Close
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 145
  1. #91
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Akili une besoj se asnje individ nuk duhet te jete mbi ligjin. Nese Ramush Haradinaj ka bere dicka te jashteligjshme atehere me te duhet te mirren gjykatat. Por te shpifesh si Fatos Lubonja eshte e pa pranueshme, sidomos per gazete te huaj kur do te mund te perfitonin qarqet anti shqiptare per te nxitur armiqesi ndaj nesh. Duhen faktet e argumentat, e jo vetem te dalim te shpifim si te coroditur.

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    o shites..shih me larg dhe me thelle se sa dy tre veta qe te rrethojne ty..pyet me thelle ne popull dhe jo ne dyer te serbeve..do e shohesh realitetin dhe do habitesh sa i erret eshte..ne fakt ti e dhe shume te tjere ketu e dini mire realitetin e '' te dalurve nga lufta '' por ose nuk keni guxim ta tregoni kete realitet ose jua kan hedhur ndonje kocke dhe jeni te zene duke e lepire ate..pune per ju..

    nuk e di bre shites pse mundoheni ta lidhni UCK-ne me ramushin apo me ramushajt e thaqat..mos u beni si ndjekesit e leninit qe thoshin '' kur themi partia nenkuptojme leninin e kur themi lenini nenkuptojme partine '' ..te jesh i bindir se kur themi ramushi nuk nenkuptojme UCK- ne dhe as kur themi UCK nuk nenkuptojme as ramush e as demush..populli shqiptar ka nje shprehje '' Cdo berr varet nga kemba e tij''..mesohuni mire e mire ti ndani gjerat dhe ti jepni qezarit ate qe i takon qezarit

    shites nese don te dish kush ne te vertete eshte ramushi dhe haradinajt e tjere beju vetem nje pyetje..ama vetem nje..thuaju rrespekte per shkelzenin dhe luanin qe rane ne fushen e betejes por pyeti aman pse jua vrane nje vella ramushit dhe vellezerve haradinaj ne kosoven e lire..kur ta japin pergjigjen e kesaj pyetje do e shohesh mire kush ne te vertete jan haradinajt dhe shume te tjere qe rrahin gjoksin se jane UCK-ja..
    O malsor.Qellimi i gjyqeve kunder Ramushit apo Limajt ishte qe te vertetonin qe nga te dyja anet ka pasur krime lufte.Kjo ishte nje perpjekje serbo-ruse per te frenuar njohjen e pavarsise se Kosoves por qe nuk u eci pasi Ramushi ka dal dy here i pafajshem nga Haga.Mua kjo pjese me intereson me shume.Patjeter qe me intereson te dij edhe se kush eshte ramushi si kryetar i nje partie te vogel ne Kosove por ky eshte diskutim tjeter.Ktu behet fjale qe nje i ashtuquajtur "Shqiptar" tos lubja mundohet te hedh balte mbi vendimin e Hages duke bere nje perpjekje te fundit per ti dhene fryme planit serbo-rus.Te tjera gjera qe mendohet se ka bere pas lufte mund te diskutohen dhe denoncohen por duke pas kujdes se te gjithe komandantet e UCK jan nen sulmin e vazhdueshem te makinerise propagandistike serbe.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    mos e shqetesoni se e di bota qe shqiptaret per para nuk kane atdhe. nje nga keta shqipptar eshte tos ljubjana

  4. #94
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga shitesi Lexo Postimin
    O malsor.Qellimi i gjyqeve kunder Ramushit apo Limajt ishte qe te vertetonin qe nga te dyja anet ka pasur krime lufte.Kjo ishte nje perpjekje serbo-ruse per te frenuar njohjen e pavarsise se Kosoves por qe nuk u eci pasi Ramushi ka dal dy here i pafajshem nga Haga.Mua kjo pjese me intereson me shume.Patjeter qe me intereson te dij edhe se kush eshte ramushi si kryetar i nje partie te vogel ne Kosove por ky eshte diskutim tjeter.Ktu behet fjale qe nje i ashtuquajtur "Shqiptar" tos lubja mundohet te hedh balte mbi vendimin e Hages duke bere nje perpjekje te fundit per ti dhene fryme planit serbo-rus.Te tjera gjera qe mendohet se ka bere pas lufte mund te diskutohen dhe denoncohen por duke pas kujdes se te gjithe komandantet e UCK jan nen sulmin e vazhdueshem te makinerise propagandistike serbe.
    UCK-ja eshte institucion kurse ramushi e ramushajt jane individe..kur te ndani individin nga institucioni atehere do arrini te shihni me qarte o shites..do shihni mire dhe mire kush jane te ashtuquajturit '' komandante '' qe ti ke frike qe po na i sulmoka propaganda serbe..

    ketu nuk behet fjale per te quajtur apo ashtuquajtur tos shqiptari apo serbi..ketu behet fjale a kemi guxim ne shqiptaret per ta pare realitetin pa syze..per ta pare dhe per ta shprehur haptas dhe pa frike..shqiptaret nuk jane te afte..ka individe qe e bejne kete gje por ne si popull jo kurre nuk e bejme..se jemi popull edhe naiv edhe servil..e kemi vertetuar qe ne kohen e turqise kur me kocka na ktheu turku pjesen dermuese ne muslimane..e kemi vertetuar gjate gjithe egzistences tone deri ne ditet e sotme qe shkojme nga te na coje era..ca besojne ne naivitet e ca te tjere e kan te zene gojen me kockat qe jua kan hedhur para..e keto naivet dhe servilet ta marrin frymen sa here del ndonjeri qe thote mendimin e tij qe nuk eshte ne uniforme me naivet dhe servilet..

    keshtu shites..realiteti nganjehere eshte i hidhur por duhet pasur guxim ta pranosh ate realitet..siq e pranoi aj gjermani qe shkoi ne jug te shqiperise dhe kerkoi falje per bemat e babait te tij gjate luftes se dyte boterore..keta jane guximtaret...

    nuk e mora vesh prej teje nese ja bere pyetjen ramushit dhe daut gjenerrallit pse jua vrane nje vella ne kosoven e lire..mos harro te shkosh dhe ta pyesesh dhe pastaj eja na trego per ramushin dhe te ashtuquajturit '' komandanta '' dhe '' gjenerralla..
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #95
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Lubonja flet për gazetën serbe: Po heshtet për krimet e UÇK-së për shkak të frikës

    Publicisti Fatos Lubonja ka folur për gazetën serbe “Vesti”, që botohet në Frankfurt, duke thënë se elita i ka mbyllur sytë ndaj krimeve të UÇK-së për shkak se në diskursin politik dominon retorika nacionaliste.

    “Në kombinim me frikën prej tyre, çështja e krimeve të UÇK-së jo vetëm mbi serbët dhe romët, por edhe mbi vetë shqiptarët, është temë tabu”, ka thënë Lubonja.

    “Ndëshkimin e krimit nuk e shoh si proces gjyqësor, sa si një proces kulturor dhe psikologjik. Problemi i parë është se këto gjëra duhet të njihen si krime, jo nga ana e Hagës, por nga ana e atyre, të cilët krimet i quajnë heroizma, ndërsa kryesit heronj, e të cilët për fat të keq, ende janë shumicë në rajon. Përkundrazi, procesi i katarsisit dhe i rilindjes kulturore, sidomos tek të rinjtë, mund të ndihmojë edhe hetimet dhe ndëshkimin e krimeve në të ardhmen”, ka thënë Lubonja.

    Sa i takon kërcënimeve që ka marrë, veçanërisht se është “serb, i cili flet shqip”, Lubonja ka thënë se ky është identifikim me armikun. Sipas tij, kjo është thirrje për largimin nga shoqëria, e cila është ideuar si etnike, gjë që është edhe më keq.

    “Ky është një indikator se sa punë na nevojitet që në rajon të ndërtojmë një shoqëri të individëve, të cilët kanë individualitetin e vet dhe klimën e dashurisë dhe bashkëpunimit në mesin e popujve të ndryshëm të Ballkanit”.

    “Po të hidhja në gjyq të gjithë ata që më kanë sharë dhe fyer, do të bija në një nivel të ulët nga i cili do të dilja i ndotur”, thotë Lubonja.

    Ai ka thënë se nga Kosova ka marrë shumë urime për shkrimin, madje ka marrë edhe mbështetje nga kolegët gazetarë.

    “Mesazhi edhe për shqiptarët, edhe për serbët, edhe për maqedonasit është i njëjtë: të dalim sa më parë nga izolimi, urrejtja dhe etno-nacionalizmi ku duan të na mbajnë një pakicë politikanësh. Nëse dikur kjo gjendje ishte më së shumti logjike, sot është më së shumti qesharake”, ka përfunduar Fatos Lubonja./qik/

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin

    Lubonja mire e ka por shoqeria jone,por ne pergjithesi edhe gjithe shoqerite ballkanase priren ti "mbysin" zerat ndryshe,i gjykojne menjehere dhe i izolojne si te jene te infektuar me kolere.Kjo duhet te ndryshoje nqs duam te shkojme perpara..

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Të gjithë vrasësit e Arben Idrizit dhe Fatos Lubonjës !
    (Behxhet Sh.Shala ) 23 Korrik 2013 21:42
    Kuaj të fuqishëm apo mushka të lodhura : Kur dikush portretizohet si i fuqishëm, me ndikim , që nxisin vëmendjen e të tjerëve, qoftë nga mëria , lakmia apo dëshira e sinqertë për të qenë si ai apo si ata atëherë thuhet , në mënyrë figurative se :” pas kalit të fortë ngrihet pluhuri i madh “.

    Ndërsa , për ata që lodhen e që dikur kanë qenë të fortë , përkatësisht kuajt e dikurshëm thuhet se janë bërë mushka të lodhura fare! Konkurrencë brenda llojit do të thoja aq më parë që kali dhe mushka e kanë një vijë gjenetike. Këto krahasime janë aktuale gjithmonë duke i përdorur apo keqpërdorur! Varësisht nga interesi! Po Fatosi e Arbeni a mund të llogariten si mushka të lodhura ? Nuk e besoj sepse për t’u konsideruar si të tillë duhej ta kishin një histori të “ kuajve të forte”! Nuk e kishin dhe as që do ta kenë! Në fakt , lehtë mund t’i llogarisim si mushk-onja të vogla që ngrejnë pak pluhur me disa pordha të zhurmshme mediatike dhe thumbime që për pasojë kanë malarien ( prishjen ) e gjakut në planin njerëzor dhe kombëtar! Stërkeqës të gjakut dhe ndotës të karakterit. Ende nuk e kam krejt të qartë pse e bëjnë këtë ?!

    Për Tosin universal: Fatos Lubonjën nuk e njoh por e di sa ka qenë politikisht i përndjekur gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Duket se për pasojë i ka mbetur një urrejtje ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë i cili nuk është thjesht mosbesim por është urrejtje që shpesh e riciklon në shkrimet dha analizat e tij. Qëndrimet e tij janë larg të drejtave të njeriut. Janë e kundërta e tyre ! Mos të flas për qëndrimet që i ka për shqiptarët e Kosovës ndaj të cilëve përjashtuar disa raste , si shumica e intelektualëve nga Shqipëria kanë qëndrim racist. Shqiptarët e Kosovës i konsiderojnë intelektualisht të hendikepuar dhe për ta flasin me një nënçmim skajshmërisht përjashtues. Mirëpo, ashtu nuk mendojnë për ata “ intelektualë” shqiptarë e sidomos kosovarë për të cilët shkruajnë apo janë pjesë e e-misioneve të tyre dhe paguhen mirë! Është me interes të theksohet se këta që e paguajnë Tosin kurrë nuk kanë bërë gjë të hajrit, as për Shqipërinë e as për Kosovën.

    Madje, kanë bërë kryesisht dëm! Kjo mbase është litari logjik që lidhë Tosin me Kosovën e që përfundon kryesisht me interes material. Fatos Lubonja në një intervistë për një medium gjerman deklaron se Ramush Haradinaj qenka vrasës ndonëse Tribunali i Hagës e ka shpallur të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Madje, këtë e ka bërë edhe në procesin e përsëritur! Tosi e citon Karla del Ponten , ish kryeprokuroren e Tribunalit e cila pati deklaruar se për shkak të vrasjes së dëshmitarëve nuk ka qenë e mundur të dëshmohet fajësia e Ramush Haradinajt. Madje, jo që e citon del Ponten por plotësisht i beson! Sikur edhe një autori tjetër që shkruan zi e terr për luftën e UÇK-së dhe Ramush Haradinajn.

    Fatos Lubonjës nuk i intereson as karakteri çlirimtar i luftës, as vuajtjet e shumta si dhe sakrifica por me një vetëdije të plotë dhe qëllimisht përpiqet ta kriminalizojë luftën dhe bartësit e saj! Çka ka të bëjë këtu me të drejtat e njeriut? Ai mund të ketë dyshime dhe shprehet që ka në vendimet e gjyqësorit në Shqipëri apo Kosovë por , si “mbrojtës” i të drejtave të njeriut si mund të dyshojë në vendimin e Gjyqit të Hagës që është autoritet suprem ndërkombëtar për krime lufte e në fakt që i mbron të drejtat e njeriut ? Ky edhe është misioni i Tribunalit të Hagës për Krime Lufte . Po flirti i Lubonjës me një profitere të luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë siç ishte zonja del Ponte ka filluar më herët! Që nga koha e artë e karaxhozëve që merreshin , “ hulumtonin “ , shkruanin e çka jo tjetër trafikimin e organeve në “sallat e operacioneve” të UÇK-së në klinikat supermoderne të një stalle bagëtishë në Shtëpinë e Verdhë në një fshat afër Burrelit në Shqipëri. Në kohërat e rrenave të mëdha lindin dhe forcohen koalicionet e fuqishme! Pikërisht në këtë kohë isha i ftuar në televizionin B92 për të biseduar për këtë temë që ishte shumë atraktive sepse ishte mënyra më e mirë dhe më efikase për t’i eliminuar nga skena individë të caktuar apo për të mbajtur nën presion shumë individë të fuqishëm politik në Kosovë përmes hetimeve që ende po zgjasin sipas aktakuzës së mashtruesve Dik Marti dhe supermashtrueses de

    l Ponte. Kjo ishte aktivizuar edhe për një arsye tjetër; të bëhej presion mbi Tribunalin e Hagës për ta dënuar Ramush Haradinajn. Në atë emision kam hedhur poshtë mundësinë që në atë stallë të shkretë bagëtishë në Burrel të jenë kryer operacione aq të sifistikuara siç ishte heqja e organeve dhe trafikimi me to! Pastaj foli një ekip gazetarësh nga Serbia sikur të ishin pjesë e prokurorisë së zonjë del Ponte. Dhe për fund përmes një linjeje telefonike u dëgjua zëri i “ nasheg gosta iz Tirane “ siç e prezantuan në B92 , ai i Fatos Lubonjës i cili ishte edhe më akuzues se i Karla del Pontes dhe medieve të Serbisë . Aq për Lubonjën.

    Mbrojtës i Fatosit dhe shkelës i etosit : Arben Idrizi shkruan rregullisht si kolumnist në gazetën Ekspress, të shuar fizikisht por të forcuar virtualisht dhe bënë përpjekje ta imitojë një gjeni shkrimtar rus siç ishte Dostojevski të cilit edhe fizikisht i ngjanë! Nuk mund t’i kontestohet zgjuarësia dhe shkathtësia gjatë shkrimit dhe trajtimit të temave që llogariten si të nxehta dhe të rrezikshme. Në fakt, është vetëm bllof sepse sot nuk është rrezik të shkruash për luftën e UÇK-së dhe komandantëve të saj ! Madje është shumë përfituese të shkruash sa më keq për luftën dhe bartësit e saj apo t’i përqeshësh viktimat e shumta të kësaj lufte! Është rrezik të shkruash kundër Kosovës multietnike, kundër EULESH-it apo kundër ndonjë ambasadori apo diplomati që vranë e kthjell në Kosovë! Sot karriera ndërtohet nëse e shani Adem Demaçin i cili na prishi me Serbinë dhe Jugosllavinë , me “miqtë” ndërkombëtarë dhe duke na servuar Ballkaninë! Në fakt këtë e bëjnë ata që i shërbyen qençe Jugosllavisë dhe Serbisë të cilët në kohën e Titos kishin një rrogë ndërsa në kohën e Hashim Thaçit i marrin nga 4-5 rroga dhe kanë status të merituar. Po të mos ishte Adem Demaçi UÇK –ë do të konsiderohej terroriste si Hesbollahu sot. Dhe nëse e analizoni politikisht dhe strategjikisht Ballkania ka qenë më e avancuar se Kosova e Rambujesë! Në shumë pika edhe më e avancuar se Kosova e bosnjëzuar e sotit.

    Arben Idrizi në mbrojtje të një analisti delikuent dhe problematik siç është Fatos Lubonja i kriminalizon thuaja të gjithë bartësit e luftës dhe krijuesit e UÇK-së duke i quajtur vrasës dhe duke i shpallur fajtorë pa iu bërë fare gjyq. Lista e vrasësve të Arben Idrizit është bukur e gjatë : Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Kadri Veseli , Ilmi Reçica, Latif Gashi , Azem Syla, Rrustem Mustafa – Remi, Xhabiir Zharku, Xhavit Haliti, Bekim Haxhiu – Kamishi, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Daut Haradinaj , Ukë Rugova dhe të gjithë pjesëtarët e Sigurimit të Atdheut dhe SHIK-ut. Pjesëtarët e UDB-së nuk përfshihen në listat e Lubonjës dhe Idrizit. Ata, Tosi dhe Beni mund të tregojnë pse nuk janë në lista! Kjo listë mjafton që me ta të përurohet dhe mbushet Burgu i Sigurisë së Lartë në Gërdofcë të Besianës.

    Dhe një pavijon në Burgun për Dëshmitarë të Mbrojtur në Dubravë. Ata që kanë krye deri në pesë vrasje mund të jenë edhe në Dubravë përkatësisht edhe në arrest shtëpiak nëse keni kryer një vrasje siç është rasti i Nazim Bllacës . Njëmend, pse në këtë list nuk është edhe emri i Nazimit ?! Nazim Bllaca sot, pas disa diplomatëve është njeriu më i fuqishëm në Kosovë. Nga ai varet karriera politike dhe e ardhmja e shumë politikanëve në Kosovë! Është më i fuqishëm se 100 zona zgjedhore. Arben Idrizi nuk ka fare mëdyshje nëse të listuarit e tij janë vrasës. Ai i quan vrasës. Prandaj as unë nuk i futa në thonjëza . Po e citoj Arbenin. Dhe këtu pikërisht qëndron problemi apo krijohet problemi. Këtu kemi të bëjmë me shkelje drastike të të drejtave të njeriut. Në emër të cilave kanë shkruar edhe Tosi me Benin. Kemi të bëjmë me etosin. Me moralin gazetaresk , njerëzor dhe kombëtar. Me tejkalim dhe keqpërdorim të këtij morali.

    Profesional dhe njerëzor. Sepse, është e papranueshme që në të njëjtën kohë të jeni gazetar, analist, hetues, prokuror , polic dhe gjyqtar. Të dënoni njerëz pa gjyq. Pa një gjykim fer dhe të paanshëm. Kështu, së paku parashohin të drejtat e njeriut. Nuk e di çka po bëjnë Ismet Kabashi dhe Enver Peci, Fejzullah Hasani dhe Hamdi Ibrahimi , Mauricio Salustro dhe Shpend Maxhuni ?! Apo EULESH-i i famshëm i cili kryesisht po merret me arrestimin dhe gjykimin e shqiptarëve. Kjo listë e “ vrasësve “ e Arben Idrizit do të duhej të ishte desert për EULESH-in sepse të gjithë janë shqiptarë dhe hiç njërin që është trashigimtar i “rezistencës paqësore historike “ të tjerët janë komandantë apo nga majat e UÇK-së! Ata, pas këtij artikulli është dashur të veprojnë sipas detyrës zyrtare dhe të merren, ose më ata që janë në listen e Arben Idrizit ose me vet Arben Idrizin si përpilues të listës nëse vërtetë ky e ka bërë listen! Në të kundërtën duhet të mbyllen prokuroritë, gjykatat dhe burgjet! Të mbetet vetëm EULESH , me Salustron, Fatos Lubonjën dhe Arben Idrizin! Sipas Arben Idrizit po del se kryevrasësi po del të jet pikërisht Komandanti Legjendar i UÇK-së , i Pavdekshmi Adem Jashari. Jo sepse paska vrarë policë, paramilitarë , ushtarë serbë dhe spiujë por se paska vrarë fëmijët dhe pleqtë e familjes Jashari. Familjes së tij! Me një fjalë Adem Jashari paska vrarë babën

    Shaban dhe nënën Zahide si dhe fëmijët e tij, të vëllaut Hamzës dhe të Rifatit!!!!! Ndihmo Zot ! Nuk është Arbeni që i pari e thotë këtë! Këtë e kanë thenë më herët të gjithë ata që nuk kanë dhënë as kontributin më të vogël për lirinë e Kosovës duke përqeshur luftën dhe duke u tallur me viktimat. Ata, në fakt sot po jetojnë shumë mirë dhe numri i tyre po rritet në përputhje me horllëqet që po i bëjnë një pjesë e komandantëve të luftës dhe atyre që thirren në këtë emër duke u zhytur në hajni , jetë imorale , nepotizëm dhe kapjes së shtetit pa pushtet! Horrat që kanë dalë nga lufta po bëjnë penallti të panevojshme në zonën e ndaluar duke u dhënë rast horrave të pavdekshëm antikombëtarë të shënojnë gola sa të duan dhe kur të duan! Baca Adem ka thënë se :” nuk do të mbetet kush pa u korit “! Dhe ashtu po del.

    Ka mundësi që shumë kriminelë , të gjitha llojeve, t’i shpëtojnë drejtësisë tokësore por nuk ka mundësi t’i shpëtojnë drejtësisë hyjnore . Në këtë kontekst po e marrë dënimin që janë duke e pësuar disa nga lista e Arben Idrizit të cilët, në përpjekje për të mbrojtur prapanicën e tyre po u nënshtrohen faktit se mbi ta mund të pështyjë dhe lehë kush të dojë . Dënimi moral është shumë më i rëndë se dënimi penal! Së paku kështu duhet të jetë. Burgu harrohet por pafytyrësia nuk harrohet! Por Kosova është rast sui generis. Rast ku përballen por edhe bashkëjetojnë një pjesë e horrave të luftës të shndërruar në horra të paqes me ata horrat me mendësi sllave që po shumohen dita –ditës. Si rriqërat e Malishevës!

    Ndërkaq sa i përket “ kryevrasësit “ Adem Jashari nuk ka dyshim se ai e krijoi historinë e shqiptarëve dhe u bë shembull i historisë së njerëzimit se si luftohet dhe jetohet për liri duke fituar pavdekësinë e përjetshme! Deri më sot nuk ka rast të tillë në historinë botërore dhe vështirë se do të ketë! Për aq kohë sa do të ketë jetë dhe njerëz në këtë botë, Adem Jashari do të përmendet . Ai mund të harrohet dhe injorohet nga ne, të mjerët që nuk bëmë asgjë për lirinë tonë dhe shtetin, të cilëve nuk na mbeti asgjë vetëm të kundërmojmë për së gjalli dhe qelbemi për së vdekuri! Për ne që jemi kalimtarë të rastit në këtë botë apo kufoma të gjalla sa për të përmushur një numër! Ne, qyqarët kemi nevojë të kompensohemi duke ua hequr lavdinë atyre që e merituan dhe duke u veshur me lavdinë e tyre ne që jemi qyqarë në shpirt, mendje dhe veprim!

    23 korrik 2013 Prishtinë Behxhet Sh.SHALA

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Lufta dhe paslufta jane ndryshe. Thjesht pse Ramush Haradinaj pas luftes eshte bere biznismen dhe eshte marre me haraç nuk do te thote qe ne lufte ka qene kriminel. Fatos Lubonja gabon kur thote se Tribunali i Hages ka gabuar. Tribunali e ka gjykuar Ramush Haradinajn per periudhen e luftes, jo te pasluftes. Lufta ka qene e paster nga ana e shqiptarve, ata qe mundohen ta ndotin ate duke perkrahur propaganden sllave nuk jane shqiptar! Haradinaj eshte mjeshter i haraçit, kete e dine me se miri banoret e Dukagjinit, por kjo nuk e ben kriminel te luftes. Ai duhet te denohet per ato qe ka bere pas luftes, por ne lufte ka qene i paster. Ky eshte mendimi im...
    VETËVENDOSJE!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Luftetari Ilir Lexo Postimin
    Lufta dhe paslufta jane ndryshe. Thjesht pse Ramush Haradinaj pas luftes eshte bere biznismen dhe eshte marre me haraç nuk do te thote qe ne lufte ka qene kriminel. Fatos Lubonja gabon kur thote se Tribunali i Hages ka gabuar. Tribunali e ka gjykuar Ramush Haradinajn per periudhen e luftes, jo te pasluftes. Lufta ka qene e paster nga ana e shqiptarve, ata qe mundohen ta ndotin ate duke perkrahur propaganden sllave nuk jane shqiptar! Haradinaj eshte mjeshter i haraçit, kete e dine me se miri banoret e Dukagjinit, por kjo nuk e ben kriminel te luftes. Ai duhet te denohet per ato qe ka bere pas luftes, por ne lufte ka qene i paster. Ky eshte mendimi im...
    a mund ti dali kush deshmitar Haradinajt per keto qe thua se ka bere pas-luftes????? dhe deshmitari te mos perfundoje i vrare ?????
    sepse perseri gjykata do ta shpalli te pafajshem si ne rastin e Hages.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Akili-A : 24-07-2013 më 11:44
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    UCK-ja eshte institucion kurse ramushi e ramushajt jane individe..kur te ndani individin nga institucioni atehere do arrini te shihni me qarte o shites..do shihni mire dhe mire kush jane te ashtuquajturit '' komandante '' qe ti ke frike qe po na i sulmoka propaganda serbe..

    ketu nuk behet fjale per te quajtur apo ashtuquajtur tos shqiptari apo serbi..ketu behet fjale a kemi guxim ne shqiptaret per ta pare realitetin pa syze..per ta pare dhe per ta shprehur haptas dhe pa frike..shqiptaret nuk jane te afte..ka individe qe e bejne kete gje por ne si popull jo kurre nuk e bejme..se jemi popull edhe naiv edhe servil..e kemi vertetuar qe ne kohen e turqise kur me kocka na ktheu turku pjesen dermuese ne muslimane..e kemi vertetuar gjate gjithe egzistences tone deri ne ditet e sotme qe shkojme nga te na coje era..ca besojne ne naivitet e ca te tjere e kan te zene gojen me kockat qe jua kan hedhur para..e keto naivet dhe servilet ta marrin frymen sa here del ndonjeri qe thote mendimin e tij qe nuk eshte ne uniforme me naivet dhe servilet..

    keshtu shites..realiteti nganjehere eshte i hidhur por duhet pasur guxim ta pranosh ate realitet..siq e pranoi aj gjermani qe shkoi ne jug te shqiperise dhe kerkoi falje per bemat e babait te tij gjate luftes se dyte boterore..keta jane guximtaret...

    nuk e mora vesh prej teje nese ja bere pyetjen ramushit dhe daut gjenerrallit pse jua vrane nje vella ne kosoven e lire..mos harro te shkosh dhe ta pyesesh dhe pastaj eja na trego per ramushin dhe te ashtuquajturit '' komandanta '' dhe '' gjenerralla..
    Nuk ka perse asnje prej nesh te beje naivin dhe ne emer te antikonformizmit apo parimoreve te medhenj ta ulim pjacen e analizes ne ceshtje te brendeshme te Kosoves kur fare mire e dime qe gjykata e Hages eshte nderkombetare dhe vendimet e saj kane peshe per te ardhmen e Kosoves.Jam dakort parimisht qe secili te paguhet apo paguaj per ate qe ben dhe per kete ne dallim nga serbet pothuajse te gjithe Shqiptaret jane dakort poor te dyshosh apo ti quash te padrejta vendimet e Hages kjo eshte e tepert pasi nuk besoj qe as Lubja as kushdo tjeter nuk e ka permasen per te pas te drejten me gjyku vendimet e saj.Dhe kur nje tip si Lubja qe nuk shquhet per asnje vlere por qe jep mendje per gjithshka ve ne dyshim vendimet e Hages dhe fyen te gjithe Shqiptaret mua nuk ka si mos te me shkoj mendja qe ky tipi kete e ben ne interes te serbeve dhe si rrjedhoje nuk mund ta perkrah.Per ate qe ne jemi shume larg ndertimit te shtetit ligjor dhe vendosjes se demokracise si ne Kosove dhe Shqiperi te gjithe jemi dakort por kjo ska te beje me intervisten e ljubes.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •