Close
Faqja 19 prej 32 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 311
  1. #181
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    AKSH: Do t’iu përgjigjemi sulmeve serbe në Luginë

    Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës, po ndiqen me interesim shumë të madh nga strukturat e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), në veçanti me një kujdes të posaçëm përcillen përpjekjet për raundin e radhës për vazhdimin e dialogut me Serbinë. “Një vëmendje të posaçme jemi duke i kushtuar ngjarjes lidhur me kërcënimin e kreut të Serbisë për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të lirisë – UÇPBM, në Kosovën Lindore, konkretisht në Preshevë”, thuhet në një njoftim të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së.

    Në vijim, shprehet shqetësimi për veprimin e qeverisë së Kosovës.

    “Neve na shqetëson qëndrimi i pakuptueshëm i qeverisë së Kosovës, e cila pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve që zhvillohen me shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve, sërish tregon gatishmëri që të takohet me palën serbe dhe të vazhdojë dialogun, gjë që është e papranueshme”.

    Në fund të kësaj komunikate të dërguar medieve dhe të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, i kërkohet qeverisë që të ndërpriten bisedimet me Serbinë. “Derisa Serbia dhe politika serbe nuk heqin dorë nga politika antishqiptare, bisedimet nuk duhet të vazhdohen, sepse që në fillim dihet përfundimi i tyre”.

    Armata Kombëtare Shqiptare është e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe ndaj popullatës-vëllezërve dhe motrave tona në Kosovën Lindore thuhet më tutje në komunikatë, përmes së cilës ftohen të gjithë pjesëtarët e AKSH-së, kudo që janë, që të lajmërohen në detyrat e tyre, ashtu siç është bërë i njohur plani i Shtabit të Përgjithshëm i AKSH-së, si dhe tërhiqet vërejtja se “nuk lejohet asnjë veprim krye më vete dhe i pa koordinuar i pjesëtarëve të AKSH-së”. /presheva/

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Temë për Kosovën Lindore (Medvegjë,Bujanoc,Preshevë)

    Pas UÇPMB-së edhe AKSH e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe

    Emri:  AKSH-300x175.jpg

Shikime: 672

Madhësia:  20.1 KB

    Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës, në pjesën veriore të Mitrovicës, po ndiqen me interesim shumë të madh nga strukturat e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), në veçanti me një kujdes të posaçëm përcillen përpjekjet për raundin e radhës për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

    Pas kërcnimeve të Dacicit dhe Beogradit për heqjen me forcë të përmendores së UCPMB-së të parët me deklarata dolën ish-komandatët e UCPMB-së duke ju drejtuar Beogradit dhe komunitetit ndërkombëtar që që ndal Serbinë ose problmet t’i zgjdhim përmes dialgut.

    Sipas ish-komandantëve të UCPMB-së nëse Beogradi injoron dilaogun me Preshevën, na impohet që sërish t’i veshim qizmet dhe të dalim në front, në mbrojjtje të pragunt të shtëpisë dhe familjet tona nga kërcnjmet e vazhdueshme serbe.

    Ish-luftëtari Shefket Hasani – Komandant « Poeti » ka thënë se në rast se preket përmendorja e UÇPMB-së, Dacic do të ballafaqohet me 500 ushtarë të gatshëm nga perëndimi.”

    “Prandaj,nëse përmendorja në qendër të Preshevës largohet me forcë nga forcat serbe mund t‘ju garantoj se Beogradi do të ballafaqohet me një rezistencë gjithëkombëtare..” ka deklaruar në fund ish-luftëtari i UÇPMB-së, komandant « Poeti » për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” duke paralajmëruar autoritet serbe që t’i japin përparësi dialogut për t’u takuat më mirë sot në tavolinën e bisedimeve se sa nesër në mal.

    “Pas kërcënimeve të Dacicit vijnë ato të presidentit serb Nikolic për heqjen me forcë të përmendores së UÇPMB-së, kurse anëtarët ish-ushtrisë shqiptare në jug të Serbisë, të mërkurën e kaluar i kanë dërguar mesazhe të qarta Beogradit që të mos provokojë dhe të mos prekë përmendoren e dëshmorëve të UCPMB-së ka shkruar “Die Presse” dhe mediat tjera gjermanedhe botërore duke cituat agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

    “Një vëmendje të posaçme jemi duke i kushtuar ngjarjes lidhur me kërcënimin e kreut të Serbisë për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të lirisë – UÇPBM, në Kosovën Lindore, konkretisht në Preshevë”, thuhet në një njoftim të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, transmetojnë mediat shqiptare.

    Në vijim, shprehet shqetësimi për veprimin e qeverisë së Kosovës.

    “Neve na shqetëson qëndrimi i pakuptueshëm i qeverisë së Kosovës, e cila pavarësisht zhvillimeve dhe ngjarjeve që zhvillohen me shqiptarët dhe ndaj shqiptarëve, sërish tregon gatishmëri që të takohet me palën serbe dhe të vazhdojë dialogun, gjë që është e papranueshme”.

    Në fund të kësaj komunikate të dërguar medieve dhe të nënshkruar nga kolonel Sokol Deliu, i kërkohet qeverisë që të ndërpriten bisedimet me Serbinë. “Derisa Serbia dhe politika serbe nuk heqin dorë nga politika antishqiptare, bisedimet nuk duhet të vazhdohen, sepse që në fillim dihet përfundimi i tyre”.

    Armata Kombëtare Shqiptare është e gatshme t’i përgjigjet sulmeve serbe ndaj popullatës-vëllezërve dhe motrave tona në Kosovën Lindore thuhet më tutje në komunikatë, përmes së cilës ftohen të gjithë pjesëtarët e AKSH-së, kudo që janë, që të lajmërohen në detyrat e tyre, ashtu siç është bërë i njohur plani i Shtabit të Përgjithshëm i AKSH-së, si dhe tërhiqet vërejtja se “nuk lejohet asnjë veprim krye më vete dhe i pa koordinuar i pjesëtarëve të AKSH-së”.

    Presheva Jonë
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008

    Për: Temë për Kosovën Lindore (Medvegjë,Bujanoc,Preshevë)

    *

    Politika (e piste) serbe e ka nje parim, te cilit iu eshte permbajtur deri me sot: "Mbrojtja me e mire eshte sulmi".
    Kjo ceshtja e lapidarit eshte "mbrojtje" a la serbijançe: Lapidarin e vene si kusht per vazhdimin a mosvazhdimin e bisedimeve te dyja paleve Kosove-Serbi ne Bruksel.
    Ne vend qe te jet e kunderta, duke vene kushte Kosova, ndodh qe Serbia te vendose kushte...qe ne realitet ajo eshte e fundit (apo fare) ne pozite per nje gje te tille.
    Nejse, ky kushtezim dhe kjo politike (e piste) serbe mund te sjelle mbi siperfaqe shumecka, prej asaj fatales (per njeren e te dyja palet) deri ne ndonje kthese, se paku kthese ne kendelljen e politikaneve shqiptare, ne rend te pare Shqiperise, pastaj Kosoves...Maqedonise...
    Eshte si sfide ashtu dhe provim.
    Nese ia dalin(m) me kete rast, atehere pushtetareve tane do te mund t'iu zgjatej 'mandati' edhe per nje kohe. Ne te kunderten, nese deshtojne... duhet te dorehiqen te gjithe me rend: Sali Berisha, Hashim Thaci, Ali Ahmeti...e deri te 'kryetaret', 'posllanikat' e politikuajte e imte te Kosoves Lindore.

    *
    klipp&klar

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Nuk e lëvizin lapidarin

    Nuk ka negociata as kompromis me gjakun e dëshmorëve të UÇPMB-së, prandaj lapidari i vendosur në Preshevë do të mbetet aty. Ky është vendimi që kanë marrë sot këshilltarët e kuvendeve të tri komunave dhe përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Kuvendi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ndikojë në zgjidhje e problemit shqiptar të Luginës së Preshevës dhe kërkon inkuadrimin e shqiptarëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në Preshevë sot është mbajtur mbledhje e këshilltarëve shqiptarë të komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në të cilën është vlerësuar situata aktuale politike dhe e sigurisë në Preshevë, pas vendosjes së Lapidarit të dëshmorëve të kombit para godinës së Kuvendit Komunal të Preshevës.

    Sikur kryetarët e dy komunave të Preshevës dhe Bujanocit, Ragmi Mustafa dhe Nasgip Arifi. ashtu edhe lideri i LPD-së Jonuz Musliu, ish-drejtues politik i UÇPMB-së, kërkuan ndërhyrje të ndërkombëtarëve si masë preventive për të penguar ndonjë konflikt eventual nga kërcënimet e Beogradit, njofton "Presheva Jonë"

    Pas takimit të përfaqësuesve të tre kuvendeve, Jonuz Musliu lider i LPD-së dhe ish-drejtues i UÇPMB-së, ka deklaruar "nuk ka negocim e as kompromis me gjakun e dëshmorëve të UÇPMB-së.

    “Nuk ka kthim mbrapa rreth përmendores së UÇPMB-së në Preshevë. Ajo do të mbetet aty ku është ndërtuar. Sikur edhe ne do të donim ta lëviznim këtë nuk na mundësohet të veprojmë kundër vullnetit të popullatës shqiptare, e cila e ngrit lapidarin në shenjë respekti dhe nderimi të ish-luftëtarëve tanë të UÇPMB-së, të cilët ranë për ditë më të mira në Luginën e Preshevës”, ka thënë Musliu.

    Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës, kritikoi ashpër autoritetet shtetërore lidhur me kërcënimet e tyre për rrënimin e lapidarit.

    Kurse Nagip Arifi, kryetar i Komunës së Bujanocit, regjimin e tanishëm e krahasoi me atë të Milosevicit dhe Seselit.

    Shaip Kamberi i PVD-së, tha se autoritetet serbe nuk kërkojnë madje as leje për vënien e lapidarit të ndërtuar në Bujanoc për serbët e rënë në luftën e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës.

    Ai në fjalën e tij përkrahu masat e reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë lidhur me të drejtat e shqiptarëve këtu dhe serbëve të Kosovës.

    Në mbledhje foli edhe kryetari i Këshillit Nacional, Galip Beqiri dhe më pas kryetari i OVL-së në Preshevë, Ramadan Ismajli, i cili nuk ishte i kënaqur me punën e partive politike në Luginë të Preshevës.

    Kuvendi miratoi deklaratën politike, në të cilën thuhet se Kuvendi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ndikoj në zgjidhje e problemit shqiptar të Luginës së Preshevës si dhe kërkon inkuadrimin e shqiptarëve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Gjatë mbajtjes së mbledhjes së kuvendeve shqiptare aktivistë të drejtave të njeriut shpalosen pankarta me tëcilat kritikuan kryeministrat Hashim Thaçi e Sali Berisha, duke thënë se ata nuk janë duke bërë asgjë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

    Telegrafi
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Lugina kërkon të futet në dialogun politik Beograd-Prishtinë

    Preshevë, 12 janar - Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë dënon gjuhën e kërcënimit dhe të urrejtjes së krerëve shtetërorë të Republikës së Serbisë lidhur me zhvillimet politike e shoqërore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, thuhet në konkluzionin e miratuar sot nga këshilltarët shqiptarë të këtyre tri komunave.

    Ky kuvendi u shpreh për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në simbole që shprehin identitetin kombëtar dhe kundërshton çdo mënyrë të dhunshme të largimit të simboleve kombëtare, përfshirë lapidarët e dëshmorëve të kombit.

    Kuvendi konsideron si provokim të rëndë ngritjen e monumenteve përkujtuese për të dyshuarit për krime ndaj shqiptarëve dhe kërkon largimin e tyre nga vendbanimet shqiptare.

    Pos tjerash, ky kuvend përmes kësaj deklarate politike fton OKB-në, NATO-n, OSBE-në, KE-në dhe BE-në që të inkurajojnë Serbinë për dialog me shqiptarët e Luginës.

    Gjithashtu, kërkohet nga qeveria e Shqipërisë që të shtrojë çështje Luginës në institucione ndërkombëtare, si dhe ftohen qeveritë e Shqipërisë e Kosovës që të ndikojnë mbi autoritet e Serbisë për nisjen e dialogut me përfaqësues të Luginës për zhvillimin e politikave kombëtare lidhur me çështjen e Luginës.

    Kuvendi fton qeverinë e Serbisë e të Kosovës që ta inkuadrojnë zgjidhjen e çështjes së Luginës sipas parimit të reciprocitetit në bisedime.

    Deklaratën politike e kanë nënshkruar kryesuesit e këshilltarëve shqiptarë të tri komunave, Jonuz Musliu, Hajredin Hyda dhe Ramiz Latifi.
    http://www.koha.net/?page=1,15,130639

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Kadri Veseli u ka dhënë instruksione shqiptarëve të Luginës

    Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Serbisë për Kosovën (ish raportues special i RTS ngjatë luftës në Kosovës dhe bashkëpunëtor i besueshëm i shërbimit sekret ushtarak jugosllav), Milovan Drecun ka vlerësuar, të shtunën mbrëma, se prapa “qëndrimit jashtëzakonisht të ngurtë” të përfaqësuesve të shqiptarëve në jug të Serbisë lidhur me çështjen e përmendores së luftëtarëve të vrarë të UÇPMB, qëndrojnë autoritetet në Tiranë dhe në Prishtinë.

    Ata sikurse ka deklaruar Drecun për mediat serbe, dëshirojnë destabilizimin e atij rajoni, ndërkombëtarizimin e problemit jo ekzistues dhe çmilitarizimin, respektivisht shkuarjen e xhandarmërisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUP) të Serbisë nga jugu i shtetit.

    Tirana në marrëveshje me Prishtinën dëshirojnë të nxisin destabilitet në jug të Serbisë – ka thënë Drecun dhe ka shtuar se ka informatën se dora e djathtë e Hashim Thaçit ish shefi i Shërbimit Sekret ilegal të Thaçit, Kadri Veseli dje ka pasur bisedime intensive me disa drejtues politik shqiptarë nga jugu i Serbisë. Ai ka cekur se Veseli atyre u ka dhënë instruksione si të sillen:

    “Ekziston rreziku që sipas direktivës nga Prishtina të përpiqet vetorganizimi i shqiptarëve dhe të shkaktohet radikalizmi, e unë besoj se ky ka qenë instruksion kyç që Veseli ua ka dhënë disa përfaqësuesve të shqiptarëve në jug të Serbisë – që të shkaktohet konflikti eventual me pjesëtarët e forcave tona të sigurimit”, ka thënë Drecun, transmeton RTK.

    Sipas tij, pastaj do të kërkohej jo vetëm ndërkombëtarizimi i problemit inekzistent, veç çmilitarizimi, respektivisht largimi i xhandarmërisë, dhe ka shtuar se “ky është qëllimi shumëvjeçar i atyre që veprojnë në atë territor në anën shqiptare”.

    Drecun ka cekur se Prishtinës nuk i konvenon iniciativa e fuqishme e Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe destabilizimi i mundshëm i jugut të Serbisë është i ndërlidhur direkt me miratimin e Rezolutës mbi Kosovën.“Përmendorja është ngritur ekskluzivisht me qëllim të nxis destabilitetin e atij territori dhe ngecje në dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

    Destabilitetin e situatës po e dëshirojnë, planifikojnë dhe po punojnë aktivisht në të, përfaqësuesit e regjimit në Tiranë, të institucioneve të vetëshpallura në Prishtinë dhe disa përfaqësues politik shqiptar, dhe kjo nuk është rrugë e mirë për zgjidhjen e problemit – ka cekur Drecun.

    Kur është fjala për heqjen e përmendores, ai ka nënvizuar se Serbia duhet patjetër të reagoj si edhe të gjitha shtetet në botë dhe ka shtuar se “heqja e përmendores nuk është e thënë të jetë me dhunë. Nuk është e thënë të rrënohet, thjeshtë mund të largohet, sepse në atë vend as që ka qenë”, ka theksuar Drecun.

    Zëri
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  7. #187
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Gjasat qe te largohet jane shume te medha dhe pas saj te lere nje gjendje te tensionuar. Ndersa sa i perket ndihmes qe mund te presin ne tu Lugines, mund te jete ndonje reagim perseri, sa per "shperlarje" te opinionit, nderkohe qe Hasha shkon edhe ngopet senduiça me sallate me Daqen ne bruxelles, e Saloja Ipadi i Vuçidolit, vetem mund ti beje ndonje like ose dislike heqjes se lapidarit edhe te u premtoje, se kur do ua japi nenshtesine, mundesisht edhe pashoshen.

    Ndersa ne te Lugines, nuk i mbetet tjeter, pos te thone; ama, na keni ndihmuar e na keni kenaqur puortokallen ! por, nuk eshte kjo e tera, qe purtokallja ka per te ju bere qull, sa te mbushen njehere e mire mend, se nuk behet politike "kombetare" gjersa ti paguhesh nga shteti i Serbise, e zhvillon politikberjen e Shqiperise ne Lugine! Me BMW e komunes edhe parate e buxhetit te Serbise, shkon hane darka e merr pjese ne bashkim kombetare, e harron komplet se ne ç`pozite qe eshte.

    Shteti shqiptare i Salo Ipadit, pos me deklarata nga pertej gardhit, me asgje tjeter nuk ka kontribuar e as ndihmuar per shqiptaret e Lugines, nderkohe shteti i tu Kosoves ua ka thyer ke rrënja "trangullin" bashke me kastravecin serbeve te veriut dhe komunave te tyre nga buxheti i tu Kosoves, e njekohesisht edhe shteti i Serbise ua pompon me qindra milione euro dhe ua kendaqur puortokallen bashke me ananasin . Pa harruar ketu faktin tjeter, sakaq edhe Sales se Viç i dolit i erdhi radha te ofroje 400.000 Euro per serbet e Graçanices. E keta ne tu Lugines, akoma u besojne genjeshtrave dhe kopallave. Jo te hiqet Lapidari, po keta gomaret politikane tu Lugines e meritojne ti thyesh koken per Lapidari baaam, e baaaaaaaaam e baaaaaaaaaam edhe ne shqelma ti nxjerresh ne kufirin e Muçibabes edhe tu thuash ec tani ik, iqe Mamicen tende ne tu Kosove e pertej Kalimashit te Salo Ipadi dhe atje le ta jape nenshtetesine bashke me pashoshen

    Ne aspektin politik, Serbia del fitimtare, sepse e luajti lojen taktikisht te pergaditur mire, ne fillim nuk e beri zhurme kur e vendosen, pastaj e filloj me hudhje nga korneri edhe kercenime, duke e rritur intensitetin e kercenimeve dhe ne fund ç`beri? ju dha ultimatum gjer ne kete date ose do ta largoni ose e heqim ne. Para nderkombetareve do thote qe une ju dhashe mundesine ta diskutojne dhe te bejme zgjidhje per largimin e saj. Nderkohe nga ana tjeter, shqiptaret si "shume te mençur" qe jane ne politikberjen e tyre, ndryshe i tere suksesi i mençurise se tyre nuk ka se si te shihet ndryshe, tregon me se miri pozita e tyre e shtrire ne 4-5 shtete, sepse sikur te mos ishin shqiptaret aty nuk do te ekzistonin as ato shtete !!!

    Dhe, nese do donin ta mbanin e mos ti rrenojne lapidarin, mire eshte ti propozojne Salos, ta sjelle ate Lapidarin e Zogut e ti shkembejne me kete te Lugines edhe tu thone ketyre hey, mos gaboni ta largoni, sepse Zogu ka qene your best friends ever edhe forever i juaji i tu Serbise edhe ja kompromisi; Mbreti i Shqiptareve Xogu the best friends from Serbia edhe mund ta kthesh ne çdo prizem dhe dyja palet te perfshira aty.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  8. #188
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030

    Talking Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Nuk erdhen akoma te Lapidari, pthuuuuuuuuu nonen e shkijeve, ka dy muaj aty do vijme e do vijme, e tani se te lene me dite te presesh se kur po vijne, nuk merziten nuk eshte mbete as atyre tu besohet me
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    hashim thaqi lut perfaqsuesit e lugines qe te largojn lapidarin per hir te dialogut me daciqit kurse kta te lugines nuk e perfillin deri ne kto momente

  10. #190
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: Kosova Lindore (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë)

    Nuk eshte normal ky thaqi!

Faqja 19 prej 32 FillimFillim ... 9171819202129 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •