Edhe m ke met borxh nje pyetje.
Edhe m ke met borxh nje pyetje.
Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.
I kam disa shkrime ne kete forum, ku une ne menyre te hollesishme i kam sqaruar qendrimet e mija lidhur me kete teme...
Madje ne mase te mjaftueshme e kam parashikuar edhe rrejdhen e mundshme te kesaj qe po ndodh lidhur me veriun e Kosoves.
Nuk kam vullnet qe te perseritem.
Tani jemi pertej diskutimit te alternativave.
Keto i kam diskutuar par 1 apo 2 viteve.
Tani eshte koha te shihen dhe kohe pas kohe te diskutohen rezultatet konkrete te "marreveshjes".
Koha do te kaloje, sic kane kaluar 14 vjet qe nga perfundimi i luftes, dhe secili prej nesh ose edhe te gjithe se bashku do te kemi mundesi t'i shohim "perparesite" e propaganduara te "marreveshjes" per Kosoven dhe qytetaret shqipetar.
Pavaresisht se ata qe kane nenshkruar (dhe mbeshtetesit e tyre) deri ne diten e kijametit do te gjejne arsye per te justifikuar veprimet e tyre, pavaresisht rezultateve konkrete qe do te tregohen ne terren. Nese asgje nuk ju mbetet, atehere si rrugedalje te sigurte i kane presionin "Bashkesise Nderkombetare" "te miqve" te BE-s, SHBA-ve...
Edhe alternativat do te hedhen poshte me arsyetime te ngjashme.
Prandaj, te diskutosh per alternativa me ate qe nenshkruan apo perkrahe "marreveshje" te tilla, eshte e ngjashme sikur te diskutosh me nje besimtar te flakte musliman etj. per alternativat e besimit te tij.
Une jam te dyjat, edhe besimtar edhe pro marreveshjes, nuk jam nje anti-pro-anti (kunder gjithçkaje) dhe njeri pa koncept. Po ti sqaroj pak a shum, se pari skenarin e mosnenshkrimit: Nese kosova nuk e nenshkruante marreveshjen e serbia po, serbia do te fitonte kandidaturen per be pa obligime ndaj kosoves, kosova nuk do te fitonte asgje, status-quoja do te vazhdonte dhe ne rastin me te keq veriu do te ndahej pergjithmone. Kjo eshte dokumentuar ne negociatat e meparshme se çfare ndodh me ata qe nuk hyjne ne marreveshje.
Me nenshkrimin e marreveshjes, kosova ka marre msa-ne, zgjedhjet komunale mbahen ne te gjitha komunat ne te njejten date dhe serbia i pranon komunat qe punojne me ligjet e kosoves, pranon zingjirin komandues te policise se kosoves, pranon gjykatat e kosoves dhe doganat e kosoves, ndalen kontrabanda dhe trafiqet e ndryshme, ndalet financimi i strukturave paralele i cili dergon ne shuajtjen perfundimtare te tyre. Serbet e kosoves integrohen ne sistemion juridik te kosoves kurse kosova ne organizmat nderkombetar.
Do akoma?
Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.
S'po dua te futem ne detaje tjera, pasi qe do te ishte humbje e kote e kohes...
Shembullin e rrezimit te Millosheviqit e ke. A t'pelqen a jo eshte pune e jotja.
I ke edhe shume shembuj te protestave te perditshme ne Greqi para parlamentit, ne qender etj. Por jo vetem ne Greqi.
Asnje nga keto protesta, edhe pse disa ne krahasim me protestat absolutisht paqesore te VV vertete ishin te dhunshme, nuk trajtohet as si "tentim per ndryshimin e rendit kushtetues" , as si "pengim i kryerjes se puneve zyrtare te deputeteve, kryeministrit etj" dhe as si "nxitje e urrejtjes Kombetare, fetare etj."
Rastet individuale te perdorimit te palejueshem te dhunes etj. natyrisht se trajtohen vetem si te tilla, perndryshe askush nuk do te mund te organizonte asnje proteste.
Protestat jane te lejuara dhe te pandalushme sipas cdo kushtetute te cdo shteti demokratik.
Tung, me te mira!
Nëse dëshiron ta dish të vërtetën duhet të jesh i gatshëm ta pranosh.
Posto "marreveshjen origjinale", kur thuhet se Republika e Kosoves pranon ligjet e Republikes se Kosoves ose se paku Serbia pranon ligjet e Kosoves, ose minimalisht ku thuhet qartazi se behet fjale per marreveshje ne mes te Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise apo Serbise dhe Kosoves?
Per Serbine Thaci eshte perfaqesues (nese do edhe kryeminister) i Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves sipas Rez. 1244 te OKB-se. Dhe vetem ne kete cilesi eshte e lejueshme qe nje kryeminister i Serbise te takohet dhe te beje marreveshje me te. Prandaj edhe eshte absolutisht e pamundur qe te kete marreveshje te verteta ne mes te dy paleve te barabarta apo dy shteteve.
Interpretimit tua banale perndryshe nuk jane as interpretime te peraferta te asaj cfare parashihet me ate qe quhet "marreveshje". Jane interpretime arbitrare te njeanshme qe nuk reflektojne as perafersisht frymen e "marreveshjes" ne fjale dhe implementimit konkret te saj ne terren.
Interpretimi i Serbise (dhe i serbeve) eshte krejtesisht tjeter dhe relevant. Dhe kjo do te reflektohet edhe ne zabatimin konkret te cdo pike te "marreveshjes". Ngjashem sic eshte zbatuar Rez. 1244 praktikisht ne favor te Kosoves apo popullit shumice te Kosoves (gjendjes ne terren) dhe jo ne favor te interpretimeve te Serbise, te cilat jane shkruar edhe ne kushtetuten e saj. Prandaj, nuk ka fare arsye per te shpresuar se zbatimi i marreveshjes do te jete me i favorshem se marreveshja e shkruar dhe interpretimi i saj. Zbatimi domosdoshmerisht dhe me cdo kusht do te krijoje perfundimisht edhe de jure nje territor autonom brenda Kosoves, i cili do te kete autonomi te barabarte me ate te Kosoves, nese jo me teper. Vete-kenaqja me faktin qe fal interesave te huaja dhe NATO-se ende nuk eshte realizuar ndarja formale e asaj pjese apo bashkimi i saj me Serbine, si dhe jane parapare disa nderlidhje jofunksionale (sa per sy e faqe) me me "shtetin" e Kosoves (sipas Serbise me Institucionet sipas Rez. 1244 te OKB-se) nuk eshte me shume se vetemashtrim apo, ne rastin e nenshkruesve dhe mebstetesve te tyre, mashtrim i popullit.
Nuk e verejta deri tani...
Shumica (e cilesuar) e nevojshme nuk eshte 61, por 80.
Prandaj, megjithe faktin se kane votuar 24 (nga 25) deputetet serbe dhe te pakicave, perseri shumica e cilesuar eshte tejkaluar per vetem 4 resp. 5 vota.
61 eshte shumica e thjeshte.
Shumica e cilesuar e deputeteve shqipetar eshte 63. Per "marrevshje" kane votuar vetem 60. Pra, 3 me pak se 2/3.
Te vetmet parti qe kane votuar me shumice absolute ishin PDK, AAK, perfaqesuesit e pakices serbe dhe perfaqesuesit e pakicave tjera.
-AAK me 10 vota apo mbi 83%
-PDK me 30 apo 10 mbi shumicen e cilesuar resp. reth 89%
-Perfaqesuesit e pakicave me 24 vota apo 96%
-AKR ishte e perfaqesuar me 4 vota apo 1 me pak se shumica e cilesuar
-LDK ka dhene vetem 16 vota apo 2 nen shumicen e cilesuar prej 18 deputetesh ose reth 59%.
Ndryshe, rreth 30% te votave pro ishin te serbeve dhe te pakicave tjera, te cilat realisht perbejne rreth 10% te popullsise se pergjithshme te Kosoves.
Secili qe ka informata dhe njohuri, le t'na sjell ndonje shembull te ngjashem nga evropa dhe bota demokratike?
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 30-06-2013 më 08:31
Veprime politike të pafalshme
30.06.2013 | 12:23
Xhavit Haliti
Historinë e raporteve historike Kosovë - Serbi dhe ecurinë e zhvillimeve të viteve, madje dhe të muajve e të ditëve të fundit e njohim, jo vetëm ne, por edhe serbët, ballkanasit, Evropa dhe mbarë Bota. Jemi në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel. U bë takimi dhe ballafaqimi i kryeministrave të të dy shteteve në Këshillin e Sigurimit, ku Daçiq u deklarua se, në lidhje me Kosovën është koha për stabilizimin e paqes dhe për një të ardhme më të mirë në rajonin e Ballkanit. Dy kryeministrat u takuan sërish, menjëherë pas takimit në New York, në manastirin e Wachau në Austri. Në Forumin Evropian 2013, me temë “Përtej krizës, konturet e një Evrope të re”, kryeministri i Kosovës, duke folur për dialogun Kosovë - Serbi, u deklarua: “Jam i bindur se në muajt e fundit ishim dëshmitarë të një kthese të vërtetë. Si kryeministër i Kosovës, në emër të qytetarëve të Kosovës, kam dëshmuar se ne jemi të gatshëm të lëvizim përpara dhe ta hapim kapitullin e ri të paqes dhe bashkëpunimit reciprok”.
Në Wachau të Austrisë, më 16 qershor, kryeministrat e qeverive të të dy shteteve në konflikt shtrënguan gjatë duart. Ky gjest publik u cilësua nga ministri i Jashtëm i Austrisë si akt historik. Gati dy muaj më parë firmosja e marrëveshjes në Bruksel u quajt nga baronesha Ashton si akt guximi nga dy kryeministrat dhe, po prej saj, e nga mbarë diplomacia perëndimore, si “hapi i parë”, dhe tashmë ngrihet në “akt historik”.
Kjo ecuri, dukshëm në interes të zgjerimit të njohjeve ndërkombëtare dhe të anëtarësimit të shtetit të Kosovës, së pari në OKB, përgjithësisht u mirëkuptua dhe u ligjërua nga spektri ynë politik. Por, dhe në këtë situatë, ku sundon realizmi e jo pragmatizmi, vetëm një forcë politike parlamentare, nën lëkurën e nacionalizmit, që përligjet dhe spekulon botërisht me antiserbizmin, bie ndesh, duke kundërshtuar edhe në mënyrë demonstrative zhvillimet aktuale. Inskenohet djegia publike e marrëveshjes së arritur, zbatimi i së cilës sapo kishte filluar me hapjen e zyrave ndërlidhëse në Beograd dhe në Prishtinë . U “mallkua” marrëveshja me djegie, me zjarr tri ditë para takimit mes dy kryeministrave në Bruksel.
Kundërvënia publike ndaj njohjes dhe implementimit të marrëveshjes së 19 prillit, që fshihet e justifikohet me mjegullën e psikologjisë nacionaliste bie ndesh:
- Me interesat aktuale e të pritshme të shtetit të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, pavarësisht përkatësisë etnike. Pavarësisht diferencave të njohura mes pëlqimit dhe mospëlqimit nga shqiptarët dhe serbët për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë - Serbi, të dyja palët janë të interesuara dhe dëshirojnë të jetojnë në mirëkuptim dhe paqe, në një hapësirë politike, ekonomike, sociale, arsimore e kulturore në kuadër të Bashkimit Evropian.
- Me interesat aktuale dhe perspektive të mbarë faktorit shqiptar në Ballkan, të BE-së dhe SHBA-së. Duke qenë të gjithë investitorë të përkushtuar dhe koherentë për arritjen e çlirimit nga Serbia, shpalljen e pavarësisë, njohjen ndërkombëtarisht të Kosovës shtet, ata të gjithë kanë qenë, janë dhe do të mbeten nxitës, mbështetës dhe favorizues për zbatimin realisht e efektiv të marrëveshjes së 19 prillit.
- Me psikologjinë dhe frymën aktuale politike rajonale, kontinentale dhe botërore, faktorë me ndikim të dukshëm edhe për moderimin e nacionalizmit me traditë shekullore në Serbi, që nuk po zhurmon fort në takimet e fundit mes dy kryeministrave.
Reagimi i “nacionalistëve” tanë të frymëzuar nga legjendat epike dhe dëshmitë e “heronjve të gjallë” të luftës për çlirim nga Serbia, është i ashpër ndaj marrëveshjes me Serbinë. Akti më i fundit i tyre, brenda sallës së Kuvendit të Kosovës dhe në hyrje të saj mendoj se dëmtoi jo vetëm imazhin e forcës protestuese por, mbi të gjitha, dëmtoi reputacionin e Kosovës shtet, si një demokraci në zhvillim. Protestat e dhunshme, sidomos tentimi për ta penguar ambasadoren amerikane në Kosovë për të hyrë në Kuvend, që u dënuan menjëherë nga mbarë politika kosovare dhe aleatët tanë të mëdhenj dëmtojnë të sotmen dhe të ardhmen tonë. Mund të vazhdoj, por mendoj se edhe më kaq mjafton për të argumentuar përfundimin:
- Protestat e dhunshme antimarrëveshje, në prag të firmosjes së implementimit të saj në Bruksel, jo vetëm që nuk e ndihmojnë, por përkundrazi e pengojnë dhe e dëmtojnë normalizimin e marrëdhënieve të shtetit të Kosovës me Serbinë. Dëmtojnë konsolidimin e shpejtë të statusit tonë si shtet i pavarur dhe sovran, anëtarësimin e Republikës së Kosovës në gjithë institucionet përkatëse ndërkombëtare.
- Rreth 14 vjet çlirim dhe 5 vjet pavarësi janë të mjaftueshme për të bindur dhe një individ të zakonshëm, e lëre më një politikan apo, disa më tepër, një forcë politike që të kuptojë, të orientohet dhe ta respektojë kontributin, prirjen dhe objektivat aktuale dhe të pritshme të aleatëve tanë, tashmë të provuar. Elita politike shqiptare, kur Shqipëria kishte 6 vjet që ishte anëtarësuar në Lidhjen e Kombeve, hoqi dorë nga kërkesat nacionaliste, sepse e kuptoi se ato binin ndesh me frymën politike të kohës. Kurse te ne, në Kosovën e dekadës së dytë të shekullit 21, politikanë bashkëkohorë, më të ditur, i kundërvihen peshës dhe forcës së frymës politike të kohës për të sotmen dhe të ardhmen e shtetit të Kosovës. Nuk mund të them nëse ky kundërshtim bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme, por di të them se kjo kundërvënie demonstrative dhe e dhunshme, ndaj zbatimit të marrëveshjes Kosovë – Serbi, dëmton konsolidimin dhe integrimin e saj në strukturat ndërkombëtare.
Momenti aktual në jetën politike të shtetit të Kosovës është vendimtar. Ka filluar zbatimi i marrëveshjes; i është ofruar Republikës së Kosovës nënshkrimi i MSA-së; Serbisë, iu kushtëzua fillimi i bisedimeve nga Parlamenti i Gjermanisë në zbatimin e plotë të marrëveshjes së 19 prillit me Kosovën; u përshëndet nga aleatët tanë miratimi i kësaj marrëveshje nga Kuvendi i Kosovës më 27 qershor. T’i kundërvihesh politikisht dhe dhunshëm kësaj prirjeje nuk është vetëm e dëmshme. Emri më i përqasur i saj mund të ishte “sabotazh”.
(Autori është nënkryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës)
Alma i kërkon falje Ambasdores, jo Vetëvendosja
Nga L. Aliu | 30 Qershor 2013 16:36
Alma Lama, Deputete e Vetëvendosjes së Albin Kurtit, i ka kërkuar personalisht falje Ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson për lëndimet që aktivistë të VV’së ia kanë shkaktuar asaj në ditën kur Kuvendi po ratifikonte marrëveshjen e Kosovë- Serbi.
Madje, sipas Lames kërkim falja është e domosdoshme.
Ajo në një prononcim për Express tha se falje ka kërkuar pikë së pari në emër të votuesve të saj.
“Unë i kam kërkuar falje ne emrin tim dhe te votuesve te mi. Pra përgjigja ime është e ditur atë e gjen edhe në twitter”.
Krijoni Kontakt