Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 58
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,388
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin
    E gjitha vjen per shkak te mungeses se konkurences. As qytetaret dhe as subjektet nuk kane mundesi te zgjedhin se me ke duhet te lidhin kontrate per energjine. CEZ eshte i vetmi operator dhe si i tille mund te tallet me qytetaret sa te doje. Qytetari ska nga ja mban. Kur jetoja ne Itali e nderpreva kontraten ku e kisha, sepse nuk me pelqeu sherbimi. Lidha kontrate me nje operator tjeter qe e ka çmimin me te lire dhe sherbimin me korrekt. Nese nuk me pelqente brenda gjasht muajve mund ta kaloja kontraten diku tjeter. Operatori me te cilin nderpreva kontraten humbi shume klienete per kete shkak, filloi te bente ulje etj. Pra, eshte e thjeshte konkurenca rrit cilesine me çmime konkuruese.

    Plot 5 vjet ka vjedhur duke perdorur injorancen dhe njerzit e korruptuar pa bere asnje investim. Mbollen aq pakenaqesi e stres tek njerezit me shume halle, sa do te duhen vite per ti larguar. Ne vend qe te zgjidhnin problemet me qendrat e kujdesit per klientet, ato u ben vete pjese e problemeve duke mbifaturuar e gjobitur ne menyre te pacipte derisa krijuan kete gjendje te mos pagimit.
    Dallimi mes Italise e Shqiperise, Amerikes e Shqiperise, eshte qe keto vende kane nje rrjet modern shperndarje te energjise ashtu sic kane edhe disa kompani qe prodhojne energji ne vend. Kurse ne Shqiperi, prodhimi i energjise eshte monopol i KESH qe ose e prodhon vete ose e blen nga importi dhe prodhuesit private vendas, dhe rrjeti i shperndarjes eshte pertoke me humbje shume te medha. Qeveria e privatizoi rrjetin e shperndarjes me shprese se firma private do te investonte per ta modernizuar rrjetin, por biznesi privat nuk mund te investoje ne nje linje biznesi ku ajo nuk eshte ne gjendje qe te mbledhi detyrimet qe konsumatoret kane ndaj tij. Eshte njesoj si te hedhesh para ne ere. Gjithe investimet private behen me shprese rekuperimi i investimit fillestar dhe nxjerrjen e nje perqindje fitimi. Kostoja ne te dyja rastet, si ne rastin e nje investimi privat, si ne rastin e nje investimi publik te shtetit, do te dali nga xhepi i konsumatorit, ose ne formen e fatures mujore, ose ne formen e taksave ndaj shtetit.

    Nuk e njohi Italine por ne Amerike konkurenca eshte vetem ne tarifat e transferimit te energjise dhe ne koston e prodhimit te tij. Ka vetem nje rrjet te perbashket qe eshte ndertuar nga investimet publike te shtetit ose nga investimet e firmave private, qe te gjitha firmat e tjera energjitike perdorin. Konkurenca dhe mundesi per te zgjedhur per konsumatorin ekzistojne vetem ne koston e 1kw energjie qe ofrojne kompanite private te ndryshme. Rrjeti dhe tarita e shperndarjes jane te njejta per gjithe konsumatoret.

    Asnje firme private nuk do te investoje ne Shqiperi ne modernizimin e rrjetit nese konsumatoret ne ate vend jane mesuar qe te mos paguajne energjine. Ky eshte thelbi i problemit.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 18-12-2012 më 16:07

  2. #12
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Albo, duhet te vijsh dhe te jetosh pakes ne Shqiperi qe te shofesh me syte e tu se si fryhen faturat apo te vjen ndonje debit qe ste ka rezultuar me pare
    Mua per shembull me ka ndodhur, kam paguar bashke me gjith banoret komshinje dhe debitin e kompanise se ndertimit edhepse neve nuk iu detyroheshim atyre sepse ishte nje shume afro-fee qe as Kw nuk kishte te shkruar por ishte nje vlere monetare pa piken e transparences. Ne kete rast i bie ti drejtoheshim gjykates, por kjo e fundit refuzonte te merrte persiper lenden sepse ceshtja duhej te hetohej me pare. Sigurisht, kjo zgjaste kalvarin dhe ne fund, ne baze dhe te konsultave qe patem me nje prokuror ai na sqaroi se edhe sikur ta fitonim ceshtjen nuk do fitonim asgje sepse ne raste te tilla ligji nuk parashikon demshperblime. Llogarit tani sa para duhej te liheshin neper gjykata i binte qe vete gjyqi te kushtonte me shume sesa vlera e faturuar.
    Pame cpame ne fund e paguam sepse na kercenonin se do na nderprisnim dritat.

    Nga ana tjeter, une e shikoj ceshtjen te zgjidhshme sigurisht jo me kete kompani te papergjegjshme qe te vetmin mision ka te vjedhi qytetaret jo vetem nga xhepi i tyre, por dhe nga buxheti i shtetit.
    Te ngrejshe "Awareness" nuk eshte vetem fjale goje dhe nje Spot Televiziv, eshte 100% ngritje infrastrukture ne menyre qe manaxhimi ne raste krizash me nje ose grupe konsumatoresh te preki vetem palen dhe jo nje komunitet te tere. Per kaq vite prezente, kjo kompani ne Shqiperi nuk arriti ta beje kete! E dini perse, sepse rrogat e drejtoreve i kane nga 60.000 euro, dhe kjo pikerisht eshte pika e nxehte e kesaj tollovie qe po ndodh me CEZ. Eshte shume e qarte dhe e paster se kjo eshte nje skeme zhvatjeje duke perfituar nga marreveshja qe edhe ne rastet kur KESH blinte energjine SHTREJT duhet tja shiste lire CEZ.

    Kur te vjedh nje here mire, se hajde ia quan zotesi por kur te vjedh dyfish e nderkohe mban rrogat e drejtoreve me 60.000 Euro, kjo nuk durohet, sinqerisht
    Jo vetem kaq, keta na vjedhin direkt dhe kontributin ne buxhet. Dhe kjo eshte e pafalshme.
    Une personalisht, uroj qe keta te largohen nje minute e me pare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Scion : 18-12-2012 më 18:24
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,388
    Postimet në Bllog
    22
    Scion, nuk po kupton ate qe une po te them. Po ta shpjegoj ndryshe.

    Nese ti je pronari i nje kioske te vjeter ne mes te Tiranes, por ke zene nje vend te mire per ta ndertuar qe ka shume qarkullim e kliente. Problemi yt eshte se ne ate lagje ka shume hajdute e te forte qe te vijne te marrin mallra nga kioska pa paguar. Cfare ben ti? Ti vjen e me thua mua, o Albo ti ke kapital e eksperience, hajde dhe blije kiosken time se e kam ne vend te mire. Hajde nderto ne vend te kioskes nje dyqan lluksoz. Une shikoj vendin e kioskes tende dhe me pelqen pasi eshte ashtu sic thua ti. Sekreti i vetem qe ti me mban e nuk me thua, eshte problemi me "vjedhjet" dhe "te fortet" qe marrin mall nga kioska pa paguar.

    Une ta ble kiosken ty dhe bej plane qe te ndertoj nje dyqan te ri me te madh e me lluksoz. Por para se te bej kete gje, dua te testoj tregun te shikoj se sa xhiro ben dyqani ne muaj. Dhe kur filloj shiten e mallrave njihem edhe me problemet e vendit qe nuk i njihja me pare. Perballem me vjedhjet e hajduteve te lagjes. Perballem me te fortet qe vijne e marrin mall sic u do qejfi por nuk duan te paguajne. Perballem me nje shtet e gjykata qe nuk e gjen dot te drejten. Cfare me ngelet mua te bej? Me ngelet qe te ngre cmimet e mallrave ne menyre qe koston e mallit te vjedhur dhe koston e mallit te papaguar, ta paguaje ai bleresi i rregullt. Une si biznesman nuk kam rruge tjeter. Dhe ato planet qe kisha per te ngritur dyqan te ri, harroji, pasi nuk mund te ngre dyqan te ri ne nje vend ku malli nuk shitet por vidhet.

    Ajo qe ju nuk kuptoni eshte se problemi nuk eshte CEZ qe eshte nje firme e madhe dhe e specializuar ne kete fushe, por eshte tregu shqiptar dhe problemet qe une te zura ne goje. Asnje firme tjeter private nuk ka per te treguar interes per te privatizuar aksionet e CEZ. Te garantoj une qe CEZ do te kaloje ne pronesi te shtetit, e shteti shqiptar do te detyrohet me hir apo pahir qe te bleje mbrapsht aksionet e CEZ. Asnje biznes privat nuk investon ne nje vend ku ekzistojne probleme te tilla te mospagimit te sherbimeve jetike te vendit: furnizimit me uje dhe energji.

    Albo

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Scion, nuk po kupton ate qe une po te them. Po ta shpjegoj ndryshe.

    Nese ti je pronari i nje kioske te vjeter ne mes te Tiranes, por ke zene nje vend te mire per ta ndertuar qe ka shume qarkullim e kliente. Problemi yt eshte se ne ate lagje ka shume hajdute e te forte qe te vijne te marrin mallra nga kioska pa paguar. Cfare ben ti? Ti vjen e me thua mua, o Albo ti ke kapital e eksperience, hajde dhe blije kiosken time se e kam ne vend te mire. Hajde nderto ne vend te kioskes nje dyqan lluksoz. Une shikoj vendin e kioskes tende dhe me pelqen pasi eshte ashtu sic thua ti. Sekreti i vetem qe ti me mban e nuk me thua, eshte problemi me "vjedhjet" dhe "te fortet" qe marrin mall nga kioska pa paguar.

    Une ta ble kiosken ty dhe bej plane qe te ndertoj nje dyqan te ri me te madh e me lluksoz. Por para se te bej kete gje, dua te testoj tregun te shikoj se sa xhiro ben dyqani ne muaj. Dhe kur filloj shiten e mallrave njihem edhe me problemet e vendit qe nuk i njihja me pare. Perballem me vjedhjet e hajduteve te lagjes. Perballem me te fortet qe vijne e marrin mall sic u do qejfi por nuk duan te paguajne. Perballem me nje shtet e gjykata qe nuk e gjen dot te drejten. Cfare me ngelet mua te bej? Me ngelet qe te ngre cmimet e mallrave ne menyre qe koston e mallit te vjedhur dhe koston e mallit te papaguar, ta paguaje ai bleresi i rregullt. Une si biznesman nuk kam rruge tjeter. Dhe ato planet qe kisha per te ngritur dyqan te ri, harroji, pasi nuk mund te ngre dyqan te ri ne nje vend ku malli nuk shitet por vidhet.

    Ajo qe ju nuk kuptoni eshte se problemi nuk eshte CEZ qe eshte nje firme e madhe dhe e specializuar ne kete fushe, por eshte tregu shqiptar dhe problemet qe une te zura ne goje. Asnje firme tjeter private nuk ka per te treguar interes per te privatizuar aksionet e CEZ. Te garantoj une qe CEZ do te kaloje ne pronesi te shtetit, e shteti shqiptar do te detyrohet me hir apo pahir qe te bleje mbrapsht aksionet e CEZ. Asnje biznes privat nuk investon ne nje vend ku ekzistojne probleme te tilla te mospagimit te sherbimeve jetike te vendit: furnizimit me uje dhe energji.

    Albo
    Me vjen keq qe shume shpejt do zhgenjehesh ne kete llogjike qe perdore. CEZ do te shitet se shpejti dhe me kapitalet qe ka , do jene shume kompani qe do e synojne ta marrin. CEZ i njihte qe me pare problemet. Ti nuk je budalla qe te blesh nje qoske ne mes te lagjes se hajduteve pa pyetur me pare perreth. Dhe situata nuk eshte aq e thjeshte sa nje kioske. Energjia eshte nje strategji kombetare te cilen s'mund ta menazhosh si nje treg plackash. Nese je i zoti e ben, nese nuk je - hap krahun. Ka plot te tjere qe mund ta bejne shume here me mire. Nuk kan investuar shqiptaret dhe Shqiperia per dekada te tera djersen e tyre neper hidrocentrale qe te vije dikush e te talli menderen. Kushdo qe do e mendoje kaq lehte me gisht mes menderes do iki perseri.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-09-2003
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Me vjen keq qe shume shpejt do zhgenjehesh ne kete llogjike qe perdore. CEZ do te shitet se shpejti dhe me kapitalet qe ka , do jene shume kompani qe do e synojne ta marrin. CEZ i njihte qe me pare problemet. Ti nuk je budalla qe te blesh nje qoske ne mes te lagjes se hajduteve pa pyetur me pare perreth. Dhe situata nuk eshte aq e thjeshte sa nje kioske. Energjia eshte nje strategji kombetare te cilen s'mund ta menazhosh si nje treg plackash. Nese je i zoti e ben, nese nuk je - hap krahun. Ka plot te tjere qe mund ta bejne shume here me mire. Nuk kan investuar shqiptaret dhe Shqiperia per dekada te tera djersen e tyre neper hidrocentrale qe te vije dikush e te talli menderen. Kushdo qe do e mendoje kaq lehte me gisht mes menderes do iki perseri.
    2043, CEZ i ka nxjerre ne shitje aksionet e veta, keshtu qe nese mendon se ne nje situate te tille mund te besh biznes atehere bleji. Per mendimin tim asnje kompani e madhe energjetike nuk ka per tu afruar per ti blere keto aksione. Ata qe mund te ofrohen do jene kompani te vogla te cilat punojne ne tregje me risk te madh, per te mos thene qe keto aksione mund ti bleje nje kompani me leke droge.
    Gjithsesi nuk dua ti parapri pergjigjes se Albos pasi mund te ndjeki nje llogjike tjeter, por dua te te jap pergjigje te thjeshta per dy pyetje te ngritura nga ju:

    Ju thoni qe CEZ e dinte se cfare bleu. Ne fakt CEZ bleu nje kompani qe thoshte se ka humbje energjie ne 2008 30 % dhe arketime 85%, nderkohe qe auditet e kryera nga kompani te selektuara nga kontrata qe ka firmos CEZ dhe shteti (auditoret ishin nga big 4), nxorren qe humbjet per 2008 ishin minimalisht 36% dhe arketimet 82% (me komentin qe institucionet shteterore do ti paguajne 100% faturat dhe per kete kishin angazhimin e qeverise, nese jo atehere arketimet shkonin 78%) dhe se ish-kompania kishte faturuar vetveten me qellim qe te ulte humbjet dhe te rriste arketimet fiktivisht. Se dyti kompania kur bleu 76% te aksioneve nenshkroi nje kontrate ku thoshte qe te gjitha asetet e distribucionit i takonin OSSH-se, nderkohe realiteti eshte qe gjysma e aseteve te shperndarjes si transformatore nenstacione kablla ishin te privateve.

    Persa i perket investimit e kam shpjeguar ne nje shkrim me larte dhe po e vendos ketu edhe njehere; Problemi eshte qe rrjeti i shperndarjes eshte aq i amortizuar saqe ska ku te shkoje pasi per dekada nuk ka pare investime normale edhe ato qe jane bere jane bere per tu cbere qe te ribehen , prandaj rrjeti i shperndarjes kerkon investime te medha qe shkojne shume qindra milione euro. Keto investime kompania normalisht i financon ose nepermjet fitimit ose nepermjet financimeve nga banka apo institucione te tjera financiare. Kompania ska dale asnjehere me fitim keshtu qe per financim nga fitimi nuk behet fjale. Nderkohe qe persa i perket financimeve nga institucione te tjera financiare (banka etj) une per vete nuk besoj se nje banke do te ishte e gatshme te financonte ne Shqiperi qindra miliona euro ne nje biznes qe ska pas per vite te tera fitim. Ketu duhej te nderhynte kompania meme CEZ Praga apo Ministria e Ekonomise. Ketu mendoj se CEZ Praga ka pergjegjsine e vete per kete gje. Si CEZ Praga si METE duhej te nderhynin duke dhene forma te ndryshme garancie, ose duke negociuar me BE per fonde zhvillimi. Mgja mendoj qe kjo teme kerkon informacion me te gjere si dhe me te detajuar.
    Ketu do shtoja dicka, sipas informacionit tim, CEZ Shperndarje ka investuar 80 mil euro gjate 2009-2011 nderkohe qe duhej te investonte 120 mil euro. Nderkohe qe CEZ Praga ka derguar ne Shqiperi deri tani, pervec cmimit 100 mil euro qe i ka paguar shtetit, ka hedhur edhe afersisht 100 mil euro tek CEZ Shperndarje per investime, mirembajtje, blerje energjie...

    Se fundmi nje reagim per dy fjalite e fundit. Pike se pari ca kane investuar shqiptaret ne hidrocentrale i menaxhojne shqiptaret pasi jane prone e KESH dhe nuk kane lidhje me CEZ (btw per kete duhet bere nje shkrim me vete, pasi e kane degjeneruar, blejne import me 70 euro dhe shesin me 30 euro, nderkohe qe ne prodhojme energji nga hidro dhe mund ta shesim ne kohen kur cmimi eshte me i larti gjate dites), ndersa e vetmja gje qe menaxhon CEZ jane transformatoret dhe kabllat te cilet jane totalisht te amortizuara. Keshtu qe ato qe kane investuar shqiptaret, kush jeton ne Shqiperi ka mundesine dhe fatkeqesine qe ta shikoje dhe jetoje (pasi ti nuk besoj se jeton ketu).
    Keshtu qe nese mendon se nje kompani qe eshte e sukseshme ne pothuajse gjithe Evropen Lindore dhe Qendrore deshton vetem ne Shqiperi sepse eshte me bisht mes shalve atehere nuk ka kuptim diskutimi me ty.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajlan : 19-12-2012 më 05:32

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,388
    Postimet në Bllog
    22
    2043,

    Shteti shqiptar e provoi e deshtoi. Po te mendonte se do te bente nje pune me te mire, do ta menaxhonte vete nuk e privatizonte.
    CEZ e provoi e deshtoi e po kerkon te largohet fare nga biznesi.

    Ketu do te jemi deri ne fund te janarit ku do mesojme nese do kete firma private te interesuara per te blere aksionet e CEZ apo ajo. Une them jo, ti thua po. Ajo qe eshte e sigurte eshte qe edhe nese dalin bleres te rinj private, ata do te ofrojne shume here me pak per ato aksione se sa i ofroi CEZ qeverise. Dhe nese nuk del asnje bleres privat, i ngelet qeverise shqiptare qe te bleje aksionet e CEZ dhe do jete interesante te shohim nese qeveria do ta beje kete gje apo jo, dhe a do ti paguaje CEZ shumen totale qe CEZ pagoi apo nje shume me te vogel.

    Une shpresoj qe te dali nje bleres privat e ceshtja mos te shkoje deri tek blerja e aksioneve nga shteti, pasi qeveria shqiptare nuk ka fonde per ta bere kete gje dhe ceshtja shume kollaj mund te perfundoje ne gjyq.

    Albo

  7. #17
    E dua letërsinë Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anëtarësuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Firmat private gjithmone dhe me shume i tremben dhe i largohen tregut shqiptar nen teorine se kudo tjeter (vec Shqiperise) te ngresh dhe te operosh nje biznes eshte shume me mire dhe me lehte. Une nuk mendoj se do te kemi nje firme private shqiptare per te blere aksionet e CEZ, edhe pse do te ishte ne te miren e vendit. Mendoj se kjo ceshtja e CEZ do te zgjatet edhe me shume sec mendohet.
    What goes around---comes around

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Gjithe problemet cezit i vijne nga mungesa e investimeve.Sistemi i matjes eshte pothuaj njesoj si para 20 vitesh kurse rrjeti shume me keq.Kta kodoshat erdhen ktu mblodhen dhe gjithe borxhet qe kishin Shqiptaret kto 20 vjet ne bashkpunim me eren vune dhe cmime astronomike per energjine dhe tani si me te vjeter ne zanat do na marrin dhe nje dore lek me gjyq dhe do ikin.Gjeten shesh e bene pershesh.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,388
    Postimet në Bllog
    22
    METE: CEZ, 1 miliard USD dëme. Do bllokojmë shitjen

    Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës tha sot se do të ndërmarrë të gjitha hapat për të bllokuar procesin e shitjes së CEZ Shpërndarje.

    Sipas saj demet shkaktuara Shqiperise nga ana e “CEZ a.s.” jane ne nivelin e 1 miliarde USD, dhe nxjerrje e aksioneve në shitje tregon mosseriozitetit te kesaj kompanie ne negociata, si dhe i faktit qe CEZ a.s. nuk eshte aspak e perkushtuar per te zgjidhur problematiken e krijuar si pasoje e mospermbushjes se detyrimeve kontraktuale te saj.

    Në një komunikatë për shtyp, METE shprehet se e ka marre njoftimin për nxjerrjen në shitje të aksioneve vetem nepermjet mediave, duke shtuar se as ne mbledhjen e aksionereve “CEZ Shperndarje” ne Pragë, perpara dy ditesh, perfaqesuesit te METE nuk i eshte komunikuar nje qendrim i tille!

    E gjithë kjo situatë për METE ka ardhur si pasojë e menaxhimit shume te dobet te “CEZ Shperndarje” dhe nivelit shume te ulet te investimeve te kryera ne rrjet.

    “Humbjet per vitin 2012 kane arritur ne 50%, ndersa detyrimi kontraktual i CEZ a.s. dhe CEZ Shperndarje eshte qe ky nivel te jete 24%. Shifra totale qe CEZ Shperndarje humb nga mosrealizimi i ketij objektivi eshte rreth 160 milione euro, qe ne fakt eshte ekzaktesisht shifra e humbjes ekonomike qe kompania deklaron!

    Niveli i investimeve ne rrjet per vitin 2012, eshte vetem 7%! Mosrealizimi i ketyre investimeve ka cuar ne humbjet e cituara me siper;

    Pretendimi se CEZ Shperndarje furnizohet me cmim te larte te energjise elektrike nga KESH perseri nuk qendron: kjo kompani e blen energji nga KESH me nje cmim simbolik prej 18 euro MW/h, ndërkohë që cmimi që CEZ Shpërndarje shet energjine është rreth 80 Euro MW/h, që sjell që të ardhurat per te te jene rreth 43 Miliard ALL.

    CEZ a.s nuk ka realizuar minimumin e transferimit e dijeve (know-how) tek CEZ Shperndarje, duke e lene kompanine “bije” te saj pa fonde financiare, pa pajisje dhe ne borxh te thelle me kompanite shteterore shqiptare, borxh qe llogaritet ne nivelin e 300 milione euro.”- thuhet në deklaratën e METE.

    76% te aksioneve ne kompanine “CEZ Shperndarje”, i përkasin CEZ a.s, ndërsa Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes zoteron 24% të aksioneve.


    Burimi: Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,388
    Postimet në Bllog
    22
    Mbaron afati 30 ditor për licencën e CEZ, së shpejti shteti pronar

    Blerina Hoxha

    Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, CEZ ka konsumuar afatin 30 ditor që i kishte dhënë Enti Rregullator i Energjisë për përmirësimin eCEZ situatës financiare. Në rast të kundërt, vendoset për heqjen e lejes. Afati përfundoi javën që shkoi dhe burimet në ERE pohojnë se CEZ nuk ka arritur të përmbushë gjatë kësaj periudhe kushtet e vëna që kryesisht kishin të bënin me përmirësimin e gjendjes financiare të kompanisë dhe shlyerjen e detyrimeve që ajo kishte ndaj palëve të treta. Burimet në ERE njoftuan se CEZ ka dorëzuar dokumentet me të dhëna të reja javën që shkoi, të cilat do të nisin nga shqyrtimi këtë javë. Por nga ana tjetër mësohet se CEZ nuk ka shlyer asnjë prej detyrimeve të saj, të cilat tashmë i kanë arritur në rreth 30 miliardë lekë. Ekspertët ligjorë shpjegojnë gjithashtu se ERE mund ta heqë licencën kur i licencuari nuk arrin të shlyejë pagesat e rregullimit të përcaktuara nga ERE dhe nuk arrin të përmbushë kushtet e licencës për shkaqe financiare. Mospërmbushja e këtyre dy detyrimeve është e mjaftueshme që CEZ të humbë licencën e aktivitetit në vendin tonë. Por sipas nenit 18 të ligjit për sektorin e energjisë elektrike thuhet se kur ERE heq një licencë, duhet të zbatojë njërin nga kushtet e përkohshme, të përcaktuara në ligj në mënyrë që pajisjet dhe asetet, në pronësi të të licencuarit, të mund të vazhdojnë të funksionojnë në sigurimin e shërbimit të energjisë elektrike për klientët. Gjatë kësaj periudhe ERE do të mund të kontraktojë me një ose me më shumë shoqëri private, që mund të ndërmarrin vazhdimin e këtij shërbimi dhe gjithashtu të emërojë një administrator, që të mbikëqyrë ose të operojë pajisjet dhe pasuritë, sipas licencës. Këto janë procedurat formale, por duket se qeveria shqiptare tashme e ka gjetur zgjidhjen, duke e marrë sërish në administrim sektorin e shpërndarjes së energjisë. Zv/ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Enno Bozdo tha pak ditë më parë se qeveria shqiptare është në negociata intensive me kompaninë mëmë CEZ në Pragë. Në këto negociata,Bozdo tha se po shqyrtohen disa alternativa për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, ku mundësia me probabilitetin më të lartë për t’u realizuar është ajo e kalimit të aksioneve të kompanisë sërish në administrim shtetëror kundrejt një çmimi simbolik 1 euro. Palët janë në negociata për zgjidhjen e kontratës, por ndërkohë vendi është duke përjetuar një krizë të rëndë të furnizimit me energji. Pothuajse i gjithë veriu i vendit dhe zonat rurale në këto ditë të ftohta nuk po furnizohen me energji elektrike, kryesisht për shkak të defekteve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë, për riparimin e të cilave nuk po punohet. Ministri Bode pohoi pak ditë më parë se kompania CEZ, pavarësisht se vijon të arkëtojë faturat e energjisë së shqiptarëve, nuk ka shlyer asnjë faturë ndaj KESH-it gjatë këtij viti. Ende nuk dihet se ku shkojnë paratë e atyre shqiptarëve që e paguajnë energjinë elektrike. Si rezultat i kësaj situate, financat e kompanisë së energjetikës kanë hyrë në një hulli dramatike që po krijon efekte negative të shumëfishta në ekonomi. Buxheti i shtetit është goditur rëndë nga kjo situatë. Kompania CEZ tashmë ka vendosur largimin nga Shqipëria dhe është duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të evituar humbjet. Nga ana tjetër edhe qeveria shqiptare ka intensifikuar mjetet ligjore për të njëjtin qëllim, minimizimin e humbjeve. ERE ka vendosur që të njohë si detyrime ndaj KESH-it përveç faturave ditore të blerjes së energjisë, interesat për vonesat dhe pagesën e interesave të kredive dhe overdrafteve në banka. Pak javë më parë kompania CEZ-Shpërndarje ka kërkuar ekzekutimin e garancisë 60 milionë euro nga Banka Botërore, një hap që konfirmon vullnetin e kompanisë për t’u larguar.

    Burimi: MAPO

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •