Close
Faqja 16 prej 37 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 160 prej 366
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Kuvendi miratoi rezolutën për krimet e luftës, dhe përmbylljen e mandatit të EULEX-it

    Bota Sot | 25.07.2013 16:16

    Kuvendi miratoi rezolutën për krimet e luftës, dhe përmbylljen e mandatit të EULEX-it

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë në lidhje me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, roli i EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit.

    Rezoluta nxjerr disa rekomandime sipas të cilave Qeveria e Kosovës autorizohet të përgatisë planin e vetë tranzicional deri më 1 shtator për t’i marrë përgjegjësitë nga misioni i EULEX-it, nga qershori i vitit 2014, kur këtij misioni, sipas vendimeve të fundit të BE-së, i skadon mandati.

    Ndonëse Bashkimi Evropian e ka lënë të hapur mundësinë që misionit të EULEX-it t'i vazhdohet mandati edhe pas vitit 2014, Rezoluta e Kuvendit parasheh fundin e mandatit të tij pas pakënaqësive të shumta me rolin që ky mision po luan në trajtimin, hetimin dhe gjykimin e rasteve të cilësuara si krime lufte.

    Inicuesi i debatit, deputeti i PDK-së, Kurtan Kajtazi numëroi disa nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë nga ana e Serbisë, përfshi edhe dëbimin e afër 1 milion banorëve nga shtëpitë e tyre për në vendet tjera.

    Ai tha se për këto krime askush nuk mori dënimin meritor. Kurse u vlerësua si paradoksale që nëpër procese gjyqësore për krime lufte po mbahen udhëheqësit e UÇK-së.

    Debati i sotëm është bojkotuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se iniciuesi i debatit, në këtë rast Partia Demokratike, ka ndryshuar tekstin e rekomandimeve, kështu që edhe ishte marrë vendimi për të bojkotuar këtë debat.

    Sidoqoftë, PDK ka insistuar në debat, duke u pajtuar që të heqë nga kërkesa edhe tekstin e rezolutës, për të cilin deputetët nënshkrues kishin vërejtje.

    Duke parë disponimin në rritje të deputetëve për të diskutuar marrjen e mandatit që ka EULEX-i në Kosovë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se EULEX-i është vendosur në Kosovë me marrëveshje dhe njësoj do të veprohet edhe në fazën e largimit të tij.

    Kjo ishte një nga rezolutat e rralla që u mbështet njëkohësisht nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila që nga fillimi i mandatit ishte kundër pushtetit ekzekutiv që i është dhënë misionit të BE-së në Kosovë.

    Lideri i këtij subjekti politik, Albin Kurti ka thënë se EULEX-i nuk e njeh luftën në Kosovë të cilën e konsideron si konflikt, kurse rastet e caktuara po i cilëson si krime lufte.

    Ndërkohë, Ardian Gjini, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i ka konsideruar si absurde akuzat e disa deputetëve në adresë të EULEX-it për dështimin e këtij misioni në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Ai tha se këto krime, është dashur t’i luftojnë organet kompetente të Kosovës.

    Debati dhe rezoluta e sotme e Kuvendit, pasoi arrestimet e disa udhëheqësve të UÇK-së, ndër ta edhe të ish-Komandantit të Shtabit të Përgjithshëm, Sylejman Selimi nga ana e misionit të BE-së për sundim të ligjit nën akuzat për krime lufte.

    Njëherësh, ky mision po vazhdon një proces të tillë gjyqësor edhe ndaj deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj.

    Misioni i EULEX-it është vendosur në Kosovë më ftesë të institucioneve të Kosovës, të cilat janë pajtuar që këtij misioni t’i japin kompetenca ekzekutive edhe pas fazës së përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

    Në bazë të vendimeve të BE-së, EULEX-i ka mandat në Kosovë deri në mesin e qershorit të vitit 2014, por me mundësi të vazhdimit.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Putin përkrahë Serbinë në "betejën për Kosovën"



    Rusia edhe më tej do t’i përkrahë serbët në betejën e tyre të drejtë për ruajtjen e territorit, banorëve dhe objektet fetare në Kosovë. Moska nuk do ta pranojë shtetin e vetëshpallur të Kosovës, që u krijua me shkeljen e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB si dhe të gjitha normave të së drejtës ndërkombëtare”. Kjo ka qenë porosia të cilën të enjten ia ka përcjell presidenti rus, Vladimir Putin, patrikut serb Irinej, gjatë takimit me të në Kremlin

    Presidenti rus, siç transmeton “Novosti” i ka përcjell kreut të Kishës Ortodokse Serbe porosinë se Moska edhe më tej do të mbrojë qëndrimin e saj parimor në skenën ndërkombëtare se Kosova juridikisht territor serb.

    Pas fjalimeve të përfaqësuesve të kishave ortodokse, veçmas të patriarkut serb Irinej, Putin ka folur për telashet që ka pasur populli serb në Kosovë.

    Patriarku serb, siç shkruan gazeta serbe, është ndarë i kënaqur për bisedën që pati me kreun e shtetit rus, sepse është bindur se Putin është i informuar mirë se sa vuan populli serb dhe etnitetet tjera jo shqiptare në Kosovë. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/putin...n-2-34497.html

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Serbët në veri duan fletëvotime pa logo të shtetit





    Fletëvotimet me logo të Republikës së Kosovës janë bërë tani shkas që anëtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore në veri të Kosovës të refuzojnë të nënshkruajnë kontratat me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ata po duan garanci se fletëvotimet që do të përdorën në veri të Kosovës me 3 nëntor të mos kenë asnjë shenjë të shtetit të Kosovës. Anëtarët e organit të zgjedhjeve kanë thënë se fletëvotimet janë aprovuar të premten me specifika të shtetësisë së Kosovës.


    Diçka që nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel ka dal si problem i ri sa i përket organizmit të zgjedhjeve në veri. Tani rreth 15 anëtarë komunal zgjedhor serbë po duan garanci që as fletëvotimet që do të përdoren me 3 nëntor në zgjedhjet lokale të mos identifikohen me Republikën e Kosovës.

    Për këtë arsye mësohet se tash e një javë ata po refuzojnë të nënshkruajnë kontratë me organin qendror të zgjedhjeve. Betim Gjoshi, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ ka thënë se deri më tani nuk ka pasur ndonjë problem me Komisionet Komunale Zgjedhore në veri.

    Ndërsa, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se anëtarët e KKZ-ve që po refuzojnë të nënshkruajnë kontratat duhet të zëvendësohen. Ai ka kërcënuar se nëse fletëvotimet në veri do të shtypen pa simbole të Republikës së Kosovës rasti do të dërgohet në Kushtetuese.

    Dje e kemi marrë një vendim ku i kemi aprovuar specifikat dhe dizajnin e fletëvotimit. Në ato specifika dhe dizajn figuron logoja e Republikës së Kosovës, çfarë edhe duhet të jetë. Çfarëdo vendimi tjetër që dikush mendon me marrë do të jetë shkelje e rëndë ligjore dhe kushtetuese. Prandaj, nëse ndodhë kjo unë do ta dërgoj drejt në Gjykatë Kushtuese “, i ka thënë Krasniqi, Radio Kosovës.

    Deri më tani mësohet se autoritet kosovare kanë refuzuar t’i përgjigjen pozitivisht kësaj kërkesë së serbëve më arsyen se porosia për fletëvotimet bëhet gjithnjë me të njëjtin format.

    Megjithatë ende nuk është vendosur se çfarë do të bëhet me anëtarët e KKZ-ve që po refuzojnë të nënshkruhen kontratat me organin e zgjedhjeve dhe nëse porosia për shtypjen e fletëvotimeve do të jepet me dy lloje fletëvotimesh, siç po kërkojnë aktualisht këta zyrtarë serbët të veriut.

    Rreth kësaj deri më tani nuk ka dhënë ndonjë sqarim as misioni i OSBE-së i cili do të ketë rol lehtësues në organizmin zgjedhjeve lokale në veri. /rtk/

    http://www.zeri.info/artikulli/10716...ogo-te-shtetit


  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Vuçiq: Nuk e japim Vallaqin e Gazivodës




    Beograd, 27 korrik - Beogradi pret negociata të vështira me Prishtinën për energjetikën, pasi thotë se nuk e ka ndërmend që të lë trafostacionin në Vallaq, në kontrollin e kosovarëve.Kështu paralajmëroi zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vuçiq, i cili të shtunën tha se nëse Prishtina merr nën kontroll këtë aset energjetikë, me automatizëm asaj i bie në dorë i gjithë sistemi elektro-energjetik në veri të Kosovës.

    Në Vallaq janë nëntë të punësuar, dhe ata (pala kosovare) duan t’i ulin negociatat në atë nivel sa që të thonë, dëgjoni ne do t’i paguajmë atë punëtorë. Por kjo nuk është esenca, sepse, po e morën përsipër Vallaqin, atëherë kontrollojnë gjithë sistemin elektro-energjetik në veri të Kosovës, sepse gjithçka që shkon nga Gazivoda dhe Serbia qendrore, kalon përmes trafostacionit të Vallaqit”, tha Vuçiq, citon Telegrafi agjencinë Beta.

    Sipas tij, negociatorët serb kanë qenë fer gjatë bisedave të fundit, dhe kanë ofruar si zgjidhje themelimin e një kompanie të re, me pronësi të përzier.

    Nuk pati mirëkuptim, por mendoj se për këtë temë, si dhe për çështjen e telekomunikacionit – të paktën kodit dhe prefiksit, do të mund të arrihet një kompromis. Jam optimist”, ka thënë zëvendëskryeministri i parë i Serbisë.

    Vuçiq tha po ashtu se gjatë negociatave është hequr dorë nga hidrocentrali i Gazivodës, pasi nuk ka arsye që ajo t’ju takoj shqiptarëve, sepse një e treta e ujit të akumuluar është në Serbinë qendrore, dhe dy të tretat në territorin e komunës së Zubin Potokut.

    http://www.koha.net/?page=1,15,153734

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Rejnders: Serbëve në veri një autonomi e gjerë



    Beograd, 30 korrik - Në veri të Kosovës vërtet duhet të shkohet drejt një autonomie të gjerë, thotë shefi I diplomacisë belge Didie Rejnders, i cili pak para se Brukseli të vendosë për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Serbinë ishte dërguar në Beograd si përfaqësues i lartë evropian të sjellë ofertat dhe kërkesat.

    Sidomos kemi biseduar lidhur me atë sesi do të organizohen forcat e sigurimit. Por Prishtina duhet ta thotë fjalën e vet”, thotë Didie.

    Sipas shefit të diplomacisë belge para se të hyhet në përgjigje në çdo pyetje që gjendet mbi tavolinë në kuadër të dialogut, të dyja palët fillimisht duhet të zbatojnë marrëveshjen që e kanë arritur”, tha ai. “Së pari do të kërkojmë që Marrëveshja të zbatohet në mënyrë të kapshme në terren. Kjo nënkupton edhe një autonomi të caktuar, por në kontekstin në të cilin Prishtina duhet të pyetet për organizimin e territorit të gjithëmbarshëm”, tha Didie për gezetën “Veçernje novosti”.

    http://www.koha.net/?page=1,13,153979


  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Vulin: Gazivoda është serbe



    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së minatorëve të Serbisë, në Leposaviq, ka tërhequr vërejtjen se liqeni i Ujmanit (Gazivoda) është pasuri serbe dhe në këtë mënyrë Serbia nuk do të heq dorë.

    Nuk i kemi përafruar qëndrimet e as nuk kemi arritur marrëveshje rreth Gazivodës”, ka thënë Vulin, duke komentuar rrjedhën e bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës. Ai tha se liqeni i Gazivodës është pasuri serbe dhe ashtu edhe do të mbetët.

    “Prishtina niset nga ajo se gjithçka i takon asaj, e këtë Beogradi nuk mund dhe nuk do ta pranojë kurrë. Kjo është shumë larg nga realiteti, sepse ta zëmë, se një e treta e liqenit të Gazivodës ndodhet në hapësirat e komunës së Novi Pazarit, janë përmbytur me dhjetëra fshatra dhe qindra hektarë të tokës serbe t’u mbledhur 37 kilometra ujë në liqe”, ka sqaruar Vulin.

    Ai ka shtuar, se “me marrëveshjen e Brukselit, Serbia ka të drejtën e pronës së vet, e shteti është i gatshëm që krejt çfarë i takon, t’ia jep Bashkësisë së Komunave Serbe, e jo Prishtinës”, ka përfunduar drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin.

    http://www.zeri.info/artikulli/11547...da-eshte-serbe


  7. #157
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Vulin: Gazivoda është serbe
    - dikur ju vet thojshi se Kosova eshte Serbi !!!! mirpo realiteti qendron ndryshe edhe te Gazivoda realiteti eshte ndryshe

    ( me keto deklarata ne Kosove ushqehet , kanqet apo i gezohen vetem Pjella juaj )
    Ndryshuar për herë të fundit nga Boy_XL : 06-08-2013 më 16:20
    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #158

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    si duket me shume po ju pelqejne dhe po ju besoni deklaratave te serbeve.
    Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.

  9. #159
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Citim Postuar më parë nga optimus.prime Lexo Postimin
    si duket me shume po ju pelqejne dhe po ju besoni deklaratave te serbeve.
    - secili t'vetat...i beson dhe i pelqen
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #160
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kuvendi i Kosoves ratifikon marrëveshjen Kosovë-Serbi

    Krasniqi: Daka po tenton t’u jap të drejtë vote serbëve në Serbi




    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ-së) ende nuk e ka të qartë se sa do të jetë numri i mundshëm i votuesve serbë, veçanërisht të atyre që do të votojnë jashtë Kosovës.

    Ndërkohë, anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Alban Krasniqi, e akuzon kryetaren e këtij komisioni, e cila po merr pjesë në bisedimet me Serbinë për zgjedhjet në veri, se po tenton që të drejtën e votës në Kosovë t’ua njoh të gjithë serbëve në Serbi. Kjo do të ishte fatale mendon ai, pasi do të legjitimonte të gjitha pretendimet e rrejshme serbe për Kosovën dhe trojet shqiptare.

    Krasniqi thotë se pret që rreth 1.7 milionë qytetarë do të kenë të drejtën e votës, shqiptarë, serbë dhe të tjerë. Por, Krasniqi, pret që të mos ketë më shumë se sa 5-6 për qind votues serbë në fund të procesit, pasi po aq rezulton numri i serbëve nga regjistrimi i bërë në Kosovë, transmeton “Bota sot”.

    Ndërsa, nëse ka ndonjë tendencë për rritjen e votuesve serb kjo është pjesë e marrëveshjes, e cila është kundër kushtetuese dhe rrezikon shtetin e Kosovës, sepse ka tendenca nga Valdete Daka që me pas mundësin secili qytetar i Serbisë me pas drejt vote në Kosovë, që mundet me sjell një rebalanc demokratik i cili pastaj sjell konflikte”, thotë ai. /Telegrafi/

Faqja 16 prej 37 FillimFillim ... 6141516171826 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •