Close
Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 145
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    i bie qe tosi te jete paguar prej hashim thacit. apo prej edi rames?

  2. #72
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga Akili-A Lexo Postimin
    me duket se ta shpjeguam qellimin e shkrimit. por ti nuk do ta degjosh.

    nuk eshte qellimi se a ka bere mire apo keq haradinaj. por Glorifikimi i robve eshte fenomen shume i rrezikshem.
    nese Haradinaj nuk do merrej me politike, edhe une do isha dakort ta dekoronin e ta benin hero. Por kur ai eshte ne politike, kjo gje eshte e rrezikshme per te ardhmen e shoqerise.
    kaq te veshtire e ke ta kuptosh kete gje????
    Sa i rrezikshem eshte ai ne politik i ngelet vetem popullit Shqiptar te Kosoves te vendosi, jo ty, FL etc. Vend pa shtet jemi ne, del nje i cmendur ben artikull te bazuar ne asnje fakt edhe askush nuk vepron. Ky ka lirin e vet si analist, por e ka tepruar kur ka ofenduar nje komb edhe ka akuzuar individe te cilet jane shpallur te pafajshem. Ky duhet ti hiqet e drejta te shkruaj nuk e meriton. Sikur te gjithe te bazoheshin vetem ne fjale edhe opinion, bota do ishte bere e gjithe kasapan edhe te gjithe do delnim kriminela. Profesionistet duhet te bazohen ne fakte jo ne fjale!
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 19-07-2013 më 15:01
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Fatos Lubonja i lindur dhe i rritur ne bllokun e kuq, i tille ka mbetur edhe pas burgut ku klika e kuqe hengri kokat e veta.
    Problemi i Lubonjes eshte se eshte i "kapur" sa edhe ne krevat ja kane futur ate.......
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  4. #74

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Sa ngjasojnë akuzat e Lubonjës ndaj Haradinajt me ato të Grabovcit?

    Publikuar, 19/07/2013



    Shumëkujt i kujtohet përplasja midis shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, asokohe zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit, dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Akuzat që Grabovci ia drejtonte Haradinajt përmes një letre të hapur në qershor të vitit 2009 ngjasonin shumë me cilësimet që tani së fundmi ia bëri publicisti Fatos Lubonja kryetarit të AAK-së. Mbase disa nga akuzat e dikurshme mund të kenë shërbyer edhe si material dhe prova për publicistin nga Shqipëria, shkruan Reporteri.

    Ndër të tjera, asokohe Grabovci i drejtohej publikisht Haradinajt me fjalët:

    “Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njollosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte, aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për tri dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim.

    Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është një banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999. Ndërsa, Ramushi tenton të më njollos edhe në këtë fushë. Unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:

    1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?

    2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?

    - shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,

    - banesën dykatëshe në Prishtinë,

    - banesën në Prizren,

    - banesën në Tiranë,

    - banesën në Durrës,

    - vilat në Durrës, në Brezovicë,

    - pronat disamilionëshe në Dukagjin,

    - tokat në Miradi,

    - kullat disamilionëshe në Glloxhan,

    - dy vila jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.

    Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.

    3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:

    - shtëpinë në Pejë

    - banesën në Prizren

    - truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan

    - pompat e benzinës dhe shumë të tjera.

    4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!

    5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).

    6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?

    7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.

    Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejtpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar. Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush”.

    Asokohe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte adresuar akuza të rënda në adresë të qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi. Haradinaj kishte kritikuar sidomos Ministrinë e Transportit për keqmanxhim të parave publike, manipulime me tenderë deri te financim të strukturave ilegale të SHIK-ut.

    “Është një skandal i madh kontraktimi i rrugës që shkon nga Fushë-Kosova deri në Sllatinë. Me dhjetëra manipulime janë bërë, çmimi, korrupsioni, vendosja e paqes me kompanitë kontraktuese që mos të ankohen etj.”, kishte thënë Haradinaj duke shtuar se 34 milionë euro investime për këtë rrugë është shumë çmim i lartë, i cili ka një zinxhir manipulimi.

    Asokohe i pari i AAK-së pretendonte se nga Ministria e Transportit financohet SHIK-u, njerëzit e PDK-së që shkojnë për të krijuar shantazhe ose të ndërmarrin veprime nga këto para. Ndërsa, ish zëvendësministrin e Transportit, Adem Grabovcin, e kishte quajtur arkëtar të SHIK-ut.

    “Adem Grabovci është i ngarkuar nga qeveria për t’i paguar këto grupe për t’i krijuar epërsi PDK-së dhe për t’i shkaktuar dëme partive tjera politike në vend”, kishte deklaruar Haradinaj në kohën kur AAK ishte partia më e ashpër kundër qeverisë Thaçi.

    Ndërkohë, në fund të vitit 2012 shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është zbutur dhe indirekt i kishte kërkuar të falur, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kohën kur e pati quajtur si “zhvatës të fondeve”.

    “Gabimet që i bëjmë, jemi të gatshëm ti tërheqim. Ne i jemi gëzuar lirimit të Ramush Haradinajt. Duhet të bashkëpunojmë më të gjitha forcat politike që e kanë mandatin e popullit”, ka thënë Grabovci në një konferencë për media, teksa është pyetur se si është i gatshëm të bashkëpunoj më një njëri që e ka quajtur “zhvatës të fondeve” dhe “njëri që ka kontrabanduar në veri të Mitrovicës”.

    Ndërkohë, pasuria e shefit të deputetëve të partisë në pushtet (PDK), Adem Grabovci, në vitin 2012 ka arritur në mbi 1.6 milionë euro.

    Pasuria e paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar një milion e 630 mijë euro, vetura të markave Audi A6, BMW dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme në banka. Të ardhurat vjetore familjare të të tij janë rreth 30 mijë euro.

    Në vitin 2007 Grabovci kishte qenë shumë më i varfër. Ai në atë kohë kishte deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro. Për pesë vjet pasuria e Grabovcit është dhjetëfishuar.

    http://www.toplajmi.com/sa-ngjasojne...-te-grabovcit/

    Emri:  2213.jpg

Shikime: 285

Madhësia:  20.4 KB
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #75
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Serbi dhe greku ka pasur përherë zagarët e vet ndër shqiptarët



    Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë” kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për akuzat e rënda të publicistit shqiptarë Fatos Lubonjës.

    “Jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës dhe jemi duke punuar fuqishëm, jemi duke sjell tek popullata ide vërtet të mençura, ide të cilat janë vërtet të qëlluarat për t’i nxjerrë nga ky kolaps shqiptarët jo vetëm të Kosovës po gjithë shqiptarët. Duke qenë të bindur në kualitetin e ideve dhe projekteve tona zhvillimore të cilat do ti hedhim në zbatim shumë shpejt pasi të dalim fitues në zgjedhjet një herë lokale po pastaj edhe parlamentare, nuk jemi të habitur me “zgjidhjen e zagarëve” pasi që thonë se sa më e fortë goditja aq më e madhe piskama, sa më tepër që ne të punojmë jemi të vetëdijshëm se aq më shumë zëra “zagarësh” do të dëgjojmë në sfond, duke akuzuar mua dhe familjen time” u shpreh Haradinaj duke ju referuar shkrimit të Fatos Lubonja ku e akuzon për vrasës.

    “Unë nuk e di nëse ai e ka pasur rastin ta lexojë aktvendimin e gjykatës së Hagës ku edhe pse jo praktik e gjykatave, aty thuhet se Ramush Haradinaj jo se nuk ka bërë, nxit apo ndihmu keqtrajtimin e shqiptarëve, serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë, por ai ka marrë masa dhe ka bërë përpjekje të pa rreshtuar që këto gjëra të ndalohen maksimalisht. Megjithatë unë kam zgjedhur një kurs të veçan veprimi nga të tjerët, nuk e kam ndërmend të merrem me askënd, e thash edhe më herët është koha e “zagarëve”, prandaj edhe nuk është çudi, Serbi dhe greku ka pasur përherë zagarët e vet nder shqiptarët !.., ka përfunduar ish-kryeministri Haradinaj.
    __________________

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Nuk ka ndodhur vetem me ''Ramushin'' lubonja eshte armik i figurave ne pergjithesi,,,ka qe nga ''Skenderbeu e Ismail Qemali'' bile nuk eshte dakort as me ''historine'' kerkon te shkruaje variantin ''sipas lubonjes'' Prisni sa te gjeje ndonje,,sponsor,, te fuqishem
    Kur injoranca flet,urtesia hesht e qesh nen vehte !!

  7. #77
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Për Fatos Lubonjën gjithmonë kam besuar se është një PSIKOPAT, por tani po e vërtetoj, një gjë nuk arrij të kuptoj se si në Shqipëri të gjithë IDIOTËT - PSIKOPATËT- INJORANTËT- TË PA SHKOLLËT meren seriozisht nga publiku dhe nga media, nuk e kuptoj dot se si një ANTIKAPAT si Fatos Lubonja lejohet lirshëm të bëjë xhiro dhe deklarata IDIOTE nëpër Studio dhe Emisione Televizive

  8. #78
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    Serbi dhe greku ka pasur përherë zagarët e vet ndër shqiptarët



    Në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Presheva Jonë” kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për akuzat e rënda të publicistit shqiptarë Fatos Lubonjës.

    “Jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës dhe jemi duke punuar fuqishëm, jemi duke sjell tek popullata ide vërtet të mençura, ide të cilat janë vërtet të qëlluarat për t’i nxjerrë nga ky kolaps shqiptarët jo vetëm të Kosovës po gjithë shqiptarët. Duke qenë të bindur në kualitetin e ideve dhe projekteve tona zhvillimore të cilat do ti hedhim në zbatim shumë shpejt pasi të dalim fitues në zgjedhjet një herë lokale po pastaj edhe parlamentare, nuk jemi të habitur me “zgjidhjen e zagarëve” pasi që thonë se sa më e fortë goditja aq më e madhe piskama, sa më tepër që ne të punojmë jemi të vetëdijshëm se aq më shumë zëra “zagarësh” do të dëgjojmë në sfond, duke akuzuar mua dhe familjen time” u shpreh Haradinaj duke ju referuar shkrimit të Fatos Lubonja ku e akuzon për vrasës.

    “Unë nuk e di nëse ai e ka pasur rastin ta lexojë aktvendimin e gjykatës së Hagës ku edhe pse jo praktik e gjykatave, aty thuhet se Ramush Haradinaj jo se nuk ka bërë, nxit apo ndihmu keqtrajtimin e shqiptarëve, serbëve dhe jo-shqiptarëve të tjerë, por ai ka marrë masa dhe ka bërë përpjekje të pa rreshtuar që këto gjëra të ndalohen maksimalisht. Megjithatë unë kam zgjedhur një kurs të veçan veprimi nga të tjerët, nuk e kam ndërmend të merrem me askënd, e thash edhe më herët është koha e “zagarëve”, prandaj edhe nuk është çudi, Serbi dhe greku ka pasur përherë zagarët e vet nder shqiptarët !.., ka përfunduar ish-kryeministri Haradinaj.
    __________________
    Përgjigje e mënçur dhe shumë e matur, ka të drejtë shumë të drejtë

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    o shqipe te kosoves!
    ju keni qene te okupum prej serbise, ne ne shqipni te okupum prej vllahise

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Fatos Lubonja i cilëson shqiptarët skizofrenikë dhe numëron “krimet” e Haradinaj

    Permbledhje e Aktgjykimit te Haradinaj

    Tre të Akuzuarit, Ramush Haradinaj, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, akuzohen për pjesëmarrje në ndërmarrje të përbashkët kriminale ose ndryshe, sipas formave të tjera të përgjegjësisë penale individuale, për krime kundër serbëve, romëve/egjiptianëve dhe shqiptarëve kosovarë, apo civilëve të tjerë, që pretendohet të jenë kryer prej tyre apo prej pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në objektin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Jabllanicë, në komunën e Gjakovës, në Kosovën perëndimore, në vitin 1998 (“UÇK”.) Në Aktakuzë pretendohet se u rrëmbyen gjithsej 16 shqiptarë kosovarë, serbë, romë dhe civilë të tjerë kosovarë të cilët, siç pretendohet, u mbajtën dhe u torturuan dhe trajtuan mizorisht në objektin e UÇK-së në Jabllanicë.
    Më tej pretendohet se tetë prej tyre u vranë gjatë kohës së mbajtjes së tyre prej UÇK-së. Këto pretendime përbëjnë bazën e gjashtë pikave të paraqitura në Aktakuzë për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, trajtim mizor, torturim dhe vrasje parashtruar në Nenin 3 të Statutit të Tribunalit, për të cilat akuzohen Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj. Lahi Brahimaj akuzohet për katër prej këtyre pikave të Aktakuzës.

    ...

    Në Aktakuzën në fuqi pretendohet se në kohën që mbulon Aktakuza, Ramush Haradinaj ishte komandant i Zonës Operative të UÇK-së të Dukagjinit në Kosovën perëndimore dhe si i tillë ushtronte komandë të përgjithshme mbi forcat e UÇK-së në këtë zonë. Pretendohet se Idriz Balaj ishte pjesëtari UÇK-së, vartës i drejtpërdrejtë i Ramush Haradinajt dhe komandant i njësisë speciale për ndërhyrje të shpejtë e njohur si “Shqiponjat e Zeza”. Pretendohet se gjatë gjithë kohës së Aktakuzës, Lahi Brahimaj ishte pjesëtar i UÇK-së, i vendosur në Jabllanicë dhe vartës i Ramush Haradinajt. Pretendohet se Lahi Brahimaj për një kohë të shkurtër shërbeu si zëvendëskomandant i Zonës Operative të Dukagjinit dhe më pas si drejtor i financës së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Në lidhje me gjashtë pikat e Aktakuzës për shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës, Dhoma ka nxjerrë përfundimet e mëposhtme:

    Pika 3:
    Më 13 qershor 1998, në rrugën midis Gjakovës dhe Klinës, ushtarë të UÇK-së rrëmbyen Dëshmitarin 6, shqiptar kosovar i besimit katolik. Ai u mbajt në objektin e UÇK-së në Jabllanicë për rreth gjashtë javë, ku u rrah vazhdimisht nga ushtarë të UÇK-së, ndër të cilët Nazmi Brahimaj, Lahi Brahimaj dhe Hamza Brahimaj. Dëshmitari 6 u akuzua se shoqërohej me serbë dhe se ishte spiun i tyre. Më 25 korrik 1998, Nazmi Brahimaj e liroi Dëshmitarin 6 nga objekti i UÇK-së në Jabllanicë. Dhoma është e bindur se janë vërtetuar akuzat për torturim dhe trajtim mizor të Dësh mitarit 6. Lahi Brahimaj nuk akuzohet për këtë pikë.

    Pika 4:
    Më 13 qershor 1998, në rrugën midis Klinës dhe Gjakovës, ushtarë të UÇK-së nxorën nga makina e tij Nenad Remishtarin, polic serb i komunikacionit rrugor. Ai u çua në objektin e UÇK-së në Jabllanicë ku u rrah keqas nga Nazmi Brahimaj dhe ushtarë të tjerë të UÇK-së. Të nesërmen, më 14 qershor 1998, Nenad Remishtari u nxor nga dhoma ku mbahej i burgosur në objektin e UÇK-së në Jabllanicë dhe që atëherë nuk është parë më. Ai ende konsiderohet i zhdukur. Dhoma është e bindur se janë vërtetuar akuzat për torturim dhe trajtim mizor të Nenad Remishtarit. Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë lidhur me çfarë ndodhi me Nenad Remishtarin pas nxjerrjes së tij nga dhoma në objektin e UÇK-së në Jabllanicë. Në këto rrethana, Dhoma konkludon se vrasja e Nenad Remishtarit nuk është vërtetuar.

    Dikur nga fundi i qershorit 1998, një boshnjak dhe tre malazezë të paidentifikuar, u sollën në objektin e UÇK-së në Jabllanicë ku u rrahën dhe u goditën me thikë nga ushtarë të UÇK-së në praninë e Nazmi Brahimajt dhe Hamza Brahimaj. Boshnjaku i paidentifikuar u akuzua për ndërprerje të rrymës elektrike. Dhoma është bindur se janë vërtetuar akuzat për trajtimin mizor të këtyre katër meshkujve, si dhe akuza për torturim të boshnjakut të paidentifikuar. Në mungesë të provave se tre malazezët e paidentifikuar u keqtrajtuan me synimin e nevojshëm për torturim, Dhoma konkludon se nuk është vërtetuar akuza për torturim të tre malazezëve.

    Pika 5;
    Më 13 apo 14 korrik 1998, ose rreth këtyre datave, Skënder Kuqi, shqiptar kosovar, u soll në objektin e UÇK-së në Jabllanicë në vendbagazhin e makinës së tij dhe u mbajt në një dhomë të objektit të UÇK-së. Ushtarë të UÇK-së, ndër të cilët Nazmi Brahimaj dhe Hamza Brahimaj, e rrahën në oborr menjëherë pas mbërritjes së tij, në praninë e Lahi Brahimajt.
    Të nesërmen, më 14 apo 15 korrik 1998, ose rreth këtyre datave, në objektin e UÇK-së në Jabllanicë u soll Pal Krasniqi, shqiptar kosovar i besimit katolik, i cili ishte nisur prej shtëpisë së tij në Pejë për t’u anëtarësuar në UÇK. Ai u mbajt në të njëjtën dhomë me Skënder Kuqin. Disa orë më pas, Lahi Brahimaj solli në objektin e UÇK-së në Jabllanicë, Dëshmitarin 3, shqiptar kosovar, i cili u mbajt në të njëjtën dhomë me Skënder Kuqin dhe Pal Krasniqin. Që të tre u rrahën vazhdimisht në objektin e UÇK-së në Jabllanicë. Një dëshmitar përshkroi gjendjen fizike të Skënder Kuqit dhe Pal Krasniqit si pasojë e rrahjeve me këto fjalë: “Asnjëherë s’kisha parë dikë në gjendje më të keqe. Kam parë të vdekur dhe të vrarë gjatë luftës, por nuk kisha parë ndonjëherë njerëz në atë gjendje, në gjendje shumë, shumë të keqe”, përfundon citimi. Gjat ë rrahjeve, Pal Krasniqi akuzohej se ishte spiun, kurse Skënder Kuqi se kishte shumë para . Lahi Brahimaj mori në pyetje Dëshmitarin 3 dhe më pas u tha dy femrave që të ushtroheshin në rrahje me shkopinj gome mbi Dëshmitarin 3. Dhoma është bindur se janë vë rtetuar akuzat për torturim dhe trajtim mizor të Skënder Kuqit, Pal Krasniqit dhe Dëshmitarit 3. Lahi Brahimaj nuk akuzohet për këtë pikë.
    Më 15 apo 16 korrik 1998 ose rreth këtyre datave, pas përpjekjes së tij të pasuksesshme për t’u arratisur nga objekti i UÇK-së në Jabllanicë, Skënder Kuqi u rrah shumë keq dhe më pas u çua në spital ku edhe vdiq. Dhoma është bindur se vdekja e Skënder Kuqit ishte pasojë e (komplikimeve) të lëndimeve të shkaktuara nga rrahjet që pësoi në objektin e UÇK-së në Jabllanicë. Akuza për vrasjen e Skënder Kuqit është vërtetuar. Pal Krasniqi pësoi rrahje të rënda dhe të vazhdueshme në objektin e UÇK-së në Jabllanicë. Dëshmitari 6 e pa për herë të fundit në objektin e UÇK-së në Jabllanicë, më 25 korrik 1998. Kufoma e tij u gjet në shtator 1998, në kanalin e liqenit të Radoniqit me lëndime në kokë, trup dhe duar, të shkaktuara nga armë zjarri. Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë lidhur me rrethanat e vdekjes së tij. Në rrethana të tilla, Dhoma nuk mund të konkludojë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se është vërtetuar akuza e vrasjes së Pal Krasniqit.


    Pika 6:
    Një ditë pas sulmit të forcave serbe kundër fshatit Grabanicë, më 19 maj 1998, ose rreth kësaj date, ushtarë të UÇK-së nxorën me dhunë Naser Likën dhe Fadil Fazliun nga një shtëpi në Zhabel. Gjatë këtij incidenti, ushtarët e UÇK-së i quajtën Fadil Fazliun dhe Naser Likën “tradhtarë”. Në Zhabel, ushtarët e UÇK-së rrahën dhe shkelmuan Naser Likën dhe Fadil Fazliun. Dhoma është bindur se janë vërtetuar akuzat për torturim dhe trajtim mizor të Naser Likës dhe Fadil Fazliut në lidhje me largimin e tyre të dhunshëm nga Zhabeli. Rrjedhimisht Dhoma është bindur se janë vërtetuar Pikat 3, 4, 5 dhe largimi i dhunshëm i Naser Likës dhe Fadil Fazliut nga Zhabeli, prej ushtarëve të UÇK-së, sikundër pretendohet në Pikën 6.

    Pikën 1 të Aktakuzës pretendohet vras ja, trajtimi mizor dhe torturimi i Ivan Zariqit, serb i Kosovës, dhe Agron Berishës dhe Burim Bejtës, romë/e gjiptianë të Kosovës.
    Provat vërtetojnë se më 17 ose 18 maj 1998, këta tre meshkuj u nisën me qerre me kalë nga fshati Dollc në drejtim të mullirit në fshatin Grabanicë për të bluar një thes misër. Ata mbërritën në Grabanicë në të njëjtën ditë. Pas kësaj dite, ata nuk u panë më kurrë nga të afërmit e tyre. Prokuroria paraqiti dy dëshmitarë për të provuar pretendimin e saj se çfarë ndodhi pasi Ivan Zariqi, Agron Berisha dhe Burim Bejta u panë për herë të fundit nga të afërmit e tyre. Sipas dëshmisë së njërit prej këtyre dy dëshmitarëve, tre meshkujt u keqtrajtuan në objektin e UÇK-së në Jabllanicë dhe u vranë dhe të tre të Akuzuarit morën pjesë në keqtrajtimin dhe vrasjen e tyre. Sipas dëshmisë së dëshmitarit tjetër, në keqtrajtimin e tre viktimave morën pjesë Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj. Dëshmitari i parë ndryshoi disa herë rrëfimin e tij në disa aspekte thelbësore. Ai vazhdimisht binte ndesh me dëshminë e vet e cila u kundërshtua edhe nga dëshmi të tjera të marra në proces. Dëshmia e dëshmitarit të dytë u karakterizua nga mospërputhje dhe kundërthënie të konsiderueshme. Dhoma nuk është bindur se dëshmitë e dy dëshmitarëve ishin të besueshme. Për arsyet e shtjelluara në Aktgjykim, Dhoma konkludon se Pika 1 nuk është vërtetuar.

    Pikën 2 të Aktakuzës pretendohet vras ja dhe trajtimi mizor i dy meshkujve romë/egjiptianë - Ukë Rexhepajt dhe dhëndrit të tij, Nesret Alijaj, nga fshati Grabanicë.
    Provat vërtetojnë se më 20 maj 1998, në rrugë n midis Grabanicës dhe Dollovës, persona të veshur me rroba kamuflimi me ngjyrë të gjelbër të errët dhe që flisnin shqip, ndaluan Ukë Rexhepajn dhe Nesret Alijajn, ua lidhën duart, ua mbuluan sytë dhe i futën në një makinë e cila u nis në drejtim të panjohur. Prokuroria nuk paraqiti prova të drejtpërdrejta në lidhje me çfarë ndodhi me Ukë Rexhepajn dhe Nesret Alijajn pas rrëmbimit të tyre nga rruga midis Grabanicës dhe Dollovës. Ajo mbështetet në dëshminë e një dëshmitari nga një proces tjetër, i cili nuk u mor në pyetje nga Mbrojtja lidhur me dëshminë e tij se dy burra të paidentifikuar me prejardhje rome që kishin lidhje vjehërr-dhëndër me njëri-tjetrin, ishin të pranishëm në objektin e UÇK-së në Jabllanicë. Për arsyet e shtjelluara në Aktgjykim, Dhoma konkludon se Pika 2 nuk është vërtetuar.

    Pika 6 përmban akuza shtesë për keqtrajtimin e Naser Likës, shqiptar kosovar, në objektin e UÇK-së në Jabllanicë. Prokuroria paraqiti vetëm një dëshmitar në mbështetje të kësaj akuze; ky ishte njëri nga dy dëshmitarë t që paraqiti Prokuroria për Pikën 1. Dhoma nuk u bind mbi besueshmërinë e këtij dëshmitari. Konkretisht, Dhoma nuk u bind se gjatë kohë së Aktakuzës dëshmitari ishte faktikisht i pranishëm në objektin e UÇK-së në Jabllanicë dhe se faktikisht kishte parë ngjarjet për të cilat dëshmoi. Dhoma fitoi përshtypje të qartë se kishte të ngjarë që ky dëshmitar po ritregonte çfarë kishte dëgjuar nga të tjerët. Për arsyet e shtjelluara në Aktgjykim, Dhoma përfundon se nuk janë vërtetuar akuzat për torturim dhe trajtim mizor të Naser Likës në objektin e UÇK-së në Jabllanicë, parashtruar në Pikën 6.

    Pretendimi qendror në Aktakuzën në fuqi është ekzistenca e ndërmarrjes së përbashkët kriminale (do t’i referohem me “NPK”), qëllim i përbashkët i të cilës ishte konsolidimi i kontrollit të plotë të UÇK-së mbi Zonën Operative të Dukagjinit përmes largimit të paligjshëm dhe keqtrajtimit të civilëve serbë të Kosovës, keqtrajtimit të civilëve shqiptarë kosovarë dhe romë/egjiptianë të Kosovës si dhe civilëve të tjerë që bashkëpunonin apo mendohej se bashkëpunonin me forcat serbe, apo ndryshe nuk e përkrahnin UÇK-në. Pretendohet se NPK-ja ekzistoi nga marsi i vitit 1998, apo rreth kësaj kohe dhe së paku deri në fund të shtatorit 1998.


    Prokuroria nuk paraqiti dëshmi të drejtpërdrejta për të provuar se krimet e vërtetuara u kryen në kuadër të NPK-së, pjesëmarrës të së cilës ishin tre të Akuzuarit. Dhoma shqyrtoi provat rrethanore që paraqiti Prokuroria për të provuar këtë pretendim. Në këto prova bëjnë pjesë komunikatat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së të botuara në media, të cilat përmbajnë informacion në lidhje me sulme apo “masa” të UÇK-së kundër bashkëpunëtorëve të autoriteteve serbe. Dhoma konkludon se informacioni në komunikata me gjasë ekzagjerohej ose ndryshohej për qëllime propagandistike; shpeshherë ky informacion ishte i paqartë dhe nuk përmbante të dhëna për kohën dhe vendin e incidentit, për identitetin e kryesit apo të viktimës, dhe as për statusin e tyre, ushtarak apo civil.
    Gjithashtu, Dhoma mori dëshmi në lidhje me lista të ndryshme emrash, të cilat sipas Prokurorisë, ishin, citoj “lista të zeza të UÇK-së me emrat e personave që dyshohej se nuk ishin besnikë ndaj UÇK-së, se ishin përkrahës të partisë kundërshtare LDK, apo punonin për autoritetet serbe”, përfundon citimi. Si provë materiale është marrë vetëm një listë e tillë në formë të shënimeve me shkrim nga një takim me titull, citoj “Persona të kërkuar/ose të zhdukur ”, përfundon citimi, qëllimi i të cilës nuk u vërtetua nga provat e tjera. Dhoma konkludon se provat e paraqitura lidhur me lista të tilla nuk mbështesin përfundimin se ekzistonte një NPK me qëllim të përbashkët kriminal, siç pretendohet në Aktakuzë.

    Në pjesët përkatëse të rregullores së polici së ushtarake të UÇK-së thuhet se policia ushtarake e UÇK-së kishte për detyrë, citoj “të hetojë dhe zbulojë [...] të gjithë personat të cilët bashkëpunojnë në çfarëdo mënyre me armikun”, përfundon citimi, dhe citoj “të marrë masa kundër gjithë atyre që punojnë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përfundon citimi. Duke marrë parasysh provat në lidhje me veprimtarinë e policisë ushtarake të UÇK-së në terren, Dhoma përfundoi se rregullat e lartpërmendura nuk provojnë ekzistencën e NPK-së.

    Përveç incidenteve që ndodhën në objektin e UÇK-së në Jabllanicë, Dhoma konkludoi se janë vërtetuar edhe incidentet e mëposhtme të keqtrajtimit të civilëve në territorin e Zonës Operative të Dukagjinit nga ushtarë të UÇK-së: keqtrajtimi prej pjesëtarëve të UÇK-së, midis tyre Zeqir Nimonaj, Daut Haradinaj dhe Besnik Haradinaj, i Mijat Stojanoviqit, Dragosllav Stojanoviqit dhe Veselin Stijoviqit më 18 prill 1998, në kompleksin e shtëpive të familjes Stojanoviq dhe në shtëpinë e Smajl Haradinajt në Gllogjan; keqtrajtimi prej pjesëtarëve të UÇK-së i Novak Stijoviqit dhe Stanisha Radosheviqit më 22 prill 1998 në Gllogjan dhe rrahja e përkthyesit shqiptar të ekipit të ECMM-së në Gllogjan nga Idriz Balaj më 11 gusht 1998. Duke marrë parasysh rrethanat e veçanta të secilit prej këtyre incidenteve, dhe në veçanti ngjarjet që ndodhën para dhe pas keqtrajtimit dhe lirimit të mëvonshëm të viktimave, Dhoma përfundon se asnjë prej këtyre incidenteve nuk tregon rregullsi apo plan për keqtrajtimin e civilëve, siç pretendohet në Aktakuzë. Për shembull, pas një prej këtyre incidenteve, një ushtar i UÇK-së u kërkoi falje viktimave, duke fajësuar grupet e pakontrollueshme dhe ekstremiste brenda UÇK-së.


    Dhoma konkludoi se Jah Bushati, Dëshmitari 6, Nenad Remishtari, një boshnjak dhe tre malazezë të paidentifikuar, Pal Krasniqi, Skënder Kuqi dhe Dëshmitari 3, u mbajtën në objektin e UÇK-së në Jabllanicë dhe u rrahën vazhdimisht nga ushtarë të UÇK-së. Dhoma konkludoi se rrahjet, me përjashtim të rrahjes së Jah Bushatit, i kryen Nazmi Brahimaj, Hamza Brahimaj, Naser Brahimaj dhe Lahi Brahimaj. Me përjashtim të Jah Bushatit dhe tre malazezëve, të gjitha viktimat e tjera u akuzuan se ishin spiunë apo se shoqëroheshin me serbë apo kishin lidhje me forcat serbe. Këto përfundime të Dhomës çojnë drejt mundësisë së ekzistencës të një plani të përbashkët ndërmjet Nazmi Brahimajt, Hamza Brahimajt, Naser Brahimajt, Lahi Brahimajt dhe ushtarëve të tjerë të UÇK-së, në objektin e UÇK-së në Jabllanicë, për mbajtjen dhe keqtrajtimin e personave të cilët, për mendimin e tyre, bashkëpunonin me forcat serbe dhe nuk e përkrahnin UÇK-në. Në Aktakuzën në fuqi nuk pretendohet një plan i tillë i përbashkët dhe kjo çështje është jashtë kuadrit të këtij procesi gjyqësor. Gjithsesi, Dhoma vëren se, edhe sikur të ishte vërtetuar ekzistenca e këtij plani të përbashkët, për të cilin Dhoma ka konkluduar se nuk ekzistonte, nuk ka asnjë provë që tregon se Ramush Haradinaj apo Idriz Balaj u përfshinë një plan të tillë të përbashkët.
    Përkundrazi, provat vërtetojnë se kur Ramush Haradinaj mësoi për burgosjen dhe keqtrajtimin e Skënder Kuqit, ai shkoi në Jabllanicë për të biseduar me Nazmi Brahimajn në lidhje me lirimin e Skënder Kuqit, dhe i tha që, citoj “nuk duhet të ndodhë më një gjë e tillë sepse është në dëm të kauzës sonë”, përfundon citimi. Kur Dëshmitarin 3 e çuan tek Ramush Haradinaj pas arratisjes së tij nga Jabllanica dhe arrestimit të tij të mëpasshëm nga Lahi Brahimaj, Ramush Haradinaj i ofroi Dëshmitarit 3 bukë dhe strehim dhe e liroi duke e lejuar të kthehej tek familja e tij. Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë të besueshme për të vërtetuar se Ramush Haradinaj së paku kishte dijeni për krimet e kryera në objektin e UÇK-së në Jabllanicë. Në provat që pranoi Dhoma nuk përmendet askund se Idriz Balaj ishte i pranishëm në objektin e UÇK-së në Jabllanicë, apo se ai kishte dijeni për këto krime.

    Pasi ka shqyrtuar të gjitha provat rrethanore e paraqitura në këtë proces për vërtetimin e ekzistencën së NPK-së të pret enduar në Aktakuzë, Dhoma konkludon se nuk është vërtetuar qëllimi i përbashkët i NPK-së . Rrjedhimisht, Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj nuk janë penalisht përgjegjës për pjesëma rrje në NPK në lidhje me krimet e akuzuara në Pikat 3, 4, 5 dhe 6 të Aktakuzës. Lahi Brahimaj nuk është penalisht përgjegjës për pjesëmarrje në NPK në lidhje me krimet e akuzuara në Pikat 4 dhe 6 të Aktakuzës.

    Ndryshe, Ramush Haradinaj akuzohet se urdhëroi, nxiti ose ndihmoi dhe inkurajoi krimet e akuzuara në Pikën 6. Dhoma përfundoi se nuk janë vërtetuar krimet e akuzuara në këtë Pikë, me përjashtim të incidentit kur ushtarë të UÇK-së larguan me dhunë Naser Likën dhe Fadil Fazliun nga Zhabeli. Nuk ka prova që sugjerojnë e aq më pak që provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Ramush Haradinaj nxiti apo udhëzoi ushtarët e UÇK-së të cilët larguan me dhunë Naser Likën dhe Fadil Fazliun nga Zhabeli që të kryenin këto veprime, apo se ai ndihmoi dhe inkurajoi kryerjen e këtij krimi.

    Ndryshe, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj akuzohen se kryen, planifikuan ose ndihmuan dhe inkurajuan kryerjen e krimeve të akuzuara në Pikën 6. Dhoma konkludon se nuk u vërtetuan krimet e akuzuara në këtë Pikë, me përjashtim të incidentit kur ushtarë të UÇK-së larguan me dhunë Naser Likën dhe Fadil Fazliun nga Zhabeli. Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë në mbështetje të akuzave se Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj kryen, planifikuan, ndihmuan ose inkurajuan kryerjen e këtij krimi. Rrjedhimisht, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj nuk mbajnë përgjegjësi penale në lidhje me krimet e akuzuara në Pikën 6, duke përfshirë format e tjera alternative të përgjegjësisë.

    Ramush Haradinaj: : Ju lutem ngrihuni.

    Dhoma ju shpall TË PAFAJSHËM në lidhje me të gjitha pikat e Aktakuzës. Dhoma urdhëron lirimin tuaj nga Njësia e Paraburgimit e Kombeve të Bashkuara pas përfundimit të formaliteteve të nevojshme, në qoftë se nuk ndodheni në paraburgim në bazë të ndonjë urdhri tjetër në fuqi për paraburgim.

    Mund të uleni.


    http://www.icty.org/x/cases/haradina...29_summary.pdf
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 19-07-2013 më 21:08

Faqja 8 prej 15 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •