"Gjatë gjithë këtyre 22 viteve të vështira, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kishte burime financiare të pakta, por u përball me nevoja direkte jashtëzakonisht të mëdha për mbijetesë, për mbajtjen e klerikëve dhe të organeve të tjera administrative, si dhe të programeve që ka zhvilluar. Për të gjitha këto, falë autoritetit ndërkombëtar të Kryepiskopit janë mbledhur shumë ndihma nga vende të ndryshme- Amerika, Greqia, Australia, Turqia, Danimarka, Gjermania, Zvicra, Holanda etj. Sigurisht, më shumë të njohur dhe miq i kemi në Greqi. P.sh një besimtar i thjeshtë na dhuroi tërë pasurinë e tij- 3,5 milionë euro. Kryepiskopi, është kthyer në një magnet dhe urë që të vijnë dhurata prej miliona eurosh dhe dollarësh. Me këto burime ekonomike janë lehtësuar dhe vazhdojnë të lehtësohen mijëra njerëz të vuajtur, studiojnë të rinj, shërohen të sëmurë. Gjithashtu janë vënë në dispozicion jo vetëm të infrastrukturës kishtare, por edhe më gjerë, për veprën sociale në Shqipëri." Kjo eshte nje pergjigje e kryepeshkopit per sa i perket ceshtjes se financimeve.Vertet nuk i ka nxjerre nga xhepi fondet por me ate qe ka bere ne nje fare menyre eshte bere nje "lypes nderkombetar" per kishen tone qe disa goje te liga thone se ai punon per te keqen e saj
Sa i takon besimit tim,une jam bere "praktikant" kur kryepeshkopin thjesht e kisha degjuar si emer ne televizion dhe nuk e ndjek kete besim sepse eshte janullatosi ne krye por sepse me te vertete besoj ne Krishti...
Krijoni Kontakt