Mbrojtja e trojeve jugore. Kuvendi i Prevezės (11 janar 1879) dhe misioni diplomatik i Abdyl Frashėrit (pranverė 1879)
Gjatė kohės qė patriotėt shqiptarė po merreshin me ēėshtjen e tė drejtave autonomiste tė Shqipėrisė, qeveria e Athinės i bėnte presion tė vazhdueshėm Portės sė Lartė qė tė zbatonte menjėherė Protokollin nr.13 tė Kongresit tė Berlinit, domethėnė tė fillonte bisedimet me palėn greke pėr tė caktuar kufirin e ri midis tyre sipas vijės Kalamas-Selemvria qė kishin rekomanduar Fuqitė e Mėdha. Nėn trysninė e protestave shqiptare, Porta e Lartė e zvarriti pėr muaj me radhė pėrgjigjen e saj, me shpresė se me kalimin e kohės do tė krijoheshin rrethana mė tė favorshme pėr tė. Por nė fund tė vitit 1878 ajo u detyrua tė pranonte se ishte gati tė fillonte bisedimet me qeverinė greke. Konferenca dypalėshe u vendos tė zhvillohej nė Prevezė, nė fund tė janarit 1879.
Sapo u hap lajmi i mbledhjes sė afėrt tė konferencės, Komiteti Ndėrkrahinor i Janinės ftoi tė gjitha kazatė e Shqipėrisė sė Jugut dhe tė gjithė sanxhakėt e Shqipėrisė sė Veriut, qė tė dėrgonin sa mė parė pėrfaqėsuesit e tyre nė njė kuvend tė jashtėzakonshėm nė Prevezė, pėr tė pėrcaktuar qėndrimin qė duhej mbajtur ndaj konferencės turko-greke. Nė Kuvend u ftuan tė merrnin pjesė posaēėrisht pėrfaqėsuesit e komiteteve ndėrkrahinore tė Prizrenit dhe tė Shkodrės.
Kuvendi i Prevezės u hap mė 11 janar 1879 me pjesėmarrjen e rreth 400 delegatėve, tė cilėt, pasi e shpallėn veten si krerė tė mbarė Shqipėrisė, morėn njė sėrė vendimesh politike e ushtarake. Kuvendi nuk e kundėrshtoi plotėsisht Protokollin nr.13. Delegatėt deklaruan se e pranonin rekomandimin e Fuqive tė Mėdha pėr bashkimin e Thesalisė me Greqinė (deri te lumi Selemvria), porse ishin kategorikisht tė vendosur pėr ta kundėrshtuar deri nė fund lėshimin e Epirit Mbretėrisė Greke (deri te lumi Kalamas). Nė rast se Fuqitė e Mėdha, thuhej nė rezolutėn e Kuvendit, nuk do ti marrin parasysh interesat e Shqipėrisė, atėherė shqiptarėt do ti kundėrshtojnė me armė vendimet e tyre. Pėr kėtė qėllim, thuhej mė tej, do tė mobilizohen, me shpenzimet e Lidhjes, tė gjithė shqiptarėt e aftė pėr luftė. Nė fundin e janarit 1879 filluan tė vinin nė Prevezė edhe delegatė nga viset e Shqipėrisė sė Veriut, nga Shkodra, Durrėsi, Elbasani, Ulqini, Prizreni, Dibra, Novi Pazari etj.
Para se tė shpėrndahej, Kuvendi i Prevezės formoi tri komisione me detyra tė posaēme. I pari, komisioni politik, qė do tė qėndronte nė Prevezė pėr tė ndjekur nga afėr punimet e konferencės turke-greke; i dyti, komisioni ushtarak, qė do tė shpėrndahej nė Shqipėri pėr tė organizuar forcat luftarake tė Lidhjes; i treti, komisioni diplomatik, qė do tė shkonte nė Stamboll pėr ti bėrė trysni Portės sė Lartė qė tė mos pranonte lėshimin e trojeve shqiptare Greqisė. Nė krye tė komisionit tė tretė u vu Abdyl Frashėri, meqenėse ky do tė merrte pjesė edhe nė delegacionin e Kuvendit tė Dibrės. Pėr kėtė arsye ai e shtyu pėr mė vonė nisjen e tij pėr ti paraqitur Portės sė Lartė rezolutėn e 1 nėntorit 1878.
Delegacioni osman arriti nė Prevezė javėn e fundit tė janarit 1879. Atė e kryesonte mareshali Ahmet Muhtar pasha, i cili gėzonte njė konsideratė tė veēantė nė Perandorinė Osmane pėr qėndresėn qė kishte bėrė gjatė luftės sė fundit kundėr ushtrive ruse. Sulltani shpresonte se, pėr hir tė kėsaj konsiderate, mareshali do ti zbuste shpirtrat e revoltuar tė shqiptarėve. Pėr tė njėjtin qėllim, nė delegacionin prej tre komisarėsh, siē u quajtėn anėtarėt e tij nė atė kohė, ishte vėnė edhe njė personalitet i njohur shqiptar, Abedin bej Dino (komisar i Bursės sė Stambollit), anėtar i Komitetit Ndėrkrahinor tė Lidhjes Shqiptare pėr vilajetin e Janinės, i cili u emėrua nga sulltani qė tė qetėsonte opinionin publik shqiptar. Por as njėri, as tjetri nuk patėn sukses. Sapo delegacionet turke e greke arritėn nė Prevezė, mė 28 janar, delegatėt e Kuvendit sė bashku me popullsinė qytetare shpėrthyen njė demonstratė nė rrugėt e Prevezės, duke shprehur pėrpara selive tė komisioneve turke e greke vendosmėrinė e tyre pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore dhe pėr tė mos pranuar asnjė lėshim tė trojeve tė tyre nė dobi tė Greqisė. Po mė 28 janar 1879 pėrfaqėsuesit e krahinave shqiptare, qė ndodheshin nė Prevezė, u drejtuan Fuqive tė Mėdha, nėpėrmjet konsujve tė tyre nė kėtė qytet, njė protestė kategorike, me tė cilėn paralajmėronin se do tė ndėrmerrnin njė luftė vendimtare me pasoja tė thella pėr paqen nė Gadishullin Ballkanik, nė rast se nuk do tė merreshin parasysh tė drejtat territoriale tė Shqipėrisė dhe do tė cenohej tėrėsia e saj tokėsore.
Pėr shkak tė demonstratave kėrcėnuese tė shqiptarėve, tė cilat vijuan pėr disa ditė me radhė, konferenca turko-greke filloi me vonesė, mė 6 shkurt 1879. Veē kėsaj, presioni i fortė i shqiptarėve e detyroi delegacionin osman qė tė mos u nėnshtrohej kėrkesave greke. Duke u justifikuar me rrezikun e shpėrthimit tė kryengritjes kundėrosmane nė Shqipėri dhe duke u kapur pas faktit se vija Kalamas-Selemvria, qė kishin shėnuar Fuqitė e Mėdha nė Protokollin nr.13 nuk kishte formėn e njė vendimi, por tė njė rekomandimi, Ahmet Muhtar pasha u tregua mė nė fund i gatshėm ti lėshojė Greqisė Thesalinė, por jo Epirin. Meqenėse Athina nuk e pranoi kėtė zgjidhje, pas gjashtė javėsh konferenca e Prevezės u mbyll.
Menjėherė pas dėshtimit tė bisedimeve dypalėshe qeveria e Athinės kėrkoi ndėrhyrjen e Fuqive tė Mėdha, tė cilat nė tė vėrtetė ishin tė prirura pėr tė vėnė nė jetė Protokollin nr.13. Ndėrkohė edhe udhėheqėsit e Lidhjes Shqiptare formuan bindjen se lufta paraprake kundėr vendimeve qė do tė merrnin Fuqitė e Mėdha pėr njė ēėshtje tė tillė, siē ishte tėrėsia territoriale e Shqipėrisė, nuk mund tė zhvillohej me sukses vetėm me anė tė memorandumeve e tė protestave. Kėrkohej njė ballafaqim me pėrgjegjėsi me politikėn e jashtme tė Fuqive tė Mėdha pėr tė argumentuar ballė pėr ballė tezat themelore dhe pėr tė sqaruar ēdo pikė tė errėt, qė mund tė ngrinte aparati i tyre diplomatik. Pėr kėtė qėllim Komiteti Ndėrkrahinor vendosi qė, krahas peticioneve e memorandumeve, tė niste njė mision diplomatik nė kryeqytetet kryesore tė Evropės pėr tė mbrojtur ēėshtjet e parashtruara nė ato dokumente dhe pėr tė argumentuar para kancelarive tė tyre padrejtėsinė qė kishin kryer me Protokollin nr. 13 ndaj interesave jetikė tė Shqipėrisė. Barra e kėtij misioni diplomatik iu ngarkua Abdyl Frashėrit dhe Mehmet Ali Vrionit.
Misioni diplomatik i pėrfaqėsuesve tė Lidhjes Shqiptare zgjati tre muaj. Ata u nisėn nga Preveza nė fund tė muajit mars 1879, shkuan nė Romė, nė Paris, nė Londėr, nė Berlin, nė Vjenė e nė Stamboll?. Kudo ku shkuan ata u paraqitėn si tė dėrguar tė Lidhjes Shqiptare, e cila pėrfaqėsonte gjithė Shqipėrinė. Ata u dorėzuan ministrave tė Jashtėm tė Fuqive tė Mėdha (dhe pėr njoftim edhe Portės sė Lartė) njė memorandum me tė njėjtėn pėrmbajtje qė ishte hartuar nga Abdyl Frashėri qysh mė parė.
Nė kėtė memorandum dėnoheshin haptas vendimet qė kishin marrė Kongresi i Berlinit nė dėm tė Shqipėrisė, duke shkėputur shumė krahina tė saj nė favor tė Serbisė, tė Malit tė Zi e tė Greqisė. Megjithatė diskutimi kryesor kėtu sillej rreth Protokollit nr. 13. Qeveria greke, theksohej nė kėtė memorandum, kishte pėrdorur prej kohėsh tė gjitha mjetet pėr ta shtėnė nė dorė Epirin. Ajo kishte harxhuar shuma tė mėdha pėr tė nxitur popullsinė lokale qė tė kėrkonte bashkimin e saj me Greqinė. Por tė gjitha orvatjet e Athinės kishin dėshtuar, sepse popullsia e Epirit nė shumicėn e saj dėrrmuese ishte shqiptare dhe jo greke. Pasi u bind se nė Epir ajo nuk kishte mbėshtetjen e popullsisė lokale, thuhej mė tej, qeveria greke iu drejtua Kongresit tė Berlinit, duke shpresuar se me pėrkrahjen e Fuqive tė Mėdha do ti kėnaqte lakmitė e saj shoviniste. Por Kongresi i Berlinit, nėnvizohej nė memorandum, ndonėse nuk i miratoi me vendim tė prerė kėrkesat greke, fakti qė rekomandoi ti lėshohen Greqisė krahinat nė jug tė lumit Kalamas tregonte se nuk u shqetėsua pėr tė drejtat e popullit shqiptar. Mė tej nė memorandum rreshtoheshin argumentet etnike, historike, ekonomike e strategjike qė provonin karakterin shqiptar tė kėtyre krahinave dhe domosdoshmėrinė pėr tė mos i shkėputur nga trupi i Shqipėrisė. Ti japėsh Greqisė, - theksohej po aty, - vendet qė ajo kėrkon nė kėtė krahinė, do tė thotė ti shmangesh detyrės qė ka ēdo popull pėr tė mbrojtur atdheun dhe kombin e tij, sepse kjo do tė ishte njėlloj sikur ti jepje qė tani ēelėsat e Shqipėrisė njė vendi tė huaj (Greqisė - shėn. i aut.), i cili me pėrpjekjet e tij nuk synon tjetėr veēse ta pushtojė dhe ta sundojė atė tėrėsisht.
Nė lidhje me qėndrimin e shqiptarėve ndaj Protokollit nr.13, gjuha e memorandumit ishte e prerė. Shqiptarėt, thuhej aty, si njė popull i frymėzuar nga ndjenja atdhetare, nuk do tė lejojnė qė vendi i tyre tė pushtohet dhe tė sundohet nga tė tjerėt. Dhe mė tej: Shqiptarėt kanė ruajtur atdheun e tyre, kombėsinė e tyre, gjuhėn e tyre dhe zakonet e tyre duke prapsur sulmet e romakėve, tė bizantinėve e tė venedikasve. Si mund tė lejohet qė nė kėtė shekull tė diturisė e tė qytetėrimit, njė komb kaq trim e kaq i lidhur me truallin e tij tė sakrifikohet duke ia dhėnė njė fqinji kaq tė pangopur, pa asnjė arsye tė ligjshme? Memorandumi drejtuar Fuqive tė Mėdha shpallte nė fund se pėrballė lakmive tė egra tė fqinjėve shqiptarėt qenė bashkuar me njėri-tjetrin dhe qenė betuar solemnisht se do ta mbronin me armė atdheun e tyre deri te njeriu i fundit dhe se nė tė njėjtėn kohė do tė pėrpiqeshin pėr tė zbatuar nė atdheun e tyre reformat pėr tė cilat kishte nevojė vendi, nė mėnyrė tė veēantė zhvillimin e arsimit publik.
Tezat e parashtruara nė memorandum Abdyl Frashėri i shtjelloi mė hollėsisht gjatė takimeve qė pati me ministrat e Jashtėm dhe me personalitete politike tė vendeve qė vizitoi. Argumentet qė ai solli, se shqiptarėt do ti mbronin me armė tė drejtat e tyre kombėtare, nė rast se Fuqitė e Mėdha do tė merrnin njė vendim tė prerė nė lidhje me lėshimin e Epirit nė favor tė Greqisė, lanė kudo njė pėrshtypje tė thellė. Mbrojtėsi mė i flaktė i pretendimeve greke, ministri i Jashtėm frėng V. Vadington (Waddington), u detyrua tė pranonte se Franca nuk do tė ngulte kėmbė pėr zbatimin me ēdo kusht tė Protokollit nr.13 dhe se kufiri i ri turko-grek nuk do tė caktohej pėrfundimisht pa u dėgjuar edhe teza e shqiptarėve. Njė premtim tė tillė Abdyl Frashėri mori edhe nga kryeministri italian Depretis dhe nga ministri i Jashtėm britanik Solsbėri (Salisbery). Para se tė ktheheshin nė Shqipėri, gjatė qėndrimit nė Stamboll, Abdyl Frashėri e Mehmet Ali Vrioni i drejtuan sulltanit, mė 23 qershor 1879, njė memorandum, nė tė cilin i kėrkonin qė tė mos pranonte nė asnjė mėnyrė zbatimin e Protokollit 13, pasi copėtimi i Shqipėrisė, thuhej aty, do tė sillte asgjėsimin e kombit shqiptar dhe kjo, nga ana e vet, do tė vinte nė rrezik vetė Perandorinė Osmane. Sikurse shkruanin autorėt e kėtij memorandumi, tė pesė Fuqitė e Mėdha, pėrveē Francės, tė cilat ata sapo i kishin vizituar, ishin tashmė tė prirura qė tė mos i jepej Greqisė tokė nga Epiri. Ata i kėrkonin sulltanit qė tė thyente kėmbėnguljen e Francės, duke kėnaqur Greqinė me mė tepėr toka nga ato qė i ishin premtuar nė Thesali. Trajtimi i mosmarrėveshjeve turko-greke rreth Protokollit nr.13 nga ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha zgjati gati dy muaj. Por kėto fuqi u treguan tė pavendosura pėr tė dhėnė njė vendim tė prerė, ngurruan qė ta caktonin vetė kufirin turko-grek. Me propozimin e Francės, nė qershor 1879, ato kėrkuan bashkėrisht nga Perandoria Osmane dhe nga Mbretėria Greke qė tė rifillonin bisedimet dypalėshe rreth kufirit tė tyre tė ri. Konferenca e re turko-greke do tė zhvillohej nė Stamboll dhe do tė ndiqej sė afėrmi nga ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha tė akredituar pranė Portės sė Lartė. Fakti qė Fuqitė e Mėdha pranuan tė vihej nė diskutim Protokolli nr. 13, qe fitorja e parė diplomatike qė korri Lidhja Shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare.
Por vendimi qė ato morėn pėr rifillimin e bisedimeve turko-greke i nxiti shqiptarėt qė ta vazhdonin presionin e tyre si ndaj Portės sė Lartė, ashtu dhe ndaj Fuqive tė Mėdha. Nė qershor tė vitit 1879, Lidhja Shqiptare deklaroi se nuk kishte hequr dorė nga vendimi i saj i mėparshėm pėr tė luftuar me armė jo vetėm kundėr Greqisė, por edhe kundėr Stambollit, nė rast se do tė miratoheshin pretendimet e Athinės nė Epirin shqiptar. Pėr tia paraqitur Portės sė Lartė kėtė vendim, nė muajin gusht shkoi nė Stamboll njė delegacion i pėrbėrė nga Abdyl Frashėri, Mehmet Ali Vrioni dhe Vesel Dino. Njė muaj mė vonė, nė shtator 1879, Kėshilli i Pėrgjithshėm i Lidhjes Shqiptare, nė njė mbledhje tė jashtėzakonshme qė zhvilloi nė Prizren, ripohoi vullnetin e mbarė Shqipėrisė pėr tė mbrojtur trojet e saj pėrballė lakmive tė Greqisė dhe nė tė njėjtėn kohė formoi njė Komitet tė Luftės tė pėrbėrė nga 37 anėtarė, pėr tė vazhduar pėrgatitjet e nevojshme ushtarake nė krahinat jugore.
Vendosmėria qė treguan shqiptarėt pėr tė mbrojtur trojet e tyre dhe rreziku i shpėrthimit tė kryengritjes kundėrosmane nė Shqipėri, e detyruan Portėn e Lartė qė ti zvarriste pėrsėri nga njėri muaj nė tjetrin bisedimet me palėn greke, duke mos pranuar tezėn e Athinės, e cila ngulte kėmbė pėr tė marrė si bazė nė kėto bisedime Protokollin nr.13. Nė tė njėjtėn kohė, edhe Fuqitė e Mėdha vijuan pėrherė e mė tepėr tė bindeshin se zbatimi i kėtij Protokolli nuk varej vetėm nga nėnshkrimi i Perandorisė Osmane dhe se aneksimi i Epirit nga Mbretėria Greke nuk mund tė arrihej pa luftė me shqiptarėt ose, siē shprehej njė diplomat frėng nė nėntor 1879, pa njė gjakderdhje tė madhe, e cila mund tė ishte fatale pėr Greqinė. Kėshtu, pas gati 10 muaj pėrpjekjesh, edhe Konferenca e Stambollit u shpėrnda pa asnjė rezultat. Nė kėto rrethana Fuqitė e Mėdha vendosėn ta merrnin vetė nė dorė caktimin e kufirit turko-grek. Pėr kėtė qėllim ato thirrėn nė qershor tė vitit 1880 njė forum ndėrkombėtar, Konferencėn e Berlinit.
Krijoni Kontakt