Close
Faqja 23 prej 32 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 311
  1. #221
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    Për: U hoq lapidari ne Presheve

    veprimi i me tutjeshem i shqiptareve ???....

    1 - te gjithe te zgjedhurit lokale te japin doreheqje kolektive..
    2 - deputeti i parlamentit te serbise te dorezoje vullnetarisht mandatin..
    3 - te gjithe punonjesit shqiptare ne policine serbe te dorezojne uniformat..
    4 - mosbindje qytetare e te gjithe shqiptareve...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Daçiq: Përmendorja u largua pa forcë dhe pa incidente





    Pjestarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar vendosjen ilegale të përmendores në Preshevë, aksioni është kryer pa asnjë incident dhe pa përdorim të forcës, ka deklaruar kryeministri serb, Ivica Daçiq.

    Kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme ka deklaruar se pas skadimit të afateve ligjore, me urdhër të ministrisë së drejtësisë, pjestarët e xhandarmerisë serbe kanë larguar përmendoren ilegale të vendosur në Preshevë.

    "Serbia ka treguar mjaft durim, mirëpo i ka dërguar edhe mesazh të qartë se ligji duhet të rrespektohet dhe askush nuk është më i fuqishëm se shteti" ka thënë Daçiq.
    Krejt sipas marreveshjes me Thacin...

  3. #223
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: U hoq lapidari ne Presheve

    MAJKO: KY AKT KËRKON TI RI-VRASË ATA QË U VRANË NGA MILOSHEVIQI



    Ky akt kerkon ti rivras ata qe u vran nga regjimi i Milloshevicit .
    Verteton qe ne Beograd qeverisin po ata qe zhyten Ballkanin ne gjakderdhjen e ndarjes se ish Jugosllavis



    Nga Express 20 Janar 2013 11:09


    Veç më 26 Zgjidhjet, sipas AhtisaaritDemaçi, Haradinajt: Jep ide nëse ke aftësiTahiri: Serbia ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e doganaveTurqia do ta përkrahë FSK-në edhe në të ardhmen
    Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko, në rrjetin social facebook ka reaguar për heqjen e lapidarin të UÇPMB-së nga xhandarmëria serbe të dielën në orët e hershme të mëngjesit në Preshevë.

    “Ky akt kërkon ti rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Milosheviqit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që e zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruajtën ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre”, ka shkruar ai.

    Majko ka kërkuar nga kushdo që të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr, duke thënë se kushdo që e bënë do t’i ishte mirënjohës.

    “Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mi!”, e përfundon ai komentin e tij.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  4. #224
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)



    - ky me disa shok te vete ka vdek , dhe atje nuk kan mbet burra mo !!!!
    njerz si Nexhat Daci-ci po mi llgarit per burra a ?
    Vv - Palaço+LISBA :D

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: U hoq lapidari ne Presheve

    Citim Postuar më parë nga ExTaSy Lexo Postimin
    Nuk ka gje me te shemtuar asnje reagim?!!!

  6. #226
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    VEPRIMI JOCIVILIZUES I SERBISË NUK E NDRYSHON DOT HISTORINË



    Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur indinjatën e saj të thellë për veprimin e shëmtuar të heqjes me forcë të Memorialit për luftëtarët e UÇPMB-së në qendër të Preshevës.

    "Ky veprim i Qeverisë së Serbisë është një dëshmi tjetër se urrejtja kundër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës është ende gjallë dhe se ajo po ushqehet me veprime të tilla të pasardhësve të politikës gjenocidale të Millosheviqit. Dështimi i Qeverisë së Serbisë që përmes dialogut të gjejë një zgjidhje për vendosjen e Memorialit tregon se dialogu ende nuk është pjesë e politikës qeveritare të Serbisë kur janë në pyetje shqiptarët", thuhet ne reagimin e Qeverise se Kosovës.

    "Ky veprim jocivilizues i Qeverisë së Serbisë i heqjes së Memorialit nuk e ndryshon dot historinë dhe kujtesën e shqiptarëve kudo që janë. Përkundrazi, vetëm sa e forcon atë dhe na rikujton se Serbia dhe politikat e saj mbeten po ato të shekullit të kaluar. Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe qytetarëve të Kosovës që të mos i përgjigjen këtij provokimi qyqar të Serbisë. Ne duhet të besojmë në vlerat civilizuese dhe jo në antivlera, të cilat i promovon Serbia, e që janë dënuar nga e gjithë bota perëndimore demokratike. Ky akt i shëmtuar i Qeverisë së Serbisë e rrezikon seriozisht procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe përgjegjësia direkte bie mbi Serbinë", thuhet me tej ne njoftim.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  7. #227
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-08-2012
    Postime
    193

    Për: U hoq lapidari ne Presheve

    Te vraret nuk vriten me,,, por eshte demostrim force per shqiptaret e gjalle.

  8. #228
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: U hoq lapidari ne Presheve

    Nait Hasani: Lidershipi shqiptarë në Preshevë, matrapaz politik



    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka kritikuar ashpër liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët sipas tij, nuk arritën të mbrojë atë që e kishin vendosur vetë.
    Me largimin e lapidarit nga xhandarmeria serbe, duhet të vetëdorëhiqet edhe lidershipi i shqiptarëve të asaj pjese, të cilët sipas tij janë matrapaz politik që kanë luajtur me ndjenjat e shqiptarëve.

    “Këtu papërgjegjshmëria është e Institucioneve politike ne Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc të cilët kanë marr vendime te pa matura politike kur e kane vendos dhe tash kur kane pranuar të hiqet lapidari. Këta njerëz politik duhet të japin dorëheqje sepse e kane fut popullin ne thurje shpirtërore dhe kane ule dinjitetin e shqiptarit. Këta duhet te kërkojnë falje fillimisht, pastaj këta politikane janë matrapaz politik qe kane luajtur me ndjenjat e qytetareve te Kosovës dhe të Shqiptareve në përgjithësi dhe këta janë ata që kane tregu se janë mashtrues dhe njerëz pa vlera si një leckë politike”, tha Hasani për Indeksonline.

    Hasani, kërkon që në vendin e përmendores të vendosen lulet dhe të bëhet roje nderi pas dorëheqjes së këtyre politikanëve të pa paërgjegjshëm.

    “Prandaj këta duhet te japin llogari dhe përgjegjësi politike e morale para popullit”, shtoi Hasani.
    Ndryshe lidershipi i Luginës në vazhdimësi ka dhënë deklarata se lapidari nuk do të hiqet, madje për këtë është mbajtur edhe një kuvend ku është legalizuar përmendorja. Lapidari i dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së u vendos në nëntor të vitit të kaluar me rastin e festës së 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  9. #229
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: U hoq lapidari ne Presheve

    QEVERIA SHQIPTARE: BEOGRADI KA SHKELUR LIGJET DHE KONVENTAT NDËRKOMBËTARE

    Nga Express 20 Janar 2013 12:16



    Qeveria shqiptare dënon heqjen e përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës dhe e konsideron atë një dëshmi tjetër të Albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit

    "Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitraloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, të përmendores së heronjve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në luftë për liri e dinjitet njerëzor dhe kombëtar, kundër regjimit barabar të Millosheviçit. Qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit, që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Milloshevicit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit", thuhet ne reagimin e Qeverise se Shqipërisë.

    "Me këtë akt të rëndë, autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombëtare, si Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Evropës, si dhe Kartën Evropiane të Autonomisë Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Evropës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t'i zbatojë. Qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë, pa asnjë lëkundje, liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat, nuk mund të kenë, në asnjë rast, standarde të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e Veriut. Qeveria shqiptare u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë, që po shfaqet rëndom në rajon, si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij", thuhet me tej ne reagim.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  10. #230
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: U hoq lapidari ne Presheve

    Në Luginë, pak qytetarë e shumë policë
    20 JANAR 2013



    Në këto memente situata e sigurisë në Luginë të Preshevës paraqitet e tensionuar, ndërsa rrugët e Preshevës thuajse janë të zbrazura dhe vërehen lëvizje shumë të pakta të qytetarëve, por një shtim të forcave të sigurisë.
    Ende nuk ka asnjë reagim të politikës në Luginë të Preshevës. Në ora 9:30 ka filluar mbledhje urgjente kryesia e PDSH-së e cila është bartëse e pushtetit lokal në Preshevë. Kjo parti pritet që gjatë mbledhjes të nxjerrë edhe disa vendime se si do të veprojë në të ardhmen.

    Ndryshe, Qeveria serbe nuk priti që çështja e Lapidarit të zgjidhet me bisedime. I tërë ky problem ka pasur të përfundojë sot në orën 11:00 ku ka qenë e paralajmëruar se do ta kenë edhe takimin e fundit partitë politike me OVL-në dhe familjet e dëshmorëve, nga i cili është paraparë që të dilet me një vendim të qartë.

    Rreth heqjes së lapidarit, rojtari kujdestarë në administratën komunale në Preshevë ka thënë se aksioni i xhandarmërisë ka filluar me dislokimin e trupave të saja në ora 5:40, ndërsa heqja e lapidarit është bërë me eskavator afër orës 7:00 të mëngjesit. Pasi që është heqë lapidari është vendosur në një kamion pa targa.
    Vv - Palaço+LISBA :D

Faqja 23 prej 32 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •