Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 131
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet në Bllog
    22

    Kisha Ortodokse nis anketimin fetar të besimtarëve të vetë

    Kisha Ortodokse nis regjistrimin fetar për Krishlindje

    Jonida Tashi

    Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin kanë festuar ditën e Krishtlindjes, që simbolizon lindjen e Krishtit. Qindra besimtarë katolikë i janë imagesdrejtuar mesnatën e së hënës Katedrales së “Shën Palit” në kryeqytet për të marrë pjesë në meshën që u mbajt nga arkipeshkvi katolik Imzot Rrok Mirdita, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin, duke vlerësuar Krishtlindjen si ngjarjen më të rëndësishme. Ndërsa besimtarët ortodoksë u janë drejtuar kishave në orën 6 të mëngjesit, në Tiranë dhe qytete të tjera. Në kryeqytet mesha e shenjtë e Krishtlindjes, që është drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, është mbajtur në katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”. Bashkë me meshat, Kisha Ortodokse ka shpallur edhe censusin e saj, që konsiston në regjistrimin e besimtarëve ortodoksë kudo që ata janë. Para nisjes së meshave, besimtarëve ortodoksë u është kërkuar që të plotësonin një formular ku duhej të deklaronin besimin e tyre fetar. Në hyrje të kishave ishin vendosur formularët që duhej të plotësonin besimtarët. Në formular kërkohej emri, mbiemri, adresa dhe elementë të tjerë kontakti. Në këtë formular të hartuar nga Kisha Ortodokse besimtarët kanë deklaruar se cilit besim i përkasin. Po kështu, nëpërmjet tij Kisha ka pyetur besimtarët nëse janë regjistruar më parë nga regjistruesit e censusit zyrtar, dhe u ishte bërë pyetja se cili është besimi juaj fetar. Në këtë mënyrë Kisha Ortodokse kërkon të zbulojë nëse janë pyetur apo jo të gjithë shqiptarët gjatë censusit për besimin fetar dhe a janë regjistruar të gjithë ata. Kanë qenë të shumtë ata që i kanë plotësuar këta formularë para meshës. “Ne plotësojmë një fletë aty dhe deklarohemi që jemi ortodoksë”, – tha një besimtare ortodokse që e ka plotësuar formularin në katedralen e re. “Ne bëmë regjistrimin emër, mbiemër dhe kaq”, – tha një tjetër. Përfaqësues të Kishës Ortodokse shpjegojnë se ky regjistrim është një anketim që bëhet në kuadër të Censusit. “Ajo është një anketë që bëhet në kuadër të Censusit, pasi Kisha Ortodokse mendon se ky proces nuk është i rregullt dhe i saktë. Aty janë bërë plotësime me laps, ose janë lënë bosh dhe besimi fetar është cilësuar si i parëndësishëm”, – u shpreh Jani Meni, punonjës i Kishës Ortodokse. Kisha Autoqefale e Shqipërisë ka kundërshtuar censusin e fundit për regjistrimin e popullsisë, pasi sipas tyre, shifra e deklaruar 6.75%, nuk tregon realisht numrin e besimtarëve ortodoksë. Sipas të dhënave të Kishës, numri i të krishterëve ortodoksë e tejkalon 24% të popullsisë së Shqipërisë, dhe Censusi ka “fshehur” 17% të tyre. Edhe gjatë dy të dielave para Krishtlindjes, më 9 dhe 16 dhjetor 2012, Kisha Ortodokse ka anketuar besimtarët që kanë marrë pjesë në meshat e mbajtura në kishat e Tiranës, Durrësit, Beratit, Korçës, Vlorës, si dhe në qytete të tjera të vendit. Sipas Kishës, anketimit në këto dy mesha i janë përgjigjur me emër, mbiemër dhe adresë 7118 persona. Sipas Kishës, prej këtyre 2469 persona ose 34,68% kanë deklaruar se u vizituan dhe u pyetën për përkatësinë fetare gjatë Censusit. Ndërsa 4643 persona ose 65,23% kanë deklaruar se nuk janë vizituar nga regjistruesit, ose u vizituan dhe nuk u pyetën mbi përkatësinë fetare. Gjithashtu, 56 persona kanë deklaruar se regjistruesit i shënuan të dhënat me laps ose në një fletore tjetër, ndërsa 11 të tjerë kanë pohuar se regjistruesit nuk donin ta shënonin fenë ose e shënuan atë pas shumë këmbënguljeje. Për më tepër, Kisha Ortodokse ka deklaruar se ka dëshmi të shumta se regjistrimi në një pjesë të madhe të tij është kryer nga regjistruesit me shënime në fletore, e jo siç e kërkon procedura të shkruhet në pyetësor dhe të firmoset nga deklaruesit. Për këto arsye, Kisha Ortodokse e kundërshtoi Censusin, duke deklaruar se ortodoksët janë më të shumtë në numër, por qëllimisht qeveria nuk i ka regjistruar për ta kaluar në minorancë si komunitet fetar.

    MAPO
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kisha Ortodokse nis regjistrimin fetar për Krishlindje

    ...
    Për këto arsye, Kisha Ortodokse e kundërshtoi Censusin, duke deklaruar se ortodoksët janë më të shumtë në numër, por qëllimisht qeveria nuk i ka regjistruar për ta kaluar në minorancë si komunitet fetar.

    MAPO
    Censusi nuk mund te kundershtohet...
    Mundesia e vetme eshte qe te dhenat e censusit te konsiderohen apo te cilesohen si te pasakta.

    Edhe vendimi perfundimtar i Gjykates Kushtetuese mund te konsiderohet si i gabuar, i pasakte etj. por nuk mund te kundershtohet resp. kundershtimi nuk mund ta ndryshoje vendimin e GJK-se.
    Kundershtimi ne raste te caktuara mund te inicoje vetem nje proces tjeter (te ri), i cili mund te sjelle nje vendim tjeter te GJK-se. Ky vendim perseri mund te konsiderohet si i gabuar etj. nga dikush tjeter, i cili perseri mund te inicoje proces tjeter per te arritur nje vendim me te favorshem. Dhe kjo loje parimisht mund te zgjase deri ne pafundesi...Fjala eshte per sisteme demokratike, sepse ne Korene Veriore etj. me siguri nuk ka nje mundesi e tille.

    Rezultati perfundimtar i institucionit kompetent per censusin zyrtar eshte vendim perfundimtar dhe praktikisht i pakontestueshem.
    E vetmja mundesi reale eshte qe te krijohej nje komision neutral, ku do te perfshiheshin te gjitha subjektet relevante (edhe kishat, xhamite etj.), i cili do te kontrollte materialin dhe rezultatet. Te gjeturat e ketij komisioni pastaj do te mund te publikoheshin perkrah statistikave te censusit, cofte dhe si fusnote.

    Nje "rinumerim" apo census i ri eshte gjithashtu i mundur. Por statistikat e ketij censusi te ri, nder tjerash, do te ishin te pakrahasueshme me shumicen e statistikave nderkombetare dhe me te gjitha statistikat europiane. Gjithashtu, qellimi i censuseve te tilla nuk eshte permbushja e deshirave te secilit individ dhe subjekt, por nxjerrja e statistikave sa me te sakta ne nje kohe dhe vend te caktuar, te cilat njekohesisht tregojne sa me sakte gjendjen e pergjithshme ne te gjitha aspektet relevante per censusin.
    Fakti qe p.sh. 14% nuk pergjigjen, pergjigjen gabimisht etj. ne pyetjen per besimin fetar apo perkatesine etniko-kulturore, eshte gjithashtu vetem shifer statistikore e nje momenti te caktuar ne nje vend te caktuar. Ne cdo moment (periudhe kohore) tjeter kjo statistike do te mund te dukej pak me ndryshe apo edhe shume me ndryshe, nese kushtet dhe rrethanat do te ndryshonin dramatikisht.
    As dikush qe p.sh. nuk ia hape deren numeruesve, largohet qellimisht nga shtepia, nuk qellon ne momentin e duhur ne shtepi etj. nuk mund te shenohet ne statistik si besimtar i kesaj apo asaj feje, pavaresisht se si do te deklarohej dhe si deklarohet sot.

    Ne vende ku ka pakica etnike apo pakica fetare te shtypura statistika zakonisht eshte me e pabesueshme dhe me e pasakte. Disa vende, te cilat kane probleme dhe konflikte me pakica apo grupe etnike ose fetare ne statistikat e tyre e permendin ose theksojne kete fakt. Tjerat heqin dore nga numerimi ne territore apo zona te caktuara te banuara nga pakicat e tilla. Fjala eshte perseri per vende demokratike, jo per diktatura, ku nuk pyetet askush.
    Ne rastin e Shqiperise nuk mund te thuhet se ka konflikte te tilla dhe diskriminim te theksuar te nje besimi te caktuar fetar. Prandaj edhe ka shume pak arsye dhe argumente bindese per manipulimin e qellimshem te rezultateve ne dem apo ne favor te nje besimi te caktuar fetar. Por, kjo megjithate nuk do te thote se eshte apo duhet te jete arsye e mjaftueshme per individ, grupe dhe subjekte te caktuara per te hequr dore nga pohime te kunderta apo per te mos argumentuar mbi bazen e dyshimeve te pabazuara dhe spekulimeve te llojllojshme.
    Bashkesia Nderkombetare, vecanerisht bota demokratike, statistikat e tilla ne shumicen e rasteve nuk i pranon pa diferencime te nevojshme, mbi bazen e rrethanave specifike te vendit/rajonit dhe vleresimeve te pergjithshme te nivelit demokratik. D.m.th. nese ka arsye te bazuara per manipulime masive te rezultateve, atehere te dhenat e censusit ne shumicen e rasteve do te shoqerohen me te dhenat tjera jozyrtare, si p.sh. te dhenat e kishave apo perfaqesuesve legjitim te nje komuniteti fetar ose nje grupi etnik etj.

    Perndryshe, cdo subjekt i interesuar ka te drejte te bej numrime dhe anketa perderisa nuk shkele Kushtetuten dhe ligje te caktuara qe kane te bejne me te drejtat dhe lirite e njeriut, me te dhenat personale, me privatesine etj... Rezultatet e ketyre numrimeve pastaj mund te publikohen pa probleme nga te gjithe te interesuarit. Megjithate, nese te gjithe te pakenaqurit fillojne te publikojne statistika te pakontrolluara, te pakrahasueshme dhe qe nuk i permbushin as perafersisht kerkesat e nje censusi te mirefillte (me mbikqyrje nderkombetare etj.) atehere jo vetem se do te jete e pamundur qe ndonjehere te behet nje census zyrtar i pranueshem nga shumica absolute, por edhe rezultati pergjithshem i statistikave te ketyre subjekteve nuk do te jete aspak ne perputhje me realitetin e pergjithshem demografik, religjioz, etnik, kulturor, ekonomik etj. D.m.th. statistikat e tilla domosdoshmerisht do te nxjerrin p.sh. nje numer shume me te madh te qytetareve rezident. Gje qe ndoshta do ti kenaqte te gjithe, pasiqe secili do te kishte perafersisht numrat e deshiruar. Por, statistikat e tilla, sipas mendimit tim, do te ishin pa asnje vlere dhe madje edhe mjaft te demshme per te ardhmen e nje shoqerie dhe shteti...

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kisha Ortodokse nis regjistrimin fetar për Krishlindje

    Jonida Tashi

    Besimtarët e krishterë në të gjithë vendin kanë festuar ditën e Krishtlindjes, që simbolizon lindjen e Krishtit. Qindra besimtarë katolikë i janë imagesdrejtuar mesnatën e së hënës Katedrales së “Shën Palit” në kryeqytet për të marrë pjesë në meshën që u mbajt nga arkipeshkvi katolik Imzot Rrok Mirdita, i cili uroi besimtarët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin, duke vlerësuar Krishtlindjen si ngjarjen më të rëndësishme. Ndërsa besimtarët ortodoksë u janë drejtuar kishave në orën 6 të mëngjesit, në Tiranë dhe qytete të tjera. Në kryeqytet mesha e shenjtë e Krishtlindjes, që është drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, është mbajtur në katedralen e re “Ngjallja e Krishtit”. Bashkë me meshat, Kisha Ortodokse ka shpallur edhe censusin e saj, që konsiston në regjistrimin e besimtarëve ortodoksë kudo që ata janë. Para nisjes së meshave, besimtarëve ortodoksë u është kërkuar që të plotësonin një formular ku duhej të deklaronin besimin e tyre fetar. Në hyrje të kishave ishin vendosur formularët që duhej të plotësonin besimtarët. Në formular kërkohej emri, mbiemri, adresa dhe elementë të tjerë kontakti. Në këtë formular të hartuar nga Kisha Ortodokse besimtarët kanë deklaruar se cilit besim i përkasin. Po kështu, nëpërmjet tij Kisha ka pyetur besimtarët nëse janë regjistruar më parë nga regjistruesit e censusit zyrtar, dhe u ishte bërë pyetja se cili është besimi juaj fetar. Në këtë mënyrë Kisha Ortodokse kërkon të zbulojë nëse janë pyetur apo jo të gjithë shqiptarët gjatë censusit për besimin fetar dhe a janë regjistruar të gjithë ata. Kanë qenë të shumtë ata që i kanë plotësuar këta formularë para meshës. “Ne plotësojmë një fletë aty dhe deklarohemi që jemi ortodoksë”, – tha një besimtare ortodokse që e ka plotësuar formularin në katedralen e re. “Ne bëmë regjistrimin emër, mbiemër dhe kaq”, – tha një tjetër. Përfaqësues të Kishës Ortodokse shpjegojnë se ky regjistrim është një anketim që bëhet në kuadër të Censusit. “Ajo është një anketë që bëhet në kuadër të Censusit, pasi Kisha Ortodokse mendon se ky proces nuk është i rregullt dhe i saktë. Aty janë bërë plotësime me laps, ose janë lënë bosh dhe besimi fetar është cilësuar si i parëndësishëm”, – u shpreh Jani Meni, punonjës i Kishës Ortodokse. Kisha Autoqefale e Shqipërisë ka kundërshtuar censusin e fundit për regjistrimin e popullsisë, pasi sipas tyre, shifra e deklaruar 6.75%, nuk tregon realisht numrin e besimtarëve ortodoksë. Sipas të dhënave të Kishës, numri i të krishterëve ortodoksë e tejkalon 24% të popullsisë së Shqipërisë, dhe Censusi ka “fshehur” 17% të tyre. Edhe gjatë dy të dielave para Krishtlindjes, më 9 dhe 16 dhjetor 2012, Kisha Ortodokse ka anketuar besimtarët që kanë marrë pjesë në meshat e mbajtura në kishat e Tiranës, Durrësit, Beratit, Korçës, Vlorës, si dhe në qytete të tjera të vendit. Sipas Kishës, anketimit në këto dy mesha i janë përgjigjur me emër, mbiemër dhe adresë 7118 persona. Sipas Kishës, prej këtyre 2469 persona ose 34,68% kanë deklaruar se u vizituan dhe u pyetën për përkatësinë fetare gjatë Censusit. Ndërsa 4643 persona ose 65,23% kanë deklaruar se nuk janë vizituar nga regjistruesit, ose u vizituan dhe nuk u pyetën mbi përkatësinë fetare. Gjithashtu, 56 persona kanë deklaruar se regjistruesit i shënuan të dhënat me laps ose në një fletore tjetër, ndërsa 11 të tjerë kanë pohuar se regjistruesit nuk donin ta shënonin fenë ose e shënuan atë pas shumë këmbënguljeje. Për më tepër, Kisha Ortodokse ka deklaruar se ka dëshmi të shumta se regjistrimi në një pjesë të madhe të tij është kryer nga regjistruesit me shënime në fletore, e jo siç e kërkon procedura të shkruhet në pyetësor dhe të firmoset nga deklaruesit. Për këto arsye, Kisha Ortodokse e kundërshtoi Censusin, duke deklaruar se ortodoksët janë më të shumtë në numër, por qëllimisht qeveria nuk i ka regjistruar për ta kaluar në minorancë si komunitet fetar.

    MAPO
    Me sondazhin qe po ben Kisha Orthodhokse do te provohet pak a shume edhe fallsifikimi i shifrave nga INSTAT..
    Ne kete rast qendrimi zyrtar i KOASH-it qe nuk e njeh Censusin eshte teresisht i drejte.....Kjo merret si nje refuzim zyrtar dhe ka nje ndikim te madh edhe tek nderkombetaret, kur nje subjekt i caktuar, nuk pranon rezultatin dhe deklaron se e verteta eshte 3-4 here me e larte.
    Kjo duhet ti shqetesoje organizmat shteterore te cilat duhet te vihen ne levizje dhe t`i japin rruge problemit, ku zgjidhja me e mire do te ishte nje regjistrim i ri vetem per besimet fetare ne Shqiperi....
    Mesa di une ligji per Censusin nuk percakton ndonje mundesi ankese ne ndonje gjykate, etj.., por mendoj se KOASH-i duhet te kerkoje zgjidhjen e duhur nga organet kompetente shteterore, nese heshtin keto te fundit,...te beje ankese dhe ta paraqese ceshtjen ne organizmat nderkombetare, do te ishte nje mundesi,...
    Ndryshuar për herë të fundit nga ilia spiro : 27-12-2012 më 09:56
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    09-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Kine
    Postime
    1,830
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Me sondazhin qe po ben Kisha Orthodhokse do te provohet pak a shume edhe fallsifikimi i shifrave nga INSTAT..
    Ne kete rast qendrimi zyrtar i KOASH-it qe nuk e njeh Censusin eshte teresisht i drejte.....Kjo merret si nje refuzim zyrtar dhe ka nje ndikim te madh edhe tek nderkombetaret, kur nje subjekt i caktuar, nuk pranon rezultatin dhe deklaron se e verteta eshte 3-4 here me e larte.
    Kjo duhet ti shqetesoje organizmat shteterore te cilat duhet te vihen ne levizje dhe t`i japin rruge problemit, ku zgjidhja me e mire do te ishte nje regjistrim i ri vetem per besimet fetare ne Shqiperi....
    Eshte bere mode ne Shqiperi..kur si shkon sipas qejfit nje pale direkt deklaron qe jane manipuluar apo fallsifikuar shifrat.
    E pas sondazhit drejtuesit e KOASH-it me bekimin e Athines do protestojne se jeniceret e Erdoganit kane ulur nr e besimtarve ortodoks.
    Sikur sondazhi nuk manipulohet per vete shume kollaj.
    Zgjidhja me e mire eshte qe te presin dhjete vjetet e ardhshme kur te behet censusi i ri. Po cpret hiresia e tij tani qe u nderpren tollonet e komshiut??

  5. #5
    Jam i sigurte qe dhe regjistrimi i Kishes Ortodokse do te nxjerre te njejtat shifra me ato qe ka nxjerre INSTAT. Megjithese kisha ka interesin e vet per te rritur sa me shume kete shifer, nuk besoj se do te shkonte deri aty sa te manipulonte numerimin.

  6. #6
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,591
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Jam i sigurte qe dhe regjistrimi i Kishes Ortodokse do te nxjerre te njejtat shifra me ato qe ka nxjerre INSTAT. Megjithese kisha ka interesin e vet per te rritur sa me shume kete shifer, nuk besoj se do te shkonte deri aty sa te manipulonte numerimin.
    Deri tani sondazhet kane percaktuar nje manipulim prej 60 % te rezultatit,...dhe vetem sondazhe do behen se nuk kane ku gjenden te gjithe,..i takon shtetit te vere ne vend dinjitetin e KOASH-it..., le ta gjeje ai menyren, por vetem ne befte rinumerim, se s`ka rrugezgjidhje tjeter.
    Duaje te afermin tend si veten

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Deri tani sondazhet kane percaktuar nje manipulim prej 60 % te rezultatit,...dhe vetem sondazhe do behen se nuk kane ku gjenden te gjithe,..i takon shtetit te vere ne vend dinjitetin e KOASH-it..., le ta gjeje ai menyren, por vetem ne befte rinumerim, se s`ka rrugezgjidhje tjeter.
    Atehere me vjen keq, por kisha me te vertete po beka manipulime te rezultateve. Personalisht i besoj me shume censusit qe eshte i paanshem se sa rezultateve te nje pale qe eshte e interesuar per ta rritur sa me shume shifren.

    Megjithate kam nje propozim per censusin qe do te behet pas 10 vitesh. Totalin ta bejme 200% dhe pastaj do kenaqen te gjithe. 80% myslimane, 30% ortodoks, 20% katolik, 65% ateiste dhe 5% fete e tjera.

  8. #8
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    jam me se dakort qe po behet edhe pse jo po te isha ne shqiperi do isha i pari qe do isha rregjistruar edhe kur u be censusi por edhe tani
    arsyet jan te shumta pasi Jugu i shqiperis ka me shumic te krishter Katolik Ortodoks
    Po ti zesh qytet me radh e kupton manipulimin e shtetit shqiptar se si e ben kete gje kaq te pist

    Problemi qendron ketu sepse disa besojn nese je krishter je ose grek ose serb por e shte e kundra ne jemi me shum shqiptar se sa ata vet qe besojn kete gje

    edhe problemi kryesor i kishave eshte se shumica jan ne emigrim por te kthehen edhe te deklarojn do shikoni shifra te tjera

    any ways Gezuar vitin e Ri forumi
    Partizoni

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    JU MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA
    SE FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA.

    Duke u nisur qe mesatarja e shqiptareve qe respektojne ritet ne instucionet fetare eshte 2.5% Janullatuasi do numeroje vetem keta se ata shkojne tek dera e kishes.
    Kshuqe ky numerim ka deshtuar qe ne llaf te pare te tij.
    Doni ju greket te numerohen tamam ortodoksit?
    Qeroni nga maja ortodoksise ate grekun e felliqur Janullatos dhe shifeni sa rehat do ta deklarojne besimin shqiptaret.
    Albania Uber Alles

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    23-09-2011
    Vendndodhja
    Dardanë
    Postime
    1,813
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu Lexo Postimin
    jam me se dakort qe po behet edhe pse jo po te isha ne shqiperi do isha i pari qe do isha rregjistruar edhe kur u be censusi por edhe tani
    arsyet jan te shumta pasi Jugu i shqiperis ka me shumic te krishter Katolik Ortodoks
    Po ti zesh qytet me radh e kupton manipulimin e shtetit shqiptar se si e ben kete gje kaq te pist

    Problemi qendron ketu sepse disa besojn nese je krishter je ose grek ose serb por e shte e kundra ne jemi me shum shqiptar se sa ata vet qe besojn kete gje

    edhe problemi kryesor i kishave eshte se shumica jan ne emigrim por te kthehen edhe te deklarojn do shikoni shifra te tjera

    any ways Gezuar vitin e Ri forumi
    Po a e mendon ti qe emigrant ka edhe te feve te tjera apo nuk e mendon kete fare??!

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •