
Postuar më parë nga
ARIANI_TB
ANKESA DHE VETEM ANKESA
VEPRIME ASKUND!!!
Eshte me se evidente se situata (gjendja) e pergjithshme ne Kosoven e pas luftes (14 vjet pas), e sidomos pas shpalljes se pavaresise, pak me shume se 5 vjet (17 Shkurtit 2008), nuk eshte ashtu siq e kemi menduar dhe deshiruar. Sepse te gjithe ne si popull, si shoqeri civile, si OJQ,, si analist, si gazetar, si klase intelektuale etj, jemi me se te vetedishem se:
➢ Jemi vendi me i varfer ne rajon e me gjere!
➢ Papunesia eshte me larta ne rajon e me gjere – mbi 40%!
➢ Varferia tek populli yne sa rritet e shtohet!
➢ Hajnia, Korrupcioni e Krimi i organizuar eshte ne nivel te larte dhe i pranishem thuajse ne cdo segment Institucional!
➢ Rendi e Ligji nuk zbatohet e nuk respektohet, se pari nga ata (pushtetaret) te cilet vet i kane vendosur keto, e me pastaj edhe nga ne vet populli!
➢ Sistemi Shendetesor e Arsimor eshte askundi! etj etj.
Pra te gjithe jemi te vetedishem per keto e shume gjera tjera, te cilat nuk jane ne rregull, i flasim ne kaffene, i flasim ne debate televizive, i flasim gjdokundi Vetedismi ne kete rast nuk mugon. Nuk mungon sepse flasim e ankohemi per te gjitha keto dukuri negative te cilat po na preokupojne neve si shoqeri. Mirepo e vetmja gje e cila na mungon eshte MOS angazhimi – MOS veprimi yne kolektiv per ti ndryshuar keto gjera (procese) negative te cilat na preokupojne te gjithe ne.
Ky MOS angazhim – Ky MOS vperim i yni kolektiv, per ti ndryshuar keto gjera (procese) negative, eshte se per fat te keq, se NE ende nuk e kemi larguar mentalitetin e te roberuarit – mentalitetin e servilit. Neve presim nga te tjeret – nga Nderkombetaret (SHBA- BE-ja) te na rregulloje punet tona ne shtepine tone, ndersa ne te vazhdojme vetem te ankohemi e te flasim per keto probleme e gjera negative neper kaffene, debate etj, dhe duke mos e prishur rrahatine tone aspak fare.
Gjithashtu:
• Jemi nje popull, qe nuk jemi mesuar te kemi OPOZITE!
• Jemi nje popull, ku i perkrahim ata qe na genjejne, kurse i ofendojme, e i etiketojme ata te cilet na tregojne te drejten e hidhur si Anti – Amerikan, si Anti – Europian, si te cmendur etj etj!
• Jemi nje popull qe vetem ankohemi e ankohemi per shume gjera, ndersa per te vepruar jemi askundi!
• Ne vend se NE (populli), te jemi Opozita Kryesore, jo vetem karshi Qeverise dhe patise-ve ne pozite, por edhe te vet Opozites ne Kuvend. Shumica nga ne per shkaqe te ndryshme, jemi me pozite se sa partia ne pushtet dhe Qeveria karshi Opozites se vetme reale.
Per te ndryshuar kete gjendje (situate) te tanishme ne te cilen jemi duke jetuar, e ku te gjithe ne jemi te vetedishem dhe te pajtimit se nuk eshe ashtu siq e kemi menduar e deshiruar. Mendoj se ne rradhe te pare ne (populli, shoqeria civile, OJQ, gazetare, analist, klase intelektuale etj) duhet ndryshuar:
• Njehere e pergjithmone duhet larguar kete mentalitet te roberuarit e te servilit qe kemi!
• Duhet te mesohemi te kemi Opozitarizem!
• Duhet qe ne (populli) te behemi Opozite kryesore ne vend – Opozite, jo vetem karshi Qeverise-ve dhe partise-ve ne pozite , por karshi edhe te vet partive-subjekteve opozitare ne Kuvend. sepse vetem ne kete menyre dy krahet e subjeketeve politike punojne e veprojne per Interesat tona!
• Duhet perkrahur ata te cilet na tregojne te verteten, edhe pse ajo e vertete mund te jete e hidhur, dhe asesi nuk duhet perkrahur ata te cilet vetem na genjejne!
• Dhe me kryesorja eshte se njehere e pergjithmone duhet lene anash ankesat dhe vetem ankesat, se ne kete menyre asnjehere nuk mund te ndryshojme asgje ne kahjen e duhur. Por duhet qe ankesat tona te perditshme ti kthejme ne VEPRIME!
Vetem me ankime, vetem duke pritur nga te tjeret e duke mos e prishur rrahatine tone e kaffeneve – nuk mund te rregullojme vendin tone ashtu siq duam e duhej te jete. Prandaj eshte koha dhe momenti qe te zgjohemi nga ky gjum i thelle qe po na kaplon, eshte koha dhe momenti te gjithe ata (shoqeria civile, ojq, klase intelektuale, gazetar, tv etj) te cilet ja dojne te miren popullit dhe vendit te tyre, se bashku ta ngrisin zerin e tyre kunder ketyre gjerave (proceseve) negative si nga aspekti ekonomik – social, e posaqersiht ne aspektin politik. Eshte momenti qe te gjithe te PAKENAQURIT pa marr parasysh bindjeve te tyre politike, te bashkohen dhe ti kundershtojne keto procese.
KOHA ESHTE PER VEPRIM – DHE JO ME ANKESA DHE VETEM ANKESA
Krijoni Kontakt