Nese Hashimi do te ishte President i Frances , do ta shiste Kullen e Ajfellit per hekur :S
Sot gjithe diten ka patur oferta te shumta per me ble Kosoven , por Hasha na shiti kejt![]()
Nese Hashimi do te ishte President i Frances , do ta shiste Kullen e Ajfellit per hekur :S
Sot gjithe diten ka patur oferta te shumta per me ble Kosoven , por Hasha na shiti kejt![]()
Eshte ndoshta edhe nje rast tjeter unik qe Kryetari i Palamentit te nje shteti te shprehet kunder rezolutave apo vendimeve kaq te rendesishme per vendin...Ja deputetët që votuan kundër marrëveshjes
Kuvendi i Kosovës me 89 vota për, 5 kundër, një abstenim e ka miratuar të dielën mbrëma marrëveshjen e arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Gazeta “Epoka e re” ka siguruar emrat e deputetëve që kanë votuar kundër rezolutës së Kuvendit të Kosovës.
Kundër marrëveshjes votuan: Jakup Krasniqi- PDK, Vjosa Osmani- LDK, Emin Gerbeshi- deputet i pavarur, Aurora Bakalli- LB, Agim Kuleta- LB, ndërsa Hydajet Hyseni nga PDK-ja ka abstenuar.
Ndryshe, pas Kuvendit të Kosovës, edhe Kabineti qeveritar në një mbledhje të mbajtur sot, ka miratuar unanimisht marrëveshjen e arritur në Bruksel.
Kryeministri, Hashim Thaçi në këtë mbledhje tha se me unanimitet të fuqishëm Kuvendi i Kosovës dhe me mbështetje teje masive të deputetëve aprovoi rezolutën e propozuar nga Qeveria. /Telegrafi/
Ne vendet perendimore nuk kam degjuar dhe lexuar, edhe pse nuk perjashtohet, qe Kryetari i Palamentit, i cili njekohesisht eshte perfaqesues i partise me te madhe parlamentare (edhe pushtetit aktual), numri tre i shtetit dhe zevendesues i Presidentit ne rast te rasteve, te votoje ne kundershtim me shumicen absolute te deputeteve ("perfaqesuesve te popullit")?!
Kryeparlamentari edhe nese ne raste te jashtezakonshme do te ishte kunder ndonje vendimi, do te duhej te abstenonte.
Nje sjellje e tille ose e ngjashme ne shumicen e vendeve te rendesishme perendimore do te krijonte nje krize shume serioze politike, varesisht prej sistemit deri ne zgjedhje te parakoheshme. Nje Kryeparlamentar i tille ose do te dorehiqej ose do te shkarkohej.
Por per de facto Regjimine Prishtines eshte cdo gje e tolerueshme perderisa nuk rrezikohen karrierat dhe ambiciet politike te perfaqesuesve kryesor te tij (ne pozite dhe ne opozite). Dhe Jakup Krasniqi me sjelljen e tij sipas gjitha gjasave nuk po i rrezikon karrieratdhe ambiciet e tyre, por ndoshta edhe eshte duke i ndihmuar. Ne te kunderten, s'do te qendronte as dy dite me shume ne ate ulese te Kryekuvendarit...
MË NË FUND, DIALOGU SHTATZËNË LINDI
(MOS)MARRËVESHJEN!!?
Edhe pse, nga shumë analistë ështê reaguar shumë qartë, se as ky dialogim nuk do të sjell kurrfarë zgjidhje as përmirësimi të raporteve në mes shqiptarëve dhe serbëve, ai u mbajt në sajë të insistimit të faktorit ndërkombëtar. Dhe rezultati nën ZERO.Qysh në fillim të dialogut edhe unë kam reaguar me një artikull me titullin “Dialog për hirë të Serbisë”. Nê fillim u tha se ky dialog do të jetë për çështje teknike, gjë që nuk përkonte fare me realitetin, sepse çështjeve teknike do të duhej t’u printe zgjidhja e çështjes politike. Dhe pas shkeljeve të shumta të marrëveshjeve të shumta, siç ishin ajo e reciprocitetit, e doganave e lëvizjes së lirë të qytetarëve e tê tjera, Ekipi dialogues shqiptar filloi me deklarimet pompoze ,“se nuk do të lejojmë të shkelet vija e kuqe ». E ajo u shkel dhe hyri Brenda kufirit në Kosovë, duke marrë edhe jetên e një polici shqiptar të Kosovës. Dhe provokimet luftënxitëse të serbëve nuk kanë të ndalur: kurdisin barikada me rërë e me ballvana drujsh, madje para syve të KFORIT dhe të EULEKS-it. Dhe këto barikada edhe sot e kësaj dite qendrojnë Brenda Kosovës, deri në qendër të Mitrovicës, në lumin Ibër dhe për rreth tij.
Tani, pas shumë raundeve shterrpe, me kërkesa maksimale të serbëve, për t’u siguruar sebëve të Kosovës pavarësi dhe kompetenca në mbrotje e siguri, në shëndetësi, në gjygjësi, duke sajuar edhe bashkësi, gjegjësisht asociacione të komunave me shumicë serbe, përfunduan me një (MOS) MARRËVESHJE. Dhe ekipi dialogues shqiptar sikur nuk u mjaftua me kompromiset e mëparme dhe tani, përkundër deklarimeve të shumta, “se nuk do të bëjmë kurrfar kompromisi”, bëri kompromisin fatal me të pranuarit e kompetencave të tilla për serbët e Kosovës, edhe pse ata kanë deklaruar sa e sa herë se nuk duan të udhëhiqen nga shteti i Kosovës. Kjo sepse barazia e të tjerëve, për serbët gjithmonë është konsideruar si padrejtësi. Këtë qendrim e dëshmojnë serbët edhe me faktin se nuk i kërkojnë falje popullit shqiptar për të gjitha krimet dhe shkatërrimet që i kanë bërë në Kosovë. Udhëheqësia e Serbisë gjithë herë ka thënë, se kurrë nuk do ta njohim Kosovën si shtet. Pse ta njeh Serbia Kosovën si shtet, kur as Bashkimi evropian dhe disa mekanizma të tjerë ndërkombëtarë nuk e kanë njohur Kosovën si shtet? Andaj, pyetjes se kush humbi e kush fitoi me këtë (mos)marrëveshje, dihet mirë se Kosova, gjegjësisht shqiptarët kanë humbur shumë. Ndërsa serbët nuk kanë pasur çka të humbin. Përkundrazi, ata fituan kompetenca autonomiste për serbët e Kosovës. Se çfarë faktori do të bëhen serbët e Kosovës me këto kompetenca, si askund në botë, do të dëshmojë koha, siç e ka dëshmuar historia, se ata jo pak herë i kanë kontribuat destabilizimit në rajon dhe në Evropë. Prandaj themi se kjo “marrëveshje” do të prodhojë edhe shumë mosmarrëveshje tjera. Si të mos prodhojë mosmarrëveshje, kur në 15 pikat e kësaj “marrëveshjeje” nuk flitet fare për të drejtat e mohuara tê shqiptarëve të Luginës së Preshevës, as për zhdukjen barabare të 1700 viktimave shqiptare? Pra, kjo “marrëveshje”, me këto kompetenca të pa merituara për serbët, është minë e kurdisur për popullin shqiptar dhe për Kosovën.Kjo marrëveshje me këto kompetenca të pa merituara reflektohet negativisht të minoritetet tjera. Kur e them të pamerituara, kam prasysh të gjitha pasoja që ua ka krijuar Serbia shqiptarëve në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës.Dhe jo vetëm ne shqiptarëve, por edhe tërë Ballkanit dhe Evropës. Pra, me një “marrëveshje” të këtillë, edhe pse Kosova aprovoi Rezolutën për lirimin nga faktori mbikëqyrës ndërkombëtar, realiteti po tregon se lirimi mbikëqyrês nuk qe i qendrueshëm. Prandaj, në qoftë se kjo marrëveshje fuqizohet dhe aprovohet nga këto dy shtete, s’është çudi që Serbia ti bashkangjitet numrit të faktorëve mbikëqyrës ndërkombëtarë për Kosovën.
Prandaj, sa s’është bërë tepër vonë, PALA GJITHË SHQIPTARE, sidomos elita udhëheqëse e Kosovês, e Shqipërisë dhe e të gjitha viseve tjera të banuara me shqiptarë, duhet ta vlerësojnë dhe ta konsiderojnë këtë “marrëveshje” si provokim luftënxitës, e një herit edhe si kushtrim shqiptarëve për UNITET,angazhim, syqeltësi dhe gatishmëri në ruajtjen e vlerave dhe interesave kombëtare gjithëshqiptare.
Hamzë Gashi
Francë, 21 prill 2013
Zgjedhja, pavaresisht problematikes se votimeve qe ska nevoje te diskutohen ketu, nuk justifikon p.sh. "shitjen" e nje pjese te territorit ose cfardo veprimi dhe vendimi jokushtetues apo ne kundershtim me vullnetin e vertete te qytetareve dhe te kombit...
Edhe Hitleri eshte zgjedhur.
Nese nisemi vetem nga ky fakt, atehere do te duhej te justifikoheshin edhe shume veprime dhe vendime antnjerzore, antiqytetare dhe antikombetare te Hitlerit.
Edhe ne shtetet me dekokratike te botes nuk realizohet cdo premtim elektoral 100% apo 1:1. Por, kjo nuk ndodh ne "lojerat" politike dhe diplomatike per fatin e territoreve te caktuara te shtetit dhe fatin e shtetit dhe kombit ne pergjithesi. Ne keso rastesh veprimet dhe vendimet nuk mund te legjitimohen vetem apo kryesisht me zgjedhjet. Dhe mu kjo eshte edhe arsya kryesore qe Thaci ka pranuar te futet ne keso "lojera" te rrezikshme, te cilave faktikisht nuk ua ka hallin, vetem me garancine e dikujt (me siguri te SHBA-ve dhe shteteve te caktuara te BE-se) qe edhe shumica absolute e opozites shqiptare (dhe edhe e te gjithe politikaneve shqipetar) te votoje formalisht pro veprimeve dhe vendimeve te Thacit.
Perndryshe, po te isha minimalisht i sigurte se ne Kosove apo tek shqipetaret ne pergjithesi ekziton nje vetedijesim dhe emancipim i mjaftueshem qytetar dhe demokratike, ligjshmeri dhe pergjegjshmeri realisht te mjaftueshme, liri e mjaftueshme njerezore, pavaresi ie mjaftueshme e mediave dhe ndarje e duhur e pushteteve kryesore, atehere edhe une do te shprehesha ngjashem si ti. Por, realiteti duket krejtesisht ndryshe dhe shume me i komplikuar, gje qe e ben te pamundur legjitimimin e veprimeve dhe vendimeve politike te pushtetit ne Kosove me zgjedhje periodike.
Formalisht zgjedhje dhe "demokraci" ka edhe p.sh. ne Rusi. Por, shansi real qe zgjedhjet ti fitoje opozita apo opozita e vertete e Putinit eshte me i vogel se shansi qe Korea Veriore ta shkaterroi Ameriken...
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 22-04-2013 më 09:17
Nuk ishte as krahasim as barazim, por analogji...
Ajo thenja " si eshte vendi behet kuvendi" parimisht do te justifikonte cfardo krimi, diskriminimi, veprimi, vendimi etj.
Po te ishte kjo thenje e vlefshme, atehere nuk do te nevojitej pothuajse asnje ligj dhe rregull. Sepse cdo gje e realizueshme do te ishte edhe e legjitimushme.
Megjithate, eshte e vertete se deri diku gjerat behen ashtu sic eshte vendi. Por, une po flas gjithnje ne kontekst te veprimeve dhe vendimeve teper te rendesishme dhe ndoshta vendimtare per fatet e shume qytetareve, te shtetit dhe te vendit, jo per keqperdorime, korrupsion, krime, abuzime te rendomta per vende te caktuara.
Disa veprime, megjithate, nuk jane te legjitimueshme edhe nese vendi (rrethanat ne vend) e mundesojne nje dicka te te tille. Kjo eshte ceshtja, jo theksimi i faktit se ne vende dhe rrethana te caktuara mund te realizohet dicka qe ne vende tjera (apo rretha tjera) nuk mund te behet.
Nese do pranojme qe Kosova u clirua nga te tjere atehere normalisht fatin e vendosin clirimtaret.Ajo qe mund te bejne Shqiptaret eshte te ndertojne shtet.Kete e ka ne dore cdo qytetar i Kosoves po kreu detyren e vet si qytetar.Te tjerat vijne vet.Edhe pavarsia reale.
Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria
Kush janë 89 emrat që votuan me 22 prill kundër Kosovës - për Serbinë
KUNDËR REZOLUTËS PËR MARRËVESHJEN ME SERBINË VOTUAN:
1.Jakup Krasniqi KRYETAR i KUVENDIT,
2.Vjosa OSMANI, LDK
3.Aurora BAKALLI dhe 4. Agimi KULETA - Lëvizja për Bashkim
5.Emin Gerbeshi deputet i pavarur (i dale nga koalicioni qeverises)
Hydajet Hyseni, PDK = abstenim
NUK KANE MARRË PJESË NË VOTIM,
Sabri HAMITI Nënkryetar i Kuvendit nga LDK
AHMET ISUFI Kryetari i Komisionit per Siguri dhe FSK nga AAK.
Kanë kritikuar marrëveshjen më herët në qëndrimet e tyre
..............
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVES
3,PDK ShaipMuja,PDK,Yes
4,PDK Azem Syla,PDK,Yes
5,PDK Elmi Recica,PDK,Yes
6,PDK Latif Gashi,PDK,Yes
7,PDK Bekim Haxhiu,PDK,Yes
8,PDK Zenun Pajaziti,PDK,Yes
9,PDK Behar Selimi,PDK,Yes
11,PDK Fadil Demaku,PDK,Yes
12,PDK Idriz Vehapi,PDK,Yes
13,PDK Adem Grabovci,PDK,Yes
14,PDK Fatmir Xhelili,PDK,Yes
15,PDK Halit Krasniqi,PDK,Yes
16,PDK Rame Vataj,PDK,Yes
17,PDK Ramiz Ladrovci,PDK,Yes
18,PDK Flora Brovina,PDK,Yes
20,PDK Blerta Deliu-Kodra,PDK,Yes
21,PDK Hasime Krasniqi,PDK,Yes
22,PDK Justina Pula,PDK,Yes
23,PDK Lumnije Morina,PDK,Yes
24,PDK Salihe Mustafa,PDK,Yes
25,PDK Xhevahire Izmaku,PDK,Yes
26,PDK Ganimete Musliu,PDK,Yes
27,PDK Safete Hadergjonaj,PDK,Yes
107,PDK NijaziIdrizi,PDK,Yes
108,PDK Nait Hasani,PDK,Yes
109,PDK Arsim Bajrami,PDK,Yes
111,PDK Kurtan Kajtazi,PDK,Yes
112,PDK Valbona Dibra,PDK,Yes
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVES
29,LDK IsmetBeqiri,LDK,Yes
30,LDK Arben Gashi,LDK,Yes
32,LDK Lutfi Haziri,LDK,Yes
33,LDK Naser Osmani,LDK,Yes
34,LDK Anton Quni,LDK,Yes
35,LDK Hashim Deshishku,LDK,Yes
36,LDK Eqrem Kryeziu,LDK,Yes
37,LDK Bahri Thaqi,LDK,Yes
38,LDK Ali Sadriu,LDK,Yes
39,LDK Skender Hyseni,LDK,Yes
41,LDK ArmendZemaj,LDK,Yes
42,LDK Imri Ahmeti,LDK,Yes
44,LDK Salih Morina,LDK,Yes
45,LDK Nazane Breca,LDK,Yes
46,LDK Sadri Ferati,LDK,Yes
47,LDK Rita Hajzeraj-Beqaj,LDK,Yes
48,LDK Teuta Sahatqija,LDK,Yes
50,LDK Lutfi Zharku,LDK,Yes
51,LDK Hykmete Bajrami,LDK,Yes
52,LDK Sali Asllanaj,LDK,Yes
54,LDK Vjollca Krasniqi,LDK,Yes
ALEANCA PER ARDHMERINE E KOSOVES
69,KKR UkeRugova,AAK,Yes
70,AAK Daut Haradinaj,AAK,Yes
71,AAK Donika Kadaj-Bujupi,AAK,Yes
72,AAK Blerim Shala,AAK,Yes
73,AAK Ramiz Kelmendi,AAK,Yes
75,AAK Ardian Gjini,AAK,Yes
76,AAK Burim Ramadani,AAK,Yes
77,AAK Kymete Bajraktari,AAK,Yes
78,AAK Time Kadrijaj,AAK,Yes
79,AAK Teuta Haxhiu,AAK,Yes
.............
80,Pa GP Muhamet Mustafa, Yes
...................
82,KKR MyzejeneSelmani,AKR,Yes
83,KKR Sevdije Lama,AKR,Yes
84,SLS Petar Miletic,SLS,Yes
85,SLS Goran Marinkovic,SLS,Yes
86,SLS Jelena Bontic,SLS,Yes
87,SLS Jasmina Zivkovic,SLS,Yes
88,SLS Biserka Kostic,SLS,Yes
90,SLS Sasa Milosavljevic,SLS,Yes
91,Pa GP Vesimir Savic,JSL,Yes
94,6+ Enis Kervan,KDTP,Yes
95,6+ Mufera Sinik,KDTP,Yes
96,6+ Rasim Demiri,VAKAT,Yes
97,6+ Duda Balje,VAKAT,Yes
98,SLS Sasa Djokic,SDKIM,Yes
99,KKR Danush Ademi ,PDAK,Yes
100,Pa GP Etem Arifi,,Yes
101,KKR Emilija Redzepi,NDS,Yes
102,Pa GP Hamza Balje,BSDAK,Yes
103,AAK Xhevdet Neziraj,IRDK,Yes
104,SLS Murselj Haljilji,GIG,Yes
105,6+ Allbert Kinolli,PREBK,Yes
113,Pa GP Amir Ahmeti,,Yes
114,KKR Gezim Kelmendi,AKR,Yes
115,KKR Suzan Novoberdaliu,AKR,Yes
116,SLS Boban Todorovic,SLS,Yes
117,AAK Bali Muharremaj,AAK,Yes
118,6+ Fikrim Damka,KDTP,Yes
119,SLS Milivoje Stojanovic,SLS,Yes
120,KKR Jeton Svirca,AKR,Yes
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt