lugina e presheves nen komanden e kadri veselit...
Kryetari i këshillit të kuvendit të serbisë për kosovën (ish raportues special i rts ngjatë luftës në kosovës dhe bashkëpunëtor i besueshëm i shërbimit sekret ushtarak jugosllav), milovan drecun ka vlerësuar, të shtunën mbrëma, se prapa "qëndrimit jashtëzakonisht të ngurtë" të përfaqësuesve të shqiptarëve në jug të serbisë lidhur me çështjen e përmendores së luftëtarëve të vrarë të uçpmb, qëndrojnë autoritetet në tiranë dhe në prishtinë.
Ata sikurse ka deklaruar drecun për mediat serbe, dëshirojnë destabilizimin e atij rajoni, ndërkombëtarizimin e problemit jo ekzistues dhe çmilitarizimin, respektivisht shkuarjen e xhandarmërisë së ministrisë së punëve të brendshme (mup) të serbisë nga jugu i shtetit.
Tirana në marrëveshje me prishtinën dëshirojnë të nxisin destabilitet në jug të serbisë - ka thënë drecun dhe ka shtuar se ka informatën se dora e djathtë e hashim thaçit ish shefi i shërbimit sekret ilegal të thaçit, kadri veseli dje ka pasur bisedime intensive me disa drejtues politik shqiptarë nga jugu i serbisë. Ai ka cekur se veseli atyre u ka dhënë instruksione si të sillen:
"ekziston rreziku që sipas direktivës nga prishtina të përpiqet vetorganizimi i shqiptarëve dhe të shkaktohet radikalizmi, e unë besoj se ky ka qenë instruksion kyç që veseli ua ka dhënë disa përfaqësuesve të shqiptarëve në jug të serbisë - që të shkaktohet konflikti eventual me pjesëtarët e forcave tona të sigurimit", ka thënë drecun, transmeton rtk.
Sipas tij, pastaj do të kërkohej jo vetëm ndërkombëtarizimi i problemit inekzistent, veç çmilitarizimi, respektivisht largimi i xhandarmërisë, dhe ka shtuar se "ky është qëllimi shumëvjeçar i atyre që veprojnë në atë territor në anën shqiptare".
Drecun ka cekur se prishtinës nuk i konvenon iniciativa e fuqishme e serbisë në zgjidhjen e çështjes së kosovës dhe destabilizimi i mundshëm i jugut të serbisë është i ndërlidhur direkt me miratimin e rezolutës mbi kosovën.
"përmendorja është ngritur ekskluzivisht me qëllim të nxis destabilitetin e atij territori dhe ngecje në dialogun ndërmjet beogradit e prishtinës.
Destabilitetin e situatës po e dëshirojnë, planifikojnë dhe po punojnë aktivisht në të, përfaqësuesit e regjimit në tiranë, të institucioneve të vetëshpallura në prishtinë dhe disa përfaqësues politik shqiptar, dhe kjo nuk është rrugë e mirë për zgjidhjen e problemit - ka cekur drecun.
Kur është fjala për heqjen e përmendores, ai ka nënvizuar se serbia duhet patjetër të reagoj si edhe të gjitha shtetet në botë dhe ka shtuar se "heqja e përmendores nuk është e thënë të jetë me dhunë. Nuk është e thënë të rrënohet, thjeshtë mund të largohet, sepse në atë vend as që ka qenë", ka theksuar drecun.
Krijoni Kontakt