientin, mos më cenosh të ardhmen time dhe të vendit tim. Për interesa politike s’mund ta bësh këtë sepse Shqipëria s’është pronë e jotja e as e ndonjë politikani hajdut, ordiner, matrapaz dhe bukëshkalë… Në fakt, të tërë ju kështu jeni. Unë kam pasur pak besim te ty si politikan dhe në fakt tani jam në pikat e fundit të besimit ndaj teje. Por ta dish mirë zoti kryeministër, ti dhe çdokush që mendon të luajë me fatin e mëmëdheut tim, se do e paguajë shumë rëndë. Jam shumë i revoltuar sepse veç halleve dhe papunësisë që kam dhe që janë problem i përditshëm, më duhet dhe të kem pasigurinë e jetës dhe të familjes nesër në vendin tim (Nga një votues i “RILINDJES” më 23 qershor).
    Shikoni sa bukur paska shkruajtur ky djali ne facebook te Edvinit.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  4. #274
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Shume panik beni ju shqipot! Qenie shume sensitive paski qene.lol Shume perflitet e manipulohet e fryhen 'muhabetet' atje. Tjetri doli dje e tha - ska asnje vendim so far!!!! Gerr verr eksperti tha kshu e pedet po duan te Cohen se u erdhi zogu te dera- Pam me llastike. Bravo ambjentaliste vigilante jeni dhe atdhetare te flakte.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #275
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Sigurisht. Sic e thashe dhe une me lart, nese u thote po Amerikaneve do jem i pari qe do them te rrezohet qeveria.

    Por nese thote JO, per ty nuk ndryshon asgje. Se ti thjesht je kunder Edi Rames dhe armet kimike jane thjesht dicka me shume per ta kundershtuar dhe jo nje rrezik per Shqiperine. Dukesh qarte qe ti shpreson qe Rama tu thote PO amerikaneve, se ne te kundert do te detyroheshe ti thoje bravo, gje qe te tremb me shume se armet kimike.
    Hajde performance hajde! Sipas teje nese ai i thote jo neve duhet te behemi tere socialiste.

    Nuk me intereson mua cfare thote Edvin Rama. Une si shqiptar nuk dua gazin Sarin te Asadit ne shqiperi pik.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #276
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Armët kimike, Rama: S’ka një marrëveshje të plotë

    Cdo vajzë dhe cdo djalë, që sot është përfshirë në këtë debat, duhet ta dijë që kurrë unë vetë dhe kjo qeveri nuk do të pranonte që jeta dhe e ardhmja e tyre të vihej në diskutim. Cdo prind duhet ta dijë se kurrë, unë apo qeveria nuk do të vendoseshim në asnjë lloj vendimi që do të rrezikonte qoftë një fije fëmijët apo ata vetë. Kurrë ne nuk do të thoshim ‘po’, kurrë nuk do të thoja ‘po’ pa patur në dorë një plan të bazuar mbi një marrëveshje që do të garantonte që jo vetëm që të gjitha rreziqet e proklamuara në bazë të një propagande të pavërtetë, për ne, për mua, qeverinë. Pozicionimi ynë i qartë përkrah SHBA është i lidhur me interesin e cdo shqiptari, që do të thotë që ‘po-ja’ jonë do të mund të lidhet vetëm me një plan dhe një marrëveshje nga ku të jeni të qartë të gjithë Shqipëria do të dalë me kokën lartë dhe më e pastër se ç’është tani”, tha kreu i qeverisë.
    E gjithe kjo eshte nje genjeshter shabllon e prodhuar diku gjetke, per perdorim publik.Vendimi eshte marre, pike.

    Pro duket se albanistansat kete rradhe jane vetem, ato pak qe e kuptojne rrezikshmerine e kesaj katastrofe ekologjike gjithsesi; pse jane vetem?? sepse opozita me breke te varura eshte e kapur gjithashtu.... ky eshte maximumi qe Basha mund te thote:


    13-11-2013 / Basha: Do jemi pengesë e pakapërcyeshme për mungesën e transparecës (.... REALLY ....)

    Kreu i PD Basha flet nga Brukseli për armët kimike

    Nga Brukseli kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha denoncoi mungesën e transparencës së qeverisë lidhur me çështjen e shkatërrimit në Shqipëri të armëve kimike siriane. Basha mori pjesë në zgjedhjen e Joseph Daul si kryetar të Partisë Popullore Europiane. Ai tha se grupimi politik më me influencë në Europë po koordinon një aksion kundër revanshit ndaj shtetit ligjor në Shqipëri.
    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se opozita do të bëhet pengesë e pakapërcueshme për munge4sën e transparencës lidhur me cështjen e importit dhe shkatërrimit të armëve kimike të regjimit sirian në Shqipëri. Opozita di të qëndrojë kundët arrogancës dhe abuzivitetit të qeverisë shqiptare-tha ai.
    Nga Brukseli basha tha se edhe partia popullore europiane po koordinion një akision kundër revanbshit ndaj shtetit ligjor në Shqipëri.
    Partia Popullore Europiane, që mbledh në gjirin e saj numrin më të madh dhe më me influencë të liderëve europianë ka tashmë një kryetar të ri. Figura e re përfqësuese e partive të djathta në nivelin europian është Joseph Daul. Basha e cilëson këtë zgjedhje si një lajm të mirë për shqipëtarët.
    Mungesa e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga qeveria shqiptare duket se do të cojë në humbjen e shansit për marrjen e statusit të vendit kandidat në dhjetor.
    ...


    Basha dhe PD-ja, duhet qofte dhe per interes puro elektoral, ti bashkohen me trumbetime "JO ARMEVE KIM". Me administraten egzistuese Amerikane e kane te humbur davane, ata e kan zgjedhur partnerin afat shkurter, socialistet. Kane boll kohe per riparimin e mardhenieve deri ne administraten tjeter..... Bashkoju ambjentalisteve shqiptar dhe kerko ndihme e atyre evropian, nje JO e forte per kete problem, shikohet sot si nje Europjanizen. Sot per sot ky eshte deal-i me i mire; MERRE.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Breshka : 13-11-2013 më 12:45

  7. #277
    dEaD rAceR Maska e unreal
    Anëtarësuar
    02-04-2003
    Postime
    528

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Ky Basha duket edhe me viç sesa baba Sali.

  8. #278
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Breshka Lexo Postimin
    E gjithe kjo eshte nje genjeshter shabllon e prodhuar diku gjetke, per perdorim publik.Vendimi eshte marre, pike.
    Juve PeDe-istat paskeni qene shume te rrezikshem... Keni kontakte dokudo... I merrni vesh te gjitha... Si puna Albos qe merr vesh bisedat e kafeneve te pleqve socialiste

    Vendime te tilla pa konsultuar merrte Berisha, si Gerdeci, predhat kimike Serbe, ujguret Kineze, muhaxhedinet Iraniane etj etj.

    Mos ngaterro k*rin me dollarin i dashur...

  9. #279
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Pse kemi frikë se do na e sjellin helmin në shtëpi

    FATOS LUBONJA

    Tashmë kjo ka ndodhur, propozimi është bërë. Ndoshta ndonjë ditë do t’ia marrim vesh edhe emrin propozuesit, sepse ka gjithmonë një njeri të parë të cilit i shkon ndër mend. Një gjë di të them me siguri: cilido qoftë ai i huaj që ka propozuar sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri, nuk mund të jetë mik i shqiptarëve. Në rastin më të mirë ai ka bërë thjesht pazaret më me leverdi për vendin e tij dhe karrierën e tij personale. Sidoqoftë, një racizëm ndaj shqiptarëve nuk duhet t’i mungojë, por do të thosha edhe më shumë se kaq. Qoftë amerikan, qoftë rus, qoftë europian, qoftë afrikan, kristian apo mysliman, qoftë agjent i CIA-s apo i KGB-së, ai duhet të jetë shumë i varfër nga ndjenjat humane dhe demokrate. Jo për gjë, por mjafton të kesh parasysh se Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër, me një histori aq të dhimbshme në të kaluarën dhe me politikanë aq mafiozë në të tashmen, saqë një individi me ndjenja humane dhe demokrate do t’i ngjallej ndjenja e ndihmës ndaj popullit të këtij vendi kundër kujtdo që kërkon ta fyejë dhe përdhunojë edhe më. Sepse ky është edhe një akt përdhunimi. Personalisht kështu e përjetoj dhe e shoh jo vetëm unë, por shumica dërrmuese e shqiptarëve. Na kanë gjetur të varfër, na kanë gjetur pa brekë dhe duan edhe të na përdhunojnë. Dhe, ironikisht, duke kërkuar të na mbushin mendjen se kështu mund të fitojmë ndonjë para dhe mund të fitojmë titullin “qytetarë të mirë ndërkombëtarë”.
    Dhe meqë ra fjala: kush e ka thënë që Amerika është partneri ynë më i madh strategjik? Me sa di unë, ne kërkojmë të bëhemi shtet pjesëtar në Europën e Bashkuar, dhe jo shtet i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftoj ata që merren me shifra të kontrollojnë se sa para ka dhënë Europa për Shqipërinë dhe sa SHBA-të. Nga sa di unë, Europa ka dhënë e jep shumë më tepër, kurse Amerika shumë më pak. Ne kemi po ashtu vendet fqinje që janë shumë më strategjikë sesa Amerika. E vërteta është se një Amerikë kësisoj, së cilës u dashka t’i themi “po” për gjithçka, na e kanë projektuar politikanët tanë për të na shpëlarë trutë, siç na ka pas projektuar Enver Hoxha dikur BS-në apo Kinën. Në fakt, Amerika ka të mirat dhe të këqijat e saj, ashtu sikurse ka edhe axhendën e saj, në të cilën, ju siguroj unë, Shqipëria zë një vend të papërfillshëm.
    Por, tek e fundit, problemi nuk është Amerika dhe as politikanët, apo ambasadorët, apo spiunët amerikanë. Problemin ne e kemi me ata që jo vetëm nuk kanë turp të marrin kësi vendimesh, por që edhe kërkojnë të na mbushin mendjen se kjo punë nuk është përdhunim, por akt i lirë dashurie nga i cili duhet të ndiejmë kënaqësi dhe, madje, të jemi krenarë, sepse po na e fut Amerika.
    Pyetja që shtroj unë, megjithatë, është një tjetër. Si ka mundësi që ne kemi frikë se kjo mund të ndodhë, ndonëse, siç duket sheshit kësaj radhe, nuk ka shqiptar normal, përveç një grushti shumë të vogël banditësh anormalë, që ta pranojë një përdhunim të tillë? Kam ndjekur me vëmendje reagimin në shtyp dhe në përgjithësi opinionin publik. Rrallëherë në historinë e këtyre njëzet vjetëve ka ndodhur që të shikosh bashkë, në të njëjtën mendje, tërë ato figura të njohura të jetës sonë publike në përgjithësi si shprehës të opinionit të gjerë publik. Dhe megjithatë, ne kemi frikë se banditët do të na i sjellin plehrat kimike. Atëherë pse e kemi këtë frikë?
    Ka dy arsye kryesore, do të thosha unë, që ne kemi frikë.
    E para është psikologjike dhe ka të bëjë me përvojën tonë historike. Që njerëz si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, Ilir Meta e të tjerë janë të gatshëm që për pushtet e për para të përdhunojnë e bashkëpunojnë me përdhunues, këtë e dimë prej kohësh. Në fakt, po të qetësohesh pak, do të kuptosh se në histori përdhunimi jemi ndoshta që në krye të herës, kur u formua shteti shqiptar. Prandaj dhe na ka hyrë thellë, deri në palcë, ajo ndjenja e pafuqisë dhe e nënshtrimit ndaj përdhunuesit. Dhe jua them unë se të njëjtën ndjenjë kanë edhe Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta me shokë. Në këtë histori ka edhe një sadomasokizëm të paparë. Me të njëjtën arrogancë dhe paturpësi me të cilën ata përdhunojnë të vetët që kanë poshtë, me të njëjtën paturpësi dhe vetënënshtrim përdhunohen nga krerët e Amerikës që i kanë sipër. Imagjinoi sikur Edi Rama të dalë e t’u thotë “jo” përdhunuesve që ka sipër, ne do të dalim ta brohorasim si shpëtimtar, ndërkohë që do të duhej t’i kishim kërkuar dorëheqjen vetëm pse na futi në këtë telash, pse ka kaq ditë që s’jep përgjigje e s’bën transparencë duke na rritur mjaft dyshimin se propozuesi mund të jetë edhe ai vetë. Ja, kaq poshtë jemi psikologjikisht për shkak të përdhunimeve të vazhdueshme.
    Arsyeja e dytë është politike: ka të bëjë me parimet e demokracisë të tradhtuara këta njëzet vjet. Që një demokraci të funksionojë si demokraci duhet një minimum gjërash. Që të ndalosh një akt të tillë duhet të ketë një opozitë të fortë, për shembull. Ne kemi një opozitë që mezi po flet jo vetëm pse ka të njëjtën mendësi – për pushtetin dhe paranë mund të bëjë gjithçka – por që edhe është e komprometuar thellësisht me akte të tilla të turpshme. Kush ngrihet me avion nga Rinasi dhe hedh vështrimin poshtë, sheh një vend që duket sikur është bombarduar jo me bomba të thjeshta, por me bomba bërthamore. Janë rrethinat e fabrikave të çimentos që ka lejuar Berisha, që pasurojnë një grusht njerëzish dhe që po shkatërrojnë natyrën dhe tërë ekosistemin me një shpejtësi që mund të krahasohet vetëm me shpejtësinë e rritjes së barkut të këtyre të babëziturve. Të bashkohesh sot me këtë opozitë për të protestuar për ndalimin e mbetjeve kimike është sikur të bashkohesh me ata që të kanë përdhunuar deri dje, e për të cilën je i sigurt se sapo të vijnë në pushtet do të të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse në këtë rast duhet të kemi parasysh edhe ata që, bashkë me Edi Ramën, ndoshta kanë filluar të bëjnë hesap se si do të vjedhin paratë e demontimit, siç kanë bërë me paratë e rrugëve e të tenderëve të ndryshëm. Por a mund të ketë kredibilitet një opozitë e demontimit të Gërdecit, e fabrikave të çimentove, e koncesioneve skandaloze të hidrocentraleve, e sjelljes së plehrave nga jashtë etj. në këtë luftë, që me shumë gjasa ka në prapavijë të njëjtët biznesmenë që bashkëpunojnë edhe me Ramën? Prandaj dhe duke qenë pa opozitë të vërtetë ne kemi frikë.
    Por që të mos kishim frikë të ndalonim këtë akt, do të duhej të kishim pasur edhe një drejtësi të pavarur. Sikur të kishim pasur një drejtësi të pavarur, do të kishim bërë me kohë drejtësi ndaj Sali Berishës, Fatos Nanos, Edi Ramës, Ilir Metës e shumë bashkëpunëtorëve të tyre, dhe jo vetëm këta nuk do të kishin qenë në pushtet, por politikanët që do t’i kishin pasuar nuk do të kishin guxuar as t’u shkonte ndër mend të sillnin armët kimike siriane në Shqipëri. E pra, një drejtësi që të na mbrojë nga banditët ne nuk e kemi, përkundrazi, janë ata që e përdorin drejtësinë kundër nesh, prandaj dhe kemi frikë.
    Por që të ndiheshim të fortë ne do të duhet të kishim pasur edhe një opinion të fortë publik me shoqëri civile dhe media të pavarur si zëdhënësin kryesor të saj. Ne as këto nuk i kemi, sepse të dyja bandat kanë punuar për ta ndarë më dysh opinionin publik, shoqërinë civile, mediat me filozofinë enveriste, kush nuk është me mua është me armikun tim, apo me filozofinë e zgjedhjes të së keqes më të vogël. Nuk keni asnjë shpëtim tjetër: o me Saliun, o me Edin. Kështu na thonë. Dhe “Edi është më i mirë se Saliu, se Saliu është malok, kurse Edi është qytetar”. Kështu na thanë ata që mbështetën të keqen më të vogël të radhës që, me këtë akt, do bëhet menjëherë më e madhja. Kanë dalë madje disa teoricienë që na thonë se edhe betonizimin e Tiranës nuk e bëri Edi, por e bënë malokët që zbritën nga veriu. Ja, këtë punë bëjnë mediat tona, intelektualët tanë, që u plaçin sytë më shumë se ç’u kanë plasur! Në vend që të punojnë për të vërtetën që i bashkon të gjithë, punojnë natë e ditë të përçajnë shqiptarët në emër të interesave të dy bandave, njëlloj siç vepronte dikur propaganda enveriste për interesat e një bande të vetme. E ky sistem përçarjeje, që kërcënon edhe me bukën e gojës ata që qëndrojnë jashtë tij, punon në mënyrë perfekte. Madje në harmoni edhe me amerikanët. E ku ta gjejnë amerikanët një vend të tillë të rehatshëm, pa opinion publik. A e patë se ç’ndodhi kur deshën të lançojnë sulmin mbi Siri? Ky i gjati ynë doli menjëherë me gaz në fytyrë të na tregojë se sa krenarë duhet të ndiheshim për sulmin ushtarak që do të bënim bashkë me amerikanët, pa pritur as të shohë se ç’do të bënin britanikët, partnerët superstrategjikë të SHBA-ve, që e votuan kundër. Sepse atje ka opinion publik që të dërrmon, kurse ne jo, jemi të frikësuar, pasi jemi të përçarë nga dy bandat që na kanë në dorë edhe bukën e gojës.
    Me dy fjalë, ne kemi frikë se këta mund të na bëjnë të pabërën pasi pushtetin te ne nuk e ka populli, por bandat, të cilave u intereson një operacion i tillë ashtu siç i ka interesuar, për shembull, Kamorras në Itali të varroste mbetjet kimike toksike të Veriut të Italisë në Campagnia.
    Megjithatë, thënë të gjitha këto, në këtë rast është me vend ajo thënia: “Çdo e keqe e ka një të mirë”. E mira e kësaj gjëme të mundshme është se ngjarja është kaq e rëndë, saqë edhe pa ndodhur, po e ndihmon opinionin publik të bëjë një hap të madh ndërgjegjësimi mbi atë se kjo klase politike duhet konsideruar si armike në bllok, se duhet krijuar një lëvizje përtej dhe kundër saj, nga i cila të lindë nesër edhe demokracia shqiptare, në kuptimin e vërtetë të fjalës si pushtet i popullit, dhe jo i përdhunuesve të tij. E provon këtë edhe fakti se njerëz të njohur si fanatikë apo partizanë të llogores së maxhorancës janë shprehur kundër apo kanë heshtur. Me këtë rast i ftoj lexuesit e mi, veçanërisht të rinjtë, të firmosin peticionin e Aleancës Kundër Importi të Plehrave https://secure.avaaz.org/en/petition/ Peticion_ kunder_ pranimit_ te_ armeve_ kimike_ te_ Sirise_ nga_ Shqiperia_ No_to_Assad_Chemical_//////Weapons_in_Albania/?kocEbgb dhe t’i kthehen edhe një herë këngës “Mjaft më me ju”, të lançuar nga një grup të rinjsh në prag të zgjedhjeve,
    .
    Ka ardhur koha që ata të mendojnë seriozisht se duhet të dalin në skenë, të marrin në dorë të ardhmen e tokës së tyre, që, siç thotë kënga, “s’mban dot më”, në mënyrë që nesër të gjithë të kemi më pak frikë se banditët mund të na sjellin helmin në shtëpi.

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archon : 13-11-2013 më 13:15

  10. #280
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Për: Armët kimike siriane mund të shkatërrohen në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Juve PeDe-istat paskeni qene shume te rrezikshem... Keni kontakte dokudo... I merrni vesh te gjitha... Si puna Albos qe merr vesh bisedat e kafeneve te pleqve socialiste

    Vendime te tilla pa konsultuar merrte Berisha, si Gerdeci, predhat kimike Serbe, ujguret Kineze, muhaxhedinet Iraniane etj etj.

    Mos ngaterro k*rin me dollarin i dashur...
    Per ke "dollar" e ke llafin, per kete???

    Walker: Shqipëria pranoi armët, të premten ju tregojmë detajetVendimi për ti asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten”. Kështu ka deklaruar një personazh shumë i njohur amerikan Paul Walker, drejtor i programit “Green Cross International” për televizionin “Al Jazeera, duke shtuar se do të transferohen pothuajse të gjithë agjentët kimikë në vendin tonë. I pyetur nga Gazetarja se pse u përzgjodh Shqipëria si destinacion për të bërë shkatërrimin e armëve kimike, Walker u shpreh: Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh.............

    Paul Walker, është ish-anëtar i stafit profesional të komitetit për shërbimin e armatosur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA ku ka shërbyer si një këshilltar i lartë i kryetarit të saj. Walker është doktorant i studimeve mbi sigurinë nga Instituti i Teknologjisë në Masacusets dhe master në shkollën John Hopkins.


    ...nuk me duket si plak socialist ky, me kafe turke perpara.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Breshka : 13-11-2013 më 13:18

Faqja 28 prej 87 FillimFillim ... 1826272829303878 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •