Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 145
  1. #81
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Për Fatos Lubonjën gjithmonë kam besuar se është një PSIKOPAT, por tani po e vërtetoj, një gjë nuk arrij të kuptoj se si në Shqipëri të gjithë IDIOTËT - PSIKOPATËT- INJORANTËT- TË PA SHKOLLËT meren seriozisht nga publiku dhe nga media, nuk e kuptoj dot se si një ANTIKAPAT si Fatos Lubonja lejohet lirshëm të bëjë xhiro dhe deklarata IDIOTE nëpër Studio dhe Emisione Televizive
    problemi eshte kur keta idiote,psikopate,sjellin deme mbase te paparashikuara kur gjejn rrugen dhe japin intervista ne gazeta te huaja me akuza te renda ndaj popullit,vendit dhe personazheve te ndryshme me akuza,sharje,fyerje,duke harruar(ose jo,mbase e bejne me qellim te caktuar) se behen arma me e mire ne doren e armikut duke dhene rruge vazhdimit te propadandes nga ata,kjo duket, lubonja u be njeriu me i dashur i serbeve ne te gjitha forumet,ze faqet e para te gazetave serbe si psh ne faqen zyertare te rtv serb,etj.,por ske cpresesh mga nje person i cili thote se himni kombetear per te nuk eshte asgje,etj,etj,nje personi cili nuk le vend pa treguar antishqiptarizmin e tij,deri diku kjo hahej se e bente brenda shqiperise ne disa tv panel apo gazeta,por eshte e palejueshme kur kete gje e ben dhe per mediat e huaja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BLEDI_SH : 20-07-2013 më 02:30

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Keta tipa si ky lubonja, maks velo spartak ngjela bedri spahiu e te tjere nuk i benin shoqeri te burgosurit e mirefillte politike atyre u rrinin larg i shihnin me dyshim sepse ata nuk ishin armiq klase, por thjesht te rene nga fiku per kaprico dhe aventurizem qe enveri mir ja u beri, ketyre nuk i ishin vrare baballaret dhe internuar familjet, por baballaret e tyre ishin pjese e pushtetit qe beri keto krime keta tipa ne burg rrinin kokulur inferior, nuk solidarizohej apo ti qante njeri hallin atyre, por njerzit mendonin per ta si plehra te hedhura nga blloku. dhe tani del ky skuthi shkruan keto pacavure qe vetem veten e vet demton sepse deri tani nese e kishim marre seriozisht per ndonje gje qe thoshte tani eshte qesharak
    Ndryshuar për herë të fundit nga ulne : 20-07-2013 më 07:09

  3. #83
    i/e larguar Maska e sheneri
    Anëtarësuar
    28-02-2012
    Postime
    185

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Lubonja tha , kush eshte ai kende e perfaqeson ai, a eshte me kombesi shqiptare jo qfar demi munde te shkaktoj fjala e nje joshqiptari ne krahasim me vepren qe me vetedije te plote po e bejne nje shumice shqiptare. Eshe tragjike te beshe rromantizma per bashkohes ne kete milienium pasi nuk eshte koha e telallit as e tatarit.
    Personaliteti i njeriu mbrohet vetem me veprimi te medha dhe konstruktive e jo me llafe vjersha e zmadhime.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    problemi eshte kur keta idiote,psikopate,sjellin deme mbase te paparashikuara kur gjejn rrugen dhe japin intervista ne gazeta te huaja me akuza te renda ndaj popullit,vendit dhe personazheve te ndryshme me akuza,sharje,fyerje,duke harruar(ose jo,mbase e bejne me qellim te caktuar) se behen arma me e mire ne doren e armikut duke dhene rruge vazhdimit te propadandes nga ata,kjo duket, lubonja u be njeriu me i dashur i serbeve ne te gjitha forumet,ze faqet e para te gazetave serbe si psh ne faqen zyertare te rtv serb,etj.,por ske cpresesh mga nje person i cili thote se himni kombetear per te nuk eshte asgje,etj,etj,nje personi cili nuk le vend pa treguar antishqiptarizmin e tij,deri diku kjo hahej se e bente brenda shqiperise ne disa tv panel apo gazeta,por eshte e palejueshme kur kete gje e ben dhe per mediat e huaja.
    Duhet te ndahet ideja e Lubonjes nga propaganda serbe, sidomos ajo e forumeve nacionaliste, nga propaganda politike e qellimshme e shqipetareve, nga propaganda e personave te caktuar, etj...

    Keqperdorimi i demokracise dhe lirise nga antidemokratet, p.sh. nazistet, islamistet, komunistet, baniditet, mafia..., nuk eshte arsye per te hequr dore nga demokracia dhe liria. E njejta vlene edhe per pothuajse cdo ide. Nuk mund te tabuizohen gjerat dhe te kufizohen lirite njerezore vetem pse dikush apo secili (brenda ose jashte shtetit -vecanerisht ne keto kohet e internetit) ka mundesi ti keqinterpretoj gjerat ashtu sic i pershtaten interesave te tij aktuale, politike, ideologjike, nacionale...

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    ky eshte shkrimi i plote i lubonjes.


    FATOS LUBONJA

    Afro dhjetë ditë pasi u çlirua nga Gjykata për Krimet në ish-Jugosllavi (29 nëntor 2012) prej akuzave për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri një vizitë triumfale në Shqipëri. Atij iu dedikua një seancë e Parlamentit shqiptar ku mbajti një fjalim të shkurtër; u prit nga Kryeministri Sali Berisha me shumë nderim, kurse më 10 dhjetor u dekorua nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
    Në fjalën e tij Nishani e quajti kënaqësi që në emër të qytetarëve të Shqipërisë i shprehte mirënjohjen njërit prej burrave shqiptarë më të përkushtuar të kohëve moderne: “Ai kurrë nuk u iku përballjeve, rezistencës, – tha Nishani, – duke bërë të mundur që edhe përmes transparencës, kurajës, përballjes me Gjykatën e Hagës, të ruante të pacenuar dinjitetin e një lufte rezistence, dinjitetin e një lufte çlirimtare që ne e bëmë së bashku me partnerët më të mirë të shqiptarëve”.1
    Kryeministri Berisha, po në ato ditë bëri një deklaratë në të cilën, pasi e nderoi të shfajësuarin, u shpreh se “Qeveria e Republikës së Shqipërisë do t’u kërkojë instancave përkatëse ndërkombëtare të autorizojnë ndërmarrjen e një hetimi të pavarur ndaj ish-prokurores Carla Del Ponte, për rolin e saj tendencioz dhe të paligjshëm në çështjen kundër ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj”. Në deklaratën e tij ai i kërkoi sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë “të nisin menjëherë një hetim për të nxjerrë në pah të vërtetën në lidhje me këtë çështje”.2
    Edhe kreu i opozitës, socialisti Edi Rama, manifestoi të njëjtin respekt në pritjen që i bëri Haradinajt. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama, i cili e kishte përshëndetur çlirimin e tij nga akuzat që ditën që kjo ndodhi, tha se i shprehu atij mirënjohje për mbrojtjen dhe sakrificat e bëra në vite për popullin e Kosovës dhe se me të biseduan për bashkimin e shqiptarëve “nën qiellin e Bashkimit Europian” për unifikimin e arsimit dhe sistemit doganor etj.
    Akuzat ndaj Haradinajt
    Ironia është se të gjithë politikanët e lartë që celebruan të shfajësuarin kanë informacion të mjaftueshëm, në mos për të qenë të bindur, për të pasur dyshime serioze se akuzat e Hagës ndaj Haradinajt janë të vërteta. Pra, se në vitet 1998–1999, dhe veçanërisht pas bombardimeve të NATO-s, njerëzit e UÇK-së, që Haradinaj ka drejtuar, kanë rrëmbyer serbë, romë, shqiptarë, ndër ta edhe gra, të cilët janë mbajtur në kushte çnjerëzore robërie në burgje të improvizuara, janë torturuar, përdhunuar, vrarë; se ka një numër jo të vogël të zhdukurish, ndër të cilët edhe shumë shqiptarë kosovarë, që janë ndër ata që UÇK i konsideronte tradhtarë apo jo mbështetës të saj; dhe se Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë. Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin.3 Ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve. Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limajt.
    Atëherë si do ta shpjegojmë këtë glorifikim nga shqiptarët të Haradinajt në kthimin e tij nga Haga, me gjithë këto fakte të tmerrshme? Si ta shpjegojmë se në Kosovë, mu pas kthimit të tij, ai u shpall si Kryeministri i mundshëm i ardhshëm i Kosovës. Si t’i shpjegojmë iniciativa kaq kurajoze si ajo e Berishës për të hapur hetime mbi Carla Del Ponten?
    Së pari, kjo hipokrizi kaq kurajoze mund të shpjegohet me faktin se ky qëndrim ka të bëjë me mbisundimin e ideologjisë nacionaliste me të cilën vazhdojnë të punojnë në Shqipëri dhe Kosovë sistematikisht elitat politike dhe kulturore për t’u shpëlarë trurin njerëzve. Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij. Në sajë të kësaj shpëlarjeje trush ata vazhdojnë të jetojnë në mënyrë skizofrenike midis glorifikimit të heronjve të lavdishëm që sakrifikojnë veten për kombin dhe mjerimit të maskarenjve që i vjedhin, madje edhe i vrasin ata – gjithë duke qenë po ata heronj të glorifikuar. Mbajtja gjallë e këtij lavazhi trush plekset gjithashtu me faktin shumë më prozaik se Haradinaj me shokë, meqenëse kanë në Kosovë jo vetëm pushtetin politik, por edhe atë ekonomik, kanë arritur, duke i ngritur edhe monumente vetes, t’u imponojnë njerëzve në Kosovë mitin e tyre, i cili pastaj i shërben pushtetit të tyre në një rreth vicioz. Fati i dëshmitarëve që pësuan “vdekje të parakohshme” e lehtëson edhe më punën e tyre.
    Së dyti, mbrojtja e Haradinajt nga ana e shqiptarëve është e lidhur edhe me mbrojtjen e imazhit të vendit të tyre ndaj komunitetit ndërkombëtar. Akuza si ato të Carla Del Pontes duhen përgënjeshtruar dhe refuzuar, pasi ato dëmtojnë çështjen kombëtare, pasi i delegjitimojnë shqiptarët, madje duke u dhënë të drejtë armiqve të tyre, që i akuzojnë si rrezik në rajon me idenë e bashkimit kombëtar, që kohët e fundit është bërë kryefjala e retorikës politike në Shqipëri. (Në një nga fjalimet e tij të fundit, Kryeministri Berisha tha se është e papranueshme që shqiptarët jetojnë në pesë shtete të ndryshme, duke nënkuptuar Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën, Serbinë (Preshevën) dhe Maqedoninë.)4
    Gjuha e dyfishtë
    Në deklarimet e tij, veçanërisht ato drejtuar partnerëve dhe mediave ndërkombëtare, kur flet për çështjen e nxehtë të “problemit të pazgjidhur kombëtar”, Haradinaj e paraqet veten si një politikan i moderuar. “Çështja shqiptare është zgjidhur me pavarësimin e Kosovës”, – i deklaroi Haradinaj një medieje greke kohët e fundit. – “Gjithkund ekzistojnë minoritete. Nëse fillon të projektosh kufij ‘etnikisht të pastër’, nuk do të ndalosh kurrë”. “Unë konsideroj se sot është koha e arsyes. Do t’i ftoja të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë, të veprojnë në drejtim të integrimit europian”. “Ne do të shikojmë përpara, nuk do të merremi me gjërat që tashmë kanë kaluar”.5
    Kjo gjuhë, megjithatë, nuk e pengon atë të përdorë një tjetër gjuhë brenda Kosovës dhe Shqipërisë. Në një ceremoni ku iu dha titulli “Qytetar Nderi” i qytetit të Lezhës, ai tha: “Ne jemi një komb, një gjuhë, një flamur, një rrugë (është fjala për autostradën e ndërtuar nga Berisha, që lidh Shqipërinë me Kosovën), e cila na mundëson për të qenë një”.
    Kjo gjuhë e dyfishtë është shprehje e ideologjisë dominuese të pushtetit që kanë adoptuar politikanët shqiptarë gjatë njëzet viteve të fundit. Kjo ideologji, që e kam quajtur nacional – europeizëm (si kalim i retorikës së elitës politike shqiptare nga nacional-komunizmi në diskursin nacional-europeist, që nënkupton instrumentalizimin e integrimit europian6) pretendon ta zgjidhë çështjen kombëtare të bashkimit të të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Ballkan nëpërmjet integrimit europian duke përzierë kështu vizionin nacionalist të Shqipërisë së madhe etnike me vizionin postnacionalist të Bashkimit Europian të qytetarëve në një lloj Shqipërie të madhe europiane. Sipas kësaj ideologjie, serbët, grekët, maqedonasit, malazezët do të mbeten të njëjtët armiq që kanë qenë në të shkuarën.
    Po cili është Haradinaj i vërtetë? Ç’përfaqëson ai për shqiptarët; po për europianët? – Carla Del Ponte përshkruan në librin e saj La Caccia – io e i criminali di guerra (Feltrinelli 2008) se si ndërkombëtarët e UNMIK-ut, në vend që ta ndihmonin Tribunalin për një hetim më të thellë të çështjes “Haradinaj”, i krijuan asaj pengesa me argumentin se politikanë si ai ishin shumë të fuqishëm në Kosovë dhe, kësisoj, dëmi që do të pësonin do të ishte më i madh sesa përfitimi, sepse këta njerëz mund të destabilizonin rajonin. Ky fakt flet shumë për Haradinajn. Ai u përket atyre kafshëve politike në Shqipëri dhe Kosovë që u intereson vetëm pushteti personal dhe përfitimet që nxirren prej tij. Ai e di shumë mirë se për momentin ai nuk mund ta mbajë këtë pushtet pa mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar. Prandaj, kur flet me europianët ai tund flamurin me gjashtë yje të Kosovës, ndërsa kur flet me politikanët dhe bashkatdhetarët e tij shqiptarë, mbështillet me flamurin kuqezi.
    Ambiguiteti i Europës
    Etien Balibar, duke shkruar për situatën në ish-Jugosllavi, thotë se ajo nuk është atipike, përkundrazi, është një projektim lokal i formave të konfrontimit dhe konflikteve të të gjithë Europës që Balibar nuk heziton t’i quajë “marrëdhëniet raciale europaine.”7 Europa e sotme, më tepër se kurrë po shfaq kontradiktën e saj të brendshme midis një Europe të egoizmit të shteteve kombe dhe një Europe postnacionaliste të qytetarëve, duke konfirmuar fjalët e Balibarit mbi Europën si një “projekt politik i pazgjidhur”: “Fati i identitetit të ri europian si i tërë po luhet në Jugosllavi dhe më në përgjithësi në Ballkan. (…) Europa duhet të pranojë se situata në Ballkan nuk është një monstruozitet në gjirin e saj (…) por një pamje dhe reflektim i vetë historisë së saj dhe duhet të ndërmarrë masa për ta përballuar dhe zgjidhur atë, çka do të thotë ta vërë edhe vetveten në diskutim dhe të transformojë vetveten. Vetëm atëherë Europa do të fillojë ndoshta të bëhet e mundshme përsëri.”8 Nëse disa vjet më parë ne mund të thoshim se europianoperëndimorët shikonin drejt së ardhmes, ndërsa europianolindorët po shihnin drejt së kaluarës, siç po ndodhte në ish-Jugosllavi, kjo nuk duket se është më e vërtetë. E ardhmja e projektit europian nuk ka qenë kurrë ndonjëherë më në krizë se gjatë këtyre kohëve. Gjuha e dyfishtë e Haradinajt dhe e politikanëve më të rëndësishëm si në Shqipëri dhe në Kosovë është, pa dyshim, edhe pasqyrim në Ballkan i mëdyshjeve dhe ambiguitetit të europianëve përsa i përket projektit të së ardhmes së tyre.
    Rasti i shfajësimit të Haradinajt është shumë sinjifikativ në këtë kontekst. Dështimi i dhënies së një vendimi të drejtë ndaj tij hap një diskutim të madh jo vetëm mbi problemin e raportit të politikës me drejtësinë, d.m.th. mbi atë se si pushteti politik krijon pengesa ndaj drejtësisë, por edhe mbi atë se sa mund të funksionojë normalisht një gjykatë ndërkombëtare e Europës postnacionaliste kur ajo ka kundër interesa të ashtuquajtura kombëtare. Vetëdija se ekziston një gjykatë krimesh, një drejtësi përtej pushtetit të tyre, si ajo e Hagës, ka penguar shumë nga këta njerëz, që kanë arrogancën të thonë në vendin e tyre se “ligji e drejtësia janë ata vetë”, të kryejnë krime të tjera. Por pandëshkueshmëria e tyre, edhe si rezultat i dobësisë së kësaj Europe të qytetarëve ndaj Europës së shteteve kombe, është një inkurajim për ta që t’u fryjnë erërave nacionaliste në vendet e tyre dhe të mbajnë gjallë ndjenja urrejtjeje ndaj fqinjëve.
    Kjo pandëshkueshmëri nuk është vetëm një kërcënim për paqen dhe integrimin e vërtetë europian, por është edhe një kërcënim për zhvillimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës brenda vetë Kosovës. Niveli i kriminalitetit është shumë i lartë në Kosovë, veçanërisht korrupsioni dhe krimi i organizuar. Elita politike ku bën pjesë edhe Haradinaj dhe Limaj, akuzohet fort për këtë. Nuk është rastësi që Kodi i ri i Procedurës Penale i janarit 2013 e bën më të vështirë se ai që ishte më parë, madje edhe më të rrezikshme, mundësinë për të thërritur dëshmitarë.9 Politikanët kosovarë, megjithëse kanë shtetin në duart e tyre, në vend që të bëjnë ligje që t’i mbrojnë më mirë dëshmitarët duke lehtësuar kështu përdorimin e tyre nga ana e Prokurorisë, bëjnë të kundërtën. Dhe statusi i tyre si mbrojtës të bashkatdhetarëve, – paçka se Carla Del Ponte shkruan se “nuk ka asgjë fisnike apo heroike në ato krime” duke ngulmuar se pandëshkueshmëria e tyre mund të shkaktojë luftëra të reja, – ua bën më të lehtë hartimin e këtyre ligjeve.

    “Racizmi triumfon kur identifikohet me shtetin, kur bëhet vetë shteti.” (Foulcauls). Nën qiellin e një Europe që resht së shikuari të ardhmen e saj si një Europë e qytetarëve dhe kthehet mbrapsht në Europën e egoizmave të shteteve kombe, ky leksion mbetet kuptimplotë, veçanërisht në rajone të tilla si Ballkani.

    1 Nishani nderon Haradinajn: Mbrojti dinjitetin e luftës çlirimtare. Panorama, 10 dhjetor 2012.
    2 Hetimi për Carla Del Ponten. Haga: S’kemi kërkesë ende nga Tirana. Nëse vjen, do të shqyrtohet. Panorama, 6 shkurt 2012.
    3 Kosovo fights crime repression, not crime (Kosova lufton mposhtjen e krimit, jo krimin); Andrea Lorenzo Capussela, Osservatorio Balcani e Caucaso, 8 shkurt 2012; http://www.balcanicaucaso.org/eng/Re...eng-neësletter
    4 Berisha: Shqiptarët nuk mund të ndahen në 5 kombe. Panorama, 4 shkurt 2013.
    5 Haradinaj: Çështja shqiptare, e zgjidhur. Tani të përqendrohemi te Europa. Ponorama, 16 Janar 2013.
    6 Shih edhe Fatos Lubonja, The eurozone crisis and Tirana, Aspen Review, vjeshtë 2012.
    7 Etien Balibar, e, the people of Europe: Reflections on Transnational Citizenship; Princeton University Press, Princeton 2003.
    8 Etien Balibar, po aty.
    9 Andrea Lorenzo Capussela; po aty.
    Kjo eshte realiteti i shqipetareve .Kjo eshte e verteta e hidhur ne te cilen gjendet realisht kombi yn.
    Kur individet e till identifikohen me Kombin ,me luften ateher aty se fliet per demokraci .Majat e pushtetit jan te tilla qe qdo e vertet hudhet si e pavertet se ne ket menyr po mbrohet Kombi yn .
    Un i them Fatos Lubonja bur i burave ke then te V E R T E T E N dhe me ket po mbron popullin e jo si kto qyqet qe vjedhen sakatosen e meshfen pas te bemet e veta .E Verta heret e von do del ne shesh .

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    ..po te shkosh ne kosove dhe te pyesesh dere me dere te tregojne mire e mire kush eshte ai dhe '' trimat '' qe i ndiqnin dikur por edhe sot pas.
    O njeri po ti mos shko te trokasesh ne dyer serbesh por shko trokit ne dyer Kosovaresh.Te gjithe Kosovaret qe njoh une kane respekt te pamate per Ramushin.Por ti e di mire qe ketu nuk eshte fjala per Ramushin por per perpjekjet e kota te serbeve per te bere pis Luften Clirimtare te Kosoves.E si mundet te gjykosh nje popull te masakruar!!?Te siguroj qe cdo fjale kunder Ramusheve con uje ne mullirin serb.Sa per lubonjen ai eshte jasht standartit me sa duket i ka hyre studimit te literatures naziste dhe po vjedh termat qe perdornin nazistet kunder cifuteve.Ai mund te shante edhe plaken e vet po sdo bente shume efekt kshtu qe shau gjith Shqiptaret dhe po korr i kenaqur sharjet e tyre.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    O njeri po ti mos shko te trokasesh ne dyer serbesh por shko trokit ne dyer Kosovaresh.Te gjithe Kosovaret qe njoh une kane respekt te pamate per Ramushin.Por ti e di mire qe ketu nuk eshte fjala per Ramushin por per perpjekjet e kota te serbeve per te bere pis Luften Clirimtare te Kosoves.E si mundet te gjykosh nje popull te masakruar!!?Te siguroj qe cdo fjale kunder Ramusheve con uje ne mullirin serb.Sa per lubonjen ai eshte jasht standartit me sa duket i ka hyre studimit te literatures naziste dhe po vjedh termat qe perdornin nazistet kunder cifuteve.Ai mund te shante edhe plaken e vet po sdo bente shume efekt kshtu qe shau gjith Shqiptaret dhe po korr i kenaqur sharjet e tyre.
    Respekti per R. Haradinaj dhe familjen se tij per sakrificen dhe kontributin e luftes eshte vetem njera ane e medaljes...
    Shumica e shqipetareve te Kosoves nuk e kane te njejtin respekt per R. Haradinaj ne rolin e tij pas luftes.

  8. #88
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin


    pervec kesaj ai argumenton se si elitat ushqejne nacionalizmin ne popull me qellim justifikimin e ketyre meritave per marrjen dhe ruajtjen e pushtetit.
    sepse ne nje sistem me te hapur dhe te integruar me boten qe te rrethon, keto elita nuk do mund te mashtrojne dot popullaten.
    Po ke shume te 'drejt'-hapja dhe integrimi me boten qe e rrethon. E vetmja gje qe i mungon ballkanit eshte integrimi i popujve me njeritjetrin. Le ta shikojm boten qe rrethon Shqiperine nje here. Serbia, Greqia, Mali i zi, Maqedonia...Pra Shqipetaret duhet te integrohen me kriminelet Malazes, Serb dhe ato Grek. Kurse Malazezet, Serbet dhe Greket qe na kane vrare e prer nuk duhet te pranojn kurre genocidin qe i kan bere popullsise Shqipetare. Haaaa Grekoqen ti...

    A nuk jane Serbet dhe Greket ultrancionalista...A nuk u ben gjith ato krime kunder Shqipetareve ne emer te fares se qelbur ajo rrace magjype qe sot e quan veten Greqi. Apo kriminelet e lindur te Serbise te cilet akoma nuk kane kerkuar falje per krimet monstruoze qe ben ne Kosove. Apo Greket per krimet qe ben kundra popullsise Came.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 22-07-2013 më 19:05
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  9. #89
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    O njeri po ti mos shko te trokasesh ne dyer serbesh por shko trokit ne dyer Kosovaresh.Te gjithe Kosovaret qe njoh une kane respekt te pamate per Ramushin.Por ti e di mire qe ketu nuk eshte fjala per Ramushin por per perpjekjet e kota te serbeve per te bere pis Luften Clirimtare te Kosoves.E si mundet te gjykosh nje popull te masakruar!!?Te siguroj qe cdo fjale kunder Ramusheve con uje ne mullirin serb.Sa per lubonjen ai eshte jasht standartit me sa duket i ka hyre studimit te literatures naziste dhe po vjedh termat qe perdornin nazistet kunder cifuteve.Ai mund te shante edhe plaken e vet po sdo bente shume efekt kshtu qe shau gjith Shqiptaret dhe po korr i kenaqur sharjet e tyre.
    o shites..shih me larg dhe me thelle se sa dy tre veta qe te rrethojne ty..pyet me thelle ne popull dhe jo ne dyer te serbeve..do e shohesh realitetin dhe do habitesh sa i erret eshte..ne fakt ti e dhe shume te tjere ketu e dini mire realitetin e '' te dalurve nga lufta '' por ose nuk keni guxim ta tregoni kete realitet ose jua kan hedhur ndonje kocke dhe jeni te zene duke e lepire ate..pune per ju..

    nuk e di bre shites pse mundoheni ta lidhni UCK-ne me ramushin apo me ramushajt e thaqat..mos u beni si ndjekesit e leninit qe thoshin '' kur themi partia nenkuptojme leninin e kur themi lenini nenkuptojme partine '' ..te jesh i bindir se kur themi ramushi nuk nenkuptojme UCK- ne dhe as kur themi UCK nuk nenkuptojme as ramush e as demush..populli shqiptar ka nje shprehje '' Cdo berr varet nga kemba e tij''..mesohuni mire e mire ti ndani gjerat dhe ti jepni qezarit ate qe i takon qezarit

    shites nese don te dish kush ne te vertete eshte ramushi dhe haradinajt e tjere beju vetem nje pyetje..ama vetem nje..thuaju rrespekte per shkelzenin dhe luanin qe rane ne fushen e betejes por pyeti aman pse jua vrane nje vella ramushit dhe vellezerve haradinaj ne kosoven e lire..kur ta japin pergjigjen e kesaj pyetje do e shohesh mire kush ne te vertete jan haradinajt dhe shume te tjere qe rrahin gjoksin se jane UCK-ja..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #90
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Respekti per R. Haradinaj dhe familjen se tij per sakrificen dhe kontributin e luftes eshte vetem njera ane e medaljes...
    Shumica e shqipetareve te Kosoves nuk e kane te njejtin respekt per R. Haradinaj
    ne rolin e tij pas luftes
    .

    as edhe gjate luftes..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •