Close
Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 170 prej 217
  1. #161
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    Ne ja kemi njeri tjetrit borgj gjithmone shume e shume pershendetje dhe nderime, DASHURIA eshte mbi te gjitha. Une te pershendes shuuuume her dhe nderimet e mia, qofte lavdue Krishti - JETA jonë.
    Pershendetje vella, dashuria dhe respekti duhet te jene me te krishteret kur debatohen disa gjera. Nuk ben te ngutemi pasi disa gjera nuk shkojne me nguti. I dua te gjithe katoliket me dashuri qiellore dhe kurre skam qene anti katolik. Por vertete disa mesime qe i mban feja katolike nuk kane baze ne Bibel dhe sado e lendueshme te jete duhet te thuhen. Ne kete bote kalimtare e te perkohshme shpeshhere bijme ne disa situata jo te mira. T'i lutemi Zotit te na ndihmoje ne sfidat personale e tjerat dhe te na ndricoje rrugen perpara. Do te jete shume veshtire por do te ia vleje.

  2. #162
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin

    Eh mesi, ashtu pra. Te mos pajtohesh me x besimin, nuk dmth te jesh doemos "armik". Toni gabon kur fyen muslimanet shqiptar, pasi ata nuk i besojn katolicizmit.

    Protestant je mesi ? Cfar mendimi ke per Ortodoksët ?

    PS: Interesant ajo cfar tha deshmuesi.

  3. #163
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga deshmuesi Lexo Postimin
    Po ju jap nje shembull konkret: I pate se cfar lufte i shpallen shtetit shqiptar religjionet, te cilat simbas tyre, censusi i ka "tkurur"??
    Kjo eshte legjitime per ta, sepse ne qellim eshte bota dhe jo Krishti, .
    STOP, jam i vendosur se nuk do te nshoj asnje rresht tendin pa e deshmue genjshtren dhe hipokrizine tende.

    Lexo dhe meso, e kursehu se po me dhimesh. U ndala ne kete rresht te budallakut dhe genjeshtres tende dhe sigurisht se do ta vazhdoj edhe ne rreshta tjere, nder kohe.

    Do të lexojmë me kujdes listën e 40 Martirëve qe rane brenda nje periudhe shume te shkurte, dhe kjo e deshmon nëse keta ranë "per boten" qe shpife ti, apo per Krishtin dhe ne Frymen e Tij.

    Pa tjetër se duhet të kujtoj ty heretiku mashtrues, i se këta 40 martirët shqiptarë nuk ishin sektar qe mashtrojnë te mjerët me makarona sic beni ju ne emer te shoqatve, por dëshmojnë se është derdhur gjaku për të qëndruar besnik Ungjillit të Jezus Krishtit.
    40 martirët shqiptar qe po i sjelli si shembull, dëshmojnë se ishte nata e zezë qe solli tragjedi dhe gjakderdhje mbi sherbetorët e Krishtit e jo ajo qe ti dhe tjeret GENJENI DHE SHPIFNI, se keni frike gjyqin e Zotit ju gjykues dhe mashtrues te verbuar dhe te terbuar.

    Lexo, te gjithe keta per Krishtin dhe ne Krishtin:

    Dom Anton Zogaj
    Ai lindi në Kthelle të Mirditës. Mbaroi seminarin Papnuer në Shkodër (1920). U diplomua për filozofi në Trauning (Austri). U shugurua meshtar më 26.4.1932. Për meritat e tij e emëruan Sekretar pranë Ipeshkevisë se Durrësit. Shërbeu me një devocion e besnikëri të veçantë. Në vitin 1945, komunistët e arrestuan dhe e torturuan mizorisht. Dom Anton Zogajn e pushkatuan më 31.12.1946, në Porto Romano.

    Imzot Frano Gjini:
    (Ipeshkëv - Abat i Mirditës, në Orosh)
    Lindi në Shkodër, më 20 Shkurt 1886. Studimet filozofike i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse studimet teologjike në Kongregatën Propaganda Fide (Romë). U shugurua meshtar në Durrës më 28 qershor 1908, ku zhvilloi edhe shërbimin e tij meshtarak. Në vitin 1930 u shugurua Ipeshkëv i Durrësit, seli që e ndryshoi sepse u emërua titullar i Abacisë Nullius të Oroshit. U arrestua më 15 nëntor 1946 me akuzat "spiun i Vatikanit" dhe "bashkëpunëtor i anglezëve e organizator i kryengritjes së Postribës". Pësoi keqtrajtime dhe tortura të ndryshme. Pas shumë vuajtjesh u dënua me pushkatim. Fjalët e tij të fundit qenë: "Rroftë Krishti Mbret! Shqipëria do të jetojë edhe nëse ne vdesim!". U pushkatua më 11 mars 1948.

    Marije Tuci:
    Lindi në Ndërfushaz (Rrëshen-Mirditë), më 12 Mars 1928. Shkollën e mesme e kreu te Motrat Stigmatine në Shkodër. U arrestua në Ndërfushaz më 10 gusht 1949. Kriminelët, hetuesit komunistë për të kënaqur instinktet e veta kafshërore, u munduan me të gjitha mënyrat, por vajza rezistoi heroikisht. Pastaj e përdhunuan në mënyrë barbare, sipas deklaratave të shoqeve të saj të burgosura me të. "Të gjitha torturat e mundura i ushtruan mbi trupin tim", sipas një letre që nuk arritën ta nxirrnin jashtë nga burgu; ndër të tjera e futën në një thes, lakuriq, bashkë me një mace! Vdiq në spitalin e burgut në Shkodër, më 24 shtator 1950.

    Atë Giovanni Fausti S.I.
    Lindi në Broco të Breshës (Itali), më 19 Tetor 1899. Studioi në qytetin e vet, në seminarin ipeshkvnor. U shugurua meshtar në Romë, më 9 korrik 1922. Pas hyrjes në Shoqërinë e Jezusit, e dërguan në Shqipëri. Person me kulturë të gjerë dhe përshpirtëri shumë të madhe. Në Shqipëri kishte detyrën e zëvendësprovincialit. Ndërsa po i shpinin drejt pushkatimit, forconte vetveten dhe të tjerët me fjalët e psalmistit: "Të shkojmë në shtëpinë e Zotit". U arrestua më 31 dhjetor 1945, së bashku me Atë Dajanin, dhe pastaj u pushkatua më 4 mars 1946.

    Dom Gjon Gazulli
    Lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më 26 Mars 1893. Pas shkollësfillore në vendin e tij, filloi studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitin 1912 vazhdoi studimet në Romë, më vonë në Francë, e pastaj edhe në Austri, por jo gjithmonë vetëm për arsye studimi, por edhe për arsye shëndeti. U shugurua meshtar më 4 gusht 1919. Qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog, që diskriminonte zonat e Dukagjinit, të Pukës dhe të Mirditës, zona tërësisht katolike. Insistimi i tij për të dënuar një regjim të tillë pati pasoja: më 26 dhjetor 1926 u arrestua. Mjaft shpejt, saktësisht më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var.

    Imzot Vincenc Prenushi OFM
    Arqipeshkëv i Durrësit. Lindi në Shkodër, më 4 Shtator 1885. Shkollën fillore dhe liceun e kreu në kolegjin e françeskanëve në Troshan, kurse teologjinë në Tirol (Austri). Meshën e Parë e kremtoi më 19 mars 1908. Qe drejtor i shtypshkronjës françeskane, i kolegjit françeskan, Guardian i Kuvendit të Shkodrës. Dy herë qe provincial. Më 19 mars 1936 u shugurua Ipeshkëv i Sapës e pastaj u emërua Arqipeshkëv i Durrësit. Njeri i përvujtë, i zellshëm, i butë, organizues i Ipeshkvnisë, njeri shumë i mençur dhe shkrimtar i mirë. U arrestua më 19 maj 1947 dhe u dënua me 20 vjet burg. Vdiq në burgun e Durrësit, më 19 mars 1949.

    Imzot Jul Bonati:
    Lindi në Shkodër, më 24 Maj 1874. Studioi në Firence. Njihte disa gjuhë të huaja. U shugurua meshtar në Goricia (Itali), më 8 prill 1906. Ka përkthyer në gjuhën italiane librin e famshëm të Atë Gjergj Fishtës: "Lahuta e Malcisë". I ka dhënë një ndihmë të madhe Kishës sonë në Shqipëri: në Durrës dhe në Vlorë. Ishte një meshtar i përvuajtur dhe i mençur, plot me zell e devocion. U arrestua në Durrës më 25 mars 1946 dhe u torturua çnjerëzish. Vdiq më 5 nëntor 1951.

    Dom Alfons Tracki:
    Lindi më 2 Dhjetor 1896 në një familje, që ishte shumë e ndikuar nga një traditë luftarake në Bleischëitz/ Bliszezyce (Ëroclaë) me prejardhje polake. Pasi mbaroi studimet teologjike në Bosnje në vitin 1920, u transferua në Shkodër si misionar. Luftoi me ngulm traditat e këqija siç është prirja për t'u hakmarrë dhe marrja e gjakut. Gjatë Luftës së Dytë Botërore disa herë u bë ndërmjetësues tek oficerët gjermanë për të liruar shumë shqiptarë, ndër të cilët kishte edhe të rinj komunist. Kontribuoi shumë edhe në krijimin e një ekuilibri më të mirë të bashkëjetesës dhe të dashurisë reciproke ndër bashkësitë fetare të pranishme në vend. U pushkatua më 18 korrik 1946.

    Atë Gjon Shllaku:
    Lindi në Shkodër, më 27 Korrik 1907. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu tek françeskanët (Shkodër). Vazhdoi studimet në universitetin e Lovanios në Belgjikë, për shkenca; për filozofi e teologji në Hollandë dhe në Sorbona të Parisit, ku mori doktoratin. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. Kur u kthye në Shqipëri, qe profesor i filozofisë në liceun "Illyricum" të françeskanëve (Shkodër). U arrestua para studentëve të tij gjatë orës së mësimit, në janar të vitit 1945 dhe u pushkatua më 4 mars. Fjalët e tij të fundit, siç del nga aktet, qenë: "Rroftë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë!".

    Atë Karl Serreqi:
    Lindi në Shkodër, më 2 Shkurt 1911. Shkollën e mesme e kreu tek françeskanët, kurse teologjinë në Bresha (Itali). U shugurua meshtar dhe Meshën e Parë e kremtoi më 29 qershor 1936. U arrestua më 9 tetor 1946, sepse organet e sigurimit donin të dinin se çfarë i kishte thënë në rrëfim një person politik. Ai, besnik ndaj fshehtësisë së rrëfimit, nuk tha asgjë gjatë torturave. U dënua me vdekje më 18 janar 1947. Vdiq në burgun e Burrelit më 5 prill 1954. Është martir i fshehtësisë së rrëfimit.

    Atë Mati Prendushi:
    Lindi në Shkodër, më 2 Tetor 1881. Shkollën fillore, të mesme dhe liceun i kreu në shkollën françeskane (Shqipëri). Studimet e filozofisë i kreu në Grac (Austri). U shugurua meshtar më 25.03.1904. Mori pjesë në kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe në Deçiq në vitin 1911. Ishte me Dedë Gjon Lulin dhe të tjerët kur u ngrit flamuri shqiptar. Qe provincial i Françeskanëve në Shqipëri nga viti 1943 deri në vdekje. E dha jetën dhe lirinë e vet në flijim për të mirën e Shqipërisë. Qe dënuar me vdekje nga serbët, por pas një ndërhyrjeje të mbretit Nikolla të Malit të Zi, qe falur. Në 15.11.1946 qe arrestuar me akuzën e rreme se kishte fshehur armë nën altarin e Shën Antonit në kishën françeskane të Shkodrës, dhe për këtë arsye qe pushkatuar nga komunistët. U pushkatua më 11 mars 1948, tek varrezat e Rrmajit.

    Dom Jozef Maksen:
    Lindi në Worringen (Gjermani), më 2 Gusht 1906. Erdhi në Shqipëri si misionar dhe punoi në zonën e vështirë të Kthellës (Mirditë). Dha një kontribut të madh për rritjen e fesë së atij populli, por edhe në fushën e të mësuarit dhe të kulturës. Në periudhën 1938-1943 u angazhua në famullinë e Perlatit (Mirditë). Në vitin 1943 u transferua në Jubë të Durrësit. Në vitin 1946 u arrestua dhe u dënua me dy vjet burg, sepse ishte prift dhe sepse ishte gjerman. U mbyll në burgun e Tiranës dhe nga aty u zhduk. Të dënuarit e tjerë tregojnë se një natë e nxorrën nga burgu dhe pastaj nuk e morën vesh kurrë se ku e kishin dërguar. Thuhet se kanë pushkatuar në një pyll më 17 nëntor 1946, në moshën 40 vjeçare.

    Dom Lazer Shantoja:
    Lindi në Shkodër, më 2 Shtator 1892. Studioi nga fillorja deri në lice në Seminarin Papnor Shqiptar dhe vazhdoi studimet eteologjisë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar më 29 maj 1915. Qe sekretar i Arqipeshkvit Imzot Lazer Mjeda. Qe orator i aftë, shumë i përgatitur në shkencat njerëzore e hyjnore. U arrestua në vitin 1945 në Sheldi. Tmerrësisht dhe barbarisht i torturuar, u pushkatua në Tiranë më 2 shkurt 1946.

    Dom Lekë Sirdani:
    Lindi në Gurës (Milot), më 1 Mars 1891. Studimet e para i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar më 24 prill 1916. Shërbeu në famullitë e maleve të Arqipeshkvnisë së Shkodrës. Ishte shumë i zellshëm dhe i devotshëm. Qe torturuar në mënyrë barbare e të pashpirtshme, krejt çnjerëzore. E bënë të sillej përreth famullisë së tij në zonën e Koplikut, pastaj e futën të gjallë në një pus ujërash të zeza dhe e lanë aty derisa vdiq më 26 dhjetor 1948, i torturuar dhe i mbytur nga policia e Koplikut, në veri të qytetit të Shkodrës.

    Dom Luigj Prendushi:
    Lindi në Shkodër, më 24 Janar 1896. Prej shkollës fillore deri në meshtari studioi në seminare të ndryshme të Piemontes, në kolegjet Skarnafacio dhe Sarvano. U shugurua meshtar më 12 mars 1921. U kthye në Shqipëri dhe filloi të shërbejë në Ipeshkvninë e Sapës. U akuzua se ishte spiun i Vatikanit, u arrestua në Naraç më 8 dhjetor 1946 dhe, për të terrorizuar popullin, u pushkatua në Shelqet në praninë e fshatarëve, më 24 janar 1947.

    Atë Ciprian Nika:
    Lindi në Shkodër, më 19 Korrik 1900. Mbeti jetim kur ishte pesë vjeç. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Shkodër, kurse studimet teologjike në Austri. U shugurua meshtar në Romë më 25.07.1924. Qe provincial i françeskanëve në periudhën 1938- 1941, u bë guardian i kuvendit të Shkodrës nga viti 1944 deri në vdekje. U arrestua me akuzën se kishte marrë pjesë në vendosjen e armëve në altarin e kishës; gënjeshtër e shpikur për të shkatërruar kuvendin. Fjalët e tij të fundit të shkruara në procesverbalin gjyqësor qenë: "Rrotë Krishti Mbret! I falim armiqtë tanë! Shqipëria nuk vdes me ne!". U pushkatua më 11 mars 1948.

    Atë Serafin oda:
    Lindi në Janjevë (Kosovë), më 25 Prill 1893. Meshën e Parë e kremtoi më 30 korrik 1925. Qe famullitar në Lezhë, kur u arrestua dhe u torturua. U arrestua pas një takimi, që bënë françeskanët në Lezhë për arsye ekonomike, të cilit organi i sigurimit donte t'i jepte kuptim politik, sikurse e kishin zakon ata. Kërkonin dëshmi nga Atë Serafini, por ai nuk pranonte t'i akuzonte vëllezërit e vet. Vdiq, në Lezhë, ndër tortura, më 11.05.1947. Ka qenë misionar i zellshëm. Infermierja Marie Ndoja, që e mjekonte në momentet e agonisë, e varrosi fshehtazi nën një ulli të oborrit të kuvendit, e pas dëshmisë së saj, janë gjetur eshtrat e tij më 16 shtator 1994.

    Atë Gasper Suma:
    Lindi në Shkodër, më 23 Mars 1897. Shkollën e mesme e kreu te françeskanët, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar më 31 korrik 1921 dhe shërbyu gjithmonë në zonat më të vështira malore: Theth, Brigje të Hotit dhe Gomsiqe. Pati një shpirt të madh sakrifice. U arrestua dhe vdiq në burgun e Shkodrës më 14 prill 1950. Eshtrat e tij pushojnë në Kishës Françeskane të Shkodrës.

    Dom Anton Muzaj:
    Lindi në Vrnavokolo (Kosovë), më 19 Mars 1921. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor Shqiptar në Shkodër. Në vitin 1938 shkoi në Romë në Kongregatën Propaganda Fide dhe studioi teologji në Universitetin Gregorian. U shugurua meshtar më 19 mars 1944. Në vitin 1946 u kthye në atdhe. Në vitin 1948 u arrestua dhe pas shumë torturave u lirua. Vdiq në arqipeshknvinë e Shkodrës, për shkak të pasojave të torturave, në pranverë të vitit 1948. Pra: vdiq "in odium fidei". Ishte i devotshëm dhe i zellshëm; si karakter gjithmonë i gatshëm dhe shumë i përvuajtur.

    Dom Dede Maçaj:
    Lindi në Mal të Jushit (Shkodër), më 5 Shkurt 1920. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Romë. U shugurua meshtar më 19 mars 1944 dhe u emërua zëvendës famullitar i Shkodrës. U mor në shërbimin ushtarak, pastaj u arrestua si spiun i Vatikanit më 10 mars 1947. Pas torturave të papërshkrueshme u pushkatua më 28 mars 1947, në Përmet. Gjatë shërbimit ushtarak, edhe pse i disiplinuar, për shkak të fesë së tij katolike qe gjithmonë i përçmuar dhe i keqtrajtuar, siç kanë dëshmuar shokët e tij.

    Dom Dede Malaj;
    Lindi në Mali Kolaj (Velipojë), më 16 Nëntor 1917. Pas shkollës fillore dhe të mesme që kreu në Seminarin Papnor Shqiptar vazhdoi studimet në Itali. U shugurua meshtar në Castel Gandolfo (Romë), më 20 dhjetor 1942. U kthye në Shqipëri në Ipeshkvninë e Shkodrës për të shërbyer në zonën e Dajçit të Bregut të Bunës. Pasi dërgoi jashtë shteti listën e meshtarëve të pushkatuar, u arrestua dhe u dënua me vdekje. In odium fidei - Vox Populi. [Prej urrejtjes ndaj fesë - është zëri i popullit]. Përballë gjyqit rinovoi me guxim shpalljen e tij të fesë katolike dhe paditi padrejtësitë e regjimit komunist. U pushkatua më 12 maj 1959, në moshën 42 vjeçare.

    Mark Çuni, seminarist;
    Lindi në Rranxa të Bushatit (Shkodër), më 30 shtator 1919. Pas shkollës fillore, kryer në fshatin e vet, shkollën e mesme e kreu në Shkodër dhe tetëmbëdhjetëvjeçar vazhdoi studimet në Seminarin Papnor në Shkodër. Qe themelues klandestin i organizatës politike "Bashkimi Shqiptar" brenda seminarit. Eprorët e tij nuk e dinin një gjë të tillë. Kur organizata u zbulua nga qeveria, u arrestuan Atë Fausti e Atë Dajani, si eprorë dhe përgjegjës të Seminarit. Pastaj seminaristi u arrestua dhe u dënua me vdekje, bashkë me eprorët e vet. U pushkatua më 4 mars 1946.

    Atë Bernardin Palaj:
    Lindi në Shllak, famulli e Ipeshkvnisë së Shkodrës, më 2 Tetor 1894. Teologjinë e kreu në Insbruk (Austri). Qe një ndër mitologët më të mirë shqiptarë; qe profesor dhe shkrimtar. Pati një kulturë të gjerë letrare dhe muzikore, qe pianist i shquar. Në 1946 u arrestua dhe vdiq ndër tortura, para se të dënohej, më 8 dhjetor 1947 në Shkodër. E lidhën me tela të ndryshkur, dhe kështu vdiq nga tetanozi.

    Atë Daniel Dajani;
    Lindi në Blinisht (Zadrimë), më 2 Dhjetor 1906. Pas shkollës fillore, të cilën e kreu në fshatin e tij, shkoi në Torino ku ndoqi kurset e filozofisë dhe të teologjisë. U shugurua meshtar në Kieri (Itali), më 15 korrik 1938. U rikthye në Shqipëri dhe dha mësimin e latinishtes në Seminar. Meshtar shumë i ndershëm dhe i zellshëm, i kujdesshëm për të mirën e shpirtrave, e mbi të gjitha për formimin e seminaristëve, me të cilët ishte shumë i afërt dhe i gatshëm, ishte si një vëlla; shumë i dashur nga të gjithë. U arrestua bashkë me Atë Faustin, u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 4 mars 1946. U torturua në mënyrë çnjerëzore.

    Gjelosh Lulashi (besimtar):
    Lindi në Shosh (Dukagjin), më 2 Shtator 1925. Qe besimtar i thjeshtë, laik. Qe oficer ushtarak në spitalin e Shkodrës. Qe anëtar i organizatës politike "Bashkimi Shqiptar". U arrestua dhe pushkatua më 4 mars 1946, së bashku me Atë Gjon Shllaku O.F.M., Atë Giovanni Fausti S.I., Atë Daniel Dajanin S.I. I tërhequr dhe i forcuar prej shokëve të tij heroikë, me te cilët vuajti dhe vdiq, tha këto falë të fundit: "I thoni babës të më falë se e kam trazuar. Nanës të fala dhe të m'i puthë vllazenit. Rroftë Krishti Mbret. Rroftë Shqipëria."

    Dom Mikel Beltoja
    Lindi në Beltojë, më 9 Maj 1935. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij dhe disa klasë të shkollës së mesme. U përgatit nga ana filozofike e teologjike privatisht nga Ipeshkvi i Shkodrës, Imzot Ernest Çoba. U shugurua meshtar më 8 dhjetor 1961. Qe shumë i zellshëm në shërbimin e tij meshtarak. Pas mbylljes së kishave në mars 1967, pa marrë parasysh ndalesat e regjimit, shkonte nga njëri fshat në tjetrin dhe në mënyrë të veçantë në male, duke ofruar me guxim shërbimin e tij fetar. U arrestua në Beltojë, më 19 prill 1973. Qe torturuar në mënyrë shtazarake, por rezistoi me vendosmëri dhe heroizëm. Për ta bërë të heshtte në sallën e gjyqit, pasi që e kishin zhveshur, e therën disa herë me zumça. U pushkatua më 10 shkurt 1974.

    Dom Ndre Zadeja:
    Lindi në Shkodër, më 3 Nëntor 1892. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Shkodër më 24 prill 1916. Një ndër Meshët e para të tij e kremtoi në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë (rrëzë kalasë së Shkodrës). Shkroi shumë drama. Qe sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës dhe pastaj famullitar në famulli të ndryshme të Dioqezës. Qe i pari meshtar që u pushkatua në Shkodër nga komunistët, të cilët sapo kishin ardhur në pushtet, më 25 mars 1945.

    Dom Mark Gjani:
    Lindi në Shën Gjergj (Pulaj), më 10korrik 1909. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Bobio (Itali), ku edhe u shugurua meshtar më 21 mars 1942. U arrestua në vitin 1947 në Kalivare, vdiq në Shën Pal të Mirditës, pas torturave çnjerëzore, në vitin 1947. Kur e torturonin, kërkonin prej tij të mallkonte Jezu Krishtin dhe ai përgjigjej duke bërtitur: "Rroftë Jezu Krishti!", e kjo për disa ditë rresht, derisa vdiq ndër këto tortura shtazarake. Këto fjalë të Dom Mark Xhanit janë treguar me lot në sy, nga një person që quhej Nikollë Perndoj nga Kthella e Oroshit, që kishte qenë në të njëjtën qeli me të. Trupi i tij u hodh në një kanal dhe u shqye nga qentë.

    Dom Dede Plani:
    Lindi në Shkodër, më 21 Janar 1891. Shkollën e mesme e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Insbruk (Austri). U shugurua meshtar në Primiz (Austri) më 3 gusht 1919. Pas shugurimit të tij meshtarak u rikthye në atdhe. Ishte i mirë dhe i zellshëm. U arrestua në vitin 1947 në Rrenc (Shkodër). Vdiq ndër tortura para se të gjykohej, më 30 prill 1948.

    Dom Ejell Deda:
    Lindi në Shkodër, më 22 Shkurt 1917. Studimet e para i kreu tek françeskanët, pastaj kaloi në Seminarin Papnor të Shkodrës, ku studioi edhe teologjinë. U shugurua meshtar më 24 shkurt 1943 në kishën e jezuitëve (Shkodër), ku kremtoi edhe Meshën e Parë të nesërmen, më 25 shkurt. Qe famullitar i Bushatit (Shkodër). U arrestua më 12 nëntor 1947. Vdiq në burg, më 12 maj 1948. "In odium fidei". Ishte i përshpirtshëm dhe i zellshëm, një meshtar shembullor.

    Dom Jak Bushati:
    Lindi në Shkodër, më 7 Gusht 1890. Studimet i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, sikurse edhe filozofinë dhe teologjinë. U shugurua meshtar më 29 maj 1915. Shërbeu në zonën e Mirditës për 26 vjet. Qe i respektuar nga të gjithë. Ishte i devotshëm dhe i zellshëm. U arrestua në vitin 1949. Pas shumë torturash vdiq në burg më 12 shtator 1949, para se të gjykohej. Është një martir i vërtetë me një jetë të shenjtë.

    Papa Josif Mihali:
    Lindi në Elbasan, më 23 Shtator 1912. Studimet i kreu në seminarin "Benedikti XI", në Grotaferrata (Itali). Dha një shembull shumë të mirë. Studimet e filozofisë dhe të teologjisë i kreu në seminarin e shën Atanazit (Romë). U shugurua në Romë, më 1 dhjetor 1935. Në Shqipëri erdhi në vitin 1936 dhe u caktua famullitar i kishës së shën Pjetrit në Elbasan. U arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgua me punë të detyruar në Korcë. I rraskapitur nga lodhja, meqë nuk mund të punonte më, e varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit, më 26 tetor 1948.

    Dom Marin Shkurti:
    Lindi në Samrish, më 1 Tetor 1933. Shkollën fillore e kreu në Dajç të Bregut të Bunës, kurse studimet e tjera tek famullitari Pjetër Gruda. U shugurua meshtar në katedralen e Shkodrës, nga Imzot Çoba, më 8 dhjetor 1961. Pas mbylljes së kishave ka zhvilluar fshehtazi shërbesën e tij në fshatra e qytete. Kërkoi strehim në Jugosllavi, por u tradhtua dhe iu dorëzua komunistëve shqiptarë, të cilët e pushkatuan në vitin 1969.

    Dom Ndoc Suma:
    Lindi në Nënshat, më 31 korrik 1887. Studimet filozofike dhe teologjike i kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në Insbruck (Austri) bëri edhe dy vite të tjera studim. U shugurua meshtar më 21 shtator 1911 në Kapelën e Kolegjit Saverian. Meshën e Parë e kremtoi në Nënshat, më 24 shtator 1911. Shërbeu si famullitar në Kçirë, Koman, Naraç, Laç të Vaut të Dejës dhe në Pistull. Më 8 dhjetor 1946 u arrestua, ndërsa kremtonte Meshën e shenjtë. U akuzua rrejshëm, e pastaj u dënua me 30 vjet burg. Pas një paralize në vitin 1953 dhe pasi bëri tetë vite burg, u lirua më 27 nëntor 1954. Njihej si një etnograf i madh. Kishte mbledhur shumë tregime mitologjike e tradita të vjetra shqiptare. Vdiq më 22 prill 1958.

    Dom Pjeter Cuni:
    Lindi në Shkodër, më 9 Korrik 1914. Shkollën fillore dhe liceun e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Kongregatën Propaganda Fide (Romë). U shugurua meshtar më 23 mars 1940. Shërbeu në famullitë e maleve përreth Shkodrës: Reç e Lohe (Shkrel). U arrestua pa motive në Rrjoll më 27 korrik 1948. Egërsisht i torturuar, qe futur për së gjalli në një pus ujërash të zeza, ku vdiq më 26 dhjetor 1948.Qe një meshtar shembullor, i zellshëm dhe bari i mirë për grigjën e vet. Qe i paluhatshëm kundër diktaturës. Është një martir i vërtetë, bashkë me Dom Aleksandër Sirdanin.

    Dom Shtjefen Kurti:
    Lindi në Ferizaj (Kosovë), më 25 Dhjetor 1898. U shugurua meshtar në Romë më 13 maj 1921. Erdhi në Shqipëri më 6 janar 1930, bashkë me Dom Luigj Gashin e Dom Gjon Bisakun. U arrestua në Tiranë më 28 tetor 1946, dhe u dënua me njëzet vjet burg. Pas mbylljes së kishave u dërgua në Gurëz (Milot). U arrestua përsëri më 11 qershor 1970 dhe u dënua me vdekje "in odium fidei". U pushkatua më 20 tetor 1971.

    Fran Mirakaj (besimtar)
    Lindi në Iballë (Pukë), më 13 Gusht 1916. Qe blegtor dhe shitës. Kishte të afërm e kushërinj jashtë shteti, për këtë arsye u fut në lojën e Sigurimit. Gjykata e Tiranës, e kryesuar nga gjykatësi Frederik Nosi me Prokurator Nezat Haznedarin, aprovoi dënimin e shpallur në Shkodër më 22 shkurt 1946. U pushkatua në moshën 29 vjeçare, në shtator të vitit 1946.

    Vëlla Gjon Pantalia:
    Lindi në Prizren (Kosovë), i afërm me Nënë Terezën, më 2 Qershor 1887. Erdhi në Shqipëri në vitin 1906 në shkollën e jezuitëve, si vëlla në shoqërinë e Jezusit. Ka studiuar edhe në Soresina (Itali). Të gjithë ata që e kanë njohur flasin me respekt të madh për të.Ai ka pasur një rol të madh në jetën e kolegjit. Ishte një njeri i mençur dhe i zellshëm. Pas arrestimit të Etërve Fausti dhe Dajani, qe udhëheqësi shpirtëror i Kongregatës. U arrestua në vitin 1946 në Kuvendin e Fretërve (Gjuhadol) dhe pësoi tortura të tmerrshme. Vdiq ndër tortura, më 31 tetor 1947.

    Qerim Sadiku (besimtar):
    Lindi në Vuthaj (Shkodër), më 12 Shkurt 1919. Qe anëtar i organizatës politike "Bashkimi Shqiptar" dhe ishte ndërlidhës mes malit e qytetit. U arrestua më 3 dhjetor 1945 dhe i duroi torturat me një guxim të madh. U dënua me vdekje dhe u pushkatua, në grup, bashkë me Atë Gjon Skllaku, Atë Giovanni Fausti dhe Atë Daniel Dajani, më 4 mars 1946. Fjalët e tij të fundit qenë: "I fali ata që kanë mundur të më bëjnë keq. I fali ata që më kanë dënuar me vdekje, e ata që do të më pushkatojnë".

    Atë Luigj Paliq.
    Lindi në Janjevë, në Arqipeshkvninë Shkup- Prizren, më 21 Shkurt 1879. Pas shkollë fillore në vendin e lindjes, u transferua në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Vazhdoi studimet filozofike në Itali gjatë viteve 1896- 1901. U shugurua meshtar më 21.09.1901. Pas shugurimit shërbeu në Kosovë, në famullinë e Pejës dhe të Gllogjanit, si edhe në shenjtëroren e Shën Antonit në Gjakovë. Pas shugurimit u ndal në Romë edhe për dy vite të tjera për studimi pas-universitare. Gjatë viteve 1905-1907 qe famullitar në Arqipeshkvninë e Shkodrës. Gjatë viteve 1907-1912 u emërua rektor i shenjtërores së shën Antonit të Gjakovës (Kosovë). U martirizua në Janosh afër Gjakovës më 7 mars 1913.

    Kjo ishte vetem brenda nje periudhe te shkurte dhe jo shumë kohe me pare, dhe vetem ne nje popull, por merre me mend cka ndodhi 500 vite, apo sa marrtiri dhe gjaku u derdh ne 2000 vite....!! Rri urt se keta fryme në l'tarin e shenjt - martir te Krishtut - ankohen...
    Kur ti fynë dhe shpifë Kishen e Krishtit, je duke fye gjakun e shumë martirve te Krishtit, mos harro se Zotit kjo nuk i pelqen pavarsisht se ty ta ka mbushur mendjen djalli ne urrejtje ndaj Tij dhe sherbetorve te tij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 08-01-2013 më 20:08
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga toni77_toni Lexo Postimin
    STOP, jam i vendosur se nuk do te nshoj asnje rresht tendin pa e deshmue genjshtren dhe hipokrizine tende.

    Lexo dhe meso, e kursehu se po me dhimesh. U ndala ne kete rresht te budallakut dhe genjeshtres tende dhe sigurisht se do ta vazhdoj edhe ne rreshta tjere, nder kohe.

    Do të lexojmë me kujdes listën e 40 Martirëve qe rane brenda nje periudhe shume te shkurte, dhe kjo e deshmon nëse keta ranë "per boten" qe shpife ti, apo per Krishtin dhe Frmen e Tij.

    Jam duke folur per EGJERIN( religjionin si isntitut fetar) dhe jo per GRURIN, per deshmoret e Krishtit. Miresia e Krishtit mbi ta. Vazhdo me gozhdet dhe mberthei "heretiket"...te lumte..

  5. #165
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    zoti ja u shtofte miresine

  6. #166
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,194
    Postimet në Bllog
    22

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Sipas jush, deri ne lindjen e Jezusit, njerzimi paska jetuar kot, duke adhuruar Zotin dhe profetet e tjere paskan predikuarkot, thjesht humbje kohe ! Po tregona o besimtar, pse nuk erdhi Zoti ne formen e vet qysh ne fillim te njerzimit por priti vitin ~0 ?
    Ardhja e Jisuit ishte kulmimi dhe manifestimi i plote i Perendise per njerezimin. Jisui ishte shpetimtari i shumepritur i popullit te Izraelit per te cilin flasin gjithe profecite e Dhiates se Vjeter shkruajtur nga profetet e popullit te Izraelit. Lindja e Krishtit ishte hyrja e Zotit ne historine e njerezimit. Biri i Vetemlindur i Atit, mori mish nga virgjeresha Mari e cila mbeti shtatzene ne menyre te mistershme nga Shpirti i Shenjte dhe u be njeri. Krishti eshte Perendi-Njeri. Edhe Perendi si Biri i Atit ne Qiell, edhe Njeri si biri i Virgjereshes Mari. Perendia na u shfaq, eci mes nesh, predikoi mes nesh, beri mrekullira mes nesh, ngjalli te vdekurit nga varri, dhe i beri te gjitha keto qe ne te kuptonim se Krishti eshte Zot, Krishti eshte Biri i Vetemlindur i Atit ne qiell, Fjala e Perendise me te cilin u krijua gjithcka. U kryqezua dhe vdiq ne kryq ashtu sic vdesin te gjithe njerezit, per te permbushur deri ne fund misionin e tij dhe per te respektuar natyren e tij njerezore. Ne ato 3 ditet qe Krishti ishte ne varr, ai shkaterroi perandorine e qoftelargut qe mbante te syrgjynosur shpirtrat e gjithe te drejteve qe kishin vdekur para Krishtit. Krishti e shkeli me kembe vdekjen dhe syrgjynosi qoftelargun i cili nuk ka me pushtet me shpirtrat e atyre qe zgjedhin te besojne ne Krisht.

    Krishti eshte alfa dhe omega, fillimi dhe fundi. Nuk ka Zot tjeter te gjalle e te vertete pervec Krishtit. Syte tane nuk mund te shohin as Atin e as Shpirtin e Shenjte, por do te shohin Krishtin fale natyres se tij njerezore qe Ai zgjodhi ta veshi me Vullnetin e Tij per hirin e shpetimit tone. Dhe keto gjera nuk t'i them per tu "mburrur", por ti them pasi kjo eshte ajo qe une besoj si i krishtere orthodhoks. Kjo eshte ajo qe Kisha Orthodhokse u ka deshmuar, deshmon e do t'iu deshmoje gjithe brezave te njerezimit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 09-01-2013 më 02:51

  7. #167
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ardhja e Jisuit ishte kulmimi dhe manifestimi i plote i Perendise per njerezimin. Jisui ishte shpetimtari i shumepritur i popullit te Izraelit per te cilin flasin gjithe profecite e Dhiates se Vjeter shkruajtur nga profetet e popullit te Izraelit.
    Nën 1 : Ti vet thua, ate qe e themi edhe en ; Jezusi erdhi per popullin e Izraelit, dhe jo per boten mbar. Izraelitet e prisnin, e jo populli i Maja's. Nese e merr per baz dhiaten e vjeter, ateher i qendro besnik ketij libri dhe mos devijo.

    Lindja e Krishtit ishte hyrja e Zotit ne historine e njerezimit. Biri i Vetemlindur i Atit, mori mish nga virgjeresha Mari e cila mbeti shtatzene ne menyre te mistershme nga Shpirti i Shenjte dhe u be njeri. Krishti eshte Perendi-Njeri. Edhe Perendi si Biri i Atit ne Qiell, edhe Njeri si biri i Virgjereshes Mari. Perendia na u shfaq, eci mes nesh, predikoi mes nesh, beri mrekullira mes nesh, ngjalli te vdekurit nga varri, dhe i beri te gjitha keto qe ne te kuptonim se Krishti eshte Zot, Krishti eshte Biri i Vetemlindur i Atit ne qiell, Fjala e Perendise me te cilin u krijua gjithcka.
    Kjo pjes e mitologjis nuk ka kurr far baze historike. Thjesht çeshtje besimi, por nese i thua te gjitha keto, atehere i bie qe çifutet vepruan me te drejt kur denuan Jezusin me vdekje, pasi dhjata e vjeter thot shume kjart qe cili do "profet" qe vie dhe thot se jam "Zot", ate VRISNE ! Sikur krishterizmi te mos ishte ber fe-e perandoris romake, ajo kurr nuk do t'kishte marr permasa kaq te mdhaja, sepse eshte besim irracional, dhe s'ke si mund te biesh dakord me te.

    Po, Jezusi profet i Zotit, por jo "Perendi", "Evlad", apo ku e di cfar i Zotit !
    Pas lindjes se Jezusit, thuhet se Maria te ket lindur edhe tjer femi, pra Jezusi kishte edhe vllezer te gjakut, e kjo si i bie sipas "logjikes" biblike ? 1/4 zot ? vllazen te zotit ? motra e zotit ? Apo gjys-vellau, pasi besoni se eshte "familje e kombinuar" ?

    Kodi PHP:
    U kryqezua dhe vdiq ne kryq ashtu sic vdesin te gjithe njerezitper te permbushur deri ne fund misionin e tij dhe per te respektuar natyren e tij njerezoreNe ato 3 ditet qe Krishti ishte ne varrai shkaterroi perandorine e qoftelargut qe mbante te syrgjynosur shpirtrat e gjithe te drejteve qe kishin vdekur para KrishtitKrishti e shkeli me kembe vdekjen dhe syrgjynosi qoftelargun i cili nuk ka me pushtet me shpirtrat e atyre qe zgjedhin te besojne ne Krisht
    Po, po, po,.. e dim. Edhe ketu ka plot dilema, dhe kjo nuk shpjegohet me 2 rreshta. Naten e kershendellave ishte nje dokumentar mbi Jezusin, por sikur t'isha i krishter nuk do kisha dashur qe ta shifja sepse thjesht, te largonte nga feja me gjithe ato fakte qe i prezantonin kunder bibles dhe ngjalljes se Krishtit.
    Kodi PHP:
    Krishti eshte alfa dhe omegafillimi dhe fundiNuk ka Zot tjeter te gjalle e te vertete pervec KrishtitSyte tane nuk mund te shohin as Atin e as Shpirtin e Shenjtepor do te shohin Krishtin fale natyres se tij njerezore qe Ai zgjodhi ta veshi me Vullnetin e Tij per hirin e shpetimit toneDhe keto gjera nuk t'i them per tu "mburrur", por ti them pasi kjo eshte ajo qe une besoj si i krishtere orthodhoks. Kjo eshte ajo qe Kisha Orthodhokse u ka deshmuar, deshmon e do t'iu deshmoje gjithe brezave te njerezimit.

    Albo 
    ... no comment !

  8. #168

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    A beson ti ne Zot? Ku banon Allahu sipas teje dhe diturise tende, ne Meke apo ne qiell, nese ne qiell pse kthehesh kah Meka. Kush meriton adhurim Zoti apo Meka, (guri i zi)
    Zoti na urdheron qe te kthehemi nga Meka per lutje , ne kete rast nuk adhurojme Meken , por "dhenesin" e urdhrit , Zotin
    Zoti urdheroi engjejt qe t'i bien ne perulje(sexhde arabisht) Adamit, ne kete rast engjejt nuk adhuruan Adamin , por "dhenesin" e urdherit , Zotin,

    te githe fete jane nje fe , ..shiko ritet fetare dhe dy shembujt ne fund te kesaj videoje,
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  9. #169

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Krishtërimi dhe Jezusi

    Jezusi i Biblës
    Kurani, na informon që Jezusi ishte lajmëtar njerëzor i Perëndisë misioni i vetëm i të cilit ishte të
    dorëzojë lajmin e Perëndisë; ai nuk posedoi asnjë fuqi, dhe tash ka vdekur (4:171, 5:75, 117). Ata
    që e konsiderojnë Jezusin të jetë Perëndi, ose të Birin e Perëndisë, ose pjesë të trinisë janë “pagan”
    (5:17, 72, 73). Studiues të Shquar të Krishterë kanë arritur në këto konkluzione të ngjashme (MITI
    I Perëndisë SË MISHËRUAR, John Hick, ed., The Westminster Press, Philadelphia, 1977 & MIT
    BËRËSI, Hyam Maccoby, Harper & Row 1986). Krishterimi është prodhim i Nicës (Konferencës
    në vitin 325 Pas Krishtit).
    Jezusi i Biblës
    Jezusi thirri dhe tha: “Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka
    dërguar;…Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati që më ka dërguar më ka urdhëruar çka
    duhet të them e të shpall. Pasi që unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme, gjërat, pra, që
    them unë, i them ashtu siç m‟i ka thënë Ai.” [Gjoni 12:44-50]
    “Unë s‟mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjykimi im është i drejtë,
    sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.”[Gjoni 5:30]
    Jezusi tha: “Doktrina ime nuk është imja, por e atij që më ka dërguar.” [Gjoni 7:16 ]
    “Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë! Jezusi Nazareas ishte njeri i dërguar nga Perëndia ndër ju
    me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja si kredenciale të tij. Këto Perëndia i bëri me anë të
    tij në mesin tuaj, siç edhe vet e dini.” [Veprat e Apostujve 2:22 ]
    “...Njeriu që dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar ka jetë të përjetshme.” [Gjoni
    5:24 ]
    “Kushdo që më mirëpret nuk më mirëpret mua por atë që më dërgoi mua.” [Mateu 10:40, Marku
    9:37, Luka 9:48, & Gjoni 13:20]
    “...Unë s‟kam ardhur nga vetja. U dërgova nga Ai që ka të drejtë të dërgojë, dhe ju nuk e njihni
    atë. Unë e njoh atë sepse është prej tij që unë vij; ai më dërgoi mua.” [Gjoni 7:28-29]
    Jezusi i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha, “...Jeta e përjetshme është kjo: të të njoh ty, të vetmin
    Perëndi të vërtetë, dhe atë që ti ke dërguar, Jezu Krishtin.” [Gjoni 17:1-3]
    Të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë. [Romakëve 8:14]
    Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha, “Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar. Unë e di mirë se ti gjithnjë
    më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar”.
    [Gjoni 11:41-42]
    Kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti;
    “Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?”. Jezusi iu përgjigj, “Përse
    më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç të vetmit Perëndi.” [Marku 10:17-18]
    “Askush prej tyre që më quajnë „Zot‟ nuk do të hyjë në mbretërinë e Perëndisë, por vetëm ai që
    bën vullnetin e Atit tim në qiell.” [Mateu 7:21]
    “...Shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre, `unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im
    dhe Perëndia juaj.‟ ” [Gjoni 20:17]
    “Perëndia është Zoti im dhe Zoti juaj; ta adhuroni vetëm Atë. Kjo është rruga e drejtë.” [Kuran
    3:51, 19:36, & 43:64]

    Trinia, doktrina për Perëndinë që mësojnë të Krishterët që shpall që Perëndia është në thelb një
    por tre në “vetë,” Ati, Biri, dhe Shpirti i Shenjtë - as fjala Trini, as doktrina e qartë si e tillë, nuk
    gjenden në Besëlidhjen e Re, e as Jezusi dhe ndjekësit e tij nuk kishin për qëllim të kundërshtojnë
    Shema-në në Besëlidhjen e Vjetër: “Dëgjo O Izrael: Zoti Perëndia ynë është një” (Ligji i Përtërirë
    6:4). [Enciklopedia Britanika, 1975]

    Nga vetë përdorimet e fjalëve At dhe Bir në Ungjinj , kuptojmë se në çformë dhe qëllim janë përdorur këto fjalë
    Bir
    Romakeve
    8:14 Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë.

    ose At
    Gjoni
    20:17 Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''.

    Mund të mendohet nga disa që Jezusi nuk ishte njeri dhe menjeherë na vijnë në mend fragmentet nga Bibla kur ai u lind nga nje nënë,që ecte mbi gomar, ose edhe ky varg psh:
    BIBËL: Marku 11: 11-Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; dhe, mbasi shikoi mirë çdo gjë, duke qenë se ishte vonë, doli bashkë me të dymbëdhjetët në drejtim të Betanias.
    12 Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri.
    13 Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s’gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve.

    Vetëm Një Perëndi , dëshmohet edhe ne Bibël
    Nga Dhiata e Vjetër:

    "Mëso, pra, sonte dhe mbaje në zemrën tënde që Zoti është Perëndi atje lart në qiejt dhe këtu poshtë në tokë, dhe nuk ka asnjë tjetër." (Ligji i Përtërirë 4:39)
    "Unë jam ZOTI dhe nuk ka asnjë tjetër; jashtë meje nuk ka Perëndi." (Isaia 45:5)
    "A nuk kemi të gjithë të njëjtin Atë? A nuk na ka krijuar i njëjti Perëndi?" (Malakia 2:10)
    "Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm. Ti do ta duash, pra, Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër, me gjithë shpirt dhe me tërë forcën tënde." (Ligji i Përtërirë 6:4,5)

    Nga Dhiata e Re:

    "Sepse është shkruar: Adhuro Zotin, Perëndinë tende, dhe shërbeji vetëm atij.’" (Mateu 4:10)
    "Ka vetëm një Perëndi dhe s’ka asnjë tjetër përveç Tij." (Marku 12:32)
    "Ti beson se ka vetëm një Perëndi; mirë bën." (Jakobi 2:19)
    Ndryshuar për herë të fundit nga bani : 09-01-2013 më 03:53
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  10. #170
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    A beson ti ne Zot? Ku banon Allahu sipas teje dhe diturise tende, ne Meke apo ne qiell, nese ne qiell pse kthehesh kah Meka. Kush meriton adhurim Zoti apo Meka, (guri i zi)
    Islami eshte shume i qarte dhe i thjeshte !!!

    Kur muslimani e ADHURON Allahun, atehere ai perulet para Atij, dhe e prek token me ballin e tije. Kur i LUTET Atije, poashtu mer nje pozite nenshtruese, i ngren duart, dhe e simbolizon me kete nevojtarin qe ka nevoje per ndihme. Islam, do te thote ne kuptimin sensual NENSHTRIM para fuqise supreme te Allahut, te cilin e pranon si FURNIZUES, MBROJTES dhe GJYKUES ABSOLUT TE DREJTE, por mbi te gjitha, DHURUES te SHPIRTIT qe e posedon, dhe per kete, nuk i vjen rrende, ta falemnderoje dhe ta lavderoje Ate.

    Eshte pakez cudi per nje djal kosovare i lindur musliman dhe i rritur nder musliman, te mos i njoh ceshtjet elementare te fese se babes dhe nenes !

    Kurse "teorite" me qaben, me vendbanimin e zotit, apo me adhurimin e gurrit, ato jane pjelle drejtperdrejt e propagandes antiislame te kishes. Nuk je i pari e as i fundit, edhe maloket ne vendet me te largeta te bjeshkeve te andeve ne Peru e dijne se muslimanet i luten gurrit, kurse ja u nxjer nje shishe coca cola perpara, nuk e dijne se cka eshte......

    Shoki jem, shfrytezoje TRURIN !

    tungi
    albanish by nature

Faqja 17 prej 22 FillimFillim ... 71516171819 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ikonat ne fene Orthodhokse
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 20-02-2015, 18:30
  2. Ikonat dhe Objektet Kishtare
    Nga dodoni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:39
  3. Ikonat ç'jane dhe ç'perfaqesojne?
    Nga northernbard në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-07-2002, 11:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •