Close
Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 217
  1. #171
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Po edhe katoliket dhe ortodokset thone se ne fakt spo i falen ikonave por shenjterve qe ato prezantojne. Edhe ju kur shkoni ne haxh e puthni nje guri atje. E si per ortodokset e katoliket qenka paganizem e per ju nuk qenka. Pranoni vella realitetin, ka influence pagane. Keto rituale jane influence pagane.

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542

    Për: A eshte Paganizem, lutja te ikonat???

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    perSHENDETje
    Ne fene katolike dhe ortodokse, besimtaret i luten shume here disa portreteve, ne te cilat ndodhet fytyra e nje "shenjetori", fytra e Jazusit ose e te emes se tij Marias. Keto portrete jane te njohura me emrin ikona. A besoni se lutja ne ikonat eshte e njejte me lutjen ne idhujt (qe benin Greket, Romaket dhe shume popuj te lashte)?? A besoni se lutja ne nje njeri ("shenjetor") eshte ofendim ndaj Zotit?

    Pres pergjigjet tuaja!
    falemiNDERit

    O TUNXH te gjitha fete rrenjet te paganizmi i kane..

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Problemi juaj nuk jane ikonat, problemi juaj eshte se keni nje theologji fetare shume te varfer ne fene tuaj dhe kjo ju shtyn qe te mos kuptoni theologjine e krishtere orthodhokse e ta paragjykoni ate.

    Po pate qejf i ballafaqojme se kush eshte i varfer krishterimi apo Islami.Po ti se kupton kurre Zotin perderisa do kesh mentalitet greku, sepse asnjehere grekerit e lashte dhe keto te sotmit se kane njohur kurre monoteizmin, gjithmone kane qene idhujtare dhe vazhdojne te jene, dje i luteshin zotave mitologjike, zeusit, athines, sot i luten Jezusit, Marise.dje benin statuja zotrash sot bejne ikona zotrash.

    Nese kundershtoni biblen mua sme intereson fare se cthote teologjia juaj le te mblidhen prifterinjte e vatikanit dhe ortodoksise ne nje mbledhje si ajo e Nikeas dhe te mendojne per kundershtimet qe i bejne bibles dhe ligjeve te saj.Jezusi tha .Kjo turme qe nuk e njeh ligjin eshte e mallkuar , Ne ligjin e Moisiut ka qene e ndaluar skulpturat dhe figurat ne tempuj .atehere lind pyetja pse krishteret nuk e zbatojne ligjin biblik?Pergjigja eshte e thjeshte, Sepse kane qejf tu perngjjne hebrejve sepse hebrejte nuk e zbatonin ligjin biblik te Moisiut dhe per kete Jezusi, Gjon Pagezori i terhiqnin verejtjen si popull, mirepo sot nuk ka kush tia terheki verejtjen krishtereve vetem se muslimanet monoteiste.

    Eshte e pafalshme te deklarosh se ikonat perfaqesojne vete Zotin meqe njeriu eshte shembelltyre e Zotit e keto kunderargumentohen me gurin e Zi ne Meke, po nuk e degjoni Albon si thote se per te ikonat jane figura te Zotit prandaj dhe ortodokset i mbaken.E kupto i humbje tuaj qe keni devijuar besimin, keni humbur Zotin dhe keni gjetur ikonat, keni humbur Jezusin dhe keni gjetur prifterinjte, keni humbur monoteizmin dhe keni gjetur trinitetin, keni humbur biblen dhe keni gjetur keshillin e Nikeas.Zot udhezoji ne rrugen e drejte se keto nuk dine se cfare kerkojne dhe bejne sepse zemrat u jane verbuar nga paganizmi dhe politeizmi.O Zot udhezoji dhe beji muslimane monoteiste, qe ta njohin Njeshmerine dhe Madherine tende, ti njohin profetet dhe misionet e tyre, jepu o Zot drite dhe mos i ler ne erresiren e politezmit pagan.Thuani: Amin
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga Albo
    Se cfare ka apo nuk ka Zoti, kjo nuk te takon ty apo mua qe ta vleresojme. Ne e njohim Zotin aq sa Zoti ka zgjedhur per te na zbuloje nga Vetja e Tij dhe aq sa na lejon natyra jone njerezore e cila nuk mund t'i afrohet e jo me te kuptoje natyren hyjnore te Perendise. Ne kete pike, dallimi i madh meje si i krishtere orthodhoks dhe teje si musliman eshtes e une refej deshmine e Krishtit Emanuel (Perendia me ne), kurse ti flet per nje Perendi te larget e te panjohur per te cilin meson nga goja e nje profeti ne Kuran. Ne te krishteret Krishti na mesoi qe ti drejtohemi Perendise si At, kurse ju jeni muslimane "rob Zoti", ku raporti besimtar-Zot eshte raporti i skllavit dhe pronarin e tij.

    Albo
    .Ne e Lusim drejteperdrejte Zotin prandaj lidhja jone eshte e pakeputur dhe me e mira, kurse ju mire qe nuk luteni drejteperdrejte por i luteni atyre qe sjane Zot.Ai Perendia qe thua ti, nga goja e nje profeti ne Kuran, e permend Jezusi.Kurse ky triniteti yt ska asnje origjine fetare thjesht eshte demagogji pagane.Merre e shikoje se natyrisht nuk mund ta kuptosh nese e degjon greqisht duhet patjeter ta degjosh hebraisht.

    Ndryshuar për herë të fundit nga Xhemis : 09-01-2013 më 15:58
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Muslimane dhe protestante te nderuar:

    - A mbani ne shtepite tuaja foto te prinderve e gjysherve tuaj qe mund te mos jetojne me, apo te femijeve tuaj?

    Kur i shikoni, jeni duke nderuar kujtimin e tyre apo jeni duke i "adhuruar" ata?

    Pyetja tjeter per ju:

    - Nese njeriu u krijua nga Zoti "sipas shembelltyres dhe ngjashmerise se Zotit", a nuk eshte fytyra e cdo njeriu ne kete bote nje ikone Perendie? Kur dilni e thoni qe nuk duhen kujtuar apo nderuar keto fytyra te shenjtoreve te Kishes, a nuk jeni duke refuzuar ikonen e Perendise?

    Albo
    e thote bibla qe duhet mbajt ikona?
    E thote bibla qe Perendia paska ikone?

    Pse se zbatoni biblen pra?

    http://www.forumishqiptar.com/thread...=1#post3567982


    Thuaj: "O ithtarë të librit(bibles), ju nuk jeni asgjë (në fe) derisa të mos zbatoni Tevratin, Inxhilin dhe atë që ju zbriti nga Zoti i juaj. E kjo që t'u zbrit ty nga Zoti yt do të shtojë te shumica prej tyre rezistencë e mohim. Po ti mos u keqëso për popullin që nuk beson.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  6. #176
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anëtarësuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    Po edhe katoliket dhe ortodokset thone se ne fakt spo i falen ikonave por shenjterve qe ato prezantojne. Edhe ju kur shkoni ne haxh e puthni nje guri atje. E si per ortodokset e katoliket qenka paganizem e per ju nuk qenka. Pranoni vella realitetin, ka influence pagane. Keto rituale jane influence pagane.
    Jo kta s'po i falen, vec po i luten "shenjtoreve" ne ikona.

  7. #177
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin
    Krishtërimi dhe Jezusi

    Kurani, na informon që Jezusi ishte lajmëtar njerëzor i Perëndisë misioni i vetëm i të cilit ishte të
    dorëzojë lajmin e Perëndisë; ai nuk posedoi asnjë fuqi, dhe tash ka vdekur (4:171, 5:75, 117). Ata
    që e konsiderojnë Jezusin të jetë Perëndi, ose të Birin e Perëndisë, ose pjesë të trinisë janë “pagan”
    Kurani asgjë nuk din per Jezusin as per TRINI, bile ka gabuar shume autori i kuranit kur flet per Jezusin apo per TRINI, psh duke akuzuar kinse te krishteret, kur behet fjale per TRINI, duke shkruar ne Kuran ("shkrim i shnjet") Ati (Allahun), te Birin (Jezusin) dhe Marinë (Nënen e Jezusit) si pershkrim te TRINI-së gje e cila kurr nuk ka ekzistuar as nuk ka asnje shkrim biblik qe permbane kete.

    Ja cka shkruan ne Kuran kur behet fjale per TRINI!!

    5.Suretu El-Maide
    116. Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?”

    D.M.TH ju nuk keni krejt fajin ju pse nuk e nihni kete te VERTETE sepse eshte Kurani qe u ka dezinformuar duke shpike dicka se nuk ekziston. Kjo shihet ne kete rresht dhe eshte shume e gabuar derisa dihet se te krishteret besojne ne TRINI; Ati, i Biri dhe Shpirti i Shenjt, e jo Ati, i Biri dhe Maria sic shkruan en Kuran!!!

    Postuar më parë nga bani
    dhe tash ka vdekur (4:171, 5:75, 117)
    Postuar më parë nga bani
    Jezusi i tha: ``Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj''.
    Ciles i beson ti? Pasi qe me dya keto sherbehesh!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 09-01-2013 më 20:11
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. #178
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin

    Jezusi thirri dhe tha: Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka
    dërguar;
    …Sepse unë nuk kam folur nga vetja ime, por Ati që më ka dërguar më ka urdhëruar çka
    duhet të them e të shpall. Pasi që unë e di se urdhërimi i tij është jetë e përjetshme, gjërat, pra, që
    them unë, i them ashtu siç m‟i ka thënë Ai.” [Gjoni 12:44-50]
    E pse nuk beson pra more bani pasi sherbehesh me keto shkrime dhe dihet se Jezusi tha;

    “Dilni në mbarë botën e predikojani Ungjillin të gjithë njerëzve….. Kush do të besojë e do të pagëzohet, do të shëlbohet, ndërsa kush s’do të besojë, do të dënohet.” (Mk 17; 14-16)

    “Unë s‟mund të bëj asgjë nga vetja ime; gjykoj sipas asaj që dëgjoj dhe gjykimi im është i drejtë,
    sepse nuk kërkoj vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.”[Gjoni 5:30]
    Pse ore bani i perdorë rreshtat e Bibles copy paste nga Deshmitarët e Jehovait dhe ne kontset te gabuar, apo pasi qe po perdore fjalet e Jezusit, i cili ka thene se "gjykimi im është i drejt", pse nuk i beson gjyqit te Tij dhe ja se cka thote pikerisht ne kapitullin 5 qe ti e perdore....!

    19 Atëherë Jezusi u tha:
    “Përnjëmend, përnjëmend po ju them: Biri s’mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç çka sheh se bën Ati; çka bën ai, po atë gjë bën edhe Biri. Sepse Ati e do Birin dhe i zbulon gjithçka bën ai.
    Do t’i zbulojë edhe vepra më të mëdha se këto që të mbeteni të habitur.
    Dhe, sikurse Ati i ngjall të vdekurit e i bën të jetojnë, ashtu edhe Biri i bën të jetojnë ata që do.
    Ati në të vërtetë nuk gjykon askënd, pse krejt gjykimin ia la në dorë Birit, që të gjithë të nderojnë Birin siç e nderojnë Atin.
    Kush nuk e nderon Birin, nuk e nderon as Atin që e dërgoi. Përnjëmend, përnjëmend po ju them: kush e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më dërgoi, ka jetën e pasosur dhe ai nuk del në gjyq, por tashmë kaloi prej vdekjes në jetë. (Gjn 5 19-24)


    Pse nuk e beson ti pasi shkruan nga fjalet e Jezusit?!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 09-01-2013 më 20:26
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  9. #179
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga bani Lexo Postimin

    Jezusi i Biblës

    “Askush prej tyre që më quajnë „Zot‟ nuk do të hyjë në mbretërinë e Perëndisë, por vetëm ai që
    bën vullnetin e Atit tim në qiell.” [Mateu 7:21]
    Mos e keqperdor shkrimin e Shenjt mashkull, po e perdor Shkrimin ne konstest te gabuar dhe po e cungon per qellime te keqija, ketu Krishti po thote; "Shumë do të më thonë atë ditë: ‘O Zot, o Zot'". sepse kjo ndodhe sot e asaj dite kur shume njerez nuk e largojne nga goja emrin "Zot Zot" por ne anen tjeter nu i kan veprat ne perputhje me vullnetin e Zotit. Jezusi pastaj vazhdon duke thene se; "Atëherë unë do t’u them: Kurrë nuk ju kam njohur"! dhe i quan "keqberes", e tash, nese Krishti nuk ishte ZOT kush na ishte ai qe nejrezit te shkojne te ai, nese ai ishte vetem nje profet sic thuani ju, si ka mundesi te shkojne njerezit te ai "at ditë" . Kjo qe thote Jezusi ketu ku ti citon, duket shume mire Hyjnia e Tij, Krishti nuk po e mohon veten si Zot, bile ai po vazhdon se; "a nuk bëmë shumë mrekulli në Emër tënd", por Ai thotë se nuk mjafton vetem kjo, apo nëse njeriu vetem sa e quan Jezusin "o Zot o Zot" ndersa ne anen tjeter veprat te jene "keqberse", Jezusi po kerkon vepren ne vullnet te Atit qiellor.
    lexoje vet, ky eshte komplet rreshti i ketij kapitulli e jo ashtu i cunguar sic ti e bere dhe me nje shtjellim ne konteste te gabuar.

    “Jo secili që më thotë: ‘O Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell. Shumë do të më thonë atë ditë: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam në Emër tënd, a nuk i nxorëm shpirtrat e këqij në Emër tënd, a nuk bëmë shumë mrekulli në Emër tënd?’ Atëherë unë do t’u them: Kurrë nuk ju kam njohur! Shporruni prej meje, o keqbërës!” (Mt 7; 21-23)
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 09-01-2013 më 20:56
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. #180
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Për: A është Paganizëm, lutja te ikonat?

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    Ne ligjin e Moisiut ka qene e ndaluar skulpturat dhe figurat ne tempuj .atehere lind pyetja pse krishteret nuk e zbatojne ligjin biblik?
    Natyrisht se ligji i Zotit qe iu dha permes Moisiut ka ndaluar idhujatrine dhe ne ja theme nje AMEN. Por ti dhe ata si ti po perdorni kete duke krahasuar idhujtarine e popullit ne kohen e Moisiut kur ata ndertuan viqa dhe kafshe si HYJNI dhe duke adhuruar ata, ndersa ne krishterim nuk adhurohen por nderohen shenjterit qe ishin njerez qe janë në ikonë te Zotit - dhe kan deshmue nje jete me sakrifice dhe dashuri me Zotin dhe njeriun, dhe, nderohet dhe adhurohet Bir i Perendise qe eshte ZOT - Jezus Krishti. Krhasimet tua duke perdorur Biblen jane vetem nje keqperdorim i yti qe i ben Shkrimit te Shenjte duke shpernda genjeshtra dhe blasfemi.

    Citim Postuar më parë nga Xhemis Lexo Postimin
    mirepo sot nuk ka kush tia terheki verejtjen krishtereve vetem se muslimanet monoteiste.
    Po, ashtu po thue ti por nese del ne qyete te kosoves dhe i kushton vetem pakez kohe, e sheh sa jane verbue populli e ndikuar nga idhujtaria islame, me hajmelia, guri, uje, dhembe kafshe, dru dhe dreqi i mallkuar qe vetem ata e dijne, apo, nese pyet ndonje taksist dhe i thua me qo te ndonje hoxh dhe njerez qe shkruajne, do te habitet secili nga idhujtarie qe behet ne emer te islamit dhe Allahut, mendoj se ke pune mjaft per te be per "tia terheki verejtjen.." ketyre ! "Mjek, sheroje vetveten" thote Jezusi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 09-01-2013 më 21:15
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 18 prej 22 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ikonat ne fene Orthodhokse
    Nga Seminarist në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 20-02-2015, 18:30
  2. Ikonat dhe Objektet Kishtare
    Nga dodoni në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 03:39
  3. Ikonat ç'jane dhe ç'perfaqesojne?
    Nga northernbard në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-07-2002, 11:42

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •