Mungojne une dhe ti! Te tjeret?! Si gjithnje te pranishem, per te na kujtuar "diamantet" e cdo nate ende te pa zbuluar...
Mos u vrenjt ashtu! Une flas jo ne gjuhen e plageve, pervecse t'i kursej ato... deri edhe tek ajo pjese e imja e cila nuk i bindet asnje urdheri te forme-rendit logjik! Tek e fundit, ne mbesim po ata: "te distancave" nje, dy, tre apo dhe te disa llojeve te tjera.
Ky zemėrim nuk eshte per ate zemer! Te artat enderra nuk njohin gjuhe vegimesh. Ndjenjash copetuar, befas!... te rigjej!
E ndersa shtohen karvanet e dhimbjes, humbasin largesive nje ngjyreshe, ata!
Njeriu dhe bota e tij e brendshme kane nevoje per,
me mire s'po e them! S'mund te lejoj te me detyrojne t'u fanepsem urimeve fjaleboshe ne emer te nje kapricoje te mbivirtytshme prej lypesi!
Sa vite kane kaluar qe prej lindjes suaj, shkelqeisia juaj Mr.Njeri? Nga kto, cilat vite do te rikrijonin papushim nje pirg me forme zigzag i kohezgjatjes te se kaluares, sesa nje enderr e paplotesuar e lindur thjesht nga nje imagjinate e lodhur e asaj dite, tashme te njohur per orvatjet tinzare te saj ndaj nje cope te mishte si ti? E pra, nuk ka pse t'ia pranojme vetes ato 'andralla' per te cilat ne nuk do te kishim 'firmosur' per t'i pasur, ne radhe te pare. Sidoqofte, Ne nuk jemi edhe aq te paditur per te mos njohur 'kurthet' ndaj nesh!
Sa here keni vizituar banjen sot? Uroj qe perpjekjet gjate operacionit...shqites te kene qene te suksesshme edhe ne planin e formimit te nje qytetari te denje dhe koshient per eliminimin e cdo lloj mbeturine sado mikrotoksike per shendetin tuaj dhe sidomos te te tjereve! Jeni dhe mbeteni shembullor per aq kohe sa nuk rreshtni perpjekjet per....t'u shkeputur prej ngurtesise te trupit tuaj antik.
Kalimtare, gjithcka... pervec aktit te nje te sapolinduri! Ditet shtohen, zgjasin...neteve perendojne, sebashku me lindjen e ndonje ylli te vonuar.
Ajo, gjithmone fal! timen, urrejtje frikacake!! Une, gjithmone ankesat rreshtoj; dedikime jetesh pa jete...
Une nuk jetoj thjesht per nevojat e mia, pervecse me duhet t'i urrej ato per aq kohe sa do te mund te arrij tek nje tjeter vend, hapesire, dritare...
Sikur shoqėria jonė nė vend tė tempujve fetarė tė ndėrtoj burgje injorance. Ku tė burgosurit ti shtynė me dhunė tė lexojnė libra!
- The rest is silence.
E meshiroj budallallepsjen/rrumpallosjen ne maksimumin e mundshem por, aspak psikopatine, megjithese buron nga i njejti burim si edhe cdo semundje tjeter mendore.
Isha njėzet vjeē dhe pyeta: “Kur do ta njoh?”
Nė njėzetė e pesė thashė: “Kur ta kem njohur,do tė jemi gjithmonė bashkė”.
U bėra tridhjetė dhe ne ishim bashkė.Nė tridhjetė e pesė ishim pėrsėri bashkė.
Po mbushja dyzetė kur bėmė udhėtimin e madh.Nuk mbaj mend se ku vajtėm,por kthimi ishte njėlloj si prej botės sė pėrtejme:Njėri prej nesh u tjetėrsua aq shumė,sa e humbi toruan edhe tjetri.
Nė dyzet e pesė u ndamė.
Pesėdhjetė vjeē i trokita nė derė.Doli dikush dhe mė tha:
- Ajo po fle.Ke ndonjė porosi?
- Jo, – i thashė, – vetėm desha tė di nėse ėshtė mirė.
- Ajo ėshtė mirė, – tha.
Ende s’jam pesėdhjetė e pesė qė ta di nėse ėshtė zgjuar nga gjumi dhe a vazhdon tė jetė mirė.
Ndoshta kur tė bėhem gjashtėdhjetė, do tė pyes veten: “A do ta shoh mė?”
Nėse nė gjashtėdhjetė e pesė nuk do tė jetė ajo qė do tė trokasė tek unė,shtatėdhjetė vjeē do tė martohem me njė tjetėr.Kam frikė tė plakem, por sidomos kam frikė tė vdes,pa pasur pranė njė dorė gruaje.![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Barbarossa : 07-07-2013 mė 09:00
Krijoni Kontakt