Mbi 800 ikona dhe objekte kishtare kanė kaluar nė pronėsi tė Muzeut Historik Kombėtar, pėr tu ekspozuar javės qė vjen nė kėto ambiente
Muzeu, 4 shekuj pasuri kishtare
Alma Mile
Ikona shenjtorėsh me fytyra tė zbehta, kodikė tė artė, kryqe e arkėza me eshtra shenjtorėsh. Tė gjitha nė arkivin e ri, tė Muzeut Historik Kombėtar. Janė mbi 800 ikona e objekte kishtare tė shek.XVI-XIX, tė cilat me njė vendim tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, kanė kaluar nė varėsi tė Muzeut Historik Kombėtar. Mė parė kėto kanė qenė nė pronėsi tė Institutit tė Monumenteve tė Kulturės, por duke qenė se tė drejtėn e ekspozimit e ka Muzeu Historik, bėmė njė kėrkesė, e cila u miratua nga ministria, - thotė Moikom Zeqo, drejtor i MHK-sė, duke theksuar faktin qė tanimė kėto vlera, nuk do tė rrinė mė tė mbyllura brenda dhomave tė errėta, por do tė mund tė ekspozohen dhe tė bėhen tė vizitueshme pėr publikun. Eshtė njė pasuri e jashtėzakonshme, e cila kėrkon edhe kushte mjaft tė mira ruajtjeje. Nė kėto rrethana, ėshtė e domosdoshme qė tė ndėrtojmė njė arkiv, pėr ruajtjen e tyre. Pėr kėtė qėllim, kėto ditė ne kemi shkuar nė Muzeun Mesjetar tė Korēės, pėr tė parė mėnyrėn e mbajtjes, pasi pėr shkak tė numrit tė madh tė objekteve, kėrkohet njė hapėsirė shumė e madhe, - sqaron Zeqo, duke shtuar qė ikonat do tė vendosen nėpėr panele lėvizėse vertikale. Ndėrkohė qė ekziston edhe problemi i klimatizimit tė ambjentit ku do tė ruhen kėto objekte dhe sipas Zeqos, ėshtė planifikuar qė ato tė vendosen nė njė hapėsirė ku mungon lagėshtira dhe kushtet klimatike janė mė tė mira dhe nuk shkaktojnė dėmtimin e ikonave. Por pėrveē ikonave, nė kėtė koleksion ekzistojnė edhe shumė objekte tė tjera, qė sipas drejtorit tė MHK-sė, janė perla tė artizanatit, si kapakė tė artė kodikėsh, kryqe, dy arkėza me eshtra shenjtorėsh, gota dhe enė tė tjera me relieve dhe mbishkrime, etj. Pėr tė shpalosur kėto vlera qė ruhen nė kėtė arkiv, Muzeu Kombėtar, duke nisur qė nga java qė vjen, ka menduar tė hapė disa ekspozita ikonash. Kėshtu e para qė do tė ngrejė siparin ėshtė njė ekspozitė me ikona kushtuar Shėn Gjergjit, shenjtorit kalorės, tepėr tė preferuar pėr shqiptarėt, ndėr gjithė figurat e tjera tė ikonografike. Mė pas do tė hapet njė tjetėr ekspozitė, por kėtė herė kushtuar Shėn Gjergjit tė Janinės. Bėhet fjalė pėr njė shenjtor tė ri, pėr njė njeri konkret, qė ka jetuar nė shek.XIX. Interesant ėshtė fakti qė ne disponojmė disa ikona, ku Shėn Gjergji i Janinės, ėshtė i veshur me rroba popullore shqiptare, - thotė Moikom Zeqo.
Afreskėt e Puzanovės
Krahas marrjes sė eksperiencės, arsyeja e vizitės sė stafit tė Muzeut Kombėtar, nė Muzeun Mesjetar tė Korēės, ka qenė edhe organizimi i veprimtarive tė pėrbashkėta. Kėshtu nė kėtė kuadėr, u ra dakord, qė nė ambientet e MHK-sė, sė shpejti tė hapet njė ekspozitė me riprodhime afreskesh tė kishave tė ndryshme shqiptare, tė cilat nuk ekzistojnė mė. Sipas drejtorit tė MHK-sė, Moikom Zeqo, bėhet fjalė pėr kopje tė bėra nga Viktori Puzanova, specialistja ruse nė fushėn e ikonografisė dhe njohėse e mirė e kulturės bizantine, e cila ka zbuluar ikonat e Onufrit dhe tė piktorėve tė tjerė mesjetarė. Sipas Zeqos, Puzanova, ėshtė e para qė ka shkruar disa studime mbi ikonat shqiptare. Kopjet e afreskeve janė kopjuar prej saj, nė pėrmasat reale, nė vitet50, gjatė kohės, kur ajo studionte kishat shqiptare. Sipas tij, mes afreskeve tė kopjuara ndodhet njė portret i shek.XIII, i perandorit Androniku i II, i cili dikur ndodhej nė kishėn e Shėn Mėrisė nė Apoloni, por qė tashmė nuk ekziston mė. Njė tjetėr afresk ėshtė Profeti i panjohur i Onufrit, i ndodhur nė kishėn e Vlashit, njė afresk i Shėnapremtes, nė njė kishė tė Voskopojės, etj. Gjthashtu ndėr punėt e Puzanovės, ndodhet dhe Arėmbjellėsi i Selenicasit, nė kishėn e Shėn Kollit. Sipas Zeqos, me rastin e hapjes sė kėsaj ekspozite, do tė zhvillohet edhe njė sesion shkencor, pėr nder tė Vitori Puzanovės, kjo ruse qė e lidhi jetėn me Shqipėrinė dhe eshtrat e saj e tė bashkėshortit tė saj prehen nė Tiranė.
Njė ekspozitė kushtuar Shėn Gjergjit tė Janinės. Bėhet fjalė pėr njė shenjtor tė ri, pėr njė njeri konkret, qė ka jetuar nė shek.XIX. Interesant ėshtė fakti qė ne disponojmė disa ikona, ku Shėn Gjergji i Janinės, ėshtė i veshur me rroba popullore shqiptare, - thotė Moikom Zeqo
Ikona tė shek. XVI-XIX,
kapakė tė artė kodikėsh
kryqe
dy arkėza me eshtra shenjtorėsh
gota dhe enė tė tjera me relieve dhe mbishkrime
12/05/2004
KATEGORIA: Kulturė
Krijoni Kontakt