Close
Faqja 6 prej 31 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 304
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Antiproanti,

    Bashke e diskutuam kete ceshtje para se mareveshja te nenshkruhej dhe ti kembengulje qe nuk do te kete mareveshje. Une te bera te qarte qe do te kete mareveshje, dhe jo vetem qe do te kete mareveshje, por ajo do te ratifikohet jo vetem ne Kuvendin e Prishtines, por edhe ne Beograd. Dhe ja tek jemi ku koha beri realitet fjalet e mia ne kete forum. Sic te thashe edhe ne ate temen tjeter, ajo qe ju nuk kuptoni eshte se ne duhet te gezohemi e konsiderojme FAT TE MADH, qe Brukseli e diplomacia evropiane e amerikane te preokupohet edhe per ceshtjen e Kosoves, kur lista e agjendes se tyre eshte e mbushur me probleme shume here me shqetesuese e me emergjente se Kosova. Kosova e Serbia jane fundi i listes se preokupimeve evropiane ne kete moment, dhe ne nuk duhet ti biem me shkelm ketyre mundesive qe na ofrohen, por duhet te perfitojme nga ato.

    Cdo mareveshje e nenshkruar, asnjehere nuk eshte perfekte. Do te kete shume pyetje e paqartesi e shume probleme qe do te lindin ne permbushjen e saj ne terren. Por kjo nuk e ben kete mareveshje te keqe. Koha dhe impenjimi i qeverise se Kosoves e Beogradit do te tregoje nese mareveshja do te japi fryte ne terren apo ajo. Keshtu qe jepini nje shans diplomacise e mareveshjes qe te realizohet ne terren, para se ta paragjykoni qe ne leter. Alternativa ne mungese te nje mareveshje te tille, eshte ajo qe Kosova e shqiptaret e njohin shume mire ne keto 10 vjet: barrikada, embargo, konflikte e dhune, police e qytetare te vdekur.

    Albo

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Posto marreveshjen e nenshkruar ose/dhe te ratifikuar nga Republika e Serbise dhe Republika e Kosoves?
    dhe mund te diskutojme...

    Ja disa shembuj se si duken (perafersisht) marreveshjet e arkivuara...
    Lista e Marrëveshjeve të Nënshkruara nga Qeveria e Kosovës me Vendet e Tjera

    Perndryshe, une nuk kam thene se nuk do te kete "marreveshje", ne te kunderten.
    Une kam thene se nuk do te kete marreveshje ne mes te Republikes se Serbise dhe Republikes se Kosoves, dhe dicka e tille deri ne keto momente edhe nuk ka ndodhur.
    Thjeshte: Kushtetuta e Serbise e ndalon absolutisht dhe perfundimisht cfardo marreveshje te Serbise me Institucione te Republikes se Kosoves. Ne keso rrethanash eshte absurde te thuhet se ka apo te pritet se do te kete marreveshje te tilla.

    Faqe A4 te nenshkruar nga Thaci ne emrin e tij personal, ku jane te shkruara detyrimet e Kosoves per legalizimimin dhe legjitimimin e atonomise se veriut dhe "apartheidit etnik serb" nuk mund te trajtohn dhe quhen si marreveshje ndershteterore ne mes te Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise. Ne fakt munden, por kjo do te ishte vetemashtim dhe mashtrim i tjereve. Sepse realiteti nuk eshte i tille. Imponimi i paleve tjera per zbatimin e ndonje plani nuk quhen marreveshje!
    Vete fakti qe "marreveshja" nuk u ratifikua, por vetem u perkrah ne forme te rezolutes perkrahese qe u votua, e ngjashme me ate qe ishte votuar disa muaj me pare, tregon qartazi per mosekzistencen e nje marreveshje ne mes te Serbise dhe Kosoves resp. Republikave te Kosoves dhe te Serbise.

    Madje, sic po shihet deri tani, Serbia nuk ka pranuar te nenshkruaj "marreveshje" me Kosoven as me fusnoten e famshme (Kosovo*) edhe pse nje mundesi e tille ka ekzistuar!

    Perndryshe, ti vete ke mundur ta lexosh deklaraten zyrtare te miratimit te "marreveshjes" nga qeveria e Beogradit!
    Prekthe origjinal ate formulimin zyrtar te qeverise serbe qe ti, Thaci dhe disa ne Kosove me goje (nganjehere edhe me shkrim), jo vetem ne rastin e Serbise, per arsye politike etj. e perkthejne sie "Republika e Kosoves"?!
    Pra, eshte mashtrim absolut i qytetareve nese prononcimi zyrtar i qeverise se Serbise, ku qartazi flitet per "Institucionet e Perkoheshme Veteqeverisesese te Kosoves" perktheht/fallsifikohet me goje apo me shkrim p.sh. "Qeveria e Serbise miraton marreveshjen...ne mes te dy shteteve, Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise" dhe te ngjashme.
    Lere me te thuhet se Serbia e njohu Kosoven!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 22-04-2013 më 11:38

  3. #53
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Ah, ju lumte juve te pordhamentit tu Kosoves dhe ta dijne, qe dje me doren e tyre, ata qe votuan ate rezolute, njekohesisht kane shpallur edhe newbornen e republika srpska veriore te Kosmetit!

    Po çfare pritet nga ajo kaste idiotesh e debilash... miqet tane na propozojne, jo Ju-es-ej-ja... Le te shkoj Ju-es-ej-ja ti kthej Texasin Meksikes o ta shpall asociacion o bashkesi e pastaj te vije e te tregoj se tani u fitua sovraniteti !
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    ...
    Per te mos u keqkuptuar, askush nuk e mohon faktin qe eshte arritur pajtueshmeri per veprime te caktuara ne veri te Kosoves, shumca absolute e te cilave jane obligime te Kosoves dhe pjeserisht te BE-se dhe KFOR-it per te mundesuar dhe pranuar ate qe per Serbine dhe per shumicen e serbeve (me te drejte) paraqet baze te mrekullueshme per legalizimin dhe legjitimimin nderkombetar te autonomise territoriale te veriut te Kosoves dhe autonomise etno-kulturore ne forme te apartheidit per shumicen e serbeve ne mbare Kosoven.
    Natyrisht se palet domosdoshmerisht eshte dashur te jene te kujdesshme, sepse perndryshe, sipas tyre, do te rrezikohej absolutisht stabiliteti i gjithe rajonit. Prandaj jane mundur qe permes formulimeve te interpretueshme dhe te pasakta, ta bejne "marreveshjen" te pranueshme (ose ta pakutueshme) per sa me shume njerez qe te jete e mundur. Ne fakt, Kosoves ose Thacit i eshte dhuruar me shume nga forma, ndersa Serbise me shume nga permbajtja, sic e thote edhe nje analist serb. Kjo edhe eshte e nevojshme dhe logjike, pasi qe plani i vertete (permbajtja) duhet te zbatohet aty ku jane serbet, nderkohe qe per shqipetaret eshte me rendesi primare qe disa gjera formalisht te duken ne perputhje siperfaqesore me ambiciet e Kosoves.
    Ne fund, pas disa javesh, kur shumica e qytetareve nuk merren intensivisht me kete teme, mund dhe do te provohet qe permbajtja te interpretohet ne mase te madhe konform deshirave, nevojave dhe imponimeve ad hoc te serbeve te veriut dhe te Serbise- pertej interpretimeve aktuale. Ne te kunderten, plani edhe keshtu veshtire i zbatueshem do te deshtonte plotesisht.
    Dicka te tille, nje lloje pajtueshmerie te paleve per rregullimin e konfliktit ne veri, sic parashihet ne ato 15 pikat e njohura, natyrisht se mund te quhet si marreveshje ne mes te paleve. Sepse, ne parim cdo pajtueshmeri eshte nje lloji marreveshje, pavaresisht faktit a eshte e nenshkruar apo jo. Por, kjo nuk eshte ceshtja per te cilen une kam diskutuar gjithe kohen dhe dua te flas. Mua me ka interesuar dhe me intereson ballafaqimi i pohimevete vazhdueshme te Thaci&Co me faktet dhe realitetin. Dhe faktet deri ne keto momente nuk flasin madje as per nenshkrimin e nje marrevshje me fusnoten Kosovo*, lere me ne mes te Republikes se Serbise dhe Republikes se Kosoves. Se paku, une ende nuk kam lexuar nje dokument te tille zyrtar, te nenshkruar dhe ratifikuar nga palet, dhe te botuar dhe arkivuar ngjashem si marreveshjet tjera te zakonshme. Gjithashtu, jo vetem qe ishte dhe mbetet irreale te pritet qe Republika e Serbise do te nenshkruante marreveshje me Republiken e Kosoves, por nje gje e tille edhe legalisht eshte pamundur, per shkak te Kushtetutes se Serbise...
    Serbia madje ka luftuar me se shumti per ndryshimin dhe pershtatjen e pikes (14) qe kishte te bente me njohjen dhe anetaresimin e Kosoves ne organizata nderkombetare (perkatesisht ne OKB) , duke e ndryshuar ne mospengimin e Kosoves ne rrugen per intergrim dhe anetaresim ne BE.
    Pra, vetem kjo do te ishte arsye e mjaftueshme per te hequr dore nga pretendimet e pabazuara se Serbia ka njohur de facto ose de jure Kosoven. Kjo sjellje e Serbise ka treguar pikerisht te kunderten, qe Serbia ne te vertete eshte e interesuar per mosnjohjen afatgjate ose te perhershme te Kosoves. Duk hapur rrugen e te dy vendeve per ne BE, pa njohje te domosdoshme te Kosoves. Se cka ndodh pas 15, 20 apo 25 vitesh, kur ti vije radha Serbise dhe Kosoves per tu anetaresuar, eshte ceshtje tjeter. Por aktualisht dhe per disa vite te ardhshme Serbia nuk eshte me nen presion te BE-se per njohjen e Kosoves apo mospengimin e anetaresimit te saj ne OKB dhe organizata tjera te rendesishme nderkombetare. Rruga e vetme qe eventualisht i mbetet Kosoves, eshte ajo e Palestines. Por kjo nuk do te ishte anetaresim i vertete, edhe pse ndihmon ne anetaresimin ne disa organizata te caktuara...

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Per ta kuptuar se cka eshte Rezoluta e Kuvendit ne kete kontekst...

    R E Z O L U T Ë-Për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë
    U publikua: E Enjte, 18.10.2012

    Rezoluta-Për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale në Kosovë
    U publikua: E Enjte, 06.09.2012

    R E Z O L U T Ë
    1. Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve
    telefonike aktuale që Kosova i shfrytëzon (+381, +386 dhe +377), me kodin tele
    fonik të Republikës së Shqipërisë (+355)

    Rezoluta i dërgohet:
    -Qeverisë së Republikes së Kosovës,
    -Parashtruesit të mocionit dhe
    - Arkivit t ë Kuvendit.

    Rezoluta e djeshme quhej gjithashtu "R E Z O L U T Ë-Për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë", jo marreveshje ne mes te Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise apo dicka ee ngjashme...

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anëtarësuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    ...
    Per te mos u keqkuptuar, askush nuk e mohon faktin qe eshte arritur pajtueshmeri per veprime te caktuara ne veri te Kosoves, shumca absolute e te cilave jane obligime te Kosoves dhe pjeserisht te BE-se dhe KFOR-it per te mundesuar dhe pranuar ate qe per Serbine dhe per shumicen e serbeve (me te drejte) paraqet baze te mrekullueshme per legalizimin dhe legjitimimin nderkombetar te autonomise territoriale te veriut te Kosoves dhe autonomise etno-kulturore ne forme te apartheidit per shumicen e serbeve ne mbare Kosoven.
    Natyrisht se palet domosdoshmerisht eshte dashur te jene te kujdesshme, sepse perndryshe, sipas tyre, do te rrezikohej absolutisht stabiliteti i gjithe rajonit. Prandaj jane mundur qe permes formulimeve te interpretueshme dhe te pasakta, ta bejne "marreveshjen" te pranueshme (ose ta pakutueshme) per sa me shume njerez qe te jete e mundur. Ne fakt, Kosoves ose Thacit i eshte dhuruar me shume nga forma, ndersa Serbise me shume nga permbajtja, sic e thote edhe nje analist serb. Kjo edhe eshte e nevojshme dhe logjike, pasi qe plani i vertete (permbajtja) duhet te zbatohet aty ku jane serbet, nderkohe qe per shqipetaret eshte me rendesi primare qe disa gjera formalisht te duken ne perputhje siperfaqesore me ambiciet e Kosoves.
    Ne fund, pas disa javesh, kur shumica e qytetareve nuk merren intensivisht me kete teme, mund dhe do te provohet qe permbajtja te interpretohet ne mase te madhe konform deshirave, nevojave dhe imponimeve ad hoc te serbeve te veriut dhe te Serbise- pertej interpretimeve aktuale. Ne te kunderten, plani edhe keshtu veshtire i zbatueshem do te deshtonte plotesisht.
    Dicka te tille, nje lloje pajtueshmerie te paleve per rregullimin e konfliktit ne veri, sic parashihet ne ato 15 pikat e njohura, natyrisht se mund te quhet si marreveshje ne mes te paleve. Sepse, ne parim cdo pajtueshmeri eshte nje lloji marreveshje, pavaresisht faktit a eshte e nenshkruar apo jo. Por, kjo nuk eshte ceshtja per te cilen une kam diskutuar gjithe kohen dhe dua te flas. Mua me ka interesuar dhe me intereson ballafaqimi i pohimevete vazhdueshme te Thaci&Co me faktet dhe realitetin. Dhe faktet deri ne keto momente nuk flasin madje as per nenshkrimin e nje marrevshje me fusnoten Kosovo*, lere me ne mes te Republikes se Serbise dhe Republikes se Kosoves. Se paku, une ende nuk kam lexuar nje dokument te tille zyrtar, te nenshkruar dhe ratifikuar nga palet, dhe te botuar dhe arkivuar ngjashem si marreveshjet tjera te zakonshme. Gjithashtu, jo vetem qe ishte dhe mbetet irreale te pritet qe Republika e Serbise do te nenshkruante marreveshje me Republiken e Kosoves, por nje gje e tille edhe legalisht eshte pamundur, per shkak te Kushtetutes se Serbise...
    Serbia madje ka luftuar me se shumti per ndryshimin dhe pershtatjen e pikes (14) qe kishte te bente me njohjen dhe anetaresimin e Kosoves ne organizata nderkombetare (perkatesisht ne OKB) , duke e ndryshuar ne mospengimin e Kosoves ne rrugen per intergrim dhe anetaresim ne BE.
    Pra, vetem kjo do te ishte arsye e mjaftueshme per te hequr dore nga pretendimet e pabazuara se Serbia ka njohur de facto ose de jure Kosoven. Kjo sjellje e Serbise ka treguar pikerisht te kunderten, qe Serbia ne te vertete eshte e interesuar per mosnjohjen afatgjate ose te perhershme te Kosoves. Duk hapur rrugen e te dy vendeve per ne BE, pa njohje te domosdoshme te Kosoves. Se cka ndodh pas 15, 20 apo 25 vitesh, kur ti vije radha Serbise dhe Kosoves per tu anetaresuar, eshte ceshtje tjeter. Por aktualisht dhe per disa vite te ardhshme Serbia nuk eshte me nen presion te BE-se per njohjen e Kosoves apo mospengimin e anetaresimit te saj ne OKB dhe organizata tjera te rendesishme nderkombetare. Rruga e vetme qe eventualisht i mbetet Kosoves, eshte ajo e Palestines. Por kjo nuk do te ishte anetaresim i vertete, edhe pse ndihmon ne anetaresimin ne disa organizata te caktuara...
    nuk besoj se eshte analize e drejte kjo. duket si analize mbi baza paragjykimi. por edhe mosdeshire per zgjidhjen e ceshtjes,duke injoruar realitetin ne terren.

    pengesa e vetme njohjes se kosoves ne OKB, ka qene ceshtja e veriut dhe komunave serbe.
    edhe vete serbet jane te bindur qe kosova i ka ikur tashme, dhe nuk do fitonin asgje nese kembengulin per ta mbajtur (nuk kane asgje ne dore).
    ate qe bota i njeh si te drejte serbise eshte interesimi per serbet ne kosove.
    nese gjendet formula qe serbet ne kosove do te garantohen te kene menyren e tyre te jeteses, pa u penguar nga shqiptaret, serbia nuk do kishte problem ta pranonte kosoven si shtet.
    aludimet se gjoja serbia do te kete gisht ne kosove me duken te pabaza, jane aludime qe hidhen nga nje pjese radikale ne kosove ,
    se neqoftese serbia do te ket gisht ne kosove, perse ka propozuar disa here kembime territoresh??? ai qe propozon kembime territoresh do te thote qe e ka fjetur mendjen se ky rajon eshte i shkeputur, dhe mendon
    te pakten te marre serbet me vete, e te laj duart njehere e mire nga ky rajon.
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    Ah, ju lumte juve te pordhamentit tu Kosoves dhe ta dijne, qe dje me doren e tyre, ata qe votuan ate rezolute, njekohesisht kane shpallur edhe newbornen e republika srpska veriore te Kosmetit!

    Po çfare pritet nga ajo kaste idiotesh e debilash... miqet tane na propozojne, jo Ju-es-ej-ja... Le te shkoj Ju-es-ej-ja ti kthej Texasin Meksikes o ta shpall asociacion o bashkesi e pastaj te vije e te tregoj se tani u fitua sovraniteti !

    Mos u ngut, mos u ngut...
    Kjo eshte marreleshje e radhes. Kosoves, sa here i soset leshi, e mbulojne me lesh te ri. Kosova, si gjithmone, merr lesh. Posa te filloje ta tjerre te parin, ia "dhurojne" leshin e ri, "miqte" shume te dashur nderKembeTare, qe hane me nje thes me Serbine. Sepse kjo e fundit dhe iu duhet. Per ne s'i han palla kujt. Ja dhe tenderat u sosen. Bashke me tenderat sosen dhe "miqte"...
    Kosova eshte marionete qe terhiqet me fije leshi (jo me penj). Keshtu me se miri fshihet se kush ia terheq "penjte" (fijet e leshit) marionetes se quajtur newborn (ende pa e pa nje here driten nga inkubatori).

    *
    klipp&klar

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Qeveria serbe miraton nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën

    BEOGRAD- Qeveria serbe i hapi sot dritën e gjelbër marrëveshjes në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, nënshkruar më 19 prill nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, 14 vjet pas përfundimit të luftës dhe pesë vjet pas pavarësisë së shpallur nga Kosova.

    Në mbledhjen me dyer të mbyllura, qeveria urdhëroi ministritë të marrin masat e nevojshme për të vënë në zbatim marrëveshjen dhe për të vazhduar aplikimin e marrëveshjeve ekzistuese me përfaqësuesit e institucioneve të Prishtinës'', sipas një komunikate të kabinetit të kryeministrit serb, Ivica Daçiç.

    Pas 10 raunde bisedimesh në nivele të larta, Kosova dhe Serbia më 19 prill arritën marrëveshjen në Bruksel. Marrëveshja e Kosovë - Serbi është nënshkruar ndaras nga udhëheqësit e delegacioneve të të dy vendeve. Në prani të Baroneshës Ashton, i pari marrëveshjen e ka firmosur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Pas tij të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryeministri serb Ivica Daçiç.

    Ndërkohë, me 89 vota pro, 5 kundër dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës miratoi mbrëmë marrëveshjen e arritur në Bruksel midis Kryeministrit Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiç.

    (e.m/BalkanWeb)

  9. #59
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Pikat e papublikuara të marrëveshjes Kosovë-Serbi

    PRISHTINE- Pas konflikteve shumëvjeçare Serbia dhe Kosova arritën të premten zyrtarisht marrëveshje. Por pikat kritike megjithatë janë lënë jashtë, shkruan gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung".

    (...)Projekti parashikon krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në territorin e Kosovës. Asosiacioni i komunave do të ketë presidentin dhe një kuvend përfaqësues dhe do të vendosë në mënyrë autonome për ekonominë, arsimin, shëndetësinë dhe planifikimin urban; Statusi i tij duhet të sigurohet me "ligje dhe kushtetutë". Policia e asosiacionit të komunave do të jetë në letër pjesë e policisë së Kosovës, por ajo do të jetë kryesisht me serbë dhe do të komandohet nga serbët. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatat. Pikat kritike lihen jashtë, transmeton Radio Deutsche Welle tekstin e "Süddeutsche Zeitung".

    Vetëm në veri të Kosovës punojnë qindra policë serbë dhe punonjës të shërbimi sekret, pjesë të të ashtuquajturave "struktura paralele", për heqjen e të cilave ka këmbëngulur shpesh BE. Në planin 15 pikësh thuhet vetëm, pjesëtarëve të strukturave serbe të sigurisë do "t'u ofrohet një vend në strukturat ekuivalente kosovare".

    Përveç kësaj në katër komuna serbe në veri të Kosovës do të zhvillohen që këtë vit zgjedhje komunale të organizuara nga OSBE. Deri me 15 qershor Serbia dhe Kosova do të bien dakord për energjinë dhe telekomunikacionin. Deri tani Serbia bllokon investimet apo privatizimet në këto sektorë. As Serbia dhe as Kosova nuk duan të bllokojnë "përparimin e palës tjetër në rrugën e saj drejt BE." Për një njohje të pavarësisë së Kosovës, apo për një anëtarësi në OKB nuk bëhet fjalë.

    Kështu Kosova sipas zëvendësministrit të Jashtëm Petrit Selimi ka premtuar, se nuk do të dërgojë njësi të një ushtrie të ardhshme në veriun e dominuar nga serbët, ai do të kontrollohet nga trupa e paqes së NATO-s, KFOR. Në planin 15 pikësh mungon kjo marrëveshje. Sipas gazetës kryesore e Kosovës Koha Ditore plani 15 pikësh bie ndesh me disa ligje kosovare.

    Politikani opozitar Albin Kurti kritikoi në Prishtinë faktin se me asosiacionin e komunave serbe "krijohet një strukturë paralele në nivel shtetëror" dhe integrohen zyrtarisht strukturat serbe, megjithëse Beogradi nga ana e tij nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Në fakt presidenti i Serbisë Tomislav Nikolic e pati quajtur marrëveshjen, që do të arrihej një "garanci për Serbinë, se Kosova nuk do të pranohet kurrë si shtet i njohur në OKB".

    Deputetët e partisë së Gjelbër Marieluise Beck dhe Manuel Sarrazin druhen, se në Kosovë mund të përsëritet "gabimi i një ndërtimi të një shteti jofunksional si i Bonjë-Hercegovinës." (...)Beck dhe Sarrazin kërkojnë, që data e një fillimi të vërtetë të bisedimeve me BE për pranimin e Serbisë të varet jo vetëm nga nënshkrimi, por edhe nga zbatimi i vërtetë i një marrëveshje, "e cila nuk dëmton aftësinë funksionuese të shtetit kosovar."

    Për këtë qeveria serbe nga ana e saj duhet të injorojë rezistencën e nacionalistëve. Këtë ajo mund ta përballojë. Sipas anketimeve afro dy të tretat e serbëve e shohin Kosovën faktikisht të pavarur, vetëm një pakicë është akoma në mënyrë të qartë kundër një ujdie. Por fillimisht titujt kryesorë i dominojnë disa ultranacionalistë. Ata publikuan numrat e telefonave celularë të kryeministrit Dacic dhe zëvendëskryeministrit Vucic.

    "Mua më vijnë çdo sekondë sms me kërcënime me vdekje", tha Vucic.

    Ish presidenti nacionalist dhe ish kryeministri, Vojislav Kostunica e quajti marrëveshjen e ardhshme një "tradhti të popullit serb", në të cilën qeveria "e ka shitur territorin e Kosovës për datën e fillimit të bisedimeve me BE për pranim". Në fshatrat serbe të veriut të Kosovës ultranacionalistët njoftuan rezistencë kundër marrëveshjes dhe kërkuan një referendum.

    (m.a/telegrafi/BalkanWeb)

  10. #60
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    SHBA, Kerry përshëndet marrëveshjen Kosovë-Serbi

    BRUKSEL- SHBA-ja përshëndeti sot marrëveshjen e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën sekretari amerikan i Shtetit e konsideroi një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes.

    ''Marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës është tepër e rëndësishme sepse i jep fund një herë e mirë një konflikti dhe i shtyn popujt të shikojnë drejt së ardhmes'', deklaroi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

    Këto komente ai i bëri sot në Bruksel, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

    (m.a/BalkanWeb)

Faqja 6 prej 31 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •