Close
Faqja 67 prej 88 FillimFillim ... 1757656667686977 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 874
  1. #661
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Rishfaqet Qosiqi me idenë e ndarjes së Kosovës

    Beograd, 5 prill - S’është puna ime, as e drejta, t’i flas më kreut shtetëror të Serbisë se çfarë duhet të bë në këto momente të vështira. GFjithë çfarë kam pasur për të thënë për Kosovën e kam thënë qartë e publikisht dhe e kam shkruar në vitet që i kemi lënë pas. Kështu i ka deklaruar ‘V.novosti’ akademiku dhe ish-presidenti i Republikës Federative të Jugosllavisë, Dobrica Qosiq, me rastin e dilemës historike para të cilës ndodhet sërish Serbia, siç e cilëson kjo gazetë këtë kohë, kur Serbia duhet të deklarohet rreth marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Qëndrimet e veta pr Kosovën Qosiq i kishte parashtruar në një Plenum të Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë (të 14-tin) më 29 maj të vitit 1968, kur ai kishte akuzuar shqiptarët për shovinizëm, antiserbizëm.

    Qosiq u shfaq publikisht me idenë për ndarjen e Kosovës pas viti 1981 (pas demonstratave të njohura stundetore në Kosovë – sqarim ynë). Këtë ide e formuloi në librin “Kosovo” të botuar më 2004. Aty ai kishte propozuar haptas kufizimin territorial ndërmjet shqiptarëve e serbëve në Kosovë në bazë të kompromisit historik dhe të drejtës etnike.

    Ai kishte propozuar që ideja e kufizimit territorial të zbatohej përmes referendumit të shqiptarëve e të serbëve në bashkëpunim aktiv me KS të KB, BE dhe SHBA dhe që marrëveshja të njihej e garantohej ndërkombëtarisht.

    Duke rezymuar propozimin, Qosiq rikujton:

    Nëse betejën e Kosovës më 1389 turqit e fituan në fushëbetejë, serbët e fituan shpirtërisht. Edhe turqit, edhe serbët këtë betejë gjatë kohë e humbën. Përgjegjësia për të ardhmen kërkon nga serbët dhe shqiptarët që betejën shekullore për Kosovën tani të mos e zgjidhin në fushëbetejë, por rreth tavolinës, me marrëveshje, duke respektuar të drejtat e njërës dhe palës tjetër dhe që hakmarrjen ta zëvendësojnë me bashkëpunim. Kjo është e vetmja mundësi që edhe serbët, edhe shqiptarët të mbesin fitimtarë në Kosovë.

    http://www.koha.net/?page=1,15,141418

  2. #662
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Policia dhe gjykatat, pengesa kryesore e marrëveshjes

    Bruksel, 5 prill – Pas raundit të tetë të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që rezultoi me dështimin e arritjes së pajtimit për zgjidhjen e çështjes së veriut dhe normalizimit të raporteve mes “dy palëve“ (siç thonë në BE për të mos përmendur termin “dy shteteve”) në Bruksel dhe disa kryeqytete evropiane ende mbesin me shpresë se Serbia deri të hënën apo të martën do të dërgojë më në fund një porosi pozitive se edhe ajo është e gatshme të pranojë variantin e fundit të një varg propozimeve që kanë dalë në procesin e dialogut për arritjen e marrëveshjes.

    Ndonëse në BE publikisht nuk duan ende të tregojnë se cila palë e pranoi e cila jo propozimin e marrëveshjes, diplomatët privatisht kanë pranuar se ishte pala serbe ajo që refuzoi kompromisin pas 14 orë bisedimesh në formate të ndryshme në Bruksel, të martën e shkuar. Por të njëjtat burime theksojnë se nuk pajtohen me deklaratat paksa patetike që dëgjohen në Beograd se kinse “të gjithë janë në anën e Prishtinës”.

    Nuk është BE-ja në anën e Prishtinës apo të Beogradit, BE-ja vetëm i lehtëson palët që të arrijnë marrëveshje. Por duhet pranuar se Prishtina ka qenë shumë më e gatshme për kompromise sesa Beogradi. As për kryeministrin Thaçi nuk është lehtë që të pajtohet me propozimet në tryezë”, ka thënë një diplomat evropian.

    Edhe pse ende nuk nxjerrin detaje rreth asaj se çfarë është në propozimin që u refuzua nga Beogradi, diplomatët evropianë pohojnë se problem kryesor është çështja e policisë dhe e gjykatave në veri të Kosovës.

    (Pse do të jenë serbë shefat e policisë dhe gjykatësit në veri, si po e pret Perëndimi kërkesën e Beogradit që të mos ketë FSK në veri, a ka po ajo afate për dakordim, këto dhe shumë gjëra të tjera lidhur me dialogun dhe marrëveshjen e mundshme Kosovë – Serbi, lexoni sot gjerësisht në Koha Ditore.)

  3. #663
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Plani serb: Autoritete të përkohshme në 10 komuna në Kosovë

    Qeveria serbe vendosi të krijojë një institucionet e përkohshme në 10 komuna në Kosovë.

    Në një seancë, Qeveria e Serbisë miratoi një vendim “për institucionet e përkohshme të arsimit në Gjakovë, Deçan, Klinë, Prizren, Podujevë, Drenas, Rahovec, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë”.

    Sipas komunikatës, “organet e përkohshme do të kryejnë detyrat brenda juridiksionit të Parlamentit dhe ekzekutivit në këto komuna të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

    Qeveria serbe miratoi një projekt-ligj mbi selitë dhe hapësirat e gjykatave dhe prokurorëve publikë, i njohur edhe si ligji i rrjetit të gjykatave dhe tri ligjeve tjera gjyqësore. /Telegrafi/

  4. #664
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    nje gje e di se kto marveshje dote perfundojn kunder vullnetit te shqiptarve ma marr para sysh qka rren hashimi

  5. #665
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Serbia pranon marrëveshjen?!

    Krerët e shtetit serb duket se kanë vendosur ta pranojnë marrëveshjen e ofruar nga Baronesha Catherine Ashton në takimin e 2 prillit në Bruksel.

    Një diplomat perëndimor, i përfshirë në dialogun Prishtinë-Beograd, i tha Gazetës Express se krerët e Serbisë do t’i thonë “po” marrëveshjes.

    Në takimin e djeshëm është vendosur që të shikohen mundësitë dhe variacionet më të lehta për pranimin e marrëveshjes. Njëkohësisht është diskutuar se si të përgatitet opinioni në Serbi dhe në veçanti serbët e Veriut të Kosovës”, thotë burimi.

    Bashkimi Evropian dhe shtetet tjera të përfshira në dialog, nuk i kanë dhënë shumë alternativa autoriteteve të Beogradit. Thjeshtë ata duhet të tregojnë deri të martën nëse do ta pranojnë apo jo marrëveshjen përmes të cilës shuhet strukturat paralele, derisa organi më i lartë politik i serbeve kosovarë është krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe mbi bazën e legjislacionit të Republikës së Kosovës.

    Ndërkohë, mediet e Serbisë raportojnë se krerët e shtetit serb do të vazhdojnë konsultimet edhe ditën e diel, ku tre zyrtarëve të lartë pritet t’iu bashkohet edhe shefat e grupeve parlamentare. /express/
    http://www.zeri.info/artikulli/3393/...n-marreveshjen

  6. #666

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Natyrisht se Serbia do e pranoj planin e BE-se per Associacionin e Komunave serbe ne Kosove, sepse ne realitet BE-ja ka pranuar Platformen te shtetit Serb per Kosoven e ku parashihet ky Associacion apo Bashkesi e Komunave Serbe, JO vetem ne Veri por edhe ne Jug. Ndonese mund te kete dallime jo aq te medha ne mes te planit te BE-se dhe platforms se Serbise, por e verteta eshte e hidhur se pala e Kosoves ne kete rast nuk ka ndonje plan apo platformen te veten sa i perket zgjedhjes se veriut. Sa i perket asaj qe Serbia pas perfundimit te raundit te 8 te negociatave, kinse njehere refuzoi planin e BE-se per Associacionin, e me pastaj ju dha nje lloj ultimatumi apo presioni Serbise nga BE-ja qe brenda 4-5 dite te jep nje pergjigje, eshte skenar i pergaditur nga BE-ja dhe Serbia vetem e vetem qe para opinionit (Shqiptareve) ne Kosove, te duket se kjo marreveshje ndermjet Thacit e Dacicit, do jete ne te mire te Kosoves dhe se Serbia eshte duke leshuar PE. Mirepo e verteta dhe realiteti eshte krejtesisht i kundert, sepse ne kete rast Serbia eshte ajo qe eshte perfituar nga keto bisedime (negociata). Qellimet kryesore te Serbise ne Kosove, jane edhe me te medha se sa ky Associacion i Komunave serbe ne Kosove. Nese ju kujtohen deklaratat thuajse e te gjithe spektrit politik ne Beogradit, se duan edhe Kosoven edhe BE-ne, e kjo eshte ajo lloje loje te cilet eshte duke e pergatitur Serbia - sipas asaj formules se tyre edhe Kosoven (heshtazi) edhe BE-ne. E per kete qellim, Serbise i nevojiten njerez adekuat, dhe njeriu me adekuat per Serbine eshte pikerisht Hashim Thaci dhe SHIK-u. Prandaj Serbia para opinionit ne Kosove mundohet ta paraqes Thacin si fitues i ketyre negociatave, e ne anen tjeter duan qe sa ma shume ta mbajne ate (Thacin) ne poziten e tanishme, sepse ajo (Serbia) eshte me se e vetedishme se planet afatmesme e afatgjate te saja ne Kosove (edhe Kosoven, edhe BE-ne) mund ti realizoj vetem me Thacin ne pushtet. Pra ne kete rast jo vetem qe Thaci nuk mundet pa Serbine, siq thot Albin Kurti. Mirepo Serbia eshte ajo qe nuk mundet pa Thacin. Tani mvarret vetem nga ne Shqiptaret, se a duam te gelltisim keto skenare te Beogradit, BE-se dhe Thacit duke qendruar neglezhent keshtu siq jemi duke qendruar. Apo duam ta pshtojme Kosoven dhe ardhmerine e femijeve tane!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #667
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin

    Me dukesh teper optimist sa i perket besimit tek politikanet tjere te Kosoves...
    Shumica absolute e tyre ose do te vepronin ngjashem si Thaci ose do te perfundonin ne opozite "radikale", apo edhe do te duhej ta perfundonin karrieren e tyre politike.
    Kjo, megjithate, nuk do te thote ne asnje menyre se veprimet dhe vendimet konkrete politike te Thacit jane te arsyeshme, te justifikueshme dhe pa alternative. Ceshtja nuk eshte se a duhet te bisedohet me Serbine dhe a duhet te kete kompromise dhe konses me pjese te caktuara te bashkesise nderkombetare, por cilat jane vijat e kuqe te verteta, absolutisht te pa prekshme (kuazi te shenjta) dhe te padialogueshme per asnje cmim, dhe njekohesisht cilat jane kushtet minimale (te verteta dhe te precizuara, jo absolutisht te peraferta dhe te interpretueshme sic ndodh aktualisht) pa permbushjen e te cilave nuk mundet dhe nuk ben te kete dialog, as dialog simbolik.
    Veprimet dhe vendimet e deritanishme te Thacit&Co, por edhe shume vendime te paraardhesve te tij dhe te "miqve" nderkombetar nuk kane qene dhe nuk jane te tilla qe mundesojne realizimin e aspiratave legjitime te popullit dhe qytetareve te Kosoves, madje as ato moderate. Edhe nese eshte realizuar pjeserisht dicka, ajo ka kushtuar dhe kushton ne te gjitha aspektet aq shume, sa qe ekziston rreziku real qe ne fund nuk do tia vleje. Se paku jo per gjeneratat aktuale dhe shume gjenerata te ardhshme. Se cfare mund te ndodh pas 50, 100 apo 200 vitesh eshte ceshtje tjeter. Megjithese 50 vjet apo edhe 100 nuk jane edhe aq shume, nese p.sh. kemi parasyesh 23 vite qe kane kaluar qe nga 1990 apo 14 qe nga perfundimi i luftes. Pa e llogaritur fare humbjen pothuajse te sigurte te nje pjese te territorit ne veri te Kosoves, e cila permes veprimeve/mosveprimeve dhe vendimeve aktuale, te kaluara dhe te pritshme (ndoshta tani te paevitueshme) vetem po legjitimohet cdo dite e me shume.

    Sa i perket "marreveshjes", e cila de jure eshte absolutisht e pamundur, pasiqe Republika e Kosoves nuk eshte e afte per te nenshkruar marreveshje te tilla ndershtetrore, nuk eshte e sigurte se Serbia do te shprehej zyrtarisht pro konkluzioneve. Eshte edhe alternativa tjeter, edhe pse problematike dhe jo e pelqyer nga disa ne BE etj., qe Serbia zyrtarisht te deklarohet kunder konkluzioneve, por faktikisht te bashkepunoje ne forma te ndryshme (edhe permes vazhdimit te dialogut me Thacin etj.) me BE-ne dhe Prishtinen, per te mundesuar zbatimin e rekomandimeve te konkluzioneve, perfshi edhe formimin e "Bashkesise se Komunave Serbe" me autonomi de facto te ngjashme me ate te Kosoves ne relacion me Serbine. Fjala eshte per dicka te ngjashme me ate cfare ka ndodhur edhe pas bisedimeve ne Vjene, kur Serbia gjithashtu ne fund nuk e dha pelqimin. Kjo megjithate nuk e beri te pamundur zbatimin e shume rekomandimeve te permbledhura ne "Rekomandimet e Ahtisarit", atyre qe ishin te zbatueshme per rrethanat e Kosoves dhe Ballkanit. Rezultati dihet!
    Ngjashem mund te veprohet edhe tani apo pas pergjigjes negative te Serbise.
    Ne keso kushtesh Kosova do ti ndryshonte ligjet dhe normat kushtetuese per ta mundesuar "autonomine e veriut", natyrisht duke u munduar (formalisht dhe simbolikisht) ta mbaj nen jurisdiksionin e Republikes se Kosoves, perderisa Serbia te njejten "autonomi" dhe te njejtat struktura qe do te krijoheshin do ti kishte nen kontroll te plote , dhe do ti trajtonte krejtesisht ndryshe , sipas ligjeve dhe Kushtetutes se Serbise.
    Keshtu te dy palet, fjala eshte per pushtetet jo per qytetaret, do te mund te realizonin qellimet e tyre minimale politike, pa deme te pariparueshme (per karrierat e tyre) si ne rastin e pranimit te planeve te pafavorshme. BE gjithashtu do te mund te pajtohej me nje zgjidhje te tille, se paku per nje kohe apo per disa vite, nese Serbia do te tregohej edhe me tutje e gatshme te bashkepunoje apo te tregohet bashkepunuese me Kosoven dhe BE-ne...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 07-04-2013 më 20:31

  8. #668
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Ani edhe bisedime u thone

    po ti shikosh vetem oren dhe kohen e zgjatjeve te llafosjeve sa here shkonte Hushi-mini ne mishngrenje ne brukselles, atehere do te shihej a kishte bisedime apo jo.
    gjysem ore jane takuar me ashtonin, pastaj kane shkuar ne darke nja dy sahat mishngrenje me daqen edhe ne fund 15 minuta per konference shtypi edhe ja u sos raunda bisedimeve negociatuese

    Eshte pikerisht Ju-es-ej-ja, ajo qe ja priti dakikun serbise se bashku me Avropen edhe i zuri kapingjikun edhe "Stoj" ! Where are you going Serbia, he ty çipka of the mother, djubrica 1 x edhe Don't Mess with the USA edhe te masesh qoket, se nuk ta mban... se per hushi-minin edhe 500 vite nuk do ndryshonte asgje, as nga veriu e as nga jugu.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #669

    Për: Protestë kundër bisedimeve me Serbinë

    Refuzimi definitiv planit te BE-se per Associacionin e komunave serbe nga ana e Beogradit, eshte nje lajm shume i mire per Kosoven dhe Shqiptaret. Kjo eshte nje shance e volitshme qe Qeveria e Kosoves respektivisht Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, nese rastesisht do kete vazhdim te dialogut (negociatave) te vendos kushte karshi Serbise. E kushti kryesor duhej te ishte qe nese BE-ja dhe Serbia duan vazhdimin e dialogut, atehere Serbia duhet ta njeh Pavaresine e Kosoves si, ta heq nga kushtetuta e saj Kosoven, si dhe ti largon strukturat e saja ilegale e kriminele nga veriu. Gjithashtu me refuzimin definitiv te planit nga ana e Beogradit, Qeveria e Kosoves se bashku e ne harmoni me shtetet mike SHBA-te, Gjermanine, Britanin e Madhe, Turqine etj, si dhe me Shqiperine, ne perputhmeni te plote kane mundesine te angazhohen per OLUJEN e Kosoves ne veri te vendit. Mirepo nese Qeveria dhe Kryeministri i Kosoves parnojne qe te vazhdohet me bisedime PA KUSHTE, ateherash definitivisht fajtor kryesor dhe te vetem per deshtim dhe kunder Interesave shteterore e Kombetare te Kosoves dhe Shqiptareve, do jene pikerisht Qeveria dhe Kryeministri. Prandaj kesaj rradhe asesi nuk duhet pranuar vazhdimin e bisedimeve PA KUSHTE per Serbine. Ky eshte nje moment historik dhe kyc qe definitivisht ta kthejme situaten ne favor tonin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #670

    Njohja e Kosoves nuk mund te jete kusht per Serbine, nese deshirohet vazhdimi i dialogut...
    Kjo nuk eshte shume me ndryshe se p.sh. kushti i Serbise qe Kosova ta njeh Serbine resp. Kushtetuten e Serbise si te vlefshme edhe per territorin e "Krahines se Kosoves".
    Kush paraqet kushte te tilla nuk eshte i interesuar ne dialog dhe bisedime. Sepse, po te ishte njeri apo tjetri vend ne gjendje qe ti diktonte veprimet dhe vendimet e njeri tjetrit, atehere konflikti aktual nuk do te ekzistonte. Gjithashtu, as veteizolimi nuk eshte alternative reale, kur kemi parasyesh rrethanat e Kosoves dhe te rajonit ne pergjithesi.
    Kosova aktualisht mund te kerkoje,edhe permes presionit te bashkesise nderkombetre, mospengimin e anetaresimit te Kosoves ne OKB resp. qe Serbia dhe Rusia te dakordohen qe kjo e fundit te mos e perdore veton ne KS te OKB-se kunder anetaresimit te Kosoves ne OKB. Kjo do te ishte kerkesa maksimale ndaj Serbise ne kete kohe sa i perket njohjes se Kosoves. Vete anetaresimi i Kosoves ne OKB, fjala eshte per anetaresim te plote, jo si anetaresimi i Palestines, do te ishte shume me i vlefshem sesa njohja zyrtare nga ana e Serbise.
    Natyrisht qe do te duhej te ofrohej edhe autonomi shume e gjere deri ne ndarje per veriun e Kosoves, por vetem si kundershperblim per nje trajtim te ngjashme te shqipetareve te Lugines. Sepse, veriu i Kosoves edhe keshtu eshte i humbur, vetem nese NATO-s i teket ti shuaj me dhune te gjitha strukturat e Serbise dhe ta merr persiper administrimin e asaj pjese deri ne dorezimin e saj organeve legjitime dhe strukturave ne pergjithesi lojale ndaj ligjeve dhe shtetit te Republikes se Kosoves.

    Perndryshe, shumica e kushteve te Kosoves ndaj Serbise ne fakt jane kushte te amerikaneve, gjermaneve dhe nje pjese te BE-se ndaj Serbise, jo kushte te Kosoves.
    Sepse Kosova faktikisht nuk eshte ne gjendje te parashtroje asnje kusht te vetem. Edhe ato qe paraqiten si kushte te Kosoves nuk jane me shume se kushte te te huajve, te cilat Thaci&Co i pervetesojne ose i perkthejne si te tyre apo te Kosoves.
    Problemi kryesor i Kosoves jane politikanet dhe udheheqesit e Kosoves qe nuk kane kurajo dhe aftesi te mjaftueshme per tu ballafaquar me sfida te tilla dhe "suduesit e huaj", te cilet paraqiten dhe shiten si miqe dhe mbeshtetes i shtetit dhe popullit, por qe ne fakt nuk jane me shume se "sundues modern".
    Perderisa te jete keshtu, shumcka do te varet nga vullneti dhe interesi i te huajve ("sunduesve" aktual te Kosove). Nuk eshte rastesi qe Thaci&Co ne radhe te pare e permendin Ameriken, NATO-ne dhe BE-ne (Padronet e tyre!) per te justifikuar dhe legjitimuar veprimet dhe vendimet e veta. Sepse, fati i tyre politik varet pothuajse ekskluzivisht nga vullenti i te huajve dhe gatishmeria e vendasve per tiu esherbyer interesave te tyre. Pasi qe Thaci&Co e kane humbur moti kreditin dhe besimin tek shumica e popullit, nese e kishin ndonjehere. Por as kjo, megjithate, nuk rezulton automatikisht edhe ne humbjen e pushtetit, sepse pushteti ne Kosove, sic e permenda, varet shume pak nga vullneti i popullit dhe votuesve.
    Ato 30-50% qe marrin pjese ne zgjedhje, ne fakt edhe me pak nese kemi parsyesh 70,80 apo 90% pjesemarrje (te manipuluar) ne zonat e sigurta per pushtetin, pervec qe jane te manipuluar direkt dhe te mashtruar nga propaganda, nuk jane ne gjendje as ta pengojne p.sh. formimin e nje qeverie te pakices se deputeteve shqipetar te Kuvendit te Kosoves, gjithashtu te manipuluar permes vendeve te garantuara dhe rezervuara per serbet dhe pakicat tjera.
    Strukturat tjera qe jane krijuar dhe krijohen per cdo dite ne funksion te ruajtjes dhe forcimit te pushtetit jane gjithashtu pak a shume te njohure, te llojllojshme dhe te shumta.
    Dhe, moszhvillimi ekonomik, prapambeturia e pergjithshme dhe varferia e bejne edhe me te lehte administrimin per "sunduesin" dhe administratoret e tij. 90% e te rinjeve dhe te rejave kosovare me pare do te iknin nga Kosova per te jetuar dhe punuar ne BE sesa do te luftonin per nje Kosove me te mire. Pavaresisht ndonje perjashtimi apo "milona" OJQ-sh, udheheqesit e te cilave paguhen mire nga financues te ndryshem nderkombetar dhe vendor, ne radhe te pare per aktivizem dhe per legjitimim te pushtetit dhe sundimit te te huajve...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 08-04-2013 më 21:04

Faqja 67 prej 88 FillimFillim ... 1757656667686977 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •