Close
Faqja 7 prej 31 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 304
  1. #61
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: HISTORIKE/ Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Marrëveshja Thaçi-Daçiç, ç’do të thotë për të dy vendet dhe për rajonin

    Tim Judah/ The Economist

    “HABEMUS PACTUM!” shpalli në Twitter Vlora Çitaku, ministrja e Kosovës për Integrimin Europian. Kosova dhe Serbia sapo kishin arritur një marrëveshje. Ndodhi më 19 prill, pas dhjetë raundesh të pamëshirshme negociatash ndërmjet kryeministrave të dy vendeve dhe baroneshës Ashton, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian.

    Pakti është një zhvillim i madh për të dy vendet, për Ballkanin Perëndimor dhe një triumf për Lady Ashton-in dhe ekipin e saj. Më 2 prill, pas tetë raundesh u duk sikur procesi kishte dështuar.

    Pakti u firmos nga Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, një ish-komandant i UÇK-së, një forcë guerilase që luftoi kundër serbëve në periudhën 1998-‘99. Ai negocioi me Ivica Daçiç, kryeministrin serb që gjatë luftërave ballkanike ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të Slobodan Milosheviçit, udhëheqësit serb të kohës. Gjithashtu, i pranishëm ishte Aleksandar Vuçiç, zv/kryeministri serb, një ish-nacionalist ekstremist.

    Marrëveshja u hap rrugë të dy vendeve për të vazhduar në shtegun e integrimit europian. Nënkuptohet se duke arritur marrëveshjen, Serbisë do t’i hapet drita e gjelbër për të nisur bisedimet e anëtarësimit në BE. Kosova do të marrë premtimin për të negociuar një hap më të hershëm të procesit, të njohur si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

    Marrëveshja me 15 pika pritet që të mbështetet formalisht edhe nga dy qeveritë dhe parlamentet. Marrëveshja po përshëndetet nga diplomatët dhe politikanët në të dy vendet si një situatë ‘win-win’, megjithëse do të hasë në rezistencën e nacionalistëve të linjës së ashpër në të dy krahët. Megjithatë, Petrit Selimi, zv/ministri i Jashtëm i Kosovës kishte të drejtë kur tha ndërsa merrte pjesë në Globsec, një konferencë e sigurisë globale në Bratislavë të Sllovakisë, një vend që nuk e ka njohur Kosovën, se “diga është çarë. Nuk ka kthim mbrapa”.

    Thelbi i marrëveshjes është se ndërkohë që Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet, pranon autoritetin e saj legal mbi të gjithë territorin. Në shkëmbim, autoritetet kosovare iu japin një nivel autonomie katër zonave të kontrolluara nga serbët në Kosovën e veriut. Ato do të formojnë një shoqatë, e cila do të mbikëqyrë arsimin dhe shëndetësinë apo çështje të tjera. Pakti thotë se do të ketë një forcë të vetme policore në Kosovë, por se komandanti rajonal serb për veriun do të zgjidhet nga një listë kandidatësh, formuluar nga kryekomunarët e veriut.

    Një formulë kompromisi u gjet mbi çështjen irrituese të gjykatave dhe zgjedhjet do të mbahen këtë vit për komunat veriore, të cilat tani janë të zgjedhura nën sistemin serb, jo atë kosovar.

    Hamendësohet se janë rreth 140 mijë serbë në Kosovë, në një popullsi të përgjithshme prej 1.7 milion banorësh. Rreth një e treta e tyre jetojnë në veri. Pjesa tjetër jeton në zona të Kosovës, të cilat në vitet e fundit kanë filluar të integrohen me pjesën tjetër të vendit në termat e organizmit komunal, por jo sa i takon arsimit dhe shëndetësisë. Disa prej këtyre zonave mund t’i bashkohen shoqatës së re serbe.

    Marrëveshja nuk e pengon Serbinë për të financuar arsimin dhe shërbime të tjera, siç ndodh tani. Sipas z. Daçiç dhe z. Selimi, Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtria de fakto e Kosovës, nuk do të zbarkojë në veri, të paktën për disa vite. Pas arritjes së marrëveshjes, Lady Ashton, z. Daçiç dhe z. Thaçi shkuan në selinë e NATO-s për të diskutuar ndihmën e nevojshme në zbatimin e paktit. Një fotografi i jepte të dy ata në të njëjtën anë të tryezës duke folur me shefat e NATO-s, jo përballë njëri-tjetrit siç kanë qenë deri më tash.

    Liderët e serbëve të Kosovës në veri kanë thënë se do bëjnë çmos për ta kundërshtuar marrëveshjen dhe madje folën gjatë javëve të shkuara për njëfarë ndarjeje nga Kosova. Në shkurt të vitit të shkuar serbët e Kosovës në veri votuan në shumicë për të refuzuar çdo bashkëpunim me autoritetet në jug. Në terma afatgjatë, objeksionet e tyre nuk do gjejnë mbështetje.

    Burime në veri besojnë se kur të vijë mesazhi nga autoritetet në Beograd se është në interesin e shtetit serb që serbët e Kosovës të binden, ata do të bëjnë siç u kërkohet. Paratë, natyrisht, do të luajnë rolin e tyre. Si udhëheqës të strukturave komunale të sapozgjedhura, të njohur si nga Kosova ashtu dhe Serbia, ata mund të presin një ujëvarë financiare. Të riintegruar në Kosovë, ata mund të marrin para nga qeveria qendrore dhe nga Serbia. Një pakt i mëparshëm u jep atyre të drejtën që të marrin një pjesë të mirë të tarifave doganore nga dy pikat doganore veriore me Serbinë. BE dhe SHBA, të cilët luajtën një rol thelbësor, megjithëse në prapaskenë në arritjen e marrëveshjes, gjithashtu do të ofrojnë fonde.

    Dështimi për të arritur një marrëveshje do të thoshte pasoja të këqija për Serbinë, Kosovën dhe pjesën tjetër të rajonit. Të huajt do të arrinin në përfundimin se palët ishin kokëforta dhe jo të gatshme për të ndërmarrë risqe për interesin e popujve të tyre dhe se nuk ia vlente më për t’i ndihmuar. Një periudhë e gjatë status quo-je do të kishte pasur.

    Zbatimi i marrëveshjes, sigurisht do të jetë i vështirë, por një pengesë e madhe psikologjike është kaluar. Ndërsa Serbia e Kosova lëvizin përpara në terma të marrëdhënies mes tyre dhe në terma të integrimit europian, diplomatët shpresojnë se shembulli i tyre do t’u japë një cytje si boshnjakëve që kanë mbetur mbrapa për shkak të një dështimi për të bërë kompromise të ngjashme, ashtu dhe maqedonasve.

    Bisedimet janë një sukses i rrallë për politikën e jashtme të BE-së. Ato filluan në mars 2011, kur Boris Tadiç ishte në pushtet në Serbi. Ato lëvizën nga të ashtuquajturat ‘bisedime teknike’ në nivel politik në shtatorin e vitit të shkuar.

    Deri më tash, zyrtarët serbë janë përpjekur për të shmangur kontaktet me kolegët kosovarë. Në Bratislavë, sidoqoftë, ishte e qartë se kish arritur një frymë e re. Të dyja palët e përshëndetën paktin. “Të gjithë jemi fitimtarë”, tha një zyrtar serb që kërkoi të mos i citohej emri. Ai shtoi me maturi se të dyja palët do të bënin mirë të ‘shmangnin triumfalizmin”.

    MAPO

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Shpresojme qe kjo mareveshje ti dali per mire Kosoves dhe popullit te saje se sa per politikanet shqiptare andej dhe ketej kufirit jane thjeshte JESMANE te te gjitheve veç me njeri tjetrin dine te tregojne se jane "burra".Per hajer Kosove.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    225

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    njeni ne gjykate e tjetri me kanunin ... gjitha kot

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Qeveria serbe miraton nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën

    ...

    (e.m/BalkanWeb)
    E pasakte..

    Qeveria e Serbise miraton marreveshjen ne Bruksel per Kosoven me perfaqesuesit e Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves resp. Kosovo-Metohije eshte e sakte.

    Institucionet e Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves nuk jane te barabarta as me "...pefaqesuesit e Institucioneve te Kosoves" sic perkthehet/fallsifikohet ne atikullin e postuar apo shume artikuj shqip, as me Institucionet e Kosoves ne vetekuptimin e ketyre Institucioneve dhe te shqiptareve ne pergjithesi dhe as me Institucionet e Republikes se Kosoves. Jane qartazi Institucionet e Perkoheshme Veteqeverisese te legjitimuara me Rez. 1244 te OKB-se, e cila ende eshte ne fuqi dhe te ciles nder tjerash i referohet edhe vete C. Ashton ne kryetitullin e rubrikes per Kosoven ne faqen e zyres se saj, ku shkruhet:
    Relations between the EU and Kosovo under UN Security Council Resolution 1244/99

    Fallsifikimi i deklaratave zyrtare te Serbise eshte qartazi censure e qellimshme per manipulim te publikut dhe mjet i propagades politike.
    Perndryshe, secili qe deshiron mund ti lexoje vete deklaratat zyrtare te qeverise se Serbise per "marreveshjen", dhe jo keto te censuruarat dhe te fallsifikuarat per qellime politike, qe shperndahen nga shqiptaret e ndryshem per manipulim te publikut, per vetemashtrim dhe qellime tjera.

    Perkthimi i vetem i vlefshem do te ishte ai i dokumenteve origjinale te BE-se, nese ekzistojne te tilla. Sepse vetem ne ato mund te shihet qartazi se kush me kend ka bere "marreveshje" dhe kush ne emer te kujt ka nenshkruar. Por, nje dokument i tille deri tani nuk eshte publikuar. Sepse ose nuk ekziston fare, ose nuk publikohet sepse ne emer te Kosoves ka nenshkruar p.sh. "Perfaqesuesi i Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves, Hashim Thaci..."
    Absolutisht e sigurt eshte vetem se Serbia nuk mund te nenshkruaj ne asnje forme marreveshje zyrtare me Perfaqesues te Institucioneve te Republikes se Kosoves.

    Jotransparenca e dialogut dhe mospublikimi i dokumenteve dhe nenshkrimeve origjinale, jo veten kesaj radhe, nuk eshte dicka e rastesisshme dhe e zakonshme, por behet me qellimin primar per ta mbrojtur njeren apo tjetren pale te aktereve te involvuar nga konsekuencat politike dhe/ose juridike.

    Perndryshe, Parlamenti i Serbise tanime ka bere te qarte se nuk do ta ratifikon "marreveshjen" sepse nuk eshte dhe nuk konsiderohet si marreveshje ndermjet shteteve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 23-04-2013 më 01:55

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Zotri Antiproant nje veshtrim I mirfilt konform realitetit to .Kjo qka o ka ndodh me ne shqipetaret eshte vezhdim i politkeve substanciale te nenshtrimeve dhe pazareve per hesap te interseve globale .Shiqoi pak rjedhat e ngjarjeve qdo her ne dekada faktori Informativ por edhe ai veprues I dirigjimeve nga sfreta ose qarqet Serbe kan pas impikime historike ne rjedhat dhe organizimet e sferave shtetrore te Shqipetareve .Kjo ne pergjithesi nderlidhet edhe me te kaluaren e veprimeve te sherbimeve te ndryshme intelegjente nga qarqet Serbe ne fushveprimet e sfarave vepruese ne mbar teritorin etinik Shqipetar .Ngadal por sigurt kto qarqe duke gjetur njerez te cilet ne na imponohet nga faktoret relevant ndikues .Te marim luften e dyt mbarimin e luftes dyt .Qarqet e sherbimeve intelegjente kan pas persekucione dhe kan dirigjuar qarqet e zhvillime tek sferat shoqrore te pushtetit duke ber shtyrjen e njerezve te cilet kan punuar per qeshtjen Serbe .Kjo tash eshte evidente edhe ne shum ne qarqet vendimeporurese tek ne ne shqiptari .Njerezit e imponuara nga kto qarqe kan ndikim te madh .Kalkulimet mehaniconet e ndryshme prurja e qelimeshme e nje vorferie te skajshme te popullit ton I shkon pershtati dirgjenteve te ineterseve globaliste por edhe te atyre parciale te ndikimeve te zhvillimeve te shoqerive ne pergjithesi .Kjo ne ka ndodh, projektet te cilat jan perpiluara ne dekada tash jon ne zbatim .projektet jan te lojeve te ndryshme dhe kan vetem nje gjenez te shkatroi e te na deboin nga trevat tona, te na asimiloin te na poshtroin te na nenqmoin te na shtypin e te na denigroin .Ket kto qarqe po e arijn mu per ate se kemi nje spekter politik por edhe ekonomik te shkatruar ne tansi .Qarqet e imponimeve se bashku me njerezit te cilet e quajn veten si te pagabuar dhe jan te degjueshme karshi ineterseve globaliste por edhe te ineterseve tjera te rethaneve te cilat krijohen qe te arin ne ate qka eshte paramenduar kaher qe ne si shqiptar qe jem te na zhdukin e ta na perqajn .Ket e kan aritur tash me shiqoi pak rjedhat e ngjarjeve shiqoi pak njerzit qe imponohen me te gjith mashinerit propagandistike .Perdoret retorike implikuese e faktorit njeri dhe raporteve te tyre se shihen produkete e veprimeve te tyre idioteske qe shkatrun gjdo vler dhe nenshturn me vedeshir per hir te pushtetit dhe perkrahjes qe kan ne kryerjen e detyres “ madhore’’ qe e kan si shperblim te qendroin ne pushtet .Njerzit qe keqperdorin postet e veta njerez te cilet jan ber te paprekshme karshi popullit vet .Kta njerez nese sju shkoin per shatati qe te realizoin ate qka e kerkoin qarqet qe e kan pru ne pushtet ai do heqet nga sqena politke do persekutohet edhe do hudhet ne mbeturina siq jan hudhur plot njerez te cilet nje koh I kan sherbyer kti parimi te nenshtrimeve te ineterseve globale .Si te kundervihen ata gjejn njerez tjer te degjueshem e te pacip te cilet shkelin popullin e vet mu per hir te pushtetit qe ja japin .Kjo eshte karakteristike e jashtme ne brendesi te sistemit kemi nje sistem totalisht te denigrume e te ndar ne klane me mir me then kastat e pushtetit ata te cilet jan rezerv e ktyre te pushtetesheme dhe kur te pushtetshemit mundohen te kthjen pak a shum vemendjen kta qe jan rezerv dalin ne pah se jan me te degjueshem me te pershteshem me vazhdu punene e projekteve te intereseve te cilat ne ne pergjithesi na dirgjoin jeten na dirigjoin veprimet dhe per ate edhe ndeshkohemi.
    Kastat e pushtetit jan te tilla dhe te tilla do mbeten .
    Shqipetaret po perdoren dhe po manipulohen shekuj me radh e do manipulohemi shekuj me radh kjo eshte e dhimbeshme kjo eshte realiteti jon I hidhur ,nenshtrimi I kastave te pushtetit e kan nenshtru edhe popullin e kan varferuar e ka pru ne nje gjen je tejet te mjerueshme pra po pergaditet qe edhe popullin te shtin ne loj qe te krijohet nje rend I ri botror me njerez qe do I kryen po ato detyra qe ja tash me te parashkruara e te pershkruara e qe do I zbatoin kastat e pushtetit .

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Marrëveshja Thaçi-Daçiç, ç’do të thotë për të dy vendet dhe për rajonin

    Tim Judah/ The Economist

    ...

    Dështimi për të arritur një marrëveshje do të thoshte pasoja të këqija për Serbinë, Kosovën dhe pjesën tjetër të rajonit.
    Deshtimi i BE-se per t'ua imponuar paleve, ne radhe te pare Kosoves, nje "zgjidhje" qe praktikisht nenkupton legalizimin dhe legjitimimin afatgjatete autonomise se plote te veriut te Kosoves, deri ne ndarje eventuale pas 10, 15 apo 20 vitesh, do te kishte vertete "pasoja te kqija" per vete BE-ne.
    Sa i perket Serbise dhe Kosoves praktikisht nuk ka ndryshime esenciale resp. Kosova ka hequr dore edhe me shume nga pretendimi per shtrirjen e pushtetit ne veri, perderisa Serbia ka pranuar formulime te caktuara ne planin per veriun, te cilat mund te interpretohen nga te interesuarit edhe si pranim i integritetit territorial te Kosoves sipas rez. 1244 te OKB-se. Por pa nenshkruar nje marreveshje perkatese per pranimin e intergritetit territorial!

    Rezultati i vetem "pozitiv" (konkret) i dialogut eshte fakti qe Serbia eshte veteobliguar ndaj BE-se qe te mos e pengoje integrimin e Kosoves * ne BE.
    Dhe ky veteobligim ka qene jo si rezultat i ndryshimit te qendrimeve te Nikoliqit&Dacicit ndaj Kosoves dhe shqipetareve ne pergjithesi, por si domosdoshmeri dhe zhvillim absolutisht i pritshenm per ti hapur rrugen vete Serbise per tu integruar dhe anetaresuar ne BE. Sepse, nderhyrja direkte dhe e hapur e Serbise ne veri te Kosoves dhe mosrespektimi i Rez. 1244 te OKB-se nga Serbia si dhe administrimi direkt i atij regjioni do te ishin ne kundershtim te plote me rregullat e funksionimit te BE-se.
    Kjo megjithate nuk mund te interpretohet si terheqje e plote e Serbise nga veriu i Kosoves dhe Kosova dhe heqje dore nga pretendimet territoriale ndaj nje pjese te Kosoves dhe Kosoves ne pergjithesi. Eshte "terheqje" e pjeserishme taktike-formale, si domosdoshmeri per te mundesuar integrimin e vendit ne BE dhe per t'iu shmangur per nje kohe ose per kohe te gjate presionit te brendshem dhe te jashtem politik dhe diplomatik. Pavaresisht faktit qe ky presion do te vazhdoje edhe gjate procesit te zbatimit te planit, varesisht nga strategjia dhe interesat e verteta te BE.-se dhe nderkombetareve tjere per ta zbatuar planin.
    "Cmimi" qe paguan Serbia per kete "terheqje", nese mund te quhet cmim dhe terheqje, nuk ka te bej direkt me veriun e Kosoves, Kosoven, serbet e Kosoves dhe pretendimet e deritanishme te Serbise ne kete kontekst, por me rrezikimin e stabilititetit politik dhe karrierave te caktuara politike ne Serbi. Sepse, shumica e serbeve ka vite qe e di dhe eshte pajtuar me humbjen e Kosoves apo pjeses me te madhe te saj. Megjithate, nje pjese e mire e tyre, te nxitur edhe nga ekstremistet ne veri te Kosoves dhe Kisha Ortodokse, mund ta shfrytezojne kete situate ( per shume njerez) te paqarte, per protesta dhe aksione te qellimshme politike. Nikolic, Dacic, Vucic&Co e kane relativisht veshtire ti bindin nje pjese te elektoratit dhe simpatizanteve te tyre aktual, pasi qe deklaratat dhe gjuha e tyre e perdorur dhe e njohur publike ndaj ceshtjes se Kosoves dhe shqipetareve ne pergjithesi, ne shkim siperfaqesor duket se tani nuk korrespondon me veprimet dhe vendimet konkrete politike. Nese keta nuk arrijne ti bindin simpatizantet e tyre se cdo gje eshte ne favor te bindshem te Serbise dhe te serbeve, pavaresisht se as kjo nuk do te jete plotesisht e mjaftueshme, ka shume gjasa qe disa nga keta politikanet aktual te Serbise te ndeshkohen ne zgjedhjet e ardhshme, te jashtezakonshme ose te rregullta.
    I vetmi nga keta qe eventualisht do te perfitonte nga situata ndoshta do te ishte Dacic. Sepse ky dhe simpatizantet e tij, per dallim nga shume simpatizante te Nikolic, Vucic&Co. mund te pajtohen dhe parimisht edhe jane te pajtuar edhe me ndarjen e Kosoves, e cila sipas tyre mund te realizohet dhe permes nje procesi te tille te legalizimit dhe nderkombetarizimit hap pas hapi te atonomise sipas "marreveshjes" se arritur ne Bruksel.

    Të huajt do të arrinin në përfundimin se palët ishin kokëforta dhe jo të gatshme për të ndërmarrë risqe për interesin e popujve të tyre dhe se nuk ia vlente më për t’i ndihmuar
    .
    Te huajt kane arritur moti te ky perfundim...

    "Risqet" ketu nuk ndermirren "per interesin e popujve te tyre", por kryesisht per interesin e karrierave politike dhe ideologjike.
    Edhe "marreveshja" eshte kryesisht nje balancim i interesave dhe risqeve "te arsyeshme" te interesave personale dhe politike te aktereve, dhe me se paku i interesave te qytetareve dhe popujve.

    Sepse nga kjo "marreveshje", nisur nga rrethanat qe mbreterojne ne terren, nuk mund te pritet aspak ndryshim i mjaftueshem i gjendjes aktuale te qytetareve dhe popujve te dy vendeve. "Marreveshja" apo plani nuk jane te predestinuar per ti permbushur as minimalisht kerkesat, deshirat dhe nevojat e dy popujve, ne menyre qe te shpresohet ne ndryshime te verteta, te cilat do te mundesonin nje fillim te ri dhe me te frytshem te bashkepunimit me normal te popujve dhe perfaqesuesve te tyre politik, institucional dhe shoqeror. Ne te kunderten, "marreveshja" dhe plani vetem kane krijuar dhe do te krijojne dyshime, iritime dhe konflikte te reja te natyres se njejte, cfare ekzistojne qe 14 vjet ne mes te dy popujve. Sepse asnjeri nga dy popujt, natyrisht njeri me pak, tjetri me shume, nuk jane as minimalisht te gatshem te heqin dore vullnetarisht dhe te pajtohen perfundimisht me kompromise te verteta.

    Një periudhë e gjatë status quo-je do të kishte pasur.
    Kjo periudhe s'ka perfunduar dhe parimisht do te zgjase eshe 1000 vjet, nese nuk ndryshohet kufiri ose nuk ndryshojne rrethanat demografike, ushtarake...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 23-04-2013 më 04:00

  7. #67
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia


    Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin ka marrë sonte vendim që të jap dorëheqje nga kjo pozitë, raporton KiM radio.

    Burime të afërta me Zyrën për Kosovën kanë thënë se Vulin e ka planifikuar dorëheqjen menjëherë pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, por sonte ka e ka marrë vendimin përfundimtar për këtë.

    Sic është raportuar, Vulin nesër do ta bëjë publike dorëheqjen dhe arsyet e saj.

    p.s. RRnofsh Hashim se veq ti qe ju vjen hakesh shkinis....
    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Fehmikaciu
    Anëtarësuar
    11-01-2013
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,006

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    amicus plato , sed magis amica veritas.......e dua platonin ,por me shum e dua te verteten(aristoteli-mesuesi i leks se madhe)
    VENI,VIDI,VICI

  9. #69
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    KUVENDI I SERBISË NUK E RATIFIKON MARRËVESHJEN, PASI NUK E NJEH KOSOVËN

    Nga Express | 23 Prill 2013 11:38

    Deputetët e Kuvendit të Serbisë do ta thonë fjalën e tyre të premten rreth marrëveshjes Prishtinë – Beograd.

    Në këtë seancë do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic dhe anëtarët e kabinetit të tij, por jo edhe Presidenti I Serbisë Tomislav Nikolic, pasi atij nuk i është kërkuar të shkojë aty.

    Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Nebojsa Stefanovic, ka thënë se në gjatë kësaj seance pritet vetëm të debatohet rreth raportit të Qeverisë por ende nuk është vendosur nëse do të ketë votim.

    “Një është e sigurt- në Parlament nuk do të ketë ratifikim të marrëveshjes sepse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës” ka thënë Stefanovic.

    Qeveria e Serbisë, e ka miratuar të hënën marrëveshjen e arritur në Bruksel dhe menjëherë pas kësaj përgjigjen pozitive e ka dërguar në Bruksel.

    Kuvendi i Kosovës, të dielën vonë e ka dhënë pëlqimin, por poashtu nuk e ka ratifikuar marrëveshjen.

    .p.s. - keta jan prinderit e Vetfundosjes edhe keta jan kunder kesaj marrveshje .!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi. Thaçi: Na njohu Serbia

    Marrëveshja e arritur në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, në një periudhë jo shumë të largët do të japë efekte negative jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

    Kështu thotë për “Evropën e Lirë”, Shpend Kursani, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave. Ai, megjithatë thotë se shteti serb fitoi shumë nga dialogu.

    Me ketë marrëveshje Serbia e fiton datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Dhe fitorja e dytë është se ka pasur një fitore jashtë territorit të saj. Pra në veriun e Kosovës, ku pak a shumë është formalizuar status-quoja, ashtu siç ka dashur Serbia, jo 100% siç ka dashur, sepse Serbia do të donte ta kthente gjithë Kosovës nën Serbi".

    Mirëpo ajo ka siguruar që komunitetit të vetë në veri t\'ia sigurojë një autonomi shumë të thellë, ku Serbia do të ketë më shumë sovranitet, e Kosova shumë pak”, thotë Kursani për Radion Evropa e Lirë.

    Kurse, analisti tjetër Ismail Hasani, konsideron se as Prishtina, e as Beogradi, nuk mund të thuhet se kanë fituar, pas që marrëveshja e arritur nënkupton hapjen e rrugës për integrime evropiane për të dyja vendet.

    Të dy shtetet aspirojnë në integrime evropiane. Normalisht, që këto dy shtet janë në faza të ndryshme të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e tjera ndërkombëtare".

    Dihet se Kosova është shumë më mbrapa në raport me Serbinë, por megjithatë është edhe një mundësi e cila fasilitohet nga zyra e baroneshës Ashton, dhe në ketë kontest duhet të lexohet si një rast i mirë që i jepet këtyre dy shteteve për ta provuar gatishmërinë për integrime në BE”, thekson Hasani.

    Kursani thotë se sa i takon anës shqiptare, Kosova ka humbur shumë me marrëveshjen e arritur më 19 prill në Bruksel.

    Mendoj se Kosova ka humbur shumë pasi që kjo marrëveshje e rrezikon funksionimin e brendshëm të Kosovës, e ndan atë në dy entitete, një serbe e një shqiptare, pra, e bën pak a shumë si Bosnja. Kosova do të ketë problem me këtë zgjedhje pak më vonë”, shprehet Kursani.

    Arritja e marrëveshjes konsiderohet se është vetëm fillimi, pasi që zbatimi i saj mendohet se do të jetë shumë sfidues.

    Analisti Hasani thotë se tash është e rëndësishëm që të nisë zbatimi i marrëveshjes dhe të respektohet ajo nga të dyja palët.

    Momenti më i rëndësishëm i kësaj marrëveshjeje është që në të ardhmen shumë të afërt është krijimi i mundësive për fillimin urgjentisht të implementimit të marrëveshjes. Megjithatë, përvoja e deritashme ka treguar se nuk është e lehtë që me palën serbe të implementosh diçka që paraprakisht je dakorduar”, thotë Hasani.

    Marrëveshja e cila parashikon krijimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe në veri, është arritur pas disa raundesh të bisedimeve që synonin t\'i hapnin rrugën përparimit të të dyja vendeve drejt integrimeve evropiane.

    Pas marrëveshjes dhe miratimit të saj nga ana e institucioneve si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, ka pasur reagime të ndryshme. /Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/lajme/marre...t-2-31375.html

Faqja 7 prej 31 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •