Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 163
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    PRISHTINË- Udhëzimi administrativ sipas të cilit ndalohet bartja e simboleve fetare në shkollat publike, shumë shpejt mund të ndryshohet. Me ndryshimin e këtij udhëzimi administrativ, vajzat të cilat mbajnë shami nuk do të përjashtohen më nga shkolla. Kjo gjë mund të ndodh falë një komisioni këshillëdhënës për çështjet edhe liritë fetare në Kosovë, të cilin e ka themeluar kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

    Kreu i ekzekutivit, në krye të këtij komisioni e ka vendosur deputetin e Partisë së Drejtësisë në Kuvendin e Kosovës, Amir Ahmeti, shkruan sot gazeta Zëri.

    Vendimin për krijimin e një komisioni të tillë kryeministri e ka marrë pas disa kërcënimeve që ai ka pasur nga deputeti i PD-së, Amir Ahmeti dhe nga disa deputetë tjerë të PD-së, se do ta braktisin koalicionin dhe nuk do t’i votojnë shumë ligje në Kuvend.

    Kreu i këtij komisioni, Amir Ahmeti ka thënë se kërkesën për një komision të tillë ia ka paraqitur kryeministrit pas shkresave të shumta që ka marrë nga elektorati i tij. Ahmeti ka thënë se komisioni është formuar që në nëntor të vitit të kaluar. Ai ka thënë se komisioni ka vizituar disa nga vendet e BE-së për të parë si është e rregulluar me ligj e drejta e fesë.

    Në Ministria e Arsimit e cila ka nxjerr udhëzimin administrativ, ku ndalohet bartja e simboleve fetare në shkolla, kanë thënë se akoma nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për ndryshmin e këtij udhëzimi e as për futjen e lëndës së edukatës fetare neper shkolla.

    BALKANWEB

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Lajmi me i mire ne vite per te gjithe besimtaret Shqiptare ne mbare trojet Shqiptare. Ky vendim i jep fundit politikave komuniste dhe maskarenjve qe kerkojne te mbajne peng e te pashkolluar mijera femra Shqiptare.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin

    kush i ndaloj femrat shqiptare qe te shkollohen???/je ne vete ti??dhe clidhje ka shamija me shkolllimin e femres???pa shami nuk mund te shkollohen femrat dmth????!!!

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    kush i ndaloj femrat shqiptare qe te shkollohen???/je ne vete ti??dhe clidhje ka shamija me shkolllimin e femres???pa shami nuk mund te shkollohen femrat dmth????!!!
    Shamia eshte pjese e besimit te nje femreje ne Islam. Deri me sot shkollimin e femres e kishin kushtezuar me heqjen e shamise. E ky ishte nje akt barbar qe sigurisht do i vinte fundi.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Shamia eshte pjese e besimit te nje femreje ne Islam. Deri me sot shkollimin e femres e kishin kushtezuar me heqjen e shamise. E ky ishte nje akt barbar qe sigurisht do i vinte fundi.
    kush e kishte kushtezuar arsimin me heqjen e shamise???-dhe keshtui te jete,do te na thuash qe ka femra te cilat nuk shkojne ne shkolle vetem sepse nuk mund te vene shami??kjo eshte absurde

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Citim Postuar më parë nga BLEDI_SH Lexo Postimin
    kush e kishte kushtezuar arsimin me heqjen e shamise???-dhe keshtui te jete,do te na thuash qe ka femra te cilat nuk shkojne ne shkolle vetem sepse nuk mund te vene shami??kjo eahte absurde
    Ne fakt ke te drejte . Ashtu eshte absurditet. Nese nje femre i kushtezon shkollimin me heqjen e shamise eshte fashizem.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Ne fakt ke te drejte . Ashtu eshte absurditet. Nese nje femre i kushtezon shkollimin me heqjen e shamise eshte fashizem.
    Politikanet Kosovar edhe kur dun me pjerdh i morin leje Amerikes. A meno se e ka mor ket vendim Kosova me koken e vet? Jo or daj jo. I ka thon Amerika ' or budallenj mos kopjoni Francen se nuk jeni Franca ju'.

    Kosova ka 99% Muslimon dhe pushtetin e kan klyshat e shkiave akoma. Amerikes i lumt qe mban qendrim pozitiv ndaj Islamit ne tokat Shqiptare.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Ne Iran I kame pare duke barture shamija kudo,atje eshte llogjishme sepse irani eshte shtet Islamik,ne nuk jemi shtet islamik por shtet Evropian me tradita te lashta,pra dardania eshte shtet laik dhe ka tendenca te civilizohet dhe te ngel ne familjen evropiane.
    Ne si shtet,pra Dardania si shtet eshte shtet institucional ku i rrespekton traditat kombetare dhe fetare te secilit individ pa marr parasyshe qka eshte ai ,pra si i till qe eshte duhet ti respektoj rregulloret te shkruara me ligje,askushe nuk mundet me qen mbi ligje.
    Duhet te dine fetaret se nuk munden ata te imponojne rregullore te shekullit te 3 dhe te 7 ne shkollat tona ku afirmohet erresira,pabarazia dhe diskriminimi,pra eshte epoka e Kompjuterve dhe lulzimi i teknologjis pra niveli i vetedijes individuale dhe kolektive eshte duke tentuar ne kulminacion,ne nuk kemi kohe te mirremi me ide fanatike dhe primitive feudale dhe apsurde,,,,
    VENI,VIDI,VICI

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Citim Postuar më parë nga Fehmikaciu Lexo Postimin
    Ne Iran I kame pare duke barture shamija kudo,atje eshte llogjishme sepse irani eshte shtet Islamik,ne nuk jemi shtet islamik por shtet Evropian me tradita te lashta,pra dardania eshte shtet laik dhe ka tendenca te civilizohet dhe te ngel ne familjen evropiane.
    Ne si shtet,pra Dardania si shtet eshte shtet institucional ku i rrespekton traditat kombetare dhe fetare te secilit individ pa marr parasyshe qka eshte ai ,pra si i till qe eshte duhet ti respektoj rregulloret te shkruara me ligje,askushe nuk mundet me qen mbi ligje.
    Duhet te dine fetaret se nuk munden ata te imponojne rregullore te shekullit te 3 dhe te 7 ne shkollat tona ku afirmohet erresira,pabarazia dhe diskriminimi,pra eshte epoka e Kompjuterve dhe lulzimi i teknologjis pra niveli i vetedijes individuale dhe kolektive eshte duke tentuar ne kulminacion,ne nuk kemi kohe te mirremi me ide fanatike dhe primitive feudale dhe apsurde,,,,
    O Fehmi gjysmaku. Emri jot osht puro Muslimon. Po t'shikosh rronjat e familjes tate me siguri qi ke per t'gjet qe ke hoxh noj daj or xhaj or gjysh. Po te shikosh gjyshet e tuja do vesh re qe i ke ( ose i ka pas n'qoftese jon bo per rafmet) me shami nga koka e gjer ke rronza komes. Per ca m*ut shteti Evropian je duke fol ti? Vetem pse figuro n'Evrop m'hart nuk do me thon gjo qe ti ke kultur Evropiane.

    Shamia osht pjes e kultures tate si Kosovar or dallkauk. E keni pas per 500 vjet pjes te kultures. Edhe i her po ta perseris 500 vjet. Ti dhe dallkauk si ty do munoheni me rrejt e me thon qe jo. Por ehe Amerika dhe Evropa e di shum mir se kujt kulture i perket ti.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova drejt lejimit të ‘shamisë’ në shkolla

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Ne fakt ke te drejte . Ashtu eshte absurditet. Nese nje femre i kushtezon shkollimin me heqjen e shamise eshte fashizem.
    E pavertete...
    Nese nje femer nuk e trajton si te gjitha femrat tjera per arsye politike, kulturore, etnike, racore, fetare... do te ishte fashizem.

    Liria fetare ne cdo vend te botes eshte e kufizueshme me kushtetute dhe me ligje.
    Secili vend e rregullon ne baze te rrethanave te veta specifike. Liria fetare nuk eshte liri absolute!

    Shembull:

    KONVENTA EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT

    Neni 9
    Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë

    1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes e të fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose besimin dhe lirinë, qoftë individualisht ose kolektivisht, publikisht ose privatisht nëpërmjet kultit, mësimdhënies, praktikave dhe kryerjes së riteve.

    2. Liria e shfaqjes së fesë së tij ose besimeve të dikujt nuk mund t’i nënshtrohet kufizimeve të tjera, përveç atyre të parashikuara nga ligji dhe që përbëjnë masa të nevojshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit publik, të shëndetit ose të moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të të tjerëve.

    Neni 10
    Liria e shprehjes

    1. Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që të kërkojnë liçencimin e ndërmarrjeve të transmetimit kinematografike ose televizive.

    2. Ushtrimi i këtyre lirive që përmban detyrime dhe përgjegjësi, mund t’u nënshtrohet atyre formaliteteve, kushteve, kufizimeve ose sanksioneve të parashikuara me ligj dhe që janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të të drejtave të të tjerëve, për të ndaluar përhapjen e të dhënave konfidenciale ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor.

    Neni 14
    Ndalimi i diskriminimit

    Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të përcaktuara në këtë Konventë duhet të sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca, ngjyra, gjuha, feja, mendimet politike ose çdo mendim tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo status tjetër.
    ...
    http://www.qbz.gov.al/botime/permble...%20Njeriut.pdf

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •