Close
Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 131
  1. #71

    Për: Kisha Ortodokse nis regjistrimin fetar për Krishlindje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte me e thjeshte se ajo qe kerkon ti. Shteti dhe INSTAT ka nje formular te firmosur per cdo qytetar me te dhenat e dhena prej tij. Ne gjykate, eshte detyra e shtetit qe te beje publike gjithe formularet e firmosur nga qytetaret qe kane renditur emrat ne ate anketim dhe te behen verifikimet perkatese. Gjykatesi verifikon dy deklaratat e shtetasit, e therret edhe shtetasin te beje deponimin ne gjyq se si eshte e verteta, therret edhe anketuesin e shtetit qe e ka marre e mbushur ate formular, dhe merr gjykimin e drejte nese ka patur shkelje apo jo.

    Ose genjen qytetari, ose genjen shteti. Por kur ke te besh me mijera qytetare qe na dalkerkan "genjeshtare", llogjika te shtyn te besosh se eshte shteti ne kundravajtje me ligjin.
    Albo
    Komenti im ishte ne lidhje me ata qe pretendojne se nuk u ka shkuar njeri ne shtepi fare per ti pyetur. Duhet te vertetojne nje gje te tille. Formular te firmosur per ta nuk ka fare.

  2. #72

    Për: Kisha Ortodokse nis regjistrimin fetar për Krishlindje

    Citim Postuar më parë nga Korca 123 Lexo Postimin
    Ky krahasimi se ortodoks eshte shqip ndersa orthodhoks greqisht nuk qendron.Te dyja fjalet jane greqisht dhe eshte nje emertim qe perdoret ne te gjitha gjuhet e botes,psh ne anglisht orthodox.Sipas regullave te drejtshkrimit te 1971 duhet ortodoks por perdoret orthodhoks sepse kjo ka qene emertimi qe ka perdorur kisha shqiptare qe ne fillimet e saj,pra me shume nje tradite dhe te kerkohej ndryshimi do te ishte njelloj si ti thuash nje personi qe ka lindur para 1971 dhe e ka emrin psh Thanas qe ta ndyshoje emrin e ta beje Tanas.
    Nuk eshte njelloj pasi dhe vete e ben dallimin. Shkruhet Thanas me te madhe dhe ortodoks me te vogel.

  3. #73
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin


    Po te jene budallenj dhe po duan te dalin ne pension politik te parakoshem, le ta bejne ate gje. Nuk ka politikan ne Shqiperi qe fiton zgjedhje pa voten e shumices se elektoratit shqiptar dhe aleances qe krijoi shtetin shqiptar 100 vjet me pare: aleances se orthodhokseve me bektashijte. Nese nuk pranojne gabimin me censusin, shqiptaret e ketyre besimeve do t'ia japin Berishes e kompani pergjigjen me vote, jo ne 2021, por ne 23 qershor 2013, 6 muaj si sot. Dhe po nuk i vuri veshin ketyre ankesave, Berisha do t'i beje shoqeri Nanos veren qe vjen, si pensionist politik.

    Albo
    Ore qe ka me shume ortodoks dihet, por dhe te thuash kete qe the me siper eshte absurde. Kur Sala akoma 'merr' vota nga populli dhe kur ekonomia eshte 0, dhe korrupsioni ne nivelin me te larte, ti pretendon se njerezve u intereson censusi fetar???!!! Sa genjen veten o shok! Sala do qerrohet per arsye te tjera me primare per shqiptaret ne keto momente. . P.s. per kuriozitet do pyes babin a e pyeti njeri per censusin?! Lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #74
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    cdo gje qe ka lidhje me greqine behet ne kurriz te shqiperise gjithmone! Shqiptare hapni syte se ketyre sduhet tja u kemi besen. Ne asnje vend te botes nuk hidhen perpjete besimtaret se sa jane ne numer? Kisha ordodokse duhet te merret me proceset e kishes qe kane te bejn me besimin e tyre dhe jo me politike. Si ka mundesi qe ky palo prift merret kaq shume me politike? Si ka mundesi qe ne greqi nuk egziston ceshtja came? Si ka mundesi qe shkon ne kishe dhe ben deklarata politike i perkas kesaj apo asaj force?? Cfare beni more keshtu? Ju ka ikur mendja pala greker!

    Ne shqiperi jane te mirepritur greket e thjeshte por palacot nuk kane vend ketu.
    vari leshte

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Postime
    64

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga oliinter Lexo Postimin

    Ne shqiperi jane te mirepritur greket e thjeshte por palacot nuk kane vend ketu.
    ne fakt,si palaco bejn vet disa shqipo degjenerata qe s'ju rruhet aspak per dinjitet kombetare ,prandaj dhe tallin b... kush te mundet me neve !
    Miku

  6. #76
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Kryepeshkopi Anastas: Nuk trembem nga kërcënimet

    Kryepeshkopi i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, Anastas, në një intervistë për “Ethniko Kirika”, gazetë e diasporës greke në SHBA, shprehet se nuk ka frikë nga kërcënimet që vijnë nga disa grupe ekstremiste në Shqipëri.

    “Nuk më çudisin sulmet, që vijnë nga një grup i vogël, një formacion i ri politik me program nacionalist, që çdo gjë sheh nga perspektiva e tij dhe që nuk pasqyrojnë opinionin e përgjithshëm në Shqipëri”, shprehet Anastas.

    Sipas tij, sulmet filluan sapo Kisha Ortodokse kundërshtoi rezultatet e Censusit. “Censusi ishte një surprizë për të gjithë dhe jo vetëm për ortodoksët. Ne analizuam të dhënat dhe provuam se ky regjistrim nuk jep informacion të saktë në lidhje me fenë në Shqipëri. Pasi lëshuam këtë deklaratë, morrëm kërcënimet nga Aleanca Kuqezi. Natyrisht disa njerëzve nuk iu pëlqen zëri i së vërtetës, sepse ata dëshirojnë të krijojnë konfuzion të tillë", shprehet Kryepeshkopi i Shqipërisë. Ai theksoi se "ka edhe të tjerë pas Aleancës Kuqezi që kujdesen për këtë situatë". Anastas Janullatos tregon në intervistë se “shefi i Aleancës Kuqezi ishte më parë zëvendëskryetar i KLD dhe kur u largua nga ky pozicion u bë kryetari i kësaj partie, por në fund do të shohim në zgjedhjet e reja, në qoftë se kjo parti do të ketë përfaqësim në parlament".

    Pyetjes, nëse ka ndonjë reagim të Qeverisë së Shqipërisë për deklaratën e Kishës Ortodokse mbi regjistrimin, Anastas iu përgjigj: "Jo në këtë kohë, por kam përshtypjen, megjithatë, se ngadalë do të kuptojnë se kjo deklaratë është shumë serioze, është një analizë e së vërtetës dhe unë mendoj se do ta marrin seriozisht, ata dhe të tjerët që janë të interesuar". “Censusi ishte jo vetëm një manipulim dhe një mashtrim, por u organizua në mënyrë të tillë që të dilte ky rezultat. E themi qartë se për ne është krejtësisht i pavlefshëm. Kjo metodë joshkencore e ndjekur në regjistrim, ka krijuar një shqetësim të përgjithshëm", shtoi kleriku i lartë.

    Faktin e evidentuar nga gazetari, që pas 20 viteve punë dhe rindërtimi rrënjësor të Kishës Ortodokse në Shqipëri, merr kërcënime, Anastas e komentoi duke thënë se “kjo është shumë e thjeshtë. Jo shumë janë të kënaqur me rritjen e madhe dhe të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, shumë prej tyre nuk do të donin që të ishte kështu dhe përpiqen të thonë se nuk është kështu, por e vërteta nuk mund të fshihet". Lidhur me kërcënimet dhe kërkesat për t’u larguar nga Shqipëria, Anastas tha se nuk ka aspak frikë dhe u shpreh se "shpesh njerëzit bëjnë “të fortin”, kur nuk mund të bëjnë diçka kuptimplotë".

    I pyetur nëse kërkoi të takojë kryeministri ne Shqipërisë, Anastas u përgjigj "jo unë nuk mendoj se ne duhet të shkojmë në këtë linjë. Çfarë themi, e themi në publik, e themi në gjuhën shqipe, e përkthejmë në gjuhën angleze dhe do t’ua dërgojmë gjithë organizatave”.

    Anastas kujtoi ditën e Krishtlindjes kur u vizitua nga krerët më të lartë të shtetit. “Për të parë paradoksin që ekziston këtu, po ju them se disa ditë më parë në Krishtlindje na vizitoi Kryeministri shqiptar, i cili vlerësoi kontributin e kryepeshkopit të Shqipërisë në përgjithësi, na vizitoi kryetarja e Parlamentit gjithë solemnitet. Patëm një darkë me Presidentin e Republikës dhe gjithë drejtuesit fetarë në vend, sikur gjërat po rrjedhin normalisht, sikur nuk ekziston as regjistrimi dhe as zëri i nacionalizmit ekstrem në vend".

    Po çfarë do të ndodhë në Kishën Ortodokse shqiptare “pas Kryepeshkopit Anastas”? Kryepeshkopi tha se "ne do të vazhdojmë rrugën e Kishës me të gjitha kapacitet e që ajo ka. Aktualisht janë peshkopët shtetas shqiptarë që studiojnë në Akademinë Teologjike, që kryejnë studimet e tyre në Greqi dhe unë këmbëngul që të marrin dhe Master, dhe ata janë një grup shumë i rëndësishëm".

  7. #77
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Aleanca Kuq e Zi kundër Janullatosit, incident në qendër të Tiranës
    http://www.lajmifundit.al/lajme/2012...er-te-tiranes/

  8. #78
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,265
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kisha Ortodokse nis regjistrimin fetar për Krishlindje

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Komenti im ishte ne lidhje me ata qe pretendojne se nuk u ka shkuar njeri ne shtepi fare per ti pyetur. Duhet te vertetojne nje gje te tille. Formular te firmosur per ta nuk ka fare.
    Shtetasit shqiptare kane nje emer, mbiemer, familje dhe nje adrese. Shtetasi nuk ka se cfare "verteton", ai di vetem qe une jam filani dhe jetoj ne kete kete adrese. Eshte shteti ai qe ka jo vetem nje administrate per censusin, por ka edhe regjistra te Gjendjes Civile. Per aq kohe sa emri eshte ne listen e Gjendjes Civile dhe ka nje banese ne ate bashki apo komune ku jeton, kjo eshte PROVE LIGJORE qe procesi ka lene njerez pa regjistruar ne census. Kjo eshte shkelje e ligjit mbi censusin nga ana e shtetit dhe administrates perkatese pergjegjese per censusin.

    Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte qe censusi nuk ka regjistruar vetem banoret, por edhe ndertesat. Do te kete me mijera raste ku punonjesit e censusin kane regjistruar apartamentin ku banon dikush, por jo banoret qe banojne ne te.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    ...
    Çdo qytetar orthodhoks te cilit nuk i kane ardhur ne shtepi per ta intervistuar, ka te drejte qe t`i kerkoje INSTAT-it, regjistrimin e tij fetar sipas bazes se te dhenave,....
    E pasakte...
    Asnje qytetar nuk ka te drejte te kerkoje perfshirjen ne Censusin e INSTAT-it.
    Cdo qytetare eshte i obligur te pergjigjet sakte dhe besueshem, nese i kerkohen te dhenat nga zyrtaret e INSTAT-it.
    Nese zyrtaret e INSTAT-it nuk e kryejne detyren sipas ligjit dhe rregulloreve perkatese administrative per Censusin, atehere INSTAT mund ti gjobite personat e tille.

    Kjo mund te behet edhe nepermjet nje autorizimi qe mund t`i jape qytetari orthodhoks, KOASH-it per verifikimin ne fakt te bazes se te dhenave, ose ne menyre individuale,...Nese une jap autorizimin qe te publikohet besimi im fetar, kete nuk mund te ma mohoje njeri....
    Sigurisht...
    Por, asnje institucion i tille nuk eshte as perafersisht ne gjendje te organizoje dicka te tille, kur jane ne pyetje qindramijera persona. Sepse, per secilin do te nevojitej procedure me e komplikuar, jo vetem emri, mbiemri, adresa dhe nenshkrimi, per ti bere publike te dhenat e tij personale. Vetem nje pakice do te ishte e gatshme ti nenshtrohej nje procedure te tille dhe sidomos ti publikonte te gjitha te dhenat relevante private ne gjithe Shqiperine dhe boten.
    Me pare do te ishin te gatshem te deklarohen si ortodoks ne censusin zyrtar, ku te dhenat publikohen te anoninimizuara, sesa ne kete forme qe propozon ti. Prandaj, eshte e papritshme qe ta japin autorizimin per publikim me shume se disa dhjetra apo qidra persona.

    Keshtu qe e gjithe predispozita jote ne dem te orthodhoksise, e mbuluar me nje frazeologji "juridike" eshte teresisht e zbuluar, pasi na kujton kohen e regjimit komunist,...kur do te deklaroheshe si t`ja donte qejfi rregjimit ..
    Kemi diskutuar shume bashke,..dhe realiteti flet ne favorin tone,...nuk ke asnje argument juridik ne mbrojtje te asaj qe thua.., pale me asnje argument moral...
    Cfare thashe une?!
    Une thashe se publikimi i emrit, mbiemrit, adreses, besimit fetar per censuse eshte i ndaluar.
    Nese behet fjale per peticione, atehere mund te publikohet emri, mbiemri, vendbanimi... Por edhe ne kete rast te dhenat mund te perdroren vetem per ceshtjen ne fjale, per peticionin.
    Pra, kisha nuk ka mundesi te publikoje emrin, mbiemrin, adresen, besimin fetar etj. dhe listat e tilla ti quaj census, numrim, regjistrim etj.

    Perndryshe, nuk kam asgje kunder ortodoksise...
    Per mua mund te deklarohen 99,99% ortodoks nese deshirojne apo ndjehen te tille.

    Une vetem nuk shoh asnje mundesi reale qe censusi zyrtar, i bere sipas standardeve europiane, edhe pse jo perfekt per rrethanat specifike te Shqiperise dhe, sipas mendimit tim, me disa gabime te panevojshme, te mos pranohet, te riperseritet etj., sic kerkon ti apo ndonje tjeter. Dicka e tille eshte e pamundur.
    Mund te kerkohet ndoshta nje census tjeter, i cili do te mund te ishte census alternativ (fetar), konkurrent i censusit zyrtar, por jo riperseritja e censusit zyrtar si rezultat i pakenaqesise se nje grupi te caktuar fetar etj.
    Kishen se ndalon askush ti publikoje numrat e saj, pavaresisht a jane reale apo jo...
    Eshte pastaj ceshtje e atyre qe ju interersojne statistikat se kujt i besojne me shume, kishes apo shtetit.

    Shteti (demokratik, ligjor dhe i lire) nuk do te ishte dhe nuk do te jete kurre ne gjendje te nxjerre statistika te sakta apo perafersisht te sakta lidhur me besimin fetar te qytetareve. Sepse thjeshe nuk mund te detyrohet askush te deklarohet si ortodoks, musliman apo katolik ne momentin e anketimit zyrtar. Cdo presion i theksuar per ta detyruar qytetarin qe te deklarohet per njeren nga fete ekzistuese apo te para-formuluara etj. eshte i palejueshem dhe ne kundershtim me demokracine dhe arsyen e censuseve te tilla. Prandaj, statistikat e censusit dhe ato te kishes do te jene cdo here te ndyshme.
    Kerkesa jote dhe e atyre qe mendojne si ti eshte qe te detyrohen qytetaret te deklarohen per njeren nga fete ekzistuese apo kryesore.
    Vete organizimi i peticioneve te tilla nga Kisha eshte ne njefar mase presion...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 01-01-2013 më 15:06

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Kisha Ortodokse nis regjistrimin fetar për Krishlindje

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shtetasit shqiptare kane nje emer, mbiemer, familje dhe nje adrese. Shtetasi nuk ka se cfare "verteton", ai di vetem qe une jam filani dhe jetoj ne kete kete adrese. Eshte shteti ai qe ka jo vetem nje administrate per censusin, por ka edhe regjistra te Gjendjes Civile. Per aq kohe sa emri eshte ne listen e Gjendjes Civile dhe ka nje banese ne ate bashki apo komune ku jeton, kjo eshte PROVE LIGJORE qe procesi ka lene njerez pa regjistruar ne census. Kjo eshte shkelje e ligjit mbi censusin nga ana e shtetit dhe administrates perkatese pergjegjese per censusin.

    Gjeja tjeter qe duhet te kuptosh eshte qe censusi nuk ka regjistruar vetem banoret, por edhe ndertesat. Do te kete me mijera raste ku punonjesit e censusin kane regjistruar apartamentin ku banon dikush, por jo banoret qe banojne ne te.
    Askush nuk ka qene i obliguar tua hape deren regjistruesve...
    Askush s'ka qene i obliguar te qendroje ne shtepi apo banese ne diten dhe oren kur shtepia eshte vizituar nga zyrtaret.
    Gjithashtu, ka mjaft shtepi ne Shqiperi dhe Kosove, banoret e te cilave pjesen me te madhe te vitit jetojne dhe punojne ne nje qytet tjeter apo ne nje vend te huaj.
    Rasti im apo i familjes sime te ngushte eshte i ngjashem.
    Kemi disa shtepi dhe banesa, te cilat 8-10 muaj ne vite jane te pabanuara.

    Nes dikush mendon se kemi te bejme me diskriminim te qellimshem te ortodokseve, atehere duhet te shtrohet dhe diskutohet kjo ceshtje.
    Sepse shume argumente te kritikeve te censusit jane te kuptueshme dhe te pranueshme vetem nese njekohesisht pretendohet se ortodokset jane te diskriminuar. Ne te kunderten, cdo veprim dhe vendim i kritikuar i INSTAT-it do ti demtonte te gjithe njesoj, dhe jo kryesisht apo vetem ortodokset.

Faqja 8 prej 14 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •