Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Postuar në: Dossier | Me: 14/02/2013






    Sipas të dhënave të “Calendario Atlante De Agostini” të vitit 2006 dhe shifrave të publikuara nga Enti Statistikor Grek, deri në vitin 2006

    Në proceset e zhvillimeve të sotme , miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i “Rezolutës për zgjidhjen e çështjes çame”, për njohjen dhe mbështetjen e të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin e spastrimin etnik, rikthimi i pronave, njohja e të drejtës së riatdhesimit etj. është një imperativë që do të nxisë fillimin e një procesi integrues ndërkufitar , subrajonal e më gjerë.

    Shpërngulja me dhunë dhe çrregullimet demografike

    Krahina shqiptare e Çamërisë , deri në prag të Luftës së Dytë Botërore, ishte një rajon me përbërje etnike homogjene, ku mbi 82% të popullsisë e përbënin shqiptarët. Sipas statistikave greke të vitit 1937 Çamëria kishte 279 fshatra me një popullsi prej 112.619 banorë, nga të cilët 92.415 ishin shqiptarë , ndërsa 20.200 banore ishin grekofonë.

    Procesi i shpërnguljes me dhunë të popullsisë shqiptare nga trojet e veta në Çamëri, që ka nisur gjatë Luftrave Ballkanike 1912-1913, u fut në një fazë të re gjatë Luftes Italo-greke 1940-1941 dhe arriti pikën kulmore me ngjarjet e viteve 1945-1945.

    Gjatë fushatës greke të spastrimit etnik nga 27 qershori 1944, deri në mars 1945 u vranë mbi 2.770 civilë, u plaçkitën dhe më pas u dogjën 68 fshatra dhe 5.800 shtëpi. Si pasojë e këtij genocidi mbi 35 mijë shqiptarë të fesë muslimane u shpërngulën nga vatrat e tyre dhe u vendosën në shtetin amë, në Shqipëri.

    Gjatë emigracionit mbi 2600 persona gjetën vdekjen, si rezultat i mungesës së ushqimit dhe sëmundjeve të ndryshme. Në nderim të këtyre viktimave të genocidit grek, me mbështetjen e PDIU-së është projektuar dhe është çelur fondi për ndërtimin e një memoriali përkujtimor në fshatin Kllogjer të Sarandës.

    Shpërngulja me dhunë e popullsisë shqiptare muslimane nga krahina e Çamërisë solli me vete rriskun e ngushtimit etnik të trojeve shqiptare. Trojet e trungut etnik të rretheve: Filat, Gumenicë, Paramithi , Prevezë etj, të populluar me shumicë prej shqiptarëve, u populluan nga kolonë greke e vllehë.

    Në gjysmën e dytë të shek XX e deri në ditët tona ka vijuar politika për helenizimin e krahinës e orjentuar në dy rrugë :

    -intensifikimin e procesit të helenizimit të shqiptarëve të krishterë nëpërmjet shkollës, kishës dhe administrates.

    -kolonizimi i kahinës me emigrantë grekë dhe vllehë, të ardhur nga pjesë të ndryshme të Greqisë, kryesisht nga Rajoni i Pindeve dhe Atika.

    Migrimet e dhunshme sollën çrregullime demografike, pasi u shoqëruan me vrasjen dhe shfarosjen e mbi 5 mijë personave dhe shpërnguljen e gjithë popullsisë shqiptare muslimane që përbente pjesën më vitale të krahinës.

    Sot rreth 300 mijë banorë me origjinë nga Çamëria jetojnë në Shqipëri dhe përllogaritet se rreth 400 mijë të tjerë jetojnë në diasporë, më së shumti në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Duke u mbështetur në regjistrimin grek të vitit 1951, i fundit ku jepen të dhëna për përkatësinë fetare dhe gjuhën amtare të popullsisë që jeton në Greqi , del se numri i popullsisë shqiptare etnike , kryesisht të krishterë në kahinën e Çamërisë ishte 22.736 banorë (R.Clogg-“Historia e përmbledhur e Greqisë”-Tiranë 2004, fq 233).

    Sipas të dhënave të “Calendario Atlante De Agostini” të vitit 2006 rezulton se numri i popullsisë shqiptare etnike në Greqi arrin në 165 mijë banorë. Ky tregues statistikor është në logjikën e shtimit natyror normal të popullsisë për periudhën nga viti 1951, që kemi të dhëna nga Enti Statistikor grek, deri në vitin 2006, sipas të dhënave të enciklopedisë italiane “De Agostini”. Nga të dhënat e mësipërme rezulton se numri i popullsisë çame në Shqipëri , diasporë dhe në Greqi (krahinën e Çamërisë) arrin në rreth 865 mijë banorë.

    Në dhjetëvjeçarët e fundit shtimi natyror i popullsisë në Epir ka qenë mjaft i ulët, me një shtim mesatar vjetor prej 1400 banorësh. Në vitin 2007 , në krahasim me vitin 2001, ka pasur një saldo negative të shtimit vjetor të popullsisë, me një vlerë prej minus 5300 banorë. Ndërsa në vitin 2011, në krahasim me vitin 2007, kjo saldo negative arriti në minus 13.770 banorë (“Calendario Atlante De Agostini” -2013).

    Këta tregues të shtimit të popullsisë janë pasojë e ritmeve të ulta të shtimt natyror dhe janë të lidhur veçanërisht me dukuritë e eksodit rural dhe të emigracionit të jashtëm.

    Në dhjetëvjeçarët e fundit në Epir janë shpopulluar rreth 347 fshatra, të cilët aktualisht janë krejtësisht të braktisur. Për rrjedhojë dendësia mesatare e popullsisë është mjaft e ulët, 37 banorë për km².

    Ky tregues është 2.5 herë më i ulët se dendësia mesatare e Greqisë dhe rreth 3 herë më e ulët se dendësia mesatare e Shqipërisë. Në këto rrethana, sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore të cilat kanë qenë të kultivuara apo kullota për bagëtinë , janë degraduar dhe dezertifikuar.

    Epiri , rajoni më i prapambetur dhe më i izoluar në Greqi.

    Pas shkputjes së Çamërisë nga trungu etnik dhe pushtimit të saj nga Greqia, proceset natyrore të zhvillimit ekonomik u ndërprenë. Ndryshimi i strukturës demografike të popullsisë, shpërnguljet masive dhe prishja e ekuilibrave në variablet, toka-puna-kapitali, ndikuan negativisht në zhvillimin ekonomik të krahinës, veçanërisht në gjysmën e dytë të shek XX.

    Në bazë të ligjit absurd të luftës mbahen në “sekuestro konservative” dhe u është dhënë në pronësi toka, fabrikat, punishtet, dyqanet, shtëpitë dhe gjithë pasuria e paluajtshme e popullsisë çame , kolonëve grekë, të cilët janë të pamotivuar për zhvillimin e ekonomisë.

    Sot Epiri është rajoni më i prapambetur dhe më i izoluar në Greqi, me lidhje të pakta ekonomike me rajonet e tjerë. Rajoni Qendror i Athinës dhe Rajoni Verior i Selanikut , që përbëjnë dy polet më të zhvilluara ekonomike në Greqi dhe qendrat gravituese të saj, i kanë kthyer shpinën Epirit.

    Epiri (Çamëria) ka pasuri të rëndësishme natyroro-klimatiko-tokësore ku mund të veçojmë sipërfaqet e konsiderueshme të tokës bujqësore, ujrat, pyjet, kullotat, resurset turistike, bimë mjekësore etj. Këto pasuri natyrore historikisht kanë favorizuar zhvillimin e bujqësisë , blegtorisë, peshkimit, artizanatit, tregtisë, veçanërisht fruit-kulturës, vitikulturës, ovikulturës etj.

    Për të nxitur këto procese ekonomike tradicionale dhe për të siguruar një Zhvillim të Qëndrueshem në të ardhmen është e domosdoshme që të vendosen ekuilibrat e nevojshëm në trinomin lokacional toka-puna-kapitali. Në këto rrethana një nga rrugët e zhvillimit të rajonit është riatdhesimi i popullsisë came, prej 300 mijë banorësh, që jetojnë në Shqipëri, si dhe kthimi i pronave të tyre.

    Ky proces do të përmirësonte në mënyrë të ndjeshme situatën demografike dhe ekonomike të kësaj krahine. Shqiptarët e riatdhesuar do të ishin shumë të motivuar për zhvillimin e prosperitetin e krahinës dhe do të kishin vullnetin e duhur për të arritur këto qëllime. Ata do të integroheshin shumë shpejt në proceset e ndarjes shoqërore gjeografike të punës dhe do të kontribuonin në vendosjen e ekuilibrave të zhvillimit hapësinor-lokacional në raportet qendër-periferi.

    Sfida për zhvillimin dhe integrimin subrajonal të krahinës së Çamërisë.

    Në proceset e zhvillimeve të sotme , miratimi nga Kuvendi i Shqipërisë i “Rezolutës për Zgjidhjen e Çështjes Çame, për njohjen dhe mbështetjen e të gjitha të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, sipas parimeve të legjislacionit ndërkombëtar mbi genocidin e spastrimin etnik, rikthimi i pronave, njohja e të drejtës së riatdhesimit etj” është një imperativë që do të nxisë fillimin e një procesi integrues ndërkufitar , subrajonal e më gjerë.

    Sfida e zhvillimit rajonal dhe subrajonal, funksionimi i ekonomisë së tregut dhe integrimi europian e bëjnë të domosdoshëm bashkpunimin ndërkufitar, veçanërisht në vendet e Ballkanit Perëndimor. Forma më e njohur dhe më e mirë e institucionalizimit të bashkëpunimit ndërkufitar është EURORAJONI.

    Bashkëpunimi ndërkufitar përfshin ndërveprime të gjera, sektoriale dhe hapsinore në fushën ekonomike, sociale, politike etj, me qëllim mobilitetin e punësimit në rajonet kufitare, zhvillimin e turizmit dhe aktiviteteve të përbashkëta strukturore dhe infrastrukturore, ekonomike etj.

    Eurorajonet janë një model zhvillimi që hasën vecanërisht në vendet e Europës Perëndimore. Pas vitit 1990 , me mbarimin e Luftës së Ftohtë dhe rënien e barrierave politike proceset integruese që shoqëruan ato krijuan kushte të favorshme për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

    Në kuadër të këtij procesi janë institucionalizuar dhe konkretizuar eurorajonet ndërkufitare Gjermani-Poloni (Pomerani), Gjermani-Ceki (Sudetet), Austri –Slloveni – Hungari (Shtiri-Kishalfeld), Hungari-Kroaci-Bosnje (Danub-Drava-Sava), Maqedoni-Serbi-Bullgari (Morava-Pcinjë-Strumë) etj.

    Bashkëpunimi ndërkufitar në një mjedis me kufij të hapur , midis Rajonit të Epirit në Greqi (Çamërisë), Rajonit Vlorë-Sarandë-Gjirokastër në Shqipëri dhe Rajonit të Puljas në Italinë jugore,që mund të quhet “Eurorajoni i Detit Jon” do të mbështeste fuqimisht zhvillimin ndërkufitar në këto hapësira periferike, kryesisht rurale të Shqipërisë dhe Greqisë.

    Në këtë proces integrues të zhvillimit ndërrajonal do të ridimensionohej procesi i ndarjes shoqërore të punës , specializimit dhe shkëmbimit subrajonal. Në kushtet e fragmentizimit të periferive tona territoriale, të faktorizimit politik, ekonomik dhe kulturor,institucionalizimi dhe konkretizimi i eurorajoneve kufitare do t’i paraprinte procesit të globalizimit dhe integrimit europian.

    Prof.Dr.Selman Sheme

    http://www.kombetare.al/cameria-me-8...-dhe-ne-greqi/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    do vije koha kur do ta han edhe greket qener qe sna kan len gje pa bere qorrat.

    Ne do ja marrim camerine se e jona ka qene
    vari leshte

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin
    do vije koha kur do ta han edhe greket qener qe sna kan len gje pa bere qorrat.

    Ne do ja marrim camerine se e jona ka qene
    Ne jena i popull llapazon e mburravec qe se kena shokun. Ca Camrie do morim ne? Kujt do ja morim Grekut? Greku po na merr bregdetin e Shqiptaret po bojn sehir . Shqiptaret tradicionalisht vetem humbje kan njoh sipas historise duke fillu qe nga koha e Romakve e deri sot.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    Ne jena i popull llapazon e mburravec qe se kena shokun. Ca Camrie do morim ne? Kujt do ja morim Grekut? Greku po na merr bregdetin e Shqiptaret po bojn sehir . Shqiptaret tradicionalisht vetem humbje kan njoh sipas historise duke fillu qe nga koha e Romakve e deri sot.
    Problemi i Shqiptareve qe ne Lashtesi nuk eshte se jane Frikacake dhe Llafazane, por sepse nuk kane nje Kryetar Udheheqes te mire , sepse sa here qe Shqiptaret kane pasur nje Udheheqes te Mire kane bere Cudira, ashtu sic beri PIRROJA , qe hyri deri ne Rome ne kohen qe te gjitha kombet e tjera benin shurren ne breke kur degjonin emrin ROMA, ashtu sic bene edhe me SKENDERBEUN qe i vune sinorin ne thana Turqve Osmanllinj, Superfuqise Boterore te asaj kohe, e pra i dashur nuk i njihke mire Shqiptaret sic duket, sepse ne SHQIPTAREVE NUK NA MUNGON TRIMERIA POR KRYETARET E ZOTE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Problemi i Shqiptareve qe ne Lashtesi nuk eshte se jane Frikacake dhe Llafazane, por sepse nuk kane nje Kryetar Udheheqes te mire , sepse sa here qe Shqiptaret kane pasur nje Udheheqes te Mire kane bere Cudira, ashtu sic beri PIRROJA , qe hyri deri ne Rome ne kohen qe te gjitha kombet e tjera benin shurren ne breke kur degjonin emrin ROMA, ashtu sic bene edhe me SKENDERBEUN qe i vune sinorin ne thana Turqve Osmanllinj, Superfuqise Boterore te asaj kohe, e pra i dashur nuk i njihke mire Shqiptaret sic duket, sepse ne SHQIPTAREVE NUK NA MUNGON TRIMERIA POR KRYETARET E ZOTE
    Shoku un historine e njof shume mire. Kto qe ke shkrujt ti i msojn kalamojt ne shkolle fillore. Ajo qe po them un nuk osht me na tregu se sa beteja kan fitu Shqiptaret. Un po flas per pefundimin. Luftum me Romaken e si perfundim na pushtun. Luftum me Turkun e si perfundim na pushtun. Ca fitun Shqiptaret qe luftun? Prandaj po te them qe Shqiptaret punojn pa tru . E krrujn perhere me ato qe ne fund ta hapin e ta bojn grope. Enveri i shiste pordh gjith botes me ca kallasha te shpif qe kishte. Imagjino sikur noj shtet ti hapte luft Shqiprise na kishin shujt per 24 ore.

    Ky me siper thot do morim Camrine. Si u merrka Camria? Ke noj ide ti se un se di.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Citim Postuar më parë nga Sayan2003 Lexo Postimin
    Shoku un historine e njof shume mire. Kto qe ke shkrujt ti i msojn kalamojt ne shkolle fillore. Ajo qe po them un nuk osht me na tregu se sa beteja kan fitu Shqiptaret. Un po flas per pefundimin. Luftum me Romaken e si perfundim na pushtun. Luftum me Turkun e si perfundim na pushtun. Ca fitun Shqiptaret qe luftun? Prandaj po te them qe Shqiptaret punojn pa tru . E krrujn perhere me ato qe ne fund ta hapin e ta bojn grope. Enveri i shiste pordh gjith botes me ca kallasha te shpif qe kishte. Imagjino sikur noj shtet ti hapte luft Shqiprise na kishin shujt per 24 ore.

    Ky me siper thot do morim Camrine. Si u merrka Camria? Ke noj ide ti se un se di.
    Ore byrazer, po Roma nuk mundi vetem shqiptaret,me thuaj nje shtet ti qe luftoi dhe fitoi me Romen , apo edhe me TURKUN, thuame nje Shtet mo byrazer qe luftoi dhe fitoi me keto dy SUPER PERANDORI, po te them une qe asnje Shtet apo fis nuk fitoi , bile bile edhe ato Shtete qe ti po ju thurr lavde si psh, Greqia benin Mu@in ne breke nga FRIKA E ROMES dhe e Turkut, ndersa SHQIPOT kishin BO@ET dhe dolen dhe ju dhane derrmen , PRANDAJ NUK E DUAN SHQIPERINE TE BASHKUAR DHE TE FUQISHME , sepse na i dine vleren, prandaj jane munduar me 101 menyra te na futin ne mendje ndjenjen e Iferioritetit Kombetar, A nuk ishim ne Rraca SHQIPTARE QE CLIRUAM GREQINE nga Turku???

    E vetmja gje qe na duhet ne SHQIPTAREVE ESHTE RRESPEKTI PER VETEVETEN


    Sa per Camerine, nqs se do te kishim nje UDHEHEQES te Zotin do ta gjente ay menyren, por sic e shikon kemi ne krye ca LEGENA te shpuar me 1000 vrima , kemi ca by@qi@a, ca hajdute te paskrrupullt saqe edhe ZOGU i cili shiti Shqipeine , para ketyre ishte NJE ENGJELL I NDROJTUR
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kermilli : 17-02-2013 më 09:50

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e illyrianboyful
    Anëtarësuar
    24-08-2012
    Vendndodhja
    Kush të bëri nga Toka kaq të përsosur
    Postime
    309

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Citim Postuar më parë nga Kermilli Lexo Postimin
    Ore byrazer, po Roma nuk mundi vetem shqiptaret,me thuaj nje shtet ti qe luftoi dhe fitoi me Romen , apo edhe me TURKUN, thuame nje Shtet mo byrazer qe luftoi dhe fitoi me keto dy SUPER PERANDORI, po te them une qe asnje Shtet apo fis nuk fitoi , bile bile edhe ato Shtete qe ti po ju thurr lavde si psh, Greqia benin Mu@in ne breke nga FRIKA E ROMES dhe e Turkut, ndersa SHQIPOT kishin BO@ET dhe dolen dhe ju dhane derrmen , PRANDAJ NUK E DUAN SHQIPERINE TE BASHKUAR DHE TE FUQISHME , sepse na i dine vleren, prandaj jane munduar me 101 menyra te na futin ne mendje ndjenjen e Iferioritetit Kombetar, A nuk ishim ne Rraca SHQIPTARE QE CLIRUAM GREQINE nga Turku???

    E vetmja gje qe na duhet ne SHQIPTAREVE ESHTE RRESPEKTI PER VETEVETEN


    Sa per Camerine, nqs se do te kishim nje UDHEHEQES te Zotin do ta gjente ay menyren, por sic e shikon kemi ne krye ca LEGENA te shpuar me 1000 vrima , kemi ca by@qi@a, ca hajdute te paskrrupullt saqe edhe ZOGU i cili shiti Shqipeine , para ketyre ishte NJE ENGJELL I NDROJTUR

    DREJT KE FOLË!

    TË GJITHA SHTETET QË KEMI PËRETH, ASNJËRËS NUK IA MBA ME LUFTU NJË ME NJË ME SHQIPTAR!

    POR SA HERË QË BIEJM NË DEBAT PËR K'TË ÇËSHTJE NA KANOSEN SE DO BËHEN BASHK, GREQIA ME SERBIN FYROMIN DHE MALIN E ZI. DHE KJO, PËR ARSYE SE JU FRYYYYYYYYYYN!!!

    POR PO MË DUKET SE KËSAJ HERE EDHE TË BASHKUAR KUNDËR NESH NUK DO IA DALIN, SEPSE RRADHË NË HISTORI KEMI QEN TË ORGANIZUAR USHTARAKISHT NËL K'TË NIVEL
    MADJE I VOGËL, POR EDHE KAQ I VOGËL MJAFTUN QË NE SHQIPTARËT TUA THEJM KOKALLKËN ARMIQËVE TANË


    Edhe unë kam vërejtur njësoj, se sa herë që kemi qen të organizuar kemi lënë shenjë, pa shiqo se çbëri Leka i madhë etj etj.

    or ne Camërin me e marrë po, por vetëm sa të rregullohen punët pak të shqiptarëve në lugin të presheveës dhe maqedoni, apo shqiptarët sipas statistikave do e marrin në dorë gjithël maqedonin
    sepse pas disa vitesh do të jen shumicë,

    VETËM LINDNI O VËLLEZËR SE KJO ËSHTË MËNYRA PËR TA MARRË MAQEDODNIN NË DORË, PA KURRNJËFAR LUFTE.

    PASTAJ RENDI I VJEN CAMËRIS, KUSH I KA THËNË GREQIS ME NA MARRË TROJET, NË RROTË TË SAMËS TË SHKOJN, JO JO TA KËTHEJN CAMËRIN ME QEF

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Zgjimi i ndergjegjes kombetare ,nuk eshte pune ditesh as muajsh,eshte nje ceshtje sistematike qe shyqyr zotit ka filluar te jape frytet e veta,brezi i ri qe po rritet,nuk eshte si ajo ''konia'' e rrahur qe ka frike sa here qe permenden shqiptaret e bashkuar.Per fat te keq nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve ose''shqipfolesve''hidhen perpjete kur degjojne per keto gjera,,,eshte e vertete qe shqiptaret kane luftuar dhe fituar kur kane qene te bashkuar,por sot i duhet treguar vendi pike se pari atyre qe fusin ''shkopinj ne rrota'' pra atyre qe jane kunder bashkimit,sapo kaluan 100 vjet shtet,per historine e nje kombi jane shume pak,,,,100 vjet dhe ''kosova''u be e shqiptareve,ngadale ngadale do ti vije rradha edhe ''CAMERISE'' dhe maqedonise,malit te zi dhe presheves,,TE KISHIM QENE NJE KOMB FRIKACAKESH ,veshtire se do te kishte SHQIPERI dhe SHQIPTARE sot,me gjithe ata kombe armiq qe kemi patur e kemi akoma fqinje.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Kryepiskopi Anastas pervec kremtive dhe detyrimet ndaj zotit dhe fese qe perfaqeson,merret dhe me spiunazh dhe me politiken shqiptare??
    -e them kete nga deshmia qe beri zedhenesi i partise ''greket e pavarur''terenc kuik,i cili ndodhej per zgjedhjet ne shqiperi,ne nje interviste te tij ai tha se sic i kishte thene janullatos camet dale ngadale jane duke u kthyer ne nje problem te madh pasi jane shperndare ne 2 partite me te medha shqiptare ps dhe pd dhe kane filluar ta bejne ceshtjen e tyre nderkombetare dhe kane arritur te jene gjithnje te pranishem ne kanale dhe gazeta per ceshtjen e tyre..
    -ci duhen janullatosit keta pune???!!!!
    -ketu eshte i origjnali i atyre qe perktheva me lart:
    Ο Βουλευτής Επικρατείας και Τομεάρχης Εξωτερικών των ΑΝΕΛ Τέρενς Κουίκ, από τα Τίρανα όπου βρίσκεται, έδωσε την εξής συνέντευξη στο ΗΠΕΙΡΟΣ ΕΛΛΑΣ και στο δημοσιογράφο Τρύφωνα Τιπούρτη.
    Ερ: Η «Ερυθρόμαυρη Συμμαχία» ή οι «Τσάμηδες», έκαναν την εμφάνισή τους;

    Απ: Στη ζώνη της δικής μου επιτήρησης όχι. Αλλά ειδικότερα την «Ερυθρόμαυρη Συμμαχία», το Πρόεδρό της συγκεκριμένα, τον συνάντησα στην καθιερωμένη ενημέρωση που οφείλουν να κάνουν τα κόμματα στους παρατηρητές του ΟΑΣΕ και του Συμβουλίου της Ευρώπης.

    Του εξήγησα ενώπιον όλων των ξένων Βουλευτών, ότι η «Συμμαχία» του έχει ξεπεράσει τις κόκκινες γραμμές σε συμπεριφορές και δράσεις εναντίον των Ελλήνων της Βορείου Ηπείρου. Ρωτήθηκε, μάλιστα, ευθέως, εάν θέτουν και ζήτημα αλλαγής των συνόρων της Αλβανίας.

    Η απάντησή του πρέπει να προβληματίσει. Είπε επί λέξει:

    «Αλλαγή συνόρων δεν θέτουμε. Αλλά δεν μπορούμε να πούμε και όχι, σε όποιους θέλουν να γίνουν Ομόσπονδοι με την Αλβανία που ονειρευόμαστε! Όπως τα αδέλφια μας στο Κόσσοβο ή όπου αλλού».

    Όσο για τους Τσάμηδες, κ. Τιπούρτη, το θεωρώ αυτή τη στιγμή έναν αναπτυσσόμενο κίνδυνο, όπως μας το ομολόγησε και ο Αρχιεπίσκοπος Αναστάσιος, διότι έχουν διασπαρεί στα δύο μεγάλα κόμματα της εξουσίας, του Μπερίσα και του Ράμα, έχουν ξεκινήσει διεθνοποίηση του «ζητήματος» που θέτουν και τα καταφέρνουν να είναι καθημερινά στην επικαιρότητα και των εφημερίδων και των καναλιών.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Luftetari Ilir
    Anëtarësuar
    21-06-2013
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    41

    Për: Çamëria me 865 mijë banorë, në Shqipëri, në Diasporë dhe në Greqi

    Çamëria, njesoj si Ilirida, Malësia dhe Lugina vazhdojne te jene te okupuara. Por per dallim nga keto te tjerat, Çamëria ka nje gjendje me te rende. Ne Iliride(FYROM perendimor) shqiptaret jane shumice, e sipas disa parashikimeve ata do te behen shumice ne te gjithe FYROM-in brenda 20-25 vjetesh fale shtimit natyror. Ne Lugine, prape shqiptaret jane shumice. E njejta vlen ne Malesi(Plave, Guci, Hot, Grude, Ulqin etj) edhe pse ka nje numer te madh te malazezeve, prape se prape Mali i Zi eshte shtet i dobet. Ku dua te dal me kete? E kam fjalen te çlirimi i ketyre trojeve. Nuk eshte e veshtire kur popullsia eshte shumice. FYROM-in do ta marrim pa bere asgje nese partite politike shqiptare bashkohen. Luginen dhe Malesine perseri nuk e kemi veshtire, duhet pak perkrahje nderkombetare dhe nga nje referendum. Por Çamëria eshte ndryshe. Eshte nje situate shume me komplekse, sepse atje shqiptaret nuk jane me shumice. Shqiptare çamë ka shume, por ne Çamëri ata nuk jane shumice per shkak te debimit dhe dhunes greke. Çamët duhet te kthehen ne tokat e tyre, qeveria shqiptare e ka per obligim te zgjidhe ceshtjen e tyre. Me biseda direkte me Greqine, apo me lobim nderkombetar per ceshtjen çame, shteti Shqiptar duhet te perkrahe çamët deri kur ata te kthehen ne vatrat e tyre. E kur te ndodhe kjo, mund te pyeten me referendum se a deshirojne te jene me Greqine apo me Shqiperine. Vete fakti qe une jetoj ne nje toke shqiptare qe ka qene e okupuar deri me 1999 mjafton qe une te kuptoj gjendjen dhe vuajtjen e çamëve plotesisht. Ata meritojne perkrahje. Eshte shume keq kur je i okupur dhe ndihesh i vetem. Mendoj se shteti shqiptar e ka per detyre te kujdeset per te gjithe shqiptaret njelloj. Çamët nuk bejne perjashtim.
    VETËVENDOSJE!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •