Close
Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 145
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Luftetari Ilir Lexo Postimin
    Lufta dhe paslufta jane ndryshe. Thjesht pse Ramush Haradinaj pas luftes eshte bere biznismen dhe eshte marre me haraç nuk do te thote qe ne lufte ka qene kriminel. Fatos Lubonja gabon kur thote se Tribunali i Hages ka gabuar. Tribunali e ka gjykuar Ramush Haradinajn per periudhen e luftes, jo te pasluftes. Lufta ka qene e paster nga ana e shqiptarve, ata qe mundohen ta ndotin ate duke perkrahur propaganden sllave nuk jane shqiptar! Haradinaj eshte mjeshter i haraçit, kete e dine me se miri banoret e Dukagjinit, por kjo nuk e ben kriminel te luftes. Ai duhet te denohet per ato qe ka bere pas luftes, por ne lufte ka qene i paster. Ky eshte mendimi im...
    S'mund te jesh ne lufte i paster, e pas luftes te behesh i papaster...
    Ne pergjithesi, ralle ka komandate "te paster" ne luftera te tilla.
    Eshte ceshtje tjeter se krahasuar me krimet dhe demet qe jane bere kunder shqipetareve, cdo veper kriminale e shqipetareve gjate luftes nuk eshte me shume se dicka ne pergjithesi e paperfillshme.
    Natyrisht, nga perspektiva e viktimave individuale dhe te afermve te tyre cdo krim eshte me i rendi ne bote, pavaresisht rrethanave.

    Perndryshe, Lubonja nuk ka kerkuar ne radhe te pare apo fare denimin e Haradinajt per krime te luftes, por ka kritikuar (me te drejte) sjelljen e papranueshme te shume shqipetareve ndaj njerezve te tille apo ish-luftetareve dhe te dyshuarve per krime te luftes. Gje e cila jo vetem se eshte e pahijshme per njerez te shekullit tone, por qe ka edhe pasoja konkrete, absolutisht negative per zhvillimin dhe perparimit e vendit dhe shoqerise ne pergjithesi. Nje nga pasojat qe shihen haptazi eshte p.sh. uzurpimi (edhe i dhunshem dhe kriminal) i pothuajse cdo sfere te rendesishme te shoqerise, politikes, ekonomise, kultures etj. nga njerez te tille, bashkepunetor te tyre, te aferm te tyre... te cilet brenda nje dekade nga varfanjake te Kosoves jane shenderruar ne mulitmilionere (me Euro, jo me Leke!), disa madje vetem brenda pak viteve te fundit apo pas shpalljes se "pavaresises" se Kosoves.

    Dallavergjia eshte dhe mbetet dallavergji para luftes , gjate luftes dhe pas luftes. Pavaresisht se mundesite qe ofrojne rrethanat konkrete jane percaktuese per permasat dhe formen e dallavereve, dhe pavaresisht fakti qe tek ne persona te tille shpesh (ndonjehere edhe me te drejte) quhen si "njeri i zoti."
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 24-07-2013 më 14:03

  2. #102
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    a mund ti dali kush deshmitar Haradinajt per keto qe thua se ka bere pas-luftes????? dhe deshmitari te mos perfundoje i vrare ?????
    sepse perseri gjykata do ta shpalli te pafajshem si ne rastin e Hages.
    nuk mund te dalin lepujt te akuzojne pse u vihet haraci ata jan lepuj frikacak ashtu sic ishin gjat luftes kur iken dhe kerkuan azil politik kur luftetaret e UCK vriteshin ne lufte. do ishte poshtersi sikur pasuria e kosoves te binte ne doren e ketyre njerezve

  3. #103
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    a mund ti dali kush deshmitar Haradinajt per keto qe thua se ka bere pas-luftes????? dhe deshmitari te mos perfundoje i vrare ?????
    sepse perseri gjykata do ta shpalli te pafajshem si ne rastin e Hages.
    nuk mund te dalin lepujt te akuzojne ata jan lepuj frikacak ashtu sic ishin gjat luftes kur iken dhe kerkuan azil politik kur luftetaret e UCK vriteshin ne lufte.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Krasniqi e quan racist Matoshin

    21:29 / 24.07.2013 Krasniqi e quan racist Matoshin
    Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, është bërë aktiv me reagimet e tij, pas shkrimeve të Fatos Lubonjës, Arben Idrizit, e së fundi të Halil Matoshit. Dy të parat kishin shkruar për krimet e kryera gjatë luftës nga ana e komandantëve të UÇK-së, ndërsa Halil Matoshi, për debatin pas këtyre dy shkrimeve.

    Opinionistin Arben Idrizi, kryeparlamentari Krasniqi e kishte cilësuar “intelektual monstër”, pasi ai në shkrimin e tij, ndër të tjera kishte shkruar se edhe vepra heroike e Adem Jasharit, duhet të debatohet nëse vërtetë ishte e tillë.

    Pas këtij shkrimi, Krasniqi, është përballur me disa etiketime, si fashist e racist. Një etiketim të tillë ka marrë edhe nga publicisti Halil Matoshi, ndaj të cilit ka reaguar kryeparlamentari Krasniqi:

    Më poshtë, lexoni të plotë reagimin e kryeparlamentarit, të postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook:

    Sot e lexova me vëmendje shkrimin e H.M, me titullin skandaloz: “Shqiptarët, këta racistë të ligj”, i botuar në gazetën “Koha Ditore” të 24 korrikut 2013. E mendova gjatë, ti përgjigjëm apo jo kësaj fyerje që i bëhet në shumës popullit shqiptar, pra të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe jo vetëm atyre të Kosovës edhe pse autori e mbron me fanatizëm idenë e kombit kosovar?! Pasi është kështu, autori do të duhej t’i quante “racistë” vetëm kosovarët. Si njeri dhe pastaj si intelektual gjakftohtë, nëse mund të ruhet gjakftohtësia në raste të tilla, s’ka si mos të bëjë një pyetje: ku e ka burimin ky mllef “intelektual” i H.M-së? E pastaj, a kështu janë intelektualët, të mbushur plotë mllef e vrer për kombin e vet? Nuk e di, por unë intelektualin në përgjithësi dhe atë shqiptar në veçanti i kam konceptuar si njerëz të urtë, të dijshëm, atdhetarë, të saktë në atë që thonë, që i kanë të gjitha kapacitetet intelektuale për t’u dhënë mend të tjerëve, si psh.: Naim Frashëri, Sami Frashëri, Jani Vreto, Jeronim De Rada, Vaso Pasha, Gjerhj Fishta, Mjedja, Çajupi, Çabej, Noli, Migjeni, Fatmir Gjata, Jakov Xoxa, Rexhep Qosja etj., etj.
    Unë nuk e kam ndërmend të merrem me të gjitha gabimet e shpërfaqura të H.M-së, por do t’ia numëroj disa, si:

    1. Të gjithë ata që nuk pajtohen me L. B-në e A.I-në, janë të “veshur me pushtet” ose “janë shpurë e tyre”. Pra të gjithë ata që nuk pajtohen me intelektualët gjithëbotërorë, nuk janë intelektualë dhe nuk kanë të drejt ta kenë mendimin e tyre. Sipas kësaj, mendimi i lirë dhe fjala e lirë janë ekskluzivitet vetëm i shpurës së tij intelektuale?! Ai me këtë edhe gënjen dhe e mashtron lexuesin shqiptarë, të cilët i quan “racistë të ligj”.

    2. H.M-në nuk e mundon fakti, pse shpura e tij intelektuale u morë aq shumë e më zell me “krimet” që gjëja paska kryer UÇK-ja e madje edhe Adem Jashari, e cila bëri luftë çlirimtare dhe kurrë ajo shpurë nuk u moren me këtë zell me krimet dhe gjenocidin e shtetit të Serbisë të ushtruara në Kosovë? Ndërsa nuk nguron t’i mbron ata të sojit të tij, pse mori guxim dikush t’u thotë atyre se “janë sakat dhe me të meta psikofizike”. Kurse ata paskanë të drejt të mbshteten në “instinktet e tyre intelektuale” për ti shprehur mendimet e tyre për ti akuzuar të gjallët e të vdekurit për kriminelë, madje edhe për kriminelë të familjeve të tyre. A kështu ndërtohet e mbrohet mendimi e fjala e lirë intelektuale? Unë në asnjë mënyrë nuk dua të jam pjesë e asaj shpure të pa Atdhe.

    3. Sipas H.M-së, L.B-së dhe A.I-së, vetëm këta janë poetë e intelektualë dhe se vetëm ata paskanë të drejt të “mendojnë”, kurse ne të tjerët që nuk jemi të familjes së tyre intelektuale, nuk na përketë e drejta e mendimit dhe e fjalës së lirë?!

    4. H.M-ja nuk mund ta kuptoj, “pse ne i dalim në mbrojtje Adem Jasharit pas vdekjes, kur e patën këtë mundësi, thotë ai –që t’i dilnin në mbrojtje – para se të vritej ai dhe familja e tij nga eksponentet e fashizmit millosheviçjan!?”, shkruan intelektuali duke qenë i kujdesshëm në emërtimin e hordhive të Serbisë millosheviçiane. Është interesant, të njëjtën thënje e kam lexuar dhjetëra herë në faqet sociale të internetit e para shume vitesh në gazetën “Bota Sot”. Po të përkthehet mirë, kjo që thotë “instikti intelektual” do më thënë: pse nuk keni shkuar të vdisni edhe ju të gjallët, në mënyrë që mos të kishte kush ta vazhdoj luftën çlirimtare, që pastaj shpura e H.M-së me kompani të bëheshin qytetarë të Botës pa kufi.

    5. Autori i artikullit: “Shqiptarët, këta racistë të ligj”, duke menduar se ka “zbuluar Amerikën”, thotë se “Adem Jashari viktima e fashizmit konsesual serb, nuk ka nevojë për mbrojtje”. Në rend të parë, Adem Legjendari dhe shumë, mbase edhe të gjithë familjarët e tij nuk janë viktima, janë më shumë se legjendar, janë themeli i Republikës së Kosovës. Është e vërtetë, Adem Jashari nuk ka nevojë të mbrohet, se ai e mbrojti jo vetëm veten, por i ka mbrojtur gjithë shqiptarët edhe ata që mendojnë instiktivisht. Vepra e tij ka nevoj të mbrohet dhe atë duhet ta mbrojnë të gjallët, unë po e kryej jo më shumë se një obligim njerëzor, po e mbroj një vlerë kombëtare. Vlerat kombëtare i kam mbrojtur edhe para se të njihesha me Adem Legjendarin.

    6. H.M-ja e mbyllë artikullin me një thenje kapitale, po e citojmë: “Mes gjuhës së një zëdhënësi të AAK-së, të Jakup Krasniqit, Memli Krasniqit, Vlora Çitakut etj. (edhe pse të nominurit nuk nisen nga të njejtat premisa, nënvizimi im), kundër Lubonjës e Idrizit dhe dhomave të gazit nuk ka kurfarë dallimi”. Unë do e pytesha autorin e kësaj thënie: Cili është dallimi në mes atyre që kryen dhjetëra masakra në territorin e Kosovës, i dogjen në zjarr dhjetra familje (kujto Poklekun, Carallukën etj.) dhe mijëra shqiptarë, deri dhe në shkritore të ndryshme në Serbi dhe Juve që nuk i shihni atë gjenocid të ushtruar mbi qytetarët e Kosovës. Nuk thash mbi pjestarët e kombit tuaj, se ju nuk e njihni të drejten kombëtare për jetë e liri, përfundon teksti i kryeparlamentarit Krasniqi i postuar në Facebook. /Telegrafi/

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin

    Reagim absolutisht i panevojshem dhe teper i dobet...

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    a i panevojshem po te duket a?
    po shkrimet e tos lubonjes me kompani a jane te nevojshme? ne qofte se po, kujt i sherbejne keto shkrime vec serbise?

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    a i panevojshem po te duket a?
    po shkrimet e tos lubonjes me kompani a jane te nevojshme? ne qofte se po, kujt i sherbejne keto shkrime vec serbise?
    Ju sherbejne atyre qe i kuptojne dhe interpretojne drejte...
    Politikanet ne pushtet apo ata te cileve ju cenohen interesat permes shkrimeve te tilla, anetaret dhe simpatizantet e partive dhe politikaneve te caktuar, nacionalistet serbe, propaganduesit dhe grupet e ndryshme te interesit ne "serbistan" dhe "shqiptaristan" etj. natyrisht qe nuk bejne pjese ne grupin qe i kuptojne dhe interpretojne si duhet shkrimet e tilla.

  8. #108
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Ju sherbejne atyre qe i kuptojne dhe interpretojne drejte...
    Politikanet ne pushtet apo ata te cileve ju cenohen interesat permes shkrimeve te tilla, anetaret dhe simpatizantet e partive dhe politikaneve te caktuar, nacionalistet serbe, propaganduesit dhe grupet e ndryshme te interesit ne "serbistan" dhe "shqiptaristan" etj. natyrisht qe nuk bejne pjese ne grupin qe i kuptojne dhe interpretojne si duhet shkrimet e tilla.
    beteja e kosoves me serbine ala s`ka mbaruar.
    ai qe lufton jo me ane te pushkes por me ane te penes kundrejt vendit te vet, ai eshte i shtiur. kur ta njohin serbia kosoven atehere le te shkrujne keta karagjozat.
    ne vend tjeter te evropes i kishin zhduke pa lene gjurme.

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Pse thote populli: "çka mbjell edhe korrê"...

    Prandaj sot kemi ra ne halle me intelektualet tane se nuk e kemi iden se si ti sherojmi ata te cilet duhej te na sheronin neve, pra popullin.. ...lol ...
    Dikurt pati edhe ne Europe rryma te tilla si keto raste qe na ndodhin sot edhe tek ne.. psh edhe Volteri i cili fuste hunden gjithkundi q e i detyruar te merrte ekzilin.. poashtu edhe Viktor Hygo ..iu ekzilua 20 vite..e mos ta permendim edhe Ovidin qe edhe ai u ekzilua nga Roma ose ta permendim Daniel Lohn Benedit i cili edhe ky shkaktonte trubullira ne shoqerien franceze dhe u vendos nga qeveriua te merrrnin masa dhe e larguan nga vendi, u akzilua (shpetoi) ne gjermani disa dekada..;e keshtu me rradh ak perplote raste Luboonjiane..
    Ata qe sot qeveria i rrit iu jap bursa i ngrit i qon neper shkolla e studime, neser arrije karrijeren, behen intelektual te fuqishem, armatosen me ato qiftet, si pushke gjahtarve me dy gryka) ..;lol ! dhe gjujne si ne lepuj po kene e qellojne se ? a popullin apo klasen politike apo veteveten e pastaj çte bejmi me ta ?
    Ku ti shkarkojmi:
    Qe Lubonja do kritikonte klasen politike si intelektual ndoshta do iu ishte falur sepse te gjithe e dijmi.. por ai preku aty ku nuk duhet, te futet therra ne kemben e shendosh pa nevoje fare.; pse te shtoje dyshime per procesin e Hages qe kjo nuk i takon nje intelektuali si ai, nuk eshte gjykates as jurist nuk e kuptoj.. kete gjithe kete zhurem .;
    Tjeter eshet sikur te kritikohej masa, duhej te jemi sociolog, ne ne forume kritikojmi njeri tjetrin besa edhe kritikojhmi edhe me keq se Lubonja por ai ka emer dhe duke shfrytzuar emrin e personalitetit te fames se atij emri ai nuk i ndihmon aspake popullit shqiptar qe te ngritemi, por i ndihmon klases politike ku i gjithe populli apo opinini behet nje me politiken dhe dalin kunder Lubonjes se bashku, keshtuqe ketu ka perfituar politikani e jo populli me fajin e Lubonjes.. dhe per shkak te emrit te tij ne sot nuk do kemi guximin as te shprehemi ndryshe edhe se nuk jemi fare "si Lubonja" por etiketimi do na ndjeki pa dyshim dhe nga kjo frika e etiketimit "virusi lubonjian" ne do e pesojmi keq.. do mbesim "memeca" ? prtndaj do prodhojmi tani e tutje nje klas te ngritur intelektualesh "memeca" qe nuk kritikojne fare ... kesj i thone hyp se te mbyta e zbrit se te mbyta" vertete jemi ne hall te madh nga keta intelektualet, jane si miu, sote te urte, poas rriten behen gjarpinje...duhet nje ligj edhe per ta..ekzil apo kunder ekzil ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #110
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Lubonja ja fut kot, ose paguhet per kete pune. O njera o tjetra. Ose ka rrjedhur nga burgu i gjate ne kohen e xhaxhit.

Faqja 11 prej 15 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •