Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 96
  1. #61
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Albanofobia si armė e nacionalizmave ballkanike
    Publikuar mė 16.12.2012 | 20:27

    Nga Enver Bytyēi

    - Albanofobia ka njė histori tė gjatė. Ajo ka lindur bashkė me lindjen e platformave nacionaliste tė Greqisė, Serbisė dhe vendeve tė tjera rreth nesh. Kjo dukuri ėshtė pasqyruar saktė dhe mirė nė veprėn e Sami Frashėrit “Shqipėria ē“ka qenė, ē“ėshtė dhe ēdo tė bėhet”. Por albanofobia ėshtė riformuluar, ushqyer dhe mbajtur gjallė nė tė gjitha kohėt, qė prej kohės kur fqinjėt tanė qenė marrė vesh nė pragun e pavarėsisė sė Shqipėrisė pėr ndarjen e territoreve shqiptare. Ajo marrėveshje e fshehtė fillimisht midis Serbisė dhe Greqisė e mė pas me Malin e Zi dhe Bullgarinė tashmė ėshtė bėrė publike dhe ekspertėt, studiesit e historianėt e kanė klasifikuar si marrėveshje antishqiptare. Ndėrsa sot albanofobia po shfaqet nė formėn e bllokimit tė saj pėr tė mbėrritur nė destinacionin integrues, nė Bruksel. Ndėrkohė nė historinė e saj njėshekullore, por edhe mė parė, nuk ka hartuar e nėnshkruar asnjė dokument antiserb, antigrek, antimalazez ose antibullgar.

    Festa e 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė zbuloi njė risi tė panjohur mė parė. Pėr herė tė parė gjatė periudhės njėshekullore shqiptarėt dėshmuan se janė faktor kryesor nė rajon. Pėr herė tė parė nė historinė 100 vjeēare ata festuan nė Shkup, nė Prishtinė, nė Tiranė, nė Vlorė e madje edhe nė Preshevė. Pėr herė tė parė ne shqiptarėt u ndjemė tė lirė, nė kuptimin real e mė tė plotė tė fjalės. Ishte kjo ngjarje, e cila de facto i bashkoi shqiptarėt, por ndėrkohė shkaktoi reagime te fqinjėt tanė. Dy prej tyre, presidenti maqedonas dhe ministri i Jashtėm i Greqisė nė shenjė proteste refuzuan tė merrnin pjesė nė festimet e 100 vjetorit tonė panshqiptar. Ata nuk thanė se ishin tė tronditur nga uniteti dhe bashkimi i shqiptarėve nė liri, por shfrytėzuan ca kokrra vezė nė xhamet e kryeministrit maqedonas dhe njė fjali tė kryeministrit Berisha pėr padrejtėsinė historike tė bėrė ndaj shqiptarėve, brenda sė cilės pėrfshihet Preveza, pėr tė anoluar pjesmarrjen nė festime. Mjaftoi qė tė pėrmendej emri i Prevezės, tė banuar para 100 vitesh mbi 90 pėr qind prej shqiptarėve, dhe qeveria greke tė nxirrte dhėmbėt e saj kėrcėnues. Tė njėjtėn gjė u pėrpoqėn tė bėjnė dhe maqedonasit hajdutė tė historisė dhe trashėgimisė kulturore tė Shkupit.

    Kushdo qė ka ndjekur fjalimet, deklaratat, festimet, ka mbėrritur te pėrfundimi se shqiptarėt tashmė duhen llogaritur si faktor i padiskutueshėm. E ndėrkohė tė duket se deri nė kėto kohė ne nuk ishim llogaritur si faktor, edhe pse ishim kėta qė jemi sot. Fjalimet, veēmas ato tė kryeministrit shqiptar, patėn pėrmbajtje patriotike. Ato nuk patėn asnjė konotacion nacionalist, me tė cilat mund tė llogaritet pėrdorimi i dhunės pėr ndryshimin e kufijve, apo pėr bashkimin me dhunė tė shqiptarėve. Formula e Berishės ishte dhe mbetet e thjeshtė: Tė bashkohemi si shqiptarė tė lirė nė Bruksel. Ata qė janė mėsuar tė paragjykojnė i lexuan deklaratat e Berishės si “projekt pėr krijimin e Shqipėrisė sė Madhe”. Tė tillė pati dhe vijojnė tė shpallen me shumicė dhe brenda nesh, sidomos ndėr politikanėt e opozitės. Kurse fqinjėt tanė shkuan edhe mė tej – thanė se Shqipėria kėrcėnon paqen e sigurinė nė rajonin e Europės Juglindore.

    Eshtė shumė e sigurt se deklarimet e Berishės nuk kanė asnjė qėllim krijimin e ndonjė fantazme tė fabrikuar nė Beograd, Athinė e gjetke sa i pėrket asaj qė quhet “Shqipėri e Madhe”. Por ėshtė fakt se festimet e 100 vjetorit tė pavarėsisė i bashkuan shqiptarėt mė shumė mes tyre dhe ngritėn nė njė shkallė maksimale frymėn patriotike ndėr ne. Pikėrisht ky moment ishte i dhimbshėm pėr fqinjėt tanė, tė cilėt reaguan ashpėr dhe me tone shoviniste, si gjithnjė nė historinė tonė 100 vjeēare.

    Nga studimi i kėtij fenomeni mė rezulton se ekziston ende nė kokat e udhėheqėsve politikė nė Athinė dhe nė Beograd projekti i “mbajtjes nėn kontroll” tė njė Shqipėrie tė vogėl, tė tkurrur, tė dobėt, tė paaftė pėr tė reaguar ndaj orekseve shoviniste dhe tė drobitur deri nė atė masė, sa tė mos jetė e zonja tė reagojė kurrėnjėherė e pėr kurrėfarė provokacioni, imponimi dhe ndėrhyrje tė fqinjėve tanė. Ky projekt i hartuar nga ish-kryeminsitri serb, Nikolla Pashiē dhe ish- kryeministri grek, Venisellos, nė dhjetėvjeēarin e dytė tė shekullit tė kaluar, ka lėnė gjurmė dhe mbahet nė sirtarėt e politikės shtetėrore nė vendet tona fqinjė si model pėr intervenime permanente kundėr shqiptarėve. Ky projekt ka ushqyer gjithashtu nė ēdo kohė albanofobinė ballkanike dhe ka bėrė shpesh herė qė tė gjithė fqinjėt tanė, ashtu si nė Luftrat Ballkanike tė para 100 vjetėve, tė bashkohen nė politikat e tyre antishqiptare. Ky ėshtė njė fakt, tė cilin nuk do tė munden ta zhbėjnė as historianėt mė nė zė tė botės sė civilizuar.

    Tė mėsuar e tė shoqėruar me njė albanofobi tė stėrgjatur, albanofobėt ballkanikė janė shqetėsuar sė tepėrmi nga ajo ēfarė panė e ēfarė ndodhi nė festimet e 100 vjetorit tė pavarėsisė sonė. Prandaj dhe reaguan deri nė atė masė, sa nė Bruksel eurodeputetėt grekė tė deklarohen se “Nė Greqi kurrė nuk kanė banuar shqiptarė”. Nė librin tim “Shqiptarėt, serbėt dhe grekėt” kam dhėnė me qindra fakte e prova, me tė cilat provohet se nė Greqi kanė jetuar dhe jetojnė tri kategori shqiptarėsh: Shqiptarėt e Ēamėrisė, shqiptarėt arvanitas dhe emigrantėt e kohėve tona moderne. Kėto fakte dhe prova janė mbėshtetur nė shumicėn e rasteve nga arkivat dhe dokumentet, botimet dhe shkrimet e autorėve grekė.

    Por ēfarė vihet re? Nėse deklaratat e Berishės pėr Prevezėn, si territor i banuar dikur me shqiptarė, interpretohen si nacionaliste, ndonėse kjo ėshtė thjesht njė deklaratė qė i referohet historisė, deklaratat e politikanėve grekė, se “Nė Greqi nuk paska pasur kurrė e nuk paska minoritet shqiptar”, kalojnė si pa u vėnė re. Dhe megjithėse Europa ka si standard tė saj kryesor mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, kur ėshtė fjala pėr Greqinė ajo e bėn njė sy qorr e njė vesh shurdh. Ndėrsa nė Bruksel sponsorizohen reagime tė ashpra pėr njė aksident automobilistik tė ndonjė minoritari grek nė Shqipėri, heshtet dhe nuk dėgjohet aspak, kur dikush nė parlamentin e europian, ngrihet dhe mohon ekzistencėn e shqiptarėve si minoritet nė Greqi. Para dy ditėsh kėtė sjellje jo normale e kritiko ashpėr eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt, i cili foli ndryshe nga kolegėt e tij, duke pėrmendur se shqiptarėt nė Ballkan njė njė ndėr popujt mė tė vjetėr dhe se tė drejtat e tyre janė mohuar nga Europa.

    Standardi europian i gjykimit tė europianėve rreth qėndrimeve nacionaliste ėshtė shumė i diferencuar jo vetėm sa i pėrket mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut. Standardi i tillė diferencues ėshtė shfaqur edhe nė fushėn e sigurisė e tė krijimit tė klimės paqėsore nė bashkėpunimin rajonal. Kur grekėt kėndonin nė paradė ushtarake vargje me tė cilat bėhet thirrje qė me zorrėt e shqiptarėve tė bėhen opinga, europianėt heshtėn. Pėr Brukselin kjo sjellje greke nuk ishte kėrcėnim dhe pėrpjekje pėr destabilizim tė sigurisė dhe paqes nė rajon. Ndėrsa njė deklaratė historike e kryeministrit tė Shqipėrisėe cila ka sjell nė vėmendje njė tė vėrtetė tė pamohueshme, shėrbeu kėto ditė pėr kritika tė ashpra nė parlamentin europian, madje me paralajmėrime pėr uljen e “toneve nacionaliste”. Po pse u dashka qė vetėm “tonet nacionaliste” tė shqiptarėve tė quhen “tė rrezikshme”. Kjo ėshtė njėra anė. Shembulli i dytė mbetet sjellja e Beogradit. Edhe pse nė kushtetutėn e Serbisė rivendikohen territore tė shteteve fqinjė, pėrkatėsisht Kosovės, edhe pse veprimet nacionaliste tė Beogradit kanė provokuar destabilizimin e paqes e tė sigurisė nė Kosovė e nė rajon, edhe pse udhėheqėsit nacionalistė e ekstremistė nė pushtet tė implikuar nė krime kundėr shqiptarėve sillen me prepotencė nacionaliste, ata pėrshėndeten, nderohen e respektohen nė Bruksel, madje veprimet e tyre shihen si shprehje e “qėndrimeve konstruktive”!!!

    Duke medituar nė kėtė frymė, mė vjen nė imagjinatė rasti i Shkupit. Aty po fallsifikohet historia me qėllim qė tė mbahen gjallė ethet e nacionalizmit tė Nikolla Gruevskit. Po tjetėrsohet historia e Shkupit dhe e Maqedonisė, prejardhja dhe lavdia e Aleksandrit tė Madhe e deri te ajo e Nėnė Terezės. Po nė Europė askush nuk ngrihet e tė thotė diēka, aq mė pak ta paralajmėrojė dhe ndėshkojė Shkupin zyrtar pėr ndjenjat nacionaliste dhe albanofobinė qė nxit dhe ushqen nė kėtė vend. Vetėm shqiptarėt “janė fajtorė”, sipas pėrceptimit europian.

    Ndėrsa pėr shqiptarėt ndodh ndryshe, edhe kur ata nuk e tejkalojnė etikėn dhe nuk tolerojnė dhunėn pėr qėllime nacionaliste. Tė bėn pėrshtypje kur sheh si fajėsohen shqiptarėt e Kosovės pse ata mund tė flasin diēka tė papėlqyeshme pėr ndonjė ose disa politikanė nė Bruksel. Madje ata u ndėshkuan ditėt e fundit nga Kėshilli i Ministrave tė BE-sė, duke ua refuzuar fillimin e bisedimeve pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit, gjė pėr tė cilėn kishin marrė njė premtim tė qartė. Kjo marrėveshje u asocua krejt papritmas me bisedimet me Beogradin e para sė gjithash me “zgjidhjen e ēeshtjes sė serbėve” nė veri tė Mitrovicės. Mjafton ky lloj formulimi qė tė bėjmė njė parashikim tė errėt tė sė ardhmes sė Kosovės. Lidhja e “suksesit” nė veri nga ana e qeverisė sė Prishtinės me Marrėveshjen e Stabilizim Asocimit pėr integrim europian ėshtė thika mė e mprehtė europiane nė shpinėn e Kosovės. Kondicionimi i tillė do tė thotė mė sė paku autonomi substanciale pėr rreth 40 mijė serbėt e veriut tė Kosovės e pėr pasojė bllokim tė institucioneve, bllokim tė marrjes sė vendimeve, kantonizim nė llojin boshnjak tė Kosovės, pėrfundimisht perspektivė tė zymtė e ndoshta integrim tė pamundėsuar tė saj nė strukturat e Bashkimit Europian. Ndonėse Martti Ahtisaari ishte pėrfaqėsues i BE-sė nė hartimin e dokumentit tė statusit tė Kosovės dhe ky dokument u pranua plotėsisht nga pala shqiptare, Europa ndryshoi qėndrimin e saj nė standardet qė vetė kishte vendosur pėr shqiptarėt, duke kėrkuar de facto ndryshimin nė favor tė Serbisė tė atij dokumenti. Nėse shqiptarėt refuzojnė, Brukseli kėrcėnon: Nuk ka integrim, nuk ka marrėveshje asocim.stabilizimi?!!! Kaq lehtė e ushtrojnė nė Bruksel presionin e tyre ndaj institucioneve tė Prishtinės e ndaj shqiptarėve, sa tė duket se gjithēka imponohet prej andej e shumė herė nė favor tė orekseve serbe nė territorin e shtetit tė Kosovės.

    Ndėrkaq Beohgradit i janė hapur tė gjitha kanatat, portat dhe dyert pėr tė shkuar sa mė shpejt nė tavolinėn e Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Europian, ashtu siē i dhanė edhe kryesimin e Asamblesė sė Kombeve tė Bashkuara. Ndėrsa serbėt shkojnė deri nė karrigen e parė tė OKB-sė si nacionalistė, shqiptarėt ndėshkohen, paralajmėrohen dhe madje kėrcėnohen pse ruajnė gjakftohtėsinė, disiplinėn politike dhe pse janė mbėshtetėsit mė tė zjarrtė tė integrimeve europiane. As vetė gjermanėt, hollandezėt e popuj tė tjerė themelues tė BE-sė nuk janė proeuropianė sa shqiptarėt. Mos ndoshta kjo ėshtė arėsyeja pse BE mban njė qėndrim tė tillė antishqiptar?! Do tė duhen studime dhe kėrkime tė shumta pėr ta vėrtetuar kėtė hipotezė. Por intuita mė ēon nė vėrtetėsinė e maksimės “Fėmija qė nuk qan, nuk usheqehet nga e ėma”. Shqiptarėt nuk qahen, nuk kėrcėnojnė, madje shprehen mė europianė se europianėt e pėr kėtė shkak nė Bruksel ndėshkohen sa herė qė dosja jonė vihet nė tavolinėn e politikanėve.

    Nėse nuk do tė kishte ndodhur kjo me Kosovėn, ndoshta do tė isha i prirur tė besoja nė formulėn se “politika shqiptare nuk ėshtė e pjekur qė Shqipėrisė t“i jepet statusi i vendit kandidat”. Por nuk rezulton kėshtu. Mė krijohet pėrshtypja se edhe Maqedonia po ndėshkohet pėr shkak se aty shqiptarėt pėrbėjnė 40-50 pėrqind tė popullsisė dhe jo pėr shkak tė njė konflikti banal, “Ndėrroje ose mos e ndėrro emrin”. Mė bėhet tė besoj se Brukseli ėshtė shumė i interesuar qė pesė vende tė unionit tė vijojnė tė mos e njohin shtetin e pavarur tė Kosovės, ashtu siē duket i interesuar qė tė mbahet pezull i ashtuquajturi konflikt greko-maqedon, me qėllim gjetjen e njė alibie pėr ta bllokuar integrimin e Maqedonisė nė BE. Nė Bruksel duket fort qartė se ka interesa tė kundėrta sa i pėrket integrimit tė shqiptarėve nė Unionin Europian. Sipas tyre, integrimi i plotė i tyre do tė thotė pėrfundimisht njohje e plotė e shtetit tė Kosovės, mė tej njohje e plotė e rolit shtetformues tė shqiptarėve nė Maqedoni, forcim tė pozitave tė Shqipėrisė Londineze e pas kėsaj, nė mėnyrė demokratike, askush nuk do tė mund ta pengonte dėshirėn e tyre tė jetonin nėn njė ēati tė pėrbashkėt. Ēatia e pėrbashkėt e shqiptarėve mund tė kishte emėr tė ndryshėm, federatė, konfederatė, lidhje shtetesh apo ku e di unė ēfarė. Dhe kjo do tė mund tė arrihej pasi tė gjithė bashkė tė takoheshim nė Bashkimin Europian. Pikėrisht kėtė, pra bashkimin e shqiptarėve nė Bruksel, pėrpiqen albanofobėt ta pengojnė, ndonėse kjo ėshtė strategjia politike e nacionale e politikės shqiptare nė tė gjitha trevat ballkanike.

    Fatkeqėsisht qarqe tė caktuara nė Bruksel kanė gjetur nė Shqipėri disa shėrbėtorė tė zellshėm dhe i nxisin ata pėr revolucione, dhunė, revoltabojkote e bllokime, me qėllim krijimin e alibisė nė politikėn e tyre albanofobike. Nuk ėshtė zor tė inkurajosh njė ose dy politkanė me ndikim qė tė tė japin alibinė e kundėrshtive. Nėse nuk do tė kishte ndodhur bllokimi i tri ligjeve nė parlamentin shqiptar nga opozita, ka shumė mundėsi qė albanofogėt nė Bruksel tė sponsorizuar nga mafia politike antishqiptare nė rajon tė kishin sajuar diēka tjetėr shtesė pėr ta bllokuar dhėnien e statusit kandidat pėr Shqipėrinė. Nė Bruksel ka nga ata qė mendojnė se pikėrisht pėr tė ēbllokuar refuzimin e opozitės t“i jepej Shqipėrisė statusi e me vullnet tė mirė Kėshilli i MInistrave mund tė deklarohej publikisht: “Edhe pse kreu i opozitės shqiptare dėshiron ta bllokojė integrimin, ne nuk do t“i ndėshkojmė shqiptarėt.

    Duke u fokusuar nė kėtė aspekt, ēdokush konstaton faktin se shqiptarėt janė tė injoruar dhe tė diskriminuar nga disa europanė. Por si ndodh atėherė qė ne shqiptarėt nė masėn 87 pėrqind votojmė pėr tė qenė pjesė e unionit Europian?! Kjo vjen pėr shkak tė sė kaluarės historike tonės, pėr shkak tė vokacionit perendimor qė kemi pasur nė historinė tonė. Jemi i vetmi komb ballkanik, i cili nė ēaste dramatike pėr Europėn, kemi sakrifikuar veten pėr mbrojtjen dhe ruajtjen e identiteti tė saj. Jemi i vetmi komb ballkanik qė nė themelin e gjuhės sonė kemi alfabetin latino-europian. Jemi i vetmi komb ballkanik, qė kemi pranuar me bindje e pa vėshtirėsi tė gjitha kėshillat e tė gjithė kėshilltarėt europianė, duke filluar te Princ Vidi, dhe qė shprehim nderimin tonė tė thellė pėr veprėn e tyre. Jemi i vetmi komb ballkanik, qė ruajmė mirėnjohen si shprehje tė karakterit dhe moralit tonė. Ndėrsa shumė prej europianėve, me qėndrimet e tyre albanofobike na shtyjnė deri nė dėshprim, duke na vėnė alternativėn: – Mos ndoshta duhet ndryshuar kursi ynė pėr tė na vlerėsuar mė shumė dhe pėr tė na dhėnė vendin qė na takon nė Bashkimin Europian?! Megjithatė njė debat nė parlamentin europian ka zbuluar diversitetin qė ekziston sa i pėrket qėndrimit ndaj Shqipėrisė. Si thamė nė fillim, deputetėt grekė, thuajse njėzėri reaguan me ashpėrsi kundėr Shqipėrisė dhe deklaratave tė kryeministrit shqiptar gjatė festimeve tė 100 vjetorit tė pavarėsisė. Ndėrsa eurodeputeti gjerman, Bernd Posselt, theksoi se “pranimi i Shqipėrisė nė BE ėshtė nė dorėn e shqiptarėve dhe jo tė komunistėve grekė”. Dhe shtoi se “Shqipėrisė i janė bėrė padrejtėsi, qė nė Kongresin e Berlinit”, duke ripohuar deklarimet e kryeministrit shqiptar. Denoncimi i njė eurodeputeti gjerman i padrejtėsive tė Kongresit tė Berlinit pati njė vlerė tė dyfishtė: Nga njėra anė ai pranoi gabimet e paraardhėsve tė tij dhe nga ana tjetėr vuri nė piskamė faktin se Kongresi i Berlinit ishte zanafilla e nismės europiane pėr copėtimin e territoreve shqiptare, nė atė rast mė sė shumti nė favor tė Greqisė. Ndėrkohė shqiptarėt pas Berlinit i mbrojtėn trojet e veta nė reqonė e sotme me vendosmėri e sakrifica tė mėdha.

    Sjellja e disa qarqeve europiane ndaj shqiptarėve mė jep ndjesinė se edhe viti 1997 ishte sajuar mes tjerash pėr ta ndėrprerė integrimin e shpejtė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian. Ritmet e zhvillimit tė para atij viti sollėn nė vėmendje faktin se Shqipėria mund tė afrohej shpejt me standarde nė portat e Brukselit, por shumė europianė nuk donin qė Tirana zyrtare tė gjendej aty para Beogradit zyrtar. Dhe fatkeqėsisht kėshtu ndodhi. Madje punėt shkuan deri aty sa autorė tė krimit tė vitit 1997 ta keqpėrdorin kėtė fakt, duke akuzuar se “Ne jemi tė fundit, pas Serbisė”.

    Dhe jo vetėm kaq, por edhe krijimi i sė paku dy organizatave politike, njėrės nė Tiranė dhe tjetrės nė Prishtinė, tė cilat shfaqen me veprime ekstreme, duket se ėshtė porositur diku pėr tė barazuar viktimėn, shqiptarėt, me agresorėt e kriminelėt, serbėt. Njė iniciativė pėr referendum pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve, tė cilėn ambasadori amerikan, Arvizu, e kritikoi ashpėr, mua mė duket si pjesė e lojės qė dikush nė Bruksel e gjetkė tė justifikojė alibinė, sipas tė cilės “Shqiptarėt janė problemi i Ballkanit”. Kjo iniciativė vjen nė kundėrshtim tė vetė interesave tė shqiptarėve. Nėse ne do tė bėnim njė referendum tė tillė nė kėto kohė, atėherė do tė tėrhiqnim vėmendjen nga qėllimi kryesor – integrimi – dhe do tė harxhonim energji pėr bashkimin administrativ tė shqiptarėve, duke i kontribuar njė trendi antishqiptar tė zhvillimit. Shqiptarėt nuk kanė qenė kurrė faktorė nė kohėt e izolimeve. Ata u bėnė faktor nė rajon nė kohėn e globalizimit. Pėr kėtė arėsye mbėshtetja pėr integrimin ėshtė rruga mė e mirė dhe mė e sigurt pėr tė rritur rolin e pėrgjegjėsinė e shqiptarėve nė Ballkan. Ndėrkaq njė referendum nė kohėt e sotme pėr bashkim, do t“i kontribuonte tezės sė ish-presidentit tė Serbisė, Boris Tadiē, i cili deklarohej se Beogradi ėshtė i gatshėm ta zgjidhė me Tiranėn konfliktin shqiptaro-serb. Kjo do tė thoshte e do tė thotė, ndarjen automatike tė Kosovės, nėse ajo bashkohet me Shqipėrinė. Kuq e Zinjtė dhe Vetėvendosja nuk e kanė bėrė tė qartė sesi do ta evitonin kėtė ndarje, nė rastin e bashkimit tė Shqipėrisė me Kosovėn. Dhe nėse ata janė tė mendimit se nė kėmbim tė bashkimit do tė duhet tė jepnin territore, atėherė kjo e ve nė diskutim gjithė programin politik tė shpallur si program nacionalist tė kėtyre dy organizatave politike.

    Eshtė evident fakti se europianė tė caktuar, tė mbėshtetur nga Serbia e Greqia punojnė pėr tė gjetur alibi e bashkėpunėtorė nė kėto alibi brenda nė Shqipėri, nė Kosovė e nė trevat e tjera ku jetojnė shqiptarėt. Mė pas ata gjejnė pa vėshtirėsi aleatė nė Bruksel dhe prej kėtej zgjerohet harta e albanofobisė, sė paku nė nivelin e paraqitjes sė shqiptarėve si “rrezik dhe problem pėr paqen e stabilitetin nė Ballkanin Perendimor”. Por kjo nuk do tė thotė se politika shqiptare duhet tė mbėrrijė nė nivelet e servilizmit idiotesk ndaj ēdo projekti dhe kėshille europiane. Ajo e ka pėr detyrė tė ndėrtojnė krahas strategjisė sė mirėkuptimit edhe strategjinė e imponimit. Ndėrsa e para ka qenė dhe ėshtė e vetmja rrugė e ndjekur deri mė tash, deklaratat e kryeministrit tė Shqipėrisė nė 100 vjetor, duket sė synojnė strategjinė e imponimit. Dhe njė kombinim i tė dy rrugėve, pėrkatėsisht mirėkuptimit dhe imponimit, do t“u bėnte mirė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

    /Dielli/Shekulli Online/Pėrgatiti: M.A./

  2. #62
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    16-04-2012
    Postime
    1,286
    po do qe dikush ti shohe gjerat qart dhe saktesiht qe nga fjalimi i sales per 100vjetor dhe sa ndollen pastaj,i permbledh ne menyren me te persosur shkrimi me lart,keta i them pa pasur asnje fare simpatije per salen,por e drejta duhet thene,dhe eshte saktesisht keshtu si pershkruhet ne kete shkrim,per mendimin tim fqinjet nuk i ''trembi'' kaq shume perkujtimorja e sales,sepse ta shohim drejt ishtre veq nje perkujtimore duke thene ata qe tha I.Qemali ne ate kohe,kush do te shikoje fantazma mund te shikoj gjithcka pastaj...ajo qe i tronditi ata,prandaj kemi dhe kaq deklarata nga ei,usa,athina,beogradi etj,ishte pikerisht sepse ata pane per here te pare ate qe nuk kishin pare asnje here,pane pra shqiptaret duke festuar festen e pavaresise ne gjithe shtetet maqedoni,mal te te zi,presheve etj,ishte kjo ''ngritje'' e shqiptareve pra qe u solli nje tronditje te papritur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BLEDI_SH : 17-12-2012 mė 08:31

  3. #63
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Demaēi: Bashkimi kombėtar nuk bėhet me fjalė

    E Hėnė, 21.01.2013



    Demaēi: Bashkimi kombėtar nuk bėhet me fjalė
    Publikuar mė 21.01.2013 | 11:53

    Florenc Stafa

    Adem Demaēi, politikani nga Kosova, i cili ka kaluar 29 vite tė jetės nė burg pėr shkak se foli kundėr keqtrajtimit tė shqiptarėve nė Jugosllavi, vlerėson se Bashkimit Kombėtar po keqpėrdoret pėr qėllime elektorale, pasi qė tė dyja forcat politike kryesore nė Shqipėri, “kanė ēėshtjen e pushtetit nė rend tė parė”.

    "Njėra flet pėr interesin kombėtar por nuk ishte interesi kombėtar tė na vinte Janullatosi e tė na e merrte kishėn tė cilėn me zor e liruam. Nuk ėshtė nė interesin kombėtar tė rehabilitosh Zogun, i cili ka bėrė 100 tė zeza kundėr kombit tė vet. Bėhet marrėveshja me Greqinė i jepen 500 kilometra katrore det. Nė kohėn kur duhet tė votohen disa ligje qė i kėrkon Evropa kėta thonė jo, e kemi punėn e Fierit dhe ajo ėshtė mė e rėndėsishme se puna kombėtare. Me fjalė tė tjera, asnjėra palė nuk dallon nga tjetra. Qė tė dyja e kanė ēėshtjen e pushtetit nė rend tė parė pastaj nėse mbetet gjė kanė interesin kombėtar", shprehet ai.

    Demaēi nėnvizon se keqpėrdorimi arrin deri aty sa edhe ato hapa pėr tė cilat nuk ka asnjė pengesė nuk ndėrmerren. "Evropa nuk tė thotė pse bashkon ekonominė. Njė mafie e ka mbėshtjellė Salėn dhe ajo nuk e len tė hapen kėto e tė qarkullojnė. Bashkimi kombėtar nuk bėhet me fjalė, me britma e me piskama”, thotė ish-zėdhėnėsi politik i UĒK-sė.

    Ai kritikon kryeministrin Berisha pėr "pastrimin" e figurės sė Zogut duke thėnė se e ka bėrė kėtė gjė pėr tė fituar disa vota nga qarqe “zogiste” nė SHBA. “Nuk ėshtė nė interesin kombėtar ta rehabilitosh Zogun i cili ka bėrė 100 tė zeza kundėr kombit tė vet” pasi ai thotė Demaēi ai vrau atdhetarė tė mėdhenj shqiptarė, thotė ai nė njė intervistė pėr portalin "LajmiFundit". Por pavarėsisht kėsaj situate, Demaēi thekson se, “bashkimi do tė bėhet por a do tė bėhet shpejt apo mė ngadalė varet shumė nga lojtarėt qė kemi nė skenėn politike dhe shpejtėsia e vetėdijesimit tė popullit tone”.

    “Populli shqiptar e ka tė drejtėn e Zotit, tė drejtėn praktike qė tė bashkohet. Ne jemi tė ndarė nė gjashtė copa. Ėshtė tragjedi e madhe qė ata qė janė nė pushtet, nė tė gjitha hapėsirat qė pėrpiqen t’ia nxjerrin sytė njėri-tjetrit pėr tė hipur apo mbetur nė pushtet”, shprehet Demaēi.

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e C.Jack Sparrow
    Anėtarėsuar
    07-12-2012
    Vendndodhja
    Everywhere
    Postime
    199

    Pėr: ribashkimi domosdoshmeri-ma afer se kurr.

    Mendoj se bashkimi kombetar eshte nje ceshtje e pamundur per momentin, kjo per shkak te burrokracive, keto qe thone politikanet tane jane vetem fjale te kota, gjithsesi duhet te bashkohemi sepse jemi nje KOMB,nje GJUHE,nje FLAMUR pavaresisht te ndare ne 6 shtete.
    BASHKIM VELLEZER

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Pėr: ribashkimi domosdoshmeri-ma afer se kurr.

    Citim Postuar mė parė nga Korēari321 Lexo Postimin
    Mendoj se bashkimi kombetar eshte nje ceshtje e pamundur per momentin, kjo per shkak te burrokracive, keto qe thone politikanet tane jane vetem fjale te kota, gjithsesi duhet te bashkohemi sepse jemi nje KOMB,nje GJUHE,nje FLAMUR pavaresisht te ndare ne 6 shtete.
    BASHKIM VELLEZER
    Bukur Korca... po a do te mundeshe ta shprehje mendimin tend ne kishe???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ana_gend : 22-01-2013 mė 03:24

  6. #66
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: ribashkimi domosdoshmeri-ma afer se kurr.

    Citim Postuar mė parė nga ana_gend Lexo Postimin
    Bukur Korca... po a mundesh ta thuash kete mendimin tend ne kishe???
    ai i kishes eshte 123-shi

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Pėr: ribashkimi domosdoshmeri-ma afer se kurr.

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    ai i kishes eshte 123-shi
    per ate e kam dhe une

  8. #68
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682

    Pėr: ribashkimi domosdoshmeri-ma afer se kurr.

    Citim Postuar mė parė nga Cen Durimmadhi Lexo Postimin
    Pyetja duhej te shtrohej keshtu:
    A jane te gatshem shqiptaret te bashkohen ne nje shtet? Une mendoj se eshte akoma heret.
    Problemi eshte se nuk i pjerth njeri shqiptaret.....dhe aq me te per politikanet tane....Plani per shqiperi e duhet te kete filluar di ku aty nga 1993....finalizimi dhe konsolidimi i shtetit shqiptar do te ndodhi....por....por....ka probleme me primare ne Ballkan se sa bashkimi i trojeve shqiptare!

  9. #69
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanė
    Postime
    1,813

    Pėr: ribashkimi domosdoshmeri-ma afer se kurr.

    Citim Postuar mė parė nga HEN-RI Lexo Postimin
    Problemi eshte se nuk i pjerth njeri shqiptaret.....dhe aq me te per politikanet tane....Plani per shqiperi e duhet te kete filluar di ku aty nga 1993....finalizimi dhe konsolidimi i shtetit shqiptar do te ndodhi....por....por....ka probleme me primare ne Ballkan se sa bashkimi i trojeve shqiptare!
    Cilat na qenkan ato problemet me 'primare ne ballkan' e qe ne qenkemi problem sekondar 'sipas jush'?!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Pėr: ribashkimi domosdoshmeri-ma afer se kurr.

    Citim Postuar mė parė nga Gon! Lexo Postimin
    Cilat na qenkan ato problemet me 'primare ne ballkan' e qe ne qenkemi problem sekondar 'sipas jush'?!
    gon ne gjithmone sekondar kemi qene skemi c'themi per kete,,,

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •