Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    shqiptaret e maqedonise, kane qene nder shqiptaret me te diskriminuar ne ish shtetin e jugosllavise, te diskriminuar ne arsim, si shtyllen me kryesore te zhvillimit te tyre dhe ne çdo sfere tjeter qofte politike dhe ekonomike, por me ndryshimin e rrethanave jane duke u zgjuar e duke u ngritur. Ata qe pohojne diçka te tille per shqiptaret e maqedonise, siç jane mesuar nga stereotipet, jo turq, jo bla,bla,bla mund te them qe jane shume te painformuar. Shqiptaret e maqedonise nuk mund ti identifikosh se dikush njeh atje nje Mendu Thaq e Ali Ahmeta dhe keshtu jane te gjithe ose nga pamjet qe enkas regjistrohen permes TV per tu treguar ja shikoj turqit.

    Ne kontestin kombetare, llogarit ketu, ate qe ishin te diskriminuar dhe pa arsimim te pergjithshem te popullates, ne situatat qe e ka kerkuar çeshtja kombetare, e sidomos ajo financiare, lirisht mund te thuhet qe kane kontribuar ne valute, US Dollare, Deutsche Mark e Switzerland Francs me shume se vete kosovaret per vendin e tyre. Jane njerez humanitare dhe te urte.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Doni-88
    Anëtarësuar
    09-02-2013
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    248

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Mendim me se pozitive, jane vellezrit e mij te nje gjaku, gjuhe, tradite dhe historie.

  3. #13
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Citim Postuar më parë nga Doni-88 Lexo Postimin
    Mendim me se pozitive, jane vellezrit e mij te nje gjaku, gjuhe, tradite dhe historie.
    Ashtu zoteri,mua nuk ma merr mendja qe ndonje kosovar/kosovare te kete opinion ndryshe per shqiptaret e maqedonise.Bashke kemi kaluar dekada e dekada tmerri nga sllavo shovenistet dhe kemi mbijetuar bashkerisht.Shqiptaret e Maqedonise kane dhene gjithcka per Kosoven.
    Mirepo eshte e pakuptueshme denigrimi dhe perbuzja qe e shprehin shumica e forumisteve nga Shqiperija,shkojne aq larg sa mohojne edhe identitetin Shqiptar tonin...kane aq urrejtje patologjike ndaj Islamit, qe duke luftuar kete religjion, jane te gatshem te dalin ne pozitat sllave !! ... Shqiptaret e Maqedonise jane pjese e pandare e kombit Shqiptar.

    Disa figura kombetare nga Maqedonija ( mes qindrash) :

    - Anjeze Bojaxhiu (Shkup) - Humaniste,fituese e cmimit Nobel per Paqe.
    - Luan Starova (Pogradec / Shkup) - Akademik,shkrimtar i njohur,fitues i shume cmimeve letrare nderkombetare,ndoshta shkrimtari me i perkthyer mbas Kadares.
    - Mehmet Pashe Derralla (Tetove) - Atdhetar,protagonist i LSHP,Nenshkrues i deklarates se Pavaresise se Shqiperise,minister i pare i Mbrojtjes ne qeverine e I.Qemalit.
    - Josif Bageri (Gostivar ) - Atdhetar dhe figure e shquar e Rilindjes Kombetare Shqiptare.
    - Jashar Erebara ( Diber ) - Atdhetar dhe intelektual i kohes,Kontribues madhor per Kongresin e Alfabetit,Shpalljen e pavaresise se Shqiperise,Kongresit te Lushnjes.
    - Dervish Cara (Tetove) - Udheheqes i kryengritjes antiosmane 1844.
    - Ibrahim Temo (Struge) - Veprimtar dhe personalitet i shquar i Rilindjes Kombetare Shqiptare.
    - Dervish Hima ( Oher ) - Veprimtar atdhetar dhe publicist,Pjesmarres i madh i Rilindjes kombetare,Organizator i Kongresit te Bukureshtit,pavaresia e Shqiperise 1912.
    - Ferid Murati * - Nobelist
    - Idriz Seferi ( Karadaku i Shkupit) - Udheheqes i kryengritjes se pergjithshme antiosmane 1912
    - Arber Xhaferi (Tetove) - nje nder politikanet me me ndikim ne trojet shqiptare.
    - Vehbi Agolli ( Diber ) - Nenshkrues i deklarates se pavaresise se Shqiperise,Kryetar i pare i Parlamentit Shqiptar,Kryetar i pare i komunitetit musliman shqiptar,Veprimtar i madh i ceshtjes kombetare.
    - Nexhat Agolli ( Diber) - Politikan, luftetar kunder " Ceshtjes se shenjte Serbe",pushkatuar.
    - Sule Hotla,Xheme Gostivari - Luftetare per mbrojtjen e trojeve etnike.
    - Nga 40 nenshkruesit te Deklarates se Pavaresise se Shqiperise ,5 jane nga Maqedonija e sotme ( Vehbi Agolli,Derralla,Murteza Aliu,Nuri Sajliu,Zyhdi Ohri ).

    etj.etj.....Pak me shume respekt ndaj shqiptareve te maqedonise,nuk do ju bente keq juve nga Albania !
    Ndryshuar për herë të fundit nga qeveriablu : 16-06-2013 më 22:26
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  4. #14
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Pak me shume respekt ndaj shqiptareve te maqedonise,nuk do ju bente keq juve nga Albania !
    Ata plehra qe japin komente idiote jane pikerisht vellezerit e tu qe ju bashkon urrejtja ndaj Islamit. Shqiptaret nga albania nuk i perfaqsojne aspak 2-3 legene interneti.

    Shqiptaret jane shqiptare kudo jetofshin ne maqedoni apo qofte dhe ne mozambik. Ata qe bejne dallime mes shqiptareve jane vetem disa kerma qe skane burreri ta thone ate hapur por fshihen si minjte ne internet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #15
    Style & Substance Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    1,816

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Ata plehra qe japin komente idiote jane pikerisht vellezerit e tu qe ju bashkon urrejtja ndaj Islamit.
    Hajde de,edhe une ne mesin e tyre !!
    Pikepamjet e mia nuk jane fetare por nacionaliste.Te njejtin qendrim kam edhe ndaj krishterimit edhe ndaj Islamit.
    Por problemi yt / i juaji eshte qe nuk dini ta dalloni kritiken,dhe te gjith i fusni ne nje thes.

    Nuk ke horizont dhe dijapazon te kapesh shume gjera , qendro ne extremin ku je !
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe),dhe ato 520 (prodhime greke) !

  6. #16
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Citim Postuar më parë nga qeveriablu Lexo Postimin
    Hajde de,edhe une ne mesin e tyre !!
    Pikepamjet e mia nuk jane fetare por nacionaliste.Te njejtin qendrim kam edhe ndaj krishterimit edhe ndaj Islamit.
    Por problemi yt / i juaji eshte qe nuk dini ta dalloni kritiken,dhe te gjith i fusni ne nje thes.

    Nuk ke horizont dhe dijapazon te kapesh shume gjera , qendro ne extremin ku je !
    Nacionalizem? Per c'fare nacionalizmi e ke fjalen? Hidhi nje sy historise shqiptare dhe do shikosh qe pionieret e nazionalzimit shqiptar kane rrenje muslimane apo te krishtere. Nacionalizmi yt mban ere komunizmi sepse vetem ai e konceptonte bashkimin e shqiptareve larg feve. Naiviteti yt ose me mire injoranca jote shkon edhe me tej dhe harron qe shqiptaret e maqedonise ne syrin e shqiptareve te albanise jane muslimane. Duke i fryre shume asaj teorise tende bajate se muslimanet jane turq ja ku po dalin rezultatet e para te palacove qe ta mbeshteten teorine vetem se ne kete rast te bene ''turk'' dhe ty qe gabimisht ke lindur ne katundet e komanoves.

    P.s Ironine e ke shume te dale mode. 1800 postimet qe ke me mua dhe me sojin tim i ke konsumuar
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #17
    Perjashtuar Maska e Shkoder Maj1478
    Anëtarësuar
    26-06-2013
    Vendndodhja
    Cydonia, Mars
    Postime
    18

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Njof nja djale nga Tetova, jane si gjithe shqiptaret e tjere.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Citim Postuar më parë nga Shkoder Maj1478 Lexo Postimin
    Njof nja djale nga Tetova, jane si gjithe shqiptaret e tjere.
    njerez te ligj apo te mire?

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Nuk kam njohur ndonje mga afer, por kam degjuar qe ne familjet shqiptare ne Maqedoni gjen ca tradita teper te ekzagjeruara, qe ne Shqiperi si gjen me. P.sh Larja e kembeve te mikut, puthja e dores se pleqve nga nuset, etj.
    Feelings change - memories don't.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Ardijan Reka
    Anëtarësuar
    14-12-2012
    Vendndodhja
    Romë, Itali
    Postime
    14

    Për: Çfarë mendimi kanë shqiptarët në përgjithësi për shqiptarët e Maqedonise ?!

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Nuk kam njohur ndonje mga afer, por kam degjuar qe ne familjet shqiptare ne Maqedoni gjen ca tradita teper te ekzagjeruara, qe ne Shqiperi si gjen me. P.sh Larja e kembeve te mikut, puthja e dores se pleqve nga nuset, etj.
    Keta tradita nuk i gje dot ne Maqedoni (si ne qytete ashtu ne fashatrat). Jane pralla!!
    Nuk e kam ditur që ekziston nje mitizim te tille per shqiptaret e Maqedonise.. Dilni o njeres, beni ndonje vizit ne trojet shqiptare per te shuar paragjykimet dhe injorancat që po mbysin njerezimin.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •