Close
Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 310

Tema: Adem Demaēi

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472

    Adem Demaēi

    Adem Demaci , pėrsonalitet karizmatik nė politikėn shqiptare; Mandela i Europės; tėrė jetėn ia kushtoi cėshtjes sė tė drejtave nacionale tė shqiptarėve qė kishin mbetė padrejtėsisht nėn sundimin e eger nė ish-Jugosllavi; fitues i cmimit "Saharov"; pėrfaqėsues politik i UCK-sė; autorė i romanit "Gjarprinjtė e gjakut"; ndėr protoganistėt kryesorė tė zhvillimeve politike nė Kosovė , sidomos nė dekadėn e fundit.

    Kjo, pra ishte njė pėrmbledhje me pak fjalė pėr tė, me shpresė se do mė plotėsojnė diskutuesit tjerė nė FORUM.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 10-09-2002 mė 17:45

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Eksperimenti politik ndėrkombėtar me kosovėn - Shkruan Adem Demaēi - Gazeta Shqiptare
    Nga Besiana info Mė 3.Jun.2004 14:04

    Sot, kosova ėshtė vendi ku po bėhen eksperimente tė palejueshme dhe ku po "vriten" parimet themelore tė demokracisė e humanizmit nga ata qė nuk do tė duhej ta bėnin njė gjė tė tillė. Mjaft mė!

    Eksperimenti politik ndėrkombėtar me kosovėn


    --------------------------------------------------------------------------------

    Shkruan Adem Demaēi

    Analiza tė ftohta mbi tema tė nxehta


    Ēėshtja e Kosovės, pikėrisht nė kėto kohėra tė vėshtira, meriton njė analizė paksa mė tė zgjeruar e mė tė thelluar. Sepse procesi i marrjes me Kosovėn, tė shumė faktorėve tė afėrt e tė largėt, ka histori tė gjatė dhe ka filluar para gati njė shekulli. Ky proces, qė merret me pėrcaktimin e fatit politik tė Kosovės, po vazhdon pa u ndalur. Nė kėtė proces tė gjatė e tė mundimshėm shqiptarėt u munduan qė tė mbroheshin nga pushtimet, asimilimet dhe ēfarosja, ndėrsa, nė anėn tjetėr, regjimet serbe bėnė ēmos pėr tė pushtuar dhe pėr tė serbizuar Kosovėn duke mos ngurruar edhe nga eliminimi fizik i shqiptarėve nga Kosova me tė gjitha mjetet e mundshme. Pas Marrėveshjes sė padukshme tė Rambujesė, Marrėveshja Ushtarake-teknike e Kumanovės midis Forcave tė NATO-s dhe Forcave Ushtarake tė (Jugosllavisė) Serbisė, ku UĒK-ja nuk u ftua tė nėnshkruante pėr ata qė kishin sy e donin tė shihnin, ishte hapi i parė i dukshėm drejt imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi. Hapi i dytė i dukshėm i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė. Aty ėshtė shumė qartė e shkruar se Kosova njihet si territor nėn sovranitetin e integritetin e Jugosllavisė (Serbisė), sikundėr qė ishte e ėshtė e shkruar nė Marrėveshjen e Rambujesė.


    Hapi i tretė i dukshėm i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ashtu si shkruante edhe nė Marrėveshjen e Rambuje-Parisit dhe nė Rezolutėn 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit ishte demobilizimi i UĒK-sė dhe shndėrrimi i saj nė organizatė civile nėn emrin Trupat Mbrojtėse tė Kosovės.
    Hapi i katėrt i dukshėm, nė pėrcaktimin e statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte ndėrtimi, funksionet dhe autorizimet fort tė kufizuara tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Me autorizimet jo krejt tė plota as nė trafik, ky shėrbim mbeti shumė larg asaj ēka i duhej dhe qė i duhet Kosovės me njė mijė probleme nė fushėn e sigurisė qytetare. Ky shėrbim ka numėr mjaft tė madh kuadrash, por po tregon efikasitet fort tė vogėl. Sepse kėsaj policie nuk i lejohet, sepse nuk i besohet, qė tė krijojė rrjet tė gjerė e tė fortė informimi nga qytetarėt. Dhe, pa kėtė, ky shėrbim mbetet forcė vetėm nė sipėrfaqe tė shoqėrisė dhe pa informata tė thella, tė shpejta e tė sakta, falė tė cilave do tė parandalonte e do tė zbulonte bartėsit e tė gjitha llojeve tė krimeve qė kanė vėrshuar Kosovėn. Kėtij shėrbimi nuk i njihen kompetencat esenciale tė vendimmarrjes dhe tė komandimit tė pavarur.

    Hapi i pestė i dukshėm, nė imponimin e statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ėshtė Shėrbimi gjyqėsor i Kosovės. Me dhjetėra mijėra lėndė gjyqėsore qė kanė marrė formėn e pėrfunduar juridike kanė mbetur tė paekzekutuara. Sepse shėrbimi ekzekutues i gjyqėsisė kosovare ka mbetur i pakonsoliduar. Nė gjyqe dominojnė dhe fjalėn e fundit e kanė kuadrot e sjellura nga jashtė dhe mjafton tė shfletohen disa botime tė dala nga institucioni i Ombudspersonit qė tė shihet se ēfarė ka ndodhur e ēfarė po ndodhė me gjyqėsinė kosovare. Dhe, kur tė dihet se gjyqtarėt dhe prokurorėt e jashtėm janė mbi ligjet e Kosovės, atėherė s'ka ēfarė tė thuhet mė shumė pėr kėtė shėrbim tejet tė rėndėsishėm.

    Hapi i gjashtė i dukshėm, nė imponimin e statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, janė edhe marrėdhėniet e pamundshme diplomatike tė Kosovės me botėn.
    Ka pėrpjekje qė kjo tė kamuflohet me disa premtime e propozime, por tė gjitha ato nuk janė ato ēfarė i duhen Kosovės. Kosovarėt nuk kanė leje as tė informojnė zyrtarisht botėn pėr tė vėrtetėn e Kosovės, as tė marrin pjesė nė takimet ku bėhet fjalė pėr Kosovėn, as tė mbrohen nga shpifjet dhe manipulimet e shėrbimit diplomatik serb. Sepse, Kosova, sipas Marrėveshjes sė Rambuje-Parisit dhe Rezolutės 1244 nuk ėshtė shtet, as nuk guxon tė bėhet shtet.

    Hapi i shtatė i dukshėm, i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovės nėn Serbi, ėshtė mosekzistimi i kufijve shtetėror midis Kosovės dhe Unionit Serbi-Mali i Zi. Ekonomia e Kosovės ėshtė fare e pambrojtur nga depėrtimi i tė gjitha llojeve tė mallrave tė paēertifikuara e tė pakontrolluara nga Serbia dhe nga tė katėr anėt e botės. Nė kėtė mėnyrė edhe destimulohet prodhimtaria e vendit deri nė pėrmasa tė tejme.

    Hapi i tetė i dukshėm, i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte dhe ėshtė e drejta e partive tė Serbisė qė tė mund tė organizojnė e zhvillojnė zgjedhjet e tyre edhe nė territorin e Kosovės. Kjo, besoj se ėshtė aq e tejdukshme, aq e prekshme, aq therrėse saqė s'ka nevojė pėr ndonjė koment. Hapi i nėntė i dukshėm janė tė drejtat e shumta tė rezervuara pėr tė dėrguarin special tė OKB-sė. Ai ka tė drejtė vetoje pėr ēdo vendim qė mund tė merret nga vendorėt e qė ai e konsideron nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244. Ai ka tė drejtė tė shpėrndajė edhe Kuvendin e Kosovės nėse nuk i bindet. Ja, vetėm para disa ditėsh, u bė e ditur se Kėshilli i Sigurimit, me kėrkesėn e tė dėrguarit special tė pėr Kosovėn, ka vendosur qė nė Kosovė tė votohet sipas listave tė mbyllura. Edhe kjo, besoj nuk ka nevojė pėr ndonjė koment tė gjatė. Nė Kosovė ndėrtohet demokracia me metodėn mė jodemokratike tė votimit. Me lista tė mbyllura, pėr nė Kuvendin nė "saksi" tė Kosovės, (shpėr)blehen e favorizohen liderėt e dėgjueshėm tė partive, kurse kėta tė fundit (shpėr)blejnė e favorizojnė ithtarėt e vet tė dėgjueshėm duke u ndarė poste e kolltuqe. Hapi i dhjetė i dukshėm, i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte dhe ėshtė pengesa qė Kosova tė ketė kodin e vet tė telefonisė fikse dhe tė jetė pronare e vėrtetė e hapėsirės telefonike edhe pėr telefonat celularė. Dihet nga tė gjithė qė, edhe sot e kėsaj dite, telefonia fikse e Kosovės ėshtė e lidhur me botėn vetėm pėrmes kodit tė ish-Jugosllavisė tė cilin e ka trashėguar Serbia. Kjo po ndodhė edhe me kodin bankar-financiar tė Kosovės i cili detyrimisht po lidhet me kodin financiar tė Serbisė. Gjithashtu, targat e automjeteve me regjistrim tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi kanė qasje tė lirė nė territorin e Kosovės, ndėrsa automjetet me targat kosovare nuk lejohet qė tė kalojnė nė territorin e Serbisė. Hapi i njėmbėdhjetė i dukshėm, i imponimit tė statusit autonom politik pėr Kosovėn nėn Serbi, ishte dhe ėshtė Korniza e Pėrkohshme Kushtetuese e Kosovės me tė cilėn u formuluan juridikisht tė gjitha padrejtėsitė qė u ushtruan dhe qė po ushtrohen mbi Kosovėn dhe kosovarėt.
    Hapi i dymbėdhjetė i dukshėm ishte dhe ėshtė ngritja e njė mekanizmi tė quajtur Agjensia Kosovare e Mirėbesimit e cila ka tė gjitha tė drejtat pėr privatizim dhe qė disponon me tė gjitha pasuritė shoqėrore e shtetėrore tė Kosovės nė mėnyrė kriminale. Dhe pas tė gjitha kėtyre argumenteve tė lodhshme qė u numėruan, ėshtė fare lehtė tė kuptohet se ēfarė, nė tė vėrtetė, ishte strategjia e roli i administrimit tė UNMIK-ut mbi Kosovėn. Tė gjitha kėto rrethana, qė u numėruan dhe qė nuk u numėruan mė lart, janė trajtim i Kosovės dhe kosovarėve nė frymėn e adaptimit dhe, hap pas hapi e dalngadalė, tė pajtimit tė tyre me statusin autonom nėn Serbi. Pra, strategjia e UNMIK-ut ishte dhe ėshtė qė Kosova e kosovarėt tė vihen para aktit tė kryer tė autonomisė nėn Serbinė. Dhe, prandaj, para se Kosova tė pavarėsohet, standardet, tė quajtura parime tė mrekullueshme dhe thellėsisht humane, nuk mund tė implementohen. Nuk mund tė implementohen sepse nuk janė krijuar parakushtet reale, konkrete, objektive pėr implementimin e tyre. Dhe fajin pėr kėtė nuk e kanė as qytetarėt e Kosovės, as shqiptarėt si shumicė dėrmuese, por fajin e kanė ata qė sajojnė projekte qė janė nė kundėrshtim me ligjet e jetės; fajin e kanė UNMIK-u, KFOR-i, Kushneri, Hakerupi, Shtajneri e deri dje Holkeri qė u munduan tė implementonin detyra duke pasur nė duar vetėm instrumentet e dhunės e tė trysnisė dhe duke mos pėrfillur vullnetin politik tė shumicės dėrrmuese tė qytetarėve tė Kosovės. Fajin e kanė liderėt e gjorė, jokurrizor e formalė tė Kosovės qė marrin pėrsipėr realizimin ose implementimin e standardeve qė synojnė krijimin e njė shoqėrie ligjore pa i pasur ligjet nė duart e veta; qė marrin pėrsipėr implementimin e standardeve pa pasur nė duart e tyre mekanizmin qė i rregullon ato. Ato qė u thanė mė lart ishin vetėm krijimi i rrethanave tė jashtme politike e ndėrkombėtare pėr rikthimin e Kosovės nėn shtetin e Serbisė. Mirėpo, pėr tė arritur kėtė qėllim, duhet tė ndryshohen edhe rrethanat e brendshme. Dhe projekti pėr tė ndryshuar rrethanat e brendshme kosovare ėshtė PISK-u, pėrkatėsisht, Plani pėr Implementimin e Standardeve pėr Kosovėn para se tė shqyrtohet statusi politik i Kosovės.

    Pėrse PISK-u para se tė hapet shqyrtimi i statusit politik tė Kosovės? Sepse statusi politik i Kosovės ėshtė pėrcaktuar me kohė, me Marrėveshjen e Rambuje-Parisit midis katėr shqiptarėve tė Kosovės dhe ndėrkombėtarėve(pa Rusinė). Sepse, Statusi politik i Kosovės ėshtė pėrcaktuar me Rezolutėn 1244 tė KSOKB-sė. Prandaj edhe u shpik standardet para statusit. Sepse, nė rrethanat e krijuara nė Kosovė, kur i tėrė pushteti, realisht e faktikisht ėshtė nė duart e ndėrkombėtarėve, kur kosovarėt faktikisht e realisht kanė vetėm pushtet formal, standardet e mrekullueshme evropiane nuk mund tė implementohen nė Kosovė. Sepse, nuk ka kush t'i implementojė. Sepse, shqiptarėt si shumicė dėrmuese, me masat qė janė marrė, janė tė penguar pėr ta bėrė njė gjė tė tillė dhe pa shqiptarėt nuk kanė si tė implementohen standardet.

    Ja,pika e parė e standardeve:
    "Institucionet publike duhet tė jenė pėrfaqėsuese e demokratike". Fare mirė, por si do tė jenė institucionet demokratike e pėrfaqėsuese kur ato nuk zgjedhen me lista tė hapura, por me lista tė mbyllura?

    Pastaj, pika tjetėr:
    "Sundimi i ligjit ėshtė efikas dhe respektohet nga tė gjithė". Ligji ėshtė dhe mund tė jetė efikas vetėm kur respektohet nga tė gjithė. Por, ai, ligji, do tė respektohet nga tė gjithė nėse ai shpreh vullnetin e tė gjithėve dhe nxirret sipas vullnetit e dėshirės sė tė gjithėve. Dhe, tė gjithė e dinė se si nxiren ligjet e Kosovės.

    Pika e tretė e standardeve:
    "Tė zhvendosurit tė kenė tė drejtė tė kthehen nėse duan pa u penguar, kėrcėnuar e frikėsuar". Mė mirė s'ka si tė jetė! Por, kush po e shkel kėtė tė drejtė tė shenjtė e humane tė tė zhvendosurve qė tė kthehen nė shtėpitė, nė banesat dhe tokat e veta? Tash pesė vjet, dy mijė e sa familje shqiptare e boshnjake tė dėbuara nga Mitrovica e veriut nuk lejohen qė tė kthehen nė banesat, nė shtėpitė dhe nė trojet e veta! Kush i dėboi dhe kush nuk i lejon qė ata tė kthehen, pėrveēse bandave serbe.

    Pika e katėrt:
    "Tė gjithė individėt, pavarėsisht nga pėrkatėsia etnike, tė mund tė udhėtojnė e tė punojnė tė sigurt dhe tė mund tė pėrdorin gjuhėt e tyre gjithkund dhe nė secilin institucion tė Kosovės". Mė mirė s'ka si tė formulohet edhe kjo e drejtė elementare njerėzore, kombėtare e etnike. A mund tė shkonin shqiptarėt, boshnjakėt e turqit lirisht nė Mirovicėn e veriut? Jo. Po a mund tė lėviznin serbėt nga Mitrovica e veriut nė Mitrovicėn e jugut? Po. A lėviznin serbėt lirisht nėpėr qytetet tjera tė Kosovės? Po, lėviznin edhe nė Prishtinė edhe nė Fushė Kosovė edhe nė Obiliq edhe nė Prizren edhe nė Gjilan edhe nė Viti edhe nė Kamenicė e le tė mos flasim pėr Shtėrpce, Graēanicė e Ēagllavicė. Kėtė balancė e prish vetėm regjimi serb me trabantėt e vet.

    Pika e pestė kėrkon:
    "Njė kornizė pėr njė ekonomi funksionale tregu". Dhe, ē'bėri UNMIK-u pėr kėto pesė vjet qė tė krijohet kjo "kornizė e kėrkuar ekonomike"? Fare pak. Aq pak sa qė edhe pas pesė vjetėsh Kosova nuk mund tė furnizohet me energji stabile e tė mjaftueshme elektrike nga burimet e vendit. Po ēfarė do tė ndodhė me synimin e zhvillimit tė domosdoshėm tė mėtutjeshėm ekonomik tė Kosovės pa energji tė mjaftueshme e pa ujė tė mjaftueshėm? Por, qėllimi i strategėve tė rikthimit tė Kosovės nėn pushtetin e Serbisė pikėrisht edhe ėshtė qė Kosovėn ta bėjnė sa mė tė varur nga importet nga Serbia. Ja, para pak ditėsh u publikua raporti zyrtar i Bankės Botėrore, i njė institucioni autoritativ e neutral, nėn titullin "Memorandumi ekonomik mbi Kosovėn" nė tė cilin sillen tė dhėna tmerruese. 52% e kosovarėve jetojnė nė kufijt e varfėrisė; 15% prej tyre posedojnė mė pak se njė euro nė ditė, qė konsiderohet tejkalim i varfėrisė ektreme; rreth 37% e popullatės sė Kosovės jetojnė me 1,42 euro nė ditė qė konsiderohet si varfėri klasike. Kurse bilanci i pagesave tė Kosovės ka rezultuar si katastrofik: vetėm 4% e importit tė Kosovės ėshtė mbuluar me eksport, qė nėnkuptohet se Kosova kishte bilanc negativ tregtar me botėn nė shkallė prej 96%! Nuk besoj se mund tė gjindet edhe njė shembull i kėsaj natyre nė hapėsirėn evroaziatike.
    Sipas disa informatave, qė nuk kanė pėrse tė jenė tė trilluara, 80 pėr qind tė mallrave kryesore qė shpenzohen nė Kosovė kanė prejardhjen nga Serbia dhe shumica prej tyre kalojnė rrugėve sekondare e terciare dhe nuk certifikohen e nuk kontrollohen fare. Ndėrsa vetė Kosova, memzi arrinė qė nevojat e veta ushqimore, nga burime vendore, t'i plotėsojė vetėm me 15%. Dhe, s'ka si tė jetė ndryshe derisa mė shumė se gjysma e sipėrfaqeve tė tokave bujqėsore, arave e kullosave, ngelen ende tė pa shfrytėzuara. Argumenti mė i pikėllueshėm ėshtė se UNMIK-u me "katėr shtyllat" e veta tė famshme, pėr pesė vjet sundimi nė Kosovė, lejoi qė papunėsia nė Kosovė tė arrijė shkallė rekorde nė hapėsirat evroaziatke duke kaluar shifrėn prej 60 pėr qind tė tė papunėve ndėr ata qė janė tė aftė pėr punė. UNMIK-u ėshtė ai qė po e bėn tė mundur qė privatizimi, nė njė Kosovė me njė ekonomi nė fund tė pusit, tė zvarritet deri nė kufijt e sabotimit. UNMIK-u, bashkė me Beogradin, po i bėn tė mundura "lojrat" e AKM-sė me fatin e ekonomisė kosovare. Pra, ajo kornizė e dėshiruar ekonomike, pėr njė zhvillim tė mbarė e tė shpejtė tė ekonomisė kosovare, nuk mund tė ndėrtohet duke u hapur rrugėn hileve tė shtetit serb nė kurriz tė Kosovės. Dhe, kėtė rrugė mund ta mbyllin vetėm ata qė e kanė hapur. Pika e gjashtė merret me porosi:
    "Pėr TMK-nė, rekomandohen vetėm detyra rreptėsisht civile". Kjo edhe po ndodhė. Por, siē po duket , TMK-ja, as si organizatė me veprime civile, nuk do tė lihet rehat. Po hartohen e po thuren "plane tėrheqėse" qė ajo tė ēthuret e nė fund tė zhbėhet. Sepse, strategėt e rikthimit tė Kosovės nėn sundimin e Serbisė, po kanė frikė nga e kaluara kryengritėse e njė numri tė anėtarėve tė TMK-sė.

    Le ta shqyrtojmė standardin e shtatė qė bėn fjalė pėr:
    "Dialogun midis Prishtinės dhe Beogradit si rrugė e domosdoshme pėr zgjidhjen paraprake tė tė gjitha ēėshtjeve kontestuese tė ndėrsjella, para se tė shqyrtohet ēėshtja e statusit politik tė Kosovės". Nė dokumentet e Rambuje-Parisit dhe nė Rezolutėn 1244, nuk ėshtė harruar qė tė pėrmendet klauzola nga Marrėveshja e Helsinkit tė vitit 1975 lidhur me ndryshimin e kufijve midis shteteve evropiane vetėm me marrėveshje tė ndėrsjellėta paqėsore. Strategėt e rikthimit tė Kosovės nėn sundimin serb, njė herė pėr njė herė, po insistojnė vetėm nė dialogun e ēėshtjeve "periferike-teknike" midis Prishtinės e Beogradit, por kjo ėshtė vetėm njė "paralojė sa pėr t'u nxehur e joshur lojtarėt"! Domosdoshmėria e standardit tė dialogut Prishtinė-Beograd ka vetėm kėtė kuptim thelbėsor: t'ia bėjė tė ditur Prishtinės se zgjidhja e statusit politik tė Kosovės mund tė bėhet vetėm me kompromis midis kėtyre dy palėve. Dhe, zgjidhja kompromise me Serbinė do tė thotė se ēdo marrėveshje ėshtė e mundur, por vetėm pavarėsi pėr Kosovėn nuk ka dhe nuk mund tė ketė. Operacioni fort i vėshtirė nė kėtė drejtim pėr t'i bindur kosovarėt qė tė pajtohen me fatin e rikolonizimit tė Kosovės nga Serbia ka filluar me masat e shumta qė janė marrė deri tash e tė cilat janė numėruar nė pjesėn e parė tė kėsaj analize. Tashmė, si e si, po kėrkohet mundėsia pėr tė bėrė edhe disa ndėrhyrje "kirurgjikale", substanciale nė zemėr tė truallit tė Kosovės. Dhe formula ka qenė e gatshme qė moti, vetėm pritej qė tė piqeshin kushtet e rrethanat. Nė emėr tė decentralizimit ose tė qeverisjes lokale, regjimi serb doli me projektin pėr kantonizimin e Kosovės. Meqė termi kantonizim ishte fort transparent dhe zbulonte qėllimin pėrfundimtar tė regjimit tė Beogradit pėr tė rrėmbyer copa tjera tė tokės kosovare, strategėt e taktikantėt e politikės serbomadhe u dhanė pas trillimit tė termave tjera mė tė "buta" nė vend tė "kantonizimit". Mirėpo, edhe kėto "fleksibilitete" hasėn nė njėfarė rezistence te disa liderė formalė tė Kosovės. UNMIK-u duke parė se regjimi serb, nga ngutja, po zbulonte nė mėnyrė shumė tė vrazhdė qėllimet pėrfundimtare tė "boshnjakizimit" tė territorit tė Kosovės, doli me qėndrimin kundėr kantonizimit. Pas shpėrthimit tė provokuar tė marsit i cili ishte organizuar e kalkuluar fort mirė nga Beogradi, ēetnikėt nė skenėn politike tė Serbisė dolėn me tezėn e pėrtypur me vjet se bashkėjetesė midis shqiptarėve e serbėve nė Kosovė nuk ka dhe nuk mund tė ketė! Sepse pakica serbe qenka e rrezikuar nga shumica shqiptare, pėr vdekje! Prandaj duhet marrė masa urgjente qė Kosova pėrsėri tė coptohet dhe Kosovės t'i rrėmbehen edhe territore tjera sikurse qė iu rrėmbyen Kosova veriore bashkė me Mitrovicėn veriore. Dhe, projekti i gatuar prej vitesh, u nxor nė shesh dhe u miratua si dokument zyrtar. Ky dokument parasheh krijimin e Bashkėsisė Serbe tė Kosovės(e Metohisė) tė sajuar nga pesė kantone, ose rajone, ose treva, s'ka rėndėsi si do tė thirren, por thelbi qėndron aty qė nė midis tė Kosovės edhe ashtu tė vogėl, tė krijohet edhe njė mini shtet serb! Tash po kuptohet qėllimi i krijimit dhe i lejimit prej kohėsh tė krijimit tė enklavave serbe gjithandej Kosovės. Synimi u shfaq haptazi: "Republika Autonome e Kosovės", nga jashtė, tė jetė e rrethuar nga shteti i madh serb, kurse nga brenda tė jetė i kontrolluar, i frenuar dhe i provokuar, non-stop, nga mini-shteti "Bashkėsia Serbe e Kosovė-Metohisė". Me fjalė mė tė thjeshta, synimi ėshtė qė tė krijohet njė "Kosovė-ferr" pėr shumicėn shqiptare e cila, pėr shkak tė rrethanave tė padurueshme qė do tė krijoheshin, dalngadalė, por "me dashje dhe pa dhunė" do tė shpėrngulej nga trojet e veta dhe do tė merrte botėn nė sy. Dmth. atė qė nuk e arriti dot Millosheviēi me dhunėn mė tė egėr, do ta arrijė Koshtunica. Ky ėshtė synimi i regjimit tė Beogradit dhe, tash pėr tash, gjėrat janė duke u zhvilluar sipas projektit qė si mbėshtetje ka: Marrėveshjen e Rambuje-Parisit, Marrėveshjen ushtarake-teknike tė Kumanovės, Rezolutėn 1244 tė KS, Kornizėn Kushtetuese pėr Vetqeverisjen Kalimtare tė Kosovės dhe krejt nė fund, PISK-un, pėrkatėsisht Planin e Implementimit tė Standardeve pėr Kosovėn. Mirėpo, nė krejt kėtė projekt eksperimental ndėrkombėtar me Kosovėn, Malin e Zi dhe Serbinė, ka njė defekt tė madh dhe thelbėsor dhe kjo ėshtė pėrqasja burokratike, tekniciste, voluntariste qė kanė pėr bazė kompromise tė ndyra ndėrkombėtare ndaj ēėshtjes sė pavarėsisė sė Kosovės e tė Malit tė Zi dhe tė ēėshtjes sė demokratizimit tė Serbisė. Pėr ta "blerė" Serbinė, flijohen interesat e Kosovės e tė Malit tė Zi. Mirėpo, duke flijuar interesat e Kosovės e tė Malit tė Zi, "vriten" parimet themelore tė demokracisė e humanizmit evropian e botėror, "vritet" demokratizimi i Serbisė dhe, duke "vrarė" demokratizimin e Serbisė, "vritet" paqja nė rajon dhe pėrgatiten gjakderdhje tė reja edhe mė tė tmerrshme se deri tash nė njė regjion edhe mė tė gjerė tė Ballkanit perėndimor.

    Por, ē'ėshtė e verteta, kėto vrasje tė parimeve themelore demokratike e humaniste, shtetet mė tė fuqishme tė Evropės si Britania e Madhe, Franca, Rusia, Holanda, Belgjika e Portugalia i kishin bėrė ē'prej kohėsh edhe para Luftės sė parė e Luftės sė Dytė Botėrore. Kėto shtete kishin pushtuar e ndarė kontinentet e Azisė e tė Afrikės. Kėto shtete kishin monopolizuar lėndėt e para tė lira, kishin monopolizuar tregjet dhe kishin vėnė nėn kontroll fuqinė e lirė punėtore. Nė kėtė mėnyrė, kėto shtete kishin "pjellur" fashizmin italian, nacizmin gjerman dhe militarizmin japonez. Dhe, dihet fort mirė se sa shtrenjtė u paguan, nga tė gjithė, "vrasjet" e parimeve themelore tė demokracisė e tė humanizmit evropian e botėror). Mirėpo, shtrohet pyetja e paevitueshme: Si ėshtė e mundur qė edhe sot, pas gjithė kėtyre pėrvojave tė hidhura qė ka pėrjetuar njerėzimi, tė vazhdohet me "vrasjen" e parimeve themelore tė demokracisė e humanizmit? Si ishte e mundur qė pikėrisht Fuqitė e Mėdha tė Evropės sė sotme bashkė me Amerikėn t'i bėnin lėshime aq tė mėdha njė regjimi kriminal e mafioz siē ishte ai i Millosheviēit? Si ėshtė e mundur qė, pas gjithė atyre mizorive e tragjedive qė pėsoi populli i Kosovės, qė kėtij populli t'i imponohet robėria e re nėn tė njėjtin shtet? Nėn tė njėjtin shtet qė organizoi masakrėn e padėgjuar tė tė burgosurve tė pafajshėm nė kazamatin e Dubravės, masakrėn e Reēakut, masakrėn e Izbicės, masakrėn e Krushės sė Vogėl, masakrėn e Gjakovės, masakrėn e Rahovecit, masakrat e Mitrovicės, masakrat e Tususit, masakrat gjithandej Drenicės. Si ėshtė e mundur qė t'i imponohet njė populli qė edhe njė herė tė provojė "fatin" nėn njė shtet qė bėri krim mbi krimet duke u munduar tė fshehte krimet e veta, duke bartur me mija kufoma nga Kosova dhe duke i flakur nė varreza masive gjithandej Serbisė?
    E gjithė historia e deritashme argumenton se burimi thelbėsor i tė gjitha tė kėqiave ndėrnjerėzore e ndėrkombėtare ishte, ėshtė dhe do tė jetė shkelja ose mosrespektimi i parimeve demokratike e humaniste. Populli ynė ka njė thėnie tė bukur: "Pak ujė, pak miell, pak ujė pak miell dhe dikur bėhet brumi qė nuk e ze as magjja"! Pra, krejt nė fund, le tė ndėrpriten eksperimentet me fatet e popujve pa shtet e pa pavarėsi dhe, le tė pushojė vrasja e parimeve demokratike e humaniste midis njerėzve e popujve sepse njė gjė e tillė na kushton tė gjithėve. Sot, Kosova ėshtė vendi ku po bėhen eksperimente tė palejueshme dhe ku po "vriten" parimet themelore tė demokracisė e humanizmit nga ata qė nuk do tė duhej ta bėnin njė gjė tė tillė. Mjaft mė!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22
    Une kam arritur ne perfundimin se Adem Demaci eshte tashme nje njeri i pakorrigjueshme qe e ka te pamundur te ndryshoje edhe kur ndryshimin e imponon koha dhe shoqeria shqiptare ne Kosove. Ato momente qe me kane mbetur mua ne mendje nga zhvillimet e ketyre 5 vjeteve te fundit ne Kosove ne lidhje me Demacion jane 3 momente:

    1. Momenti i pare historik ishte kur ai nga Prishtina doli perpara kamerave qe te cudisi gjithe boten duke u shprehur se UCK, nje organizate qe vepronte ne ilegalitet ne ate kohe, kishte zgjedhur ate qe ta perfaqesonte ne procesin politik. Ishte koha kur trupat serbe mbanin nen kontroll Kosoven dhe operacionet e trupave paramilitare serbe sapo kishin filluar masakrat e tyre. Teksa Serbia po vriste e priste njerez te pafajshem ne Kosove per tiu kunderpergjigjur akteve te UCK, Adem Demaci pati kurajon qe te dali perpara botes pa iu dridhur syri nga serbet apo faktori nderkombetar, qe ne ato dite e etiketonin UCK si "organizate terroriste". Adem Demaci e beri kete akt trimerie, por ne te njejten kohe forcat serbe nuk i preken as nje qime floku atij gjate gjithe konfliktit ne Kosove edhe pse ai qendroi ne Prishtine.

    2. Momenti i dyte qe me mbeti mua ne mendje ishte kokefortesia e Demacit per te mos u ulur ne bisedime me serbet dhe faktorin nderkombetar ne Rambuje. Jo vetem qe ai nuk shkoi ne Rambuje me delegacionin shqiptar, por ai e denoncoi takimin publikisht si nje takim "anti-shqiptar". Ne nje kohe qe 1 milion shqiptare ishin zhvendosur perbrenda Kosoves dhe ishin vene ne levizje drejt kufijve te saj nga terrori serb, Demaci bente thirrje per lufte frontale deri ne piken e fundit te gjakut, se sa te shkonte ne Rambuje e te diskutonte per paqe. Detyrimisht, faktori nderkombetar e izoloi ate deri ne ate shkalle sa UCK-se per te cilin askush nuk dinte asgje, iu desh te nxirrte nje perfaqesues te ri politik brenda pak ditesh. Hashim Thaci duhet ta falenderoje Demacion per kete edhe pse Demaci edhe pasi dha doreheqjen nga detyra e perfaqesuesit politik te UCK, perseri u mundua qe te ndikoje bisedimet e Rambujese duke i bere presion Thacit ne Zagreb qe te mos pranonin asnje plan paqeje me Serbine ne asnje menyre.

    3. Momenti i trete historik, ishin zgjedhjet e para parlamentare te mbajtur ne Kosoven e cliruar nga trupat serbe, kur jeta sapo kish filluar normalitetin e ri te saj. Demaci dhe partia e tij nuk dolen ne krye, ashtu sic ata parashikonin e trumbetonin. Per njerez si Demaci e Qose qe kane nje jete te tere ne opinionin publik shqiptar, ai rezultat ishte nje shuplake e forte ne fytyre qe populli i vet u jepte, ai popull per te cilin ata pretendojne ti kene perkushtuar jeten dhe vepren e tyre. Ne vend qe rezultati ta shtynte Demacin e te tjere qe te reflektonin mbi qendrimet e tyre dhe qendrimet e shumices se shqiptareve ne Kosove, Demaci perseri nuk hoqi dore nga qendrimet e veta.

    Sot Demaci e kompani shkruajne artikuj te gjate per gjendjen e krijuar, kur ne fakt ata duhet te mesojne te lexojne e degjojne zerin e shqiptareve te thjeshte qe kane tashme ne Kosove ate qe nuk e kishin para 5 vjetesh, kane te drejten e VOTES. Kosova tashme nuk ka me nevoje per luftetare, clirimtare, komandante e komisare. Kosova tashme ka nevoje per njerez qe te marrin pjese ne procesin politik dhe te shpalosin vizionin e tyre me te mire per Kosoven duke adresuar problemet me te mprehta te jetes ne Kosove.

    Ne vend qe Demaci te shkruaje artikuj qe prekin problemet e jetes se shqiptarit te thjeshte, ai vazhdon te sulmoje institucionet nderkombetare ne Kosove qe jane pergjegjese jo vetem per clirimin e Kosoves por edhe per kthimin e jetes ne Kosove dalengadale ne normalitet. Ne vend qe Demaci te jete i pari qe te mbeshtesi institucionet e para legjitime ne Kosove, ai vazhdon te sulmoje institucionet e Kosoves, qofshin kuvendi, qeveria apo presidenca. Ne vend qe Demaci te degjoje zerin e shqiptareve ne Kosove qe duan te shohin nje Kosove te pavarur ne paqe e prosperitet si cdo vend tjeter evropian, Demaci vazhdon perseri me perrallat e tij te Evropes se keqe dhe shqiptareve te mire.

    Armiku me i madh i Adem Demacit eshte vete Adem Demaci. Izolimi qe ai perjeton ne jeten politike te Kosoves dhe ne mbare arenen nderkombetare lidhet pikerisht me qendrimet radikale te pamenduara thelle qe kane demtuar ne momente te caktuara interesat tona kombetare. Historia mund ti fali Demacit shume gjera, por ajo nuk ka per ti falur kurre atij thirrjet per lufte ne Kosove si alternative per paqen e negociuar, kur genocidi serb kish bere qe Kosova te boshatisej nga shqiptaret qe kishin marre rruget si refugjate.

    Interesi themeltar kombetar shqiptar eshte pikerisht siguria e jetes se cdo shqiptari por Demacit me sa duket nuk i behet vone as per jeten e 2 milion shqiptareve.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    12 ZEKERIA CANA

    Deshmitari Zekeria Cana para organeve hetuese, mė 25.1.1959, dekleron:

    Tė pandehurin Adem Demaēi e njoh nga fundi i vitit 1954. Nė atė kohė kemi qenė bashkė nė studime, nė Beograd. Nė vitin 1955 jam takuar me tė pandehurin nė Beograd dhe ai qysh atėherė, para meje, ėshtė paraqitur armiqėsisht. Mė ka folur se pushteti i Jugisllavisė po i shperngul shqiptaėt nga Kosmeti pėr nė Turqi, sepse frikėsohet se nėse shqiptarėt do tė mbesin edhe mė tutje nė Kosmet, ata do tė kėrkojnė qė Kosmeti t`i bashkangjitet Shqipėrisė. Pėrmes shpėrnguljes se shqiptaėve, pushteti po pėrpiqet qė kosmetin ta mbajė edhe me tutje nė kuadrin e territorit jugosllav.
    Mė vonė, pasi i ka lėnė studimet, i pandehuri Demaēi ėshtė takuar me mua disa herė nė Prishtinė. Diku nė pranverėn e vitit 1958 nė separenė e hotelit "Nova Jugosllavia" jemi takuar unė, Adem Demaēi, Din Mehmeti, Ali Aliu, Hysni Hoxha dhe Fahredin Gunga, tė gjithė studentė. Me atė rast, Demaē , gjithnjė i disponuar armiqėsishtė, ka thėnė se pushteti po bėn shumė padrejtėsi ndaj kombėsosė shqiptare dhe se me qėllim po i shpėrngul shqiptarėt pėr ne Turqi, nė mėnyrė qė Kosmetin ta mbajė si territor tė vetin.
    Nė rast qė shqiptarėt do tė mbetėshin nė Kosmet, ata do tė Kėrkonin qė kosmeti t`i bashkangjitej Shqipėrisė. Pėr aksionin e armėve Demaēi ka thėnė se pushteti e ka ndėrmarrė kėtė aksion me qėllim tė frikėsimit tė popullit shqiptar dhe qė ta detyrojė atė tė shpėrngulet nga Kosmeti, dėrsa Kosmetin ta mbajė si territor tė Jugosllavisė. Pas Kėsaj jemi ngritur dhe kemi dalė nga hoteli. Unė kam shkuar te axha i im, kurse atu janė nisur nė drejtim tė Gėrmisė, nė Shkollen Normale qė tė flinin. Nuk di se ēkia kanė folur rrugės derisa kanė shkuar pėr
    Gėrmi.
    Diku nė verėn e tė njėjtit vit, jam takuar me Adem Demaēin nė Gjakovė. Ai kishte ardhur pėr
    mbajtjen e orės letrare dhe atėherė e kam ftuar nė drekė nė shtepinė time mė ka folur se Kosmeti duhet t`ģ takojė, gjithsesi, Shqipėrisė, me plebishit aso me luftė.Nė rast se do tė shfrytėzohej rruga me plebishit pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosmetit, atėherė Shqipėria duhet ta kėrkoj kėtė nga Kombet e Bashkuara, tė cilat do tė mundėsonin pėrcaktimin me plebishit.Nėse nė kėtė mėnyrė nuk do tė arrihet qė Kosmeti t`ķ bashkangjitet Shqipėrisė,atėherė kjo do tė arrihet pėrmes luftės sė tret botėrore, me ē`rast rusėt do tė fitonin nė luftėn e tret botėre dhe Kosmetin do t“ia jepnin Shqipėrisė, kurse Maqedoninė - Bullgarisė.Mė ka folur, me kėtė rast edhe pėr shtetasin shqiptar Hasan Shpati, tė cilin, sipas tij, e kanė vrarė pushtetarėt e kėtushėm nė burg, e jo duke ikur, pėr ēka ai ishte shumė i revoltuar.Po kėshtu, para meje, ka folur edhe pėr gjendjen ekonomike nė Kosmet, duke potencuar se Kosmeti ėshtė mjaft i zhvilluar ekonomikisht, por ėshtė i eksploatuar nga pushteti i Jugosllavisė, i cili nuk po investon asnjė objekt ekonomik nė Kosmet.
    Tjetėr nuk kam ēka tė them. Procesverbalin e lexova dhe e vėrtetoj me nėnshkrimin tim, ngase nė tė janė pėrfshirė fjalt e mia.
    U krye nė orėn 12.
    Procesmbajtės: Xhavit SHabani. Organi hetues i autorizuar: Momo Ēanoviq, Dėshmitari: Zekeria Cana.


    ---------------------
    LLapi
    Marre nga DOSJA DEMAĒI I DR .HAKIF BAJRAMIT FAQE 55
    ne ket DOSJE gjithashtu perpos
    ZEKERIA CANES kan deshmue edhe

    ALI ALIU
    FAHREDIN GUNGA e te tjer

    PRA KY ESHTE ZEKERIA HORA CANA FAQEZIU KY ESHTE PRA BASHKPUNTORI I UDBES TANI AKTIVIST I PALODHSHEM I LDK_SE.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 21-11-2004 mė 15:34
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Duke e parė se mungojnė edhe disa tė dhėna,sidomos pas lirimit tė Adem Demaēit nga burgu nė vitin 1990,ku kishte mbajtur jo mė pakė se 27 vjet e 7 muaj burg,deshta tė paraqes edhe disa pjesė nga intervistat qė aso kohe pakė para lirimit dhe pas lirimit tė tij nga burgu u kishte dhėnė shumė gazetave e revistave nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhė tjera.
    Nga kėto intervista,ndoshta mund tė mėsojmė mė shumė rreth pikėpamjeve,qėndrimeve,vetėdijes poltike etj tė Adem Demaēit...,i cili qė nga ajo kohė e deri mė sot,ende ėshtė aktiv nė mėnyrė direkte apo inderekte nė rrjedhat politike tė Kosovės.
    A,ka ndėrruar Adem Demaēi pikėpamjet e tia politke prej njė marksisti, stalinisti,
    enveristi etj...

    Nga intervista dhėnė gazetės "Borba" mė 24 mars 1989,nė burgun e Stara Gradishkės.

    Nė pyetjen e drejtpėrdrejtė tė tė "Borbės":
    -A e keni ndėrruar qėndrimin ndaj Enver Hoxhės?
    Demaē:
    -Jo.Unė kamė qenė dhe kam mbetur besnik i emrit,ideve dhe veprės sė Enver Hoxhės.Nė shtėpi kam mbajtur tė vendosur fotografinė e Enver Hoxhės.Para saj,me krenari,edhe jamė fotografuar.Kėtė kurrė nuk e kam fshehur.

    faqe 13

    (Nga intervista dhėnė "Radio 101" dhe revistės "Mlladina" tė Lubjanės.Intervistėn e zhvilluan gazetarėt:
    Vesna Krgot dhe Goran Babiē.Nė revistėn "Mlladina" u botua nė nr.19,mė 26 maj 1989)

    -Emėroheni si marksist-leninist.Sa e fuqishme ėshtė ideologjia,e cila udhėheqė nė Shqipėri,d.m.th,nė shtetin amė tė popullit tuaj,ē'mendoni ju?
    Demaēi:
    -Pyetje shumė interesante!Sa mė tepėr mendoj,e kuptoj se mbi tė gjitha jam marksist,humanist.Rrjedhė nga njė familje e varfėr punėtore,dhe ajo ka ndikuar nė drejtimin dhe botkuptimet e mia.

    -Ideali juaj ėshtė Enver Hoxha?
    Demaēi:
    Po.Mė sė shumti Enver Hoxha ka bėrė pėr shqiptarėt.Prej njė shteti tė vogėl e tė prapambetur,ndėrtoi shtetin tė cilin asnjėherė,e pėr asgjė nuk mund ta kritikosh.Ai themeloi shtetin,qė veē problemeve tjera,zgjidhi edhe problemin e papunėsisė.

    -Atėherė,pėrse Shqipėria ėshtė vend i prapambetur dhe shteti mė i mbyllur nė Botė?!
    Demaēi:
    Shqipėria ka lidhje diplomatike me mbi 100 shtete.Dhe fundi i fundit,sipas meje,pėrse tė jetė shteti krejtėsisht i hapur?Lidhur se a do tė jetė,apo nuk do tė jetė i hapur,shteti vendos vetė,nė mėnyrė demokratike.Shikonie Jugosllavinė,i cili ėshtė shtet i hapur.Nė rrugėt e saj i shihni tanket.A ėshtė kjo demokraci?

    -Shqipėrinė bota e akuzon pėr shkeljen e tė drejtave tė njerėzore,veēanarisht pėr tė drejtat e pakicave?
    Demaēi:
    -Nuk ėshtė e vėrtetė.Bėhet fjalė vetėm pėr bashkėsit fetare.Nė Shqipėri i kanė mbyllur fare kishat e pėr kėtė tė gjithė janė tė barabartė.Kush tė dojė le tė besojė.Vetėbesimi nuk ėshtė i dėnuar.Mendoj se ajo (Mbyllja e kishave dhe xhamiave-shėn.i Red.)ėshtė e drejtė,pėr shkak se shkenca ka fituar mbi religjionin.

    -Ēfarė mendoni pėr Stalinin?
    Demaēi:
    Stalini pėr Shqipėrinė ėshtė i rėndėsishėm.Ai,pėr Shqipėrinė ka bėrė shumė punė tė mėdha,e tė dėgjuara.Unė marksizmin e kuptoj ashtu siē e zbėrtheu dhe e zbatoi Enveri,i ndryshėm nga ai marksizėm qė sot zbatohet nė Bashkimin Sovjetik e nė Jugosllavi.Partia jugosllave nuk ka legjitimitet nė themelet e saj qė tė udhėheq pėr 40 vjet.Ajo nuk mund tė udhėheq mbi bazėn e mossukseseve.Partia jugosllave ėshtė totalisht e burokratizuar,burokraci e cila erdhi nė pushtet mbi bazėn e mossukseseve dhe nuk don tė largohet.Nė krahasim me Partinė jugosllave,Partia e Punės sė Shqipėrisė,shtetin e veØe udhėheq prej fitores nė fitore.Shoqėria shqiptare nuk ka pėrjetuar kriza.Njė sistem tė atillė nuk duhet ofenduar.Shqiptarėt nuk lejuan qė nė sistemin udhėheqės tė shfaqet dhe sundojė aparati burokratik,i cili shkatėrron socializmin.Pėr Jugosllavinė ndoshta,do tė ishte i mirėseardhur pėr momentet e tashme sistemi shumpartiak,ndėrsa nė Shqipėri njė sistem tė tillė partiak nuk duhet lejuar.

    -A keni qenė ndonjėherė nė Shqipėri,i keni parė me sy ato rezultate?
    Demaēi.
    -Jo asnjėherė nuk kam pasur rast tė vizitojė Shqipėrinė.

    -A do tė thoni diēka pėr fund tė kėsaj bisede,pėr diēka qė nuk ju kemi pyetur?
    Demaēi:
    Jo.I thashė tė gjitha.Veē njė lutje kam.Fjalėt e mia tė mos i ndryshoni.

    faqe 19-20
    vazhdon...

    Marrė nga:
    Republika e Kosovės ėshtė shpallur nė zemrėn e popullit tim
    Boton Kolegjiumi
    i Redaksisė sė "Zėrit tė Kosovės"
    Tetor,1990
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    vazhdon nga shkrimi i kaluar...

    intervistė e botuar nė gazetėn "Vcernji List" tė Zagrebit tė datės 24.02.1990.

    -Deklaroheni si humanist?
    Demaēi:
    -Po.Jam humanist.

    -A shkon humanizmi bashkė me platformėn staliniste tė dorės sė fortė dhe me respektimin e Enver Hoxhės?
    Demaēi:
    -Asnjėherė nuk kam qenė idhtar i stalinizmit dhe dorės sė fortė.Kėto janė trillime.Pėr stalinin nuk kam pasur mendim tė lartė.Ai nuk ėshtė vazhdues i denjė i Leninit.Edhe pse nė katierėn e tij ka pasur merita,sidomos nė krijimin e koalicionit antifashist gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.Por,pas luftės nuk arriti qė ta zhvillojė socializmin nė rrugė tė drejtė,sepse pėrhapjen e tij nė botė e ka paramenduar pėrmes BRSS.

    -Ndėrsa simpatinė pėr Enver Hoxhėn?
    Demaēi:
    -Ėshtė e pabesueshme,edhe pse gjithmonė ka folė mirė pėr Stalinin,i cili i ka dhėnė pėrkrahje tė rėndėsishme Shqipėrisė,nė mbrendinė e tij Enveri ėshtė mė sė paku stalinist.Ai nuk iu ka pėrmbajtur skemave staliniane.Mjaft drejtė e ka kuptuar vetėlėvizjen e shoqėrisė shqiptare dhe e ka zhvilluar nė mėnyrė dialektike.nga vendi mė i pazhvilluar nė Evropė,si shembull negativ,arriti qė pėr 40 vjet tė krijojė shtetin qė mund tė krenohet.Pėr kėtė e respektoj si birin mė tė madh tė popullit shqiptar dhe udhėheqėsin gjenial,i cili,natyrisht,kishte edhe gabimet e tia,por asnjė strategjike.

    -Kemi pėrshtyojen,megjithėse jeni intelektual,nuk i shihni apo nuk dėshironi t'i shihni dobėsit e regjimit shqiptar qė i ka krijuar Enver Hoxha-nga pazhvillueshmėria ekonomike deri te totalitarizimi-nga i cili njerėzit ikin?
    Demaēi:
    -Nė ēdo grurė ka egjėr.Nuk ka shoqėri sterile e cila do tė mundte tė kėnaqte ēdokend.Nė Shqipėri mund tė jenė tė pakėnaqur vetėm parazitėt,spekulantėt,matrapazėt eventualisht ndinjė kundėrshtar politik tė cilit i flen burokratizmi.Shtresa burokratike nė Shqipėri ėshtė mė e holla,sepse Enveri nuk lejoi qė ajo tė zhvillohet.Ai e bėri seleksionimin pozitiv.Nė ēdo pesė apo dhjetė vjet bėri spastrime,por jo nė kuptim siē i mvishet.I ka ndėrruar ata qė s'kanė mjaft tė aftė,duke i sjellė mė tė aftit,mė tė shkolluarit.Nė Shqipėri sundon sistemi njėpartiak,mirėpo ajo parti udhėheq politikė qė i pėrgjigjet mė sė miri interesave tė popullit dhe intelegjencies.

    -Edhe pse asnjėherė nuk keni qenė nė Shqipėri,a mund t'i pėrgjigjeni shkurt pyetjes se,a ka nė atė vend liri njerėzore dhe demokraci?
    Demaēi:
    Ka,aq sa lejojnė mundėsit materiale dhe tė tjera dhe nė tė ardhmen do tė ketė gjithnjė e mė tepėr.Projekti i Enverit,tė cilin po e vazhdon Ramiz Alia,po shkon nė atė drejtim.

    gjithnjė marrė nga:
    Republika e Kosovės ėshtė shpallur nė zemrėn e popullit tim/faqe 33-34
    Boton Kolegjiumi
    i Redaksisė sė "Zėrit tė Kosovės"
    Tetor,1990
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Harudi : 07-02-2005 mė 18:07
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    DEMAĒI: ATY KU KA MITOMANI, KORRUPSION, NEPOTIZĖM, KLANIZĖM E AKREBALLĖK, ATY ĖSHTĖ RUGOVA



    Pėrgatiti pėr shtyp: Burim Etemaj



    Prishtinė, 6 shkurt 2005- Lidhjen Demokratike tė Kosovės (LDK), pa Rugovėn, Adem Demaēi e sheh si fisin pa bajraktarin karikaturė, si diktaturėn pa diktatorin karikaturė apo si “kėnetėn” tonė demokratike pa liderin karikaturė.

    Kudo qė shihni dhe pėrjetoni, nė shoqėrinė kosovare, probleme, bllokada e dėshtime nga mė tė ndryshmet, aty ku zhvillohen hilet e dallaveret me tenderė, aty ku ka mitomani e korrupsion, aty ku ka nepotizėm, klanizėm e akreballėk, aty, sipas Demaēit, janė tė pranishme “jargėt” “rugoviste” dhe ngapak nga kėto “jargėt” e “isteve” tė reja.


    Rugova pėr botėn s’ėshtė mė i pėrdorshėm…



    Vedat Bujupi :Grupi i Kontaktit, kėto ditė, i ka rekomanduar Rugovės qė tė japė dorėheqje nga LDK-ja. A mendoni se Rugova do tė pėrfillė kėtė kėrkesė dhe si e shihni Ju LDK-nė pa Rugovėn nė krye tė saj?



    Demaēi: Ata qė e kanė vendosur dhe qė e kanė pėrkrahur aty, edhe mund ta heqin kur tė duan. Tashmė, jo vetėm ne, por edhe bota ėshtė lodhur e mėrzitur me z. Rugova. Ai, pėr botėn s’ėshtė mė i pėrdorshėm. Ai i kreu “rolet” e veta. Ata nuk kanė mė nevojė pėr tė. Mirėpo, bota nuk ka dėshirė qė t’i “ndotė” duart e veta me tė palarat tona. Ata toleruan z. Rugovėn deri nė absurditet sepse kishin nevojė fort tė madhe pėr tė. Pasi qė e “shtrydhėn si limonin”, atyre u ra ndėrmend se ai paska pasė shkelur nenet e “shenjta” tė “Kornizės Kushtetuese Kalimtare tė Kosovės”! Por, nuk ėshtė problemi vetėm te z. Rugova. Problemi mė i madh janė “rugovistėt” tė cilėt janė derdhur si “jargėt” dhe kanė pėrfshirė krejt shoqėrinė kosovare. Z. Vedat, mos pėrtoni, gjejeni dhe lexojeni nė mėnyrė kreative romanin “OH” tė shkrimtarit tonė tė madh, Anton Pashku. Aty do tė shihni, si nė pasqyrė, si duken “jargėt” tona intelektuale. Kudo qė shihni dhe pėrjetoni, nė shoqėrinė kosovare, probleme, bllokada e dėshtime nga mė tė ndryshmet, aty ku zhvillohen hilet e dallaveret me tenderė, aty ku ka mitomani e korrupsion, aty ku ka nepotizėm, klanizėm e akreballėk, aty janė tė pranishme “jargėt” “rugoviste” dhe ngapak nga kėto “jargėt” e “isteve” tė reja.

    LDK-nė pa z. Rugovėn e shoh si fisin pa bajraktarin karikaturė, si diktaturėn pa diktatorin karikaturė, si “kėnetėn” tonė demokratike pa liderin karikaturė!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Lexuesit pyesin gjatė javės Adem Demaēi pėrgjigjet tė hėnėn”


    "Epoka e re" 20 shkurt 2005

    Pėrgatititi pėr shtyp: Burim Etemaj

    Prishtinė, 20 shkurt 2005 - Haradinaj as nuk ėshtė ftuar fare nga Kėshilli i Sigurimit pėr tė marrė pjesė nė takimin e kėtij organi nė New York. Zotėri Peterseni, nė tė vėrtetė, ka shfrytėzuar tė drejtėn e vet private pėr ta marrė me vete z. Haradinaj, jo pėr tė marrė pjesė nė veprimet e bisedat politike, por vetėm si person “teknik” dhe, eventualisht, “pėr t’ia trembur mizat”! E, sa pėr aq, z. Haradinaj ka punė pak mė tė mėdha, kėtu, nė shtėpinė e vet. Kėshtu qė, nė kėtė rast, nuk pati as ftesė tė vėrtetė pėr z. Haradinaj nga KS, prandaj as nuk pati (dhe as nuk do tė mund tė kishte ndonjė refuzim thirrjes zyrtare tė KS!), ndonjė refuzim tė vėrtetė nga ana e z. Haradinaj. Kėshtu e komenton Adem Demaēi, refuzimin e kryeministrit Haradinaj pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e KS tė OKB-sė.



    Albulena Sadiku: Z. Demaēi, sa i dėmton interesat e Kosovės refuzimi i kryeministrit Haradinaj pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e KS tė OKB-sė?



    Adem Demaēi: E nderuara Albulenė, pyetja Juaj nuk ėshtė aq e thjeshtė sa mund tė duket nė shikim tė parė. Ne, ende jemi popull shumė i ri pėr tė kuptuar lojrat e politikės botėrore. Ne shumė lehtė kapemi pas “leckės sė kuqe” tė cilėn tundin, para hundėve tona, politikanėt-“toreadorė”-botėrorė, nė arenėn politike ballkanike.

    Ardhja e presidentit tė Serbisė, z. Boris Tadiq nė Kosovė, ia hoqi fare “petėn lakėrorit politik” tė Kosovės. S’ka nevojė ta pėrshkruajmė edhe njė herė vizitėn brutale tė z. Tadiq, nė Kosovė. Kjo ishte njė goditje shokante politike pėr qytetarėt e thjeshtė tė Kosovės. Pėr tė gjithė ata qytetarė tė cilėt u kanė besuar verbėrisht dhe fėminisht “fintave politike” tė z. Rugova e tė z. Daci se pavarėsia e Kosovės ėshtė punė e kryer, vetėm duhet tė kryhen edhe ca punė formale. Vizita e z. Tadiq ishte shokante pėr tė gjithė ata qytetarė tė thjeshtė qė u besonin iluzioneve tė z. Haradinaj se vetėm duhet tė plotėsohen standardet e pavarėsia do tė jetė punė e kryer! Vėnia me dorė tė vetė presidentit tė Serbisė tė flamujve tė shtetit serb nė enklavat serbe nė Kosovė, thirrjet e tij se “s’ka, e as s’do tė ketė pavarėsi pėr Kosovėn”, ishte shkundullim fort i dhembshėm pėr popullin e thjeshtė tė Kosovės. Sepse tė gjitha kėto veprime e fjalė u bėnė dhe u thanė nė praninė e pėrfaqėsuesit tė OKB-sė, tė KS e tė UNMIK-ut, tė z. Petersen. Tė gjitha kėto veprime e fjalė u bėnė e u thanė nė praninė e Komandantit tė KFOR-it, detashmentit tė forcave tė NATO-s, nė Kosovė, z. Ive de Kermabon! Kėta zotėrinj tė lartė, me asnjė gjest dhe me asnjė fjalė nuk kundėrshtuan veprimet e fjalėt e z. Tadiq! “Hipnoza politike”e deriatėditshme tė qytetarėve tė Kosovės u prish dhe prandaj u desht, shpejt e shpejt, qė tė vėheshin nė veprim “doza” tė reja tė “narkozave” politike, pėr ta vėnė pėrsėri popullin e gjorė nė “gjumė politik”! Kėto dy “doza” u vunė nė qarkullim e nė veprim njėkohėsisht.



    Nuk pati ftesė tė vėrtetė pėr z. Haradinaj nga KS i OKB-sė



    “Doza” e parė ishte Kushtetuta “e nxehtė, si kishte dalur nga furra” dhe e gatuar sipas porosisė sė z. Rugova, (“pėr Kosovėn e pavarur”!) dhe “doza” e dytė ishte ftesa e z. Petersen z. Ramush Haradinajt qė ky ta shoqėronte pėr nė Nju Jork, nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Derisa u muar vesh se ajo nuk ishte kushtetutė, por njė brum nga i cili mund tė gatuhet kushtetuta nėse Kosova do ta fitojė pavarėsinė dhe derisa u muar vesh se z. Petersen z. Haradinaj e kishte ftuar pėr Nju Jork vetėm sa pėr t’ia “bartur valigjet”, populli i thjeshtė, qyshmoti, i mėsuar me “narkoza politike” pėrsėri vazhdoi gjumin e vetėkėnaqėsisė e tė vetmashtrimit. Ne, analistėt kemi mbetur qė tė flasim vetėmevete sepse nuk na e vė veshin kush, ose na pyesin se sa i dėmton interesat e Kosovės refuzimi i kryeministrit Haradinaj pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen e KS tė OKB-sė? Paj, e nderuara Albulenė, z. Haradinaj as nuk ėshtė ftuar fare nga Kėshili i Sigurimit pėr tė marrė pjesė nė takimin e kėtij organi nė Nju Jork. Zotėri Peterseni, nė tė vėrtetė, ka shfrytėzuar tė drejtėn e vet private pėr ta marrė me vete z. Haradinaj, jo pėr tė marrė pjesė nė veprimet e bisedat politike, por vetėm si person “teknik” dhe, eventualisht, “pėr t’ia trembur mizat”! E, sa pėr aq, z. Haradinaj ka punė pak mė tė mėdha, kėtu, nė shtėpinė e vet. Kėshtu qė, nė kėtė rast, nuk pati as ftesė tė vėrtetė pėr z. Haradinaj nga KS, prandaj as nuk pati (dhe, as nuk do tė mund tė kishte ndonjė refuzim thirrjes zyrtare tė KS!) ndonjė refuzim tė vėrtetė nga ana e z. Haradinaj. Krejt kjo ishte vetėm njė “majtap-fintė politike” me “kalamajt” e Kosovės, tė cilės z. Haradinaj iu pėrgjegj nė mėnyrėn e vetme tė mundėshme, duke u bėrė se nuk po e kuptonte se krejt kjo ishte vetėm njė tallje e pakripė e z. Petersen me tė dhe me iluzionistėt e vazalistėt e Kosovės.



    Mergim Dauti: Zotėri Demaēi, ēka mendoni Ju, mė shumė ka kontribuar nė luftėn ēlirimtare nė Kosovė Ibrahim Rugova, apo kuajt e gomartė e Shqipėrisė?



    Adem Demaēi: - I nderuari Mėrgim, ju po merreni me sarkazėm dhe me tallje tė lira. Ju, nė tė vėrtetė, po talleni me shumicėn dėrrmuese tė inteligjencies shqiptare. Ju, nė tė vėrtetė, po talleni me shumicėn dėrrmuese tė popullit tonė. Z. Ibrahim Rugova ėshtė njė njeri, ėshtė njė person, ėshtė njė intelektual me njė aftėsi krejtėsisht mesatare; ėshtė njė burrė me njė vullnet fare tė mefshtė; ėshtė njė burrė intelektual, ego i kulluar, vehtijak, frikacak, hakmarrės kur mundet dhe i lakushėm si rakita; ėshtė regjimist dhe konformist i tejmė; ėshtė njeri e intelektual qė nuk i beson askujt dhe qė ka lakmi tė madhe pėr pushtet; tė vetmet gjėra qė ky njeri disponon janė dinakėria e hollė e fshatarit dukagjinas dhe njohja e thellė e psikologjisė sė mjerė tė popullit tė vet. Ky njeri nuk pati as polici, as ushtri tė vetėn, nė fillim, as para tė vetat qė t’i imponohej kėtij populli; ky njeri arrivist vetėm shfrytėzoi dhe po shfrytėzon situatėn, duke iu pėrshtatur rrethanave tė dhėna, pėr tė siguruar pėr veten dhe familjen e vet jetė luksoze dhe mondane, i gatshėm tė luaj rolet mė tė pabesueshme dhe mė tė pahijshme politike.

    Fenomeni Rugova nuk ėshtė ēėshtje e njė individi. Fenomeni Rugova ėshtė ēėshtje, edhe sot, e shumicės sė popullatės shqiptare tė Kosovės. Fenomeni Rugova i ka rrėnjėt thellė nė historinė e nė robėrinė tonė dy mijė e kusur vjeēare. Ai nuk erdhi nė kėtė pozitė me forcė e me dhunė; ai erdhi, kėtu ku ėshtė, falė rrethanave tė cilat krijuan ata tė cilėt e sollėn dhe po e mbajnė atė aty ku ėshtė. Si tė spjegohet qė, me vite tė tėra, shumica e shqiptarėve votuan dhe pėrkrahėn kėtė njeri? Pra, ėshtė krejtėsisht e qartė se shumica e shqiptarėve, nė esencė, ishin vetė z. Rugova. Ishin inertė, tė palėvizshėm, pasivė, hezitues, konfuzė, tė mashtrueshėm, por edhe mashtrues; me dėshira tė mėdha e me gatishmėri mikroskopike pėr sakrificė; patriotė vetėm brenda rrethit familiar (e, sa pėr Kosovėn le tė flijohen tė tjerėt e jo unė e familja ime!); patriotė qė duan Kosovėn pėr veten e tyre e jo veten e tyre pėr Kosovėn; kėta janė ata qė arsyetojnė tė gjitha gafet, gabimet e qyqarllėqet e z. Rugova, sepse edhe ata vetė, po tė ishin nė vendin e tij do t’i bėnin tė gjitha ato veprime qė ka bėrė z. Rugova. Z. Rugova, pa kėta, nuk do tė ishte askund, sikurse qė kėta me z. Rugova nuk janė askund.

    Kėshtuqė, i nderuari Mėrgim, nuk ėshtė qėndrim i drejtė politik qė tė fajsojmė njė njeri e tė mos i shohim tė gjithė ata njerėz qė ishin e qė janė prapa tij dhe qė me votėn e tyre, pėr kėtė njeri, luajnė “futboll” me fatin e vet, me fatin e familjeve tė veta dhe me fatin e tėrė Kosovės! Derisa nuk do tė aftėsohemi qė, pėr dėshtimet tona tė mos fajsojmė tė tjerėt, por nė to tė shohim edhe pjesėt e fajeve e tė gabimeve tona, nuk do tė mund tė pėrmirėsohemi e tė bėhemi tė vlefshėm.

    Kuajt e gomarėt e Shqipėrisė kanė bėrė shumė pėr luftėn tonė ēlirimtare, por meritat i kanė ata njerėz qė i kanė mobilizuar ata kuaj e gomarė nė funksion tė lirisė.



    Opozita mund, duhet dhe e ka pėr detyrė qė pozitėn ta shtyjė qė tė punojė pėr arritjen e lirisė e pavarėsisė sė Kosovės



    Valbonė Hajdari: Zoti Demaēi, a mendoni se ekziston mundėsia qė opozita tė jetė shtytėse e pozitės pėr zhvillime demokratike, pėrderisa, nė njėrėn anė, nė Kosovė nuk ėshtė e rregulluar dhe e garantuar me ligj e drejta e organizimit tė referendumit pėr ēėshtje tė caktuara dhe kushtet nė tė cilat mund tė bėhet kjo, ndėrkaq, nė anėn tjetėr, nė kuvend ajo gjithnjė bllokohet nga votat e shumicės?



    Adem Demaēi: E nderuara Valbonė, Kjo ēėshtje pėr tė cilėn Ju bėni fjalė, mund tė paraqitet nė shumė varianta, por nė rastin tonė konkret, opozita mund, duhet dhe e ka pėr detyrė qė pozitėn ta shtyjė qė tė punojė pėr arritjen e lirisė e pavarėsisė pėr Kosovėn, si parakushte tė domosdoshme pėr ēfarėdo zhvillimi demokratik. Kjo varet shumė nga fakti se si opozita kosovare e kupton rolin e vet politik nė Kosvėn e sotme. Nėse opozita, qėllim tė parė ka ardhjen nė pozitė, ose ardhjen nė pushtet e pastaj arritjen e lirisė e pavarėsisė sė Kosovės, kjo nuk do tė mund tė luaj rolin qė Ju kėrkoni prej saj. Pėr variantin e dytė, pra, liria e pavarėsia e Kosovės para interesit pėr pushtet, nė kėtė rast opozita do tė mund tė tejkalonte “bllokadėn numerike” nė Kuvendin “nė saksi” tė Kosovės, sepse do tė kishte prapa vetes mbėshtetjen e shumicės sė popullatės, tashmė, tė zhgėnjyer tė Kosovės.



    Zenel Spahiu: Baca Adem, si e komentoni deklaratėn e kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, pas vizitės qė i ka bėrė Kosovės, se “pret qė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės tė fillojnė nė qershor ose nė korrik”?



    Adem Demaēi: Nuk e pres njė gjė tė tillė.



    Rugova ėshtė njė hajgarexhi i madh



    Albert Curri: Zoti Demaēi, e shihni se gjėrat s’janė edhe aq zi sa i paraqitni Ju dhe shtypi i afėrt me Ju, “Epoka e Re”. Se Kosova po pėrparon gjithnjė e mė shumė nė rrugėtimin e vet tė sigurt drejt pavarėsisė, e dėshmon edhe bėrja e vendit tonė, me dekret tė veēantė tė Presidentit Rugova, me ditėn e Presidentit, qė do tė jetė 24 maji?



    Adem Demaēi: I nderuari Albert, me optimizmin dhe me gatishmėrinė Tuaj qė tė mashtroheni me disa “finta” politike tė z. Rugova, po mė bėni tė qesh. Z. Rugova ėshtė njė hajgarexhi i madh. Ai me gjėra tė tilla, nė formėn e “ēamēakėzave”, herė pas here, po e gėzon popullin. Dhe, shumica e popullit ende po i pėrtypė me lezet kėta “ēamēakėza”. Po dėgjoj qė edhe “TV Kompania MAKANDA” po reklamon, minutė mė minutė, serinė e re tė ēamēakėzave “RUGOĒAM”!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    “Lexuesit pyesin gjatė javės Adem Demaēi pėrgjigjet tė hėnėn”

    Pyetjet mund t’i dėrgoni ēdo ditė nė e-mail adresat:

    burimetemaj100@yahoo.com ose

    burimetemaj@hotmail.com




    13 mars 2005





    DEMAĒI: ME QEJF, RUGOVA NUK DO KTHEHET NĖ “FORMULĖN - TĖ GJITHĖ NĖ THES ME GRYKĖ TĖ MBYLLUR”



    -Tani, tė gjitha standardet po “rrudhen” nė njė – nė decentralizim, ose si po i thonė nė mėnyrė mė elegante, nė reformimin e pushtetit lokal. Aty janė tė koncentruar tė gjitha standardet e tjera. Shumica e shqiptarėve kanė drejtuar shikimin kah Haga, prandaj edhe nuk do tė shohin se ēfarė do tė ndodhė nė Kosovė.



    Pėrgatiti: Burim Etemaj



    Prishtinė, 13 mars 2005 - Adem Demaēi, duke e komentuar mundėsinė e krijimit tė njė qeverie gjithėpėrfshirėse nė Kosovė, ka thėnė se sa pėr me qejf, Rugova nuk do tė kthehet nė “formulėn - tė gjithė nė thes me grykė tė mbyllur”, sepse kėshtu, sipas tij, bėhen shumė “hisenikė” nė “kulaē”! Mirėpo, nėse zori hyn nė lojė, atėherė, thotė Demaēi, mund tė bėhet gjithēka.



    Arlinda Hasi:Baca Adem, u tha kėto ditė, se nė mbrėmjen e akuzimit tė Haradinajt, pėrfaqėsuesi i Zyrės Amerikane dhe ai i Zyrės Angleze nė Prishtinė, janė takuar me Nexhat Dacin dhe i kanė kėrkuar krijimin e njė qeverie me bazė tė gjerė. Po ashtu, kėtė e ka kėrkuar edhe BE-ja. Ēfarė mendoni Ju rreth kėsaj formule tė re qeveritare? Faktikisht, a e ndani mendimin se ajo do tė mund tė garantonte vlerėsim pozitiv tė pėrmbushjes sė standardeve dhe shtrimin pėr zgjidhje tė statusit tė Kosovės?



    Demaēi: E nderuara Arlindė, kjo qė kanė kėrkuar ata zotėrinjtė e nderuar dhe qė po e kėrkon Bashkimi Evropian, nuk ėshtė pėr Kosovėn formulė e re, si po mendoni Ju. Harruat se Qeveria paraprake e z. Bajram Rexhepi ishte pikėrisht sipas formulės sė qeverisė - me bazė tė gjerė? Ishte ai njė koalicion qeveritar i pėrbėrė nga tė tri partitė e mėdha: LDK, PDK dhe AAK. Opozitė, faktikisht, nuk kishte, prandaj edhe zhurmė e grindje nuk kishte. Kishte vetėm, aty-kėtu, ndonjė replikė, ose ndonjė sharje ndėr dhėmbė dhe aq. Pėrse? Sepse tė gjitha partitė e mėdha kishin nga njė copė tė “kulaēit”, i cili nuk ishte aspak formal, ndonėse buronte nga pushteti krejtėsisht formal politik. Kėtė herė, dmth. pas kėtyre zgjedhjeve tė fundit, zotėrinjtė Rugova, Daci e kompani, u bėnė mė kurrnazė. Nė emėr tė demokracisė, kinse pėr ta bėrė Kuvendin nė saksi tė Kosovės me opozitė, i lanė jashtė “kulaēit” PDK-nė dhe ORA-n, i morėn nė koalicion AAK-nė dhe disa parti tė vogla e disa individė dhe “harrnuan” qeverinė e z. Haradinaj. Kjo ishte “formula matematikore- kimike-politike” e zotėrinjve Rugova-Daci.

    Dhe, nuk qe kjo “formulė”, politikisht, aspak “naive” e pa leverdi pėr kolltuqe e pėrfitime tjera pėr ithtarėt e z. Rugovės, tė cilėt kullufitėn gjysmėn e “kulaēit” me gjithė “mjedis”, kurse AAK-sė e tė tjerėve ua lanė ato qė mbetėn. Mirėpo, ata qė mbetėn “duarthatė” po bėjnė zhurmė dhe po fusin “ndėrskamca”, kurse miqtė tanė tė jashtėm kanė dėshirė qė punėt nė Kosovė t’i kryejnė pa zhurmė e pa poterė dhe tė gjithėve t’ua japin nga njė copė “kulaēi” qė t’ua mbushin bulshitė, nė mėnyrė qė tė mos mund tė bėrtasin, tė shajnė e tė fajėsojnė njėri-tjetrin. Sa pėr me qejf Rugova nuk do tė kthehet nė “formulėn - tė gjithė nė thes me grykė tė mbyllur”, se ashtu bėhen shumė “hisenikė” nė “kulaē”! Mirėpo, nėse zori hyn nė lojė, atėherė mund tė bėhet gjithēka.

    Sa i takon asaj qė thoni Ju pėr vlerėsimet pozitive pėr pėrmbushjen e standardeve, ajo ėshtė njė punė krejt e dorės sė dytė. Nė Kosovė e pėr kosovarėt nuk ka as nuk do tė ketė kurrfarė garancish. Pėr UNMIK-un e pėr shefat e tyre, me rėndėsi ėshtė qė “mishi tė piqet e helli tė mos digjet”! Tani, tė gjitha standardet po “rrudhen” nė njė – nė decentralizim, ose si po i thonė nė mėnyrė mė elegante, nė reformimin e pushtetit lokal. Aty janė tė koncentruar tė gjitha standardet e tjera. Tani, shumica e shqiptarėve kanė drejtuar shikimin kah Haga, prandaj edhe nuk do tė shohin se ēfarė do tė ndodhė nė Kosovė.



    Shumica e popullit tonė ende nuk ėshtė e vendosur qė tė shkojė pas ademjasharėve



    Ramiz Gashi: Baca Adem, veēanėrisht tani edhe me dorėheqjen e kryeministrit Haradinaj dhe me arrestimin e tij nėn akuzat qė ia ka bėrė Tribunali i Hagės, proceset politike nė Kosovė mund tė marrin kahje tė pariparueshme, tė dėmshme pėr tė ardhmen tonė. Ēfarė momenti tjetėr mė kritik, apo edhe mė tė pėrshtatshėm, pritni e s’po e merrni iniciativėn pėr themelimin e njė qeverie teknike, e cila do tė ishte nė gjendje ta bėnte realitet ėndrrėn e shumicės sė qytetarėve tė vendit – pavarėsinė e Kosovės? Faktikisht, a mos mendoni se dikush duhet tė vijė e t’ju marrė pėr krahu pėr ta bėrė kėtė?



    Demaēi: I nderuari z. Ramiz, faleminderit qė po mė nderoni dhe po mė jepni rėndėsi e mundėsi mė tė mėdha sesa qė kam Nuk ėshtė problemi te qeveritė dhe te ademat, por problemi ėshtė te vetėdija e popullit. Pa vetėdije tė lartė kombėtare, qytetare e njerėzore, s’ka organizim tė fortė. E, pa organizim tė fortė s’ka fuqi, e pa fuqi s’ka ndryshim as tė realitetit shoqėror, as tė realitetit fizik. Populli me vetėdije ėndėrrimtare shkon pas udhėheqėsve ėndėrrimtarė. Populli i pavendosur shkon pas udhėheqėsve tė pavendosur. Shumica e popullit tonė ende nuk ėshtė e vendosur qė tė shkojė pas ademjasharėve, qė janė tė gatshėm tė shkrijnė gjithė ēka kanė pėr liri e pavarėsi. Shumica e popullit tonė edhe kur ėshtė fjala pėr liri e pavarėsi, ende kalkulojnė, prandaj edhe shkojnė pas kalkulantėve. E kalkulantėt, pikėrisht pse janė tė tillė, gjithmonė frikėsohen e mashtrohen dhe prandaj mbeten nė gjysmė tė rrugės! Ēfarė ėshtė qumėshti, e tillė ėshtė edhe maza.

    I nderuari z. Ramiz, nėse jeni “Bektesh”, edhe me kaq do ta merrni vesh se ēfarė dua tė them.



    Dėshmitarėt e mbrojtur pėr t’i siguruar vetes njė jetė komode nė perėndim, janė tė gatshėm qė tė shpifin edhe kundėr nėnės sė vet



    Besa Rama: Zotėri Adem, duke lexuar me kujdes aktakuzėn e Tribunalit tė Hagės kundėr Ramush Haradinajt, Lahi Brahimajt dhe Idriz Balajt, mė ka ndodhur shumė herė tė mendohem se vėrtet a e kam para vetes njė aktakuzė tė lėshuar nga njė gjykatė shumė e respektuar ndėrkombėtare, apo ndonjė fejton nga tė shumtit qė kemi lexuar pas luftės nė gazetėn e LDK-sė “Bota Sot”...? Mė intereson mendimi Juaj, pa ekuivoke, rreth kėtyre veprimeve shpifarake tė “farės sonė”?



    Demaēi: E nderuara Besė, pa ekuivoke, ajo aktpadi me shumicė ėshtė sajuar e ėshtė harrnuar nga tė “vėrtetat” e prokurorėve e tė hetuesve terroristė tė Beogradit, nga deklaratat e dėshmitarėve tė mbrojtur, tė cilėt pėr t’i siguruar vetes njė jetė komode nė Perėndim, janė tė gatshėm qė tė shpifin edhe kundėr nėnės sė vet. Pastaj, pavarėsisht se ēfarė deklarohet zyrtarisht e botėrisht, Tribunali Penal Ndėrkombėtar i Hagės ėshtė njė instrument juridik i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Dhe, KS, nė pėrpjekje tė harmonizimit tė shumė interesave ndėrkombėtarė lidhur me Kosovėn, mundohet tė barazojė krimet terroriste tė regjimit kolonialist tė Beogradit, me luftėn vetėmbrojtėse e ēlirimtare tė popullit tonė tė udhėhequr nga UĒK-ja. Prandaj, mos u habitni sepse s’ka mundėsi tė jetė ndryshe. Kryengritja jonė ēlirimtare u ndal nė gjysmė tė rrugės, sepse vlerėsimet e situatės politike e ushtarake tė udhėheqjes sė atėhershme tė UĒK-sė ishin tė gabuara. Dhe, si gjithmonė, gabimet paguhen e do tė paguhen.



    Besim Ademi: Zotėri Demaēi, si njohės i mirė i Rugovės, a mendoni se Rugova me ndihmėn e Nexhat Dacit ka manipuluar me autoritetin e Haradinajt?



    Demaēi: I nderuari z. Besim, nė luftėn pėr pushtet tė gjithė pjesėmarrėsit manipulojnė me tė tjerėt dhe njėkohėsisht manipulohen nga tė tjerėt. Por, ėshtė si rregull qė mė tė mėdhejtė dhe mė tė fortit, mė shpesh manipulojnė me ata qė janė mė tė vegjėl, mė tė pa ditur, dhe prandaj mė tė paorganizuar e mė tė dobėt. E, tė kėtillė ende jemi ne. Nė kėtė botė e nė kėtė jetė asgjė nuk ndodh rastėsisht. Edhe neve, kėto gjėra tė papėlqyeshme qė po na ndodhin, nuk po na ndodhin rastėsisht. Mirėpo, falė ligjeve tė jetės dhe faktorėve qė nuk shihen e nuk njihen, por qė veprojnė brenda tyre, ndodh, jo rrallė, qė manipulatorėt tė arrijnė tė kundėrtėn e asaj qė kanė planifikuar. Historia ėshtė pėrplot me shembuj tė kėtillė.



    POLITIKĖS I DUHET NGAPAK DINAKĖRI E “KOZMETIKĖ”...



    Dardan Berisha: A ishin deklaratat e z. Haradinaj burrėrore para se tė nisej pėr nė Hagė, duke pasur parasysh qė 100 herė e falėnderoi z. Rugova?



    Demaēi: I nderuari z. Dardan, sikurse gjellės qė i duhet ngapak kripė, edhe politikės i duhet ngapak dinakėri e “kozmetikė”. Mirėpo, kur teprohet me kėto “mėlmesa”, atėherė sikur prishet paksa shija e gjellės, apo e politikės...
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Marre nga:

    http://www.mekuli.com


    PĖRGJEGJE LEXUESĖVE TĖ “MEKULIPRESS”

    NGA ADEM DEMAĒI



    AGIM SHABANI: Cili shtet, sipas Jush, do tė mund ta pranonte pavarėsinė e Kosovės?

    A.D. – I nderuari Agim, bota ka shumė shtete dhe ndėr kėto ka mjaftė nga ato tė cilave pavarėsia e Kosovės nuk do t’u pengonte. Por ėshtė vetėm njė shtet nė botė qė ka interes thelbėsor qė Kosova tė jetė e pavarur dhe kjo ėshtė Shqipėria. Mirėpo, duke pasur parasysh varshmėrinė e madhe tė Shqipėrisė qė ka nga bota e zhvilluar, nėse bota e zhvilluar do tė kundėrshtonte njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, vėshtirė se edhe Shqipėria do tė guxonte tė njihte pavarėsinė e vėrtetė dhe tė plotė tė Kosovės. Sepse, ta njohėsh pavarėsinė e Kosovės, pėr Shqipėrinė do tė thoshte ta merrte pėrsipėr ruajtjen e paprekshmėrisė, por edhe tė lirisė sė kufirit Kosovė-Shqipėri. Kjo Shqipėri, kėshtu si ėshtė, nuk do tė ishte e aftė ta bėnte njė gjė tė tillė, sepse nuk do tė kishte fuqi ushtararake-ekonomike pėr njė punė tė tillė fort serioze. Ju kujtohet ndoshta, kur nė njė situatė, para shumė vjetėsh, Kuvendi i Shqipėrisė pati njohur “Republikėn” e Kosovės, mirėpo ajo gjė pati mbetur vetėm njė vendim i kotė nė letėr.

    SKENDER GASHI: Baca Adem, si i komentoni pėrpjekjet pėr realizimin e njė takimi ndėrmjet kryeministrit Bajram Kosumi dhe atij serb Vojisllav Koshtunica? Si e shihni Ju idenė e kontakteve nė kėtė nivel dhe eventualisht shtrirjen e kontakteve nė nivelin e presidentėve?

    A.D. – I nderuari Skender, tė gjitha kėto janė pėrpjekje tė Serbisė dhe tė atyre qė janė nė shėrbim tė sendertimit tė Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė e qė kanė pėr qėllim tė pajtojnė xhelatėt e Beogradit dhe “xhynahėt”-viktima tė Kosovės. Ky ėshtė njė krim i ri qė po ushtrohet mbi shqiptarėt e pafajshėm. Tė lėshohesh nė bisedime sot me pushtetmbajtėsit neofashistė e ēetnikė tė Serbisė do tė thotė vlerėsim i gabuar politik me pasoja tė humbjes sė pastėrtisė sonė liridashėse. Sjelljet prej mendjemadhi tė kryetarit tė Serbisė Vojisllav Koshtunica, flasin, qysh tash, pėr gabueshmėrinė e “lojės politike” tė Kosovės me Serbinė. Ka prova tė panumėrta se nė Serbi nė tė gjitha shkallėt e pushtetit janė stabilizuar ithtarėt e kamufluar tė kriminelėve dhe tė antishqiptarėve serbė, si MIllosheviqi, Mlladiqi, Karaxhiqi, Shesheli, etj. Sot nė Beograd, para syve tė krejt botė, po zhvillohen akte antisemitiste dhe aktorėt e tyre po dėnohen simbolikisht, Sot, nė Beograd, para syve tė krejt botės, po mbahen takime masive nė tė cilat po “arsyetohen” gjenocidet ēetnike nė Srebrenicė dhe gjithandej ish-Jugosllavisė. Koshtunica, Tadiqi e tė tjerėt, me sjelljet e deklaratat e veta duan qė tė poshtėrojnė edhe mė tepėr kosovarėt, duke u hequr si “zotshtėpie”, demokratė e paqedashės dhe duke refuzuar gjoja “kushtet” e kosovarėve. Serbia, mė sė pari duhet tė pastrohet nga mėkatet e veta dhe nga njerėzit mėkatarė tė cilėt janė instaluar komplet nė pushtetin aktual; tė heqin dorė definitivisht nga synumet pėr ripushtimin, ose copėtimin e Kosovės. Vetėm pas kėsaj do tė hapej rruga pėr kontakte tė shkallėshkallshme me njė Serbi demokratike. Me qėndrimin e vet jo mjaftė tė vendosur shqiptarėt po marrin pjesė nė rehabilitimin e padrejtė dhe tė pamerituar tė regjimit tė Serbisė. Ai qė pėrqafohet me tė ndoturin, ndotet edhe vetė!

    NEBIH ZEJNULLAHU: Cili ėshtė opinioni Juaj, i nderuari Adem, pėr planin amerikan pėr Kosovėn? Pse nė kėtė plan nuk bėhet fjalė pėr pavarėsinė?

    A.D. – Paj, i nderuari Nebih, plani amerikan ka tri verzione. Asnjėra prej tyre nuk ėshtė e definuar. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė interesa tė shumta nė tė katėr anėt e globit. Ato dėshirojnė qė t’i ruajnė interesat e veta. Kėtė mund ta bėjnė duke ju bėrė lėshime, herė tė vogla, herė tė mėdha, aleatėve tė vet, miqve tė vet dhe atyre nga tė cilėt kanė interesa, ose qė presin tė kenė interesa. Amerikanėt nuk bėjnė fjalė pėr pavarėsinė tonė sepse ata janė pragmatik dhe tė arsyeshėm, sepse ata u pėrmbahen dokumenteve tė nėnshkruara nga disa shqiptarė tė cilėt edhe sot nga votuesit shqiptarė marrin shumicėn e votave. Krijuesit e lirisė sonė, nėse e duam lirinė, duhet tė jemi vetė ne. Pėr tė fituar lirinė, faktori i brendshsėm ėshtė primar, kurse faktori i jashtėm ėshtė sekondar. Ky ėshtė ligj i jetės, i cili nuk ndryshon dhe nuk do tė ndryshojė pėr hatėr tė askujt e, aq mė pak pėr hatrin tonė.

    VALON FAZLIU: Baca Adem, pasi lexova nė shtypin ditor se amerikanėt kanė dhėnė sinjale premtuese se do tė shtyjnė pėrpara ēėshtjen e Kosovės, me tė thėnė tė drejtėn, u gėzova shumė. Po, Ju, ēka mendoni pėr kėtė punė? A do tė fitohet pavarėsia vitin e ardhshėm?

    A.D. – I nderuari Valon, gėzimin e keni qelepir. Sa herė qė mund tė gėzoheni, gėzohuni, por mė vjen keq qė, kėsaj here, mė duhet tė Ju zhgėnjej, mirėpo Ju lutem, mos qani sepse me vajė nuk do tė mund tė arrini asgjė, as pėr veten Tuaj, as pėr Kosovėn. Pėrgjigjja ime ėshtė:jo!

    RUKIJE KRASNIQI: Sė pari Ju pėrshėndes, baca Adem, sepse Ju ēmoj shumė. Nė gazetėn “Kosova Sot” lexova se njė analist amerikan kishte deklaruar se Kosova mund tė hyjė nė BE nė vitin 2020, apo 2025. Ēfarė janė gjasat tona, sipas Jush?

    A.D. – Paj, e nderuara Rukie, primare pėr Kosovėn ėshtė pavarėsia e plotė dhe e vėrtetė. Kurse sa i takon hyrjes nė BE si tė pavarur, gjasat tona, pėr shkak tė vetėdijes sonė politike, ende nė shkallė tė ulėt, nuk janė gjithaq tė ndritshme. Mirėpo vetėdija jonė politike, kombėtare, qytetare e njerėzore, kohėve tė fundit, ėshtė duke pėrparuar me ritme bukur tė shpejta, prandaj edhe ato afate nuk ėshtė e pamundur qė tė arrihen. Kemi thėnė se nė politikė nuk ka ēfarė nuk mund tė ndodhė, pėrveēse tė ngjallen tė vdekurit.

    ESAT AVDYLI: Pėrshėndetje, baca Adem. Po mundohem tė pėrmbledh nė mendimet e mia njė tė vėrtetė qė po parashtrohet nė formė pyetjeje. Nuk kam ide se si do tė rrjedhin ngjarjet, por mendoj se pėrsėri kemi kaluar nė do forume e stėrforume! Ēka mendoni, bacė, pėr Forumin e Petersenit?

    A.D. – Paj, i nderuari Esat, nuk bėhet Forumi pėr tė pavarėsuar Kosovėn sepse zotėri Peterseni ka ardhur nė Kosovė tė gjejė mėnyrėn qė, si e si, tė bėjė realitet (Mos)marrėveshjen e Rambujesė e Rezolutėn 1244 e cila Kosovėn e shohin si territor nėn sovranitetin e integritetin e Serbisė. Qėllimi i Forumit ėshtė qė edhe njė herė t’i pėrdorė tre nga ata qė nėnshkruan dhe pranuan dokumentet nė fjalė. Nė politikė, pėr njerėzit e verifikuar ka detyra tė vazhdueshme, sidomos kur punėdhėnėsit bien nė zor.

    VALON VELIU: Ēka mendoni pėr projektin e Qeverisė sė Kosovės qė AKM-ja ( Agjencia Kosovare e Mirėbesimit) tė bėhet AKP (Agjencia Kosovare e Privatizimit)? Sipas mendimit Tuaj, a do ta shpejtonte kjo agjenci procesin e privatizimit?

    A.D. – Paj, i nderuari Valon, emri mund t’i ndėrrohet ēdo institucioni, por mė me rėndėsi dhe thelbėsore ėshtė qė tė ndėrrohen ata qė kanė pushtetin mbi atė institucion. Ėshtė fort me rėndėsi qė drejtimin dhe kontrollin mbi AKM-nė ta marrin vendėsit tė cilėt e duan vendin e tyre mė shumė se interesin e tyre personal. Derisa Kosova tė kontrollohet nga tė huajt tė cilėt marrin rroga njėqind herė mė tė mėdha se vendėsit, duke mos i paguar Kosovės kurrfarė kontributesh dhe duke mos iu nėnshtruar ligjeve tė Kosovės, nuk do tė ketė ditė tė mira e tė mbara pėr Kosovėn.

    HASAN FAZLIU: Tashmė dihet se Kosova do tė ketė njė status: pavarėsinė e Kosovės nėn ombrellėn e BE-sė. A mendoni se mė tepėr ėshtė fjala pėr njė kalim nga njė autoritet ndėrkombėtar tek autoritetet tjera se sa vetė zgjidhja e statusit?

    A.D. – I nderuari Hasan, dardha e ka bishtin e gjatė, thotė populli ynė hjekakeq. Vetėm pavarėsia nė bazė tė vetėvendosjes sė popullit ėshtė zgjidhje, kurse tė gjitha zgjidhjet tjerat janė “jallanxhi” zgjidhje.

    MĖRGIMI: Z. Demaēi, ēka mendoni Ju pėr gjyqin qė ėshtė duke u zhvilluar kundėr heroit tė gjallė tė kombit shqiptar, Fatmir Limajt? Ēka do tė ndodhė nėse do tė dėnohet dhe a i duhet Kosovės pavarėsia kur nė burgje gjinden ēlirimtarėt e Kosovės? Cili ėshtė komenti Juaj?

    A.D. – Paj, o Mėrgim, Kosovės i duhet liria e pavarėsia qė, pėrveē edhe shumė gjėrave tjera tė domosdoshme, tė mos ketė mundėsi tė kurdisen edhe procese kundėr atyre qė luftuan pėr lirinė e popullit tė vet. Mirėpo, si e ka provuar pėrvoja historike, ata qė ulin armėt para se tė sigurohet liria e vėrtetė, shpesh e pėsojnė kėshtu si Fatmiri ynė me shokė.

    BAJRAM KRASNIQI: Z. Demaēi, si njė personalitet i cili nė kontinuitet jeni marrė me politikė, qė nga vitet e 60-ta, ēfarė mendimi keni pėr subjektet e kaluara politike tė asaj periudhe krahasuar me subjektet e tashme. Janė tė rralla, nė Kosovė, partitė e profilizuara. Ajo qė bie nė sy janė subjektet mė tė mėdha parlamentare, ato tė cilat deklarohen se janė me koncepte djathtiste. Sa, vėrtetė, ato janė djathtiste, apo majtiste. A kanė me tė vėrtetė koncepte politike, apo jo, apo funksionojnė si ndėrmarrje shoqėrore? Ju falėnderoj dhe Ju pėrshėndes!

    A.D. – I nderuari Bajram, ēdo gjė nė Kosovėn tonė ende ėshtė e padefinuar dhe e pa kristalizuar. Ne jemi njė shoqėri ende amorfe dhe e paprofilizuar, prandaj edhe asgjė te ne ende nuk ėshtė e profilizuar. Sa u takon subjekteve tė dikurshme nėn Serbi dhe kėtyre subjekteve tė sotme, ato kanė shumė dallime, sepse edhe rrethanat janė tjera. Njė gjė ėshtė e pėrbashkėt pėr tė gjithė: qė tė gjithė kanė punuar dhe punojnė nė rrethanat e jolirisė.

    ILIR MEHMETI: Baca Adem, po flitet shumė se partitė politike kosovare kanė shėrbime sekrete tė kundėrzbulimit. A jeni nė dijeni Ju pėr diēka tė tillė?

    A.D. – Paj, o Ilir, partitė tona merren me gjithēka, pėrveē me politikė tė vėrtetė shkencore. Definicioni i shkurtėr i politikės ėshtė ky: TĖ VEPRUARIT DUKE PASUR PARASYSH ME MILIARDA E MILIARDA FAKTORĖ QĖ VEPROJNĖ NĖ SHOQĖRI E NĖ NATYRĖ. Edhe sigurimi ėshtė njė faktor i rėndėsishėm, por jo ai mė i rėndėsishmi. Ky faktor ėshtė mė i rėndėsishmi vetėm pėr ata qė mundohen me ēdo kusht tė vijnė e tė mbeten nė pushtet.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 31 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  2. Demaēi jep dorėheqjen nga bordi i RTK-sė
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 16-01-2004, 14:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •