Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    BB : Privatizimi i CEZ ndikoi negativisht , rritja 0.8%

    Blerina Hoxha

    Kompania çeke CEZ, jo vetëm që ka dështuar me administrimin në Shqipëri, por ka ndikuar negativisht në rritjen ekonomike të vendit. Këtë downloadkëndvështrim paraqiti dje përfaqësuesja e Bankës Botërore në vendin tonë, Ksenia Lvovski gjatë prezantimit të raportit të Zhvillimeve Ekonomike në rajon. Zyrtarja e lartë përsëriti se CEZ nuk do ta ketë të lehtë të marrë garancinë 60 milionë euro nga Banka Botërore pas divorcit me qeverinë shqiptare. Kjo pasi duhen plotësuar disa kushte ligjore, të cilat të çojnë në arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. Banka Botërore pranon se privatizimi nuk rezultoi i suksesshëm dhe padyshim ky është një ndër shqetësimet e saj për Shqipërinë, së bashku me borxhin e lartë dhe ngadalësimin e rritjes ekonomike. “Marrëveshja e garancisë është mes Bankës Botërore dhe qeverisë nëpërmjet BERZH-it. Kjo është një marrëveshje garancie që është dytësore. Duhet të theksohet se ka një proces dhe kushte, që janë specifike përpara se garancia të kthehet në kredi për qeverinë. Deri në atë pikë ka disa masa që duhet të tentohen të merren për të arritur në një marrëveshje mes palëve. Vetëm pasi të arrihet kjo, mund të transferohet kjo garanci dhe të kthehet në kredi. Qeveria dhe CEZ po kryejnë negociata për gjetjen e një zgjidhjeje miqësore. Ne nuk jemi pjesë e negociatave, por shpresojmë që kjo zgjidhje të jetë më e mira për Shqipërinë”, – tha Lvovsky. Ajo gjithashtu tha se çështja CEZ duhet të bëhet një mësim për privatizimet e tjera të së njëjtës rëndësi. Banka Botërore rekomandon se, për të përfituar maksimumin nga privatizimet e reja, do të ishte shumë e këshillueshme që qeveritë e rajonit t’u kushtonin vëmendje të veçantë disa mësimeve kryesore që të tjerët kanë nxjerrë rreth këtij procesi. Qasja rast pas rasti është parë si më e suksesshme dhe instalimi në majë të kompanisë i një investitori thelbësor, i cili ka më shumë gjasa të ristrukturojë një kompani dhe të rrisë në mënyrë të konsiderueshme produktivitetin e saj. Sipas BB, privatizimi tek të jashtmit rezulton në më shumë ristrukturim sesa privatizimi tek të brendshmit (drejtuesit dhe punonjësit). Fondet e investimeve, të huajt dhe të tjerët të cilët mbajnë blloqe të mëdha aksionesh, prodhojnë më shumë ristrukturim sesa pronësi individuale të shpërndara. Rekomandohen tendera konkurrues për kompanitë e mëdha dhe ankande ku fituesi merr gjithçka për ndërmarrjet e vogla e të mesme, të cilat do të rezultonin në pronësi të përqendruar. Gjithashtu, BB këshillon që për kompanitë për të cilat nuk ka oferta, edhe pas përpjekjeve të përsëritura për çmim më fleksibël apo ristrukturim, duhet të lejohet falimentimi. Për kompanitë me humbje të mëdha, qasja e orientuar ndaj transaksioneve, privatizim nëpërmjet ristrukturimit, ka të ngjarë të prodhojë rezultate më të mira. Të ardhurat e privatizimit nuk duhet të përdoren për të financuar shpenzimet publike korrente, por për të ulur borxhin publik të shtrenjtë, shlyerjen e pagesave të prapambetura, ose për investime në infrastrukturë publike brenda një kornize të kujdesshme makroekonomike dhe fiskale, rekomandon BB. Sipas BB-së, ajo që është absolutisht themelore për privatizim të suksesshëm është një proces transparent, një kuadër i qartë ligjor, i plotësuar nga rregullore dhe procedura të mirëpërcaktuara të cilat publikohen dhe zbatohen.

    “Marrëveshja e garancisë është mes Bankës Botërore dhe qeverisë nëpërmjet BERZH-it. Kjo është një marrëveshje garancie që është dytësore. Duhet të theksohet se ka një proces dhe kushte, që janë specifike përpara se garancia të kthehet në kredi për qeverinë”, – tha Lvovsky

    Burimi: MAPO

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Bozdo : Do rimarrim aksionet e CEZ me 1 euro

    Sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike mund të kalojë sërish në administrim shtetëror. Ky fakt u pohua nga numri dy i Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo, i cili tha se qeveria shqiptare është në negociata intensive me kompaninë mëmë CEZ në Pragë. Në këto negociata, Bozdo tha se po shqyrtohen disa alternativa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ku mundësia me probabilitetin më të lartë për t’u realizuar është ajo e kalimit të aksioneve të kompanisë sërish në administrim shtetëror kundrejt një çmimi simbolik 1 euro. Në këtë proces, sipas zëvendësministrit, janë marrë të gjitha masat që të mos ketë ndërprerje të furnizimit me energji për bizneset dhe konsumatorët familjarë. Palët janë në negociata, për zgjidhjen e kontratës, por ndërkohë vendi është duke përjetuar një krizë të rëndë të furnizimit me energji. Pothuajse i gjithë Veriu i vendit dhe zonat rurale në këto ditë të ftohta nuk po furnizohen me energji elektrike, kryesisht për shkak të defekteve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, për riparimin e të cilave nuk po punohet. Ministri Bode pohoi pak ditë më parë se kompania CEZ, pavarësisht se vijon të arkëtojë faturat e energjisë së shqiptarëve, nuk ka shlyer asnjë faturë ndaj KESH-it gjatë këtij viti. Ende nuk dihet se ku shkojnë paratë e atyre shqiptarëve që e paguajnë energjinë elektrike. Si rezultat i kësaj situate, Financat e kompanisë të energjetikës kanë hyrë në një hulli dramatike që po krijon efekte negative të shumëfishta në ekonomi. Buxheti i shtetit është goditur rëndë nga kjo situatë. Kompania CEZ tashmë ka vendosur largimin nga Shqipëria dhe është duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të evituar humbjet. Nga ana tjetër edhe qeveria shqiptare ka intensifikuar mjetet ligjore për të njëjtin qëllim, minimizimin e humbjeve. ERE ka vendosur që të njohë si detyrime ndaj KESH-it përveç faturave ditore të blerjes së energjisë, interesat për vonesat dhe pagesën e interesave të kredive dhe overdrafteve në banka. Pak javë më parë, kompania “CEZ Shpërndarje” ka kërkuar ekzekutimin e garancisë 60 milionë euro nga Banka Botërore, një hap që konfirmon vullnetin e kompanisë për t’u larguar. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri kaloi në administrimin e kompanisë CEZ në vitin 2008.

    Bozdo tha se po shqyrtohen disa alternativa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ku mundësia me probabilitetin më të lartë për t’u realizuar është ajo e kalimit të aksioneve të kompanisë CEZ sërish në administrim shtetëror kundrejt një çmimi simbolik 1 euro

    Burimi: MAPO

  3. #23
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Nuk e di si do mare kjo puna me CEZ,por duhet nje zgjidhje e shpejte se nuk mban me uje pilafi.
    Nderprerjet e dritave keto kohet e fundit jane bere shqetesuese dhe ka shume biznese qe po e vuajne kete.

  4. #24
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Besoj me kuptove tani, Albo. Befet fjale per nje kompani menaxhimi dhe jo kompani te mirefillte. Ja dhe BB ta ka sqaruar shume mire situaten, dhe me behet qejfi qe BB refuzoi ti ketheje CEZ garancine.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  5. #25
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Punen e aksioneve do e zgjidhin patjeter...

    Por nje gje m'beri çudi,
    Ka dy dit qe u ktheva nga Shqipria, dhe shum ftoht andej... por n'katundin tim prej +1500 familjesh vura re se edhe n'ditet me t'ftohta, vetem nja 10 oxhaqe nxirrnin tym...
    biles m'than se thujse t'gjith katunaret e mi i kan heq shporetet sepse nuk durojn dot eren e tymit...

    Mora vesh qe tregtia e rezistencave po ecen mire...

    Mora vesh edhe qe, katunaret e mi i paguajn faturat rregullisht, faturat nuk e kalojn 10.000-15.000 lek/muaj....

    Deri ktu m'rregull, por un kam nje problem t'madh:
    Simjet bleva nje objekt, dhe ai qe ma shiti normalisht hoqi edhe sahatin e dritave, pra telat jan te stakum.
    Tashi, drita e koridorit nuk ndizet, ndersa ne te gjith shpin ka korent.
    Jam mundu me vellan disa dit t'arrim vesh se nga vjen ai korent por s'kemi arrit akoma ta zbulojm.
    Shtylla esht afer me objektin, telat jn t'shkeputun, hec e merre vesh...




    Po e mbyll postmin duke thene qe ne jemi popull trim dhe i ndershem deri n'palce...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  6. #26
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Nuk e di si do mare kjo puna me CEZ,por duhet nje zgjidhje e shpejte se nuk mban me uje pilafi.
    Nderprerjet e dritave keto kohet e fundit jane bere shqetesuese dhe ka shume biznese qe po e vuajne kete.
    Puna e CEZ esht shum e thjesht

    CEZ e ka kap hajdutin, por se leshon hajduti tashi....

    Mos beni filozofira kot, sepse situata esht me e qelbur se çduket....
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Mbaron afati 30 ditor për licencën e CEZ, së shpejti shteti pronar
    Blerina Hoxha
    Burimi: MAPO
    Deri tani ERE e ka shtyre 4 apo 5 here vendimarrjen. Une jam skeptik qe ERE do vendosi per heqjen e Licences. Jam kurioz te shoh. Per me teper jam kurioz te di si do te vazhdohet me tej nese ERE i heq licencen CEZ Shperndarjes (pasi kjo ka ne pronesi pjesen me te madhe te aseteve te distribucionit)....... Do tja marri shteti shqiptar, apo do tja marri me qera ne shfrytezim.......

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    METE: CEZ, 1 miliard USD dëme. Do bllokojmë shitjen

    Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës tha sot se do të ndërmarrë të gjitha hapat për të bllokuar procesin e shitjes së CEZ Shpërndarje.

    Sipas saj demet shkaktuara Shqiperise nga ana e “CEZ a.s.” jane ne nivelin e 1 miliarde USD, dhe nxjerrje e aksioneve në shitje tregon mosseriozitetit te kesaj kompanie ne negociata, si dhe i faktit qe CEZ a.s. nuk eshte aspak e perkushtuar per te zgjidhur problematiken e krijuar si pasoje e mospermbushjes se detyrimeve kontraktuale te saj.

    Në një komunikatë për shtyp, METE shprehet se e ka marre njoftimin për nxjerrjen në shitje të aksioneve vetem nepermjet mediave, duke shtuar se as ne mbledhjen e aksionereve “CEZ Shperndarje” ne Pragë, perpara dy ditesh, perfaqesuesit te METE nuk i eshte komunikuar nje qendrim i tille!

    E gjithë kjo situatë për METE ka ardhur si pasojë e menaxhimit shume te dobet te “CEZ Shperndarje” dhe nivelit shume te ulet te investimeve te kryera ne rrjet.

    “Humbjet per vitin 2012 kane arritur ne 50%, ndersa detyrimi kontraktual i CEZ a.s. dhe CEZ Shperndarje eshte qe ky nivel te jete 24%. Shifra totale qe CEZ Shperndarje humb nga mosrealizimi i ketij objektivi eshte rreth 160 milione euro, qe ne fakt eshte ekzaktesisht shifra e humbjes ekonomike qe kompania deklaron!

    Niveli i investimeve ne rrjet per vitin 2012, eshte vetem 7%! Mosrealizimi i ketyre investimeve ka cuar ne humbjet e cituara me siper;

    Pretendimi se CEZ Shperndarje furnizohet me cmim te larte te energjise elektrike nga KESH perseri nuk qendron: kjo kompani e blen energji nga KESH me nje cmim simbolik prej 18 euro MW/h, ndërkohë që cmimi që CEZ Shpërndarje shet energjine është rreth 80 Euro MW/h, që sjell që të ardhurat per te te jene rreth 43 Miliard ALL.

    CEZ a.s nuk ka realizuar minimumin e transferimit e dijeve (know-how) tek CEZ Shperndarje, duke e lene kompanine “bije” te saj pa fonde financiare, pa pajisje dhe ne borxh te thelle me kompanite shteterore shqiptare, borxh qe llogaritet ne nivelin e 300 milione euro.”- thuhet në deklaratën e METE.

    76% te aksioneve ne kompanine “CEZ Shperndarje”, i përkasin CEZ a.s, ndërsa Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes zoteron 24% të aksioneve.


    Burimi: Panorama

    CEZ i nxorri ne shitje aksionet dhe qeveria po e pengon. Jo i thote mos i shit ti. Nderkohe qe nese do kete te interesuar qe do ti bleje atehere do ti bleje me te gjitha te drejtat dhe detyrimet.
    Une kam pershtypjen qe qeveria e ka cuar situaten ne kete pike ku cdo gje ka degjeneruar dhe CEZ nuk shef asnje shprese biznesberje, me qellim qe tja japi dikujt tjeter distribucionin. Ndoshta te interesuarve te Albpetrolit, ndoshta Azerve apo ndoshta Turqve te Calikut (per keta te fundit kam degjuar qe Sali jua ka premtuar para me shume se nje viti).

  9. #29
    Problemi nuk eshte te CEZ pasi ata nxjerrin fitime nga shume dege te tyre ne shtete ne ndryshme dhe vetem ne Shqiperi me duket se ishin me humbje. Te dyja palet tani mundohen te perfitojne sa me shume apo te ulin humbjet dhe besoj se ceshtja do perfundoje neper gjykata.

  10. #30

    Për: CEZ nxjerr ne shitje aksionet METE: Do ndalojme shitjen

    Kontrata e CEZ per shperndarjen e energjise do te anullohet brenda fundit te muajit. CEZ ankohet se nuk i jane paguar faturat, ndersa qeveria thote se CEZ nuk ka respektuar pjesen e vet te kontrates. Nuk dihet se kur do te behet nje tender i ri.

    http://www.huffingtonpost.com/huff-wires/20130110/eu-albania-power-cuts/?utm_hp_ref=green&ir=green

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •